Diplomati i lartë amerikan Hoyt Yee viziton Kosovën
-Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee nesër viziton Kosovën/
PRISHTINË, 24 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, do ta vizitoj Kosovën në 25 tetor, bën të ditur Ambasada e SHBA në Kosovë në njoftimin e dërguar.Sipas axhendës, diplomati amerikan Hoyt Yee do të zhvillojë një sërë takimesh me udhëheqësit Kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.
Në ora 9:00 takim me Presidentin Hashim Thaçi, ora 10:00 me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ora 11:30 me Kryeministrin Ramush Haradinaj./b.j/
Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë viziton Kosovën
-Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, Gjeneral Curtis M. Scaparrotti do të vizitojë edhe Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës/
PRISHTINË, 19 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë, Gjenerali Curtis M. Scaparrotti, viziton Kosovën.Të premten, në 21 korrik, përfaqësuesit e medieve janë të ftuar nga KFOR të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur nga Gjenerali Curtis M. Scaparrotti, Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR) dhe nga Gjeneral Major Giovanni Fungo, Komandanti i Forcës së Kosovës (COMKFOR) në aeroportin ushtarak të Sllatinës. Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë do të ndajë informacione me gazetarët mbi misionin e KFOR-it në Kosovë dhe operacionet e NATO-s.
Konferenca për shtyp do të pasohet nga një turne me helikopter, e ofruar nga Komandanti i KFOR-it për përfaqësuesit e medieve, thekson njoftimi dërguar nga forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë.Sipas axhendave të njoftuara deri tash, Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, Gjeneral Curtis M. Scaparrotti do të vizitojë edhe Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministria në njoftimin e dërguar bën të ditur se, ai do të pritet nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Orkestra frymore e FSK-së do të ekzekutoj Himnin e NATO-s si dhe Himnin shtetëror të Republikës së Kosovës.
Para një viti, në 1 korrik 2016, Komandanti i posaemruar Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR), gjeneral Curtis M. Scaparrotti ishte për vizitë në Kosovë, e më pas në 21 shkurt 2017, me ç’rast në konferencën për shtyp mes tjerash deklaronte se, “derisa Kosova ecë përpara dhe përqafon të ardhmen e saj, NATO mbetet e zotuar për të bërë pjesën e saj”.
Komandanti i operacioneve civile të BE-së e viziton Kosovën
EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë këshilla për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës/
PRISHTINË, 25 Tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Komandanti i operacioneve civile të BE-së, Kenneth Deane, gjatë vizitës në Kosovë sot, bashkë me Shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, u takuan me Zëvendës-Kryeministrin, Hajredin Kuçi për të diskutuar lidhur me mandatin e tanishëm të EULEX-it dhe për angazhimet e vazhdueshme për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.Gjatë këtij takimi, Deane e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të EULEX-it me institucionet e Kosovës, duke e theksuar qëllimin e përbashkët për zhvillimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit.“Jam i lumtur që erdha përsëri në Kosovë, si dhe për mundësinë që t’i vizitoj Pallatin Drejtësisë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë. EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë këshilla për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës në mënyrë që të përforcohen më tej të gjitha agjencitë të cilat e mbështesin zbatimin e ligjit”, tha Kenneth Deane.Ai do ta vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc si dhe Pallatin e Drejtësisë, ku ai do të informohet nga Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës./b.j/
***EU Civilian Operations Commander visits Kosovo/
Prishtine, 25 October 2016- Today, during his visit to Kosovo, the EU Civilian Operations Commander Kenneth Deane, together with the Head of EULEX, Ms. Alexandra Papadopoulou, met the Deputy Prime Minister, Hajredin Kuci to discuss EULEX’s current mandate and ongoing efforts to strengthen the rule of law in Kosovo.During the meeting, Mr. Deane stressed the importance of the EULEX cooperation with Kosovo institutions, emphasising the mutual goal to develop and implement the rule of law.“I am pleased to be back in Kosovo, and to have the opportunity to visit the Palace of Justice and the High Security Prison. EULEX will continue to provide advice both to the Kosovo Judicial Council and the Kosovo Corrections Service, in order to further strengthen all agencies supporting law enforcement.”, said Kenneth Deane.Mr. Deane will visit the High Security Prison in village Gerdoc as well as the Palace of Justice, where he will receive a briefing by Mr. Fejzullah Hasani, President of the Supreme Court.