Nga Albano Kolonjari
Kampionet ne fuqi Skenderbeu kete fillim sezoni ka treguar edhe nje here qe do te jete pretedenti kryesor per fitimin e titullit kampion ne Shqiperi. Tre ndeshje nete pike te plota per skuadren e drejtuar nga Mirel Josa. Nga ana tjeter Vllaznia e shkodres, nje nga emrat e medhej e futbollit shqiptar ne tre javet e para ka regjistrua tre humbje, duke u renditur ne vendin e fundit me zero pike. Po skuadrat e tjera pretedente.
Partizani ! Renditet ne vendin e dyte me 7-te pike. Dhe pse “legjenda e kuqe” ne merkaton verore ka “blere” lojtare shume cilesore, loja e te kuqeve ne keto tre jave te para le shume per te deshiruar. Partizani ndaj Flamurtarit dhe Vllaznise ka fituar me shume veshtiresi. Mbrojtja duke se eshte reparti me i dobet ne keto tre jave. Te kuqte kane pesuar tre gola, nga nje ne cdo takim, nderkohe qe sezonin e kaluar ishin mbrojtja me solide e kampionatit. Tekniku Starova thote se” Jam i pakënaqur nga disa lojtarë që unë i projektoj si titullarë dhe kjo më shqetëson. Më vjen mirë që nuk lamë pikë sot dhe tashmë duhet të riparojmë gabimet”.
Kukesi! Nenkampionet ne tre ndeshje kane 6 pike. Perballe Teutes, kuksianet arriten te fitojne fale lojes se bukur te brazilianeve me rezultatin 3-0. Drejtori teknik Hasan Lika thote qe “Të shpallesh 3 vjet rresht nënkampion, është e natyrshme që si objektiv është titulli, nuk ke se çfarë pretendon më shumë. Por po ju them se do të tentojmë sërish edhe në Kupën e Shqipërisë”. Partizani dhe Kukesi do te luajne perballe njeri tjetrit kete jave. Nje ndeshje qe do percaktoje shume edhe forcen e te dyja ketyre skuadrave pretedente per titullin kampion per kete sezon
Teuta! Eshte supriza e ketyre tre javeve. Skuadra e drejtuar nga Magani, ka treguar nje shpirt te konsiderueshem gare. Te m humbje Teuta e ka perballe Kukesit kete jave 3-0. Tekniku Magani thote se:” Mendoj se Teuta luajti me frikë ndaj Kukësit. Për fat të keq, pësuam gol të shpejtë, gjë që u ndodh skuadrave të mëdha në botë e jo më Teutës, por ajo që nuk më pëlqeu, ishte reagimi ynë”
Tirana! Shume larg skuadres pretedente per titullin kampion. Pese pike ne tre ndeshje. Loja e bardhebluve te drejtuar nga Muca, eshte kontestuar fuqishem edhe nga tifozet e tirones. Kete jave skuadra nuk arriti te shkonte me shume se barazimi 0-0 perballe Bylist ne “Qemal Stafa”. Nje loje e dobet e bardhebluve qe duhet te bejne shume per te dale te skuadra pretedente.
Terbuni! I ardhur nga Kategoria e pare ka siguar vetem tre pike, perballe Bylisit. Per pukjanet qendresa ne Kategorine Superiore do te kete shume e veshtire. Me lojen e paraqitur deri tani skuadra e Terbunit do te hyje ne skuadrat qe do te luftojne per mbijetese.
Laci! Tre ndeshje tre pike. Kurbinasit kane treguar se do te jene serisht nje kocke e forte per te gjitha ekipet pretedente. Dy pike te siguruara perballe Tiranes , Partizanit dhe Flamurtaritskuadrave pretedente i japin Lacit qetesine e nevojshme per te grumbulluar pike te plota perballe skuadrave qe nuk jane ne nivelin e skuadrave pretedente.
Flamurtari! Ne fillim te ketij sezoni ishte nje nga skuadrat pretedente. Por ne tre javet e para, kuqezinjte kane vetem nje pike. Shume pak per nje skuader ku jane investuar shuma te medha parash. Nese Flamurtari nuk ndryshon kurs, atehere kuqezinjte do te jene skuadra e pare qe do te dale jashte objektivave te saj.
Bylisi! Ballshiotet siguruan piken e pare perballe Tiranes ne “Qemal Stafa” duke luajtur me mire se bardheblute. Gjithsesi me lojen e paraqitur ne keto tre jave duket se Bylisi do te luftoje per mbijetese ne kete sezon.
Vllaznia! Tre jave zero pike. “Djepi” i futbollit shqiptar ka bere nisjen me te keqe te mudeshme. Tekniku i Vllaznise Luan Zmijani pas takimit me Partizanin 1-2, ka akuzuar albitrimin si skandaloz. Ne kete takim pas akordimit te nje penalltie ne favor te Partizanit, ekipi i Vllaznise la fushen e lojes per rreth 10 minuta. Pavaresisht vendimit te drejte apo te gabuar te gjyqtarit te takimit reagimi ii lojtareve dhe drejtueseve te Vllaznise ishte shume ‘primitiv” dhe Vllaznia mund te denohet nga komisioni i disciplines.
Gjithsesi ne keto tre jave kategoria superior ka treguar se skuadrat jane ne disnivel te plote dhe qe futbolli yne eshte shume larg asaj qe pretendojne tifozet te cilet edhe kete jave i\i lane stadiumet te boshatisur duke je pergjigjur keshtu niveli te dobet te kampionatit tone