Luis Romano dhe Simon Qafa nënshkruajnë librin me autograf në Festivalin e përvitshëm Ferragosto 2022 në Bronx, New York. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra do ta promovojë ditën e Mërkurë më 21 Shtator 2022 ora 7 PM në Selinë Qëndrore të Vatrës në New York, librin historik mbi familjen patriotike dhe antikomuniste Qafa. Në librin e sapo dalë nga botimi “IN THEIR FOOTSTEPS” përshkruhet historia e Familjes Qafa, rrugëtimi nga Kosova në Amerikë, lufta antikomuniste në vitet 1949-1958 e patriotit Pjetër Çup Qafa në malet e Shqipërisë si rezistencë kundër komunizmit në Shqipëri. Në këtë libër përfshihet edhe historia e jetës së Simon Qafës, nga Kosova, Vatikani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i librit Luis Romano është një autor i mirënjohur italo-amerikan, autor i 17 librave.
VATRA PROMOVON MË 21 SHTATOR LIBRIN HISTORIK TË FAMILJES QAFA “IN THEIR FOOTSTEPS”
Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra do të promovojë ditën e Mërkurë më 21 Shtator 2022 ora 7 PM në Selinë Qëndrore të Vatrës në New York, librin historik mbi familjen patriotike dhe antikomuniste Qafa. Në librin e sapo dalë nga botimi “IN THEIR FOOTSTEPS” përshkruhet historia e Familjes Qafa, rrugëtimi nga Kosova në Amerikë, lufta antikomuniste në vitet 1949-1958 e patriotit Pjetër Çup Qafa në malet e Shqipërisë si rezistencë kundër komunizmit në Shqipëri. Në këtë libër përfshihet edhe historia e jetës së Simon Qafës, nga Kosova, Vatikani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i librit Luis Romano është një autor i mirënjohur italo-amerikan, autor i 17 librave.
Aktivistja Lindita Semanjaku vizitoi Vatrën
Aktivistja e të drejtave të njeriut Lindita Semanjaku vizitoi Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra në mesditën e së Premtes, 29 Janar 2021. Ajo u mirëprit nga kryetari i degës së Vatrës Hudson Valley dhe anëtar i Këshillit të Vatrës z.Simon Qafa, Editori i gazetës Dielli z.Dalip Greca dhe gazetari Sokol Paja. Semanjaku u shpreh shumë e gëzuar për mundësinë që iu dha për ta njohur më nga afër historinë e Federatës më të vjetër në historinë e organizatave e shoqatave shqiptare që veprojnë në diasporën shqiptare. K/redaktori i Diellit, i shpjegoi me detaje procesin historik në të cilin ka kaluar Federata Vatra dhe gazeta e Vatrës Dielli. Z.Greca i parashtroi etapat historike të shtetit shqiptar dhe rolin patriotik e diplomatik që ka luajtur Vatra në dobi të çështjes kombëtare. Po ashtu ai tregoi për funksionimin e sotëm të Vatrës dhe rolin e saj ne ceshtjen Kombëtare. Z.Greca i bëri të njohur aktivistes Semanjaku rreth projektit të botimit të historisë së Vatrës në dokumentat arkivore, një studim shkencor në pesë vëllime që vjen i kryesuar nga Akademik Beqir Meta.(SP)
VATRA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT
– FLET KRYETARI I DEGËS NË HUDSON VALLEY-NEW YORK. Z. SIMON PJETER QAFA-/
Dega e Vatrës në Hudson Valley ka në radhët e saj vatranë me banim në dy shtete, në New York, por edhe në New Jersey, mandej ka edhe individë që jetojnë në Europë. Qendra është në Hudson Valley të shtetit të New York-ut që prej marsit 2014, kohë kur u formua kjo degë. Në prag të Kuvendit dega e rriti shumë anëtarësinë dhe ka një projekt që shpreson ta realizojë në të ardhmen e afërt, pas kalimit të Koronavirusit, krijimin e klubeve të miqëve të Vatrës nëpër Europë. Kryetar i saj i ri ëshët z. Simon Pjetër Qafa, që e drejton degën që pas Kuvendit të 19 Janarit 2029, organizuar në Teqenë Bektashiane “Baba Rexhebi” në Detroit, kohë kur ish kryetari i degës z. Elmi Berisha u zgjodh kryetar i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës” VATRA”.
Në vijim të rubrikës që gazeta”Dielli”ka hapë: Bashkëbisedim me kryetarët e degëve me qëllim për të sjellë në fokus gjendjen e anëtarësisë vatrane në kohën e Pandemisë, z. Qafa iu përgjigj pyetjeve të editorit.
Ndiqeni bashkëbisedimin:
DIELLI: Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes në këtë kohë Pandemie? A ka njeri nga rrethi juaj familjar e miqësor të prekur nga COVID-19, këtu në SHBA apo në vendlindje ?
SIMON QAFA: Faleminderit për interesimin.Si familje e ngushtë, faleminderit Zotit, nuk kemi pas probleme me Koronavirusin. Si familje e gjerë po. Kemi pasë tri infektime por e kanë kalue pa pas nevojë që të shkonin në spitale. Ndërsa në rrethin e miqësisë, fatkeqsisht patëm një humbje jete,
Nje dhanderr i yni, që ishte infektuae, u hospitalizue, luftoi tri javë me koronavirusin, por nuk ia arriti që ta përballonte. E humbi betejën e vështirë me COVID-19 pas tri javëve intubimi e ventilimi mekanik.
DIELLI: Ngushëllime Ju dhe Familjes!
Z. Simon, u mbushën tre muaj që jemi të izoluar, si i keni mbajtë lidhjet me anëtaret e kryesisë se degës dhe me vatranët e degës tuaj?
SIMON QAFA: Lidhjet me vatranët i kemi mbajtë dhe vazhdojmë t’i mbajmë nëpërmjet telefonatave, rrjeteve sociale, emaileve etj. Flasim me njeri-tjetrin, interesohemi për shëndetin e çdo vatrani dhe familjeve vatrane.
DIELLI: A ka pasë të prekur nga COVID-19 në degën tuaj?
SIMON QAFA: Fatmirsisht, në degen tone, Hudson Valley, nuk kemi pasë asnjë të infektuar, së paku sipas informatave që unë kam nuk asht infektuar ndonjë vatran deri në këtë moment. Fatkeqisht ka pasë miq të rrethit të vatranëve që kanë kaluar çastet të vështira. Kam dijeni për shumë njerëz qe kanë qenë te infektuar. Disa e kanë kalue pa problem nëpër shtëpi, kurse disa me shumë vështirësi duke qendrue me javë neper spitale. Ka pasë dhe raste kur miq tanë kanë humbë jetën dhe me dhimbje janë përcjellë në banesën e fundit. Jemi lutë për shpirtrart e tyre.
DIELLI: Keni pasë mundësi të komunikoni në mënyrë elektronike, me mesazhe, me telefonata me vatranët e degës tuaj? Po me qendrën e Vatrës, Kryetarin, nënkryetarët, sekretaren, anëtarët e Kryesisë, a i keni mbajtë lidhjet?
SIMON QAFA: E vetmja mënyrë që kemi pas komunikime me vatranët e degës tonë, ka qenë nëpërmjet telefonatave, mesazheve, face time, dhe E Mail. Kurse lidhjet me qendrën, I kemi mbajtë kryesisht me kryetarin e Vatres, Z. Elmi Berisha, me të cilin kemi pasë edhe takime të drejtëpërdrejta, kemi bisedue për çeshtjen e ardhshëmrisë së degës, për lidhjet me vatranët që kemi nëpër Europë, si dhe kam parashturua agjenden time për të ardhmen e deges.
Lidhjet me qendrën i kemi mbajtë edhe nëpërmjet Gazetës Dielli , kemi ndjekë informacionet, intervistat, që ka sjellë gazeta nga Shtete e Bashkuara dhe Europa, Trojet Etnike. Kemi qenë shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, veçanërisht nëpërmjet Facebook-ut.
DIELLI: Cila është gjendja reale e degës tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e pas Kuvendit të Vatrës? Keni të larguar apo keni shtuar anëtar të rnj?
SIMON QAFA: Gjendja e degës tonë është e qëndrushme. Nuk kemi humbë deri tash asnjë anëtar por mbesim me shpresa se kemi me shtue antarë të rinj simbas premtimeve dhe projekteve të pas Kuvendit. Po ashtu që para Kuvendit të Vatrës, është një projekt i degës për të krijuar klubet e miqëve të Vatrës në Europë.
Projekti im si kryetar i degës është që një ditë mbasi të qetësohet situata prej koronavirusit, do të mblidhemi dhe do të diskutojmë për ta bërë degën më aktive dhe do të punojmë për t’i shtuar anëtarët.
DIELLI: Ju falenderojmë për bashkëbisedimin dhe urojmë që dega e Hudson valley të kthehet së shpejti në veprimtaritë e saj aktive.
SIMON QAFA: Unë ju falenderoj për këtë intervistë dhe Ju uroj punë të mbarë në misionin tuaj informues përmes gazetës DIELLI. Zoti e bekoftë Vatrën dhe Vatranët!
Së bashku për vitalizmin e VATRËS!
FIGURA TË NJOHURA TË ARTIT DHE BIZNESIT SHQIPTAR THELLOJNË ANGAZHIMIN NË VATËR/
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka kënaqësinë të njoftojë se:
- Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh” ka pranuar të jetë Këshilltar për Çështjet Artistike dhe Kulturore.
- Frederik Ndoci “Mjeshtër i Madh” ka pranuar të jetë Koordinator i Përgjithshëm i Veprimtarive Artistike.
- Elmi Berisha, President i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për SHBA ka pranuar të jetë Këshilltar për Zhvillimin Ekonomik.
- Simon Qafa, pinjoll i familjes së njohur Qafa, Vatran dhe aktivist i respektuar në SHBA, ka pranuar të jetë Anëtar i Këshillit të Federatës.
Federata VATRA falenderon përzemërsisht personalitetet e mësipërme, të cilët janë njëkohësisht edhe antarë të saj prej vitesh dhe i shpreh mirënjohjen dhe besimin e plotë në ushtrimin e detyrave të reja.
Së bashku për vitalizmin e VATRËS.