• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FOTORJA E MADHE- SHQIPERIA FITON 3:0 ME SERBINE, POR GJOBITET ME $100 MIJE

July 10, 2015 by dgreca

Vendimi i plotë: Shqipëria nuk refuzoi që të vazhdonte lojën/
Vendimi i kundert do te ishte absurd.Ate qe nuk e beri UEFA, e coji ne vend CAS. Drejtesia vonoi, por nuk mungoi.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka publikuar vendimin e saj në lidhje me ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor të vitit të shkuar.Bie në sy pikërisht një pikë, mbi të cilën është bazuar edhe UEFA kur vendosi të penalizojë Shqipërinë.
UEFA tha se Shqipëria refuzoi që të kthehej në fushën e lojës pas thirrjes së arbitrit të ndeshjes.
“Megjithatë, paneli i CAS gjeti se provat nuk tregojnë se Shqipëria refuzoi të luante pas një urdhri të lëshuar nga arbitri. Paneli nuk ishte në gjendje të konstatonte se arbitri ka lëshuar një urdhër të qartë, direkt dhe të pakushtëzuar ndaj lojtarëve për të rinisur ndeshjen në bazë të një vendimi të caktuar se siguria është e garantuar”, thuhet në vendim.
“Paneli konstatoi se ndalimi i ndeshjes dhe braktisja eventuale e saj u shkaktuan nga gabimet e sigurisë nga organizatorët dhe aktët e dhunës së ushtruar mbi lojtarët shqiptarë nga ana e tifozëve serbë dhe të paktën një nga rojet e sigurisë. Në këtë mënyrë, paneli vlerëson se është Federata e Futbollit e Serbisë përgjegjëse për mosvazhdimin e lojës dhe jo Federata e Futbollit e Shqipërisë. Për këtë arsye, CAS ka vendosur që ta japë rezultatin 3 me 0 për kombëtaren e Shqipërisë”, thekson vendimi.

GJENDJA NE GRUP
Klasifikimi, pas vendimit të CAS

Grupi I
Portugalia: 12 pikë
Danimarkë: 10
Shqipëria 10
Armenia: 1
Serbia: – 2
Duka: Fitoi drejtësia dhe futbolli/
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një konferencë për shtyp pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që i dha 3 pikët Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë, tha se është i emocionuar për shkak se fitoi drejtësia dhe futbolli.
“Jam shumë i emocionuar, edhe pse e prisja këtë vendim. Fitoi e drejta dhe futbolli. Nuk dua të gjykoj për klasifikimin dhe nuk dua të diskutoj nëse do të shkojë apo jo Shqipëria në Europian. Rëndësi ka që drejtësia u vu në vend. Rëndësi ka që nuk bëhet fajtore Shqipëria për atë ndeshje”, tha Duka.
Në lidhje me renditjen e Shqipërisë pas këtij vendimi, që e sheh veten në vend të dytë me 10 pikë (aq sa Danimarka), Duka tha se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë: “Duhet të bëjmë maksimumin në 4 ndeshje, pasi janë ndeshje që mund t’i fitojmë të gjitha ose mund t’i humbim të gjitha”.
Kur u pyet në lidhje me rinovimin e kontratës së trajnerit De Biasi, Duka u përgjigj: “Ka një kontratë deri në qershor, kemi kohë për të folur. Kemi shumë kohë pasi ne do të shkojmë në Francë dhe De Biasi do të jetë me ne atje”.
Gianni De Biasi: JAM I LUMTUR
Po ashtu ka reaguar edhe trajneri kuqezi, Gianni de Biasi. “Jam i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë.” Kështu është shprehur trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, fill pas vendimit tw CAS që i dha fitoren kombëtares shqiptare.
“Drejtësia u vu në vend, – tha tekniku italian, – dhe shpresojmë që ndeshjet që na kanë mbetur t’i luajmë me optimizëm të madh. Por duhet të luajmë ndeshjen me Danimarkën, me shpirtin e duhur dhe me këmbët në tokë. Nëse duam të shkojmë direkt në Francë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura. Kishim kohë që e prisnim këtë vendim, – vazhdoi De Biazi. – Nuk mund të them se do të festojmë sot, jam shumë i lumtur sigurisht, sepse kur drejtësia triumfon, të gjithë jemi të lumtur”.

$100 MIJE PER SHQIPERINE/

Shqipëria nuk ka dalë komplet e palagur nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.
CAS ka vendosur se Federata Shqiptare është përgjegjëse pasi ka hedhur një dron gjatë ndeshjes, që mbante një baner me simbolike nacionaliste dhe patriotike shqiptare.
“Për këtë arsye konfirmuam gjobën prej 100 mijë eurosh vendosur ndaj FSHF”, thuhet në vendim.
Aavokati që i dha Shqipërisë fitoren
Antonio Rigozzi sot në mëngjes i ka dhënë lajmin e gëzueshëm Armando Dukës për fitoren e 3 pikëshit të Shqipërisë kundër Serbisë.
Avokati i Shqipërisë, Antonio Rigozzi ka qenë i pari që ka dhënë lajmin për tre pikët e Shqipërisë. ‘Sot nuk do të punoj’, mësohet t’i ketë shkruar kreut të FSHF’së, Armando Dukës.
Rigozzi 45 vjeçar është arsimuar në Zvicër dhe Harvard dhe ai ishte më meritori për triumfin e Shqipërisë kësaj radhe. Videot, faktet dhe dokumentet kanë qenë provat që ka paraqitur para CAS’it.
“Prova, akte eksperimentimi dhe gjej rastin të falënderoj studion zvicerane, profesor Rigozzin, sepse ishte një mbrojtje e shkëlqyer”, tha Duka.
“Studio që na mbrojti ishte ajo zvicerane ‘Levy Kaufmann-Kohler’ që u përfaqësua nga profesor Rigozzi”.
Rigozzi ka qenë pjesëmarrës në më shumë se 60 çështje të arbitrazhit dhe është kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit për Atletikë në Zvicër. Ai po ashtu jep mësim edhe në Universitetin e Nojshtalit në Zvicër.

Filed Under: Sport Tagged With: 3:0 me Serbine, shqiperia, Vendimi i Arbitrazhit Sportiv

Shqipëria dhe Kosova drejt unifikimit të plotë të dy ekonomive

July 3, 2015 by dgreca

Kosovë-Shqipëri, qershori 2015 rritje fluksi 39% të hyrje daljeve të personave krahasuar me 2014/
Nga Behlul Jashari – PRISHTINË, 3 Korrik./-Shqipëria dhe Kosova shkojnë drejt unifikimit të plotë të dy ekonomive. Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti priti sot në Prizren në vizitë zyrtare një delegacion të Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, duke falënderuar homologun e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj periudhe, tha se të dyja palët sot kanë arritur në konkluzionin që është bërë një punë e madhe, është arritur objektivi dhe janë përmbushur të gjitha pikat e programit që të dyja palët kishin hartuar në mars të këtij viti.
“Për në mbledhjen e shtatorit ku do të bëjmë përsëri analizën, ne së bashku identifikuam një grup çështjesh tashmë më jo vetëm të karakterit procedural dhe të rregullimeve që duhet të bëjmë në të gjithë atmosferën harmonizuese dhe unifikuese të dokumentacioneve dhe të praktikave, por të hedhim hapa shumë herë më konkretë në përfitime të drejtpërdrejta dhe konkrete të tatimpaguesve kryesisht të biznesit, por edhe të individëve të të dy krahëve”, tha ministri shqiptar.
“Objektivi ynë final është që të mos ketë asnjë barrierë dhe asnjë kufizim në mënyrë që shqiptari i Kosovës apo i Shqipërisë ta ndjejë vetën në Kosovë apo Shqipëri njëllojë për nga aspekti fiskal. Kjo është detyrë e jona dhe këtë detyrë me bindje të plotë, me dëshirën më të madhe dhe me vullnetin e plotë do ta përmbushim në një kohë sa më të shkurtër. Në shtator do të takohemi dhe do të ju flasim për hapat e realizuara dhe për objektivat që kemi”, theksoi ministri shqiptar, Cani.
Gjatë kësaj vizite ministri Hoti së bashku me bashkëpunëtorët e tij sot në Prizren zhvilluan një në takim të përbashkët më ministrin e Financave të Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Cani dhe bashkëpunëtorët e tij për të diskutuar lidhur me marrëveshjet të arritura në mars të këtij viti ndërmjet të dy qeverive në Tiranë.
Ministri Hoti tha se, “sot kemi kaluar besoj prej fjalëve në vepra pas takimit të përbashkët të qeverive në mars, ku së bashku me Ministrin Cani kam pas kënaqësinë të nënshkruajmë një marrëveshje ndërmjet dy ministrive të financave dhe administratave tatimore dhe doganore”. “Tash e sa muaj grupi punues ka punuar për të quar përpara ato që jemi marrë vesh në takimin e përbashkët të dy qeverive. Besoj që kemi bërë progres të mirë, ka plot çështje të cilat kanë marr rrugë dhe kanë filluar të implemtohen. Normalisht ka edhe të tjera që duhet të punojmë bashkërisht”, u shpreh ai.
“Sot jemi ulur bashkë, kemi rishikuar progresin që kemi arritur të dy ministritë në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare, në eliminimin e barrierave, në luftimin e ekonomisë joformale dhe në shumë çështje të tjera. Jemi dakorduar për progresin që është arritur deri më tani dhe jemi të kënaqur me punën që është bërë në të dyja anën e kufirit. Në fakt jemi duke punuar që të eliminojmë komplet këtë kufi dhe u dakorduam për një plan të punës për 3 muajt e ardhshëm dhe besojmë që në fund të shtatorit do të takohemi prapë për të eleminuar të gjitha pengesat që janë në mes dy vendeve tona sa i përket bashkëpunimit ekonomik. Ne po lëvizim shpejt me hapa të mëdhenjë, konkretë dhe praktikë drejtë unifikimit të plotë të dy ekonomive si hap i parë drejtë i integrimit të plotë të dy vendeve në tregun e përbashkët të Bashkësisë Evropiane”, tha ministri Hoti, cituar në njoftimin e dërguar nga zyra e tij.

Filed Under: Rajon Tagged With: dy ekonomi, kosova, shqiperia

Ku është qëllimi i fundit ?

June 17, 2015 by dgreca

– Shqipëria është në listën e zezë të 10 vendeve që i kanë dhënë më shumë luftëtarë ISIS-it, në raport me popullsinë/E përditshmaj franceze “Le Monde”, shkruan bazuar në një raport të bërë publik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara/
Sa kemi nevojë që të jemi në listat e zeza botërore.?Dikush më pyeti se meçka të krenohemi ne si shqiptar,që jemi nëpër botë ? – Me ‘”xhihad “ iu gjegja..Po me ç ka tjetër ? përderisa nga zyrtarët tanë fetar dhe akademik , politik  e gazetaresk dalin këto:
“Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës. Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.Sipas tij, Sulltan Murati i nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava. “  atëherë me çka të krenohemi ?.
Historinë e përdhosim, gjeografinë e mohojmë , matematikën e shtrembërojmë; logjika kombëtare jashtë çdo logjike normale, dy shtetet shqiptare pa filozofi ardhmërije, kombi i shkpërderdhur si asnjë komb tjetër në botë , mohimi i vetvetës kombëtare si askush në botë. Jemi bër ndjellakeqët  më zi të vetvetës !

Ideologët e të gjitha ngjyrave  flasin , shkruajnë  , llomotisin , mbushin programe  televizive , faqe të gazetave  dhe  ne si qytetar të pafuqishëm  ngelim në mëdyshje “Me çka të krenohemi në botë ?
Lajmet dhe parashikimet janë alarmante , dhe vetvetiu lind pyetja : Ku është qëllimi i fundit?
E di kush përgjegjën , e di kush të na udhëzojë dhe të na jep një afat kohorë ? se ja duhet  të kemi durim , se së shpejti i vjen fundi kësa teposhtëzeje kombëtare.
Por çfarë zihet në mes të gjithë kësaj hallakatjeje,  të diplomatëve,  të spiunëve, ushtarëve, hoxhëve , priftërinjve e përkthyesve, që veprojnë si ndërmjetës në drama të mëdha historike të një epoke si ajo e  sotmeja?
Nese politikanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës nuk ndermarrin diçka urgjentisht, e ardhmja do te jetë e errët , dhe padashtas  na lind pyetja  se ku është qëllimi i fundit . Dikush  duket e se di të vërtetën që është duke na pritur,

Fahri Xharra,16,05,15 Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Lista e zeze, shqiperia

ANSA: Shqipëria nuk është vetëm det

June 12, 2015 by dgreca

Shqipëria, vendi i shqiponjave, është e hapur për turizmin kulturor, një përpjekje kjo për të rritur një ndër asetet e industrisë së turizmit, përtej vendpushimeve bregdetare të bregdetit të Jonit, peizazhi i të cilit ka qenë i rrënuar nga vitet e keqmenaxhimit dhe shfrytëzimit të egër.
Kështu shkruan agjencia italiane ANSA, e cila vijon duke treguar një përshkrim të qyteteve që më së shumti, mund të zhvillojnë më tej turizmin kulturor.
Nga Tirana – me arkitekturën e saj të epokës fashiste, e deri në Berat «qytetin e njëmijë dritareve», me rrugica e tij të ngushta, shtëpi me gur e çati, xhamitë e lashta dhe kishave ortodokse zbukuruar me afreske.
Më pas në jug, lëvdatë për qytetin e lashtë të Gjirokastrës me kulmet e saj prej guri dhe fasadave të mbuluara me trëndafila dhe me rrush qindra-vjeçare, deri në parkun Arkeologjik të Butrintit, disa kilometra nga kufiri me Greqinë, Shqipëria është e gatshme për të mirëpritur turistët dhe investitorët, vijon artikulli.
Rruga është e ngadaltë dhe e komplikuar nga fakti se infrastruktura – si në aspektin e akomodimit dhe transportit – ende duhet të zhvillohet, në mënyrë që të bëjë udhëtimin më të lehtë, por gjërat po shkojnë më mirë. Kështu është shprehur ministri shqiptar i Turizmit, Arben Ahmetaj për median italiane ANSA-med.
Turistët që vizitojnë Shqipërinë janë kryesisht shqiptarët e Kosovës (38% e të ardhurave), maqedonasit (14%); Grekët (10%), malazezët, (6%) dhe italianët (5%), por ministri është shprehur se priten edhe vizitorë nga Evropa lindore dhe perëndimore.
“Çfarë është e sigurt është se ne kemi nevojë për të përmirësuar infrastrukturën e tone. Ne jemi duke bërë vlerësimin e projekteve të ndryshme për zhvillimin e infrastrukturave portuale, sistemit rrugor, si dhe aeroportet” ka thënë Ahmetaj, duke shtuar edhe se i vetmi aeroport në dispozicion të turistëve, në këtë moment, është një në Tiranë, por ka një plan për të ndërtuar një tjetër në Sarandë, në jug
“Investitorët italianë janë të mirëpritur”- theksoi ministri.
Sektori deri tani ka tërhequr, në pjesën më të madhe: grekë, austriakë, turkë dhe sipërmarrës arab./monitor

Filed Under: Kronike Tagged With: ANSA, Jo vetem det, shqiperia

Eliza Dushku: Zbulova vlerat e rralla të Shqipërisë

May 28, 2015 by dgreca

Eliza Dushku promovon ne Shqiperi – turizimin shqiptar me dokumentarin “Dear Albania”/
Shkruan:Beqir SINA-TIRANE/
TIRANE :Dokumentari “Dear Albania”, i aktores me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u prezantua mbrëmë në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën dhe Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat,kulinarinë, besimin dhe turizmin shqiptar u shfaq falas për qytetarët e shumtë që kishin mbushur sallën në Muzeun Historik Kombëtar.
Artistja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka prezantuar në Tiranë dokumentarin e xhiruar në qytete si Berati, Gjirokastra, Vlora, Saranda etj.
Në të janë pasqyruar vizitat në manastire, plazhe, por edhe takimet me njerëzit e thjeshtë.
“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua”. Me këto fjalë e nis dokumentarin e saj aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, nën titullin “Dear Albania”.
Dokumentari është ideuar si një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.Në dokumentarin “Dear Albania”, përshkruhet një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën.Ndërsa prezanton dokumentarin, aktorja pranon se dëshira për të njohur Shqipërinë e ka shoqëruar nga vegjëlia.
Dushku: “Kur ishim te vegjel dhe shkonim ne shkolle, kur i thoshiim ne mësueses se ishim shqiptarë, ajo na thoshte jeni armenë. Por ne këmbëngulnim dhe thoshim se Shqipëria është një shtet që ekziston me të vertetë dhe një dite ne do ta njohim më mire”.
Dokumentari “Dear Albania”, është shfaqur mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar, dokumentari është përcjell edhe nga artistët, në mesin e tyre edhe Inva Mula/
Gjatë ceremonisë së shfaq jes së dokumentarit, e shoqëruar edhe nga vëllai i saj Natte Dushku,aktorja e njohur Eliza Dushku theksoi se “filmi nisi si një shprehje e dashurisë ndaj vendit të origjinës. Babai im Filipi edhe pse nëna ime ishte daneze, më thoshte shpesh ‘Ti je shqiptare, ke mbiemrin Dushku’ .Ai kishte dëshirë që fëmijët e tij ta njihnin Shqipër i në”.“Unë e njoha Shqipërinë hap pas hapi dhe jam surprizuar me njohjen e popullit nga kam origjinën. Jam e lumtur që e bëmë këtë projekt”, tha Dushku. Ajo falënderoi edhe bashkëpunëtorët e saj fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha,aktorin Blerim Destanin dhe gjithë stafin që ka ndihmuar në realizimin e këtij filmi.
Aktorja e njohur hollivudiane Dushku tha se “e kam nisur këtë projekt me dashurinë që kisha nëzemër për Shqipërinë dhe në fund zbulova vlerat e ralla të këtij vendi, kulturën, njerëzit, këngët, vallet, kuzhinën”.Dokumentari është një bashkëprodhim mes Dushkut dhe fotografit me famë
botërore Fadil Berisha, ndërsa rol të rëndësishëm ka luajtur edhe aktori Blerim Destani.
Në qendër të dokumentarit janë pamjet e mrekullueshme ku ka udhëtuar aktorja Eliza Dushku dhe pikërisht 15 qytete kryesore të Shqipërisë në kërkim të rrënjëve të saj ku dalin në pah bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë turistike. Aktorja e nis udhëtimin e saj nga Kalaja e Krujës, por një vend të rëndësishëm zë kryeqyeteti shqiptar, Tirana duke udhëtuar më pas për në Berat, Korçë, Berat, Shkodër dhe pa harruar bukuritë e bregdetit, të cilat i quan të mrekullueshme.“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne”, me këto fjalë e nis dokumentarin e saj nën titullin “E dashur Shqipëri” aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku.
Eliza Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts, prindërit e sajn janë profesorë universiteti, babai është nga korça , ndërsa nëna daneze.Ajo u bë e njohur me rolin Faith në TV serinë “Buffy” dhe nga seriali televiziv “Angel”. Dushku ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Ajo është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “wrong Turn”, dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”, gjithashtu në aktivitetin e saj nuk mungon dhe si dublante me zërin e saj për lojëra elektronik

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beiqr Sina, Dear Albania, Dokumentari, Eliza Dushku, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 31
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT