• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NËNËLOKJA SHQIPËRI, KORRUPSIONI DHE TRANZICIONI DEMON-KRATIK KORRUPTIV

July 5, 2022 by s p

Prof. Dr. Tritan Kalo/

Që nga 31.03.1991 dhe përgjatë tërë kohës së TRANZICIONIT DEMON-KRATIK….Kryefjala e veprimeve demon-kratizuese në Shqipëri nga zgjedhjet e para pluraliste e deri më sot është KORRUPSIONI….Pa filimin e “KORRJES në nivelet e larta të politikbërësve dhe shkaktarëve të kësaj dukurie vrastare” për të ardhmen e NËNË LOKES SHQIPËRI, shumë vështirë do të vijojmë t’a kemi….DREJTËSIA jonë ende mbetet e shumëinfluencuar prej këtyre PUSHT-SHTETARËVE qofshin ata të spektrit të djathtë apo të majtë të politikës….KORRUPSIONI dhe të KORRUPTUARIT nuk kanë ngjyrime politike, ato janë mavi, blu, rozë apo të kuqe….Në shoqërinë tonë të zbehur ndërkohë nga virtutet dhe të mbingopur nga veset TURP është të kesh TURP….NDERSHMËRISË dhe IDEALIZMIT të shumë shqiptarëve, ua shkelin syrin vilat lluksoze të të korruptuarve, të cilat kanë mbirë kudo nëpër Shqipëri: në Gjirin e Lalëzit, përeth TEG-ut, në Prezë, në

Priskë apo në Surrel, në Qerret, në Rradhimë, në Orikum, në Dhërmi, në Himarë, në Borsh, në Ksamil, në Razëm, etj….Te ne kudo dhe për çdo ditë korrupsioni shfaqet haptazi pa më të voglën drojë, dhe ai i bën karshillëk pikërisht PUNËS, PROFESIONALIZMIT dhe PËRKUSHTIMIT të dhjetra-mijra shqiptarëve, që pritën t’u ktheheshin pronat e të parëve të tyre, APO që pritën të mernin pjesën e merituar nga kontributi i punës së tyre 45 vjeçare, gjatë proçeseve të privatizimit të pasurive publike të kryera pas 31 marsit 1991, por sidomos pas 23 marsit 1992….”KACIDHJARËT ISH-BREKËGRISUR”, të cilët morën e vijojnë të marin pothuajse gjithshka nga pasuritë mbi dhe nën-tokësore të TROJEVE ARBËRORE, nuku po shfaqin asnjë shenjë nginjeje… A ka shëmbull të dytë në historinë botërore, që një vend të shitet për 1 euro (“Shqipëria një euro” -SB), apo të “Konçensionëzojë gjithshka (ER)”, përfshirë edhe objektet e Trashëgimisë Historiko-Kulturore (Butrintin)….A Ka praktikë të dytë në ish-Bllokun Komunist të Europës Lindore, që tokat të ndahen me një Ligj famë dhe bëmëkeq si ai 7501, duke privuar prej kësaj ndarje ish-pronarët e një pjese të tyre, ose ata/ato që nuk i punonin këto toka në momentin e ndarjes, edhe pse ndoshta për dhjetra vite më parë ata/ato kishin kontribuar në hapjen, bonifikimin apo në punimin prodhimtar të tyre….Në duart e kujt ranë Hidroçentralet e Ulzës e Shkopetit, apo Bistrica 1 e 2, të ndërtuara me punën dhe kontributin e të gjithë shqiptarëve, si dhe të rikonstruktuara pas viteve 2000 me paratë e po shqiptarëve, të një kompanie turke “KURUM”….Po nafta, kromi, bakri, hekur-nikeli, polimetalet, cilët i shfrytëzojnë dhe prosperohen prej tyre….Nafta e Shpiragut e zbuluar nga SHELL, do të shfrytëzohet në të ardhmen për të rritur mbrothësimin e shqiptarëve, apo të zotëruesve të kësaj multinacionaleje?!?!….Jo më kot Faik Konica “i ndante shqiptarët në dy grupe: në atdhetarë dhe në zuzarë”, pa përdorur ndonjë ngjyrim përkatësije partiake midis këtyre dy grupimeve…..Pa i korigjuar BËMAT 31 vjeçare të zhagitjes demon-kratike, pa ndëshkuar shkaktarët e kësaj katrahure dhe pa sekuestruar pasuritë e tundëshme dhe të patundëshme të këtyre zuzarëve, SHQIPËRIA do të vijoj të VIDHET, të ZBRAZET dhe të VARFËROHET dita-ditës…..HAPINI SYTË dhe NDRINI MËNDJEN ju Bashkëkombasit e mi për të kërkuar e për të mbrojtur të drejtat tuaja, si dhe të mundësoni mbrothësimin tuaj “aty ku u ka lerë koka”, para se të vijoni të merni udhët e thejqafjes pa kthim….Më pak militantizëm apo delezim partiak….SHQIPËRIA ishte, është dhe do të mbetet e SHQIPTARËVE…..Together forever.

Filed Under: Sociale Tagged With: Tritan Kalo

SFIDAT E SHQIPËRISË PËRBALLË PANDEMISË GLOBALE COVID-19

September 16, 2020 by dgreca

Profesor i Asociuar Doktor i Shkencave Mjeksore Tritan Kalo, rrëfen Shqipërinë në përballje me pandeminë globale Covid-19. Në një rrëfim ekskluziv për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, Profesor Kalo analizon gjithçka po ndodh në Spitalet Covid, ecurinë e infektimeve, trendin e shifrave, shpjegon me detaje përdorimin e  plazmës hiperimune nga individë që tashmë e kanë kaluar infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19 dhe apelin ndaj qytetarëve sidomos me rastin e fillimit të vitit shkollor. Me Doktor Kalon bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

SI ËSHTË SITUATA E INFEKSIONIT SARS-COV2/COVID-19 NË SHQIPËRI?

U bënë mbi 6 muaj që prej deklarimit më 8-9 Mars 2020, të rasteve të para të infektimit me Sars-Cov2/Covid-19 në Shqipëri. Në 26 javët e para të Epidemisë janë konfirmuar pozitivë 10406 raste, prej të cilëve janë shëruar 6186 individë si dhe 319 individë e kanë humbur sfidën me infeksionin Sars-Cov2/Covid-19. Grup-moshat më të prekura kohët e fundit janë ato midis 35-55 vjeç, por edhe grup-mosha 65-85 vjeç po ashtu është shumë e prekur. Fillimisht më të prekur ishin vetëm ata që kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese si: Diabeti mellitus, Hipertonia, Pamjaftueshmëria kronike e zemrës, e veshkave, e mushkërive, Sëmundje malinje hematopoetike, etj, por me kalimin e kohës u vu re tendenca e prekjes edhe e individëve pa sëmundje kronike si dhe ulja e pragut të moshës së të prekurve. 

Kuarantinimi i imponuar në fillim të kësaj epidemije, një dukuri e përbotëshme për të kursyer jetë njerëzish, si dhe për t’u dhënë kohë strukturave shëndetsore për mirëpërgatitjen dhe mirëmenaxhimin prej tyre të rastve të të infektuarve rezultoj positive, por në aspektin ekonomik ky kuarantinim i zgajtur tej kufijve të gjashtë javëve sa edhe zakonisht parashihet në të tilla raste, ishte një frenim jo i neglizhueshëm i tij. 

SI PARASHIKOHET E ARDHMJA E TIJ?

Vështirë të flitet me siguri për ecurinë e kësaj Pandemije, por nisur edhe nga Pandemi të tjera si p.sh. Gripi spanjoll i viteve 1918-1920, Sars-Cov1, etj, një dukuri e tillë epidemiologjike zgjat nga gjashtë deri nëtetëmbëdhjetë apo njëzet e katër muaj. Ajo që duhet të kemi të qartëështë fakti se flitet për “profile” të ndryshme kohore të një ngjarje të tillë, për nivele jo të njëjta të përgatitjes së strukturave diagnostike, për struktura të ndjekjes dhe trajtimit të të sëmurëve që evoluojnë pozitivisht me kalimin e kohës, duke mos nënvlerësuar edhe faktorë të tjerë qëndërkohë ndërhynë në ecurinë e kësaj Pandemije. 

ENDE nuk kemi një medikament specifik ndaj Sars-Cov2/Covid-19 për mjekimin më të mirë të të sëmurëve, si dhe ende nuk kemi një Vaksinë të efektëshme për parandalimin e këtij infeksioni. Përgatitja e një vaksine të besueshme dhe të mirë-efektëshme kërkon kohën e saj që varion nga 12-18 muaj. Precipitimi për të hedhur në treg sa më parë një vaksinë të tillë, e ul besueshmërinë në mirë-funksionimin e saj. Interesat komerciale jo të neglishueshme në të tilla raste, nuk duhet të prevalojnë mbi sigurinë e përgatitjes dhe të efektshmërisë së një vaksine të tillë, si e vetmja mënyrë për të këputur përfundimisht zinxhirin e transmetimit të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19. 

ÇPO NDODH ME SHIFRAT E INFEKTIMIT APO TË HUMBJES SË JETËVE?

Me deklarimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19 u krijua përshtypja se do të ishte e mundur “kufizimi” i saj, mundësija e mos prekjes së vëndeve me klimë shumë të ngrohtë e të lagësht dhe ndoshta e prezervimit të shumë vëndeve nga prekja prej këtij virusi sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës. Përshtypjet e para rezultuan të ishin të gabuara, por edhe menaxhimi i kësaj Pandemije jo ai i duhuri prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH/ËHO). Ndërhyrja e pavend e politikës në shumë vende nuk bëri gjë tjetër veçse e “lëndoj” mundësinë e mirë-menaxhimit të kësaj Pandemije. Shifrat e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19 ishin shumë optimiste dhe mjaft domethënëse në raport të drejtë me masat e mara edhe në vendin tonë. Rihapja pas kuarantinimit jo si dhe sa duhet në përputhje me planin katër-fazash të hartuar nga Komiteti i Ekspertëve të ngritur nga MShMS me vendimin e saj të 31 Janarit 2020, ku edhe unë jap kontributin tim, si dhe mos respektimi i duhur i masave higjeno-sanitare nga popullata, detyrimisht do të bënte që si shifrat e të infektuarve edhe numuri i jetëve të humbura të rriteshin. 

Po ashtu në vatrën më të nxehtë të infeksionit, në Tiranë, higjena dhe dezinfektimi i mjediseve publike, i mjeteve të qarkullimit në transportin publik, dhe tani me fillimin e vitit tëri shkollor ku sasia dhe cilësija e nyjeve sanitare në mjediset shkollore le shumë për të dëshiruar, detyrimisht që do të ndikojnë në rritjen e numurit të të infektuarve. Vjeshta sjedh në qarkullim edhe shumë viroza të tjera stinore, përfshirë edhe Gripin stinor çka do të rrisë më tej kurbën e të infektuarve jo vetëm nga Sars-Cov2/Covid-19. Është një dukuri që vërehet sot kudo në Botë. Në shifrat e raportuara edhe mundet të ndërhyhet, POR në realitetin e numurit të të shtruarve, të atyre që ndodhen në terapi intensive apo jetëve të humbura nga ky infektim nuk mundet të ndërhyhet. 

Të bërit shumë Politikë në këtë “Kohë kovidiane”, në mendimin tim nuk sjedh asnjë dobi përkundrazi. Intensifikimi dhe zgjerimi i skemës së vaksinimit ndaj Gripit stinor në vendin tonë, shpresoj dhe uroj të ndikojë për mirë në zbutjen e shifrave të të infektuarve në Shqipëri. 

A ËSHTË E MUNDUR NDJEKJA E DUHUR E TË SËMURËVE SI NË SPITALE EDHE AMBULATORISHT?

Në Shqipëri janë ngritur dhe pajisur tashmë katër struktura spitalore me një kapacitet prej 500 shtretërish, për të ndjekur dhe trajtuar të prekurit nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19. Për momentin janë në funksionalitet vetëm dy struktura: Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza” ose sikundër ai njihet si Covid-1, dhe që ka përballuar deri më tash ngarkesën kryesore në ndjekjen dhe mjekimin e të sëmurëve nga Sars-Cov2/Covid-19, si dhe SUSM “Shefqet Ndroqi” ose sikndër ai tashmë njihet si Covid-2. Këto dy struktura kanë respektivisht 120 dhe 190 shtetër të destinuara për ndjekjen dhe mjekimin e të sëmurëve, si dhe jo më pak se 45 shtretër për trajtimin intensiv të të sëmurëve në këto 310 shtretër.

Mjekët e familjes janë tashmë të përfshirë mjaft mirënë ndjekjen dhe trajtimin e të sëmurëve të prekur nga Sars-Cov2/Covid-19. Eksperienca botërore ka treguar se mbi 70-80 % e të prekurve mundet mjaft mirë të ndiqen dhe trajtohen ambulatorisht. Ka protokolle të mirë-përcaktuara për këtë ndjekje si dhe një mirëkuptim dhe mirëkoordinim me këta mjekë, për të ndjekur si duhet të prekurit nga Sars-Cov2/Covid-19, si dhe vënien në funksionim të Urgjencës Kombëtare ose 127 sikundër ajo njihet nga popullata, kur nevojitet ndihma e tyre në rastet e rëndimit të të sëmurëve dhe adresimin e tyre në mjediset spitalore. 

Në rast përkeqësimi të situatës është parashikuar edhe vënia në dispozicion të Pandemisë i strukturave të Spitaleve Rajonalë si dhe atyre Bashkiakë. 

KURIMI ME PLAZËM A KA FILLUAR NË SHQIPËRI DHE CILAT JANË REZULTATET E TIJA TË DERITANISHME?

Përdorimi I plazmës hiperimune nga individë që tashmë e kanë kaluar infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19, është një mjet I vënë në dispozicionin tonë këto kohët e fundit. Janë donatorët vullnetarë të gjakut ata të cilët testohen nëse kanë krijuar imunitet pas kalimit të sëmundjes, që pas një seleksionimi paraprak mbi bazën e një protokolli të mirë-përcaktuar, shërbejnë si bazë në prodhimin e kësaj plazme. Deri më tash janë mbi 20 të sëmurë, që kanë përftuar nga kjo terapi edhe pse jo pak e diskutueshme në efiçiencën e saj. Publikisht u është bërë thirrje që të gjitha ata të cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë krijuar imunitet ndaj saj, të dhurojnë gjak dhe ai të përdoret për nxjerjen më pas të plazmës hiperimune. Mbi 80 ish të sëmurë i janë përgjigjur deri më tash kësaj thirrje. Jetë që shërben për të shpëtuar jetë të tjera.

APELI I JUAJ PËR QYTETARËT SIDOMOS TANI ME RIFILLIMIN E VITIT SHKOLLOR?

Përkujdesi ndaj vetes dhe kujdesi ndaj të gjithë atyre që gjallojnë rreth jush është çelësi i artë në mirë-menaxhimin e kësaj Pandemije. Higjena vetjake dhe kolektive, distancimi fizik dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbyllura apo aty ku ka prani të shumë individëve, përbëjnë tre hallka shumë të efektëshme në këtë kohë kovidiane. Nuk mjafton Puna, Profesionalizmi dhe Përkushtimi ynë, që të përballemi me sukses në këtë sfidë ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19. Duhet në çdo moment edhe Vetëndërgjegjësimi qytetar, që së bashku me Mantelbardhët të mundet me sukses të ia dalim mbanë kësaj “beteje” të gjatë,  me një armik të padukshëm por shumë të rrezikshëm sikundër është edhe infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19. 

Filed Under: Opinion Tagged With: COVID-19, Doktor i Shkencave Mjeksore, Profesor i Asociuar, Sokol Paja, Tritan Kalo

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT