• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rrustem Geci ne Sofren poetike te Diellit

January 5, 2014 by dgreca

A M E R I K Ë S/

Nga Rrustem Geci – Dortmund, Gjermani/

Në një kohë  tepër të errët/
shtypëse   dhe    mbytëse/
Amerikë, ti ma dhe dorën/
të bëhem me  shumë duar/

Në një kohë  tepër të errët/
shtypëse    dhe   mbytëse/
Amerikë, ti ma dhe dorën/
Kur  fjala  shqip  dënohej/

Në një kohë  tepër të errët
shtypëse    dhe   mbytëse
Amerikë, ti ma dhe dorën
kur Kosova gjenocidohej

Në një kohë  tepër të errët
Shtypëse   dhe    mbytëse
Amerikë, ti ma dhe dorën
që   fjala   shqip   të  rritet

 

(poezi nga libri “Kanuni poetik”)

LUTJA E ÇAMIT

A më lë o tok ë të  qaj
unë dua tek t´i një varr
unë dua këtu të rritem
gjaku im  të mos  thaj

Gurë gjyshi  kam  këtu
në beteja i ka mbjellur
brenda kam disa këngë
gjyshi im  i  ka  shkruar

Toka ime, shumë të dua
më prano të vdes këtu
të betohem kam ardhë
tek shtëpia ku kam jetu

Çamëri  shqipëria  ime
zëri i nënës  më troket
guri gjyshit atje brenda
ngritu o bir, më thërret!..

 

(Poezi nga libri „ Algjebra dhe zjarri“)

Filed Under: Featured Tagged With: e Diellit, i ftuar ne Sofren, poetike, Rrustem Geci, te Diellit

KRISTAQ TURTULLI NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

July 26, 2013 by dgreca

KRISTAQ TURTULLI/

Poemth për prindërit/

U tërhoq dielli në heshtje, pa vështruar përqark/
I nervozuar,/
i fyer, /
I thanë të ka skaduar leja e hyrjes,/
për të dhenë dritë./

Hëna verdhashe, tinëzare,/
Prostituta kusare,/

shndërruar në drapër, donte të priste qiellin në mijëra pjesë./

Të shkurtonte dhe të krasiste yjet,
Ti bënte të shëmtuar, kataroshë
qerosë,
lapangjozë…

Katarakti i ëndrrës ngriu, ngeli e varur në   kujtesë,
si një relikt e vjetër e shpërdoruar.
Nuk mundën të shkëndijonin më gurët e kalldrëmeve të shpresës.
Ishte bërë natë…

Hija e gjatë e babait, luhatej, përkulej,
e lodhur,  e munduar,
Në rrugët e rrugicat e kalldrëmta të qytetit zbriste, ngjitej.
Shumë vendlindjen e donte,
I dha gjithçka dhe për vete asgjë s’kërkonte.

Mbarte natë e ditë si Ante,
Pallton e vjetër, gri, të reve,
të halleve,
të persekutimeve.
Rrëkeja e djersës së babait  pikëlonte në kalldrëme,
së bashku me pengun e pathënë,
dritën e paparë,
shpresën e vrarë.

Qyteti memec,

Në shkallët e padijes u ngec.

Nuk çau më kryet për ata që i dhanë dritë dhe krenari.

I nëpërkëmbi, i mohoi, i tradhtoi.

I zymtë si nata,

U mbështoll me pelerinën e mërisë.

Gjuhë tharë, sy dalë,

Zemër vrarë.

 

U verbua pa lindur ëndrra.
Fëmija shtatanik belbëzoi disa fjalë,

Dhe u ndot në pelena.

Syve të qytetit iu shurdhua kujtesa.
Dyer dhe dritare u veshën me sklepa.
E shumë vuajtura,

Fisnikja,

Flokë argjenda,
E pamposhtura

Nëna ime.

Me rëkëtinën e zemrës ardhjen e babait, ndjente.

Në këmbë brofte.
Përgjonte, të mos dilnin zvarranikët prej skutave.

Me lot lante pastronte gurët e kalldrëmeve,

për të përzënë hijet e natës,
Gjarpërinjtë e ligësinë,

Vrerët e poshtërsinë.
Përpara se të vinte dhe të shkelte në kalldrëme:
I dashuri.

I heshturi,
i ndershmi,
i vuajturi,
Babai.

Nëna e donte buzëqeshjen,
dritën e diellit, gazmendin e çiltër,
të gjitha i donte.
Sepse ish grua dhe nënë.

Por ato ishin larg, dhunshëm u ndërprenë,
Qysh kur fyen, nervozuan diellin, kur i thanë:
Hej ti bubuzhel, karikaturë e kotë, ku shkon, ndalo aty!

Nuk e kupton, të ka skaduar leja  hyrjes.
Nuk na duhesh më, shko, gremisu. Të tjerë diej do krijojmë.

Të ndriçojnë dhe të ngrohin kur duam ne dhe jo kur do ti vetë.
Nëna gjithnjë, si nënë.
Hapte zemrën, shtrinte krahët, zgjidhte shaminë.
Diellin ftonte. E thërriste ta dëgjonte:

O Diell, o bir! Flakte mërzinë.
Ç’mund të bëjë një botë pa dritë.

Njerëzit janë çiliminj të prapë, nuk dinë seç bëjnë.
Më dëgjon  o diell po të flet një nënë!

Të lutem fali. Pendohen të gjorët atëherë kur është vonë.

 

Dielli dëgjonte dhe përtypte në heshtje mërinë.
Shtyhej në qiell, ngucej mes yjeve.

Heshtje.
Shpejtonte nëna të mblidhte xixëllonjat e fshehura nëpër hatulla.
Për të krijuar rrëkenë e vogël të dritës.
Jo për vete, po për të tjerë.

Palltoja e gjatë, gri e halleve,
Lëvizte nëpër terr rrugicave.

Ajo pallto e vjetër, nuk kishte vetëm babanë nën vete.
Por gjithë botën e madhe.

Kërkonin, nxitonin duart e nënës, dridheshin,
Xixëllonjat tentonin të iknin, të shkisnin, zhurmonin,
Ankoheshin me potere,

Na lësho, moj nëne. Kur iku dielli, na lër të ikim dhe ne.

Nëna s’ dëgjonte, nxitonte, mblodhi disa shkëndijëza,
Oshtinin hapat e babait mbi kalldrëme,
Hijet, rrëketë, dashakeqësitë, skërmiteshin, i vinin stërkëmbësa.

kërkonin ta ndalnin, ta gjunjëzonin në rrugë.

 

Një lot drite afronte që atje tutje.

I dashuri,

I heshturi,

I vuajturi,

I ndershmi.

Njeriu. Ish në prag të shtëpisë.

Duart e nënës përvëlonin, digjeshin.

 

I shtriu Nëna krahët përpara, hapi gishtërinjtë,
hodhi mbi të dashurin të voglat dritëza.
Hijet u gjunjëzuan rënë përdhe.

Qyteti si plak grindavec gërmuqej dhe teshtinte.

Nëna vetëtimthi shikimin derdhi mbi mua, duke thënë:
Vocërrak, mos u huto, vrapo,

mbas rrëkesë së dritës,
të gjesh lumin e shpresës
jetës….
Vrapo biro,

Pas teje le të vijnë të tjerë…

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Kristaq Turtulli, ne sofren poetike, Poemth per prinderit, te Diellit

ELINDA MARKU NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

May 17, 2013 by dgreca

Sfilata e dhimbjes/

ELINDA MARKU/

U vesh u çvesh shtate here ne dite/
Shtate ditet e javes se vet/
Te shtate fustanet e bardhe/
Pis te bardhe…. e tejdukshmja/
Tejduken tiparet e thella/
Mbuluar thellesive therese./
Mban zi te bardhe per dashnine/
Per dashnine e t’tana dashnive/
qe nuk vdiqen/
Qe nuk linden…
Qe nuk…..!
Deri sa u shemb e ra nje pike
Mbi nje vize vertikale, i -e madhe shtypi
Permbysen papra i’te
sa here sfidon ne sfilate veten, dhimbja
Brenda seciles nesh nje kopje e saj asht’et
Sicila ajo, njana prej nesh
Nje pike mbi nje vize vertikale
Ther degjimin. Uji vishet saj
Teksa nje femije e mban duarsh
Nje here modelen time (dhimbjen)
Nje here modelen e atij (gjethen)
Gjethen qe dikur qe syth….!

Shartim

Asht nje kumbull atje ne Ishte
qe e sjell pranveren pa zogj
pa e shperthy kurre nje sythe
shkon e hyn ne vjeshte.
.
Asht nje kumbull ketu ne mue
permidis kopshtit te kujtimeve.
Kopeshti asht i babes
une e nanes jam.
Kujtimet, baba,
kumbulla e nana jane te mijat.
…
M’ka mbet me e shartu kumbullen
e te Ishtes
me te Itashme.

Drinat…

Vetem mos me e ndyj Drinin e Bardhe
i shtrin nje ure permbi.
Vetem per me e zbardh Drinin e Zi
shkoj Drini i Bardhe i hyni n’gji.
Det u bane diku-dikur
te dy.

Gur’ asht fjale e madhe

Ende shoh nje femij gjunjegrisur
tuj mbledh gur
n’zallt’ te t’gjithe lumenjeve.
Çuditem si nuk jam ba murator!
Ende e shoh nje vajze tuj shtegtu
me dy gur ne shpine.
Çuditem si nuk i kam lidh’ vete
te gjitha urat mbi te cilat kam kalu!
Shoh nje grua gur tuj ngjyros
shkruan mbi to dashnite e perjetshme
Nuk çuditem, nese n’gur shnderrohem !

Une jam “Europa”

Sonte ma ka dhane truni
me ia pre gershetin Shotes,
ma ka dhane truni me i dhuru nje lule
ne vend te pushkes,
me i ble nje minifund te markes “bebe”
ne vend te qeleshes, kapele te markes “channel”
nje pale kepuce e nje pale syze “guci”
nje valixhe te markes “louis vuitton”
do t’ia mbush plot me te brendshme te “victoria secret”!
Ma ka dhane truni ta nis drejt Europes
Shoten!
Keshtu e me kete rast, i mbush mendjen asaj e te bijve
se jeni civilizu, se keni mesu permendesh
emra teshash pa kuptim,
boll te dukeni ato qe nuk jeni
t’ iu thone te tjeret, europaxhinj!

I them Mares:
…..
S’mund te kesh dashni per fjalen
nese nuk i don shkronjat!

S’mund t’kesh dashni per diellin
nese nuk i don xixellonjat!

S’mund te kesh dashni per qiellin
nese nuk i hap dritaret e “vogla” (syte)

S’mund te kesh dashni per shiun
nese u trembesh bubullimave.

S’mund te behesh kurre njeri i madh
nese harron se sa i vogel asht njeriu!
…

At’Here, At’Je, At’Dhe

At’here, At’je, At’dheu-euuu
ish’te Ulza buze udhes
udha buze lumit.
At’here, At’je, At’dheu-euuu
ish’te oborri qe duhej
fshi stinesh,
ish’te dera qe duhej
me u mbajt hapun,
ish’te votra qe duhej
me u mbajt nxehte ,
ish’te shtrati ku duhej
shtri’hej andrra e lodhun,
ish’te shtepia qe duhej
mbush plot nesh-!
Ish’te Vorri te cilit i duhej
Vu guri te kryet…. !

Nuk m’u duk vetja boll’
u shnderrova ne peshk
me hengren!
U shnderrova ne peme
me prene!
U shnderrova ne shtepi
me shemben!
U shnderrova ne oborr
me rrethuan!!!
U shnderrova ne vorr
me gurin e krye’vorrit tim
m’gjujten….!
U shnderrova ne mjegull
me piu ikja neper qiell, gjalle!
…
Ketu, keshtu, kurtash
jam dega e Ulzes buze udhes
jam udhe buze zallit te lumit
jam oborr , dere, voter, shtrat, shtepi
jam vorr e gur i bame nji.
…
As qe e di ç’ka asht At’dheu.
Di qe jam krejt At’dheu qe lashe
qe e lashe, e u bana Ai!
Aiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiij.

(shen: ish’te =ishte tek)

Ngjashmeri

I ngjaj krejt Nanes time
po kaq i ngjaj edhe s’ime bije.
I ngjaj shume dites me diell
ma shume i ngjaj asaj me shi.
Dhimbe e dashni ngjahem
ne gjithe kete ngjashmeri.
…
Kadale e ngapak kam fillu
te te ngjaj edhe Ty!

Partite

Tri parti per njeri.
Ma shume parti se votues.
Nuk ka ma popull,
popullin e hengren partite,
te cilat do te votojne vetvetet,
hane vetvetet siç hengren popullin.
Mandej do do te kemi kutia votimesh
ne vend te arkivoleve.
Ke te varrosin?
Kush t’i varrose ke’het.
….
Dreqi i kuq i mbars keto parti
qe pjellin nga tre parti trinjake ne dite?!

Ndryshimi

Ndodh mengjes ne mesnate.
Mengjesi ne At’dhe, nate ne mergim.
Celin lulelulet ne Prill
Prill n’At’dhe, bore ne mergim.
…
Ne mos me ka dergu At’dheu
me porosi me shpernda drite
e dashni deri ne mergim
u kthefsha ma mire!

Arrati nuk don me thane
sall se iken prej vendit tand
per ne vend te huaj.
(thashe kur ika ).
Arrati nuk don me thane
sall se iken prej vendit te huaj
per ne vendin tand.
(thashe kur u ktheva).
Arrati nuk don me thane
sall se vishesh e mbathesh e vdes e shkon.
(thashe kur percolla ato,
qe u ndan prej meje heren e fundit).
Arrati nuk don me thane ,
dalje prej barkut e shpirtit te nanes
(do te kem thane kur linda,
do t’a kam thane ne gjuhen qe nuk e kujtonin ma
deshmitaret e lindjes time).
….

Me gjase e gjeta çka don me thane arrati!
…
Arrati don me thane ikje per ne vetvete,
thelle, shume thelle ne vetvete.
Aty ku ke e gjen gjithe ç’ke.
Aty ku ke e gjen gjithe ç’te mori humbja.
Aty ku ke e gjen gjithe ç’mund te te sjelle e ardhmija.
E bash aty fshihet e fle zgjuar poezia
Qe, edhe nese nuk e thua kurre,
edhe nese nuk gjindet asnjehere poezia me fjalen.
Poezia asht njesoj aty…
fshehun, fjetun, zgjuet, tuj t’prit t’arratisesh!!!!

Diku…

Ne njanen ane te udhes
nje llampe e fikun
e djegun ndoshta.
Ne anen tjeter te udhes
nje peme e lene gjethesh
edhe zogjsh ndoshta.
Permidis tyre udha
tuj me perciell mua
per tek ti
ndoshta prej teje!!
…
diku lart ne qiell
nje diell i voket
ma ban me dore!

Njesoj…

Rruga shkon perdite ne shpine time pa mua.
Pema ne oborr duron vjeshte e dimer,
pa dasht t’ia dije se une e pres pranveren
bash per sythet e saj…!
Rrumbullaket Toke e Qiell….
njani i bien rrotull tjetrit
te bahet mengjes e t’i hap syte
une e verberta.
…
Eci jo se kam me mberrit dikund
po se du me provu kualitetin e kepuceve
qe tallen me hapin tim!
…
Ne shtepine time une e macia e dime
e ndjejme, e durojme dhe e hame eren e peshkut!
Peshkun vete e mban uji per vete…

Ikje…

Une i fal te gjithe ata qe ikin prej meje.
Madje do ti doja fort
sikur te mos ktheheshin prap
Kush kthen, kthen me nje ikje te re
fshehur ne xhepin e vjeter
te kthimeve!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Elinda Marku, ne sofren poetike, te Diellit

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT