• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një shkollë e re Shqipe në Ridgewood, New York

January 29, 2017 by dgreca

1 shkolla ridgewoodNga Keze Kozeta Zylo/Viti 2017-të shënoi një sukses tjetër për “Alba Life” duke hapur një shkollë të re shqipe në një lagje të Nju Jorkut në Ridgewood, Queens.Telefonatat e shumta, dashuria e gjyshërve dhe e prindërve per t’ju mësuar fëmijëve të tyre gjuhën shqipe si dhe përkushtimi serioz i Shkollës Shqipe “Alba Life” bëri që pas një pune të lodhshme, por të vlefshme të kurorëzohej me sukses hapja e shkollës shqipe në Queens.

2 shkolla RidgewoodPrindër, nxënës, gjyshër vinin grupe-grupe pranë shkollës shqipe.  Tek dera e hyrjes i mirëprisnin me plot dashuri z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life së bashku me familjen, si dhe stafi i saj si mësuese Blerta Gjevori që i janë bashkuar programit dhe z.Eduard Dilo pinjoll i familjes së shquar Ilia Dilo Sheperit, Nderi i Kombit.

3 RidgewoodEmocionet e nënave dhe baballarëve ishin të papërshkrueshme kur sillnin pranë klasës fëmijët prej dore.  Shumë prej tyre gjatë bisedave dhe kontakteve të ndryshme na thanë se ne e kemi pasur ëndërr hapjen e një shkolle shqipe, sepse është e dhimbshme kur shikon fëmijët, nipërit dhe mbesat që nuk komunikojnë shqip. Shkolla publike amerikane gumezhinte shqip dhe në sytë e gjallë dhe shprehës të fëmijëve shikoja dhe ndjeja gëzimin e tyre te madh duke u takuar me shok e shoqe të reja, me vëllezërit dhe motrat shqiptare.  Ndonëse mund të kishte dhe prej tyre që rrinin të heshtur, pak të ndrojtur, ndonjeri mund të qante, ose dhe të vraponte, por e mësuar dhe duke pasur një përvojë të gjatë e di mirë që vetë këta nxënës do t’u luten prindërve për të ardhur sa më parë dita e mësimit shqip.  Midis 35 nxënësve në klasë më e vogla pa mbushur tre vjeç akoma ishte Aurora.  Duke parë dëshirën e gjyshërve të saj Maria dhe Zef Dusi aq patriotë dhe të etur për të mësuar shqip e pranuam pa kurrfarë hezitimi, sepse vetë Maria tregoi qe kur erdhëm në shekullin e kaluar nuk kishte shkolla shqipe kështuqë nuk mund të durojmë dot deri sa ta sjellim Aurorën që të mësojë të flas dhe të shkruajë shqip.Interesante ishte se u rikthyen pranë shkollës dhe tri familje qe i kishim pasur prindër në Brooklyn dhe Manhattan si Eduard Kulla me tri vajzat, Drita Zani me dy fëmijët e saj nga Manhattani dhe në Staten Island Ardita Miloti me tre fëmijë të cilëve iu bë më e përshtatshme per t’i sjellë fëmijët e tyre në Ridgewood, Queens.  Rikthimi flet qartë për respektin dhe dashurinë që kanë për Gjuhën Shqipe dhe stafin e shkollës.

34 Kezja

Ceremonia e hapjes së shkollës/

5 kezja

Ceremonia e hapjes së shkollës ka filluar me këndimin e dy hymneve amerikane dhe shqiptare si dhe me hymnin e shkollës shqipe, Gjuha Jonë.Në emër te gjithë stafit përshëndeti z.Qemal Zylo I cili iu uroi gjithë prindërve, nxënësve, gjyshërve dhe mësueseve punë të mbarë.  Zoti Zylo bëri një prezantim plot kulturë dhe me profesionalizëm të Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila kooperon në disa lagje të Nju Jorkut si dhe aktivitetet e saj kulturore dhe artistike në ditët e rëndësishme kombëtare si në Ditën e Flamurit, festat e fundvitit, Dita e shenjtë e Mësuesit, 7 Mars, mbyllja e vitit dhe Festivali i shkollave shqipe. Më vonë falënderoi dhe prezantoi mësueset si Blerta Gjevori e cila ka një pëvojë të gjatë në dhënien e mësimit shqip ne Shqipëri pasi ka mbaruar për mësuesi dhe ndërkohë iu bashkua me entuziazëm dhe dashuri programit të Alba Life.  Në takimin e parë të punës që patëm ajo foli me emocion të madh dhe tha se mezi po e priste ditën e hapjes së shkollës shqipe.  Ka qenë ëndrra ime ta realizoja dhe këtu në Amerikë dhe për këtë ju falëderoj që ma realizuat.  Duke qenë 10 vjet në këtë detyrë të rëndësishme e di mire sec do të thotë ta realizosh ëndrrën si mësuese, ku shumë prej tyre e kanë pritur me të njejtin emocion si Blerta e cila më kujtoi gjithashtu dhe ish mësues shkolles sonë.  Ato përmendin se nuk e harrojnë kurrë momentin e parë.Me plot respekt prezantoi gjithashtu dhe mësuese Esmeralda Qosa një mësuese e licensuar si ne Shqipëri dhe në Amerikë.  Qosa është mësuese në një shkollë publike amerikane dhe i është bashkuar programit të “Alba Life”.Me mirënjohje foli dhe per Z.Eduard Dilo të cilin e prezantoi se rrënjët e familjes së tij fillojnë me arsimin dhe mësimin e gjuhës shqipe që nga gjyshi i tij, ndërkohë e kemi pranuar dhe si anëtar të stafit dhe bashkëpunimi me z.Dilo do të jetë dhe më i frytshëm në të ardhmen.

Zoti Zylo falënderoi gjithashtu Bordin e Edukimit të Nju Jorkut që vazhdimisht na kanë mbështetur si dhe për lejen që i dha për të shfrytëzuar mjediset në shkollën publike amerikane dhe një falënderim i veçantë i shkoi drejtoreshës së shkollës publike Ps: 68, shkollë në të cilën zhvillohet mësimi i Gjuhës Shqipe.Nxënësve iu dhanë abetaret dhe mjetet e tjera plotësuese të mësimit, ku më duhet të shtoj se sjellja e abetareve nga Shqipëria është një punë e stërmundimshme, jo për faktin e lodhjes, por për faktin e transportimit të tyre, vonesave, mungesat, komunikimi, njerëzit që duhet t’i sjellin, ndonëse z.Zylo e ka ngritur disa heëë këtë problem para kryeministrit Rama, mediave në Shqipëri dhe këtu në Diasporë, ministrisë së arsimit, ambasadave dhe përsëri vazhdon e njejta procedurë stropacitëse për ne.  Te shumtën e herës i marrim me postë.  Megjithë këto vështirësi Alba Life nuk është ndalur asnjëherë, por Stafi i Shkollës Shqipe “Alba Life” frymëzohet nga të gjithë Rilindasit që dhanë jetën dhe u martirizuan për Gjuhën Shqipe, Gjuhën tonë hyjnore. Vazhdimi në rrugën e ndritur të tyre na bën që të jemi të pandalur në mësimin e Gjuhës Shqipe, për fëmijët në Diasporë, të cilët kanë nevojë me shumë se kurrë, pasi mijëra fëmijë nëpër botë po e humbasin Gjuhën Shqipe. Kushdo atdhetar që ka hapur shkolla shqipe nëpër botë duket se ecin ne gjurmët e rilindasve çka të kujton kryerilindasin Naim Frasherin i cili ka shkruajtur:

“Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të rroj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj”.Mësueset Gjevori dhe Qosa filluan mësimin me plot dashuri dhe emocion në ditën e pare të hapjes së shkollës.  Nxënësit dëgjonin me vëmendje të posaçme mësueset e tyre të dashura çka të sjellë ndërmend fjalën e urtë të popullit se fillimi i mbarë është gjysma e punës.Ceremonia e hapjes së shkollës shqipe në Ridgewood, Queens u filmua nga TV “Albanian American Vizion” me producent z.Qazim Doda dhe nga TV “Alba Life” me kameraman z.Kreshnik Dorzi.

27 Janar, 2016

Ridgewood, Queens, New York

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: në Ridgewood, New York, Një shkollë e re, shqipe

Kosovë-Çmime për Dramë Origjinale Shqipe

April 21, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 21 Prill 2016/ Në një ceremoni të organizuar sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Qeverisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u dhanë çmimet për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.Ministri Kujtim përgëzoi fituesit e këtyre çmimeve dhe jurinë profesionale për punën e bërë. Ai më tej u shpreh se me këto çmime kanë për qëllim të nxisin dhe të motivojnë krijimtarinë artistike shqiptar.Në bazë të vlerësimit të jurisë, në përbërje të Besim Rexhaj, kryetari, Agim Selmi, Bislim Muçaj, Agon Miftari, Zethane Bahtiri, çmimi i parë iu dha autorit Bashkim Hoxha për dramën “Askushi”. Çmimi i dytë autorit Ardian-Christian Kyçyku për dramën “Një botë më tutje”. Ndërsa, çmimi i tretë ia dha autorit Pashtrik Brahaj për dramën “Shtrati me gozhda”.Çmimet kanë vlerë financiare, i pari fiton 3600 euro, i dyti 2400 euro, ndërsa i tretë ka vlerën e 1200 eurove./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Dramë Origjinale, Kosovë-Çmime për, shqipe

Diaspora-Kërkohet rritje e pjesëmarrjes në shkollën shqipe

December 5, 2015 by dgreca

-Grupe punuese për zbatimin e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për mësimin plotësues/

PRISHTINË, 5 Dhjetor 2015/ Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të vizitës së tij në Federatën Zvicërane, mbajti sot takim me prindërit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër “Naim Frashëri” (LAPSH).

Gjatë takimit u diskutuan shumë çështje që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, me këtë rast në Zvicër, ndërsa në veçanti u diskutua për shkaqet e numrit jo shumë të kënaqshëm të nxënësve të cilët vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër. Me këtë rast, ministri Murati përpos që njoftoi bashkatdhetarët për themelimin e grupeve punuese për zbatimin e marrëveshjes ndërshtetërore me Shqipërinë për mësimin plotësues, duke theksuar se ky proces është duke u zhvilluar me dinamikën e paraparë, kërkoi nga bashkatdhetarët që masivisht t’i përgjigjen ftesës së institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për dërgimin e fëmijëve në shkollat e gjuhës shqipe. “Mësimi i gjuhës shqipe nuk i pengon fëmijët që të mësojnë gjuhët e vendit pritës. Përkundrazi, mësimi i gjuhës amtare vetëm sa ndihmon në masë të madhe mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe fuqizon integrimin tuaj në shoqëirinë ku jeni duke jetuar. Kjo është mesazhi që kam marrë edhe nga autoritetet federale zvicerane”, porositi ministri Murati.Mësimdhënësit dhe prindërit e pranishëm në takim konfirmuan se numri i nxënësve ka shënuar një ulje, mirëpo u shprehën optimistë që përpjekjet dhe përkrahja e dy qeverive do të rezultojnë në ngritjen si të nivelit ashtu edhe të numrit të nxënësve që vijojnë shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Diaspora-Kërkohet rritje e pjesëmarrjes, në shkollën, shqipe

Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan – 2014

September 1, 2014 by dgreca

Ditët e Letërsisë Shqipe, të cilat kanë vitin e 13-të që realizohen në Michigan, me pjesëmarrjen e krijuesve nga gjitha Shtetet e Amerikës, këtë vit do të bëhën me datat 31 Tetor dhe 1 e 2 Nëndor 2014
Komisioni për realizimin e këtij aktiviteti do të jetë:
Gezim Basha, – kryetar, Iliriana Sulkuqi, Gjovalin Lumaj, Elinda Marku, Lulash Palushaj
Si çdo vit, ky aktivitet do të ketë një Juri të përbërë:
Nexhip Ejupi,- Kryetar, Zef Paloka, Ana Toma, Pierre – Pandeli Simsia dhe Gazmend Kishta
Ky aktivitet do të ndahet në tri faza:
E premte 31 Tetor 2014
Pritja, sistemimi i krijuesve dhe darka e mirëseardhjes
E shtune 01 Nendor 2014
Mëngjesi në orën 9:30
Diskutime dhe Promovime nga ora 10 e 30 deri në orën 14:00
Nga ora 14 deri 15 dreka
Mbrëmja kryesore e këtij aktiviteti nga ora 8:00 pm – 01:00 am
Moderator të këti takimi Arben Dervishi dhe Alba Xifaj
Skenari i mbrëmjes do të realizohet nga Gjovalin Lumaj
E dielë 02 Nendor 2014
Panair libri, ekspozita pikturas, fotografishë dhe punimesh të ndryshme artistike nga ora 9:00 am deri në orën 6:00 pm.
Ky aktivitet është në varësi te kërkesave për ekspozime.
Vendi se ku do të zhvillohen aktivitetet do percaktohet deri me daten 15 Shtator 2014
Materialet e konkursit do te dorezohen deri me daten 25 Tetor 2014 në adresen:
revistakuvendi@hotmail.com
Këshilli Botues i Revistes “ Kuvendi”
Sterling HTS, MI
30 Gusht 2014

Filed Under: Kulture Tagged With: Ditet e Letersise, ne Michigan-2014, shqipe

NE DITEN E CELJES SE SHKOLLES SHQIPE NE JACKSONVILLE

June 19, 2014 by dgreca

NGA HASAN HAKRAMA/Jacksonville-Florida/*
… Ne sot se bashku po hapim shkollen e pare ne Gjuhen Shqipe ne kete vend ku banojme dhe punojme. Po hapim kete shkolle ashtu sic bene te paret tane 100 e ca vjet me perpara.
Sot ne ndjehemi krenar pasi po perpiqemi qe femijet tane te mesojne gjuhen e bukur shqipe, gjuhen e Buzukut, Bogdanit, Mjedes, Naimit, Cajupit, Samiut, Fan Nolit e shume e shume patrioteve te tjere Shqiptare qe ju perkushtuan me zemer e me shpirt gjuhes sone, ruajtjes se shkrimit te saj.
Ne sot edhe pse shume vite me vone po bejme ate qe bene motrat Qirjazi, duke hapur shkollen e pare Shqipe 100 vjet me pare ne qytetin e Korces nen sundimin Otoman. Nese ato e hapen shkollen ne kushte shume te veshtira, ne bashke po e hapim kete shkolle shqipe ne kushte te tjera, midis miqve tane te shtrenjte amerikane, qe po na mbeshtesin me shume dashamiresi dhe per kete I falenderoj nga zemra.
Ne sot edhe pse shume vite me vone po bejme ate qe bene motrat Qirjazi, duke hapur shkollen e pare Shqipe 100 vjet me pare ne qytetin e Korces nen sundimin Otoman. Nese ato e hapen shkollen ne kushte shume te veshtira, ne bashke po e hapim kete shkolle shqipe ne kushte te tjera, midis miqve tane te shtrenjte amerikane, qe po na mbeshtesin me shume dashamiresi dhe per kete I falenderoj nga zemra.
Ne po hapim kete shkolle qe femijet tane te mesojne e te flasin gjuhen e nenes dhe te babes se tyre, te mesojne se si u shkrua kjo gjuhe, te mesojne historine e lavdishme te popullit tone, te mesojne edhe te ruajne traditat e shtrenjta shqiptare ne breza, te mesojne perpjekjet e patrioteve dhe te dijetareve shqiptare si Kristoforidhi, Xhuvani, Ceka, Fishta, Noli e Konica etj etj gjuhetare e dijetare. Krijuan edhe vendosen ne Kongresin e Manastirit ne Vitin 1908 Alfabetin (shkronjat) e kesaj gjuhe te bukur e melodioze. Te Kesaj gjuhe qe studiuesi Albanolog I diteve te sotme nga Izraeli Noam Chomsky (Naum Comski) qe duke perdorur gjuhe te vjetra Indo-Europiane shqipen e quajti “Thesar Ari”, pasi me fjalorin e gjuhes shqipe, zbertheu fjale edhe shprehje te nje gjuhe tjeter te panjohur qe nuk e kishte bere dot me pare duke perdorur gjuhen e vjeter Indiane.
Me kete rast pershendes Ambasadorin e Republikes se Kosoves Z. Bekim Sejdiu qe na dhuroi Abetaren e bukur shqipe, librin e shenjte qe na ndricon rrugen edhe na udheheq ne mesimin e gjuhes sone Kombetare.
Falenderoj Drejtuesit e Vatres dhe Bordin e saj dhe Vecanerisht, Kryetarin e Deges Vatra Z. Adriatik Spahiu, dhe Z. Bukurosh Curre, qe bene te gjitha keto perpjekje qe ne sot te hapim Shkollen tone Shqipe.
Falenderoj mesuesit e pare te kesoj shkolle, Znj. Lavdie Mato, Leta Coca, Emanuela Hysesani qe moren persiper keto detyra te medha, vullnetare dhe patriotike.
Falenderoj te gjithe juve Prinder qe na Mbeshtesni ne kete aksion te madh Atdhedashes, dhe jut e dashur nxenes te kesaj Shkolle te pare Shqipe ketu ne Jacksonville. Ta mesoni, ta gezoni, me dashuri e pasion, gjuhen e prinderve tuaj te dashur. Ta gezoni edhe ta ruani si syte e ballit kete gjuhe te mrekullueshme. Do te jete detyra juaj ta mbani gjalle, edhe tu’a mesoni femijeve tuaj, gjuhen e bukur shqipe.
Kjo qe ne po bejme sot eshte nje ngjarje e madhe per ne Shqiptaret e Amerikes.
Edhe nje here, te gezojme se bashku, Shendet e gezime ne Familjet tuaja.
Jacksonville, 18 Maj 2014
* pershendetje me rastin e hapjes se shkolles shqipe ne Jacksonville

Filed Under: Vatra Tagged With: Hasan, Jacksonville, ne hapjen e shkolles, pershendetje, shqipe, Zani Hakrama

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT