Të sigurohet një proces i rregullt/
Deklaratë e Ambasadës së SHBA në Tiranë/
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe Institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt”.
“Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e Kuvendit për të hartuar legjislacionin, në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”. përfundon deklarata.
Tirane, 27 mars2015
PROTESTA E OPOZITES KALOI PA INCIDENTE
*BASHA: “Kumbarët nuk u morën vesh për ndarjen e pazareve./
“Dëgjojeni bashkimin e shqiptarëve, Rama ik, Meta ik,” tha Basha./
* Berisha: Mazhoranca kapitulloi, ia mbathën nga frika/
* ANTIMITING nga mbeshtetesit e Ilir Metes/
Sot, 12 Mars 2015, Siç ishte lajmëruar, rreth orës 11:00 ka nisur grumbullimi dhe marshimi i mbështetësve të Partisë Demokratike nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë, aty ku kreu i demokratëve ka mbajtë edhe një fjalim plot me akuza per mazhorancen, qe epiettoje te inkriminuar. Me parulla ku kërkohej dorëheqja e kryeparlamentarit Ilir Meta dhe largimin e klikës Rama-Meta, demokrate e simpatizantët e PD të ardhur që në orët e mëngjesit nga rrethe të ndryshme të vendit, i janë bashkuar thirrjes së PD për të protestuar kundër qeverisë.
Në krye të protestuesve qëndron kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha. Mijëra njerëz kanë vërshuar në bulevard në një nga protestat më të mëdha të kësaj force politike. Parullat e hedhura në miting janë: “Meta ik” dhe “Të shporret qeveria”.
Fjalimin e parë e mbajti djali i Qamil Zelës, i cili u vetëvra në qeli për shkak se ishte burgosur për faturën e energjisë.“Na akuzuan padrejtësisht se po vidhnim energjin. Jam këtu sepse jam kundër padrejtësisë,” tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani tha se këta pushtetarë u zgjodhën sepse premtuan më të mirën. “Pushtetarët tanë janë një bandë oligarkësh, ndërkohë që populli zhytet në mjerim, krim e pasiguri. Shoqëria është në depresion nga arroganca e këtij pushteti,” tha Ristani. Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se padrejtësia ka arritur aty nuk ku nuk mban më. “Jemi këtu për t’i thënë Metës ik, Ramës zhduku,” tha Paloka. “Nuk mundet që qytetarët të përfundojnë në burgje dhe kriminelët në zyrat e shtetit,” tha ai. “Do e çojmë protestën deri në fund, derisa ata të zhduken”.
Pas kryetarit të grupit parlamentar të PD-së ka marrë fjalën kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai tha se “populli, me pjesëmarrjen e madhe sot në miting e pushoi nga detyra kreun e Kuvendit”. Ai u shpreh se “ky miting është më i madhi i opozitës” dhe është shenjë e pakënaqësisë së qytetarëve.
Ai ka vijuar me akuzën publike se Rama dhe Meta kanë përmbysur gjithçka, se çmimi i energjisë është rritur, se faturat janë bërë të papërballueshme etj. “Asnjë hap i vetëm për të lehtësuar qytetarëve dhe për të qëndruar në anën e tyre. Kanë arrestuar mijëra bashkëqytetarë në një vit të vetëm, njerëz të përbuzur nga qeveria e tyre. Mjerim, varfëri kudo, kurse oligarkët po mbushin xhepat. Në çdo zyrë të qeverisë ka makutëri për zhvatje sipas modelit të dyshes Rama-Meta. Dhe kur shqiptarët nuk shtyjnë dot muajin, një hall tjetër na ka zënë, tritoli kërcënon jetën, njerëzit po luten të shpëtojnë kokën. Në Shqipëri, krimi nuk ka patur kurrë lidhje më të forta më qeverinë se pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Bandat e tyre kanë dorë të lirë dhe territore dhe janë bërë të paprekshëm. Nuk dihet ku mbaron krimi dhe ku fillon shteti”, akuzoi Basha.
Kreu I demokrateve ka vijuar me përmendjen e çështjes “Doshi”, sipas të cilit, superdeputeti që deri dje i hapeshin dyert, për 6 muaj Rama-Meta kanë mbajtur të fshehur krimin ndaj tij. “Për 6 muaj janë përpjekur që t’ia faturojnë këtë Partisë Demokratike. Eshtë bërë Pazar me jetën e dy deputetëve. Eshtë bërë shantazh dhe matje forcash. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje, më e rënda e 25 viteve të fundit”, shtoi kryedemokrati.
Kreu i Partisë Demokratike duke folur para qindra mijëra mbështetësve deklaroi se bashkimi më i madhi shqiptarëve në këtë shesh i detyroi qeveritarët të mbyllin parlamentin dhe pushoi Ilir Metën nga detyra e kreut të Kuvendit. Basha i bëri thirrje dyshes Rama-Meta të shohin mirë bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha anët e vendit dhe të largohen nga qeveria.
“Shqipëria e pa, bota e pa se pamja e bashkimit të shqiptarëve sot në këtë shesh mbylli parlamenti dhe pushoi Metën nga detyra e kreut të kuvendit. Rama-Meta shikojeni bashkimin e shqiptarëve dhe largohuni”, tha Basha.
“Qeveria e Ilir Rama dhe ilir Meta kanë përmbysur jetën e shqiptarëve, çmimi i energjisë është rritur, kurrë s’ka pasur kaq të papunë mes nesh. Kanë rritur taksat, kanë shtypur populli. Kjo qeveri nuk ka bërë asnjë akt të vetëm për të lehtësuar qytetarët, por kanë çuar në vetëvrasje shumë njerëz, kanë arrestuar mijëra vetë. Kudo shesh mjerim, varfëri, papunësi, por këta oligarkë po mbushin xhepat, në çdo zyrë të qeverisë ka vjedhje, makutëri për pasurim të shpejtë”, tha Basha.
Serish duke iu referuar çështjes kryesore për të cilën PD thërriti në shesh mbështetësit dhe simpatizantët e vet, çështjes së shumëpërfolur ‘Doshi’ dhe akuzat e drejtuara ndaj kreut të kuvendit, Ilir Meta si porositës i vrasjes së tij, Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama të ndalë presionet ndaj Prokurorisë dhe drejtësisë, ndërsa i kërkoi edhe një herë Ilir Metës të japë dorëheqjen dhe të vihet përpara drejtësisë. Sipas Bashës, gjendja është akoma më e rëndë kur akuzat bëhen nga deputeti më i besuar dhe më i afërt i qeverisë, Tom Doshi. Kryedemokrati ka kërkuar nga qeveria të mos e përfshijë opozitën në këtë çështje, që sipas tij ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të pista mes tyre.
“Rama, Metën dhe Tahiri, të cilët mbajtën të fshehtë gjithçka dhe tani mundohen t’ia faturojnë përgjegjësinë opozitës, duke aluduar për afrimin e deputetit Doshi me PD-në”, tha Basha.
“Kumbarët nuk u morën vesh për ndarjen e pazareve. Ujërat e qelbura dolën në shesh dhe qelbën kudo”. “Por ata kanë harruar se ne jemi këtu, më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë”.“I kërkojmë sot Ilir Metës me një zë, ik, jep dorëheqjen”.“I them Edi Ramës ndal trysninë ndaj organit të akuzës, mos bëj kryeprokurorin”. “Do jemi të mbledhur dhe të bashkuar deri në fitore”.
“Sido ta kenë emrin, Edi, Ilir, Emiliano apo Hakmarrje për Drejtësi, u themi se jemi këtu derisa drejtësia të bëhet”.
“Kjo qeveri ka devijuar nga rruga e ligjit dhe e Zotit,” nënvizoi kryetari i PD. “Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re. U jap fjalën që Shqipëria do e ketë ofertën e re”. “Nuk ndalemi sa të ketë ligj e drejtësi, derisa krimi të ndalet, nuk ndalemi derisa qytetarët të kontrollojnë qeverinë, derisa Meta e Rama të largohen”. “Ky bashkim është shenjë se qeveria Rama- Meta është rrëzuar moralisht”. “Rroftë demokracia,” e mbylli Basha fjalimin e tij.
Berisha: Mazhoranca kapitulloi, ia mbathën nga frika
Ish- kryeministri Sali Berisha deklaroi pas seancës së shkurtër parlamentare se “mazhoranca firmosi kapitullimin”.
“Nuk ka ndodhur si këta që mbyllin parlamentin. Ia mbathën nga frika. Ky është akti i turpshëm. Kjo mazhorancë e gllabëruar nga krimi ka vetëm një rrugë: T’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme,” tha Berisha.
Ai u shpreh se protestuesit janë pa dallime partiake.
“Aty do ketë mijëra socialistë. Këta e mbyllin parlamentin si ta kenë kuzhinën e Ilir Metës,” tha Berisha.
Berisha tha se Meta dhe Rama janë informuar që në protestë do jetë e gjithë Shqipëria, ndaj mbyllën parlamentin.
Edhe deputeti i PD, Mhill Fufi tha se mazhoranca dhe Meta janë trembur nga protesta.
Ndërkohë ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se Meta shkeli edhe rregulloren.
“Ky është ish- kryetari i Parlamentit më qesharak dhe më gaztor. Është e paimagjinueshme që kryetari i Kuvendit të mos durojë më shumë se 12 minuta,” tha Topalli.
Mbështetësit e Metës, antimiting te selia e LSI
E ndërkohë, qindra simpatizantë të LSI-së, të cilët kishin ardhur edhe nga rrethet janë mbledhur pranë selisë së kësaj force politike, në mbështetje të kreut të saj, Ilir Meta, dorëheqja e të cilit është në qendër të kërkesave të protestuesve të sotëm.
Basha: Bashkimi i shqiptarëve në këtë shesh mbylli parlamentin, largoi Metën nga detyra
Kuvend, Meta e mbyll seancën për 15 minuta/
Berisha: Mazhoranca firmosi kapitullimin/
Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka zgjatur vetëm 15 minuat dhe është zhvilluar në kushtet e një tensioni të madh politik, në ditën kur opozita ka organizuar edhe një protestë që kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.
Përfaqësuesit e opozitës janë ngritur në këmbë pranë foltores duke kërkuar sërish dorëheqjen e Metës.
Deputeti demokrat Arben Ristani nga foltorja e kuvendit i ka kërkuar Metës të japë dorëhqjen por ky i fundit i ka prerë fjalën, pasi ishte jashtë rendit të ditës.
Pavarësisht tensionit të krijuar, kryeparlamentari ka vijuar me rendin e ditës, votimin e projektligjeve që ishin parashikuar për sot, duke iu bërë me dije opozitarëve se pavarësisht nga axhenda e tyre, kuvendi do të vijojë punën normalisht normalisht. Pasi ka votuar me radhë të gjitha pr/ligjet, kreu i Kuvendit e ka deklaruar të mbyllur seancën e sotme.
Berisha: Mazhoranca firmosi kapitullimin e vet
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka mbërritur në ambientet e kuvendit pikërisht në momentin kur seanca e sotme është deklaruar e mbyllur, e ka këtë cilesuar një akt të pashembullt në historinë e pluralizmit shqiptar, me anë të të cilit sipas tij mazhoranca firmos kapitullimin e saj.
“Mbyllja e Parlamentit shënon kapitullimin e mazhorancës. Ky është një akt i pashembullt. Këta kanë frikë nga protesta qytetare kundër krimit. Kjo mazhorancë e gllabëruar nga krimi ka vetëm një zgjedhje, t’u hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar Berisha.
Rendi i ditës në Kuvend
1. Projektligji “Për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë”. (vazhdon shqyrtimi në komision)
2. Projektligji “Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”. (vazhdon shqyrtimi në komision)
3. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhimi),” të ndryshuar.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit të zbatimit për aistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve”.
6. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
7. Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore tregtare”.
Ambasadori Lu, 3 prioritete në misionin e tij në Shqipëri
Nga Gjergji Mima/ TIRANË, 13 Janar – Ecuria e reformave drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, zhvillimi i Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe forcimi i institucioneve demokratike janë tre prioritetet e misionit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu.
Në një konferencë për shtyp, pas prezantimit të letrave kredenciale me Presidentin Bujar Nishani, ambasadori Lu u shpreh se, “Uashingtoni më ka dhënë 3 prioritete për ecurinë e reformave drejt anëtarsimit në BE, zhvillimi i Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe forcimi i institucioneve demokratike”.
Duke uruar Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat, ambasadori Lu u shpreh se shqiptarët duhet të ndjehen krenarë për këtë arritje.
Ambasadori Lu u shpreh se SHBA do të mbështesë përpjekjet e mëtejshme euro- atlantike të Shqipërisë, do të nxisë përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe nxitjen e përmirësimit të klimës së biznesit.
Gjithashtu, rifokusimi i trajnimeve dhe ndihmës amerikane për të përgatitur ndihmën e ushtrisë shqiptare në misionet e NATO-s, do të jetë pjesë e punës së ambasadorit Lu. Po ashtu si bashkëpunimi në reformën në drejtësi dhe fuqizimi i sektorit të OJQ-ve.
“Shqiptarët presin shumë nga Ambasada e SHBA dhe Ambasadori amerikan për shkak të lidhjeve historike dhe miqësisë mes vendeve tona. Do të jemi miq të sinqertë”, tha ambasadori Lu.
Lidhur me politikën e SHBA-së ndaj Shqipërisë, ambasadori Lu u shpreh se, “ambasadorët amerikanë ndryshojnë, por politika nuk ndryshon. Unë kam respekt për të gjithë ambasadorët që kanë punuar më parë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes vendeve tona ka arritur nivel të larta. Kemi politikën kundër ISIS dhe parandalimit të largimi të luftëtarëve në Siri. Ky lloj bashkëpunimi ka qenë i paimagjinueshëm vetëm 20 vite me parë”.
Ndërsa duke folur për tragjedinënë redaksinë e gazetës satirike franceze ‘Charlie Hebdo’, ambasadori Lu u shpreh se, “një nga fushat e qarta pë partneritet është antiterrorizmi dhe sulmi në Charlie Hebdo nuk ishte sulm ndaj disa individëve, por kundër vlerave demokratike dhe asaj mënyre jetese të vlerave perendimore. Këto janë vlera që i ndajmë me Shqipërinë. Po punojmë me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë me të cilët ndajmë vlera të njëjta”. /ATSH
NJË DITË QË NUK HARROHET
Me Shqiptarët e Amerikës në ditën fatlume të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë/
Nga Marjan Cubi/
E diela e 21 Shtatorit 2014, do të mbetet një ditë fatlume për të gjithë Kombin Shqiptar. Vizita mbetet historike për të gjithë shqiptarët, por veçanërisht për ne që u ndodhëm në Sheshin Nënë Tereza të dielën e 21 Shtatorit, do të mbetet e pa harruar në jetë të jetëve.
Herët në mëngjes në ora 7 e 30 minuta së bashku me bashkëshorten time, Dila, i jemi afruar Sheshit që mbanë emrin e të Shejtës, Nëna Tereza. Rrugët e Tiranës dukeshin se nuk mbanin më. Nga të gjitha rrugët e rrugicat, si një lum i rrëmbyshëm, vinin e vinin njerëz pa ndërprerje. Secili grup përpiqej që t’i afrohej sa më shumë Elterit, ku do te vinte Ati i Shejtë Papa Françesku, që për vizitë të parë në Europë, kishte zgjedhë Shqipërinë e shumëvuajtur. Ishte një kënaqësi e privilegj për ne Shqiptarët si Komb i nënë Terezës, që Papa Françesku na kishte përzgjedhë për të na parë nga afër e për të përcjellë mesazhe shprese. Edhe sot mendoj e ndjejë: Sa fatlum është Populli Shqiptar që e vizitoi njeriu i Shpresës, më i dedikuari ndaj njerëzimit, dhe më paqedashësi në Rruzullin Tokësor. Edhe pse pritja deri në mbërritjen e Atit të Shejtë, është e gjatë, ne thuajse nuk e ndjemë. Kaluan më se 3 orë dhe Shqiptarët nga të gjitha trojet afroheshin në shesh dhe nuk ishte lehtë që të gjendej vendi ku mund të shihej më mirë njeriu i Shpresës, i veshur me kostumin e bardhë, tamam si një Engjëll i Zotit. Tek kalonte përmes sheshit me Popmobilin e hapur, shpërndante veç mirësi, buzqeshje e shpresë!
Faleminderit At’ i Shejtë!
Të gjithë të pranishmit dëshironin ta preknin me duart e e tyre, t’i preknin qoftë edhe pak makinën që kalonte pranë, osë më së paku ta shihnin nga afër Shejtin e gjallë!
Dukej se ai Shesh nuk fliste vetëm gjuhën e ambël shqipe, por në shumë gjuhë. Nga e gjithë Bota kishin ardhë për të qenë të pranishëm në atë vizitë historike.
Kishin ardhur edhe nga shumë shtete të Europës , kontinenteve të ndryshme por për mua ishte një kënaqësi e veçant të shihja shqiptarët e ardhur nga ShBA , ti shihja dhe ti takoja në atë turmë qindramijëshe.
Famullitari Dom Pjeter Popaj, Leka e Pashko Gojçaj, Fran Shala, Ramiz Mujaj Mark Rexha, Zef Selca, Rmiz Llapatica dhe shumë e shumë të tjerë, ishin në atë Shesh në atë ditë historike. Mendoj se kanë qenë më shumë se një gjysëm miljoni njerëz atë ditë në sheshin Nana Terezë. Papa i Shejtë realizoi një vizitë madhështore me një pritje të shkëlqyeshme mes shqiptarëve. Bota e mori një Mesazh të madh se kush janë Shqiptarët,mësoi për autoktoninë tonë, kulturën Europiane,Simbolin e Flamurit Kuq e Zi- Shqiponjën që fluturon qiejve, por që kthehet sërish në fole….
Gjithçka nga ajo ditë ka mbetur në kujtesën time. Mesha dhe fjala e Atit të Shenjtë më emocionuan shumë. Ishte Meshë madhështore që u kremtua nga Papa Françesku së bashku me dy kardinalë, 18 Ipeshkëvinj, 240 meshtarë, seminaristë e diakonë.
Në hapësirën para Elterit qëndronin një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë ka kujdes të veçantë,si dhe disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këta zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.
Ati i Shenjtë, Papa Françesku , në prani të qindra mijëra besimtareve nisi Meshën e Shenjte në sheshin “Nënë Tereza” me thanien: ‘Paqe në këtë shtëpi’. Mendoj se kjo nuk thjesht përshëndetje, ishte me shumë se një dhuratë.
Ende i kam brenda vetes fjalët e Atit të Shejtë: Duke ardhur sot mes jush të dashur motra e vëllezër të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, Dëshiroj ta përsëris këtë përshëndetje, Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj”.
Një vlerësim të veçantë Papa Françesku ka bërë për popullin shqiptar; të cilin e ka cilësuar si ndër popujt më të vjetër në dritën e ungjillit. Ati ka kujtuar 40 martirët e kishës katolike, portretet e të cilëve ishin varura përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ka lëvdue besnikërinë e klerikëve, që nuk iu përkulën diktaturës:“Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të persekutimeve të egra kundër katolikëve , ortodoksëve e myslimanëve mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar! Shkoj sot , shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë lulen e lutjes e të kujtimit”.
Ati i Shenjte i ka entuzizmuar shqiptarët tek u ka kujtuar simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjen e cila kthehet gjithnje ne folene e saj per te fluturuar lart.
“Uroj që shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira. Sot edha per t’ju falenderuar per qendresen tuaj por edhe per tju mbeshtetur per te rritur shpresen brenda jush dhe rreth jush. Shqiponja nuk e harron folenë po fluturon gjithnje lart”, tha Ati i Shenjtë.
Faleminderit At i Shenjtë!
Tirane, 21 Shtator 2014(Botoi DIELLI ne Print, tetor 2014)
Faleminderit Tiranë !
(90-vjetori i Kongresit Arsimor të Tiranës, gusht 1924)/
Nga Engjell Zerdelia/
Ne Foto: Delegatët e Kongresit Arsimor të Tiranës ( gusht 1924 ), në mes Bajram Curri/
Pas fitores së Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të udhëhequr nga kryeministri Theofan Stilian Noli në vitin 1924 u pa e arsyeshme që të thirrej një kongres tjetër për arsimin, por ndryshe nga praktika e ndjekur deri tash ajo u pri nga vetë mësimdhënësit. Nisma fillon me arsimtarët e Normales së Elbasanit; A.Xhuvani, A.Gashi, S. Harri, A. Duhanxhiu, I. Xhaja, Sh. Arra, K. Ljarja, K. Ylli, S. Sejdini, S. Paparisto, H. Zeka e të tjerë dhe gjen mbështetje të plotë edhe tek arsimtarët e Tiranës; Shadije Bogdo, Jonuz Blakaçori, Jani Minga, Ruhi Zeko, Mehmet Vokshi, Jorgji Pano, Jozef Fekeçi, Ramazan Jarani e të tjerë. Arsimtarët çohen në këmbë me emëruesin e përbashkët: Shqypnia, nëpër shkollë, pret dritë. Lajmërohen organet kopetente me shumë korrektësi.
Kongresi Arsimor i Tiranës
Ministrisë së Arsimit dhe Punëve të Brendëshme/Tiranë
Këtu bashkangjitur kemi nderin t’ju paraqesim kopjen e deklaratës për mbledhjen e një kongresi arsimor në Tiranë, më 12 gusht; duke qenë se qëllimi i kongresit është zhvillimi i arsimit kombëtar dhe me anë të këtij, lehtësimi i barrës së rëndë që ka qeveria e sotme për zbatimin e parimeve të saj demokratike, lutemi të na jepni leje për çeljen e kongresit në fjalë dhe ndihmën morale të Qeverisë.
Sekretari M. Vokshi Kryetari i Komisionit Nismëtar J. K. Minga
Nënprefektura e Tiranës
Nr.2063 Tirane, me 26.VII.1924
Në mbështetje të urdhërit 1731/I, të datës 26.VII.1924 të Ministrisë së Punëve të Brendeshme ju jepet leje për mbajtjen e kongresit … dhe të na njoftoni vendin dhe kohën e mbledhjes për të dërguar përfaqësuesin e prefekturës në çdo mbledhje.
Ministria e Arsimit
Nr.960/I Tiranë, më 26.VII.1924
Kryetarit të Komisionit Nismëtar
Tiranë
Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit duke çmuar dobinë dhe qëllimin e bukur që ka kjo mbledhje e këtij Kongresi, jep lejen e vet, duke shtuar se do të jetë gati kurdoherë për përkrahjen e tij moralisht e materialisht.
Për zav. Ministrin e Arsimit
Pertef Pogoni
Deklarta e Arsimtarëve të Shqipërisë, me nismën e bukur të mësuesve të Normales së Elbasanit të prirë nga prof. A.Xhuvani dhe stafet pedagogjike të Tiranës gjeti mbështetje të fortë anekënd atdheut tonë të dashur. Komisioni Nismëtar parashtroi këto pika:
1) Arsimi mbi parime demokratike drejt evolucionit të shpejtë të popullit
2) Njësia shkollore mbi thmele kombëtare
3) Përmirësimi i programit mbi baza të jetës reale 4) Mos me hapë shkolla të reja, pa rregulluar nga çdo pikëpamje plotësisht shkollat e sotme.
5) Krijimi i një komisioni permanent për botimet e teksteve shkollore e të tjera.
6) Formimi i një lidhjeje të përgjithshme të arsimtarëve me këto qëllime: a. Paralelizmi në rrogë me nëpunësit e tjerë; b. Sigurimi i pensionit; c. Gradimi me mënyra legale; ç. Përhapja e jetës sportive; d. Konfrenca, shëtitje, muzeu e shkollës e të tjera; dh. Lartësimi moral dhe intelektual i mësuesvet me libra, revista dhe botime të tjera në ndihmë të tij; e. lehtësim ekonomik i mësuesve me të dhanme tokë të shtetit; f. Mbrojtja e të drejtave legale të mësuesit ( emërime, transferime, ndëshkime e të tjera ) 7….12) Sigurimi i detyrimit të arsimit edhe për femra
Komiioni Nismetar
Shadije Bogdo, Nuz Blakaçori, Jani Minga, Ruhi Zeko, Mehmet Vokshi, Jorgji Pano, Jozef Fekeçi, Zan Jarani
Kongresi i Arsimtarëve të Tiranës çeli punimet, më 12.08.1924 në orën 17:00, pra mbasdite në shkollën femërore dhe merrnin pjesë 33 delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Në bazë të traditës mbledhjen e hap më i moshuari i delegatëve dhe e kryeson zoti Jani Minga, i cili mbajti një fjalim patetik duke falenderuar me ngrohtësi delegatët që iu pergjigjën thirrjes së Komisionit Nisitor. Ndër të tjera vlerëson rëndësinë e kongresit dhe është plotësisht i bindur dhe thotë se do t’i vëmë arsimit themele të shëndosha për të bërë të mundur rrugën e qytetërimit dhe përparimit. Ne kemi titullin më të lartë dhe meritimi i të cilit është një lavdi për ne. Vlerëson arsimtarin që është i zoti të ndreqë, jo vetëm fatin e vet, por edhe atë të gjithë kombit… me shpresë që vepra e këtij kuvendi do të japë pemët e duhura, po thërres: Rroftë kombi shqiptar! Rrofshin arsimtarët!
Bisedimet e ditës së parë: 1. Zgjedhja e kryesisë së kongresit me kryetar zoti Ahmet Gashi, nënkryetar zoti Jani Minga, sekretarë zotërinjtë Kiço Konomi, L. Kromiqi, Jonuz Blakaçori. 2. U vendos dërgimi i një komisioni tek Kryeministri dhe tek Ministria e Arsimit për urim i përbërë nga zotërinjtë: Ahmet Gashi, Mihal Sherko dhe Xhevat Korça. U vazhdua me pikat e tjera; leximi i programit, veprimi i Kongresit në orën 8.00-12.00 dhe mbasdite 15.30-19.00 dhe së fundi mbas një diskutimi të gjatë u vendos: arsimi të jetë mbi baza demokratike kombëtare dhe që shkolla shqipe të jetë e përbashkët në çdo vend e në çdo pikëpamje. Ky debat ishte shumë i nxehtë, saqë prej anës së mësuesve katolikë të prefekturës së Shkodrës me nxitje dhe mbështetje të fuksionarëve fetarë dhe të disa qeveritarëve, zotërinjtë Ndue Paluca, Kol Margjini dhe prej myslimanëve dr. Xhevat Korça, Ismail Anamali u larguan nga kuvendi. Kongresi u vu në rrezik edhe për shkak të indiferencës së Ministrisë së Arsimit dhe të Qeverisë së kohës, për këtë arsye u thirrën në polici: Ahmet Gashi, Aleksandër Xhuvani, Salih çeka, Jani Minga dhe dy të tjerë. Për këtë ngjarje një grup delegatësh me në krye Ibrahim Fehmiun, vunë në dijeni ushtarakun, senatorin dhe atdhetarin e madh Bajram Curri që nderyri energjikisht për mbylljen e këtij incidenti, ai erdhi vetë në Kongres,- thotë prfesor A.Gashi,- na përgëzoi për punën tonë dhe na dha zemër për të vazhduar më tej dhe bëri një fotografi bashkë me kongresistët.
Vendimet e Kuvendit Arsimor të Tiranës
1. Arsimi në baza demokratike kombëtare.
2. Shkollat e Shqipërisë do të jenë një e të përbashkëta në çdo vend e në çdo pikëpamje.
3. Përmirësimi i gjëndjes kulturore të mësuesve që nuk kanë pasur fatin të bëjnë mësimet e nevojshme për mjeshtërinë e tyre duke i parashtruar Ministrisë së Arsimit si mjete të përmirësimit të këtyre organizimin e një shkolle normale për secilin sekt dhe dispensat. 4. T’i parashtrohet Ministrisë së Arsimit që të mos hapen shkolla të tjera, pa plotësuar ato që gjinden… të emërohen mësues të aftë me të tëra cilësitë e mësuesisë, ndërtesa të mira dhe mjete të nevojshme. 5. Për formimin e Lidhjes së Përgjithshme të Arsimtarëve u zgjodh një komision prej shtatë vetash… 6. U pranua që shumica e bursave të shtetit t’u jepej nxënësve që do të ndjekin degën pedagogjike duke parapëlqyer fëmijët e arsimtarëve dhe atyre që janë më në nevojë materiale. 7. Detyrimi i arsimit fillor të sigurohet si për femra dhe për meshkuj duke filluar prej moshës 7 vjeç… 8. T’i parashtrohet Ministrisë së Arsimit, krijimi i shkollës Normale Femërore dhe ndihma arsimore për kulturimin e gruas. 9. Stabilizimi i mënyrës së Internateve mashkullore dhe femërore. 10. Krijimin e një fjalori të vogël me kredite arsimi…
Kongresi arsimor i Tiranës i vitit 1924 është i një rëndësie të veçantë në historinë e arsimit shqip, mendimit pedagogjik dhe shkollës shqipe, sepse nga njera anë tregonte shqetësimet, dobësitë dhe perpjekjet e armatës demokratike përparimtare, nga ana tjetër ndjehej ndikimi i vendimeve në lulëzimin e shkollës shqipe.
- « Previous Page
- 1
- …
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- Next Page »