– Mulosmani dhe Bajraktari priten kryetarin e PLL zotin Gjana/
Gjana: “PLL dhe SHBA, kanë ndarë dhe mbrojtur në mënyrë të përbashkët vlerat universale të Lirisë dhe Demokracisë, si dhe kanë bashkërenduar veprimet e tyre në shërbim të këtyre vlerave. Gjatë takimit me Kongresmenin Engel dhe shumë miq të tjerë në Washington u shpreh bindja se në të ardhmen lidhjet tona do të përforcohen edhe më shumë”/
Nga Beqir SINA – New York/
WASHINGTON D.C: Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, zoti Sulejman Gjana, i cili ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara, në një vizitë disa ditore, për të marrë pjesë në një konferencë për bashkëjetesën e besimeve të ndryshme fetare, në Kombet e Bashkuara, ka shfrytëzuar vizitën e tij, për të zhvilluar disa takime, me lider të komunitetit shqiptar, kongresistin Engel dhe një intervistë e dhënë me Zërin e Amerikës, dhe shtypin shqiptaro amerikan.
Kryetari, Gjana, gjatë kësaj vizite, mori pjesë në një sërë aktivitetesh të mbajtura me rastin e Pavarësisë së Kosovës, të organizuara nga bashkësia shqiptare. Vizita e kreut të legalistëve, në Shtetet e Bashkuara, koincidoi në të njëjtën kohë, kur shqiptarët e Amerikës, kremtuan në mënyrë madhështore,17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, dhe ai ishte i ftuar nderi në dy kremtimit më të mëdha në Nju Jork, kremtimin e Vatrës dhe atë të organizuar nga asamblesiti i Njujorkut, zoti Mark Gjonaj.
Në axhendën e tij ditën e Martë, 24 Shkurt, kreu i legalistëve Gjana – pati një takim si është shprehur ai interesant dhe të përzemërt me mikun e popullit dhe kombit tonë shqiptar, Kongresmenin Eliot Engel, takim që u zhvillua në zyrën e Tij në Kongresin Amerikan – Capitol Hill Washington D.C..
“Jam i lumtur, deklaroi Gjana, mbas këtij takimi, që mu dha mundësia që në emër të gjithë legalistëve dhe kombëtaristëve shqiptarë ta falënderoj Kongresmenin Engel, për kontributin e Tij për demokratizimin e Shqipërisë dhe Pavarësinë e Kosovës si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë kauzave te PLL e mbretërorëve shqiptar. Mbasi, gjatë takimit shkëmbyem mendime dhe ndamë shqetësimet tona të përbashkëta lidhur me situatën në Shqipëri, Kosovë dhe rajon” thotë kryetari i PLL zoti Sulejman Gjana.
Simbas tij, historikisht PLL dhe SHBA, kanë ndarë dhe mbrojtur në mënyrë të përbashkët vlerat universale të Lirisë dhe Demokracisë, si dhe kanë bashkërenduar veprimet e tyre në shërbim të këtyre vlerave. Gjatë takimit me Kongresmenin Engel dhe shumë miq të tjerë në Washington – u shpreh bindja se në të ardhmen lidhjet tona do të përforcohen edhe më shumë, tha Gjana.
Ndërkohë, në kuadër të vizitës së tij, disa familje të njohura mbretërore, në Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektikët, Uashington, shtruan darkë nderi për Kryetarin e PLL zotin Sulejman Gjana.
Mbrëmë, ai ishte i ftuar në pritjen e dhënë nga zoti Musli Mulosmanaj, dhe z. Harry Bajraktari, në lokalin “Sam’s Place Restaurant” në Nju Jork, me pronarë zotin Maxhun Biberaj.
Darkë, në të cilën morën pjesë, veprimtari dhe biznesmeni shqiptar, Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, veterani legalist Nderc Gjergji, mbretërorët Hamit Zenuni, Musli dhe Sami Mulosmani, dhe kryetari i degës së PLL, për SHBA dhe Kanada, zoti Hakik Mena.
Në emër të mikëpritësve, zotit Bajraktari dhe Mulosmani, mirëseardhjen – ja ka uruar veterani legalistë, zoti Musli Mulosmani, i cili, ka folur me këtë rast me krenari për kontributin e madh që dhanë ndër vite partitotët dhe atdhetarët në mërgim.
Me këtë rast, veprimtari dhe Biznesmeni , Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, mbasi përgëzojë, kryetarin e legalistëve zotin Gjana, për lidershipin e tij, në krye të kësaj partie, tha ndër të tjera, duke folur për çështjen shqiptare, – “se ne jemi gjenerata më fatlume, që po përjetojmë këto ditë – Shqipëria e lirë dhe demokratike, në Nato, dhe, aspirante për në Bashkimin Europian. Kosova, e lirë dhe e pavarur, mbas atij okupimi shekullor, të egër sllavo -komunist, të Serbisë. Kurse, çështja shqiptare në viset shqiptare, fatmirësisht, ka ecur përpara, tha Bajraktari, duke kujtuar se të parët tanë, kanë ëndërruar për qindra vjetë, dhe ja vjen një ditë, që sot ne u bëmë dëshmitar të këtyre ditëve të bukura – për të gjithë shqiptarët, megjithse, duhet pranuar, shtoi ai se nuk kemi arritur gjithëçka, sepse kemi edhe më shumë për të bërë”, tha Bajraktari.
Më pasë, zoti Bajraktari, ka vlerësuar në mënyrë të veçantë, kontributin e madh të familjes Mulosmani, dhe bashkëluftërave të saj, duke përmendur figura të shquara të patriotizmit në diasporë, në dobi të çështjes kombëtare, “të cilat, tha ai u bënë burim frymëzimi edhe për brezat tanë, qysh me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, luftën kundra komunizmit e sllavo komunizmit, deri në çlirimin, lirnë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Kështu, pas shkëmbimit të dhuratave, kreu i legalistëve Gjana – nderojë me një mirënjohje anëtarin e Senatit të PLL, zotin Musli Mulosmani – me një çertifikat “Mirënjohje” me motivacionin :”Për angazhimin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Partisë “Lëvizja e Legalitetit”,Familjes Mbretërore, Çështjes Kombëtare, kauzave tona në kohëra të vështira”.
Veprimtari dhe Biznesmeni, i njohur zoti Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, i dhurojë në shenjë respekti Kryetarit të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, zoti Sulejman Gjana, një paket me libra; foto albumin biografik -“Albanian American Success Stories”, ku H.Bajraktari është vetë pjesë e këtij libri, të parë voluminoz dhe luksoz(hard cover) – me pjestarë të tjerë të suksesshëm të komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu, Bajraktari, dhurojë edhe monografinë e librit të publicistit Muhamet Mjeku “A life between Kosova and America with Harry Bajraktar’s family”, -“Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës me familjen Harry Bajraktarin”, dhe librin e shkruar nga vetë, ai – dhe dalur këto ditë në qarkullim “Një çerek Shekulli për Çështjen e Kosovës në Washington” autor Harry Bajraktari.
ZELANDE E RE-KOMUNITETI SHQIPTAR U TAKUA ME AMBASADORIN E KOSOVES
Takim i përzemërt i Komunitetit Shqiptar me ambasadorin e R. së Kosovës në Zelandën e Re Dr. Sabri Kiqmarin/
Shkruan: Sabit Abdyli, Auckland, Zelandë e Re/
Pas një vizite në kryeqytetin e Zelandës së Re, ku ambasadori ka pasur takim me Guvernatorin e shtetit, ambasadorët e akredituar në Zelandë të Re dhe pjesëmarrjes në festën nacionale Waitangi Day, ditës kur u nënshkrua Trakti mes popullsisë vendëse dhe përfaqësuesit të mbretëreshës Viktoria të Britanisë së Madhe para 175 vjetëve. Ambasadori gjithë pasdreken sot, më 7 shkurt 2015, e kaloi në mesin e mërgimtarëve zelandezo- shqiptar me banim në qytetin e Auckland-it. Në orët e pasdites u mblodhën mërgimtarë të të gjitha moshave, me origjinë nga gjitha tokat shqiptare për t’i uruar mirëseardhje ambasadorit. Ambasadori në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë në sallë foli për vizitën e tij në Wellington, marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes shteteve tona dhe mundësitë për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve me interes të përbashkët. U gëzova, vazhdoi ambasadori, kur guvernatori i shtetit më tha se shqiptarët njihen për sjelljet të mira, si punëtor të vyeshëm dhe inkuadrimin e tyre me sukses në shoqërinë zelandeze. Më pas Dr. Kiqmari foli për mundësitë e shtetit të Kosovës në ndihmën e hapjes së shkollës shqipe, furnizimit me tekste shkollore për fëmijët tanë, gjetjen e mënyrave në ruajtjen e traditave dhe të gjuhës. Në vazhdim ambasadori u përgjigj në pyetjet e mërgimtarëve. Gjatë drekës me gatimet tradicionale shqiptare që zgjati deri në orët a mbrëmjes, ambasadori shtruar, pa përtesë shtrëngoi duart, u fotografua dhe bisedoi me të gjithë.
Sabit Abdyli, Auckland, Zelandë e Re
TAKIM I KRYETARIT TË VATRËS ME KRYESINË E DEGËS NË MICHIGAN
Kryetari i Vatres dr. Gjon Buçaj, pas udhtimit ne Boston per te filluar procesin e hapjen e nje dege atje, shkoi edhe ne Michigan, ku u takua me degen e atjeshme. Takimi me kryesine e deges u be diten e djele me 5 tetor, ne restorantin Andiamo ne Sterling Heights. Dr. Buçaj u pershendet me grupin vatran dhe u percolli atyre edhe pershendetjet e Kryesise se Vatres nga New York-u. Kryetari i Deges, zoti Alfons Grishaj paraqiti Vatranin e ri, zotin Lush Popaj, nje businessman i suksesshem, i cili me entuzjazëm shprehu mirenjohjen qe eshtë pranuar ne Vatër dhe premtoi se do te ndimoje pa kursim per te miren e saj, ne sherbim te interesit kombetar. Pastaj z. Grishaj informoi kryetarin e Vatrës mbi mbarevajtjen e deges dhe mbi sfidat e saj ne komunitetin shqiptar te shtetit Michigan. Përveç zotit Grishaj, edhe pjesemarresit e tjere ne takim u interesuan mbi aktivitetet e Kryesise dhe mbi gjendjen e Vatres ne pergjithesi. Zotrinjtë Ilir Kadiu, Kujtim Qafa, Pjeter Jaku, Julian Çefa dhe Mondi Rakaj, biseduan rreth Kuvendit te ardhshem qe do te mbahet ne Jacksonville, Florida, mbi ecurine e aktiviteteve ne pergjithesi, mbi mundesite e rritjes se numrit te antareve dhe te degeve, mbi gjendjen e nderteses se Vatres ku eshte e vendosur qendra me zyrat, me arkivin dhe biblioteken dhe mbi nevojen e fondeve per te furnizuar ato me mobilje te pershtatshme. Ata shprehen deshiren qe komunikimi te jete me i shpeshte me dege ne Michigan dhe me deget tjera ne pergjithesi. Dr. Buçaj shprehu besimin se pjese e mobiljeve te zyres do te jete edhe instalimi i nevojshem per videokonference, qe keshtu te gjithe antaret e Keshillit Drejtues te kene mundesine e pjesemarrjes direkte, pa qene fizikisht prezent. Kryetari gjithashtu theksoi nevojen qe dega ne Michigan te studjoje mundesine dhe menyrat e zgjanimit te saj, per te perfshire nje numer me te madh te bashkatdhetarevet qe jetojne ne ate shtet. U vendos qe qe te organizohet nje takim i vatraneve te Michigan-it, i hapur edhe per publikun me te gjere, duke e lajmeruar takimin me kohe, ku duhet te vije edhe nje delegacion nga Kryesia., e Federates. Ne kete udhtim dr. Buçaj ishte i shoqeruar nga zonja e tij Nikoleta dhe nga i biri, Leka, i cili eshte aktiv ne Degen Washington DC.(Korresp i Diellit)
KRYETARI LULZIM BASHA PRITI ZV/KRYETARIN E VATRËS
Zv/ kryetari i Vatrës, Asllan Bushati gjatë vizitës së tij private në Tiranë, u prit me 16 maj nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë , njëkohësisht Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit, z. Lulzim Basha.I pranishëm në takim ishte edhe këshilltari për diasporën në PD, z. Rasim Hasanaj.
Zv/ Kryetari i Vatrës e uroi z. Basha në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të PD-së, për arritjet në Bashkinë e Tiranës dhe opozitarizmin ndaj Qeverisë.
Nga ana e tij, zoti Basha vlerësoi Federatën Panshqiptare të Amerikës për kontributin e saj në çështjen Kombëtare. Vatra, tha ai, është organizata më e vjetër e Kombit. Jeta e saj 102 vjeçare është pasuri kombëtare. Me punën dhe veprimtarinë e saj krenohemi të gjithë. Disa shoqata e organizata në kohë e momente të ndryshme janë ngritur përpjetë si në valim, por ashtu shpejt e shpejt kanë rënë poshtë, kurse Vatra u ka rezistuar stuhive të kohës.
E kam vizituar Vatrën 2 herë dhe e ndiej në shpirt atë që ajo ka bërë për kombin. Në njëfarë mënyrë edhe unë si Lulzim Basha e ndiej veten Vatran dhe krenohem për këtë, tha kreu i PD-së.
Vatra ka bashkëpunuar me të djathtën sepse program i saj Kombëtar e gjenë në këtë pozicion të përbashkët. Do ta dëshiroja edhe në të ardhmen bashkëpunimin, duke mirëkuptuar qëndrimin e pavarur të Federatës Panshqiptare VATRA. Jemi të ndërgjegjshëm të pranojmë faktin se Vatra është pasuri Kombëtare. Vatra lypset të mbetet thellësisht kombëtare e respektuar dhe e dashur për të gjithë shqiptarët.
Zoti Basha informoi për betejën që po zhvillon opozita për të ndalë revanshin e së majtës qeveritare, për korrupsionin, narko-trafikun, nepotizmin e militantizmin në administratë, pushimet masive në administratë, futjen e të inkriminuarëve në polici etj.Po ashtu ai denoncoi, rehabilitimin publik nga e majta në pushtet, e figurës së urryer të diktatorit komunist, Enver Hoxha.
Z Basha tha se do të përurohej në kryeqytet një monument për qëndrestarët kundër diktaturës komunistë,të përndjekurit, ku do të ishte e mirëpritur edhe Vatra.
Ne,tha Basha, po zhvillojmë një beteje opozitare të fortë në parlament e në media, në sheshe, por mbi të gjitha një betejë ligjore ku pothuajse gjykatat vazhdimisht kanë vendosur në mbështetje të kontestimeve të PD-së. Kjo është një luftë e përditshme e në të gjitha frontet sepse qeverisja Rama-Meta vepron për interesa të klaneve të cilat e kanë marrë peng e jo për interesa të mëdha kombëtare, tha Basha.
Zv/ Kryetari i Vatrës, e informoi z. Basha se pas 100 vjetorit të saj, Vatra po riorganizohet dhe po ngre njëra pas tjetrës degë nëpër shtetet e Amerikës, po rrit anëtarësinë dhe po shton veprimtaritë kombëtare. Ajo aktualisht ka 4 degë në NY, dy në Florida, një në Washington, një Michigan, një në Connecticut , një në Boston dhe një në Kanada.
Z. Bushati e informoi z. Basha edhe për përgatitjet që po bëhen për Kuvendin vjetor të Vatrës dhe përshtatjen e Kanunores historike të Federatës. Vatra do të vazhdojë të jetë e fokusuar fort në çështjen Kombëtare.
Zv/ Kryetari i Vatrës i paraqiti kreut të PD edhe disa shqetësime të Vatrës për disa zhvillime të fundit në Shqipëri. Ka një lëvizje regresive nga e majta për rehabilitimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.Kjo për Vatrën përbën provokim kombëtar. Vatra nderon e respekton dëshmorët që ranë në LDB, invalidët e saj e idealizmin për çlirimin nga okupatori fashisto-nazist, ashtu siç nderon dëshmorët nacionalistë dhe qëndrestarët përballë diktaturës komuniste.Vatra e respekton edhe kontributin e nacionalistëve në Luftën e II Botërore.
Përpjekja për rivlerësimin deri shëndritjen e figurës së urryer të Enver Hoxhës, për Vatrën është fyerje kombëtare.
Bushati e informoi z. Basha edhe për veprimtaritë e përbashkëta të Vatrës me Komunitetin Shqiptar siç ishte demonstrata në Washington kundër Kryeministrit malazes Gjukanoviç për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, si dhe demontratën kund Kryepeshkopit Janullatos në Universitetin Fordham në New York.
Z. Bushati, paraqiti rezervat e Vatrës në qeverisjen e deritanishme të së majtës shqiptare, duke u ndalur në korrupsionin, narkotrafikun, largimin masiv nga administrata të nëpunësve të kualifikuar duke i zëvendësuar me militantë, përfshi dhe policinë e shtetit, marrja e të gjithë pushteteve nga kryeministri Rama, duke fshirë ndarjet kushtetuse të pushteteve dhe duke dhunuar kështu themelet e demokracisë.(Ne Foto: Kryetari i PD Lulzim Basha dhe zv/Kryetari i Vatrës Asllan Bushati?
Studiuesi japonez i Kanunit te Lekë Dukagjinit u takua me shqiptarët në Nju Jork
Dy miqt e dëshmuar, njëri japonez- Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto dhe tjetri shqiptar- z. Selahedin Velaj , ruajnë lidhjet e tyre të mira simbas traditës së dy vendeve. Në takim merrnin pjesë dhe bashkatdhetare të tjerë./
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Takim miqësor është mbajtur, të Mërkurën me 19 Mars, në qytetin e Nju Jork-ut, me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto, i cili njihet nga shqiptarët si studiues i kulturës shqiptare dhe veçanërisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Profesori japonz është autor i librit “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”, me sponsorizim dhe përkthim të Selahudin Velaj – që sipas tij, “elementë bazë të etikës së Kanunit gjenden edhe në traditat antike japoneze si dhe në veprat homerike” shkruan studimi i Yamamotos .
Profesor Yamamoto, është “zbulim” i mikut të tij,Selahedin Velaj, i cili ishte për më shumë se gjysmë shekulli në diasporë veprimtar aty ku e lypte nevoja e shqiptarëve në Amerikë.
Z. Velaj – njihet mirë në diasporë edhe për lidhjet e tij me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto, sidomos në kontributin e tij për njohjen e çështjes së Kosovës, veprimtarinë që zhvilluan ata së bashku në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në një nga Universitetet më të mëdha të Tokios, dhe pati jehonë të madhe në qarqet akademike Japoneze në atë periudhë.
Velaj me këtë veprimtari pati dëshmuar dashuri për kulturën shqiptare duke ndihmuar dhe bashkëpunuar me dijetarin japonez, Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, i cili i kushtoi Kanunit Shqiptar të Lekë Dukagjinit studime të veçanta dhe serioze. Vetë, Dr. Velaj, i veshur me kostum kombëtar, shkoi në Japoni dhe ngriti flamurin shqiptar në aulat e universitetit japonez.
Veprimtari i dalluar i diasporës, z. Velaj – vlen të përmendet se rrjedh nga një familje me tradita të vyera patriotike dhe atdhetare, ai është dhe ish themelues dhe udhëheqës i grupimit të, të “Tri Besimeve Fetare” shqiptare në diasporë, anëtar i hershëm dhe i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, si dhe aktivist i të drejtave të njeriut në SHBA.
Profesor Yamamoto, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe është takuar me komunitetin shqiptarë në Nju Jork, është pedagog i Institutit të Shkencave Shëndetësore të Universitetit Kjushju.
Ai së bashku me zonjën e tij u takua dje në Restorantin “Sammy’s” me pronar shqiptar zotin Maxhun Biberaj në qytetin e Nju Jorkut, mori pjesë në drekën e shtruar nga buajtësi Dr Velaj me miqt e tij shqiptarë: Ambasadorin Bekim Sjediu, Konuslli i Përgjithshëm i Kosovës, në Nju Jork, professor Naum Priftin, Presidentin e KKSHA, zotin Martin Shkreli, shkrimtari dhe poetin e njohur Pierr Pandeli Simsia me bashkëshorten e tij Joana Simsia, gazetarja Ermira Muja, gazetari dhe shkrimtari Muhamet Mjeku.
Duke folur në këtë drekë mysafirët ez. Velajt, shprehën kënaqsin e veçantë për takimin me Profesorin japonez Yamamoto, dhe me këtë rast ata falemnderuan veçanerishtë, bujarinë e dr Velajn dhe kontributin e tij për çështjen tonë kombëtare.
Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto, tregojë sesi nëpërmjet mikut të tij z. Velaj, ka arritur për të shpjeguar në Japoni , se si është Shqipëria dhe Kosova dhe se çfarë vende të mrekullueshm ka arritur ai të shohë.
“Njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë, tha profesori japonez janë shumë miqësorë, sidomos ata dallohen me sa kam vrejtur unë me ne të huajt. Në mënyrë të veçantë ata kanë treguar dashamirësi të madhe, dy dekadat e fundit edhe ndaj ne japonezëve, nëpërmjet, lidhjeve diplomatike, studentëve, biznesmenve, shoqatave dhe organizatave dhe Grupit të “Miqësisë Japonezo – Shqiptare”.
Ai tha se :”Andaj tani mbasi kam marrë shumë njohuri nëpërmjet mikut tim z. Velaj – kur flas me shqiptarët, më duket sikur jam duke folur me njerëz të vendit tim. Udhëtimet e mia atje kanë qenë për mua mjaft të mira, një përvojë fantastike do të thoja. Pra, kam ndjenja mjaft pozitive ndaj kulturës shqiptare dhe ndaj shqiptarëve.”
- « Previous Page
- 1
- …
- 6
- 7
- 8
- 9
- Next Page »