• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Teatri tragjik i politikës dhe drama përtej teatrit

May 25, 2020 by dgreca

Shkruan: Marjana Bulku */

Akuza, sharje, rrënimi i godinës historike, lotë teatralë, lot të vêrtetë , aksione politike , politikanë të dështuar , të tradhëtuar , lider të pazbuluar, të mohuar. 

Kjo është shfaqja që i serviret një populli që jeton me dilemën 80 -vjeçare të drejtësisë së munguar dhe me mungesat e shumfishta që derivojnë prej dhunimit të gjatë të lirive.

E ke të vështirë të dallosh fillin e hollë që e ndan dramën nga tragjedia , realitetin nga komedia, imoralitetin nga normat të cilat recitohen edhe nga aktorët e politikës por edhe nga politikanët që aktrimi nuk i bëri dot kurrë as politikanë , as aktorë, por vetëm skenaristë e regjizorë të cilëve edhe emri  do t’ju harrohet pas shfaqjeve të dështuara.

Skena tensioni që të rrëmbejnë edhe përtej ekranit . I ngjajnë tragjikes antike ku e drejta nuk mundet të triumfojë kurrë sepse aktorë të pavërtetë kanë pushtuar institucionet nga ku lind besimi. Fundja ata nuk janë aty për tu dhënë jetë të drejtave, ata janë aty për ti dhënë jetë edhe pak, vetëm një mandat më shumë protagonizmit të tyre politik.Dhe populli është fatkeq, po aq fatkeq sa në 50 vitet kur duartrokiste me verbëri, kur gënjehej me dinakëri , kur spiunonte me uri, kur i vritej nderi, krenaria , dinjiteti , kur shpresat i lindte dhe i abortonte në tentativat për arratisje. Sa pak zgjedhje kishte dhe ka ky popull …

E në fakt drama e vërtetë ajo që çdo ditë luan akte pa skenar ndodh përtej ekranit, diku pranë gërmadhave të politikës teatrale e cila luan keq e nuk duartrokitet aspak edhe pse shikime të lashta shprese e ndjekin. Drama reale êshtë ajo në sytë e përlotur të një prindi të cilit iu prenë ëndrrat e tij dhe ato të fëmijëve të tij, është  në zhgënjimet e një të sapodiplomuari, në pamundësitë e një të moshuari, drama e vërtetë është nëpër ato mijëra e mijëra hapa që hidhen kuturu rrugëve të atdheut tonë anemik lënë  në duar të drejtuesve që trashëguan vetëm një vullnet prej liderit të fyre historik; atë për të qenë të përjetshëm . Si dikur me entuziazmin fiktiv të votës  100 për qind  po ashtu edhe sot ”mbrojtja me sistemin dëzhurn” ( dëzhurn …kisha vitë që nuk e dëgjoja këtë fjalë ),,drama luhet mbi fatet e një populli fisnik që thirret të protestojë e të bëhet “protagonist” në skenën  e dirigjuar nga rojtarë e oborrtarë dëzhurn të cilët ka 80 vjet që ruajnë vetëm një pushtet ;pushtetin e tyre . Ndaj teatri shembet, thërrmohet porsi ëndrrat dhe shpresat  tona qindra vjeçare . Ndërsa drama , ajo e vërteta merr udhët e atdheut, shtegton nëpër shpirtrat që i shpreh fytyra e pashpresë e ku në gjoks godet revolta e heshtur për të padrejtën që lind nga e drejta që nuk jetëzohet dot . Shtëpitë e braktisura , janë teatri që do të shembet nesër, prindërit e vetmuar janë tragjedia që do na përlotë  gjithë jetën, fushat e lëna djerr, diejt pranverorë që u japin ngjyra e jetë atyre hapêsirave boshe ku luhet drama e një populli që ikjen e ka lindje/abort shpresash sepse politika i ka harruar , ajo po bën dëzhurnin e rradhës duke ruajtur pushtetin e vet të përjetshëm.

  • Autorja eshte anetare e Kryesise se Vatres

Filed Under: Analiza Tagged With: Marjana Bulku, Teatri tragjik

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT