• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse shqiptarët në Amerikë nuk rreshtohen me LQSHA Joe DioGuardi?

October 11, 2017 by dgreca

Në vend të reagimit/

Skender-Karaçica-autor
(Rreth paraqitjes së Haxhi Dautit,kryetar i Këshillit Kombëtar në Nju Jork për gjendjen aktuale shqiptare në Maqedoni dhe për zgjedhjet lokale)/
NGA SKENDER KARAÇICA/
Para do dite,arkivi historik i LQSHA-së Joe DioGuardi ka sjell në kujtesën e opinionit të gjerë rrugëtimin që ka bërë kjo lëvizje e madhe kombëtare për lobim të çështjes shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës.Nuk ka dyshim se projekti kombëtar i ish kongresmenit dhe arbëreshit me gjak shqiptari,Joe DioGuardi në LQSHA-së ka bërë shumë për të vënë në tavolinën politike dhe diploimatike(si lobist shqiptaro-amerikan)çështjen shqiptare në Ballkan dhe për ndarjen e trojeve tona entike nga grabitqarët fqinjë para Kongresit dhe Senatit Amerikan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Kjo është e vërteta historike që na vjen prapa dhe duhet të ruhemi nga gjykimet historike,si thoshte Hasan Prishtina.Në këtë plan diaspora shqiptare në Amerkikë ka bërë shumë për një shekull për çështjen shqiptare dhe e drejta për liri dhe pavarësi të Kosovës,ndonëse dihet për ripushtimet e Serbisë dhe përgjakja dhe skenarët për asgjësimin e shqiptarëve me ,,Tokën e djegur,,!
Tashti problem në vete paraqet çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.Për të hedh dritë në këtë rrafsh,Haxhi Dauti,kryetar i Këshillit Kombëtar në Nju Jork në kohën e zgjedhjeve komunale në Maqedoni,del para opinionit me disa teza të gabuara si ,,shpëtimtar,,i çështjes shqiptare dhe si ,,lobist,,për disa vija të trasha se ,,Amerika na përkrah,,për çdo gjë kur e kur është në pyetje çështja shqiptare.Kush po lobon dhe kush loboi tash e tridhjetë vjetë për çështjen shqiptare përmes dyerëve të politikës,të diplomacisë dhe të miqëve tanë senatorë e kongresmenë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.Po,ai është arbëreshi,ish kongresmeni Joe DioGuardi,i cili me tërë argumentet historike të kohës vrastare të Serbisë,i doli përballë kryekriminelit Sllobodan Millosheviq në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë dhe ia tregoi gishtin tek hudnët kriminelit serb se çfarë kishte bërë në Kosovë dhe ndaj popullit shqiptar deri në shkallë të gjenocidit me skenarët e tij vrastar për,,Tokën e djegur,,!
Pse po anashkalohet arbëreshi Joe DioGuardi,pa anatemohet nga disa që aktivitetin e vet e kanë pranë tavolinave dhe të lojës së golfit në livadhet e gjelbëruara në Nju Jork.Kë po e pengon JoeDiogurdi,për Serbinë dihet po për shqiptarët në atdhe nuk e kemi të qartë.Ndërkaq,ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk e pati për nder që e ,,haroi,,arbëreshin me gjak shqiptare që të ftoi në kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.Kështu jem ne,harrojmë,anashkalojmë dhe,për fatin e keq dimë edhe të anatemojmë njeri-tjetrin.Kjo ndodhi pa të drejtë me arbëreshin dhe ish-kongresmenin Joe DioGuardi në Nju Jork.
Haxhi Dauti në këtë paraqitje për opnionë,paksa nga këndi i problemit shqiptar në Maqedoni,sikur e ,,kryen,,punën e vet me një prorosi të një melodie të këputur sikurse çdo gjë është mirë në hapësirën shqiptare dhe përmes fjalorit ,,poltik,,dhe si,,lobist,,rithekson se ka biseduar me shumë senatorë e kongresmenë për ,,fuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit,,që sipas tij na qenkash ,,shpëtimtare,,e çëshjtjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni!
Nuk di a është në dijeni Haxhi Dauti(Këshilli Kombëtar)se me ligjet Kushtetuese në Maqedoni,populli shqiptar si popull i dytë shumicë ende e ka statusin e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues(?!)Atëherë me këtë status aktual si mund të fitojnë shqiptarët në Maqedoni në këto zgjedhje komunale kur ende në këtë vend nuk zbatohet Konventa e BE-së për decentralizimin e pushtetit lokal,ndonëse nuk di a e din Haxhi Dauti se para do kohe,pushteti i centralizuar në  duart e qeverisë në Shkup(rasti i N.Gruevskit),ku për pesë minuta ia hoqi tërë paratë nga xhirollogaria komunës së Strugës dhe kryetarit aktual z.Ziadin Sela!
Atëherë çfarë të drejtash dhe çfarë të mirash do të sjellin këto zgjedhje komunale në Maqedoni për pushtetin lokal të shumicës shqiptare Haxhi Dauti?Për tërë rrafshet e përmenduar më lartë na duhet të lobojmë bashkarisht në institucionet shtetit amerikanë në Uashington dhe të jemi unikë se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur drejtë në hapësirën etnike në Maqedoni.Mos të bëjmë qejfin vetës dhe të bëjmë lobim për krysetarët e komunave me shumicën shqiptare si në Kërçovë,Gistivar dhe Strugë që të mos na dalin nga dora.
Për fund fare Haxhi Dauti,do të ishte mirë që Këshilli Kombëtar në Nju Jork të niset në mëngjes dhe të takoj LQSHA Joe DioGuardi dhe bashkarisht të nisemi për lobim dhe aktivitete në një front të përbashkët kombëtar se kështu të ndarë e të përqarë nga flamujt partikë në atdhe,e ardhmja e diasporës shqiptare në Amerikë ka ardhë në pikën zero!Ndërkaq,lobi serbë derisa ne jemi të përqarë dhe ia kemi kthyer shpinën arbëreshit Joe DioGuardi,lobi serbë i përkrahur nga shteti i Serbisë,po shkel me këmbën e djathë në selinë e Kongresit dhe të Senatit në Uashington.Na duhet që të marrim frymë dyherë dhe pa hamendje të rreshtohemi me Lëvizjen e madhe të Lobit Shqiptaro-Amerikanë përderisa nuk bëhet vonë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Ballkan,kështu thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.
Skënder Karaçica

 

Filed Under: Politike Tagged With: JOE DioGiardi, Lobimi, LQS, Skender Karacica

Diaspora shqiptare në Amerikë dhe Liria e Kosovës

October 7, 2017 by dgreca

004

Nga Skender Karaçica/
1 Liga
Në vitet e rënda të popullit shqiptar dhe çështja e Kosovës,ishte temë bosht e tërë aktiviteteve kombëtare që pati zhvilluar diaspora shqiptare në Amerikë,në bashkëpunim me institucionet e shtetit amerikan(Senat dhe Kongres)në Uashington për të vënë në tavolinë problemin shekullor të shqiptarëve nën pushtimin vrastar të Serbisë.Historia këtë kohë të rëndë të jeshë apo të mos jesh(mendim shekspirian)nisi në kohën 1844-1999 kur në Kosovë lindi Dielli i Lirisë dhe Pavarësisë!
 
Në vitin 1986 në Nju Jork doli një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan dhe për Kosovën,ai zë ishte i arbëreshit me gjak shqiptari(ish kongresisti Joe DioGuardi),i cili përmes LQSHA-së u bë gardiani i kohës për çështjen shqiptare dhe platforma e tij kombëtare u bë pjesë e aktiviteteve politike,diplomatike dhe ushtarake në kancelaritë në Uashington dhe në BE,që të dalin në mbrojtje të popullit shqiptar dhe të Kosovës,në mënyrë që mos të përseritet rasti i shkallës së gjenocidit të një (Srebrenice)të dytë në Kosovë,thuhet në këto fotografi që janë ruajtur në arkivin historik të LQSHA-së në Nju Jork.
 
Arbëreshi Joe DioGuardi përmes këtyre fotografive dëshiron që të vë në spikamë tërë rrugëtimin që kanë bërë shqiptaro-amerikanët në Amerikë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe,si sbhihet në këto fotografi të kohës,atëbotë në tubimet dhe prostestat në Uashington,Nju Jork,Çikago,Detroit,Boston,Texas dhe në vendet tjera u kërkua zëshëm që shteti amerikan me mekanizmat e tij politik,diplomatik dhe ushtarakisht që qendrojë pranë Kosovës në orët më rënda,kur regjimi i Serbisë vrastare me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq kishte përgatitur skenarin shfarosës,,Toka e djegur,,ndaj shqiptarëve dhe Kosovës,kështu tregojnë fotografitë nga arkivi i LQSHA-së.
Fotografitë në këtë reporatzh shpalojnë historinë kombëtare të shqiptarëve në Amerkikë karshi Kosovës dhe pjesëve tjera etnike të ndara në orët e padrejtësive historike të grabitura nga fqinjët tanë.Arbëreshi Joe DioGuardi bënë thirrje për të gjithë shqiptarët në Amerikë që edhe njëherë të bashkohen në udhën e madhe të Lobit Shqiptaro-Amerikanë(LQSHA)me seli në Nju Jork,në mënyrë që çështja shqiptare dhe Kosova të marrë me njohjen ndërkombëtare(OKB)dhe me Serbinë të përfundoj dialogun me njohjen e të dyja shteteve të pavarura dhe në hapësirën e Ballkanit të nisë udha e re e paqes dhe projekteve të zhvillimit e të kaheve të reja demokratike secili në vendin e vet,thuhet me tej në mesazhin e këtyre fotogtrafive të arkivit historik të LQSHA-së në Nju Jork.
Për fund mund të thuhet se foto-reportazhi me këto dhjetra e qindra fotografi(LQSHA)rithekson se shqiptaro-amerikanët duhet të bashkohen për forcimin në projektin e madh kombëtar,ndonëse çështja shqiptare në Ballkan ende nuk është zgjidhur drejtë dhe Republika e Kosovës ka mbetur në tepihun politik të dialogut me Serbinë në Bruksel në kohë pa kohë që nuk ka përfundim,thotë për opinionin e gjerë shqiptarë dhe në për shtetin në Amerikë,arbëreshi Joe DioGuardi.
 
Fotografitë:Arkivi historik i LQSHA-së Nju Jork
Teksti:Skënder Karaçica,Çikago

Filed Under: Emigracion Tagged With: Liga, Skender Karacica

Ditëlindja e DioGuardit festë për popullin shqiptar

September 20, 2017 by dgreca

1 DioGuardi

Nga Skënder Karaçica/

Arbëreshi me gjak shqiptari Joe DioGuardi sot ka ditëlindjen dhe në udhët e jetës e kaloi shtegun e udhës të 77 pranverave me moton:Unë jam shqiptar!
Në kohën kur çështja shqiptare nëpërkëmbej në ish-Jugosllavi dhe regjimi i akorduar tash e dy shekuj të Serbisë kundër shqiptarëve dhe ripushtimin e Kosovës përmes skenarëve vrastar deri në gjenocid,bëri që arbëreshi Joe DioGuardi në vitin 1989 themeloi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të bëhet një zë i fuqishëm në institucionet e shtetit amerikan(Kongres dhe Senat)dhe në vijat e trasha të diplomacisë të këtij vendi mik i përjetshëm që të jetë në krah të shqiptarëve dhe të Kosovës,për të shpëtuar nga asgjësimi deri në substancë që e kishte koordinuar dora e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq,thekson në urimin për Joe DioGuardi SHSHA në Çikago.
 
Me programet dhe platformën kombëtare të LQSHA-së në Uashington dhe Nju Jork si dhe në bashkëpunim me strukturat udhëheqëse të kohës në Kosovë,Shqipëri
dhe në pjesët tjera etnike,arbëreshi ynë nuk e ndali udhën e tij kombëtare për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,thuhet në urimin e SHSHA-së.
 
Tërë strukturat e shtetit amerikan përmes ish kongresistit Joe DioGuardi,problemin e shqiptarëve të pushtuar dhe ripushtuar të regjimit të Serbisë(1844-1999),tashmë e kishin në tovolinë dhe beteja politike me frymë kombëtare të LQSHA-së u bë prijëse e shumë tubimeve,të protestave dhe një zë i koordinuar i diasporës shqiptare në Amerikë me përmasat përtej Atlantikut në Evropë dhe në Australinë e largët,ku mërgimtarët shqiptarë të trojeve tona etnike u bashkuan në platformën e arbëreshit Joe DioGuardi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të ndryshimeve të sistemit komunist në Shqipëri për të marrë trajtën e qartë të vlerave sublime të demokracisë dhe jetës së lirë për shqiptarët me vlera të popullit të lashtë që mund të participojë me popujt tjerë në botë,thuhet në urimin e SHSHA-së të kësaj feste për afrbëreshin dhe shqiptarët.
 
Figura politike dhe kombëtare shqiptare e Joe DioGuardi është sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,prandaj e kemi për obligim mos të harrojmë angazhimin e tij dhe në nderim të udhës së tij fitimtar para betejave në Ballkan për shqiptarët dhe Kosovën,Shqipërinë dhe pjesa tjetër e ndarë etnike të respektojnë dhe të nderojnë arbëreshin me gjak shqiptari,që do të ishte për të komplimenti më njerëzor që ia kemi sot e nesër për borxh,thuhet në urimin e SHSHA-së në Çikago me fjalën:Joe DioGuardi lum kombi shqiptar lum ne që të kemi dhe me fat udhët e jetës!

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ditelindja e DioGuardit, Skender Karacica

Nexhmedin Spahiu në rolin e Ali Shukriut në Beograd?

May 21, 2017 by dgreca

Reagim i SHSHA-së në Çikago/

Nga SKENDER KARAÇICA/

Në paraqitjet publike të Nexhmedin Spahiut me motive ,,politike,,nga bulevardet në Prishtinë dhe Mitrovicë,ka krijuar më shumë tone skandaloze që kanë marrë përmasën e një njeriu me kurriz të thyer para kohës shqiptare dhe të Kosovës.Më këtë të dhënë relevante,

SHSHA në Çikago reagon kundër debatit të tij në RTS1 në Beograd bashkë me Ivica Daçiq dhe gjeneralin serb të policisë vrastare në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

Nuk e kemi të qartë se çfarë ,,misioni paqësor,,(sic!)ka mare mbi supet e veta profesori i mjerë nga Mitrovica,që RTS1 e quante profesor të Universitetit të Prishtinës,i cili gjatë tërë kohës në këtë (pa)debat të shëmtuar me dy kriminelët serb,Saphiu fliste me gjuhën e renegatit dhe njeriut më antishqiptar të Ali Shukriut që kishte prejardhje nga Mitrovica,njeriu i ngjitur në organet më të larta të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë,thotë në këtë reagim SHSHA në Çikago.

Përmes belbëzimeve të ,,sintaksës serbe,,Nexhmedin Spahiu ia bënte qejfin Ivica Daçiq,pionerit të Sllobodan Millosheviq, që përmes programeve ushtarako-policore kishte për qëllim të djegë tokën e Kosovës dhe të asgjësojë deri në substancë popullin shqiptar në tokën e vet etnike.

Këtë të dhënë të kohës,Spahiu e kishte harruar dhe shkonte aq larg saqë pa fije turpi dhe prej sedrës së tij prej,,profesorit,,e quante kryeministrin shqiptar Edi Ramën nën ,,ndikimin e drogës,,kur në disa paraqitje pati falur haptas për çështjen shqiptare në Ballkan dhe të çështjes së Kosovës në raport me BE-në,thotë për opinion SHSHA dhe ia tregon vijat e turpit Spahiut që në Beograd fynte Shqipërinë dhe Kosovën.

Po i tregojmë Nexhmedin Spahiut dhe Ivica Daçiq se shqiptarët e ripushtuar në Kosovë dhe në viset tjera etnike asnjëherë nuk e patën konsideruar për shtet të vetin as ish-Jugosllavinë e aq më pak Serbinë që ishin në luftë të pareshtur për liri dhe pavarësi që nga vitet 1844-1999,thotë SHSHA në Çikago.Si është e mundur që Spahiu rastin e masakrës deri në gjenocid të Reçakut pajtohej me dy kriminelet në RTS1 në Beograd,që e thoshte pioneri i Millosheviq,Ivica Daçiq se këtë rast e ka ,,fabrikuar,,

Viliam Voker se sipas tij nuk ka pasur masakër në Reçak dhe e tërë kjo është bërë për të bombarduar Serbinë.

Tashti Serbia përmes protagonistit të kohës vrastare të Serbisë ndaj Kosovës,Ivica Daçiq dhe argati i djallit N.Spahiu,mundohen që problemin e luftës dhe të masakrave që patën kryer formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare  serbe ndaj Kosovës,të shkojnë sipas kriminelit serb në ,,muzeun historik,,të harresës historike.

N.Spahiu në debatin e me dy kriminelët serb TVS1 në Beograd,foli në rolin e një ,,prokurori,,edhe për dy liderët shqiptar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.Përderisa N.Spahiu mendote e harronte se çfarë të thoshte më parë,Ivica Daçiq,në stilin e tij prej,,diplomati,,thoshte se ai kishte propozuar,,paqe,,,me Hashim Thaçin,që për dy popujt viktima të luftës në Kosovë të bëjmë një ,,përmendore,,të përbashkët(!).Kush e bën këtë në botë,agresori dhe çlirimtarët të jenë në një përmendore të përbashkët(shqiptarët dhe serbët).

Skandaloze se jo mahi,këtë e bën Serbia dhe me çdo kusht gjatë këtyre viteve,ajo shpeshherë ka luajtur në kartën e xhokerit për të fituar në tovolinë luftën politike.Kjo kurrë nuk do të ndodhë që të kemi sërish përmendore të ,,vëllazërim-bashkimit,,me motivet e njohura të Serbisë,vraj natën e qaj ditën,thekson në këtë reagim SHSAHA në Çikago.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ali Shukriut, ne Beograd, Nexhmedin Spahiu në rolin e, Skender Karacica

Daçiq,fushatë kundër Medlin Olbrajt dhe ekipit tMedlin Olbrajt saj

May 14, 2017 by dgreca

Ivica Daçiq bën fushatë kundër ish-sekretares së shtetit amerikan, Medlin Olbrajt dhe ekipit të saj/
 Nga Skënder Karaçica/

 SHSHA në Çikago përgjigje në skenarët e njohur të Serbisë se masakra e Reçakut na qenkësh fabrikim i diplomacisë amerikane.
Në vitet e rënda ,,të jesh apo mos të jesh,,dhe projekti vrastar dhe shfarosja e shqiptarëve në tokën e djegur të Kosovës,që e bëri me dy duart e tij kryekrimineli dhe kasapi
i Ballkanit,Sllobodan Millosheviq në Beograd,aty afër në tryezën e tij me buzë në gaz i shikonte edhe pioneri i tij Ivica Daçiq,ministër i
punëve të jashtme në kabinetin e A.Vuçiq.Më këto të dhëna të kohës,SHSHA në Çikago,i jep këtë përgjigje fushatës serbe kundër ish-sekretares së shtetit amerikan,
Medlin Olbrajt dhe ekipit të saj që në kohën më të rëndë i dolën në krah të Kosovës dhe shpëtimin e shqiptarëve nga asgjësimi deri në substancë me përmasat e gjenocidit.
Fushata e Serbisë në gazetën e njohur antishqiptare,,Politika,,të Beogradit që nga themelimi i saj në vitin 1909,nuk ka ndryshuar kursin
,,redaktorial,,kundër Kosovës dhe shqiptarëve me theks të veçpantë rreth siç e quan me ironinë serbe
,,të themelit të shtetit,,të Kosovës,
duke mos kursyer as ish diplomatët
dhe ushtarakët amerikanë,të cilët në vitin 1999 me ndihmën ushtarake
NATO e shpëtuan Kosovën dhe shqiptarët,për të marrë udhë liria,demokracia dhe pavarësia që ishte ëndërr shekullore e të gjithë brezave tash e dy shekuj,SHSHA i thotë Ivica Daçiq,se shqiptarët dhe Kosova asnjëherë që nga vitet 1844-1999,Serbinë dhe Jugosllavinë nuk e konsideruan shtetin e tyre,por si pushtues dhe ripushtues të tokës shqiptare.
Në diskurin e tij,,diplomatik,,me tone antishqiptare dhe kundër shtetit amerikan,Ivica Daçiq shkon aq larg sa për ish-sekretaren e shtetit,Medlin Olbrajt,duke bërë lojë fjalësh të pamatura mirë se,,ende nuk e ka pranuar besimin Islam,,(sic!),kjo fjalë me dy teha që në një anë fyen shtetin e Kosovës dhe provokon Amerikën dhe administratën e presidentit Tramp,
karshi rrugëtimit të saj shekullor për lirinë e besimit fetar dhe për të drejtat,liritë e njeriut në këtë vend-fidanishte e vlerave universale të demokracisë,në krah të popujve nëpër botë për liri dhe demokraci,në miqësi të përjetshme me shqiptarët dhe Kosovën.Me këto të dhëna SHSHA ia përkujton ,,diplomatit serb,,Ivica Daçiq huqet e tij dhe sikur nuk e paskësh harruar testamentin e mentorit të tij të kryekriminelit Millosheviq,që me projektin e tij vrastar i përgjaku popujt joserb dhe bëri skenarët për tokën e djegur të Kosovës.
Në këtë fushatë të ditës,Ivica Daçiq,nuk e harron masakrën e Reçakut që e bënë forcat paramilitare,policore dhe ushtarake të Serbisë dhe me gjuhën e turpit para opinionit të Serbisë,ai thekson se kjo ngjarje,,është fabrikim,,nga qarqet e Amerikës të prirë nga V.Voker,diplomati R.Hollbrok,
gjenerali dhe komandanti i NATO-s Vesli Klark dhe Medlin Olbrajt,këta ishin sipas tij,që e bombarduan Serbinë në vitin 1999,që shkon tutje me retorikën për të bërë,,Shqipërinë e Madhe,,(!).
SHSHA në Çikago në këtë përgjigje për Ivica Daçiq,thekson se në Reçak është bërë masakër deri në shkallë të gjenocidit nga ana e Serbisë vrastare dhe Amerika nuk ka fabrikuar asnjëherë skenarë politiko-ushtarak në Kosovë,por ajo me angazhimin e saj ka luajtur rolin e gardianit për shpëtimin e shqiptarëve dhe mos lejimi i projektit shekullor të Beogradit për tokën e djegur të Kosovës.Përkitazi me fushatën e këtyre ditëve që po vjen nga Beogradi përmes gazetës ,,Politika,,dorë e zgjatur e tërë regjimeve politike dhe ushtarake në Serbi,që kjo pjesë e Ballkanit e banuar me shqiptarët etnikë dhe në tokën e vet,të hiqen nga harta e Evropës dhe të shkoj në harresën historike të kohës,thonë shqiptaro-amerikanët në Çikago.
Për këto skandale diplomatike të Serbisë të dirigjuara nga pioneri i Sllobodan Milloshqviqit,Ivica Daçiq,do të ishte mirë që Ambasada Amerikan në Beograd të dalë me notën diplomatike për të kundërshtuar fuqishëm skenarët e njohur antishqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës,që projektin e lirisë dhe të pavarësisë e bëri populli amerikanë dhe institucionet e shtetit në Washington në bashkëpunim me BE,thotë në këtë përgjigje të SHSHA-së në Çikago për ,,diplomatin serb,,Ivica Daçiq.
Skënder Karaçica-Albanian-American Association/Chicago/
Executive Director

Filed Under: Analiza Tagged With: Daçiq, kunder Medin Olbrajt, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT