• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI META, I PRANISHEM NE STERVITJEN SHQIPTARO-BRITANIKE

September 15, 2017 by dgreca

Zhvillohet Dita e Vizitorëve të Shquar {DVD}, e stërvitjes shqiptaro-britanike, “Ushtari Eagle-2017”/1 presidenti MetaNga Shefqet Kërcelli/

Sot në Bazën Detare të Kepit të Palit, u zhvillua veprimtaria e “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, pjesë e stërvitjes së  përbashkët shqiptaro-britanike  “Ushtari Eagle 17”.  Në këtë ditë të vecantë të kësaj stërvitje morën pjesë, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, zoti Duncan Norman MBE, Shefi i Shtabit të Britanisë së Madhe, Chief Marshall Sir Stuart Peach, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, etj. Të pranishmit, mbasi u njohën me programin e stërvitjes ndoqën nga afër disa elementë të kësaj stërvitje të përbashkët midis Forcave britanike dhe shqiptare, e cila u zhvillua në kazermën e Kepit të Palit.  Në pronononcimin e Tij për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se, “Ishte një kënaqësi e veçantë wë mora pjesë në stërvitjen e përbashkët “Ushtari Eagle 17”. Akoma më kënaqësi është që në këtë vizitë, përveç trupave britanike, merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Chief Marshall Peach. Dua të theksoj kënaqësinë tonë për këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, pasi Britania e Madhe ka një rol të jashtëzakonshëm në aleancën ku ne bëjmë pjesë, në NATO. Roli i Britanisë së Madhe ka qenë historikisht mjaft i rëndësishëm dhe padyshim që angazhimi i saj edhe për të ardhmen është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës, të gjithë hapësirës atlantike, por edhe për të përballuar të gjithë së bashku me sukses sfidat globale. Aleanca jonë me Britaninë e madhe është e hershme. Të mos harrojmë që në Luftën e Dytë Botërore, 53 ushtarë dhe oficerë britanik dhanë jetën, duke luftuar për lirinë e popullit shqiptar, por edhe për lirinë e Evropës nga nazi-fashizmi. Dhe natyrisht që kjo aleancë është ripërtërirë sot në kuadër të aleancës më të madhe të lirisë dhe paqes në botë, që është aleanca e NATO-s. Falënderojmë Britaninë e Madhe për këto eksperienca të shkëlqyera që sjell, për mbështetjen që ka dhënë deri tani, por që sigurisht jam i bindur që do të japë edhe në të ardhmen për modernizimin e Forcave tona të Armatosura dhe për rritjen e kapaciteteve të forcave tona të armatosura.”

Filed Under: Kronike Tagged With: ne stervitjen, Presidenti Meta, Shefqet Kercelli, shqiptaro-britanike

Realitete Shqiptaro – Britanike

November 9, 2015 by dgreca

Shkruan Mal Berisha/

Sot në tërë Europën janë përkujtuar martirët britanikë të asaj organizate që njihet me emrin Special Operations Executives, ose Ushtria e Fshehtë e Churçillit. Ishte kënaqësi e veçantë të nderonim të rënët britanikë të SOE në truallin shqiptar, me ftesë të Sh.T, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Shqipërisë, z. Nicholas Cannon. Këtë ditë përkujtimore e nderoi edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Bujar Nishani.

Me këtë rast po postoj pjesë nga libri I sapo dalur nga botimi:

REALITETE SHQIPTARO – BRTIANIKE –

Në aktet më të rëndësishme, dashamirëse dhe ndihmën më të madhe të dhënë nga ana e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë, është futja e vendit tonë në hartën e veprimeve të SOE. Një numër i madh djemsh e vajzash britanikë shkuan në Shqipëri për tu ballafaquar me një terren dhe situatë krejtësisht të panjohur edhe pse misioni i tyre ishte pro përkrahjes të shqiptareve. Dhe lind pyetja se çfarë ishte kjo organizatë?!
Në rrjedhojë të Luftës së Dytë Botërore, me rënien e Francës në duart e nazistëve, lindi nevoja e menjëherëshme e krijimit të një force vullnetare luftarake britanike, e cila do të zhvillonte një luftë ndryshe kundër ushtrive hitleriane. Kjo forcë u pagëzua me emrin; Special Operations Executive (SOE) ndërsa misioni i saj ishte të kryente akte spiunazhi dhe sabotazhi në prapavijat e nazistëve. Luftëtarët e këtij formacioni do të nxirrnin trenat nga shinat, të shembnin urat si dhe të sabotonin fabrikat e prodhimit të armëve. Ata do të ndihmonin organizmin e luftës guerrile në të gjitha vendet e pushtuara nga armiku. Në 16 korrik 1940, Kryeministri Churchill emëroi Hugh Dalton si mjeshtrin politik të SOE-s dhe menjëherë e urdhëroi atë të fillonte veprimtarinë në terren. Organizata punësoi ose me saktë angazhoi 13.000 pjestarë prej të cilëve 3.200 ishin femra. Ajo u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Agjentët e SOE në qershor të vitit 1941, arritën të shpërthenin stacionin elektrik francez Pessac. Ky akt u prit në Londër si një sukses dhe krijoi bindjen se nuk ishin vetëm bombat ato që do të shkatërronin makinën ushtarake gjermane. Ky operacion çoi në qindra të tjera anë e mbanë Europës deri në Lindjen e Largët, në Japoni. Në vitin 1942 një skuadër e SOE–s vrau zëvendësin e Hitlerit, Reinhard Heydrich me një granatë; Në Greqi në vitin 1942 ata shkatërruan urën e Gorgopotamos, duke i prerë furnizimet ushtrisë së Romelit në shkretëtirë; Në Norvegji shkatërruan një fabrikë të ujit të rëndë, duke i dhënë fund ëndrrës naziste për prodhimin e një bombe atomike. SOE mund të godiste armikun në çdo kohë dhe në çdo vend.
Cili ishte roli i SOE–së në Shqipëri?
Dy fotot në krye të këtij teksti bëjnë lidhjen midis dy cepave fundorë, kohorë të kësaj historie. E para është statuja që simbolizon luftëtarët e SOE–s, e ngritur në Londër, në Albert Embankment, në anën e Lumit Tames, në një baraz-largësi midis Urës Lambeth dhe London Eye . Tjetra është një fotografi e memorialit të të rënëve të SOE–së në Tiranë, të vendosura në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
SOE, përveç vendeve të tjera si Francë, Poloni, Gjermani, Hollandë, Belgjikë, Itali, Jugosllavi, Hungari, Greqi, Kretë, Çekosllavaki, Norvegji, Danimarkë, Rumani, Abisini, Azinë Juglindore veproi edhe në Shqipëri. Një grup i vogël ndërlidhës hyri nga Greqia në Shqipëri në vitin 1943. Agjentët e SOE–së ishin Julian Amery, Anthony Quayle, Davis Smiley dhe Neil “Billy” McLean.
Por si u zhvilluan operacionet e SOE–së në Shqipëri?! Këtë na e ka përshkruar më së miri Rodrick Bailey në librin e tij:
SOE në Tokën e Shqipeve .
Në vitin 1943, një ekip i vogël elitë i ushtarëve britanikë, filloi të zbriste me parashutë në malet e Shqipërisë së pushtuar. Ata ishin pjestarë të SOE–s dhe kishin si detyrë të gjenin dhe të armatosnin çetat e luftëtarëve guerrilas dhe të sulmonin armikun sa më shumë që të mundeshin. Ata kurrë nuk kishin shkelur në Shqipëri dhe as që dinin se çfarë do t’i priste atje.
Duke u përpjekur të mbijetonin në kushtet më ekstreme dhe në një terren tejet të vështirë këta britanikë të rinj jetuan nën rrezikun e përhershëm se mos binin në duart e armikut ku i priste vdekja e sigurtë. Përveç sëmundjeve, pamundësisë për një jetë të pastër, atyre iu shtohej edhe fakti se guerrilasit shqiptarë, sipas Roderick Bailey-t, ishin në konflikt me njëri – tjetrin. Në këtë libër të jashtëzakonshëm autori ka përdorur intervistat me të mbijetuarit, ditare të fshehura prej kohësh dhe të deklasifikuara më së fundi, të cilat dëshmojnë historinë e jashtëzakonëshme të SOE–së në Shqipëri.
SOE, sipas dokumentave të saj deri në vitin 1945, ka dërguar në Shqipëri 7.000 pushkë, 5.000 armë gjysmë automatike, 1.800 mitroloza të lehtë, bashkë me 16 milion e pesëqint(pesëqind) mijë fishekë, 240 mortaja, me 25.000 bomba, dhe 25.000 granada përveç pistoletave dhe gjashtëdhjetë mitralozave gjysëm të rëndë. Po ashtu ata dërguan 28.000 palë rroba ushtarake, 57.000 palë çizme ushtarake, 14.000 batanie, 390 fenerë, 6 xhipsa, dhe një motorbarkë. Ata dërguan edhe qindra ton me ushqime.
Nga grupi i parë prej 50 britanikëve që zbritën në Shqipëri, 16-të mbetën të vrarë ndërsa 17 të mbijetuar janë dekoruar. Në atë periudhë kohore të veprimtarisë së SOE–së në Shqipëri, dhanë jetën 53 pjesëtarë të këtyre forcave. Autori e fillon rrëfimin e tij dramatik me pjesë nga vepra e autorit tonë të madh Ismail Kadare që u bë i famshëm me “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”. Historia e mbetjeve të eshtrave të këtyre të rënëve britanikë është tejet e dhimbshme. Ata kurrsesi nuk mund të vlerësohen si armiq pushtues të Shqipërisë. Përkundrazi, ata erdhën dhe dhanë jetën për të nxitur dhe ndihmuar popullin shqiptar të çlirohej nga fashizmi dhe nazizmi. SOE u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Pas luftës ata bënë përpjekje të mëdha për të mbledhur eshtrat e të rënëve të tyre, si kudo tjetër edhe në Shqipëri.
Regjimi i Enver Hoxhës, i cili kishte marrë tërësisht një kurs, fillimisht pro-Jugosllav e më vonë pro–sovjetik, i solli shumë pengesa britanikëve për të marrë eshtrat e djemve e vajzave të veta. Autori tregon sesi përkundër tërë pengesave të qeverisë, një oficer i quajtur MacIntosh gjeti një mbështetje të jashtëzakonshme tek populli shqiptar që u tregua aq bujar ndaj tij. Kështu në shkurt të vitit 1946, ai pasi kishte shkuar fshat më fshat, e breg më breg në kërkim të tyre, arriti të mblidhte eshtrat e të rënëvë britanikë në Shqipëri. Fatkeqësisht, MacIntosh u përzu nga qeveria shqiptare si “reaksionar dhe armik i popullit shqiptar” dhe misioni i tij mbeti i pambaruar. Por më e keqja ende nuk kishte ndodhur. Qeveria angleze ia besoi ambasadës franceze detyrën për marrjen e eshtrave. Në vitin 1950 një atashe francez, shkoi të vizitonte varrezat e britanikëve në Shqipëri. Ai nuk gjeti asnjë gjurmë të tyre. E drejta e këtyre njerëzve për tu prehur në një vend të qetë u “fitua” vetëm pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ata u mblodhën dhe u vendosën në një varrezë në Parkun e Tiranës. Me datën 11 nëntor 2012, Ambasadori Britanik në Tiranë ShT z. Nicholas Cannon dhe Kryeministri i asaj kohe Dr. Sali Berisha organizuan një shërbesë përkujtimore në varrezën e britanikëve prapa Universitetit të Tiranës. Ata ishin 53 të rënë, por vetëm 46 prej tyre i kanë pllakat e varreve mbi kokë.
Shqipëria i ka borxh nderi këtyre të rënëve për kontributin në çlirimin e vendit tonë. Pas kthimit në atdhe, veteranët e SOE që shërbyen në Shqipëri i shërbyen vendit të tyre në fusha të ndryshme të jetës. Shumë prej tyre u bënë njerëz të shquar dhe politikanë të zotët. Le të veçojmë disa prej tyre:
Harold Julian Amery, Baron Amery of Lustleigh, (1919–1996)
– Politikan konservator britanik, i cili shërbeu tre dekada si figurë drejtuese e kësaj partie dhe 42 vjet anëtar i parlamentit. Ai ka shërbyer si oficer ndërlidhës i SOE për lëvizjen e rezistencës antifashiste shqiptare në vitet (1943–1944) në përbërje të grupit të quajtur “Tre Mosketjerët” bashkë me majorin Davis Smiley dhe kolonelin Neil McLean.
John Anthony Quayle, aktor i madh i teatrit anglez, shërbeu si oficer i shërbimit të fshehtë anglez gjatë luftës. Në vitin 1943 mbërriti në Tragjas, Shqipëri. Aty u takua me një oficer tjetër të SOE–së të quajtur Jerry Field të cilin e zëvendësoi, pasi ai ishte plagosur në një ditë peshkimi. Pas luftës ai iu kushtua aktrimit dhe drejtoi Teatrin Memorial të Shekspirit ku dhe hodhi themelet e krijimit të Kompanisë Mbretërore të Teatrit Shekspirian. Ai ka luajtur rolet e Falstafit, Otellos, Henrin e VIII-të si dhe ka interpretuar edhe me Lorenc Oliverin dhe ka një galeri të pafund rolesh. Për ne shqiptarët mbetet figurë e dashur pasi jo vetëm që shërbeu në Shqipëri, por ishte anëtar aktiv i përhershëm i Anglo Albanian Association. Vdiq në vitin 1989.
Kolonel Davis Smiley (1916–2009) ishte një oficer i shërbimeve të fshehta britanike. Në luftën e Dytë Botërore ai ka luftuar në Palestinë, Irak, Persi, Siri si dhe ka vepruar me SOE–në, në Shqipëri dhe në Tailandë. Ai ka shkruar librin ”Albanian Assignment”.
Kolonel Neil “Billy” McLean(1918–1986), oficer i shërbimeve të fshehta britanike i SOE në Shqipëri dhe më pas politikan i shquar. Më pas ka shërbyer si anëtar i Parlamentit Britanik. Në Prill të vitit 1943 ai u hodh me parashutë në Shqipëri ku ra menjëherë në kontakt me partizanët e Brigadës së Parë Sulmuese. Ai u përpoq të pajtonte grupet e ndryshme në Shqipëri. Pas një periudhe në Angli u kthye përsëri në Shqipëri në vitin 1944 me ekipin e vogël të Tre Mosketjerëve (shih më lart).
Magaret Hasluck për të cilën flitet në këtë libër, shërbeu në SOE. Pas luftës, dhe pas ekzekutimit nga komunistët të mikut të saj shqiptar, Lef Nosi, ajo u sëmur rëndë dhe vdiq në varfëri në Dublin në vitin 1948. Atë e ndihmuan miqtë e saj të SOE–së në ditët e fundit të jetës në mënyrë anonime.
Billy McLlean shërbeu si konsull në Sianking. Tony Neel shërbeu në forcat ajrore, Bill Tilman u bë gazetar i njohur. Shumica e tyre i shërbyen Britanisë në fusha të ndryshme, duke treguar se ishin po aq të guximshëm e të talentuar në paqe sa ç’ishin në luftën që zhvilluan në Shqipëri në shërbim të popullit shqiptar. Shqipëria iu ka borxh nderi si të rënëve, ashtu dhe të mbijetuarve, për kontributin në çlirimin e vendit tonë nga nazi-fashizmi.

Filed Under: Histori Tagged With: Mal Berisha, Realitete, shqiptaro-britanike

Ndërthurje e artit dhe fakteve historike

June 16, 2015 by dgreca

Java kulturore shqiptaro-britanike në Londër/
Java kulturore shqiptaro-britanike në Londër solli një ndërthurje të pazakontë të shkëlqimit të artit dhe befasisë së fakteve historike të shqiptarëve për britanikët dhe të britanikëve për shqiptarët.  Një gërshetim që kapërceu dimensionin shqiptaro-britanik për të përqafuar atë europian dhe trans-antlantik për temat e prekura dhe vendndodhjet ku u zhvillua. Piktura shqiptare foli me gjuhën e Eduard Lear, letërsia britanike skaliti aftësitë drejtuese të shqiptarëve në elitën e Perandorisë Veneciane dhe Osmane, diplomacia shqiptare shpalosi modelin unik shqiptar të shpëtimit të  hebrenjve në Europë dhe diplomacia e NATO-s u përcoll nën këndvështrimin e Kosovës.
Momenti kulmor dhe më intrigues i javës kulturore, ishte prezantim i i librit të sapobotuar të historiani britanik Noel Malcolm, përmes të cilit ai i servir befas shqiptarëve një copëz të panjohur të historisë së tyre. Në librin “Agjentët e Perandorive”, bazuar në kërkimet e tij origjinale, Malcolm tregon për një famije shqiptare në Ulqinin e shekullit të XVI, kufiri midis Perandorisë Veneciane dhe asaj Osmane.
Famlilja e madhe shqiptare ndahet në dy pjesë. Dy burra të njërës prej tyre prej tyre i shërbyen Perandorisë Veneciane, ndërkohë që kushëriri i tyre i shërbeu Perandorisë Osmane, Ata nuk e dinin, që edhe pse pjesëtarë të të njëjtës familje të madhe,  një ditë do të ndesheshnin midis njëri tjëtrit në krye të ushtrive të dy Perandorive. Revista
“The economist” shkruan, se libri i Noel Malcolm  tregon në mënyrë gjeniale ekulibrin ndryshues të forcave midis Perandorive Veneciane dhe Osmane,  ku fuqitë detare ishin në konkurrencë  për të zotëruar Medheun Lindor dhe se si disa të krishterë jetonin mirë duke i shërbyer Perandorisë Osmane dhe disa myslimanë depërtonin si spiunë në Perandorisë Veneciane.“The Telepgraph” e quan librin një arritje të mrekullueshme të gërshetimit të historive të fituesve dhe humbësve të shekullit të 16, me ndërmjetësuesit, kalorësit, piratët, priftërinjtë dhe spiunët.

Noel Malcolm, gazetar: Në shekullin e 16 ka shumë mënyra të të qënit shqiptar. Shqiptarët luajnë  rol të rëndësishëm për fuqitë e mëdha në Perëndim dhe nga ana tjetër ata kanë pozicione kyce në Perandorinë Osmane. Në librin tim kemi një pjesëtar të familjes që është një krypeshkop shumë i rëndësishëm i Kishës Katolike, ndërkohë që një tjetër punon për Papën si oficer i lartë ushtarak. Por nga ana tjetër, ata kanë një kushuri që bëhet një nga Pashallarët më të rënëdësiëhm në Stamboll dhe përfundimisht ai bëhet Vezir i Madh. Është e vështirë që të përgjithësosh rolin e shqiptarëve në atë periudhë, por kur sheh pozicionet të rëndësishme që ata kanë mbajtur në politikë, shoqëri dhe ushtri, shqiptarët ishin kudo.
Ne, njohim që shqiptarët kanë qenë pjesë e elitës së Pertandorisë Osmane. A evidentohet kjo edhe në kërkimet tuaja origninale?
Noel Malcolm, gazetar: Shumë prej shqiptarëve janë kaq të talentuar, sa ata kapin majat. Nuk dihet ekzaktësisht numri i tyre, pasi përkatësia etnike e pashallarëve mbetet ende një çështje e paqartë, por në Perandorinë Osmane ka patur 40  vezirë të mëdhenj shqiptarë. Mendoj, se periudha për të cilën bëhet fjalë në librin tim është periudha më e mirë e shqiptarëve në postet më të larta të qeverisë osmane. Në librin tim, unë ndalem te Sinan Pasha Topojan që ishte Vezir i Madh pesë herë. Gjatë qeverisjes së tij. ka edhe dy tre shqiptarë të tjerë në Divan, që ishte Këshilli i ministrave asokohe. Unë i jam referuar një raporti të një diplomati austriak, që thoshte : Nëse dikush dëshironte të bënte tregti me Perandorinë Osmane ishte shumë e rëndësishme që të njihte një shqiptar, sepse të gjithë aty ishin shqiptarë.
Në javën kulturore shqiptaro-britanike, janë prezentë personalitete të njohura të jetës politike dhe akademike britanike. Një prej tyre gazetari Harry Eyres, që ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Stërgjyshi i tij ka qenë ambasadori i parë britanik në Shqipërinë e viteve 1920 dhe ka qenë mbështetës i fortë i Mbretit Zog. Vetëm tre ditë më parë, Eyres shkroi në revistën prestigjioze “Newsweek”, se Shqipëria mbart shumë vlera prej lashtësisë, por vazhdon të mbetet një mister për Perëndimin.
Harry Eyres, gazetar: Stërgjyshi im ka qenë një mbështetës i fortë i mbretit Zog dhe ndikues në promovimin e mbretit. Shqipëria më tërheq vërtet shumë dhe shpresoj t’a vizitoj atë së shpejti. Stërgjyshi im i ka qëndruar shumë afër babait tim, ndaj unë mund të them, se kam një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Por kam edhe lidhje të tjera, si ajo e Eduard Lear, poetit dhe artistit që botoi ditarin e tij të një piktori peisazhesh mbi Shqipërinë. Është vërtet një libër i mrekullueshëm. Kjo është një tjetër arsye për të vizituar Shqipërinë dhe ndoshta për t’a zbuluar vendin në hapat e Eduard Lear.
Piktori shqiptar Bashkim Izano Ahmeti, impresionoi britanikët me ekspozitën “Homazh për Edward Lear”, poetit dhe artistit, që kaloi disa muaj në Shqipërinë dhe Maqedoninë e vitit 1848 dhe botoi një ditar udhëtimi të titulluar, “Ditari i një piktori peisazhesh në Ballkan” në 1851. Gazetari Eyres shkruan në revistën prestigjioze “Newsweek”, se piktura e shkëlqyer e Bashkim Izanos  duket më shumë e ndikuar nga vargjet dhe aventurat  e Edëard Lear, sesa peisazhet e holla të pikturuara nga ai.
“Nëse Izano ka liruar deri seksualitetin Lear-së, Lear mund të ketë çliruar imagjinatën Izano”, shprehet Eyres.
Një tjetër personalitet në javën kulturore shqiptaro-britanike , Paul Johnson, i cili ka shkruar 40 libra mbi historinë e botës. Ai shpreh këndvështrimin e tij për Shqipërinë, duke nxjerrë në pah impaktin e Lord Bajron dhe Eduard Lear në përceptimin e britanikëve për shqiptarët.
Paul Johnson, shkrimtar: Shqipëria është një vend shumë i bukur. Është përshkruar në një mënyrë të tilë edhe nga Lord Bajron. Eduard Lear e pikturoi mrekullisht dhe shkrujti një libër të bukur për Shqipërinë. Eksperienca e një piktori të peisazheve natyrore në Shqipëri. Shqipëria tërhoqi syrin e personazheve kryesorë britnikë. Ata e deshën Shqipërinë. shkruajtën për të dhe e pikturuan. Shqipëria mund të bëhet sërish shumë e rëndësishme.
Pse për shkak të pozicionit gjeografik apo asaj që përfaqësojnë shqiptarët?
Paul Johnson, shkrimtar: Po, pozicioni gjerografik është shumë i rëndsishëm.Është  kyçi i Adriatikut. Është një vend shumë i rëndësishëm. Por shqiptarët janën njerëz shumë të zgjuar. Janë shumë dinamikë, origjinalë. Kanë shumë cilësi që i favorizojnë ata. Unë mund të ve bast për Shqipërinë. Ata do të luajnë një rol të rëndëisshëm në botë.
Libri i Enver Bytyçit  “Politika shtrënguese e NATO-s në Kosovë” është pritur me interes nga britanikët. Ky libër paraqet një ekzaminim të detajuar dhe gjithëpërfshirës të  angazhimit të NATO-s në Kosovë, si dhe të politikave të vendeve perëndimore. Për të ndërtuar një analizë të thellë të zhvillimeve historike në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve, libri i Bytyçit ofron një diskutim konstruktiv të konfliktit në Kosovë, që përbënte një nga shqetësimet kryesore në axhendën ndërkombëtare nga fundi i shekullit të njëzetë. Bazuar në dëshmi të gjera, Enver Bytyçi analizon qëndrimet kontradiktore në Këshillin e Sigurimit lidhur me konfliktin në Kosovë, ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe çështjen e të ardhmes së Kosovës. Ky është libri i parë i Enver Bytyçit që është botuar në anglisht dhe u prezantua në ambasadën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha ka dhënë një leksion mbi “Jetën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Herman Bernstein dhe Marrëdhëniet Shqiptaro – Hebraike si një model i tolerancës fetare parë në kontekstin e ngjarjeve tragjike të ndodhura këtë vit në Francë dhe Danimarkë”.
Java kulutrore shqiptaro-britanike pati edhe dimensionin e saj muzikor me ceremonnë e dorëzimit të albumit muzikor “Këngët e Atdheut”.
Ky libër muzikor është një dhuratë e muzikantëve Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, dedikuar fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Filed Under: Featured Tagged With: Java kulturore, Mal Berisha, shqiptaro-britanike

Presidenti Nishani në stërvitjen e përbashkët Shqiptaro-britanike “Luani Shqiptar 2013”

September 2, 2013 by dgreca

Sic njoftohet ne faqen elektronike te presidences shqiptare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani udhëtoi te henen me 2 shtator drejt Gjirit të Vlorës, ku mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes duke ndjekur nga afër stërvitjen e përbashkët “Luani Shqiptar 2013” në det të hapur në Adriatik.

Gjatë kësaj vizite, Komandanti i Task Grupit të Stërvitjes Commodore McAlpine u prezantoi të pranishmëve programin e stërvitjes dhe aftësitë luftarake të komandës britanike që përmbledh operacionet e Evakuimit jo-Luftarak, veprime të përbashkëta me Forcat e Armatosura shqiptare në ushtrime të sulmit detar, operacione kërkim – shpëtimi, stërvitje e qitje luftarake me armë të lehta. Presidenti ndoqi nga afër edhe një demonstrim të veprimeve amfibe në kuadër të kësaj stërvitje.

Presidenti Nishani në përshëndetjen e tij drejtuar komandove pjesëmarrës në stërvitjen “Luani Shqiptar 2013”, dhe gjithë të pranishmëve, përgëzoi fillimisht organizatorët dhe pjesëmarrësit në stërvitje për suksesin e saj. Ai u shpreh se veprimet e përbashkëta “farkëtojnë standarde më të larta profesionale, aq të dëshiruara për ushtarakët tanë, sidomos sot që jemi pjesë e pandarë e Aleancës së NATO-s.”

Duke iu adresuar situatës së trazuar në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjes së Mesme, e më gjerë, nga kriza Siriane, Ai theksoi se këto “janë sfida e radhës që duhet të përballojmë së bashku. Megjithëse jetojmë në një kohë të turbullt, ne kemi ide të qarta dhe vullnet të përbashkët”. “Jemi bashkë, përkrah njëri-tjetrit në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta.” – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Nishani u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar, që ndodhej në bordin e anijes “HMS Illustrious” si pjesë e stërvitjes së përbashkët.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Luani shqiptar 2013, ne sterviutjen, presidenti Nishani, shqiptaro-britanike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT