Nga:Lulzim MULLIQI/
Nese krahasohet me vitet e meparshme,intensiteti i punes se kesaj Shoqate nisi te rritet ne kete mandat trevjecar te Bordit te ri Drejtues te Shoqates.Me 24,Qershor,ne qytetin Glendale te Arizones,ne njeren nga zyrat biznesore te bashkeatdhetarit tone,Zeqir Gashi,u mbajt mbledhja e radhes se Bordit te Shoqates “Shqipe e Arizones”.Ndonese,nuk ekzistonte kuorumi i nevojshem per mbajtjen e mbledhjes,ku te pranishem nga 9 anetare te Bordit Ishin vetem 4,dhe nuk mund te merret nje vendimmarrje e mirefillte per ceshtje te caktuara,megjithate mbledhja e Shoqates vazhdoi.Ne kete mbledhje u analizuan ceshtje te ndryshme nga fushveprimtaria e Shoqates,qe kishim te benin perkitazi me shqyrtimin,plotesimin dhe ndryshimin e statutit te Shoqates dhe ceshtje te tjera.Sic dihet shoqata “Shqipe e Arizones” eshte themeluar ne vitin 1995 dhe me nje aktivitet te bujshem prej dy dekadash eshte nje Shoqate qe ofron nje ze te perbashket per te gjithe Komunitetin shqiptar ne Arizona,duke ndihmuar ne zhvillimin e shume aktiviteteve tona kulturore dhe kombetare si:Ne ruajtjen e gjuhes, traditave,kultures dhe trashegimise shqiptare ne kete shtet te larget te Amerikes.Mbledhja nisi me pershendetjen e kryetarit te Shoqates,Burim Gashi i cili Propozoi kete rend dite:Shqyrtimi i dokumentacionit te Shoqates,statuti,ndryshmet dhe plotesimet eventuale te tij ne harmonizim me zhvillimet e reja ne komunitet.Pergatitja e taksave vjetore te Shoqates,pastaj mundesine e regjistrimit te Shoqates si Jo fitimprurese,anetaresimi i anetareve te Shoqates me libreza anetaresie,Shqyrtimi i mundesise se zevendesimit te anetareve,te cilet nuk marrin pjese ne mbledhjet e Shoqates me anetare te rinj,si dhe riaktivizimi dhe funksionimi i webfaqes se Shoqates.Ne vijim te fjales se tij ,kryetari,Burim Gashi tha “se mungesa e dorezimit me kohe e dokumentacionit dhe materialeve te tjera te punes se Shoqates nga udheheqja e meparshme e bene te pamundur mbarevajtjen e mbledhjes dhe Ai theksoi se te gjitha keto ceshtje do te diskutohen ne mbledhjen e ardhshme te Shoqates”.Mirepo,Ai u shpreh optimist se Shoqata ne nje te ardhme te afert do ti tejkaloj problemet e trasheguara nga vitet e meparshme.Nderkaq,anetari i Bordit,Xhelal Asllani theksoi se ne duhet te gjejme mobilizim dhe energji te perbashketa per te punuar ne te mire te Shoqates dhe Komunitetit tone,pavaresisht neglizhences dhe punes pasive qe Kane treguar udheheqesite e meparshme te Shoqates.Ai foli edhe rreth menaxhimit te fondit te Shoqates,i cili perben nje segment krucial dhe te rendesishem financiar te Shoqates.Gjithashtu u diskutua edhe rreth mundesise dhe regjistrimit te Shoqates si jofitimprurese,ku kishte edhe propozime te ndryshimit te emrit te vet Shoqates.Ndersa,ushtruesi i detyres se sekretarit te Shoqates,Lulzim Mulliqi( ekspert I ceshtjeve juridike dhe gazetar) theksoi”se eshte mire qe ne te ardhmen te kemi me shume respekt per rregulloren e punes dhe duhet te punohet ne harmonizim dhe pajtueshmeri te plote me statutin e Shoqates.Edhe zevendeskryetarja e Shoqates,Diellza Hoti-Shkodra,foli per sfidat,arritjet, dhe sukseset e te rinjeve ne Komunitetin Shqiptaro-amerikan te Arizones,ku theksoi “se shoqata duhet te krijoje me shume hapesire per perfshirjen dhe masivizimin e te rinjeve ne aktivitetet kulturore dhe kombetare te Komunitetit tone.Vertete,krijimi i kushteve te nevojshme per perfshirjen e sa me shume te rinjeve ne strukturat udheheqese te Shoqates,do te bente nje stimul pozitiv per gjeneratat e reja ,te cilat po rriten dhe po edukohen ne SHBA.Te rinjet jane te perkushtuar per pjesemarrje ne vendimmarrje dhe shume veprimtari kulturore dhe kombetare qe organizohen ne kuader te Komunitetit,sepse ate jane e ardhmja e jone dhe si te tille jane te dobishem,per familjen,shoqerine,dhe mergaten tone.Mbledhja e ardhshme e Shoqates u vendos te mbahet me daten 15,Korrik,2015.Ne kete mbledhje te Shoqates “Shqipe e Arizones” ishin te pranishem edhe perfaqesues te medieve te Komunitetit Shqiptaro-amerikan,te cilet Kane pasqyruar aktivitetet e e kesaj Shoqate.
BORDI I RI I SHOQATES “SHQIPE E ARIZONES” MBAJTI TAKIMIN E RADHES
Nga Lulzim Mulliqi/
Njera nga sfidat me te medha,me te cilat perballen sot shoqatat dhe orgnizatat e Komunitetit Shqiptaro-amerikan,padyshim eshte edhe Regjistrimi I sakte I popullsise se mergates dhe anetareve te Komunitetit tone dhe perfshirja e tyre ne aktivitetet kulturore dhe artistike te Komunitetit,u theksua
nder te tjerash ne mbledhjen e radhes se Bordit Drejtues te Shoqates “Shqipe e Arizones” me seli ne Phoenix te Shtetit te Arizones.
Diten e Merkure,me 3 Qershor 2015,u mbajt mbledhja e radhes se Shoqates “Shqipe e Arizones”.Me kete rast,anetare te rinj te Bordit te kesaj Shoqate diskutuan per reformat organizative dhe prioritetet qe do ti ndermarre kjo Shoqate ne dobi te Komunitetit ne mandatin e saj te ardhshem tre vjecar.Takimin e hapi kryetari I sapozgjedhur I Shoqates,z.Burim Gashi, i cili I falenderoi te pranishmit per pjesemarrjen e tyre,por njekohesisht Ai
falenderoi edhe te gjithe ata te cilet ne mandatet e kaluara kane kontribuar ne menyra te ndryshme per aktivitetet e shumta te Shoqates sone.
Me pas,ai prezantoi edhe rendin e dites,ku u propozuan dy pika te rendit te dites:1)Kompletimi paraprak i dokumentacionit te Shoqates per taksat dhe bartja e tij te Bordi i Ri I shoqates dhe
2)Regjistrimi I skate I popullsise se Komunitetit Shqiptaro-amerikan ne shtetin e Arizones.
Rreth pikes se pare te rendit te dites, kryetari Burim Gashi nder te tjerash theksoi:Se eshte ne interesin e Shoqates qe te sigurohet Sa me pare dokumentacioni i Shoqates nga Bordi i kaluar ne menyre qe te fillojme edhe pergatitjen e taksave qe Jane te rendesishme per fondin e Shoqates.
Ai,gjithashtu theksoi se te gjitha aktivitetet e Shoqates do te behen transparente ne te ardhmen per te gjithe anetaret e Komunitetit tone,perfshire ketu edhe pasqyren financiare te aktiviteteve te Shoqates,qe keto do te publikohen pas c’do eventi ne faqen e rrjetit social te Shoqates ne facebook.Kryetari,z.Burim Gashi ne vijim theksoi se Shoqaten tone duhet ta regjistrojme si Shoqate jo-profitabile (jo -fitimprurese) ne menyre qe shoqata e jone te ket me shume qasje edhe ne absorbimin e fondeve te ndryshme shtetrore ne kuader te shtetit federal te Arizones.Nderkaq,rreth pikes se dyte te rendit te dites u tha se njera nga prioritetet e punes se Bordit te ri te kesaj Shoqates dhe nje faktor shume I rendesishem eshte edhe Regjistrimi I popullsise se Komunitetit tone qe paraqet sfida ne vete per shkak te migrimit dhe levizjes se anetareve te Komunitetit ,per ta ditur numrin e skate te mergimtareve tone qe jetojne ne kete shtet te larget te Amerikes.Rreth kesaj pike te rendit te dites me diskutimet e tyre kontribuan edhe veprimtare dhe aktiviste te dalluar te Ketij komuniteti Si:Mr.Lulzim Mulliqi,dr.Arben Lasku,Ahmet Sahiti,Zeqir Gashi etj.Ne fund te Ketij takimi u theksua se ne mbledhjet e ardhshme do te diskutohen edhe shume projekte te tjera,te cilat do te jeme me interes te perbashket per Komunitetin tone.
NJE LETER PER AMBASADEN GJERMANE NE TIRANE
SHOQATA “ KRAHINA JONË“/
(DUKAT, TRAGJAS, RADHIMË)/
KRYESIA/
Adresa : Rruga Ali Baushi, lagja 10, pall 5, shk 2, ap16/
Ambasada e R.F. Germanisë:/
Rruga Skënderbej, Nr. 8,/
1000 – Tiranë, Shqipëri/
E-mail: info[at]tira.diplo.de/
Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë z. Hellmut Hoffmann
Me lutjen për ta transmetuar Kancelares znj. Angela Merkel
Lënda: kërkohet ndihma e Kancelares së Gjermanisë znj. Angela Merkel, që respektimi i të drejtës së pronës të kërkohet si detyrim i shtetit. Në këtë mënyrë populli shqiptar do të shpëtojë nga korrupsioni pushtetar me pronat tona dhe do të futet në rrugën e demokracisë nëpërmjet ligjit, duke zhvilluar shtetin ligjor, duke zbatuar të drejtën e pronës konform detyrimeve kushtetuese, duke zbatuar vendimet e GJEDNJ. Deri sot oligarkia politike po abuzon me fondet ndërkombëtare duke maskuar një sistem klanor kleptokratik.
Tiranë me 9.02.2015
I nderuar zoti Ambasador
Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Krahina Jonë Dukat Tragjas Radhimë”, shprehim mirënjohje për politikën e Gjermanisë lidhur me dhënien e statusit kandidat në BE për Shqipërinë dhe për mbështetjen në mbrojtje të parimeve demokratike, duke e kritikuar Qeverinë për luftën e pamjaftushme kundër korrupsionit.
Në letrën tonë të datës 26.11.2014, kemi kërkuar mundësinë e një takimi me ju zoti Ambasador, për të prezantuar në mënyrë të plotë shkeljen e të drejtës tonë për të gëzuar pronën e trashëguar. Duke vlerësuar po ju përcjellim thlbin e shqetësimit tonë, me lutjen që këto t’ja transmetoni zonjës Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.
Busti i diktatorit komunist Enver Hoxha, u rrëzua në 1991, por sistemi nuk ka hyrë në rrugën e zhvillimeve demokratike ashtu siç ka ndodhur në Gjermani dhe në vendet e tjera të ish kampit socialist që ndryshuan sistemin. Nëse sistemi i diktaturës i nacionalizoi pronat private dhe i vuri ato në shërbim të komunitetit, pas vitit 1991 me shpalljen e pluralizmit politik, problemi i pronës është futur në rrugën më të gabuar të mundëshme. Politikanët e të dy krahëve prej vitit 1991 e deri sot vazhdojnë të sillen si pronarë të pronave që ka sekuestruar diktatura, duke përvetësuar për vete dhe për klanet e tyre mbështetëse, pronat e zonave turistike, duke shkelur brutalisht të drejtën e shtetasve për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar të përcaktuar qartë në Dispozitat Kryesore Kushtetuese të vitit 1991, e drejtë themelore që është theksuar edhe më qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (Nenet 4/3, 122/2, 41, 44, 181), në Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut, si dhe të Neni 17 i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut.
Korrupsioni me pronat është shumë më i theksuar në zonat turistike bregdetare. Kjo është deklaruar nga analizat zyrtare të AKKP por edhe në Raportin e Komisionerit Nils Muižnieks që vizitoi Shqipërinë nga 23 deri më 27 shtator 2013. Me dhjetra shkrime në gazetën Telegraf dhe në gazetat e tjera kanë evidentuar se tokat në zonat turistike, me manovrime të ndryshme i kanë përvetësuar politikanët dhe pushtetarët.
Lidhur me anarkinë e titujve të pronësisë deputetë të të dy krahëve përfshi dhe vetë Kryeministrin z. Edi Rama, kanë deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë se për shkak të anarkisë së titujve të pronësisë në Shqipëri, pas vitit 1991, janë vrarë mbi 8000 njerëz dhe janë me mijëra familje të ngujuara. Bilanc lufte e ka quajtur këtë ish kryeministri Pandeli Majko dhe deputeti i të gjitha legjislaturave z. Namik Dokle etj. Në 2013, edhe ish Kryeministri Sali Berisha pas 23 vjet politike antipronar, e ka pranuar publikisht gabimin me pronarët. Por këto deklarime kanë shërbyer vetëm për luftë politike dhe demagogji elektorale. Shkelja e të drejtës së pronës, korrupsioni me pronat dhe mos zbatimi i Kushtetutës vazhdon dhe kjo situatë kriminale zhvillohet duke përdorur fondet e Komunitetit Europian dhe duke bërë veshin e shurdhët ndaj ankesave tona të përsëritura.
Ju lutemi të rivlerësoni relacionet e komisionerëve të BE, ku problemi i anarkisë së pronës përmendet formalisht por paraqitet mjaft i zbehtë dhe në kuadrin e korrupsionit. Realiteti i Shqipërisë është shumë më i rëndë nga sa paraqitet në raportet që ju paraqiten.
Raportet e komisionerit europian për zgjerim z. Štefan Füle, formalisht e përmendin problemin e pronës, por në thelb veprimtaria e tij në Shqipëri u materjalizua si biznes. Për hapjen e negociatave Qeverisë në vitin 2008 ju kërkua të pranojë privatizimin në favor të kompanisë çeke CHEZ, të Operatorit të Sistemit të Shperndarjes të energjisë elektrike. Kjo kontratë që u nënshkrua në vitin 2009, u mbyll në vitin 2013 dhe i kushtoi disa milion euro buxhetit të Shtetit Shqiptar. Qeveria shqiptare përsëri ishte e detyruar t’a pranonte këtë kusht që ju vendos për të fituar rekomandimin se Shqipëria ka bërë përparime dhe meriton të pranohet vend kandidat për në BE. Në 2013 Stefan Fyle, Ettore Sequi dhe disa ambasadorë konkluduan se: Shqipëria ka bërë progres dhe i ka plotësuar kushtet për të marrë statusin. Shkelja e të drejtës së pronës u minimizua. Ju përmendim vetëm letrën dërguar z. Štefan Füle dhe 54 institucioneve të tjera nga shoqatat e pronarëve në Mars 2012. Shih këtë letër dhe të tjera në shqip dhe anglisht në sitin http://defendingproperty.files.wordpress.com/2013/03/20130325letterfule.pdf së bashku me projektligjin që vazhdimisht kanë rënë në vesh të shurdhër.
Ne ankohemi për faktin se shkelja e të drejtës së shtetasve për të gëzuar pronën e trashëguar nga ka ky komisioner është nënvlerësuar duke e kaluar atë në mënyrë të mjegulluar. Për shkak të këtij qendrimi të ndërkombëtarëve shteti shqiptar që u shpall demokratik në 1991, mbeti shtet i dobët, që falimentoi në 1997, dhe sot vazhdon të jetë fragil dhe pa themelet apo parimet e një shteti demokratik. Situata korruptive me pronat është zhgënjyese në raport me shumën madhe të fondeve që janë dhënë pas vitit 1991 për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri.
Në mesazhin e tij të fundit me datën datën 11. Janar 2015, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaroi se: “ Shqipëria është në rrugën e duhur drejt një procesi të suksesshëm të reformave evropiane. Të tri sfidat kryesore të shtrira përpara janë; forcimi i sundimit të ligjit në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve; ndryshimin e kulturës politike në mënyrë që të arrihet një klime të besimit, e dialogut dhe bashkëpunimit; fuqizimin e shoqërisë civile në procesin demokratik në përgjithësi dhe në procesin e integrimit europian në veçanti” Ne jemi të shqetësuar dhe kërkojmë solidarizimin dhe ndihmën tuaj sepse nuk duam që të përsëritet “coppy paste” i njëjti qëndrim me të drejtën tonë për pronat e trashëguara. Shkelja e organizuar dhe konstante e të drejtave tona për pronën e trashëguar është problemi më shqetësues për popullin shqiptar prej nga buron korupsioni pushtetar. Të tre problemet që ka raportuar zoti Fleckenstein, qëndrojnë por ato nuk mund të zgjidhen pa filluar me pronën, duke vendosur si parakusht dhe pikë të vaçantë problemin e pronës. Zgjidhja e drejtë bëhet nëse nba BE kërkohet zgjidhja e pronës si detyrim të shtetit. Shteti disponon në arkivën e Shttiet dhe në zyrat e kadastrave të gjitha dokumentat e shtetëzimeve që ka bërë sistemi komunist. Këto prona në zonat turistike duhet të kthehen fizikisht ndërsa kompensimi duhet të jetë vetëm për pronat që deri në vititn 1991 janë tjetërsuar për ndërtime banimi dhe për pronat që vazhdojnë të përdoren për vevoja publike. Klasa politike shqiptare, pavarësisht nga deklaratat zyrtare ka interesa financiare që pronat e përfituara padrejtësisht në zonat turistike të mos ti kthehen pronarëve dhe abuzon me termat kompensim dhe legalizim. Kjo është politika e platformës së Katovicës, që mund të marri fund nëse znj. Merkel do të mbajë qëndrimin e duhur në strukturat e BE.
Ne kemi besim në integritetin e znj. Merkel që ashtu siç drejtoi zhvillimet demoratike në Gjermani, të ndikojë dhe në Shqipëri që në zbatim të parimit moral secili në pronën e tij dhe në zbatim të nenit 181 të Kushtetutës, të çrrënjoset komunizmi, të reduktohet korrupsioni vertikal dhe të mbyllet kalvari prej 59 vjetësh 1945-2014 për pronarët e ligjshëm, drejtuesit e politikës largohen prej politikës kleptokratike të rekomanduar prej Ramiz Alisë sipas platformës së Katovicës, prona dhe toka shqiptare i kthehet të zotit. Kështu, Shqipëria futet në rrugën e harmonisë sociale dhe të demokracisë sipas modelit euroatlantik. Kështu fillon të materializohet bekimi i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut që vizitoi Shqipërinë.
Me zgjidhjen e drejtë të problemit të pronës, populli shqiptar do të shpëtojë nga sistemi klanor kleptokratik që në Shqipëri ka zëvendësuar sistemin komunist. Kjo është ndihma më efektive që znj. Merkel dhe BE i janin popullit shqiptar, duke evituar që jetë të tjera njerëzore të shuhen për shkak të konflikteve me pronën, duke mbyllur vjedhjet postkomuniste që vazhdojnë të bëhet duke abuzuar në emër të ligjit me financimet e B.Botërore, FMN, OSBE dhe donacionet e huaja.
Ju shprehim respekt dhe besim në impenjimin tuaj dhe jemi të gatshëm për çdo sqarim
PËR KRYESINË E SHOQATËS “KRAHINA JONË“
DUKAT, TRAGJAS, RADHIMË
KRYETARI
AV. AXHEM YMERI
Person kontakti
Sekretar i Shoqatës.
Prof. Dr. Beqir Kuteli
Rruga Ali Baushi, lagja 10, pall 5, shk 2, ap16
Tel 0695217167.
Email: bkuteli@live.com
Shoqata, Kishës: Pranojeni “Nolin” dhe e bëjmë më të madh
Përplasje mes kishës së Durrësit dhe shoqatës që mban bustin e Nolit. Kreu i kishës, At Spiro Kostoli, akuzon shoqatën se ka vepruar pa lejën e kishës për nderimin e figurës së Noli/
Vetëm një ditë pas vendosjes së bustit të ish- Kryepeshkopit Fan Noli, në kishën e Shën Mërisë së Elbasanit, ka ardhur edhe reagimi nga Kisha Ortodokse e Durrësit. Për bustin e Nolit, të realizuar nga skulptori Idriz Balani, ka pasur një sërë mosmarrëveshjes mes Kishës Ortodokse Shqiptare dhe shoqatës përgjegjëse, konflikt i cili duket se do të mbetet i hapur. Vetëm dy ditë më parë kur busti i Nolit u përurua në Elbasan, në një atmosferë festive, me meshën e famullitarit At Nikolla Marku, në qytetin bregdetar, aty ku po bëheshin përpjekjet e fundit për të vendosur një tjetër bust të ish-Kryepeshkopit, është ngjitur vetëm një pllakatë. Kjo e fundit i referohet pikërisht meshës së parë shqipe, të mbajtur nga Noli në kishën e “Shën Spiridonit”, dhe sipas Elida Jorgonit, edhe rivendosjes, 40 vjet pas shkatërrimit nga regjimi komunist. At Spiro Kostoli, i Kishës së Durrësit në deklaratë për mediet ka kërkuar që busti i Fan Nolit të vendoset në Durrës dhe shoqata t’i drejtohet zyrtarisht bashkisë së qytetit për ta përmbushur këtë. “Deklarojmë se kemi qenë dhe jemi dakord që busti i Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës. Theksojmë se ishte organizata ”Foleja kombëtare shqiptare” që i ndërpreu bisedimet me Kishën ”Apostull Pavli & Shën Asti” të Durrësit, për arsyet që ata i dinë dhe për asnjë moment për shkakun tonë. Sigurisht, këto çështje nuk zgjidhen as me pamflete dhe as me ultimatume, por duke dialoguar me të gjitha palët. Mënyra se si u veprua ditën e djeshme, nuk e nderon veprën e tij të jashtëzakonshme për Kishën dhe vendin, por e ul dhe fyen atë. Ne dëshirojmë që busti i Imzot Theofan Nolit të jetë në Durrës, sepse aty i takon të jetë. Për të realizuar këtë ne do të kërkojmë edhe bashkëpunimin e autoriteteve vendore të qytetit”, – thotë At Spiro Kostoli. Sipas Kishës së Durrësit, shoqata ka tentuar të vendosë një pllakat përkujtimor dhe bustin e Fan Nolit në ambientet e Kishës së Durrësit, pa i drejtuar kishës dhe as bashkisë, kërkesën zyrtare dhe qëllimin e saj. Refuzimin e kishës, shoqata e konsideroi si akt antikombëtar, ndërsa Kisha Autoqefale e konsideroi si një sipërmarrje individuale, personale, që duke fyer figurën e Fan Nolit për mënyrën si u trajtua, kishte qëllim për të goditur vetëm Kryepeshkopin Anastas Janullatos për kombësinë e tij.
• Reagimi i shoqatës
• Shoqata denoncon hipokrizinë e reagimit të djeshëm të Kishës Ortodokse në Durrës, e cila thotë se është “dakord që busti i Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës. “Nëse priftërinjtë e KOASH mendojnë se janë kryebashkiakë ky është problemi i tyre. Kërkesa e dorëzuar që më datë 18 qershor kërkon që busti të vendoset në Kishën Ortodokse të Durrësit, ku Hirësi Theofan Noli ishte mitropolit dhe jo “diku në Durrës”. “Foleja Kombëtare” nuk ka bërë as pamflete e as ultimatume. Kërkesa është dorëzuar që më datë 18 qershor. Nëse ata duan të japin përgjigje pozitive që busti të vendoset në oborr të Kishës, ne marrim përsipër që të financojmë dhe ndërtojmë një bust edhe më të madh për Mitropolit Theofanin. Kisha Ortodokse në Durrës me hipokrizi nuk mund të manipulojë opinionin publik. Le të na thotë që e pranon bustin e Mitropolitit dhe ne do ta financojmë, do ta ndërtojmë dhe do ta çojmë sa më shpejt në Kishën e Durrësit”.
• Mesha e parë e Nolit
• Historia ka faktuar se 100 vjet më parë, pikërisht në datën 10 mars 1914 Fan Noli ka zbritur në qytetin e Durrësit për të mbajtur meshën e parë në gjuhën shqipe. Në kishën e “Shën Spiridonit”, Noli është ndjekur nga dhjetëra besimtarë ortodoksë. Kisha e Shën Spiridonit në vitet e regjimit komunist humbi një pjesë të gjurmëve të saj origjinale. Kështu, dera e saj u mor dhe u dërgua tjetërkund, por ishte poeti dhe përkthyesi Perikli Jorgoni, së bashku me bashkëshorten, Elidën që e gjetën dhe e mbajtën për një kohë të gjatë, në pamundësi financiare për ta rivendosur. Dera origjinale e kishës është vendosur, jo shumë kohë më parë dhe Z. Jorgoni nuk mundi t’ia arrinte kësaj dite. Edhe pse humbi jetën në dhjetor 2012 Jorgoni, nip i patriotit Hilë Mosi la amanet që një shumë prej 600 mijë lekësh e mbledhur me të shoqen e tij të përdorej për të bërë një bust për Fan Nolin. Realizimin e mori përsipër skulptori i njohur Idriz Balani.
• Busti i Nolit, Kisha Ortodokse sulmon At Nikolla Markun
• Duket se At Nikolla Marku është bërë sebepi i konfliktit në kishën Ortodokse Shqiptare me ceremoninë e vendosjes së shtatores së Fan Nolit në qytetin e Elbasanit. Zëdhënësi i Kishës Ortodokse shqiptare, Thoma Dhima, ka postuar një sërë deklaratash gjatë ditës së djeshme, në të cilat ka sulmuar drejtpërdrejt famullitarin e kishës së “Shën Mërisë”. Dhima shkruan se Marku nuk ka lidhje me asnjë episkop, pasi përmend më së pari rregullat kanonike të një famullitari që predikon a drejton një kishë. “Asnjë Kishë Ortodokse nuk mund të ekzistojë pa pasur episkop (as edhe ndonjë kishë tjetër e krishterë). Asnjë prift ortodoks nuk është autonom ose autoqefal. Ai është i varur nga ana kanonike nga një episkop që është gjallë dhe kur meshon ose kryen çdo lloj akti priftëror, është i detyruar dhe duhet të përmendë emrin e këtij episkopi. Ky episkop duhet të përmendë në çdo meshë emrin e Kryepiskopit të Kishës Autoqefale (dhe Kryepiskopi emrat e të gjithë Primatëve Ortodoksë). Në rastin konkret, N. Marku nuk ka lidhje me asnjë episkop, sepse, është më se e qartë, që nuk e njeh asnjë i tillë. Një arsye më shumë kjo, për pavlefshmërinë absolute te akteve të tij. Pra, çdo pagëzim, përshpirtje, martesë a Meshë e bërë nga At Nikolla Marku nuk ka asnjë vlerë për besimtaret ortodoksë. Por, sigurisht, ka vlerë për besimtaret e feve të tjera që e mbështesin dhe financojnë” – shkruan Dhima. Më tej ai i referohet një shkrimi të Markut të botuar në një nga të përditshmet shqiptare në vitin 2012, në të cilin zbulon një vendim gjykate, ku sipas tij flitet për mashtrim. “N. Marku ndërmerr të vërtetojë “në mënyrë të ligjshme me një vendim gjykate të korrikut 1996, me nr. 2634, ekzistencën e grupimit të tij si subjekt juridik”. Por kur shikohet ky vendim, menjëherë bie në sy mashtrimi i madh. Vendimi gjyqësor me të cilin përpiqet të mbrohet (të cilin ia bashkëngjisim këtij artikulli), e njeh si shoqatë që ka të drejtën e ushtrimit të aktivitetit privat në lëmin e tregtisë të shitjes me shumicë dhe pakicë, me bazë ligjin 7512, 11. 8. 1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të dekretuar nga presidenti Ramiz Alia. Nuk bëhet fjalë për njohjen e një Kishe, por thjesht të një shoqate me emrin “Komiteti për mbrojtjen e Kishës ortodokse kombëtare shqiptare”, siç ka me qindra, së cilës i jepet e drejta të shesë dhe të blejë, siç bëjnë subjektet private të këtij lloji. Mashtrimi është i qartë. Asnjë gjykatë nuk e njohu këtë shoqatë ose këshill si Kishë dhe për më shumë si Kishë ortodokse. Dhe sigurisht, që një gjë e tillë nuk ndodhi as kur, pa ndonjë vendim tjetër gjyqësor, e ndryshoi vetë emrin e shoqatës dhe e vetëquajti “Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare” – citon Dhima.(Shkroi:Neritan Gjergo)
SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE”ALEKSANDËR MOISIU”NË AUSTRI-TË NJËZËSHËM NË PUNËN E TYRE
Shkruan:Shaban Cakolli/ Në Austri sot ka shqiptarë thuajse në çdo qytet austriak,madje edhe në disa qytete të vogla ku më parë nuk mund të bëhej fjalë për këtë,raste të rralla para viteve të 90-ta,do të jenë vendosur këtu individ të shtyrë nga motivet ekonomike.Presioni i pushtuesit sërb mbi shqiptarët me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në Kosovë,në dobi të elementit sërb,mbyllja e të gjitha institucioneve kulturore e shkencore,pozita e vështirë ekonomike e sociale,mobilizimi i dhunshëm në ushtrinë sërbe,bënë që në shumë shtete të Evropës Përendimore të vendosen shumë shqiptarë të përndjekur nga regjimi pushtues sërb.Edhe Austria është vendi ku nga vitet 90-ta janë vendosur shumë shqiptarë.E rëndësishme ishte dhe mbetet,se shqiptarët e strehuar në Austri nuk ndejën duarkryq,ata kishin aftësitë e nevojshme,bindjet e drejta,vullnetin dhe guximin për të shtruar çështjen shqiptare para popullit mik austriak,madje duke ngritur lart vetitë e mira të karakterit të tyre,kulturës e traditës kombëtare shqiptare.Padyshim çdo shqiptarë i strehuar atje ka bartur me vete një copë malli për atdheun e vet në të cilin kanë nisur rininë e tyre.Ky mall venitej gjithnjë e më shumë, andaj mërgimtarët tonë në Austri nuk e patën të lehtë të kalonin këtë piramidë dhimbjesh,për ta u desht një punë e mundimshme,vetdijësim i gjeneratave të mërguara,vendosje e njerëzve të aftë e veprimtarë në krye të kësaj piramide,punë e rreshtur për organizim,internacionalizim të çështjes kombëtare para popullit austriak,organizimin e hapjeve të shkollave shqipe atje,mbrojtëjen e gjuhës,kulturës dhe traditës kombëtare,ndihmën e atdheut,etj…Shqiptarët këtu e kuptuan me kohë se kishin vetëm dy rrugë;njëra ishte të punosh shumë punë krahu,i pa përfillur nga askush,pa liri e dinjitet,llustragji i rrugëve të huaja,kurse rruga tjetër ishte e mundimshme por e drejtë,e kjo ishte aktivizimi i çdo shqiptari këtu për çështjen e vet kombëtare,një organizim i fuqishëm me veprimtarë e intelegjent në krye të organizimit,pra këtë e zgjodhën shqiptarët e mërguar në Austri.Shqiptarët në Austri dolën të pregaditur mirë,të organizuar nëpër dhjetëra klube e shoqata,duke mos kursyar mund as lek,sepse vetëm kështu mund të realizonin qëllimin final.Rreth këtyre Qendrave Kulturore Shqiptare „A MOISIU“ në Austri edhe sot e kësaj dite me zell punojnë veprimtarë të dalluar, të cilët premtojnë se këto vatra kulturore te mërgimtarëve, e themeluar ndër të parat me përcaktim kombëtarë në diasporën shqiptare në Austri, do të vargoj suksese të mëtejshme në të gjitha sferat e veprimit. Vazhdimësia e traditës shumëvjeçare të punës ka rëndësi të veçantë edhe aktualisht, mbase numri i klubeve shqiptare jo vetëm në Austri po pakësohet,në vend të tyre po themelohen Qendra të ndryshme kulturore,Lidhje shkrimtaresh e artistesh,organizime të fuqishme,me njerëz intelegjent veprimtarë e atdhetarë të shquar të kombit,të cilët pa hezitim i ndjek pas mërgata jonë.Në Austri lindin nisma, dije, aksione e aktivitete nga më të ndryshmet dhe të rëndësishme kombëtare. Ndaj, me të drejtë thuhet se aktivitetet këtu nuk kan të ndalur.Në Vjene dy vite më parë është themeluar shoqata kulturore „Aleksander Moisiu“. Anëtaret e shoqatës vijnë nga treva të ndryshme shqiptare si: Kosova, Shqiperia e Maqedonia. Kryetar i saj u zgjodh Besim Xhelili.Qëllimi i formimit të kësaj shoqate, sipas anëtarëve të kryesisë, është promovimi i kulturës shqiptare në Austri si dhe bashkimi i krijuesve të rinjë shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin Vienez.E kujtoj kur kjo Shoqatë me veprimtarë të zgjedhur shprehu dëshira për të bashkëpunuar me mërgimtarët shqiptarë kudo në Evropë dhe më gjërë,ku bashkëpunimin e parë e nisi me ne Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë nëGjermani (LSHAKSH).Ishte një moment gëzimi e kënaqësie kur u takuam dhe u njohëm me ta,mbase ajo çka zgjoi interesimin tonë ishte se kjo shoqatë e sapo krijuar kishte realizuar një mori aksione e aktivitete me rëndësi kombëtare.Takuam burra të mençur e veprimtarë të cilët për punën e tyre i njihnim si emra, por nuk i kishim njohur për së afërmi si:Hazir Mehmetin një mësues i shkollës shqipe në Austri,gazetar i cili na njihte në faqet e shtypit rregullisht rreth aktiviteteve të mërgimtarëve tanë në austri,Anton Markun,një njeri i ngrohët,intelektual e veprimtarë,poet,Besim Xhelilin,Dan Kosumin, Ragip Dragushen,e shumë të tjerë.Edhe sot pas dy vjetësh njohëje me ta,ndajë mendimin se në asnjë qytet tjetër atje nuk mund të gjejmë shqiptarë më të organizuar,më të bashkuar ,më të njëzëshëm në punën e tyre se kjo Lidhje Shkrimtaresh”Aleksandër Moisiu”.Aleksander Moisiu,aktori i madh shqiptarë i cili ngriti lartë vetitë më të mira të karakterit,traditës e kulturës shqiptare para botës,sikur dëshmohet me sukseset dhe organizimet e këtyre veprimtarëve atje,të cilët lidhjen e tyre e pagëzuan”A.Moisiu”.Një veprimtari e tyre mjaft e frytshme e me ndikim,ka kontribuar që shqiptarët të kenë imazh të mirë tek autoritetet austriake.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” (LSHKSHA) , po arrin suksese të vazhdueshme në afirmimin e krijimtarisë artistike e letrare. Fryti kulmor ishte antologjia “Illiricum” e cila u promovua me sukses me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, duke krijuar një interesim tek vendorët dhe shoqatat kulturore të kombeve tjera. Kjo solli aktivitet e shumta në kontaktet dhe leximet letrare në disa qytete në Austri dhe jashtë saj. Njëra nga sukseset e fundit ishte kontakti me Shoqatën e Shkrimtarëve P.E.N-Club me seli në Vjenë.Në fakt, kjo shoqatë e mirënjohur në Austri dhe jashtë saj në ruajtjen, mbështetjen dhe afirmimin e krijuesve nga popujt e mundësoj promovimin e “Illiricum”-it i përkthyer në gjuhën gjermane. Ishte hera e parë që krijuesit shqiptarë po mbanin promovim dhe lexim në lokalet e P.E.N-Club-it. Kryetari i saj, shkrimtari i njohur në botë z. Helmuth A. Niederle e hapi mbrëmjen. “Është kënaqësi që po hapim sonte një mbrëmje promovimi të krijuesve shqiptar këtu në Austri. Ne do jemi të gatshëm në përkrahjen e aktiviteteve dhe pjesëmarrjen në shfaqjet në vazhdimësi”.
Illyricum – gjermanisht -shqip.Padyshim gjuha dhe kultura kombëtare,janë ura që lidhin shqiptarët me kultura të popujve tjerë,andaj botimi të cilin bëjnë shqiptarët atje në gjuhën gjermane është shumë i rëndësishëm për kulturën tonë.
Kryetari i Lidhjes… “Aleksander Moisiu” në Austri z.Besim Xhelili ,në një takim me LSHAKSH;falemnderoi për pritjen dhe përkrahjen në aktivitetet e përbashkëta. Ai foli edhe mbi historikun e Lidhjes “Aleksandër Moisiu”. “Lidhja e jonë ka një histori të shkurtër, më pak se dy vjet, por kemi bërë hapa të mirë në bashkimin e krijuesve nga shumë lëmë krijimi dhe nga disa qytete të Austrisë. Para pak muajsh ishim 18 anëtarë të rregullt tani në “Illiricumi” në gjermanisht jemi 26 anëtarë. Shpresojmë se Lidhjes sonë do i bashkëngjitën edhe krijuesit tjerë nga gjithë Austria.
Ne jemi të hapur edhe për krijuesit shqiptarë, e të tjerë, nga shtetet tjera.” Rreth botimit në gjermanisht foli z.Anton Marku, duke i falënderuar të gjithë krijuesit dhe donatoret, në veçanti përkthyesin. Z. Kurt Gostenschnigg, përkthyes, në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që ndihmon në ofrimin e lexuesve austriak një antologjie të krijuesve shqiptarë në Austri. Ne jemi të hapur edhe për krijuesit shqiptarë, e të tjerë, nga shtetet tjera.”kështu pat thënë kryetari i LSHKSHA,z.Besim
Xhelili një vit më parë në mesin e LSHAKSH në Gjermani,e cila tani gjashtë muaj më parë është bërë realitet.Më 23-24 nëntor 2013,në Koblenz të Gjermanisë me nismën e LSHAKSH e cila bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë të mërguar kudo në botë,organizoi kuvendin themelues të krijuesve shqiptarë në mërgatë,ku si rezultat i këtij kuvendi doli LKSHM.Ne mërgimtarët kudo që jemi të strehuar këtë themelim të LKSHM e kemi pritur me shumë gëzim,sepse koha na kërkon më të bashkuar, më të dijshëm,më të fuqishëm,nga se intelektualët shqiptarë,krijuesit tanë sidomos në mërgatë duhet të jenë vetëm në shërbim të kombit,intelegjenca jonë thërret gjallëri e shpërthim ,jo vetëm të krijuesve që tani kanë bërë emër,por nevojë urgjente është në gjirin tonë të i bashkoj të rinjët e mërguar,të i aftësojmë ata,të i afirmojmë, pregadisim dhe shpëtojmë nga asimilimi.Të presish kohë më të mira se tani për të bashkuar zërin dhe dijen,mund të vonohemi.Duhet të bashkohemi sado më shumë që është e mundshme të përfaqesohemi para botës ku jemi strehuar si shqiptarë të dijshëm,të përfaqësojmë çështjen tonë,kulturën tonë,duke punuar me përkushtim të madh me rininë tonë,e cila është e ardhmja jonë.Rinia jonë e mërguar është si pema me rrënjë të dobëta,për të cilën po nuk u përkujdesëm ashtu si duhet,nuk do jep fruta.Mos vetdijësimi i rinisë,sjell deri te asimilimi,i cili vite më vonë do të bëjë të vetën,kohën kur asimilimi do të mbisundonte kjo nuk do të jetë vetëm klithmë e rinisë sonë,do të jetë klithma e vet kombit,urojmë që rininë tonë të e mbajmë sa më larg asimilimit.