• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NËNË TEREZA SHENJTORJA SHQIPTARE, NË 17 VJETORIN E LUMTURIMIT NGA VATIKANI

October 19, 2020 by dgreca

NGA SOKOL PAJA-DIELLI-

17 vjet më parë Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobël për Paqen në vitin 1979, u lumturua nga Papa Gjon Pali i Dytë. Nënë Tereza tashmë e shpallur e Shenjtë nga Vatikani më 4 Shtator 2016 në Sheshin Shën Pjetër nga Papa Françesku, sot është një simbol i paqes botërore dhe dashurisë së pashtershme, Nëna shpirtërore e të varfërve, të braktisurve, të sëmurëve, jetimëve. Një Nënë universale, që nuk rreshti për asnjë moment, me qëllimin e vetëm ti përkushtohej botës dhe shërimit të shoqërisë. Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare është një nga figurat më të ndritura të Kishës Katolike universale dhe të popullit shqiptar. Me Nënë Terezën, Shenjtore, kombi shqiptar i dha botës një mesazh të fortë dashurie për njeriun, një dashuri aktive, të cilën as vetë nuk e kishte ndjerë ta merrte aq shumë nga bota, duke kapërcyer kufijtë shtetërorë dhe largësitë kontinentale, fetë, racat, orjentimet e ndryshme apo dhe interesat. Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare është shenjti i gjallë, lapsi i Zotit në shëmbëlltyrën njerëzore. Gonxhja shqiptare e dashurisë së pashterrshme u shndërrua në gjuhë, fjalët e së cilës njeriut i thanë dhe i provuan se dashuria është e mundur. Shembulli i Nënë Terezës për botën është universal. Misionarja shqiptare, Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtëzakonshme. Ajo u bë Misionare e bamirësisë, “Nënë e të varfërve”, simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit për njerëzit.  Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare iu përkushtua të gjithë familjeve të botës. Nënë Tereza e mahniti botën me luftën e saj unike në zhdukjen e varfërisë, plagëve të shoqërisë dhe më kryesorja, në dobi të respektit dhe dinjitetit të qenies njerëzore. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza është pa dyshim bijë dhe nënë e gjithë njerëzimit. Ajo përballoi e vetme me forcën e mbinatyrshme të Perëndisë garën me të keqen që shfaqej në padrejtësitë ndaj të braktisurve, të sëmurëve, të pastrehëve e të pashpresëve. Nënë Tereza është pjesë e krenarisë kombëtare, pjesë e identitetit tonë kombëtar shqiptar. E gjithë bota do të ketë nevojë gjithmonë për Nënë Terezën, për mesazhet e një jete, që ushqeu me dashuri dhe shpresë jetën e njerëzve, të cilëve u mungonte dashuria, shpresa e besimi. Nënë Tereza me atë ç’ka i ka dhënë universalizmit është një figurë e shquar edhe kombëtare ku futet pa dyshim në kolonën e njerëzve më të rëndësishëm të kombit shqiptar. Me veprimtarinë e saj, Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza është mbrojtësja më e guximshme dhe më e madhe e jetës, kultura e jetës dhe qytetërimi i dashurisë. Nënë Tereza u përket vlerave universale të njerëzimit. Kryetari i çmimit Nobel të Suedisë, profesor Xhon Sanes, pati deklaruar në ceremoninë e nderimit teksa qe shprehur me fjalë prekëse: “Veçoria e punës së saj ka qenë respekti për njeriun, për vlerat dhe dinjitetin e tij. Më të mjeruarit, më të vetmuarit, fatkeqët që po vdesin, lebrosët e braktisur janë pranuar nga ajo dhe motrat e saj me dashuri dhe ngrohtësi, pa përbuzje por të mbështetura mbi respektin për Krishtin te njeriu”. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza edhe pse prej shumë kohësh nuk jeton pranë nesh, jeton e gjallë vepra e saj. Ajo na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtëzakonshme. Nënë Tereza ishte një misionare, me të cilën shqiptarët identifikohen kudo në botë. Shqiptarët duke u identifikuar me Nënë Terezën, identifikohen edhe me vlerat e saj, me humanizmin, empatinë dhe zemërgjerësinë. Nënë Tereza, për shqiptarët, mbi të gjitha është një shenjtore e vetëmohimit, e dashurisë për njeriun, që me veprën e saj humane i ka shërbyer mbarë njerëzimit, por edhe e ka nderuar emrin e kombit shqiptar. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza është një simbol i bashkimit të kombit tonë dhe identifikimit të shqiptarëve në botën e vlerave universale.

Filed Under: Featured Tagged With: NËNË TEREZA, Sokol Paja, Vatikani

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani

February 25, 2020 by dgreca

– Kryeparlamentarja Osmani: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, njohje e sakrificës së popullit të Kosovës/

Kryeministri Kurti priti në takim delegatin apostolik për Kosovë, imzot Jean-Marie Speich/



Imzot Jean Marie – Speich, delegat apostolik për Kosovë: raportet e mira me Kosovën tregojnë kujdesin që papa dhe Selia e Shenjtë kanë treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës/

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, i kërkoi sot imzot Jean Marie – Speich, delegat apostolik për Kosovë, që t’ia përcjellë papatit mesazhin e qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve të saj që ta konsiderojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë. 

“Njohja e pavarësisë së vendit tonë jo vetëm do t’i ngritte në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona edhe ashtu të shkëlqyera, por do të ishte edhe njohje e sakrificës së popullit të Kosovës për liri”, tha dr. Osmani.

Ajo shprehu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Republikës që ta vazhdojnë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë.

Në anën tjetër, imzot Jean Marie – Speich, shprehu kënaqësinë e tij për zgjedhjen e znj. Osmani në krye të Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi përkushtimin e tij dhe të Selisë së Shenjtë për ta thelluar edhe më tutje bashkëpunimin me popullin e Kosovës dhe me institucionet e vendit. 

Sipas tij, raportet e mira me Kosovën tregojnë kujdesin që papa dhe Selia e Shenjtë kanë treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës. Sipas tij, pavarësisht faktit se mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë ende nuk janë vendosur raporte formale diplomatike, ekziston një gatishmëri e madhe që bashkëpunimi të zhvillohet në më shumë fusha, veçanërisht në edukimin e mirëfilltë të rinisë së Kosovës. ​

Kryeministri Kurti priti në takim delegatin apostolik për Kosovë, imzot Jean-Marie Speich

Prishtinë, 25 shkurt 2020- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Nuncin apostolik në Slloveni dhe me delegim në Kosovë, imzot Jean-Marie Speich. Takimi ishte shumë i ngrohtë dhe përshkoi shumë tema lokale dhe botërore. 

Biseda mbi temat nisi me urimin për qeverisjen si dhe me faktin se vështirësitë janë të mëdha, aq sa janë dhe të larta pritshmëritë. Ndjenjat e njerëzve, sinqeriteti dhe entuziazmi i pas zgjedhjeve nuk duhen zhgënjyer. Kryeministri Kurti bëri një paraqitje të shpejtë të gjendjes së Kosovës si dhe synimeve qeverisëse. Jeta e mirë e njerëzve përcaktohet nga drejtësia dhe punësimi, arsimi dhe prodhimi, këta janë faktorët e një gjenerimi të ri të shpresës.

Imzot Speich e vendosi theksin në realizimin e pritshmërive. Sot më shumë se kurrë, sipas tij, ky realizim ndihmon në rikthimin e vizionit shpirtëror të njeriut, vizioni më i duhur për të tejkaluar sjelljet e ngushta, ekstremizmat, rreziqet që i kanosen natyrës, dhe që prihen nga interesa të verbër materialë. E vërteta i bashkon njerëzit dhe i bën më të qartë në lidhje me dallimet dhe të drejtat. 

Filed Under: Politike Tagged With: Vatikani

“Vatra” kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani

January 10, 2019 by dgreca

Përfaqësuesi diplomatik i Selisë së Shenjtë në Shqipëri, kryepeshkopi Charles Brown, ka shprehur dëshirën e Vatikanit për të parë një zgjidhje reale midis Kosovës dhe Serbisë./

1 am dera

Nga Lumturije Bekaj*/

Duke folur për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Vatikani, kryepeshkopi Brown deklaroi se zgjidhjet e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, janë kusht për të ecur përpara me një sërë çështjesh, duke përfshirë njohjen e Kosovës shtet të pavarur, edhe pse ai pranoi hapur se këto çështje janë shumë të vështira, në këtë kohë.

Këtë deklaratë, kryepeshkopi Brown,  bëri në vizitën e tij të parë në Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”, në New York, ku u prit ngrohtësisht nga disa anëtarë të bordit të kësaj shoqate dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, raporton Telegrafi.

“Pak më shumë se një vit, si kryeministri dhe presidenti i Kosovës, kanë vizituar Selinë e Shenjtë, ku janë takuar edhe me Papa Françesko , e ku është diskutuar për çështjen e Kosovës. Për ne, kjo është një çështje e rëndësishme, që e marrim shumë seriozisht”, tha ai, duke mos dhënë më shumë mundësi për një përgjigje më të qartë sa i përket njohës së Kosovës nga Vatikani.

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, presidenti Dritan Mishto, shprehu falënderime për përpjekjet e të dërguarit të Papës për të përmirësuar tolerancën fetare në Shqipëri ,dhe iu lut bashkë me të, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Një kërkesë të tillë e bëri edhe aktivisti i njohur i çështjes kombëtare, dhe njëherësh biznesmeni i suksesshëm me origjinë nga Peja, Harry Bajraktari, i cili po ashtu ngriti çështjen e njohjes së Kosovës nga Vatikani dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që inkurajojnë pozitivisht biznesin dhe zhvillimin në vend.

Edhe Zef Balaj nga Bordi Ekzekutiv i “Vatrës” ka kërkuar disa udhëzime nga kryepeshkopi Brown, për çështjen e mbështetjes së pranimit të Kosovës nga Selia e Shenjtë, e cila mban peshë të konsiderueshme në komunitetin diplomatik.

Në anën tjetër, aktivisti i njohur i çështjes kombëtare Harry Bajraktari, përmendi në këtë takim edhe çështjen e Kishës Ortodokse Serbe, e cila, sipas tij, vazhdon ta minojë vendin përkrah qeverisë serbe të përkrahur nga aleatët e tyre historikë.

“Në Shqipëri, Kisha Ortodokse nën ndikimin e klerit grek, luan një rol ndarës. Megjithëkëtë, shqiptarët janë aktualisht në një vend të mirë, me gjithë përpjekjet shkatërruese po intensifikohen, e që vijnë nga drejtimet e ndryshme”, tha Bajraktari, i cili vuri në dukje se zgjidhja e çështjes së njohjes së Kosovës, do të ndihmojë në shpërndarjen e tensioneve që janë në rritje, dhe njëherësh i bëri thirrje edhe një herë Papa Françeskut që ta çojë përpara këtë çështje.

Sa i përket çështjes së bashkëpunimit ndërfetar, nunci apostolik i Vatikanit në Shqiperi, Charles Brown, ka veçuar punën e një komiteti të të gjithë kryetarëve të bashkësive fetare, i cili është shumë aktiv dhe ka lëshuar letra të përbashkëta për një numër çështjesh.

Në vitin e kaluar, sipas tij, Komiteti trajtoi tema të ndryshme duke përfshirë integrimin evropian. Por, kur u pyet për rolin e tij, sa i përket lidhjeve diplomatike midis Selisë së Shenjtë, Vatikanit dhe qeverisë shqiptare, ai u përgjigje se “detyra  ime është të forcojë marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kishës Katolike dhe marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Qeverisë”.

Anëtari nderi i “Vatrës”, Cezar Ndreu, i solli kryepeshkpit Brown një gjetje të rrallë, ai fotokopjoi faqet e një botimi Benziger me titull Zonjën e Këshillit të Mirë në Genazzano: Historia e këtij Sanctuary të lashtë dhe të Apparition Wonderful and Translation Miraculous në 1467, Imazhi i shenjtë i Zonjës sonë, nga Scutari në Genazzano

I dërguari i Vatikanit në Shqipëri, Brown, duke i shikuar faqet me kujdes, komentoi me ngazëllim rreth historisë së kishës.

Si shenjë nderimi për vizitën e kryepeshkopit Bown , “Vatra”, ia dhuroi atij zgjedhje nga botimi i vitit 1888, së bashku me botimet e nëntorit dhe dhjetorit 2018 të gazetës ‘Dielli’.

Përndryshe, kryepeshkopi Brown, i cili është nikoqir i lindur në New York, dhe ka shërbyer si prift në një famulli të Bronx-it, në fund të viteve 1980, shërbeu një mandat i plotë si ambasadori i Vatikanit në Irlandë, përpara se të pranonte caktimin e Papa Françeskut të jetë nunci në Shqipëri në mars 2017.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta, ai ka bërë shumë punë me motrat misionare dhe personalisht me Nënë Terezën, të cilën ai e konsideron si një hyrje shpirtërore ndaj caktimit të tij të tanishëm.

Ai foli me dashuri për këtë vit e gjysmë në Shqipëri, në mes përpjekjeve për të njohur njerëzit dhe për të mësuar gjuhën shqipe.

*Kortezi-Telegrafi-Kosove

 

Filed Under: Featured Tagged With: Lumturije Bekaj, pavaresia e Kosoves, Vatikani, Vatra

Vatikani-Kosova, Dioqezë e re me emrin Prizren-Prishtinë

September 8, 2018 by dgreca

Vatikani e lartëson Kishën katolike në Kosovë në Dioqezë të re me emrin Prizren-Prishtinë /1 Vatikani

Në festën e Shën Nënë Terezës, më 5 shtator 2018, në Katedralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë, për Kishën Katolike në Kosovë ishte gëzim dhe festë e dyfishtë, pasi Delegati Apostolik për Kosovë, Sh. T. Mon. Juliusz Janusz, e solli lajmin e gëzuar që Papa Françesku e ka lartësuar Kishën tonë në Dioqezë të re me emrin Prizren-Prishtinë: “Me autorizim të zotëri Kardinalit Pietro Parolin, Sekretarit të Shtetit, jam tejet i lumtur që t’ua komunikoj që Ati i Shenjtë e ka lartësuar Administraturën Apostolike të Prizrenit në Dioqezë, subjekt i drejtpërdrejt i Selisë së Shenjtë, me emër Prizren – Prishtinë, si dhe ka emëruar Shkëlqesinë Tuaj Ipeshkëv të Dioqezës së re. Më lejoni, Shkëlqesi, që t’ua shprehi në këtë rast ndjenjat e sinqerta të kënaqësisë, për përfundimin e kësaj çështje, që ka kërkuar kaq shumë punë të rëndësishme për realitetin e Kosovës. Njëkohësisht,  uroj Shkëlqesisë Tuaj, që të mund të udhëhiqni pastoralin e ri, sipas përvojës Tuaj tashmë të njohur, për të mirën e shpirtrave në tokën e Nënës Tereze. Me ndjena vëllazërore, përshëndetje të përzemërta u kujtoj në uratë.”

Në të njëjtën ditë, më 5 shtator 2018, ora 12:00 Buletini zyrtar i Sallës së Shtypit të Vatikanit në webfaqen http://press.vatican.va/content/salastampa/it/bollettino/pubblico/2018/09/05/0613/01317.html[01317-IT.01] [Testi origjinal: italisht][B0613-XX.01] dhe të nesërmen Gazeta zyrtare e Selisë së Shenjtë “L’Osservatore Romano”, viti CLVIII n. 201 (47.934), e enjte, 6 shtator 2018, f. 1 (ballina), e jep lajmin zyrtar me këtë përmbajtje: “Në ditën e sotme, 5 shtator, kujtimi liturgjik i Shën Terezës së Kalkutës, Ati i Shenjtë Françesku e ka lartësuar Administraturën Apostolike të Prizrenit në Dioqezë, me emrin Prizren-Prishtinë, duke e rimëkëmbur një Dioqezë të ekzistuar historikisht dhe duke e lënë të pandryshuar statutin e Qarkut Kishtar subjekt të drejtëpërdrejt të Selisë së Shenjtë. Papa e ka emëruar Ipeshkëv të Dioqezës Sh. T. Dodë Gjergji, deri më tani Administrator Apostolik të të njëjti Qark Kishtar.”

Ky akt i Selisë së Shenjtë, Papa Françeskut, është një gjest dashurie dhe mirënjohje për të gjithë Kishën tonë, ipeshkvin Imzot Dodë Gjergjin, klerin, rregulltarët e rregulltaret dhe gjithë besimtarët për fenë e qëndrueshme e të pakëputur, dëshminë dhe veprimtarinë e tyre, pa përjashtuar qytetarët e vendit tonë. Gjithashtu, është një rinjohje dhe rimëkëmbje e gëzueshme e lashtësisë sonë apostolike në Dardani-Kosovë, e selive të shekujve të parë Ulpianën, Shkupin dhe Prizrenin, të cilat janë qendra dhe themele të fuqishme të formësimit dhe jetësimit të krishterimit apostolik shqiptar në këto troje./drita

Filed Under: Sociale Tagged With: Dioqeze e RE, kosova, Prishtine-Prizren, Vatikani

Mbështetja e rëndësishme e Vatikanit Kosovës

September 4, 2018 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës Nuncin Apostolik për Kosovë, Monsignor Juliusz Janusz/1 Thaçi Nunsi Apost

PRISHTINË, 4 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës, Nuncin Apostolik për Kosovë, Monsignor Juliusz Janusz, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi.

Presidenti Thaçi ka falënderuar nuncin Janusz për angazhimin e sinqertë për shtetin dhe popullin e Kosovës.Nga ana tjetër, Nunci Apostolik, Monsignor Juliusz Janusz është shprehur i kënaqur që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë po thellohen çdo ditë e më shumë.Në fund presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është një shoqëri tolerante, e bashkëjetesës mes feve dhe e orientuar kah vlerat perëndimore.1 Nunsi Apostolik

 Kryeministri Haradinaj: Mbështetja e Vatikanit e rëndësishme në proceset zhvillimore dhe integruese të Kosovës/

PRISHTINË, 4 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim delegatin apostolik për Kosovën, ShT Monsinjor Juliusz Janusz.Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar delegatin apostolik për të arriturat e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, prioritet e Qeverisë, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe për zhvillimin ekonomik.Kryeministri Haradinaj falënderoi përfaqësuesit e Vatikanit për takimin me Papa Françeskun gjatë vizitës në maj të këtij viti, duke e konsideruar si një prej vizitave më të rëndësishme gjatë mandatit të tij si kryeministër i vendit.“Kosova është e bekuar që përgjatë shekujve ka pasur harmoni dhe tolerancë fetare ndërmjet komuniteteve dhe besimeve të ndryshme, të cilën po e kultivon edhe në ditët e sotme”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e Vatikanit për të gjitha proceset zhvillimore dhe integruese të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Haradinaj tha se populli shqiptar i Kosovës ka dhënë figura të shquara të cilat i dhanë botës shumë nga vetja me humanizmin dhe veprat e tyre të jashtëzakonshme në shërbim të njerëzimit.
Kryeministri Haradinaj, e ka njoftuar delegatin apostolik për angazhimin e Qeverisë për anëtarësim në NATO, Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
I deleguari i Vatikanit, i dhuroi Kryeministrit Haradinaj medalonin e Papa John Palit II dhe i përcolli letrën e Kardinalit Pietro Parolin, përmes së cilës, Kardinali Parolin i shprehë falënderim Kryeministrit Haradinaj për letrën drejtuar Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, njëherit shprehë edhe gatishmërinë për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve.
“I deleguari i Vatikanit për Kosovën vjen me lajme të mira për vendin tonë. Sekretari i shtetit, Shkëlqesia e Tij, Parolin, i është përgjigjur një letre dërguar Atit të Shenjtë, përmes së cilës shprehu gatishmërinë që dialogu ynë të vazhdojë në të ardhmen, duke rezultuar me fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Jam i bindur se kjo është shenjë e mirë dhe ne si Kosovë jemi të bekuar që kemi uratën dhe lutjet e Atit të Shenjtë për tërë popullin e vendit tonë”, tha kryeministri Haradinaj, pas takimit me delegatin apostolik për Kosovën, ShT Monsinjor Juliusz Janusz.
Delegati apostolik për Kosovën, Monsinjor Juliusz Janusz, vlerësoi të arriturat në Kosovë përgjatë këtyre viteve sa ka qenë në shërbim për ta mbuluar Kosovën dhe vlerësoi përkushtimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve për të përmirësuar jetën në Kosovë. Ai theksoi përkushtimin e  Selisë së Shenjtë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën edhe në të ardhmen.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast, e ka nderuar Monsinjor Juliusz Janusz për rolin dhe kontributin e tij dhënë Kosovës, me medaljen e Skënderbeut.
Në takim me kryeministrin Haradinaj, delegati apostolik për Kosovën, ShT Monsinjor Juliusz Janusz, shoqërohej nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, I derguari Apostolik, kosova, Vatikani

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT