*Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë/
*Urojnë Kryeministri Mustafa, Kryeparlamentari Veseli,Minstri i Arsimit Bajrami, Minsitri i daispores Murati etj…/
PRISHTINË, 7 Mars 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, vizitoi sot shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Zenel Hajdini” në Prishtinë, ku u prit nga drejtori, Nazif Jashari dhe stafi i kësaj shkolle. Presidentja Jahjaga, me këtë rast, takoi mësuesen Xhemajlie Oruçi, e cila ka dhënë kontribut në këtë shkollë mbi 40 vjet, si dhe klasën e saj. Presidentja e falënderoi mësuesen për kontributin e dhënë në arsimimin e brezave të qytetarëve të Kosovës.“Dëshiroj t’ju uroj për ditën e 7 Marsit, juve dhe gjithë mësuesve dhe arsimtarëve kudo në Kosovë. Punës dhe përkushtimit tuaj 40-vjeçar duhet falënderuar gjenerata të tëra, që kemi ardhur deri në këtë ditë të sotme. Unë çdo 7 Mars e bëjë një aktivitet të caktuar, por këtë vit kam zgjedhur shkollën tuaj. Ju uroj fat dhe suksese”, tha Presidentja Jahjaga. Mësuesja Xhemajlie Oruçi e falënderoi Presidenten Jahjaga për këtë vizitë. “Për mua është një kënaqësi e veçantë që kontribuova në këtë shkollë për 40 vite. Më 24 mars e përfundoj karrierën time në këtë shkollë. Unë të falënderoj në emër timin dhe të gjithë stafit për këtë vizitë. Për mua është kënaqësi që përvojën 40-vjeçare ta përfundoj me këtë befasi dhe me këtë vizitë të veçantë nga presidentja Jahjaga dhe këtë nuk do ta harrojë kurrë”, tha mësuesja Oruçi.
Veseli: Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ku u shpreh krenar që, pikërisht sot, në Ditën e Mësuesit, gjendet në shkollën, nxënës i të cilës ishte për tetë vjet rresht.Duke i uruar mësimdhënësit për ditën e tyre dhe përgëzuar ata për punën fisnike e të palodhshme në arsimimin e brezave, kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë për arsimin, por, megjithatë, asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft.
“Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha, në kohën kur arsimin tonë ende e presin sfida të shumta. Angazhimet e të gjithëve tani duhet të jenë të fokusuara në ngritjen e cilësisë në standardet më të larta”, theksoi kryetari Veseli.Duke iu drejtuar më të vegjëlve të shkollës, kryeparlamentari Veseli kërkoi nga ta që t’i përkushtohen mësimit dhe dijes, duke vënë, kështu, themele të shëndosha për një të ardhme të sigurt dhe të ndritur për vendin.“Mësuesit juve ju japin jo vetëm dije, por edhe kulturë e shpirt se si të bëheni qytetarë të të ardhmes, se si të silleni në jetë dhe shoqëri, dhe të jeni qytetarë të dinjitetshëm të shtetit që ju vet do ta drejtoni”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli takoi edhe mësuesen e tij të parë, Kimete Berisha dhe ndoqi recitimet e disa nxënësve.
Mustafa: Urime Dita e themelimit të shkollës së parë shqipe
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit.“Mësues të dashur, juve që për shumë gjenerata kishit dhe keni për mision shpërndarjen e mësimit dhe dijes, sot në përvjetorin e themelimit të shkollës së parë shqipe, ju uroj 7 Marsin Ditën e Mësuesit”, ka shkruar ai.
Bajrami: 7 Marsi, ditë e veçantë në kalendarin e arsimit kombëtar
“Dita e Mësuesit, 7 Marsi, është një ditë e veçantë në kalendarin e arsimit kombëtar”, është shprehur sot Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë e Kosovës. “Në këtë ditë, kujtojmë rolin historik të mësuesit shqiptar që nga fillet e arsimit shqip. Kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën e tyre në përhapjen dijes dhe kontributibutin e tyre në emancipimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare”, theksoi ai.
Roli i mësuesit, vijoi ministri, është shumë i rëndësishëm për edukimin e brezave të rinj, të cilët do ta fuqizojnë familjen dhe shtetin tonë.“Vetëm me kontributin tuaj, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Jam i bindur se së bashku mundemi që Kosovës t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit”, përfundoi mesazhin ministri Bajrami me urimin: Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
Murati: Krenarë me mësuesit në diasporë
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, ua ka uruar festën e 7 marsit, Ditën e Mësuesit, të gjithë mësimdhënësve të diasporës, me nderimet më të mëdha për ata që e kanë mbajtur identitetin tonë në diasporë. Sipas ministrit Murati, përkushtimi i Ministrisë së Diasporës, së bashku me mësimdhënësit, për ruajtjen e identitetit është shumë e nevojshme të vazhdojë, që kështu të jetësohet edhe marrëveshja e nënshkruar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Një komb ngrihet midis kombeve të tjera përmes vlerave të larta të tij. Kombi ynë nuk do t’i kishte këto vlera, nëse njerëzit e tij të shquar do ta braktisnin identitetin e vet. Pikërisht për këtë arsye, dua t’ju falënderoj për punën tuaj në ruajtjen e identitetit dhe jetës së kombit tonë. Ne jemi krenarë me ju!”, theksoi në fund ministri Murati./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.