Bukuroshja shqiptare Lindita Martini,e cili udhetoi qe me daten 12 dhjetor drejt Malajzise,per te perfaqesuar atje Shqiperine ne eventin intenacional te bukurise” MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015 “,duket se po e kryen kete mision shume denjesisht.
Mes vajzave qe vine nga 5 kontinentet e botes,ajo ka krijuar nje ambjent me te ngrohte,se temperaturat e larta ne Kuala Lumpur.
Ajo veçon lidhjen e ngushte qe ka krijuar me bukuroshen Kosovare Elda NUSHI nga Gjakova,e cila perfaqeson BELGJIKEN.
Pak nga pak,ky konkurs nderkombetar po i afrohet nates finale qe do te mbahet me 31 dhjetor 2015.
Shpejtim ZEJNELI ( Drejtor Nacional i SHQIPERISE ) ka perzgjedhur:
Lindita MARTINI
21 Vjecare
Gjatesia 1.70 cm
Qyteti: SHKODER
Profesion : GAZETARE dhe PREZENTUESE
Lindita MARTINI e falenderon shume Menaxher Shpejtim ZEJNELI i cili eshte duke i qendruar prane ne cdo moment, duke qene nje mbeshtetje e madhe ne kete konkurs mes 57 shteteve te botes.
Cdo dite eshte nje eksperience e re,por ajo qe ka lene me shume mbresa per Lindita MARTINI ( MISS ALBANIA ) eshte vizita ne shtepine e femijes :Ti-Ratana,nga ku nje femije i ka lene nje mesazh shume te bukur Lindita MARTINIT : Ti ke fituar MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015 ne zemrat tona, shpresojme qe kjo te behet e vertet.
Lindita MARTINI ( MISS ALBANIA ) shprehet se konkurenca eshte e forte dhe nje gare gjithmone ka surpriza,por ndjehet e lumtur per mbeshtetjen e madhe qe merr cdo dite nga shqiptaret,duke shpresuar t’i kete bere sa me krenar.
Lindita MARTINI ka marr oferta pune nga Agjencite e Modes ne TURQI dhe a marr oferta per te Perfaqesuar SHQIPERINE ne shume evenimente ne bote.
Lindita MARTINI ka mesazh per gjithe SHQIPTARET kudo qe jane:
GEZUAR FESTAT E FUND VITIT :
GEZUAR KRISHTLINDJET & GEZUAR VITIN E RI 2016
Zoti bekofte Shqiperine,Zoti i bekofte shqiptaret!
Dion Ahmetaj po shkëlqen në futbollin e të rinjve në SHBA
Nga Esad GJONBALAJ/
Bota shqiptare po shkëlqen në çdo anë të globit me talentet e rinjë në disiplina të shumta sportive. Është ëndërr e çdo të riu që të arrij majat e suksesit ne hapërimet e tyre jetësore, arritjet e çdo të riu shqiptare përveç që mbart në vete ëndrrën personale të një te riu është edhe arritje dhe mburrje e tërë kombit.
Sot ambasadoret me të mirë të kombit shqiptare janë rinia e jonë që po lan gjurmë të pa shlyera në analet ma të larta të sportit botëror.
Ne New York nje yll i Ri që po shkëlqen me aftësitë e tija është Dion Ahmatj 12 vjeçar me origjine nga fshati Vuthaj i Plavë Gucisë .
Për Dionin kanë shfaqur interesimin e tyre edhe klube të fuqishme të ligës angleze ku para një viti ishte i ftuar në Akademinë e Futbollit anglez pran klubit të mirënjohur Sunderland.
Aktualisht Dioni është ne Akademinë e klubit ma të fuqishëm të futbollit në SHBA-ve Red Bull’s ku me aftësitë dhe prezantimet e tija po mahnit edhe profesionistet e kësaj fushe.
Historia e Dionit ne futboll fillon që nga mosha 5 vjeçare ku mori dhe hapat e parë në klubin e futbollit Brooklyn Italians dhe më pastaj në klubin Gatci ndërkaq aktualisht gjendët në Red Bull dhe luan për moshën e tijë U-12.
Ëndrra e Dionit është për të pushtuar majat e suksesit në futboll dhe me mburrje dhe krenari do të vishte ndërresat kuq e zi të kombëtares tonë thotë Dioni.
I riu vuthjan përveç sportit është edhe nxënës i dalluar në shkollë ku prirje të veçantë e ka pikturimin ku ka arritur të marr edhe shumë Mirënjohjeje edhe në këtë lëmi.
Samir Pirgu, shkëlqen me Donizettin – dhe mrekullon publikun e Los Angelosit
“Sa brilantë ishin ” Lucia ” sopranoja Shagimuratova, dhe Edgardo Donizetti, tenori Saimir Pirgu – para një audience entuziaste në Dorothy Chandler Pavilion , shtëpia e Operës në Los Angeles , ishte një triumf i i vertetë dhe i qartë,” shkruan ‘’Standard Repertory’’/
Nga BEQIR SINA/
LOS ANGELOS – CALIFORNIA/ Opera e Los Angeles zgjodhi idetë e marsit, që të zbulojë një prodhim të ri të operës më të njohur Donizetti – , ” Lucia di Lammermoor ” , e kryer nga Opera Warhorses – Drejtori i muzikës James Conlon dhe rolet kryesore uzbekistania e lindur në rusi, sopranoja Albina Shagimuratova dhe tenori lirik shqiptar, me renome në botën operistike, Saimir Pirgu. Simbas shtypit kalifornian thuhet se :”Në këtë natë operistike më të shndritshëme të roleve nga diva e coloratuar, Shagimuratova, ishte me të vërtet një fenomen, në trajtimin e pasazheve të qetë, pjesën Legato, ndërsa e pashëme jashtë trillës “coloratura and cadenzas” me përsosmëri në gjithë dukjet e saj.Dirigjenti Conlon nuk ka vërejtur ndonjë nga shkurtimet tradicionale në rezultatin muzikorë , kështu që Shagimuratova, dukej në mënyrë të konsiderueshme më shumë për të kënduar se do të pritej nga një soprano në një shfaqje tipike të shekullit të 20, shkruan ‘’Standard Repertory’’ në broshurën e Opera Warhorses në Los Angelos, portalin online. Duke vendosur veten si një soprano mbizotëruese në botë, coloratura , Shagimuratova, ishte shfaqur në Kaliforni më parë si Mbretëresha e Natës në “Shining L. A. Opera “Magic Flute” në Sunny Matinee Day –11 Janar 2009 – “Magic Flute” – San Francisco Opera, 13, qershor 2012, dhe “Rigoletto” Magnifico – në San Francisco Opera, 8, shtator 2012.
“Sa brilantë ishin ” Lucia ” sopranoja Shagimuratova, dhe Edgardo Donizetti, tenori Saimir Pirgu – para një audience entuziaste në Dorothy Chandler Pavilion , shtëpia e Operës në Los Angeles , ishte një triumf i i vertetë dhe i qartë,” shkruan ‘’Standard Repertory’’ .
Opera Donizetti – është një shembull i shkëlqyer se si kompozitori italian i operas , veçanërisht Donizetti dhe partneria e tij më e re bashkëkohore interpretojnë, Verdin, ( që jetoi pas Donizettit më shumë se gjysmë shekulli ) , lidhur me heronjtë meshkuj të letërsisë romantike dhe poezisë – ilustruar nga veprat e Gëtes , Bajronit dhe Scott – me stilë – zhvillimin e tenorit italian , duke përdorur tone drithëruese për të prodhuar nota kumbuese dhe me zë të lartë .
Si të zgjedhuren partneren e jetës Lucian – me Edgardon, para audiencës skrupuloze në Dorothy Chandler Pavilion , shtëpia e Operës në Los Angeles , ata të dy ishin në gjendje për të bërë publikun të ngrihet në këmbë, të duartrokasë dhe thërras “Bravo”.
Pra, Pirgun, që tani është hedhur në një nga rolet më të mëdha të operës italiane në fillim të shekullit të 19të . Pirgu, me interpretimin e tij të brilantë ngjall kujtime të pashlyeshme të fisniku të ri të dëbuar , një vetë -shkatërrues , dhe dashnor i pasionuar , simbas ‘’Standard Repertory’’.
Edhe një skemë e kostumografisë- pjesë e projektuar në ndërrimet të prodhimit të ri, si ato në fund të shekullit të 19 – të, kan përforcuar imazhin Pirgut, si një hero quintessential Byronik . Saimir Pirgu, në këtë preformancë ka një zë lirikë me një peshë të përshtatshme për këtë rol romantikë, të një tenori epokë .Pjesë e tij ishte e paprerë , duke përfshirë restaurimin “Testosterone” – që nxiti në skenë një shkëmbim të dhunshëm mes Edgardos dhe vëllait Lucia -s, Enrico-s ( që këndohen në mënyrë efektive nga baritoni Stephen Pauell ) .Paraqitjet Pirgu – shkruan ‘’Standard Repertory’’, deri më sot në Los Anxhelos kanë qenë rolet e shkurtër dhe të zjarrtë si :” Rinnuccio e Puccinit “,Gianni Schicchi” – Woody Allen’s L. A. “Gianni Schicchi”: Spoofing Italian Films – 6, shtator 2008, dhe “Byronic bad boy” Ferrando i Sir Nicholas Hytner’s nga Mozarti “Cosi fan Tutte” – Los Angeles Opera, 18, shtator 2011. Të dy si Shiguratimova dhe Pirgu janë aktorë të zgjuar dhe ishin fizikisht të besueshëm si të dashuruar të rinj , të tërhequr me njëri-tjetrin në një kohë, kur secili ishte nën stresin ekstrem psikologjik .Në fund ‘’Standard Repertory’’ shkruan se “fuqimisht rekomandojmë që kurr mos himbisni rastin për të parë “Lucia di Lammermoor ” , edhe nëse biletat janë të shtrejta – për shkak të pranisë së Shagimuratova dhe Pirgut në rolet kryesore , muzikës së James Conlon , dhe plotësinë e rezultatit , që përfshin skena dhe që janë të rrallë për t’u parë . Këto shfaqje muzikore janë me vlerë për çmimet më të larta të biletave “.
Ndërkaq, Klodeta Buzi, një muzkinate që jeton e punon në Tiranë pranë Akademisë Hollywood shkruan se Sapo u ktheva nga shfaqja e dytë e “Lucia di Lamermoor” në teatrin e Operës të Los Angeles, ku protagonist kryesor ishte Saimir Pirgu dhe Albina Shagimuratova, e dirigjuar nga Sir James Conlon.
Ajo tregon se “Teatri i drejtuar nga tenori i njohur Placido Domingo mban rreth 3100 njerëz në publik dhe mbrëmë ishte thuajse e tëra e shitur”.
Simbas Buzit : “Në mbarim të shfaqjes, si natën e premierës dhe po ashtu dhe në natën e dytë teksa Saimir Pirgu, tenori i ri shqiptar u shfaq për të përshëndetur publikun, e gjithë salla në brohoritje e sipër, ku shumë “Bravo” dëgjoheshin nga të gjitha anët u çua në këmbë për të respektuar performacën e tij. Me ta isha dhe unë thotë ajo, duartrokisja gjithë qejf Saimirin/Edgardon (roli që ai luante) dhe për më tepër isha shumë krenare që ky zoti Pirgu, kishte arritur në të tilla suksese duke përfaqësuar popullin dhe vendin tim.”
Më pas ajo në shkrimin e saj në portalin “Anabel” shprehet se :”Po populli im nuk e di për këtë. Vendi im dhe media shqiptare hesht. Nuk është lajm që një shqiptar ende vazhdon të korri sukses në skenat më të mëdha të muzikës botërore”.
Opera “Lucia di Lamermoor” do të vazhdojë të jepet dhe për disa shfaqje të tjera deri më 6 Prill 2014 në Dorothy Chandler Pavilion , shtëpia e Operës në Los Angeles .