Nga Mimoza Dajçi-New York/
Më datë 23 Janar 2016 do të përurohet në Shkup shtatorja e Heroit tonë kombëtar Isa Boletini, iniciator i kësaj veprimtarie është Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Shqiptare në Shkup Dr. Skënder Asani. Sipas nipit të Heroit Gazmend Boletini: – “Komuna e Mitrovicës është angazhuar të transportojë qytetarët e fshatit Boletin për në Saraj të Shkupit për të marë pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme”. Ndër të tjera ai tha: “Unë besoj se ardhja e Isa Boletinit e përhershme në Saraj do të reflektojë pozitivisht tek shqiptarët, për shkak se ai ka dhënë jetën për bashkimin kombëtar. Kjo përmendore tha ai ngrihet pikërisht me rastin e 100 vjetorit, në ditën kur edhe është vrarë Isa Boletini”.
Juristja Fatbardha Boletini nga Mitrovica, po mbesë e Heroit tonë kombëtar Isa Boletini, gjatë një bisede telefonike na tregon se busti i Heroit do të vendoset në Komunën Saraj pranë shkollës “Dituria”, ku përveç familjarëve do të marin pjesë edhe liderë e patriotë nga Kosova, Shqipëria e treva të tjera shqiptare, njerëz të politikës, artit e historisë.
“Mendoj – thotë Fatbardha – se ky eveniment do të shërbejë si një mesazh paqeje dhe bashkimi për shqiptarët dhe një simbol që personifikon heroizmin e popullit tonë, çfarë trasmeton tek brezat trimërinë, guximin e dashurinë për atdheun e kombin tonë”.
Ndërsa Kryetari i Komunës në Mitrovicë Agim Bahtiri tha për median se vendosja e bustit të Heroit tonë kombëtar në Shkup do të ndikojë në bashkimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe do të jetë një moment kyç që shqiptarët të ecin përpara drejt realizimit të aspiratave mbarëkombëtare.
Busti i Heroit Isa Boletini që do të vendoset në Saraj të Shkupit është i lartë 3.69 m dhe ka për autor skulptorin e njohur durrsak Idriz Balani. Po në Shkup më datë 22 Janar do të mbahet një simposium shkencor ku do të promovohet edhe libri me titull “Isa Boletini në lëvizjen kombëtare shqiptare” bashkëpunim i parë ky mes tre institucioneve historike të Shqipërisë, Kosovës e Shkupit.
Cermonia në Saraj do të mbahet nën drejtimin e Ali Mehmetit dhe do të shoqërohet me një koncert të pasur artistik, që do të fillojë në orën 12.00, ndërsa përurimi bustit do të bëhet në ora 13.00. Tek Sheshi në Saraj do të ketë edhe një improvizim të Kullës së Boletinëve përballë Bustit të Heroit dhe sheshi do të marë emrin “Sheshi i Plisave”.
Nga politikanët shqiptarë deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarjen e tyre Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha.
* Autorja e këtij shkrimi eshte mbesë nga Famija e Boletinëve
Kosova uron hapjen e Universitetit të ri “Nënë Tereza” në Shkup
Mësimet në këtë universitet do jenë në tre gjuhë, atë maqedone, shqip dhe anglisht/
PRISHTINË, 21 Dhjetor 2015/ Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, ka uruar ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, për themelimin e Universitetit të ri “Nënë Tereza”, në Shkup, i cili do të fillojë të funksionojë nga viti akademik 2016/2017.
“Jam i sigurt se themelimi i këtij universiteti do t’i kontribuojë avancimit të arsimit shqip në Maqedoni, prandaj më lejoni që të shpreh gatishmërinë time si ministër i Arsimit të Kosovës, që edhe më tutje të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer ndërmjet dy ministrive tona respektive, për konsolidimin dhe rritën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe për avancimin e sistemit arsimor në Maqedoni”, shprehet ministri kosovar.
Ai thekson se, arsimimi në gjuhën amtare është e drejtë themelore e popujve, prandaj hapja e këtij Universiteti, shënon një ngjarje shumë të rëndësishme në historinë më të re të arsimit shqip.
“Përvec që do të ju shërbejë të rinjve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, Universiteti ‘Nëna Terezë’, do të jetë një mundësi më shumë edhe për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në shtetet e rajonit dhe më gjerë”, thuhet në urimin e ministrit Bajrami./b.j/
***
Sipas kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski mësimet në këtë universitet do jenë në tre gjuhë, atë maqedone, shqip dhe anglisht.
“Morëm vendim që të hapet edhe një universitet në Shkup, që do të quhet Universiteti ‘Nënë Tereza’. Do të jetë në tre gjuhë, në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Do të ketë dimension serioz internacional, pasi do të ketë edhe profesorë dhe studentë shqiptarë, maqedonas, por edhe të huaj. Do të ketë profesorë të huaj, është e mundur të ketë dekan dhe rektor të huaj, pasi ligjin e lejon këtë gjë” u shpreh Gruevski.
Kryeministri maqedon gjithashtu ka paralajmëruar se do të ndërtohen edhe tre shtëpi studentore, njëra prej të cilave do jetë për studentët e Universitetit të Tetovës.
Mediat e huaja përcollën simpoziumin për Nënë Terezën në Shkup
Më 12 shtator 2015 Komuna e Çairit, nën kujdesin e Kryetarit Izet Mexhiti, organizoi simpoziumin shkencor me temë “Shkupi Nderon Bijën e Saj Nënë Terezën”. Ky aktivitet u zhvillua në Shkup në Holiday Inn për të kremtuar 65 vjetorin e themelimit të urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë, që Nënë Tereza themeloi në Kalkuta të Indisë më 10 shtator 1950.
Në simpozium morrën pjesë studiues të Nënë Terezës nga Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Maqedonisë, intelektualë, politikanë, personalitete të komuniteteve fetare, dhe përfaqësues të mediave. Në këtë akivitet u mbajtën kumtesa nga Profesor Gëzim Alpion dhe Dr Dom Lush Gjergji. Sociolog në Universitetin e Birmighamit në Angli, Alpion është cilësuar nga kritika botërore si eksperti më autoritar për Nënë Terezën në gjuhën angleze. Dom Gjergji është Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prishtinë, aktivist i palodhur për faljen e gjaqeve, dhe biografi më i shquar i murgeshës shqiptare ne Ballkan.
Në fjalën e tij Alpion ndër të tjera theksoi se “rebelimi” i Nënë Terezës në vitin 1947 dëshmoi vizionin e kësaj vajze shqiptare për rolin e aktivitetit misionar në Indinë e pavarur.
Në kumtesën e tij Dom Gjergji u ndal në të veçantën dhe të përbashkëtën e murgeshës shqiptare kur ajo njihej si Gonxhe Bojaxhiu, Motra Terezë dhe Nënë Tereza.
Në fund Alpion dhe Gjergji iu përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrësve në lidhje me tematikën e kumtesave të tyre, për aspekte të ndryshme të aktivitetit fetar dhe bamirës të Nënë Terezës si dhe të situatës në të cilën gjendet komuniteti katolik shqiptar në Shkup.
Simpoziumin e përshëndeti në emër to Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Hirësia e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Simpoziumi tërhoqi vëmendjen e disa mediave në Indi, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shkrimin me titull “Shkupi nderon bijën e tij Nënë Terezën”, botuar tre ditë para aktivitetit në New Delhi, C. M. Paul nxjerr në pah disa nga arritjet e murgeshës shqiptare gjatë aktivitetit të saj 69 vjeçar.
Në shkrimin e datës 16 shtator, të titulluar “Akademiku britanik shpjegon përse Nënë Tereza paraqitet si një fetare e lajthitur”, botuar në “Matters India”, theksi vihet veçanërisht në kritikën që Alpion i bëri në fjalën e tij në simpozium injorimit qe studiuesit i bëjnë fëmijërisë dhe adoleshencës së Nënë Terezës.
Ndërsa ish-gazetarja e BBC-së Rashmee R. Lall, e cila tani shkruan për disa gazeta ndërkombëtare si “The Guardian” dhe “The Economist”, në shkrimin e saj me titull “Feja dhe politika: Shkupi feston ditën e shënuar të Nënë Terezës”, thekson se sivjet 12 shtatori është i rëndësishëm pasi atë dite mësuam kush është udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste Britanike, dhe se për herë të pare Shkupi kremton një përvjetor të rëndësishëm që ka të bëj me Nënë Terezën.
Gazetarja britanike thekson se politika dhe feja janë të ndërlidhura pasi u japin njerëzve shpresë dhe mundësojnë ndryshim. Në këtë kontekst, nënvizon ajo, është mirë të kujtojmë fjalët e Mahatma Gandhi-t se “kush thotë se feja nuk ka të bëj fare me politikën nuk e ka idenë se çfarë është feja”.
Gazetarja Lall e gjen me interes komentin e Alpion se aktiviteti përkujtimor i Shkupit e vendos në kontekstin e duhur murgeshën trup vogël shqiptare pasi rrënjët kristiane të vendlindjes së saj datojnë që nga koha e apostujve.
Në shkrimet e tyre gazetarët i referohen edhe lobimit që Alpion po bën prej disa vitesh për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe ndërtimin e Rrugës sëArbërit, që do të shkurtoj distancën ndërmjet Tiranës dhe Shkupit, vendlindjes së misionares shqiptare. Alpion vizitoi disa vende në Maqedoni dhe Kosovë që patën influencë tek Nënë Tereza gjatë 18 viteve të para të jetes së saj. Ai vizitoi në Shkup varrin e babait të Nënë Terezës, Nikollë Bojaxhiu, vdekja e parakohshme dhe në rrethana misterioze e të cilit pati efekt të madh tek ajo. Në Kosove Alpion vizitoi kishën e Letnicës që Nënë Tereza e vizitonte çdo vit para se të bëhej murgeshë në vitin 1928 dhe ku në moshën 12 vjeçare vendosi të bëhej misionare. Ndërsa në kishën e Stubllës, Alpion vizitoi varrin e Dom Zef Ramaj, pagëzuesit të Nënë Terezës, i cili u vra nga serbët në Shkup më 25 dhjetor 1914.
Gjatë vizitës në Maqedoni Profesor Alpion pati takime me një numër politikanësh shqiptar. Alpion u prit edhe nga Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, me të cilin ndër të tjera u diskutua gjendja e arsimit të lartë në Maqedoni, çështja e ndërtimit të Rrugës së Arbërit në territorin e Maqedonisë, shqetësimi për të ardhmen e Lumit Radika, si dhe mundësitë për investime në Dibër të Madhe.
BASHKOMBAS: VATRA ËSHTË ME JU NË PROTESTËN E 13 QERSHORIT NË SHKUP
DEKLARATE E FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES”VATRA” NE PERKRAHJE TE PROTESTES ME 13 QERSHOR NE SHKUP/
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” , me qendër në Nju Jork dhe shtrirje në shumë shtete të Amerikës dhe në Kanada, shpreh solidaritetin e saj në përkrahje të Protestës Paqësore që organizohet të shtunën me 13 Qershor 2015 në Shkup. Kjo protestë duhet të shërbejë si një mjet i fuqishëm paqësor për kërkimin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në Maqedoni dhe për të nxitur faktorin ndërkombëtar, që ta aktivizojë Marrëveshjen e Ohrit, e cila ka mbetur një dokument i mbyllur në sirtar.
Shoqëria civile duhet t’i japë një mësim shembullor përmes kësaj proteste klasës politike shqiptare, që është kthyer në një fasadë dekorative për politikanët dhe shtetin maqedonas. Pozita dhe opozita shqiptate nuk mund të ndjehet të qetë pas ngjarjeve në Kumanovë dhe pas Marrëveshjes së 2 Qershorit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, ku nuk janë vënë pika mbi “i” për zgjidhjen e çështjes shqiptare në këtë shtet problematik me prirje shoviniste antishqiptare dhe të mosbarazisë mes etnive!
Kriza në Maqedoni nuk mund të zgjidhet pa garantuar respektin e të drejtave themelore për shqiptarët, të cilëve u mohohet deri edhe respektimi i gjuhës shqipe në institucionet zyrtare; u mohohet Hymni Kombëtar, përdorimi lirisht i Flamurit Kombëtar etj.
Maqedonia nuk mund ta konsiderojë veten shtet multietnik, ku shqiptarëve që përbëjnë më shumë se 30 për qind të popullsisë, u mohohen të drejtat elementare njerëzore!
Shtetarët maqedonas nuk mund të ndjehen të qetë, ku rajonet e banuara me shumicë shqiptare privohen nga fondet shtetërore, duke mohuar kështu zhvillimin e barabartë të rajoneve!
Maqedonia nuk mund të jetë shtet i të gjithë etnive, kur buxheti favorizon vetëm maqedonsit dhe ua mohon këtë shqiptarëve!
Federata VATRA u bënë thirrje organizatorëve të protestës, qytetarëve, studentëve, organizatave jo qeveritare dhe klasës politike, që në këtë protestë të tregojnë maturi dhe të shmangin incidentet; t’i thonë Jo dhuëns, të ruhen nga penetrimi i ekstremistëve ose provokatorëve; vetëm me qytetari dhe kulturë Europiane do të fitohet përkrahja Europiane dhe Amerikane.
Bashkatdhetarë, ne jemi me Ju në Shkup, të shtunën me 13 Qershor dhe zëri ynë bashkohet me korin e fuqishëm të zërave tuaj për Drejtësi e për të kërkuar të drejtat që shteti maqedonas ua ka mohuar deri tash.
Vëllezër dhe motra, protestoni me kulturë qytetare, ruajuni incidenteve,rujuni provokatorëve dhe ekstermistëve! Fitorja do të jetë me Ju.
FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA”
NEW YORK, 12/6/2015
DEKLARATE E FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES”VATRA” NE PERKRAHJE TE PROTESTES ME 13 QERSHOR NE SHKUP

Ambasada e SHBA-ve në Shkup, përpunimi i vizave për kosovarët brenda ditës
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë bëri të ditur sot për një ndryshim procedural në procesimin e vizave në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup që do t’iu mundësojë tani shumicës së banorëve të Kosovës që të marrin vizat e tyre për SHBA në të njëjtën ditë kur mbahet edhe intervista e tyre për vizë.Më parë nga banorët e Kosovës kërkohej që të kenë intervistën e tyre në ambasadën e SHBA-ve në Shkup në një ditë dhe – nëse kërkesa aprovohej – të kthehen ditën e nesërme të punës për të marrë vizën.
Procesi i ri do t’iu mundësojë shumicës së banorëve që kualifikohen për vizë që të njëjtën ta marrin në të njëjtën ditë kur edhe janë intervistuar, edhe pse në ditët kur ka tëpër shumë kërkesa nga disa aplikues ende mund të kërkohet që to vijnë prapë në ditën pasuese të punës.
Aplikuesit të cilëve u është aprovuar viza mund ta maksimizojnë gjasën për procesim po të njëjtën ditë nëse sigurohen që informatat në aplikacionin e tyre elektronik për vizë janë të plota dhe të sakta. Aplikuesit që bëjnë gabime në emrat e tryre, datat e lindjes, apo numrat e pasaportës, nuk do të kualifikohen për procesim po të njëjtën ditë. Ndryshimet procedurale do të prekin vetëm banorët e Republikës së Kosovës dhe nuk do të ndikojnë në shërbimet që Ambasada e SHBA-ve në Shkup ofron tani për të gjithë aplikuesit tjerë për viza