• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump dhe Ryan, “të angazhuar” për unitetin e Partisë Republikane

May 12, 2016 by dgreca

Ne Foto:Donald Trump arrin në Komitetin Kombëtar Republikan për takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan. Uashington, 12 maj, 2016. /

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, kanë thënë se janë “të angazhuar plotësisht” për unitetin e Partisë Republikane.

Dy zyrtarët kanë lëshuar një deklaratë, pas takimit që kanë zhvilluar të enjten.

Ata po bëjnë përpjekje të gjejnë gjuhë të përbashkët, pasi Ryan, i cili është vetë republikan dhe mban postin më të fuqishëm në Kongres, ka thënë se nuk do të mbështesë kandidaturën e Trumpit.

Ryan ka thënë se Trumpit i mungojnë parimet konservatore.

“Kemi pasur një bisedë të mirë këtë mëngjes. Kemi qenë të hapur për dallimet tona, por ka shumë fusha të rëndësishme ku kemi gjuhë të përbashkët”, kanë shkruar Trump dhe Ryan në deklaratën e përbashkët.

Ata kanë thënë se do të zhvillojnë “diskutime shtesë”, porse mendojnë se mund të bashkojnë partinë dhe të fitojnë zgjedhjet.

Në një konferencë për gazetarë, pas takimit, Ryan ka thënë se është “shumë i inkurajuar” me atë që ka dëgjuar nga Trump.

Në dhjetor të vitit 2015, Ryan ka kritikuar ashpër propozimin e Trumpit për t’iu ndaluar myslimanëve hyrjen në SHBA.

Por, të enjten, Trump ka zbutur qëndrimin e tij duke thënë se propozimi ka qenë “vetëm një sugjerim”.

Filed Under: Komente Tagged With: e Partisë Republikane, për unitetin, te angazhuar, Trump dhe Ryan

SHBA, të angazhuara për integrimin evropian të Ballkanit

February 4, 2014 by dgreca

Nga Keida KOSTRECI/ VOA/

Pas vitesh investimi dhe angazhimi nga Perëndimi, Ballkani Perëndimor ka arritur sukses të konsiderueshëm. Por disa sfida mbeten ende të pazgjidhura. Në një diskutim në Fakultetin për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington, pjesëmarrërist shprehën mbështetje për integrimin Euro-Atlantik të rajonit, ndërkohë që u bënë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë reformat, dhe të lënë pas tensionet ndëretnike.
Pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara është se vendet e Ballkanit Perendimor kanë arsye të jenë krenare – me anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tranzicionin paqësor të pushtetit në Shqipëri.  Jonathan Moore është drejtor i Marrëdhënieve për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.
“Objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara për rajonin është integrimi i tij Euro-Atlantik. Siç kanë thënë shumë administrata  amerikane qofshin – demokrate apo republikane – ne duam një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe – ky është fokusi ynë.”
Por zoti Moore tha gjithashtu se vendet e rajonit duhet të përpiqen të zbusin tensionet etnike dhe kombëtare, të luftojnë korrupsionin dhe të përpiqen për reforma ekonomike, të shtojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit.
Korrupsioni dhe konsolidimi i shtetit ligjor ishin çështje që u përmendën edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në konferencën për sigurinë në Mynih të Gjermanisë javën e kaluar, ndërsa ai foli për “një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.
“Aspiratat e qytetarëve po merren nëpër këmbë nga korrupsioni, interesat oligarkike, interesat që përdorin para për të shtypur opozitën politike dhe zërat ndryshe, për të blerë politikanët dhe organet e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, tha zoti Kerry.
Ai theksoi rëndësinë e lidhjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe tha se këto lidhje janë forcuar që nga rënia e Murit të Berlinit, kur filloi zgjerimi i NATO-s dhe në 10 vjetët, kur BE-ja filloi të zgjerohej përsëri. Dhe zoti Moore thotë se Amerika është e angazhuar që rajoni të jetë pjesë e këtyre organizatave.
“Ne jemi të angazhuar, të vendosur dhe të interesuar në një të ardhme në BE për të gjitha këto vende, dhe nëse duan edhe në NATO. Ky ka qenë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për vite dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë.”
Angazhimi nga jashtë është shumë i rëndësishëm thotë Edward Joseph,  me Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike.
“Nuk ka pasur shumë raste në rajon ku problemet e vështira janë zgjidhur natyrshëm përmes shoqërisë civile apo procesit politik. Në pëgjithësi është dadhur ndërhyrja nga jashtë, një katalizator nga jashtë, që do të thotë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë.”
Zoti Joseph thotë se angazhimi i jashtëm pothuajse gjithmonë ka ardhur kur ka pasur kriza – duke cituar si shembull suksesin e bisedimeve që krijuan rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë – një rezultat i diplomacisë intensive nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.
Të dy panelistët, Moore dhe Joseph ishin të një mendjeje se Maqedonia dhe Bosnja janë dy përjashtime përsa i përket arritjeve. Maqedonia ka pengesë për anëtarësim në NATO mosmarrëveshjet me Greqinë për emrin. Dhe Bosnja vazhdon të ketë fërkime etnike.
Zoti Joseph tha se magneti tërheqës i BE-së nuk ka funksionuar për Bosnjen për shkak se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i tha fund luftës, nuk po funksionon.
“Sipas mendimit tim është një patologji, një problem strukturor dhe ne e dimë se origjina e tij është tek formulimi i marrëveshjes së Dejtonit. Prandaj në librin e Richard Holbrook-ut (“To End a War”) flitej për përfundimin  e luftës dhe jo për ndërtimin e një shteti.”
Zyrtari Moore i Departamentit të Shtetit është dakort se Bosnja është shumë e komplikuar për shkak të marrëshjes së Dejtonit e cila i dha fund luftës por e la Bosnjen të ndarë etnikisht. “Pyetja e vërtetë është: a mund ta shpërbësh strukturën e Dejtonit dhe përgjigja jonë e prerë është Jo, nuk mundesh.”
Shumë nga vendet e Ballkanit mbajnë zgjedhje në vitin 2014. Por ende nuk është e qartë se çfarë përparimi do të shënojnë ato drejt demokracisë së plotë dhe integrimit në BE.

Filed Under: Rajon Tagged With: evropian te ballkanit, per integrimin, SHBA, te angazhuar

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT