• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VEHBI DIBRA AGOLLI, KLERIK DHE FIGURË E ÇMUAR ME KONTRIBUT TË MADH NË HISTORINË E SHQIPËRISË

November 21, 2023 by s p

Processed with VSCO with av4 preset

Valdete Dida Cenalia/

Vehbi Dibra studimet e larta i kishte kryer në Stamboll, ku krahas studimeve fetare merrej dhe me veprimtari atdhetare – kombëtare. Në planin politik të Vehbi Dibrës gjejmë një protagonist të shkëlqyer që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e atdheut dhe të kombit. Ishte njohës i mirë i gjuhës arabe, turke dhe persiane. Luajti një rol të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit më 1908 së bashku me Hafiz Ali Korçën, Sherif Langun që mbështetën fuqishëm idenë e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Ai theksonte se : “Injorancën s’mund ta justifikojmë e pleqërinë tonë as me mungesën e shkollave në atdheun tonë… pse jemi urdhnue për të studiue deri kur të vdesim, jemi urdhnue me udhëtue deri në vendet më të largëta për me studiue”.

Në Kongresin e Dibrës, që u mbajt në vitin 1909, Vebi Dibra u zgjodh kryetar i Kongresit, duke u bërë kështu një shpresë dhe vendosmëri për të luftuar kundër turqve. Ai, së bashku me shumë patriotë të tjerë shqiptarë që u bashkuan, morën vendime të rëndësishme për çështjet kombëtare, për shkollat shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve. Turqit kërkonin të hiqnin të mësuarit e gjuhës shqipe në shkolla, por ai u shpreh: “Vendimet që janë marrë, s’ prishen ma”.

Duke qenë njohës i mirë i Kuranit, i krijuan bindjen se edhe popullin tonë Zoti e kishte krijuar shqiptar, se edhe gjuha shqipe ishte dhuratë hyjnore, prandaj edhe populli ynë shqiptar duhej të jetonte i lirë e i pavarur në Shqipëri e duhej të gëzonte si gjithë popujt e tjerë, bukuritë e këtij vendi, prandaj bashkohuni pa dallim të fitojmë lirinë e pavarësinë. Me autoritetin fetar dhe përpjekjet e tij të guximshme për çështjet kombëtare, Vehbi Dibra qe më i zgjedhuri si delegat dhe kryetar i delegacionit të Dibrës në shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, në Vlorë. Zgjedhja në krye të delegacionit nuk ishte rastësi, por ishte zgjedhur si njeri i respektuar dhe që kishte dhënë shumë për çështjet kombëtare shqiptare. Kuvendi i Vlorës, për zgjuarsinë në shërbim të çështjes kombëtare, për aftësitë e tij intelektuale, aftësitë e plota juridike dhe autoritetin e tij fetar në mbarë popullin shqiptar, e zgjodhi Vehbi Dibrën kryetar të Senatit të parë shqiptar, në Nëntor të vitit 1912. Vehbi Dibra merr përsipër të zgjidhë dy probleme që ndikonin në shpalljen e Pavarësisë:

E para ishte se vendosja e shqiponjës në sfondin e flamurit tonë kombëtar nuk pranohej nga opinioni publik. Vehbi Dibra e komentoi “se duhet të vendosim shqiponjën në mes të flamurit kombëtar, kjo nuk cenon aspak besimin islam”.

E dyta, Ismail Qemali mendonte si një katalizator i mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes turqve që mundoheshin të ndalonin me forcë “Shpalljen e Pavarësisë” ishte vetëm Vehbi Dibra, kështu që e zgjodhi në krye myftiun e Dibrës, Vehbi Agollin.

Këto vlera juridike, shkencore dhe dijet e tij fetare e detyruan Ismail Qemalin ta linte si zëvendës të tij gjatë kohës ku kërkonte nga shtetet evropiane të drejtat e shqiptarëve për të sensibilizuar “Shpalljen e Pavarësisë”. Vehbi Dibra dha një kontribut të shquar në ngritjen dhe organizimin e administratës, hartimin e ligjeve dhe të udhëzimeve për ngritjen e qeverisë së parë shqiptare. Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë”. Kështu u shpreh në Ditën e Flamurit, në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, Vehbi Dibra, i cili në Qeverinë e parë shqiptare u emërua kryetar i Komunitetit Mysliman për gjithë Shqipërinë.

Foto: wikipedia.org

Filed Under: Politike Tagged With: Valdete Dida Cenalia

Larg vendlindjes, mall…sa mall

October 4, 2023 by s p

Valdete Cenalia (Dida)/

Kur ndodhesh larg vendlindjes tënde, kur largohesh, ndjen më shumë mallë, më shumë dhimbje, nostalgji për bukuritë shpirtërore e natyrore, traditat dhe kulturën e bukur të Hasit. Nga krahina e Hasit kanë prejardhjen Skënderbeu, ku Frang Bardhi në librin e tij ”Apologjia e Skënderbeut” në vitin 1636 mbron tezën e origjinës së Kastriotëve. Pal Hasin, ku dhe për mbiemër mban toponimin e rajonit të Hasit. Pjetër Bogdani i lindur në Gur të Hasit, është autori i prozës së mirëfilltë shqipe me veprën e tij “Çeta e Profetëve”.
Hasi ishte një, por tani i ndarë në dy pjesë. Kjo ndarje ndodhi pas Konferencës së Londrës 1913 si pasojë e luftërave ballkanike duke gjymtuar dhe shtuar dhimbjet në zemrat e hasjanëve, që për gjysmë shekulli nuk u panë. Hasi dhe vetë hasjanët njihen dhe identifikohen me traditat dhe zakonet mikëpritëse, nga dialekti karakteristik, veshja tradicionale, këngët, valet. Në vitin 1928 në Krumë u hap Internati “Kosova”, që shumë shpejt u bë një qendër e rëndësishme e arsimit dhe edukimit patriotik. Në Internatin ”Kosova” studiuan shumë figura të shquara nga Hasi, Tropoja, Luma dhe Gjakova. Ndër këto figuara të shquara studioi ishte mësuesi Isuf Duraku nga Demjani dhe mjeku popullor hasjan, Osman Cenalia që ishin ndër djemtë e parë hasjanë, që studiuan në Internatin “Kosova”.
Prefektura e parë ishte në Has me qendër në Krumë, ishte njohur si prefektura e Kosovës ku përfshinte të gjitha fshatrat e Hasit në të dy anët e kufirit, Tropojën dhe Lumën. Kontributi i hasjanëve qe i madh dhe në ditët e errëta të luftës ku u angazhuan në strehimin e kosovarëve të shpërngulur dhunshëm nga trojet e tyre, duke marrë pjesë direkt në frontin e luftës. Ndër djemtë e shumtë hasjanë mund të përmendim edhe Fatmir Rexhën që braktisi Amerikën dhe u rreshtua në radhët e UÇK-së për lirinë e Kosovës. Hasi, lirisë së Kosovës i dha edhe dëshmorët e vet, që sot kanë hyrë në historinë më të re të Kosovës. Hasi ka vende turistike të mrekullueshme siç janë: Bjeshkët e Krumës, Shpella e Dajçit, lumi i Krumës (Vrella). Vendi ku buron Vrella ka një pamje të mahnitshme. Hasit ia shkatërruan trupin e ia ndanë në shumë copash, edhe pse nuk po arrin askush të arnojë këtë plagë shekullore, ai po rikuperon plagët shpirtërore…

Filed Under: ESSE Tagged With: Valdete Dida Cenalia

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”

September 19, 2023 by s p

Valdete Cenalia(Dida)/

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet” dhe ashtu po ruhet për 46 vite me radhë te Qendra Kulturore Shqiptare – Amerikane në Riverdale , Nju Xhersi. Shtëpia e Shpiponjës hap dyert për shqipet e reja, ku pret krahë hapur të gjithë fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, sepse siç thotë kryetari i Qendrës Astrit Zhaku dhe drejtoresha e shkollës Gonxhe Meta, kjo shkollë është e të gjithëve dhe si e tillë është shumë e rëndësishme për të trashëguar vazhdimësinë tonë, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës së bukur shqipe, të identitetin tonë kombëtar në tokën amerikane. Shkolla shqipe ka krijuar traditë të fortë dhe suksese të mëdha ndër vite. Sakrifica e përkushtimi për gjuhën e kombin tonë, janë themeli i një trashëgimie të pastër atdhedashurie.

Suksese dhe një vit i mbarë për të gjithë ju nxënës dhe mësues, sa më shumë dije për gjuhën tonë të bukur, historinë dhe kulturën shqipe.

Filed Under: Opinion Tagged With: Valdete Dida Cenalia

Sejdi Dida, përkujtim në 30 vjetorin e kalimit në amshim

August 19, 2023 by s p

Edhe pse sot bëhen 30 vjet nga shkuarja e tij në botën e amshuar, emri dhe vepra e Sejdi Didës kujtohen e vazhdojnë të studiohen. Studimet e tij janë bërë referime të shumë studiuesve gjithandej trojeve tona. Kjo tregon vlerën e një studiuesi dhe intelektuali të mirëfilltë, që la gjurmë në jetë e veprimtari edukativo-shkencore. Sejdi Dida u lind në Krumë të rrethit Hasit më, 16 korrik 1942 në gjirin e një  familje të varfër me tradita patriotike, e cila merrej me bujqësi e blegtori. Vitet e hershme të jetës së tij do t’ia mbështjellë mjerimi i tejskajshem. Në vitin 1949, në moshën 7 vjeçare, Sejdiu filloi mësimet në shkollën e vendlindjes në Krumë. Zgjuarsia, mprehtësia, shkathtësia dhe etja për dije e  kulturë spikaten që në fillim te malësori i vogël. Varfëria dhe vuajtjet e burrëruan para kohe, kështu në vitet 1953-1956 mbaroi shkollën 7-vjeçare me rezultate të shkëlqyera. Edhe pse ende i ri, shikimi i tij kërkonte horizonte të reja. Për Sejdiun  fillon e shpaloset një botë plot me ëndrra, edhe pse i kapërthyer nga një jetë e varfër ekonomike e familjare, asgjë s’mund t’a pengonte në zgjerimin e kulturës dhe botës së tij. Në vitin 1956-1957 fillon studimet në shkollën 2-vjeçare në Shkodër.
Zemërbardhësia e zgjuarsia ia siguruan mes shokësh, vendin e djaloshit të mirëpritur ku  do të inkurajonin në punën e tij pasionante e të frytshme. Në vitin 1956 Sejdiu emërohet mësues në Shipshan – Tropojë. Sa shumë e kishte ëndërruar këtë ditë fatbardhë e fatlume! Larg familjes, larg të afërmve te një 16-vjeçar mes vocërrakëve malësorë, mendjekthjelltë e fjalëzjarrtë, i dashur e shumë komunikues, shpejt bëri për vete jo vetëm fëmijët arsimdashës të Shipshanit e Babinës, por edhe të rriturit në oda e kuvende burrash. Tek i kujtonte vitet e qëndrimit në Shipshan, shprehej: “Tropoja burrnon trima e njerëz të mençur. Sa shumë më merr malli të shkoj mes atyre malësorëve! Sa dëshirë kam të takohem me nxënësit e mi të Shipshanit, të çmallem me ta. Në Janar të vitit 1961 transferohet nga Tropoja, me përshtypje shumë të mira. Tashmë më i pjekur, më i përgatitur dhe me energjik duhet të përballojë vlerësimin që rrethi i tij i beson si drejtor në shkollën 7- vjeçare Krumë. Sejdiut, 19- vjeçar, i mbërthyer nga serioziteti, i duhet të mbartë mbi shpatulla problemet e arsimit në Has, në arsimimin e djemve dhe vajzave hasjane, përgatitjen pedagogjike e shkencore të kuadrit mësimdhënës, menjanimin e shmangien e mjaft fenomeneve negative në arsim.
Frytet e punës serioze nuk vonojnë. Gjithkund në shkollë, rrugë, shoqëri e oda burrash flitej me admirim për të. Edhe me të moshuarit i thërrisnin mësues. Këtë dashamirësi Sejdiu e ruajti dhe e forcoi më tej. Në vitin 1963, si rezultat i punës pasionante, fillon punën në seksionin e arsimit të Rrethit të Kukësit, në detyrën e inspektorit. Këtu ai do të njihej më mirë me jetën e kulturën e zonave të rrethit. Në thellësi të ndërgjegjjes ndjen nevojën e arsimimit të mëtejshëm. Në  këto rrethana regjistrohet për të vazhduar studimet në Institutin 2-vjeçar pedagogjik në Shkodër, dega Gjuhë-Histori të cilat  i përfundon në vitin 1965. Në vitet 1965-1967 emërohet drejtor në shkollën e Shalqinit, aty buzë valeve të Drinit të Bardhë do t’u mësojë fëmijëve të fshatarëve historinë e gjuhën e bukur shqipe si dhe do t’u flasë për ndarjen e padrejtë të Kosovës nga Shqipëria. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në Korçë, 1969, emërohet drejtor në shkollën 8-vjeçare Golaj, ku qëndroi për 7 vjet. Në këtë kohë filloi mbledhjen e fjalëve të urta popullore, fjalëve dhe të shprehjeve të reja. Më 1976 emërohet mëuses në shkollën e mesme “Skënderbeu” Krumë. Pas këtij shtegëtimi të lodhshëm, po të këndshëm gjithsesi, nga alpet e Tropojës deri rrëzë Pashtrikut hapi një epokë të re për studimin e kulturës dhe traditës hasjane. Megjithatë, kurdoherë,  Sejdiu, nën emblemën e një gjuhtari të mirëfilltë, promovoi kulturën e një folkloristi dhe etongrafi pasionant dhe të përgatitur. Dhjetra e qindra – faqe të ditarit të tij i përkushtohen mbledhjes dhe shpjegimit të fjalëve krahinore që përdoreshin në Qarkun e Kukësit( Has, Tropojë e Kukës)  dhe qe një ndër kontribuesit me vlerë të fjalorit të gjuhës shqipe, riteve, zakoneve, traditave dhe të historisë hasjane. Artikujt më të botuar në gazetën lokale apo në ato shkencore, flasin më së miri për këtë. Sejdiu u bë i pranishëm me kumtesat e tij në supoziumet shkencore me shumë interes, ku  tregonin interesat e tij shkencore.
Mbledhja e fjalës dhe shprehjes së rrallë shqipe  nga burimi  popullor, qenë bërë për një kohë të gjatë deviza e punës së tij. Kriteri shkencor në mbledhjen dhe zbërthimin e tyre dhanë mundësi botimi në revisten “Gjuha Jonë”, “Nëntori” dhe “Etja”. Këtë punë sistematike do ta vazhdojë tashmë me skema, skeda edhe gjate viteve 1984-1992, ku punon si mësues në shkollën 8-vjeçare  Krumë. Sejdiu për vite të tëra ishte pjesë e një kryesie për pajtimim e gjaqeve në krahinën e Hasit. Në shtator të vitit 1992 emërohet drejtor i muzeut Has. Bashkëqytetarët, kolegët dhe nxënësit e tij e mirëpritën këtë  emërim, duke qenë të bindur se traditat hasjane do të evidentoheshin më mirë dhe  do të viheshin në shërbim të edukimit estetik e atdhetar të brezave të rinj. Muzeu do të krijonte mundësinë edhe të vjeljes së mjaft fakteve edhe nga Hasi përtej kufirit. Bashkëpunimi me revisten “Etja” i dha mundësi hasjanëve të lidhnin shumë fjalë të shkëputura nga koha. Sejdiu vdiq në moshën 51 vjeçare, në kulmin e veprimtarisë së tij pedagogjike e shkencore, duke lënë në mes të udhës, tërë planet e tij për studimin e traditave  popullore dhe historike të zonës së Hasit që ai e donte aq shumë. 

Pas vdekjes, Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e dekoron me urdhrin e argjend “Naim Frasheri” Sejdi Didën së bashku me një sërë figurash të shquara të kombit.

Pas vdekjes u botua një pjesë e librit me dorëshkrimet e tij, duke u mundësuar nga bija e tij Valdete Cenalia (Dida). Në nder të tij dhe të kontributit të dhënë për arsimin, me vendim të këshillit bashkiak Krumë, u vendos që shkolla e re që ishte ndërtuar në Krumë  t’i vihej emri “Sejdi Dida”. Nderim dhe respekt kujtimit të tij ndër breza studentësh, krijuesish e studiuesish. …(VASEDI)

Filed Under: Histori Tagged With: Sejdi Dida, Valdete Dida Cenalia

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT