-SHKOLLA SHQIPE “GJUHA JONE” NE FILADELFIA NJE EMER I KERKUAR NGA SHQIPTARET NE SHBA-
Nga Tajar Domi-
Pandemia e Covid-19, tashmё ёshtё bёrё fjala mё e pranishme nё ambjentet tona. Kjo, pёr arёsye tё shqetёsimeve tё mёdha, qё solli ndёr njerёzit kudo nё botё, prej gati nje viti kohё. Tё vendosur para televizionit, ne ndjekim vazhdimisht atё cfarё po ndodh kёtu ku banojmё, por edhe nё vendlindje, nё Shqipёrinё e madhe. Kjo fjalё qё pёrmban mallkimin brenda nё cdo bisede kontakti mes shokёsh e miqsh, nё cdo bisedё telefonike qё gjatё gjithё kёsaj periudhe ka zёvendёsuar vizitat tek njeri tjetri e organizimet festive, ёshtё bёrё ajo me tё cilёn ngrihemi nё mёngjes duke pyetur, e shtrihemi nё darkё nё krevat duke u lutur. Humbje jete nё njё numёr tё pa imagjinueshem mё parё, goditje e madhe dhe ndalim i zhvillimit tё ekonomisё nё tё gjitha shtetet, pёrfshi edhe Ameriken, rritje e papunёsisё si kurrё ndonjёherё, mjekё e infermierё qё shihen si heronj me shёrbimin ndaj tё sёmurёve, tё tjerё mes stresit e frikёs tё kёsaj murtaje , tё shoqёruara edhe me kronika televizive debatesh shpesh herё tё turpёshme midis grupeve politike e udhёheqesive tё tyre si kёtu edhe nё Shqipёri. Tё gjitha kёto e shumё tё tjera janё refreni i kёtyre muajve me tё cilat kalojmё kohёn duke sjellё brenda nesh vetёm pa siguri, ankth e frikё.
E nё kёto kushte, edhe shkollat nuk mund tё funksionojnё mё si mё parё. Me sistemin online, gjithcka po tentohet tё mbajё fёmijtё e rininё shkollore tё cdo niveli, sa mё pranё pёrvetёsimit tё njohurive qё nxёnёsit duhet tё arrijnё. Sigurisht ёshtё njё rrugё e imponuar nga kushtet e krijuara, dhe me plot vёshtёrsi si pёr nxёnёsit ashtu edhe pёr mёsuesit e prindёrit. Ne si komunitet, jemi pjesё e kёsaj situate qё dhёmb. Por duhet menduar pёr jetёn pas kёtij fundi, e cila shpresojmё tё rifillojё me pёrdorimin e vaksinёs, qё me sa duket do tё jetё e afёrt nё kohё. E pёr kёtё, shoqata atdhetare-kulturore “Bijte e Shqipes” nё Filadelfia, nuk e ndёrpreu asnjёherё punёn, pёr krijimin e kushteve tё vazhdimёsisё sё mёsimit tё gjuhёs shqipe me fёmijtё e bashkatdhetarёve. Ajo ka formuar njё experiencё tё gjatё, mbi 18 vjecare, vite tё pandёrprera pune qё i kanё sjellё asaj edhe rezultate tё lavdёrueshme. E nё misionin e saj, konsolidimi e zgjerimi i shkollёs shqipe, ёshtё angazhimi kryesor. Me emrin kuptimplotё “Gjuha Jone”, kjo shkollё e hapur mё 7 Mars 2004, nga viti nё vit pёrmes njё pune tё palodhur e vullnetare (deri para 5-6 vitesh), tё mbi 20 mёsueseve qё janё angazhuar nё mёsimdhёnien, tё arrijё nё rreth 700 numri i nxёnёsve qё kanё pёrfunduar kёtё shkollё, ku shumica e tyre e kanё ndjekur atё nё tё gjitha nivelet nga klasa e parё deri nё tё pestёn. Eshtё njё kontribut jo i vogёl pёr tё mbajtur gjallё e trashёguar nё brezin e ri gjuhёn tonё tё bukur shqipe, kёtu kёtej oqeanit. Por shumё mё tepёr duhet bёrё, qё cdo bashkatdhetar tё jetё i mundshёm tё kap kёtё avantazh sic mёshirohet nё shprehjen: “Ne gjuhё tё tjera edhe mund tё flas, por kur mё dhёmb shpirti vetёm shqip bёrtas”. Prandaj Kёshilli Drejtues i Shoqatёs, qё nё fillim tё gushtit qё kaloi, hartoi njё program pune nё pёrshtatje me kushtet qё u krijuan nga pandemia, duke kёrkuar e ngarkuar secilin e tё gjithё sё bashku tё punojmё qё viti i ri mёsimor tё filloi mё 20 shtator 2020, onlinё, sic punonin edhe shkollat publike tё shtetit tё Pennsylvanisё . Por, ishte njё experiencё e re, dhe qё kёrkonte mjete, kompjutera pёr mёsueset, e njohuri teknologjike pёr ta realizuar.
I menjёhershёm qe reagimi anёtarit tё kёtij kёshilli, bisnesmenit Eldjon Pajollari qё sё bashku me bashkёshorten Megan Pajollari na siguruan falas laptopёt qё nevoiteshin pёr mёsueset, ndёrsa veprimtarja e ish antare e kryesisё znj. Orela Suku bёri pёrgatitjen (set-up) e platformёs Google Classroom si dhe trajnimin e mёsueseve pёr pёrdorimin e kёsaj platforme. Inxhinieri Mirush Cenaj, bёri instalimin e programit nё tё gjithё kompjuterat. Pra mё tё rinjtё, falё shpirtit tё tyre sa human aq atdhetar, krijuan shumё shpejt mundёsinё qё shkolla tё nisё mёsimin nё ditёn e caktuar. U gjykua qё nxёnёsit duhet tё mbyllnin vitin e mёparshёm mёsimor qё ishte ndёrprerё pёr arёsye tё pandemisё qё nё mars 2020. Prandaj nё periudhёn 20 shtator – 20 nёntor do tё vazhdonin pёr tё pёrfunduar klasat pёrkatёse nga secili nxёnёs dhe nё pёrfundim tё merrnin deftesat. Dhe ashtu u bё. Gjithcka shkoi pёr mrekulli. Tashmё ka filluar, viti i ri shkollor 2020-2021, dhe falё punёs kёmbёngulёse tё drejtuesve tё shoqatёs pёr tё mos u ndalur, kanё vazhduar regjistrimet e reja nё tё gjitha klasat, por me njё dallim nga vitet e kaluara nxёnёsit nё klasёn e parё janё mё shumё se dyfishuar. Kryetari, z. Bujar Gjoka me tё dy zёvendёsit e tij znj. Rudina Bami e z. Dritan Matraku, kanё qenё nё preokupim tё vazhdueshёm. Por jo mё pak tё angazhuar, si gjithmonё ishin edhe mё “tё rinjtё”, z. Llazar Vero e Vlashi Fili, tё cilёt me eksperiencёn e gjatё tё punёs nё kёtё Qendёr, i japin lehtёsi procesit duke u marrё drejtё pёr sё drejti mё punёt qё kanё mundёsi tё kryejnё. Me frymёn e kёtij angazhimi janё edhe antarёt e tjerё tё kёshillit drejtues, veprimtarёt e shumtё nё komunitet, prindёrit, vecanёrisht mёsueset aktuale qё me plot vullnet e profesionalizёm po realizojnё njё process model tё tё mёsuarit online tё nxёnёsve. Ato janё duke perdorur metoda dhe materiale tё kohёs tё shfrytёzuara nga interneti, krahas librave qё disponojnё nxёnёsit, pёr t’ua bёrё orёt e mёsimit sa mё tёrheqёse e funksionale, dhe pёr kёtё meritojnё vlerёsim e mirёnjohje tё gjitha mёsueset qё sipas klasave janё : znj. Irini Zenelaj e znj. Mimoza Sotiri pёr klasёn e I-rё , znj. Ermira Tusha pёr klasёn e II-tё, znj. Rudina Bami pёr klasёn e III-tё, znj. Aferdita Muzhaqi pёr klasёn e IV-rt dhe znj. Rajmonda Bardhi pёr klasёn e V-tё. Pёr njё punё tё palodhur ndёr vite, pёr tre nga mёsueset e kёsaj shkolle, kryesia e shoqatёs po pёrgatit kёrkesёn qё organet e pushtetit lokal tё qyteteve nga vijnё kёto mёsuese, ti vlerёsojnё me “Nderi I Qytetit”, pёr kёtё punё tё palodhur atdhetare nё shёrbim tё komunitetit, pёr trashёgiminё e gjuhёs shqipe nё brezat e fёmijve tanё. Frut i kёsaj pune tё pёrbashkёt, tё tё gjithё kёtyre grupeve, qё si nё asnjё organizёm tjetёr komunitar, plotёsojnё njeri tjetrin pёr tё pёrballuar e cuar pёrpara punёt, ёshtё shtimi i regjistrimeve tё reja jo vetёm nga qyteti i Filadelfias, por edhe nga qytete e shtete tё tjera tё Amerikes, duke i dhёnё shkollёs shqipe ”Gjuha Jone”, vendin e njё institucioni tё rёndёsishёm arsimor nё diasporёn shqiptare. Deri mё tani janё rregjistruar nё klasёn e parё 22 nxёnёs tё moshave 5 – 14 vjec. Ato janё Ana, Orioni, Arditi, Cielle, Niki, Denisi, Erdioni, Kristi, Anika, Sabiha, Erti, Katja e Sidriti nga Filadelfia, Rea, Lukas e Aurora nga Baltimore–Maryland, Yasen e Noah nga New York: Harper nga San Diego–California, Curtis from Los Angeles-California, Enesa e Kenza nga Springfield–Massachusetts.
Ndёrsa sipas klasave tё tjera, deri tani po ndjekin mёsimin si mё poshtё: Klasa e II-tё 6 nxёnёs, klasa e III-tё 9 nxёnёs, klasa IV-rt 9 nxёnёs dhe klasa e V-tё 3 nxёnёs. Grupi i fёmijve me moshёn 5 vjec do tё jenё nё klasёn pёr para shkollorёt, me njё mёsuese tё vecantё nё dispozicion. Duhet theksuar se interes kanё shprehur dhe shumё prindёr tё tjerё por ato preferojnё ti sjellin fёmijёt e tyre tё mёsojnё klasё.
Nga vёzhgimi i kёtyre evidencave, sipas meje dalim nё disa mendime apo konkluzione qё na nxisin pёr nё tё ardhmen: Se pari, shpirti atdhetar i shqiptarёve tё larguar nga vendlindja, tё cilin shpesh e akuzojmё nё bisedat tona si tё zbehur, ёshtё po aq brenda vetes tё secilit, sa edhe nё epokёn e rilindasve tё mёdhenj. U duhen ofruar disi kushte e mundёsi atyre, pёr tu cfaqur.
Se dyti, nё kёtё kohё ёshtё kapёrcyer ajo faza e mёparshme kur emigrantet synonin vetёm si e si tё pёrshtateshin nё jetёn e re atje ku banojnё, duke mos pas nё konsideratё humbjen e identitetit tё origjinёs, historisё e kulturёs sё tyre. Tashmё shqiptarёt e shohin veten jo mё inferior se komunitetet e tjera nё gjithanshmёrinё e jetёs dhe nuk kanё frikё tё shpalosin veten si tё tillё.
Se treti, bashkatdhetarёt tanё qё menaxhojnё me sukses bisneset e tyre, sё bashku me brezin e ri qё po shkёlqen pas shkollimit nё pozicione tё ndryshme punёsimi, kanё detyrimin pёr tё mbёshtetur me mundёsitё e tyre, grupet e organizuara nё komunitet si shoqatat, shkollat shqipe etj , kur shihet se ato dukshёm punojnё jo pёr interesa personale e familjare, por nё shёrbim tё asaj qё quhet kombёtare.
Se katёrti , shohim me kёnaqёsi se shoqata “Bijte e Shqipes” me shkollёn shqipe “Gjuha Jone” brenda saj , ka formuar njё emёr qё dallon nё diasporё lidhur me punёn model pёr trashёgiminё e gjuhёs, historisё e kulturёs tonё kombёtare nё brezin e fёmijve tanё. Tashmё ajo ka hedhur baza qё ta zgjerojё veprimtarinё e saj , gjithmonё nё shёrbim tё komunitetit .
Ajo ёshtё vlerёsuar nga qeveria shqiptare me “Ambasador i Kombit” dhe nga shoqatat si motra e institucione tё tjera me Certifikata e falenderime tё ndryshme.
Se pesti, tё mos harrojmё pёr asnjё cast, porosinё e Sami Frasherit: “Kur njё komb e humb gjuhёn, humb dhe veten”, ku secili prej nesh ka pjesёn e tij tё angazhimit pёr ta mbajtur gjallё kёtё porosi.
Filadelfia , me 25 Nentor 2020