• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JONUZ NDREU EDHE PAS VDEKJES NDIHMON VATRËN E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

April 5, 2021 by dgreca

-Në vend të Falenderimit për Familjen e Jonuz Ndreut dhe miqtë e tyre-Në ceremoninë e 1 vjetorit të kalimit në amshim të Jonuz Ndreut,organizuar të shtunën, 3 Prill 2021, në varrezat Totowa në New Jersey, komuniteti shqiptar e nderoi dhe e respektoi siç e meritonte fisnikun e Dibrës. Mes disa qindra pjesmarrësish ishte e përfaqësuar edhe Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me kryetarin e saj Z. Elmi Berisha, zv/Kryetarin Dr. Pashko Camaj, sekretaren Nazo Veliu, anëtarët e Kryesisë Marjan Cubi me zonjën Dila, Anton Raja, Mark Mrnaçaj, Dalip Greca, Çezar Ndreu, Ramiz Ndreu dhe një grup vatranësh, miq të Jonuz Ndreut. Gjatë drekës që u shtrua në Venetia Restaurant në Garfield, kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha përcolli një mesazh të ngrohtë për Jonuz Ndreun, si një shqiptar model i atdhetarizmit, i karakterit,devocionit ndaj Kombit,një vatran i përkushtuar derisa mbylli sytë.Familja Ndreu e falenderoi kryetarin Berisha dhe Federatën Vatra, për vlerësimin ndaj figurës së Jonuz Ndreut. Në fund familja Ndreu, e bija Desi, dhuroi për Vatrën $500.00 dhe një anëtarësim të ri, përveç vajzës së Jonuzit, Desit, që pas vdekjes të të atit zuri vendin e tij duke u anëtarësua në VATËR. Po ashtu gjatë drekës edhe një tjetër vatran i vjetër, mik i Jonuz Ndreut- z. Hazis Cemenia dhuroi $500.00 për Vatërn, ndërkohë që pesë vatranë, nga miqtë e Jonuzit, paguan anëtarësitë: 1- Ilir Spata $200.00; anetaresi 2020-21, Arif Mata $100.00-anetaresi 2021; Lirim Shehu $100.00-anetaresi 2021; Naim Xheleshi $100.00, anetaresi per 2021, Dardan Gashi- $100.00-anetar i ri….Faleminderit te gjitheve! Faleminderit Jonuz Ndreu, që edhe pas vdekjes e ndihmon VATRËN, dhe që i shërbeve dhe e deshe me shpirt!Pusho në Paqë fisnik i Dibrës, ikonë e shqiptarëve të Amerikës!

Filed Under: Histori Tagged With: 3 Prill 2021, Jonuz Elezi, Prill 2021, Vatra

NDEROHET JONUZ NDREU

April 3, 2021 by dgreca

NDEROHET ME RESPEKT NGA FAMILJA, KOMUNITETI DHE VATRA, JONUZ NDREU/

-Me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta u organizua veprimtaria përkujtimore, u vendosën kurora e buqeta me lule tek varri, dhe u shtrua drekë për shpirtin e Jonuz Ndreut-

Të shtunën, 3 Prill 2021, në një vjetorin e ndarjes nga jeta u kujtua me respekt Jonuz Hysen Elezi(Ndreu), një nga ikonat e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceremonia përkujtimore nisi në orën 11 paradite në varrezat Totowa, në New Jersey. Një masë e madhe nga komuniteti kishin ardhë për të nderuar fisnikun e Dibrës, pinjollin, nipin e Heroit Kombëtar Isuf Elezi, të birin e antikomunistit Hysen Elezi, nëntogeri i Ushtrisë Amerikane, vatrani shembullor,i nderuar me Mirënjohjen e lartë të Vatrës .

       Përkujtimi ka nisë me ceremoninë fetare, ku imamët e Qendrës Islame Shqiptare në Garfield, NJ u lutën për shpirtin e Jonuz Ndreut. Më pas e bija e Jonuz Ndreut, Desi, përmes lotëve kujtoi e nderoi të atin dhe falenderoi të pranishmit e shumtë që kishin ardhë për ta nderuar qytetarin ikonë të komunitetit, qytetarin shembullor amerikan, atin e saj të dashur.

Në ceremoninë përkujtimore ishte e pranishme edhe një përfaqësi e Vatrës me Kryetarin Elmi Berisha, nën/kryetarin Pashko Camaj, sekretaren Nazo Veliu, anëtarët e Kryesisë: Marjan Cubi me zonjën Dila, Anton Raja, Mark Mernçaj, Dalip Greca, nipërit Çezar Ndreu(anëtar i Këshillit të Vatrës), Ramiz Ndreu etj. Në ceremoni dhe drekë ishin të pransihëm edhe një numër i konsiderushëm vatranësh.

Kryetari dhe Kryesia e Vatrës kishin përgatitur një kurorë në nderim dhe respekt të vatranit të përjetshëm Jonuz Ndreu.

Pas ceremonisë përkujtimore familja shtroi drekën përkujtimore për shpirtin e njeriut të dashur të saj Jonuz Ndreut në restorantin Venetia, në Garfield.

Përveç Imamëve që përcollën lutje fetare, gjatë drekës ka përshëndetur edhe Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha. Kryetari Berisha tha se Jonuz Ndreu ishte vatrani model, siç ishte dhe qytetar model i Amerikës, atdhetar i përkushtuar, prind i dashur dhe i respektuar, që na la pas modelin se si duhet ta duam dhe të luftojmë për ta nderuar Kombin, kudo ku jetojmë, si të respektojmë familjen dhe komunitetin! 

I përjetshëm kujtimi dhe vepra që la pas Jonuz Ndreu!

Siç u tha gjatë drekës, edhe ish kryetari i Vatrës, dr.Gjon Buçaj kishte dërguar një përshëndetje me e.mail për familjen e Jonuz Ndreut.

(Më hollësisht për veprimtarinë përkujtimore do t’ju informojmë në Diellin në print)

Filed Under: Featured Tagged With: Jonuz Ndreu, nje vjetori, PERKUJTIMI, Vatra

Kosova should waste no time to say “YES” to the invite of Israeli Prime Minister Netanyahu

March 4, 2021 by dgreca

PRESS RELEASE/

Kosova should waste no time to say “YES” to the invite of Israeli Prime Minister Netanyahu/

VATRA is concerned with the pressure tactics on the Prime Minister elect of Kosova, Albin Kurti. The congratulatory message by the Israeli PM Benjamin Netanyahu and invite to meet in Israel at the inaugural opening of the Embassy in Jerusalem which prompted fierce reactions by Turkey, Palestine and the Arab League and even European Union should not deter or intimidate Kosova, the upcoming administration, its institutions and political class. 

The young Kosova state has no time to experiment on withdrawing from the Washington agreement of September 4, 2020 procured under President Trump and the official signings of diplomatic relations between Kosova and Israel on February 1, 2021.

The European Union has had sufficient time to facilitate Kosova’s integration yet it has opted to isolate the new state by blocking the traveling of its citizens, a measure imposed on Kosova’s aggressor, Serbia – Brussels’ pet project. 

VATRA appreciates Mr. Kurti’s non-rushed approach to encounter the pressure exerted by the EU yet the delay does not benefit him, his upcoming administration nor the citizens of Kosova. While his earlier statements that the establishing of diplomatic relations between Kosova and Israel is an important and positive step towards development were promising, his announcement that he will review the issue whether Tel Aviv or Jerusalem will be the location of Kosova’s embassy at the meeting with the Turkish Ambassador in Prishtina, Çağri Sakar on March 1, 2021 sows doubts and ambiguity. These decisions do take time yet as the expression goes: Well begun is half done! Washington was clear on the opening of the Embassy in Jerusalem, where the US offices are located. The new administration has approved the move and released the funds for the US Embassy in Jerusalem. Case closed!

In considering the dilemma of listening to the Americans to set up the embassy in Jerusalem versus the threats by Europeans to settle it in Tel Aviv, Kosova should apply a balanced practical and diplomatic sense in saying “YES” to the former and “NO” to the latter. Logic and international diplomatic relations’ practices relieve Mr. Kurti of his responsibility since the decision was made by his predecessors and secondly, the location of Kosova’s embassy is determined by the host country rather than Kosova. 

Kosova should waste no time to say “YES” to the invite of Israeli Prime Minister Netanyahu!

Executive Board of Pan-Albanian Federation of America Vatra

President

Elmi Berisha

Filed Under: Politike Tagged With: Izrael, kosova, Vatra

SHKOLLA SHQIPE “CHILDREN OF THE EAGLE” FESTOI NË VATËR DITËN E GJUHËS AMTARE

March 1, 2021 by dgreca

-Poezi për gjuhën shqipe, për festën e Flamurit, për pavarësinë e Kosovës e për ngjarje të shënuara për kombin shqiptar i dhanë një emocion të veçantë mbrëmjes festive. 

– Drita Gjongecaj ndër të tjera tha: “Mirënjohje Vatrës që na ka vënë në dispozicion ambjentet e saj dhe na ka mirëpritur në çdo kohë…..

-Nxënësja Terezina Parubi Ditëlindjen e 11 të saj nuk do ta harrojë sepse e festoi në Vatër së bashku me bashkëmoshatarët e saj….

NGA SOKOL PAJA-

Shkolla Shqipe “Children of the Eagle” që zhvillon aktivitetin e saj prej 5 vitesh në shtetin e New York-ut me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amëtare, zhvilloi në VATËR koncert të larmishëm festiv. Nxënësit e mrekullueshëm të kësaj shkolle recituan, kënduan, kërcyen dhe vallëzuan me motive të pastra shqiptare. Poezi për gjuhën shqipe, për festën e Flamurit, për pavarësinë e Kosovës e për ngjarje të shënuara për kombin shqiptar i dhanë një emocion të veçantë mbrëmjes festive.

Z.Elmi Berisha, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” përshëndeti koncertin festiv të Shkollës Shqipe: ” Children of the Eagle” në New York me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amëtare. ” Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që ju bijtë e shqipes e zhvilloni këtë koncert kaq të rëndësishëm në VATËR, familjen atdhetare të të gjithë shqiptarëve. Jam i impresionuar nga ky koncert festiv pasi zhvillohet në VATËR dhe uroj me shpirt që nga kjo klasë nxënësish të shkëlqyer uroj të na dalin arkitektë, inxhinierë, diplomatë, mësues, mjekë, senatorë, kongresistë e deri Presidentë të SHBA.

Faleminderit për këto motive patriotike. Faleminderit që ruani gjuhën, traditën, kulturën, identitetin shqiptar. Zoti ju bekoftë” – mbylli fjalën përshëndetëse kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha. “Program me modesti por me shumë patriotizëm e dashuri. Edhe pse jemi në kushte të jashtëzakonshme për shkak të Pandemisë, nxënësit punuan me shumë përkushtim dhe na gëzuan me këtë koncert kaq të bukur. Ju faleminderit të gjithëve” – përfundoi drejtuesja e Shkollës Shqipe Drita Gjongecaj.

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, nënkryetari Besim Malota dhe Editori i Diellit z.Dalip Greca organizuan një takim bashkëpunimi me bordin e organizates AADLC-se dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Children of the Eagle” Drejtuesja e organizates dhe e shkollës Drita Gjongecaj ndër të tjera tha: “Mirënjohje Vatrës që na ka vënë në dispozicion ambjentet e saj dhe na ka mirëpritur në çdo kohë. Mirënjohje të veçantë editorit z.Dalip Greca i cili ka qenë i gatshëm në çdo ditë pushimi për të na mbështetur. Me aktivitetet që bëjmë i ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre dhe shoqërinë me veprimtarinë në ruajtje të gjuhës shqipe e kulturës kombëtare. Në bordin tonë janë mësuesit më të mirë të licencuar dhe të përkushtuar në ruajtje të gjuhës shqipe.

Marjana Bulku dhe Arjeta Ferlushkaj po japin një kontribut të madh në bordin e Organizatës si në fushën e medias dhe të letërsisë. Dua të falenderoj dhe mësueset e përkushtuara Holta Ahmataj, Arjana Kurti, Ornela Hasandoçaj. Po krijojmë një rrjet mësuesish për trajnime dhe certifikime në dobi të secilit prej nesh por mbi të gjitha gjuhës dhe kombit tonë. Rrjetëzimi i mësuesve filloi para 4 vitesh në Vatër, jam e gëzuar për këtë bashkëpunim” përfundoi drejtuesja e organizatës AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle” Drita Gjongecaj. Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha u dha mbështetje maksimale bordit dhe mësuesve pjesëmarrës. “Në të ardhmen shpresojmë të ndërtojmë një bashkësi organizatash në Vatër ku secila shoqatë të ketë zyrat e saj dhe të bashkëveprojmë sëbashku. Për të ardhmen e kombit tonë dhe të aktiviteteve që bëni, Vatrën do ta keni në mbështetje kurdoherë. Mirënjohje për këtë takim dhe koncertin festiv. Ishte shumë emocionuese. Faleminderit për gjithçka” përfundoi kryetari i Vatrës z. Berisha. 

Nxënësja Terezina Parubi Ditëlindjen e 11 të saj nuk do ta harrojë sepse e festoi në Vatër së bashku me bashkëmoshatarët e saj….

Filed Under: Featured Tagged With: Children of The Eagel, Elmi Berisha, Sokol Paja, Vatra

VATRA PËRSHËNDET MARRËVESHJEN MES KOSOVËS DHE IZRAELIT

February 2, 2021 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, përshëndet dhe mbështet fuqishëm marrëveshjen ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Izraelit për njohjen dhe vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe rritjen e bashkëpunimin në shumë fusha. Izraeli bëhet shteti i 117-të që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. 

Në këtë ditë historike të forcimit dhe më tej të miqësisë mes SHBA-së, Kosovës dhe tashmë  edhe Izraelit, i shpreh mirënjohje të thellë dhe vlerson Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin dhe rolin e veçantë për këtë arritje e kësaj marrveshje historike-politike-diplomatike.  Njohja e shtetit të Kosovës prej Izraelit është arritja më e madhe diplomatike e Kosovës gjatë vitit diplomatik dhe mbi të gjitha forcim i mëtejshëm i miqësisë me aleatin më të madh të Kosovës, SHBA. 

Akti historik i njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli, forcon më tej pozicionin e Kosovës, imazhin, institucionet dhe diplomacinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe është një hap përpara drejtë realizimit të aspiratës euroatlantike të popullit dhe institucioneve të shtetit të Kosovës. Në këtë proces të vështirë historik, VATRA falenderon Kryeministrin e Kosovës, z.Avdullah Hoti dhe Ministrën e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Haradinaj-Stublla, për punën e bërë dhe suksesin e lartë që është një garanci e mëtejshme në fushën e diplomacisë së Kosovës, integrimit dhe forcimit të institucioneve. Marrëveshja Kosovë – Izrael, është një gur themeli i fortë në miqësinë mes popullit shqiptar, izraelit dhe popullit mik amerikan. Mbështetja nga Shtetet e Bashkuara, miqësia e re dhe e fortë më Izraelin e bëjnë Kosovën më të fortë, forcon pozitat e shqiptarëve në rajon. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeve, Shtetet e Bashkuara hedhin jë hap të fuqishëm diplomatik që ndihmon paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Në këtë proces kompleks VATRA ishte prezente dhe u angazhua pandërprerë nëpërmjet komunikimeve dhe takimeve të vazhdueshme ku delegacioni i VATRËS në Uashington, loboi fuqishëm me miqtë e tanë në Shtëpinë e Bardhë, duke shfrytëzuar njohjet personale dhe institucionale në takimet me Ambasadorin Granell dhe përfaqësues të tjerë të Shtëpisë së Bardhë. Gjatë gjithë këtij procesi i qëndruam afër duke i shoqëruar e këshilluar delegacionin e shtetit të Kosovës në Uashington. 

Përgjatë vitit 2020, po ashtu VATRA forcoi edhe më tej lidhjet e saj me diplomacinë në Uashington, me diplomacinë e Kosovës duke nënshkruar memorandum me Ministren e Jashtme Meliza Haradinaj Stublla dhe jemi në përgatitjen përfundimtare të nënshkrimit të marrëveshjes me diplomacinë e Tiranës zyrtare pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. VATRA do ta luajë kurdoherë rolin e saj atdhetar e diplomatik sa herë që shtrohet për diskutim fati i shteteve amë Shqipërisë e Kosovës. VATRA do të jetë prezente duke lobuar me miqtë në Uashington sa herë që të merren vendime për fatet e popullit, shtetit e kombit shqiptar. 

Rroftë Kosova

Rroftë Shqipëria

Rroftë Amerika

Rroftë kombi shqiptar

I gëzuar për këtë ditë

Me respekt e falenderim të veçantë

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Izraeli, kosova, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT