• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaçi-Engel: Kosova-Amerika miqësi e lidhje të veçantë përgjithmonë

February 27, 2020 by dgreca

-Presidenti Thaçi  në SHBA takoi kongresistin Engel: Kosova është e angazhuar për të ndërtuar paqe të qëndrueshme/

-Me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik/

Uashington, 26 Shkurt 2020-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar edhe kongresistin Eliot Engel, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë miqësi të thellë, lidhje të veçantë, që do të zgjasë përgjithmonë. Ju me angazhimin tuaj për tri dekada jeni ndër ata që e kanë ndërtuar këtë marrëdhënie të veçantë”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi në këtë takim ka theksuar se Kosova është e angazhuar për të ndërtuar paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor dhe se për 12 vite shtet ka bërë progres të madh, bën të ditur njoftimi i dërguar sot nga Presidenca.

E, presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar:Kongresisti Eliot Engel është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës. Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen. Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik. /b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Eliot Engel, Thaci

RIKONFIRMOHET ANGAZHIMI I ATLANTIC COUNCIL PËR KOSOVËN

May 27, 2019 by dgreca

-Presidenti Thaçi, Kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj  priten zëvendëspresidentin e Atlantic Council, Damon Wilson/

PRISHTINË, 27 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zëvendëspresidentin e Atlantic Council, Damon Wilson, së bashku me një delegacion nga Senati dhe Kongresi Amerikan.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar zëvendëspresidentin Wilson për kontributin e vazhdueshëm të Atlantic Council në Kosovë për forcimin e strukturave të sigurisë.“Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës përjetësisht për rolin përcaktues të SHBA-së në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.Kreu i shtetit dhe delegacioni amerikan kanë biseduar edhe për procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës, fillimisht në Partneritetin për Paqe, më pas edhe në NATO.Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe domosdoshmërinë e shfrytëzimit të momentumit për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese.

“Mungesa e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe i hapë rrugë elementeve antievropiane”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti Damon Wilson ka rikonfirmuar angazhimin e Atlantic Council për Kosovën.

Presidenti Thaçi ka thënë se bashkë me SHBA-në do të vazhdojnë angazhimin maksimal për të ruajtur dhe zhvilluar paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon./b.j/

                            ***

MIRËNJOHJE E THELLË E KOSOVËS PËR MBËSHTETJEN  E SHTETIT AMERIKAN

-Kryeparlamentari Veseli takoi nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, Këshilli i Atlantikut do të angazhohet edhe më shumë brenda SHBA-së për të shtuar vëmendjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës/

PRISHTINË, 27 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, i cili po qëndron në Kosovë në krye të një delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlamentari Veseli dhe nënkryetari i Këshillit të Atlantikut, Wilson, diskutuan për bashkëpunimin midis Kosovës dhe SHBA-ve dhe për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Kryetari Veseli rikonfirmoi mirënjohjen e thellë të Kosovës e të popullit të saj për gjithë mbështetjen që shteti amerikan ka dhënë dhe po jep për vendin tonë në të gjitha fushat.

 Veseli e konsideroi të domosdoshëm vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën edhe në sfidat e tjera që ajo ka para vetes, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe të konsolidimit të mëtejmë të shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar.“Me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik dhe të administratës së Kongresit Amerikan pata një diskutim përmbajtjesor për Kosovën dhe zhvillimet rajonale. U fokusuam tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksova vendosmërinë tonë për t’u përpjekur në arritjen e një marrëveshje ligjore gjithëpërfshirëse që siguron njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe NATO. Për ta bërë këtë gjë, presim që SHBA-të të luajnë një rol më aktiv për të mbështetur këtë proces. Miqtë nga Këshilli i Atlantikut i falënderova për kontributin e tyre të deritanishëm dhe i kërkova mbështetje në fushën e informimit të publikut dhe planifikimit strategjik. Gjithashtu, i informova për nismën time në kuadër të drejtësisë tranzicionale duke shpjeguar se zbardhja e së kaluarës dhe vënia në vend e drejtësisë për krimet e kryera nga shteti serb i shërben përfundimit të konfliktit dhe pajtimit ndër-etnik”, ka thënë ndër të tjera Kryeparlamentari Veseli.Nënkryetari i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, tha se Këshilli i Atlantikut do të angazhohet edhe më shumë brenda SHBA-së për të shtuar vëmendjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës.Po ashtu, ai tha se do ta ndihmojnë Kosovën në ofrimin e ekspertizës më të mirë për të asistuar në procesin e dialogut.

***

AMERIKA, MARRËDHËNIA MË E RËNDËSISHME E KOSOVËS

-Kryeministri Haradinaj: Kosova ndan botëkuptimin e Amerikës në të gjitha çështjet kryesore. Takim me delegacionin nga North Atlantic, të prirë nga zëvendës presidenti ekzekutiv Damon Wilson/

PRISHTINË, 27 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim delegacionin nga North Atlantic, të prirë nga zëvendës presidenti ekzekutiv Damon Wilson.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke kujtuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se Amerika është marrëdhënia më e rëndësishme e Kosovës.

“Jam i nderuar që sot ju kemi për vizitë në Kosovë. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës dhe në linjë me Amerikën dhe shërbejmë si aleati dhe miku më i madh i Amerikës në Ballkan”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova ndan botëkuptimin e Amerikës në të gjitha çështjet kryesore.Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova po ashtu ka bashkëpunim me ShBA-në në të gjitha fushat e sigurisë,  e po ashtu edhe marrëdhënie ekonomike.Sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova e do paqen por edhe një marrëveshje përfundimtare, në mënyrë të drejtë, ligjore dhe se nuk ka shkëmbime të territoreve të cilat çojnë në luftëra të reja dhe zgjojnë tensione në të gjithë rajonin.“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe të mos kemi parakushte”, theksoi kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj i njoftoi delegacionin me të arriturat e vendit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, reformave të përgjithshme dhe progresin në fuqizimin e ekonomisë së vendit.Nga ana e tij, zv.presidenti ekzekutiv Damon Wilson e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme duke shprehur gatishmërinë se ShBA-ja do të jetë gjithmonë partnere e fuqishme e Kosovën në procese jetike të vendit.

Filed Under: Politike Tagged With: Thaci, Veseli

Populli hebre nuk e harron ndihmën e popullit shqiptar

March 12, 2019 by dgreca

-Presidenti Thaçi falënderon Kongresin Botëror të Hebrenjve për pranimin e Bashkësisë Hebraike të Kosovës/

PRISHTINË, 12 Mars 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zyrtarin kryesor ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, të shoqëruar nga Votim Demiri, Kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për ndihmën dhe përkrahjen që shteti i Izraelit u ka dhënë qytetarëve të Kosovës, sidomos në vitet 1998 dhe 1999.

“Miqësia jonë i ka rrënjët thellë në histori dhe në fatet e ngjashme që kemi pasur si popuj”, u shpreh presidenti Thaçi, duke i falënderuar për vendimin që edhe Bashkësia Hebraike e Kosovës të bëhet pjesë e Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Zyrtari i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, theksoi se populli hebre nuk e harron ndihmën e popullit shqiptar për popullin hebraik.

Ai shtoi se shteti i ri i Kosovës ka potenciale të shumta.

“E gjeni veten në një rajon të ndjeshëm dhe është i admirueshëm përcaktimi për paqe dhe harmoni mes feve”, u shpreh Singer.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është shembull i tolerancës mes popujve, feve dhe kulturave.

“Toleranca dhe bashkëjetesa janë vlera tonat”, potencoi presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova është shtëpi e të gjithë komuniteteve të saj./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Thaci

Vrasësit e vëllezërve Bytyçi, në institucionet më të larta të Serbisë

February 26, 2019 by dgreca

3Bytyci ThaciPresidenti Thaçi: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet më të larta të Serbisë/

Vellezerit Bytyci

-Ilir Bytyçi, në emër të familjes, ka theksuar se ngritja e kësaj çështje nga institucionet e Kosovës do të rrisë presionin mbi Serbinë për të ndriçuar këtë dhe rastet e tjera të luftës në Kosovë/

PRISHTINË, 26 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ilir Bytyçin, vëllain e tre heronjve të Kosovës, Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” të vrarë nga forcat serbe.

Presidenti Thaçi ka thënë se në shumë takime me përfaqësues ndërkombëtarë, krahas çështjes së pagjeturve ka ngritur edhe vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi.

“Së fundmi këtë çështje e kemi diskutuar edhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë, të cilët kanë bërë një punë të madhe në rritjen e presionit ndaj shtetit serb. Vrasësit e vëllezërve Bytyçi dihen me emër dhe mbiemër dhe janë të pozicionuar në institucionet më të larta të shtetit serb”, ka thënë presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, Ilir Bytyçi në emër të familjes e ka falënderuar presidentin Thaçi për angazhimin e tij për këtë çështje.

Ai ka theksuar se ngritja e kësaj çështje nga institucionet e Kosovës do të rrisë presionin mbi Serbinë për të ndriçuar këtë dhe rastet e tjera të luftës në Kosovë.

Presidenti Thaçi edhe njëherë ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbardhjen deri në fund të rastit Bytyçi dhe sjelljen e krimineleve para drejtësisë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Bell Jashari, Thaci, vellezerit Bytyci

Thaci takon Kosnett: KOSOVA ME AMERIKËN, MIQËSIA E PËRHERSHME

February 13, 2019 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti në takim ambasadorin e SHBA-së, Philip S. Kosnett/

1 Amb Amer Thaci

PRISHTINË, 13 Shkurt 2018- Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-së, Philip S. Kosnett, në takimin e sotëm të rregullt javor kanë biseduar për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.

Presidenti Thaçi ka theksuar se miqësia me SHBA-në është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve tona strategjike për integrim në strukturat euroatlantike.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, ka theksuar presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: takim me Kosnett, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 22
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çlirimi i Kosovës – 12 Qershor 1999: Një kthesë historike drejt lirisë dhe shtetndërtimit
  • Nga diaspora në atdhe: Homazhe dhe përurime në Prishtinë për nder të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës
  • “26th anniverssary of Kosova Liberation: a sucsesfull democratic state-buidling story”
  • Kulti i vëllezërve martirë – nga Flori e Lauri te Muji e Halili  
  • Here is our day-to-day schedule for the Albanian Film Festival 2025!
  • 7 senatorë për t’u ndjekur kur republikanët bëjnë ndryshime në projektligjin e madh të Trump
  • 100 vjet kisha ortodokse shqiptare e Shën Gjergjit në Trumbull Connecticut
  • AKTI BARBAR I VRASJES SË NXËNËSVE NË GRAC, DHEMBJE E MADHE  
  • “Tërbimi Ariut Polar nga breshëri i Dronëve të Ukrainës”!
  • GJON MILI – PARARENDËSI I “FOTOVE SELFIE”
  • RRETHANAT HISTORIKO-POLITIKE QË ÇUAN NË THEMELIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZERENIT MË 10 QERSHOR 1878
  • Përballë një bote në ndryshim…
  • “DITA E ÇAMËRISË” NË GJILAN
  • Lamtumirë Dr.Bujar BUKOSHI
  • 147 VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT – NGJARJE MADHORE QË VURI NË BINARËT HISTORIK PAVARËSINË KOMBËTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT