Ulrike Lunacek, Esse, “Ndërtim paqe, do të thotë të ndërtosh gjatë”/
“Frieden Bauen heißt weit bauen“/
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Promovimi u shoqërua me podium diskutimin me temë: Nga Brukseli në Kosovë dhe anasjelltas: Rruga e Kosovës drejt BE, bisedë rreth strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor: Wolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së për Kosovën dhe Vedran Dzihic, ekspert për Ballkanin, autorja e librit Ulrike Lunacek, deputete në Parlamentin Evropian. Diskutimi u drejtua nga Karin Strobl, gazetare e njohur austriake dhe përfaqësuese për media e Partisë së të Gjelbërve në Parlament.
Në rrethanat festive të 10-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Shtëpinë e Bashkimit Europian në Vjenë, u bë promovimi i librit nga ish zëvendësja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek. Organizuar nga Parlamenti Europian dhe Komisariati Europian. Deputetja Ulrike Lunacek është nga radhët e të gjelbërve në Austri, deputete në Parlamentin Evropian e caktuar si raportuese për Kosovën për tetë vjet radhazi. Ajo nga gjithë puna e saj rreth Kosovës nga detyra e raportueses, shkruan ese e ndërtuar mbi brumin e përpjekjeve programore të BE, Bruksel-Kosovë dhe anasjelltas.
Salla e njohur për publikun vendor ishte e mbushur si rrallë më parë nga diplomat, shkrimtarë, veprimtarë, studentë nga shumë kombe, mes tyre shumë shqiptarë. Ishin dhe përfaqësuesit e ambasadave të Shqipërisë she Kosovës.
Ulrke Lunacek në fjalën e saj uroj për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës duke vazhduar me prezantimin e librit i përgatitur nga Wolfgang Machreich. Libri ndahet në 11 kapituj që nga viti 2010 me kapitullin “Vera Schatzi 2010” dhe duke përfunduar me “Tetë vjet raportuese në Parlamentin Europian për Kosovë”. “Më 17 shkurt të këtij muaji festohet 10-të vjetori i Republikës së Kosovës. Një rast për mua si raportuese shumëvjeçare e Parlamentit Europian për Kosovën të bëjë një bilance ngase dhjetë vjet nga deklarimi i pavarësisë përparimi në vet vendin dhe në rrugë drejtë anëtarësimit në Unionin Europian nuk janë zhvilluar sa u prit dhe u dëshirua në vitin 2008. Ky libër flet shkoqur për gabimet, dështimet dhe gafat trashanike të politikës kosovare të shkaktuara nga shumë faktorë të brendshëm e të jashtëm… Ky libër tenton që në çdo kapitull të bëjë një hark prej politikës deri te qytetarët, gratë, burrat, fëmijët, për hir dhe në dobi të të cilave u munduan të gjitha programet, marrëveshjet, nismat, raportet, rezolutat etj. që përmblidhen me termin “politika gjeruese e Unionit Europian” Mes tjerash Lunacek shkruan: Jam plot besim se ky libër ofron argumente të mira për një vazhdim të intensivuar të rrugës së anëtarësimit të këtij shteti më të ri europian. Strategjia më e re e UE e paraqitur në shkurt të këtij viti është e nevojshme për të sinjalizuar: Kosova dhe shtete të Ballkanit Perëndimor janë një pjesë e rëndësishme e këtij kontinenti tonë.. Vetëm me zgjerimin e Unioonit Europian me të gjitha shtetet pasardhëse të Jugosllavisë dhe Shqipërinë koncepti europian për paqe do të jetë i plotësuar edhe për këtë pjesë të kontinentit”
Veçojmë njërën nga pyetjet në diskutim rreth deklaratës së zv.kancelarit Streche nga partia djathtiste, Partia e Lirisë së Austrisë (FPÖ)
Karin Strobl: Z. Petritsch, Si e vlerësoni ju deklaratat e fundi të Zëvendëskancelarit Strache? E shihni ju si qëndrim austriak në marrëdhënie të jashtme apo rreth Ballkanit Perëndimor, respektivisht zmbrapsje nga Strategjia për Ballkanin?
W.Petritsch: Unë me të vërtetë nuk mund të mendoj diçka të tillë. Natyrisht, kjo deklaratë është turp për Austrinë si njëri nga anëtarët më të lartë në qeveri bën deklarata të tilla. Kjo shkatërron, ju e dini këtë dhe unë nisur nga kjo kam reaguar në forma të ndryshme, dje kam telefonuar në Bruksel: Po, në rregull, ata dhe duhet të jenë ndonjëherë pjesë e regjimit, aty ne shohim një parti e cila tani është në qeveri, dhe këtë Republikë të Austrisë e vë në pikëpyetje. Gjithashtu Unionin Europian e vë në pikëpyetje. Ne jemi, sigurisht, pjesë përbërëse e përbashkët e Unionit Europian.
Në diskutime u tha se Unioni Europian aty ku lenë zbrazësi po rritet ndikimi nga jashtë Unionit, këtu është i shprehur ndikimi rus, kinez dhe ai arab. Investimet ruse, kineze e arabe në Serbi dhe disa vende nga Ballkani Perëndimor kanë qëllime në ndikimet strategjikë, veçanërisht të Rusisë e cila vendosmërisht e kundërshton forcimin e Unionin Europian me vende tjera, tenton ta pengon anëtarësimin në NATO të vendeve të Ballkant Perëndimor, ku si shembull ishte Mali i Zi, anëtarësimi i tij u tentua të pengohet nga çarqet ruso-serbe. Në diskutim u tha, se strategjia rreth Ballkanit Perendimor duhet të jetë e qartë, e përgatitur mirë dhe me vendosmëri në formën e barabartë për të gjitha shtetet e rajonit. Ballkani Perëndimor e plotëson Unionin Europian, si pjesë natyrore e tij.
Ulrike Lunacek, U lind në Krems/Donau, Austri e Ulët. Zëvendëskryetare në Parlamentin Europian, ku është tani e nëntë vjet deputete e të gjelbërve dhe raportuese për Kosovën. Flet disa gjuhë, kreu shumë detyra me rëndësi shoqërore duke filluar nga mësuese në Vjenë, zhurnalistë, deputete, kandidate kryesore e Partisë së Gjelbërve në Austri në zgjedhjet e vitit të kaluar deri në Autore e lirë.
Është i njohur qëndrimi i saj parimor rreth problemeve rreth Kosovës, kjo e ka ngritur imazhin e saj tek të gjithë shqiptarët kudo dhe tani flitet për njërin nga personalitet mike e Kosovës. Respekti për te do jeton gjeneratave.