• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SOT- VATRA, TAKIM ME Z. SIMON MIRAKAJ- 4 QERSHOR

May 30, 2018 by dgreca

– VATRA, TAKIM ME Z. SIMON MIRAKAJ,ANËTAR I AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH SIGURIMIT TË SHTETIT-/

1 ok salle1 simon

-FTOHET KOMUNITETI DHE TË INTERESUARIT PËR MARRJEN E FORMULARËVE PËR APLIKIM PËR DOSJET E ISH SIGURIMIT TË SHTETIT, QË TË BËHEN PJESË E KËTIJ TAKIMI-/

         Njoftohet Komuniteti Shqiptar në NY dhe rrethina se Vatra do të organizojë një takim me z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit Për Informimin Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit, ditën e Hënë, 4 Qershor 2018, ora 6 e 30 PM në Selinë e Vatrës, që ndodhet në adresën:

2437 Southern BLVD

Bronx, NY, 10458

     Përvec Kryesisë dhe anëtarëve të Këshillit të Vatrës  janë të ftuar edhe të interesuarit për Dosjet e ish Sigurimit të shtetit komunist. Z. Mirakaj do të sjellë formularët zyrtar që të intersuarit mund të bëjnë aplikmet për të siguruar Dosjet e tyre.

Takimi është i hapur.

Filed Under: Politike Tagged With: dalip greca, Simon Mirakaj, Takim ne Vater

DEPUTETI ROMEO GURAKUQI,TAKIM NË VATËR

January 25, 2018 by dgreca

Prof.Romeo Gurakuqi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, takim në Vatër/

1 Gurakuqi 11 Gurakuqi me udhe1 salle21 flet Gurakuqi1 grup me rik

Profesor Romeo Gurakuqi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, të Mërkurën, 24 janar 2018, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”. Deputeti Gurakuqi u prit nga kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, nënkryetari Agim Rexhaj dhe anëtarë të kryesisë dhe Këshillit të Vatrës. Në fillim të takimit, Kryetari Mishtoi i ftoi të pranishmit që të mbanin një minut heshtje në nderim të vatranit Halit Nezaj, i cili u nda nga jeta me 20 Janar dhe u varros të mërkurën me 24 Janar 2018.

Kryetari i Vatrës i ka uruar mirëseardhjen mysafirit dhe i ka shprehur falenderimet e Vatrës për kumtesën e mbajtur në Simpoziumin e organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës dhe Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” me 17 Janar 2017 në Qendrën”Nënë Tereza”. Më pas z.Mishto e ka informuar Prof. Gurakuqin për përpjekjet që po bën Vatra për rivitalizmin e saj dhe për të sjellë rininë në Vatër si dhe intelektualë të fushave të ndryshme.

Dy nga lëvizjet e fundit të ndërmarra kohët e fundit është ajo për ridimensionimin e marrdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe rritjene rolit të Vatrës në këtë mision.Vatra është shumë e shqetësuar që qeveritarët shqiptarë, nisur nga interesat e castit vetiake apo interesat e partive politike, nuk po vlerësojnë realisht marrdhëniet me aleatin tonë strategjik-Shtete e Bashkuara të Amerikës, duke arritur deri në votë kundër ne OKB.Federata Vatra, tha Kryetari Mishto, ka shpalosur para disa ditësh Strategjinë e re të vlerësimit të marrdhënieve Shqiptaro-Amerikane.

Një lëvizje tjetër e Vatrës, është ajo rreth dënimit të krimeve të komunizmit.Vatra e vlerëson të pamjaftueshme punën e deritanishme të shtetit, politikës dhe shoqërisë shqiptare për zbardhjen e krimeve të komunizmit, për mekanizmat e funksionimit të diktaturës,për mosinformimin e brezit të ri me krimet e komunizmit etj. Kryetari i Vatrës tha se duhet të punojmë në mënyrë më të kualifikuar për edukimin antikomunist të brezit të ri këtu në SHBA. Vatra po e studion dhe së shpejti do të ketë në platformë të saj, ku do të përfshihen veprimtari konkrete. Po ashtu Vatra ka vendosur që të sjellë në gjuhën angleze botime cilësore që zbardhin krimet dhe represionin e diktaturës komuniste.

Profesor Romeo Gurakuqi ka falenderuar Kryetarin Mishto dhe bashkëpunëtorët për pritjen e ngrohtë. Ka qenë ëndërr e kahershme tha ai, për të qenë në këtë Vatër Kombëtare, punët e mëdha të së cilës i kam ndeshë nëpër arkiva gjatë punës sime studimore, tha ai.

Ndjehem i nderuar për respektin tuaj dhe më shtohen detyrimet ndaj qytetarëve që më kanë votuar kur shoh se ju edhe pse 8 mijë Kilometra larg vendlindjes shqetësoheni për fatet e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi, Luginën e  Preshevës. Ju keni të drejtë të shqetësoheni pasi gjendja e qytetarëve shqiptarë është tepër e vështirë për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit,kriminalizimit të sistemi,të zhbërjes së demokracisë,të zëvendësimit të parimeve të demokracisë me ato të militantizmit politik, të ndërtimit të administratës shtetërore me militantë, me vijimin e luftës së klasave për bijtë e nacionalistëve në forma moderne etj.

Deputeti Gurakuqi bëri këtë tablo të situatës së sotme: Dy shtetet shqiptare,Shqipëri dhe Kosovë, pavarësisht mbështetjes së jashtëzakonshme të dhënë nga Aleati ynë themelor strategjik, krijuesi, mbrojtësi dhe garantuesi ndërkombëtarë i qenieve tona shtetërore në kohë të ndryshme, SHBA, gjenden sot në një moment frenimi në aspektet e ndërtimit të strukturave bashkëkohore të shtetit të së drejtës, respektimit të lirive, demokracisë funksionale. Sfidat e antishtetit, tha z. Gurakuqi, janë të lidhura me korrupsionin politik, krimin e organizuar, dobësia e shtetit para depërtimeve antialbanianiste, fryma e largimit të forcave të mirëfillta intelektuale dhe profesionale, kanë ndalur kohën e ecjes së procesit integrues europian dhe i kanë kthyer dy vendet shqiptare, nga pararoja të procesit integrues Euro-Atlantik, në vagonin e fundit të trenit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Brukselit. Dhe ky pozicion duhet të ndryshojë. Por mos harroni, se Shqipëria dhe Kosova, vetë, pa ndihmën e kualifikuar të burimeve të ditura shqiptare, të mbeshtetura nga Aleati ynë strategjik, nuk do të munden dot ta ndryshojnë këtë pozicion aspak optimist.

Fatkeqsisht,dy shtetet shqiptare janë shkelës flagrantë të Kushtetutës dhe të demokracisë. Vetë demokracia mbetet në trysninë e tranzicionit të tejzgjatur.Deputeti i Kuvendit të shqipërisë kërkoi që diaspora duhet t’i bëjë më shumë presion shteteve shqiptare për përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ai tha se në Kuvend do të luftojë që diaspora të jetë pjesë e votimit, por në Shqipëri, mbi të gjitha duhet ndërhyrje në sistemin e votimit.

Ai u ndal edhe në Reformën në Drejtësi, për të cilën, tha se kishte qenë që në krye mbështetës, por duket se gjithcka është fallcitet. Mjafton të përmendet rasti i kandidatit -bashkëpunëtor i Sigurimit!

Nënkryetari Agim Rexhaj e ka falenderuar për vizitën në Vatër deputetin Gurakuqi dhe solli në kujtesë pritjen e  ngrohtë që iu bë qytetarëve kosovarë gjatë luftës së fundit, ku Shkodra, bujare si gjithëmonë , ashtu si gjithë Shqipëria hapi dyert dhe zemrat.

Më pas pjesmarrësit kanë diskutuar dhe kanë bërë pyetje.Kanë marrë pjesë në debat Frederik Ndoci, Kujtim Pore, Asllan Bushati, Bujar Skëndo, Idriz Lamaj, Dritan Haxhia, Ramadan Gashi etj.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, DEPUTETI ROMEO GURAKUQI, Takim ne Vater

RRËNJËT SHQIPTARE, TAKIM NË VATËR

October 22, 2017 by dgreca

PËRGATITJE PËR FESTËN E FLAMURIT- RRËNJËT SHQIPTARE, TAKIM NË VATËR/

1 ok albanian roots

Mbrëmjen e së Dielës, 22 tetor 2017, bordi i Albanian Roots(Rrënjët shqiptare) në drejtimin e presidentit Marko Kepi, organizoi një takim pune në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”.

Presidenti i Rrënjëve shqiptare, i tha gazetës “Dielli” se takimi u realizua në selinë e Vatrës për të diskutuar rreth përgatitjeve për Festën e Flamurit kombëtar, bashkëpunimin me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe organizatat e tjera të komunitetit shqiptar. Rrënjët Shqiptare krahas pjesmarrjes në veprimtaritë e përbashkëta do të jetë organizatore edhe për veprimtari të vecanta, ku do t’i kushtohet kujdes veprimtarive për ngritjen ceremoniale të Flamurit Kuq e zi në kuadër të Festës Kombëtare të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Bordi diskutoi për më shumë se 2 orë rreth masave organizative dhe bashkëpunimit me komunitetin.

Filed Under: Featured Tagged With: Marko Kepi, PËRGATITJE PËR FESTËN E FLAMURIT- RRËNJËT SHQIPTARE, Takim ne Vater

MINISTRIA E DIASPORES E REPUBLIKES SE KOSOVES, TAKIM NE VATER

May 7, 2016 by dgreca

Të Premten me 6 Maj, përfaqësues të Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës realizuan një vizitë në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Kushtrim Sheremeti, shef i Kabinetit të Ministrit të Diasporës, dhe Avdyl Lipoveci, Drejtor i departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diapsorë, shoqëroheshin nga Konsulli i Shtetit të Kosovës në Nju Jork, diplomati Fatmir Zajmi.

Mysafirëve ua ka uruar mirëseardhjen Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i cili e përgëzoi shtetin e Republikës së Kosovës për vlerësimin që i bën Diasporës Shqiptare në Botë, duke krijuar një Ministri për Diasporën dhe duke u marrë seriozisht me problemet e saj. Nuk ndodh kështu me Shtetin Amë, e cila për 50 vjet investoi shumë në Diasporë, jo për t’i shërbyer asaj, por për ta përçarë atë. Fatkeqsisht, tha dr. Buçaj, Diaspora Shqiptare nuk e ndjenë praninë e shtetit shqiptar në Nju Jork dhe në shtete të tjera në Amerikë, nga që shërbimi diplomatik shqiptar është fare i zbehtë, ndërkohë që shërbimin Konsullor, shqiptarët e Amerikës, edhe pse e kanë pasë edhe në vitet ’20 të shekullit të shkuar, tash u mungon.

Më pas dr. Buçaj i njohu mysafirët për fokusimin e Vatrës në ruajtjen e traditave dhe gjuhës Kombëtare si dhe objektivin e saj madhor për Çështjen Kombëtare. Ai tregoi për përpjekjet që bëjnë degët e Vatrës për mësimin e gjuhës shqipe, edhe pse shteti shqiptar nuk po duket i inetersuar në këtë drejtim për të kontribuar dhe nuk na ka dhënë kurrfarë ndihme, me përjashtim të ndihmës që vjen prej Konsullatës së Kosovës.

Shef i Kabinetit të minisitrit të Diasporës, z. Kushtrim Sheremeti, i njohu përfaqësuesit e Vatrës, me punën e deritanishme që ka bërë Ministria e Diasporës për ngritjen e sistemi të shkollave shqipe në Diasporë, për ngritjen e rrjeteve të biznesit në diasporë si dhe veprimtaritë kulturore. Ai trajtoi edhe problemin e Samitit të Diasporës, që kanë në plan ta organozojnë dy Qeveritë ajo Kososovës dhe  e Shqipërisë në muajin Nëntor të këtij viti.

Në këtë çështje u debatua dhe u informua për format që mendojnë të përdorin dy qeveritë në organizimin e këtij Samiti. Përfaqësuesit e Vtarës, tahnë se për të parën herë shtrohej ky problem me Vatrën, Organizatën më të vjetër të Shqiptarëve në Botë, që vepron ën SHBA që prej 104 vitesh. Ata shfaqën shqetësimin se Qeveria shqiptare po “kap” individë dhe shoqata pa anëtarë, që të përfaqësojnë diasporën e Amerikës. Shefi i Kabinetit informoi se në këtë Samit do të thirren personalitete shqiptare në Diasporë si Ismail Kadare, Ferid Murat e të tjerë, ndërsa shoqatat, do të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Samitit.

Z Avdyl Lipoveci, Drejtor i departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, informoi për organizimin e sistemit të shkollave Shqipe në Europë dhe në SHBA si dhe projektin përt ë ardhmen.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Nju Jork, z. Fatmir Zajmi, falenderoi për pritjen dhe përgëzoi Vatrën dhe degët e saj për ruajtjen e traditave dhe gjuhës shqipe përmes shkollave që po hapen nëpër shtete të ndryshme të Amerikës së Veriut.

Edhe zv/ kryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe i përgëzoi ata për punën që po bëjnë për diasporën, veçanërisht në drejtim të organizimit të rrjetit të shkollave shqipe, ndërsa për klasën politike të të dy vendeve, Shqipëri e Kosovë, jemi fare të pakënaqur , tha ai. Edhe Zef Balaj, anëtar i këshillit të Vatrës, u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe tregoi për punën që bëhet në Bronx nga shkolla shqipe, ku ai prej disa viteve është në bordin e saj.

Diskutuan edhe anëtarët e kryesisë Pashko Camaj, Marjan Cubi, Dalip Greca(editor i Diellit), anëtarët e Advisoru Board të Vatrës Zef Përndocaj dhe Agim Aliçkaj.

Në fund në emër të mysafirëve, Z. Kushtrim Sheremeti, shef i Kabinetit të Ministrit të Diasporës, la një shënim në librin e vizitorëve.

Sot, e Shtunë 7 maj 2016, përfaqësuesit e Minsitrisë së Diasporës, janë pranë shkollës Shqipe në Bronx, NY.

(Korresp i Diellit)

 

 

Filed Under: Vatra Tagged With: MINISTRIA E DIASPORES E REPUBLIKES SE KOSOVES, Takim ne Vater

NË SHTËPINË E VATRËS MBAHET NJË TAKIM ME ARKIVAT E KOSOVËS

September 30, 2014 by dgreca

Duke filluar që nga ora 5 pasdite e së Martës të 30 Shtatorit, në Shtëpinë e Vatrës, po vazhdon takimi mes Federatës Vatra dhe përfaqësuesëve të Arkivave dhe Institutit të Historisë së kosovës.Prej një jave ky grup po punon në komunitetin shqiptar për të evidentuar dokumentacionin e Diasporës Shqiptare në SHBA, shoqatave dhe organizatave politike, që nuk e vazhdojnë aktivitetin, por edhe ato që e vijojnë në ditët e sotme. Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj u uroi mirëseardhjen dhe tregoi për gjendjen e arkivit të Vatrës, historikun e saj dhe mundësitë që ka Vatra për të dërguar kopje të dokumentacionit të saj arkivor. Diskutuan studiuesi Idriz Lamaj, zv/ kryetari i Vatrës, Agim Rexhaj, Zef Balaj, Marjan Cubi,Tom Mrijaj etj.Editori i Dielli ekspozoi disa nga dokumentet origjinale, ndersa kryetari i vatres, d. Gjon Bucaj, dhuroi nje dokument origjinal te vitit 1920, Huaja Kombetare organizuar nga Vatra per Qeverine Shqiptare.
Nga mysafirët përshëndeti dhe tregoi qëllimin misionit që kanë institucionet e Kosovës për të tërhequr dokumentacionin arkivor, vecanërisht atë që ak të bëjë me Kosovën dhe Diasporën, por edhe me Shqipërinë, me marrdhëniet e Diasporës me Shtëpinë e Bardhë, politikën Amerikane etj.
Nga mysafirët përshëndeti dhe tregoi qëllimin e kësaj ekspedite, Drejtori i Arkivave, z. Ram Manaj, si dhe Prof. Shatri së bashku me specialistët që janë pjesë e grupit.Ata bënë thirrje edhe individëve që posedojnë dokumentacion arkivor, shkresor apo fotografik, t’ia dhurojnë Kosovës, me qëllim që të vihen në dispozicion të studiuesëve në mënyrë institucionale. Ata garantuan ruajtjen dhe privatësinë e dokumentacionit të dhuruar.
Vperimtaria po ndiqet edhe nga Televizioni Kultura Shqiptare, Adem Belliu, TV 21 Halil Mula.Të pranishëm edhe Gazetarët Sinan Kamberaj, Sulejman Gashi, Luz Thaci, Klajd Kapinova si dhe gazeta DIELLI. Takimi vazhdoi per tre ore, ku u pane nga afer arkivat e Vatres dhe Idriz lamaj, Komiteti Shqiperia e Lire etj.

Filed Under: Vatra Tagged With: arkivat e Kosoves, Gjon Bucaj, Ram manaj, Takim ne Vater

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT