• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AIDA HISKU:Shqipëria duhej të ishte një Zvicër e vogël, por është bërë një kafene e madhe…

October 31, 2014 by dgreca

Një bisedë miqësore jashtë pyetjeve rreth profesionit, me këngëtaren e mirënjohur Alida Hisku/
-Shqipëria duhej të ishte një Zvicër e vogël, por është bërë një kafene e madhe/
-Shqiptarët duhet të punojnë më shumë dhe të bëjnë më pak politikë/
-Disa politikanë gënjeshtrën dhe mashtrimin e kanë kthyer në art/
-Ne mendojmë se jetën tonë e kanë në dorë politikanët dhe jo duart tona/
-Edi Rama duhet të ndërtojë shtetin e së drejtës, vetëm kështu do shpëtojmë/
– Sot populli shqiptar më duket i varfër si në luftë./
-Kam punuar si muratore, bojaxhie, por edhe si kuzhiniere/
– Ata që morën lekët në piramidat e 1997-s, e çuan popullin tonë në kafene/
– Syri i shqiptarit tashmë nuk duhet të shikojë kurrë nga arma, por nga libri/
– Lekët e çdo shqiptari të vijnë nga puna dhe jo nga droga/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Bisedat e mia me Alidën për mëse 16 vjet janë të përditshme me anë të cel, biber, FB, e-mail etj.. Te kjo këngëtare gjej portretizimin më sinjifikativ të femrës shqiptare, e fortë dhe e brishtë, e sertë dhe e dashur, vitale dhe kërkuese, punëtore e thjeshtë dhe këngëtare e madhe, nevrike dhe e qetë, por mbi të gjitha një shqiptare e madhe. Ndoshta do të jetë nj rast i rrallë që një grua shqiptare e martuar me një Profesor gjerman në fushën e okulistikës, të jetë aq e dashuruar me atdheun dhe pse ka rreth 26 vjet larg në Gjermaninë e ftohtë. Me ter fëmijë ajo flet shqip madje dhe vajzës emrin ja ka vendosur me domethënie shqiptare Alina, që tingëllon bukur. Në shtëpi flet gjithmonë shqip, me fëmijët vetëm shqip dhe mund të them se dhe Tomi, bashkëshorti ka mësuar shumë fjalë shqip. Ka vite që Alida ka marrë një lokal dhe atë lokal dhe hotel ajo e ka lyer vetë, e ka rregulluar vetë së brendshmi, duke suvatuar vetë, gatuan vetë me kuzhinë shqiptare sigurisht dhe disa orë në këtë lokal-hotel- këndon dy orë këngë shqiptare. Në çdo televizion që ftohet për vetë aktivitetin e madh si ambasadore e vetëdëshiruar lëvizëse shqiptare, ajo flet për Shqipërinë, propagandon bukurinë dhe resurset e saj si dhe bën prezente se çfarë ofron Shqipëria. Dhe pse me tërë fëmijë dhe pse administron një lokal, patjetër ajo do gjejë kohë të vijë në Shqipëri, pasi këtu merr adrenalinën e munguar që e shfrytëzon në Gjermaninë e ftohtë. Në çantë, në veshje, në çelësa, kudo ajo do të mbajë sende dhe veshje me simbole shqiptare. Tani shishet e saj me mesazhe të hedhura nga korçierët e disa vendeve Evropiane ndoshta kanë pushtuar botën, pasi ato i kanë kaluar të 100 shishet. Në ‘to ka mesazhe për Shqipërinë dhe brenda simbole shqiptare.

Këtë radhë s’të lanë televizionet, të zunë me radhë. Si u ndjeve?
Erdha për pushime në fakt. Ti e di shumë mirë që është muaji i pushimit për mua tetori. Por u lodha. S’e di se si më kapën të gjithë. Një intervistë te një televizion të nesërmen ftesa të panumërta. Më vinte keq tua prishja. Gazetari kërkon, gjurmon, do diçka ndryshe dhe mbase duke qenë për vite larg dhe vij njëherë në vit në Shqipëri ndoshta nuk jam konsumuar në përditshmëri. Por kërkesat këtë radhë i kaluan parashikimet, ku pas disa ditëve u detyrova të mbyllja celularin dhe të shkoja me të afërmit në Durrës. Më duket se do përsërisja veten dhe këtë s’e pranoj. Ka një limit çdo bisedë apo intervistë pasi pyetjet e përsëritura, kur ike, me kë ike, sa vite ke jashtë etj janë tejet ët konsumuara. Sot kërkohen gjerë të tjera, integrimi, vetëbesimi, përparimi, bashkëjetesa mlutietnike, rregullat e lojës në një shoqëri demokratike etj.. Këto duhet të jenë në fokusin e çdo problematike televizive apo shkrimet e gazetarëve. Sot Shqipëria ka shumë probleme, si papunësia, varfëria, rendi, pozicionimet e pamerituara në administratë, rrugët e nde në mëshirë ta fatit, rendi që po vendoste etj.. Këto dua të jenë pjesë dhe në bisedat e mia televizive.

Si e gjete këtë vit Shqipërinë?
Më mirë. Dua të theksoj se ndihem mirë që sot Kryeministër në Shqipëri është një artist, një njeri nga familje artistësh, vizionar. Nuk e di se si do vazhdoj, por e them me bindje që sot Rama po punon, ka vizion dhe po bën ndryshime drastike. Po shoh ndryshime. Dikush më tha se po prishen shumë lokale. Dhe unë i thashë : E drejtë janë prishur dhe po prishen dhe duhet të prishen. S’do të isha dakort nëse do prisheshin nëse janë bërë me leje konform rregullave dhe konform ligjeve të urbanistikës, por kur sheh se i kanë ngushtuar rrugët sikur do kalojnë karroca dore, apo sikur do kalojnë bagëtitë, them se është e drejtë. Në fillim duket sikur po bëhet hataja, por pas disa ditësh kur shumë familje marrin frymë, kur lëvizet lirisht, kur shihet se po rregullohet ambienti, atëherë mendimi ndryshon. Por Shqipëria po ndryshon edhe në formë edhe në përmbajtje. Po zbatohen dhe po vendosen ligje të rrepta të domosdoshme. Dhe qëllimi im i radhës në atdhe është të shoh se si ecën vendi im, si përparon, si zhvillohet, si po i bashkohet Europës. Nuk kanë asgjë më shumë kombet apo shtetet e tjera vetëm se kanë më shumë disiplinë dhe rregulla. N.q.s ekzzistojnë këto atëherë arrihet çdo gjë. Ne duhet të tregohemi se jemi një komb i lashtë me cilësi dhe virtyte që me të vërtetë duhen vlerësuar. Por ai duhet të këmbënguli tek shteti i së drejtës. Ndryshon shteti i së drejtës nga shteti ligjor. Ligje ka shumë, bëhen shumë, ndryshohen shumë, por ato duhet të zbatohen drejt.
Si mund të zbatohet shteti i së drejtës?
Me luftë kundër korrupsionit, kundër vjedhjeve, kundër drogës. Të sekuestrohen pasuritë e të dyshuarve. Eshët fare lehtë. Ku i gjen x person makinën 200 mijë euro, apo shtëpitë luksoze në disa vende të Shqipërisë? Është fare e lehtë të gjendet. Po të jetë dëshira e mirë, shteti i së drejtës vendoset thjeshtë. Kontrolli financiar duhet të fillojë nga politikanët. Si ka mundësi që shumë politikanë kanë vila, makina luksoze, shëtisin në gjithë botën kur rroga e tyre është mjaft simbolike në raport me shpenzimet e luksit?
Çfarë vë re më shumë kur je në Shqipëri nëpër biseda të ndryshme?
Vë re atë që se ne merremi shumë me politikë. Madje, dhe fëmijët kur shohin “x” apo “y” politikanë pozicionohen menjëherë. Edhe fëmijët merren me politikë, kur duhet të merren me lodra, me mësime, me përralla. Për më tej çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë kafenetë i sheh plotë, plotë. Habitem. Aty ku banoj as i mendoj kafenetë plot paradite, aq më tepër ditët e javës. Në çdo bisedë që kam bërë kur jam ulur, me miq, shoqe, me të afërm, gjysma e bisedës do të bëhet për politikë. Madje, arrihet deri aty sa edhe të ngarrohen me fjalë. Simpatizantë fanatik të njërës parti apo të tjetrës ashtu sikundër të një “x” apo “y” politikani. Gjithkush, di gjithë jetën e politikanëve dhe mendojnë se jetën e tyre e kanë në dorë ata dhe vetëm ata, politikanët. Ëndrra ime të shkurtohen disnivelet ekonomike midis njerëzve. Këtu ka njerëz që ende marrin bukë me borxhe, ka njerëz që flenë pa ngrënë bukë. Ka fëmijë që nuk gëzojnë lodrat, etj.. Këto probleme nuk ekzistojnë në Europë pasi të gjithë familjet e varfra kanë asistencë dhe jetojnë në kushte normale. Kjo as që mund të mendohet sot në Shqipëri. Sot populli shqiptar më duket i varfër si në luftë. Ata që morën lekët në piramidat e 1997 e çuan popullin tonë në kafene. Syri i shqiptarit tashmë nuk duhet të shikojë kurrë nga arma, por nga libri. Lekët e çdo shqiptari të vijnë nga puna dhe jo nga droga.
Ju tashmë administroni një lokal-hotel tuajin në Gjemani. Si ju duket vetja si administratore?
Lokali që unë kam kërkon një punë pa pushim. Deri sa të arrija në hapjen e tij, duheshin bërë shumë meremetime të brendshme dhe lyerje të cilat donin muaj të tërë me punë. Dhe ju s’mund ta besoni, por edhe ato pjesë të suvasë që kishin rënë edhe lyerjen që ishte e domosdoshme unë e kam bërë vetë. Me imagjinatë dhe duke parë këto punë nuk përtova. Duhet të dish se ato punë meremetime dhe lyeje kërkonin mijëra eruo. Them mijëra pasi zanatçiu aty paguhet shumë. Pra m’u desh të bëja punën edhe të muratores, por edhe të bojaxhiut. Këto punë i bëra me shumë dashuri, ishte një eksperiencë e bukur, shumë interesante, por edhe e lodhshme. Por e bëra me shuam dashuri dhe me shumë dëshirë. Por për më tej duhet mbajtur, duhet pastruar, por edhe duhet gatuar. Mund të them se pjesën më të madhe të kuzhinës e bëj vetë. Pra gatuaj vetë gjellë tradicionale shqiptare që tashmë frekuentuesit e lokalit tim i pëlqejnë shumë. Mund të them se pjesën dërrmuese të gjellëve në restorant i gatuaj vetë. Gjellë tradicionale shqiptare, por edhe gjermane. Një miks që funksionon shumë bukur.
Kënga pjesë e lokalit. A këndon Alida?
Sigurisht. Ju do të thoni që edhe gatuaj. Por unë gatimet i bëj më parë. Afër mbrëmjes thuajse i kam bërë gati gatimet shqiptare sa vjen kuzhinierja gjermane. Gjatë darkës unë këndoj rreth dy orë, këngë shqiptare vetëm këngë shqiptare. Kjo tashmë është bërë si zakon aty. Klientët tanë janë të njohur se çfarë i ofron lokali ynë. Kënga shqiptare është bërë e pëlqyeshme dhe shumë e dashur. Ndërsa për këngët gjermane ftoj këngëtarë të ndryshëm nga krahina të ndryshme. Pra, gjatë gjithë mbrëmjes bëhet gërshetimi i këngës shqiptare me këngën gjermane. Kalon një mbrëmje shumë harmonike, dy gjuhë të ndryshme pro me muzikë që pëlqehen nga të gjithë. Ndoshta se besoni, por ka raste që këngët shqiptare kthehen disa herë. Kryesisht këngët e muzikës së lehtë janë më të pëlqyerat.
Ju në çdo lëvizje me vapor apo me kroçerë, hidhni në det shishet e lajmësit, e mesazheve. Çfarë janë për ju këto shishe dhe kur e keni filluar këtë hob?
Unë këtë hob e kam filluar qysh në vitin 1993, kur kam bërë lëvizjen e parë me det me një vapor gjerman në brigjet e Europës Perëndimore. Ishte një ide që më lindi rastësisht, kur gjatë lëvizjes në det shikoja shishe të ndryshme që notonin në ujë. Shishen e parë e kam hedhur në këtë vit, ku brenda kam shkruar një fjalë të urtë shqiptare: “Duajeni atdhenë, si shqiponja folenë”. Kjo ishte shishja lajmëtare e parë, ku në fund shkruajta emrin dhe Albania. Sa herë marr udhëtime detare patjetër do të hedh në det shishe të tilla me mesazh të qartë. Dhe gjithmonë në letër shkruaj një fjalë të urtë shqiptare dhe patjetër emrin e bukur Albania. Deri sot për 31 vjet mund të kem hedhur rreth 200 shishe. Ato besoj kanë shkuar në të katër anët e globit, pasi e tillë ka qenë shpërndarja e tyre. Kushdo që do t’i marrë në duar dhe do t’i hapë do të marrë në duar një copëz Shqipërie.
Ju jeni pjesë e shumë aktiviteteve kulturore me Shoqatën Gruaja Shqiptare në botë. Cili është qëllimi i kësaj shoqate dhe çfarë përcjell puna juaj këtu?
Ne kemi zhvilluar aktivitete kulturore thuajse në të gjithë Europën. Qëllimi ynë apo dhe i imi personal është që të propagandojmë vlerat e gruas shqiptare nëpërmjet artit. Gratë apo femrat shqiptare janë ato, të cilat, sot, kanë pushtuar skenat e botës në opera, këngë lirike, si balerina, si modele, si intelektuale, si biznesmenë. Por ne këmbëngulim më shumë në art, pasi arti, kultura kanë shumë interes publik në Europë. Ne po i bëjmë prezent arritjet tona, ku theksojmë me mburrje se jemi ndër më të spikaturat në botë në fushën e artit dhe të kulturës, sopranot, mexosopranot, modelet tona, balerinat tona janë me emër dhe i kanë dhënë emër Shqipërisë. Mundohem së bashku me shoqet e mia të jem një ambasadore e kulturës shqiptaret bëj atë prezente sa të mundem, të propagandoj Shqipërinë time si vend turistik. Shumë mikesha të miat, kur e kanë njohur nga afër Shqipërinë janë habitur dhe me të drejtë. Dihet shumë pak për Shqipërinë, dihet shumë pak për resurset turistike të vendit tonë. Për këtë duhet të punojmë të gjithë edhe në mënyrë individuale.

Filed Under: Interviste Tagged With: Aida Hisku, Albert Zholi, kafe e madhe, m nje zvicere vogel, shqiperia

Gjeostrategjia-politike e shqiptarëve në Ballkan dhe synimet grabitqare!

October 28, 2014 by dgreca

Opinion nga Asllan Dibrani/
Ne Foto: Harta, me pamjen e Shqipërisë etnike e coptuar me “meriten” e Europes nën presionin e fuqive të mëdha me 1913!!!/
Historia dëshmon të kaluarën e hidhur të disa popujve qe nga hegjemonizmi dhe agresiviteti i popujve të mëdhenj u zhduken për gjithmonë. Edhe gjuhët e tyre po ashtu u zhduken . Synimet dhe agresorët nga mania patologjike te nga pushtimet dhe luftërat qe s’u ndalen deri në ditët e sotshme, një fat i keq dhe i ngjashëm i përcolli edhe shqiptarët! Një skenar identik e përdoren romaket , turqit dhe sllavët ,por shqiptarët rezistuan si rezistuan ?!. Ruajtën dhe shpëtuan atë çka e kemi sot . Sot dhe gjithmonë strategjia gjeografike e shtrirë e trojeve tona nxiti grabitqaret dhe ish pushtuesit që të mbesin të konfrontuar për ti mbrojtur tokat tona që nga koha Pellazge-ilire dhe ma vonë ajo shqiptare me pjesët ma të mira në gadishullin ballkanik .Me apetitet e tyre ish pushtuesit u përpoqën që të na gllabëronin , ngushtonin dhe zhdukin si komb si qenie dhe si popull autokton.
-Pastaj këta skenar u praktikuan edhe në synimet e fundit 100 vjeçar nga Serbia në aleance me Rusinë dhe disa shtete tjera. Fati e deshi që si ndihmëse dhe mike shqiptarët patën shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në themelimin e shteti shqiptar në vitin 1912,mbeten jashtë saje mbi gjysma e kombit edhe atë duke ju dhënë si dhuratë se cilit nga një copë që fatkeqësisht edhe sot, po trajtohen si qytetar të dorës së dytë në shtetet fqinje.
-Balancimi apo si të themi barazimi i shqiptarëve si komb në Ballkan do të ngreh krenarinë kombëtare sa do pak me vonesë me mini popujt tjerë që na rrethojnë.
-Komb dhe shteti shqiptar , nuk duhet të jetë ma i vogël se komb-shteti serb, se komb-shteti bullgar ,se komb-shteti grek, apo minishtetet si Maqedonia dhe Mali i Zi.
Po të kihet parasysh rezistenca dhe veprimtaria shekullore e shqiptarëve autokton në tokat e veta është e pa imagjinueshme, që ma në fund u përuruar copëtimit i tyre i pa padrejtë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Shqipërinë dhe kombin shqiptar e tkurren e zvogëluan , e prenë ja ndalen rriten dhe lulëzimin që shumë kujt ja solli lirinë, pos vetvetes jo!!!???…
-Nga kjo nënkupton se ribashkimi kombëtar i shqiptarëve është i domosdoshëm. Që kombi dhe shteti shqiptar ta këtë një emër Shqipëri, as e madhe as e vogël, ajo qe ishte ma herët nën një administrim etnik duhet të ribëhet , sepse kudo që janë sllavët , ata janë ardhacak të vendosur si çergash , dhe refugjate të ikur nga shkretirat ruse. këtë po e dëshmojnë ma se miri zbulimet nëntokësore që nuk munden ti zhdukin armiqtë tanë .
-Nga të gjitha anët e saj, Shqipëria është i vetmi shtet që kufizohet me popullin dhe me trojet e saj etnike. Kufijtë e Ballkanit që do të rikonstruktohen, pa ndonjë vështirësi dhe të mbesin xhuxh-kombet sllave në ato troje, që as ato nuk i njeh historia që ju takojnë , por ndryshimi duhet të sjellë ribashkimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike në një komb dhe një shtet, me emrin Shqipëri.
Le të mbesin synimet e sllaveve vetëm ëndrra dhe një e kaluar pashallëqesh , krajlash dhe terrorist ma barabar që dëshmon historia. Sllavët le të kujtohen persë keqi nga shqiptaret dhe nga Bota.

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan dibrani, copetimi 1913, Europa, shqiperia

Kongresmenët amerikan vijnë në Tiranë për çështjen e pronave dhe jo për ndarjen e territoriale

October 9, 2014 by dgreca

Nga Arben LLALLA/
Është paralajmëruar se më 11 Tetor në Shqipëri do bëjnë takime me përfaqësuesit e shtetit shqiptar tre Kongresmen amerikan, republikani me origjinë greke Gus Biliraqis, Gregory Meeks dhe Jack Kingston të cilët do të takohen me kryeministrin Rama, Ilir Metën, kryepeshkop Anastasin, Vangjel Dulen dhe përfaqësues të Komunës së Himarës.
Propaganda greke shkruan se tre Kongresmenët amerikan vijnë për ti bërë presion kryeministrit Rama rreth ndarjes së re territoriale për pikën e nxehtë rreth bashkimit të Himarës me Vranishtin. Por e vërteta është krejt ndryshe. Duke parë që komuniteti himarjot në SHBA llogaritet mbi 1.500 anëtarë, janë një grupim i mirë votash pasi në Nëntor në disa zona mbahen zgjedhjet për në Kongres. Të gjithë e dinë se fushata e politikanëve amerikan është demokratike, ku çdo kandidat për në Kongres, Senat apo kandidat për presidentë ka nevojë për çdo votë, ka nevojë për 1 dollarë dhe komuniteti himarjot se ka problem që të sponsorizojë rreth 150.000 dollarë për takimet e tilla të kongresmenëve që të thonë diçka rreth pronave dhe të drejtave të njeriut për Himarën. (Shqiptarët kanë përvojë rreth sponcorizimeve për fushatat e tilla, kjo tashmë është dëshmuar me suksese).
Në të vërtetë tre Kongresmenët amerikan, Gus Biliraqis, Gregory Meeks dhe Jack Kingston vijnë në Tiranë për të lobuar rreth zgjidhjes së pronave të Himarës pas kërkesave të shumta dhe takimeve që kanë patur me Komunitetin himarjot në SHBA, si dhe me Vasil Bollanon dhe Jorgo Goron. Gjatë vizitave në SHBA, dy kryetarët e Komunës së Himarës, Vasil Bollano dhe kryetari aktual Jorgo Goro i kanë premtuar himariotasve në SHBA se problemin e pronave do e zgjidhin por pengesa ndeshin nga qeveritë. Kongresmeni greko-amerikan Gus Biliraqis, direkt ka konflikt interesi me politikën shqiptare pasi është zgjedhur me votat e greko-amerikanëve, kështu nuk do mund të shprehi sinqeritetin e një kongresmeni të vërtet amerikan, por ato greke. Kongresmeni Gus mund të ketë edhe interesa familjare në lidhje me pronat në Himarë, pasi para disa vitesh ai është shprehur se familja e bashkëshortes së tij është me origjinë nga Jugu i Shqipërisë.
Kongresmeni Gregory Meeks njihet si një përfaqësues i korruptuar i Kongresit Amerikan. Ai është përfolur dhe akuzuar për shpërdorim të fondeve bamirëse dhe çështje të tjera korrupsioni me karakter të përfitimeve ekonomike.
Megjithatë, vizita është më shumë private se sa zyrtare, për tju treguar votuesve greko-amerikan se diçka po bëjnë në favor të tyre në politikën greko-shqiptare.
Brenda pak kohe përfaqësuesit e komunitetit himarjot në SHBA kanë bërë shumë takime ku kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth së drejtës së pronës private.
Më 18 janar 2012, kryetari i Komunës së Himarës, Jorgo Goro u takua në Uashinton me Kongresmenin greko-amerikanin Gus Biliraqin. Në këtë takim u diskutua rreth çështjeve të të drejtave të minoritetit grek dhe pronave të kishës ortodokse.
Më 14 Nëntor 2013, përfaqësuesit e komunitetit të himarjotëve me banim në SHBA u takuam me ambasadorin grek me seli në Washington Kristo Panagopulos dhe biseduan me diplomatin grek rreth problemeve të së drejtës së pronave dhe perspektivën e Shqipërisë në BE. Ku morën garanci se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë për tu anëtarësuar në BE dhe zgjidhjen në bazë të ligjeve çështjen e pronave në Himarë.
Në 14 Shkurt 2014, përfaqësuesit e shoqatës së himarjotëve u takuan me ambasadorin e Shqipërisë në SHBA z.Gilbert Galanxhin dhe diskutuan rreth çështjeve politike dhe problemet për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit në zonën e Himarës. Në fund të takimit përfaqësuesit e organizatës së himarjotëve në SHBA falënderuan përzemërsisht ambasadorin e Shqipërisë Galanxhin për kohën dhe respektin që tregoj me këtë përfaqësi.
Komuniteti himarjot në SHBA i shkruan letër Sekretarit të Shtetit të SHBA z.John Kerry dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë z. Arvizu. Në letrat që i dërguan dy personaliteteve të qeverisë së SHBA, komuniteti himarjot në asnjë rresht të tyre nuk përmendnin ndonjë problem fetar, gjuhësor apo etnik që mund të ekzistojë në Himarë, por ata ishin të interesuar për pronat e tyre të konfiskuara në vitin 1945 dhe Ligjin 7501 për shpërndarjen e vetëm 20% të tokës së Himarës.
Më 28 Mars 2014, përfaqësuesit e komunitetit të Himarës në SHBA u takuan me Christopher Carver, zyrtar i Departamentit të SHBA për Shqipërinë, ata diskutuan rreth çështjeve për rikthimin e pronave të himarjotëve që jetojnë dhe punojnë prej shumë dekadash në SHBA.
Më 21 Maj 2014, komuniteti himarjot në SHBA bënë takim me Kongresmenin amerikan me origjinë greke z.Gus Biliraqis për ta njohur rreth problemeve të pronave në Himarë.

Shoqata e Himariotasve të SHBA nderon me Mirënjohje Vangjel Dulen

Më 18, Gusht 2014, shoqata e Komunitetit himarjot në ShBA nderoj me Mirënjohje Kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule. Mirënjohja ju dorëzua në Himarë gjatë kohës që Vangjel Dule kalonte pushimet me familjen e tij nga anëtar i bordit HSA Petro Gjikuria, Vasil Bollani dhe Beleris. Ceremonia e dorëzimit të Mirënjohjes linte shumë për të dëshiruar nga veshja e z.Dule dhe të përfaqësuesve të Komunitetit të Himarës. Nga fotografia publikuar për mediat duke qartë se Mirënjohja nuk i jepet kryetarit të PBDNJ që ka postin e zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, por një sportisti i ndodhur rastësisht në Himarë.

Kongresmeni greko-amerikan, Gus Bilirakis i shkruan znj. Kondoliza Rajs për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri

Më 28 maj 2008, Kongresmeni Republikan greko-amerikani Gus(Kostandin) Bilirakis i shkruan znj.Kondoliza Rajs Sekretare e Sh.B.A-as. Duke i shprehur shqetësimin e tij për mungesën e informacionit dhe mosveprimin e autoriteteve shqiptare, në respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që të ofrojë të drejtat themelore të njeriut për pakicën greke në Shqipëri. Ndër të tjera z.Bilirakis thotë: “Unë mendoj se do të ishte më mirë që ambasada e SH.B.A në Tiranë, duke mbledhur të dhëna të sakta statistikore, të bëjë një vlerësim në lidhje me atë se çfarë veprimesh janë ndërmarrë që të bindë qeverinë shqiptare të përmbushë obligimet e saj ndaj pakicave. Shqipëria është e obliguar që të realizojë analiza që të përcaktojë se a është dhe deri në ç’masë është gjendja e rëndë e disa minoriteteve, rezultat i diskriminimit etnik ose racor kundër tyre”.
Kongresmeni i Lobit greko-amerikan z.Gus para se ti shkruante Sekretares së Shtetit znj.Rajs kishte zhvilluar një takim në Amerikë me kryetarin e Omonia-s dhe të bashkisë së Himarës Vasil Bollanon duke dëgjuar nga ai ankesa të shumta për keqtrajtimin që Shqipëria u bën minoritetit grek si “refuzimin nga qeveria shqiptare për të miratuar legjislacionin që të sigurojë titujt e pronës dhe tokave kullota që u përkasin familjeve të minoritarëve grek”. Gjithashtu Bollano shfaqi shqetësimin e mos kthimit të pronës së kishës ortodokse dhe artifaktet fetare të përvetësuara gjatë diktaturës komuniste.
Letrën rekomande z.Gus drejtuar znj.Kondoliza Rajs e përfundonte: “Shtetet e Bashkuara kanë qenë kampionë të të drejtave të njeriut për gjithë pakicat etnike dhe fetare në botë. Unë kam çdo besim që SH.B.A-ës do të marrin udhëheqjen në sigurimin e mbrojtjes së pakicës greke në Shqipëri. Unë do ta çmoj shumë të di se çfarë veprimesh planifikon Departamenti i Shtetit që të bindë zyrtarët shqiptarë të përmirësojnë trajtimin që ata u bëjnë pakicave në vend, dhe çfarë bën për momentin ambasada amerikane drejt këtij qëllimi. Çështja është personale për mua, pasi shumë nga zgjedhësit e mi duke përfshirë edhe familjarët e gruas sime, vijnë nga një rajon i Shqipërisë jugore i njohur si Epiri i Veriut ku është i koncentruar minoriteti grek. Unë besoj fuqimisht, se është në interesin më të mirë të Shqipërisë që kërkon integrimin në Europë, që të trajtojë pakicat e veta në atë mënyrë që insiston të trajtohen shqiptarët etnikë në vendet fqinje. Ju Faleminderit për kohën dhe konsideratat tuaja. Unë shikoj para që të punoj me ju që të garantojmë që gjithë pakicës greke në Shqipëri ti sigurohet liria fetare, politike dhe ekonomike”.

Kush është Kongresmeni Gus Bilirakis

Kongresmeni Republikan Gus Bilirakis (greket e thërrasin Kostandin) ka lindur më 1963 në Florida. Babi i tij Michael Bilirakis është zgjedhur disa herë Kongresmen nga viti 1983-2006, duke ja pasuar më tej frontin të birit. Gus Bilirakis është zgjedhur për herë të parë Kongresmen më 7 nëntor 2006. Momentalisht ai gëzon mandatin e dytë si Kongresmen dhe shërben në Komitetin e Sigurisë së ShBA-ës, në çështjet e Veteranëve dhe Punëve të Jashtme, është kryetar i nënkomitetit për emergjencë. Jeton në Palm Harbor, i martuar dhe babai i katër fëmijëve. Kongresmeni z.Bilirakis është shumë aktivë në Lobin greko-amerikan në çështjet e minoriteti grek në Shqipëri dhe për zgjidhjen e çështjes së Qipros.

Filed Under: Komente Tagged With: arben llalla, Kongresmenet amerikane, shqiperia

SHQIPERIA, FITORE SURPRIZE- KUJDES NGA EUFORIA!

September 8, 2014 by dgreca

7 shtatori 2014 do të kujtohet gjatë në historinë e futbollit shqiptar per fitoren historike.
Përfaqësuesja e futbollit të Shqipërisë arriti të mundë Portugalinë me rezultatin 1 me zero në transfertë, pas një ndeshje emocionuese dhe supergoli të Bekim Balës, lojtarit të ri të thirrur nga trajneri De Biasi.
Shqipëria arriti të fitojë në ndeshjen e parë të eleminatorëve për kampionatin europian në kuadër të grupit I.
Kuqezinjtë e De Biasit kanë kryer një ndeshje perfekte në stadiumin e Aveiros ndaj Portugalisë, duke intepretuar në mënyrë të përsosur taktikisht por dhe në aspektin e karakterit, kërkesat dhe idetë e trajnerit që sollën një sukses në debutimin e eliminatorëve për kampionatin europian EURO 2016.
Gianni De Biasi e nisi me një formacion 4-5-1, ku binte në sy mungesa e Kaçes në mesfushë dhe zgjedhja e Balës në vend të Gashit, zgjedhje që në fakt do t’i jepte të drejtë De Biasit.
Portugalia në mungesë të Ronaldos ishte e dobët dhe jo e sigurt, megjithatë sulmoi dhe tentoi të shënonte po pa rezultat. Pjesa e parë u mbyll 0 me 0.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë duke parë një kundërtshtar jo të frikshëm tentoi të sulmonte dhe gjithçka erdhi në minutën e 50 kur harkimi i Roshit gjeti Balën, që fluturimthi shënoi një gol të mrekullueshëm.
Kuqezinjtë e De Biazit marrin tri pikët e para në Grupin I, duke qenë në të njëjtën “gjatësi vale” me Danimarkën, e cila përmbysi në fushën e vet Armeninë.
Fitoren e ekipit përfaqësues shqiptar e ka përshëndetur edhe Kryeministri Edi Rama, I cili në një postim në rrjetet sociale theksoi se “Kuqezinjtë bënë histori dhe ne u jemi mirënjohës. Na rikujtuan se asgjë nuk është e pamundur kur duam me gjithë zemër ta arrijmë”.
Shqiperia, tash duhet qe te ece me kembe ne toke dhe te mos dehet nga euforia….Pervoja na e bene kete apel! KUJDES!
Skeda e ndeshjes
Portugali 0
Shqipëri 1
52’ Balaj
Portugalia: Rui Patricio, Pereira, Pepe, Kosta (73’ Veloso), Koentrao, Uilliam (54’ R. Horta), Mutinjo, Gomes, Vieirinja (46’ Kavaleiro), Nani, Eder.
Tr.: Paulo Bento
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli (66’ Kaçe), Xhaka, Abrashi, Lenjani (75’ Lila), Roshi, Balaj (82’ Çikalleshi).
Tr.: Xhani De Biazi
KV: Nani / Roshi, Abrashi, Xhaka, Mavraj, Kaçe, Berisha
Gjyqtar: Rudi Buke (Francë)

Filed Under: Sport Tagged With: Balaj-Goool, fitore historike, mund Portugaline, shqiperia

Shqipëria

September 7, 2014 by dgreca

Ilir Levonja/Florida/
Duke iu referuar një interviste të Maks Velos në gazetën Mapo, të dt 6 shtator 2014, në lidhje me veriorët dhe antimyslimanizmin e tij, etj.., apo përbuzjen për këtë shtresë besimtarësh në Shqipëri, para së gjithash duhet kuptuar dhe interpretuar nocioni për vendin, pozitën dhe zhvillimet ndër shekuj. Aq më tepër kur kjo vjen nga persona me sharmin e intelektualit. Apo nga këshilluesi i Kryeministrit të vendit, pozita që i gëzon Maksi.
Si ta perceptojmë vendin? Kjo nuk është çështje, por koncept. Fare thjesht, si nocion gjeografik. Fushë Kruja, Laçi, Shkodra, mbi Shkodra, Kukësi e Tropoja, (vende këto që sipas Velos, pjellkan krimin) edhe Puka që është më në brendësi, Mirdita, Dibrat bashkë, nuk janë veriu, I Shqipërisë. Por kërthiza e saj. Mjafton t’i referohemi poetikës, këngës së shqiptarizmës, ”dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri/ Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi”. (L.Poradeci). Dhe të mendosh vitet kur u shkrua, mund të dallosh fare mire se cili skaj është veriu apo jugu I vendit. Në pikërisht këtë nuk bëjmë. Pavarsisht se shesim patritotizëm. Biles këtë të fundit e konceptojmë pazgjidhshmërisht me armët, me kufijtë, me këlthitjen. Dhe më ironike, bëhet kur mendon se Kryeministri aktual, ka një këshiltar nga veriu I vendit.(Dhe për këtë duhet përgëzuar.) Po ndofta këshilltari tjetër nuk e di. Ose nuk do ta di, pasi pikërisht veriun e Shqipërisë e ka sjellur në Fushë Krujë.
Nuk është vetëm Maksi, por ka vite që ndodh ky ekuivok. Megjithëse po sipas ndërgjegjes intelektuale të një intelektuali kombëtar, juglindor, si Poradeci…, faji apo gabimi janë pjesë e bashkësisë. E jona, E -ne-s.
Në përgjithësi dasimi I gabuar I vendit, shto edhe kuptimin me nëntekst përkeqësues të fjalës, me etiketimin e veriorit, apo malokut etj…, arritën si të thuash vlimin në kohën e diktaturës së proletariatit. Mjafton të përmendim hermetizmin e kufijvë. Piramidat, brenda trupit të vendit. Jemi I vetmi vend në botë që kufizohemi me vetveten. Megjithatë pavarsisht asaj që na kanë bërë të tjerët, ne me mburrje ia bëjmë vetes. Qoftë edhe me fjalë. Qoftë edhe me ta perceptuar vendin.
Tani me pak radhë, për krimin dhe furinë antibesim.
Krimi nuk njësohet me numër veprash, pasi ka të njëjtën peshë. Qoftë 1 në jugun tënd. Qoftë 2, po në veriun tënd. Ose anasjelltas. Ai është krim. Edhe në Korçën e kulturës këto vitet e fundit po ndodhin gjëra që të habisin. Tjetër, njësimi I kanunit me krimin ordiner është, si të largosh veten nga ajo përgjegjësia e Lasgushit. Shqiptarët edhe sot e kësaj dite, ngatërrojnë dhomën e ngujimit, nga fuksioni i saj real. Nuk mund të themi që, veriorët se kaluan dot pragun e mesjetës kanunore, në lidhje me format e krimit. E vërteta është se në gjithë vendin, ne shqiptarët e post diktaturës, u bëm fushë e hapët e horrorit dhe farwestit.
Dhe e fundit, që të kemi myslimanë shqiptarë, mos mbyllni Universetet teologjike aty…, për të dërguar fëmijët në vendet e lindjes. Ashtu sikur, ta ndërtojmë besimin përmes shqiptarit dhe jo, – jo shqiptarit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, maks velo, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 31
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT