• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zonë e tregtisë së lirë në Ballkan?

September 15, 2016 by dgreca

Të paktën këtë aspiron kryeministri serb, Aleksander Vuçiç për rajonin ballkanik. Për AFP-në Vuçiç thotë se, ëndrra e tij do të ishte një “union doganor i të gjithë vendeve ballkanike.

Serbien Premierminister Aleksandar Vucic

Megjithë rritjen e tensioneve mes fqinjëve ballkanikë, kryeministri serb, Aleksander Vuçiç është shprehur për krijimin e një zone të përbashkët të tregtisë së lirë për rajonin e Ballkanit. “Nuk kam frikë nga e ardhmja nga pikëpamja ekonomike, ajo që kemi nevojë është stabiliteti politik në rajon”, është shprehur kryeministri serb, të mërkurën(15.09) në bisedë me agjencinë e lajmeve, AFP. Për këtë arsye ai thotë se angazhohet për stabilitetin në rajon, por thekson se bashkëpunimi me fqinjët është i vështirë, pas “jo vetëm dekadash, por shekujve të urrejtjeve dhe luftës”. Megjithatë ai ka shpresën për krijimin e zonës së tregtisë së lirë. “Ëndrra ime është është që të kemi një union doganor me të gjitha shtetet e Ballkanit, të gjitha zonat, me të gjithë. Po ashtu ëndrra ime është një tregti e përbashkët.” Sipas tij kjo nuk të ishte një ringjallje e Jugosllavisë, por një treg që do të favorizonte zhvillimin dhe mirëqenien në rajon.

Tension mes myslimanëve dhe të ortodoskëve në Bosnje

Po ashtu kryeministri serb ka pranuar se shumica e serbëve është e mendimit se “BE dëmton interesat kombëtare serbe”. Sipas një sondazhi, vetëm 48% e serbëve do të ishin për anëtarësimin në BE, përkundër aspiëratës së Vuçiçit. Megjithatë kryeministri serb ka siguruar se Serbia do të qëndrojë në rrugën e BE-së. Serbia nuk synon të ketë një pozicion të ndërmjetëm në Europë, megjithatë dëshiron të ruajë “marrëdhëniet e mira me rusët”.

Po ashtu kryeministri serb ka theksuar se përbën ende problem marrëdhënia mes myslimanëve dhe serbëve të krishterë ortodoksë në rajon. Marrëdhënia mes dy komuniteteve fetare brenda Bosnje-Hercegovinës, si edhe marrëdhëniet mes Sarajavës dhe Beogradit janë që nga koha e luftës së përgjakshme ende të tensionuara, ndërkohë që Beogradi vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Filed Under: Ekonomi, Featured Tagged With: Ballkan, Rama, Vucic, Zone e Lire Tregetie

Vuçiq: Serbia do ta ndihmojë Trepçën

April 3, 2016 by dgreca

Ne Foto:Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë./Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në orët e hershme të mëngjesit, është hedhur një bombë dore në oborrin e palestrës së re sportive në Zubin Potok. Nuk ka viktima në njerëz, ndërsa raportohet se është dëmtuar një veturë.

Në këtë sallë është paraparë që kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajë një fjalim, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

Prishtina zyrtare ka deklaruar se Vizita e Vuçiqit në Kosovë po bëhet me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe e siguron policia e Kosovës.

“Janë gjetur disa gëzhoja, për të cilat besohet se janë shkrepur nga arma automatike e personit tash për tash të panjohur”, ka deklaruar Besim Hoti.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka bërë të ditur se niveli i sigurisë është ngritur në shkallën më të lartë dhe se vizita e Vuçiqit po vazhdon ashtu siç është planifikuar.

Vizitën e tij në Kosovë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka filluar sot në mëngjes në Leposaviq, ku i ka vizituar repartet e kombinatit “Trepça”.

Ai u ka thënë serbëve të tubuar aty se vetëm Serbia e fortë mund t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe popullin e vet në Kosovë, prandaj këtë mesazh, siç ka thënë ai, ua ka dërguar “edhe atyre, të cilët me bomba dhe të shtëna janë përpjekur për ta frikësuar”.

Vuçiqi ka theksuar se “Trepçës” do t’i ndihmojë aq sa Serbia do të ketë mundësi dhe i ka falënderuar të punësuarit për përkushtimin e tyre, siç është shprehur ai, “që gjithnjë e keni mbrojtur Trepçën dhe që gjithnjë keni dëshiruar të punoni në të”. Sipas agjendës, Vuçiq ka vizituar spitalin në Veri të Mitrovicës, ku u prit nga punëtorët shëndetësorë.( Europa e Lire)

Filed Under: Kronike Tagged With: Mitrovica, Serbia, Vucic

Kosovë-Shpërthim e të shtëna në veri

April 3, 2016 by dgreca

-Raportoi media serbe para vizitës së kryeministrit të Serbisë Vuçiç/

PRISHTINË, 3 Prill 2016-B.Jashari/ Është hedhur bombë dhe është shtënë me armë automatike, sot rrëth orës 03:00, në sallën e sportit në Zubin Potok, ku ishte planifikuar që kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në vizitën e nisur në mëngjes në veri të Kosovës, t’u drejtohej qytetarëve pasdite në orën 15:00.

“Në sallë në kohën e sulmit ishin 10 punëtorë, të cilët montonin tribunën. Nuk ka pasur të lënduar”, raporton media serbe, sipas së cilës, në shpërthim është dëmtuar një veturë e parkuar në afërsi dhe janë plasaritur disa xhama në sallë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë gëzhoja.

“Policia e Kosovës ka ngritur shkallën e sigurisë në Zubin Potok  në nivelin më të lartë”, thekson media serbe në raportimet nga veriu.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për veri Besim Hoti ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që rreth orë tre, pas mesnatës, është hedhur një granatë në oborrin e sallës së re sportive në Zubin Potok. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

Ndërsa, sipas raportimeve të fundit kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbërriur sot në mëngjes në veri të Kosovës, ku ka nisur vizitën si ishte planifikuar në flotacionin e Trepçës në Leposaviç.

“Serbinë e fortë asgjë nuk mund ta frikësojë”, citoheta ai nga media serbe lidhur me shpërthimin dhe të shtënat në Zubin Potok.

“Nuk e japim Trepçën, vetën Serbia e fortë mund ta mbrojë popullin e vet”, citohet Vuçiç në titull të raportimeve të agjencisë serbe të lajmeve nga vizita në veri të Kosovës.

Duket se këto deklarata “të forta” të kryeminstrit serb Vuçiç në vizitën në veri të Kosovës janë pjesë e fushatës elektorale para zgjedhjeve në Serbi.

Filed Under: Kronike Tagged With: media serbe, të shtëna në veri, vizita, Vucic

Vuçiç ka pranuar se me Bidenin folën edhe për vëllezërit Bytyçi

September 21, 2015 by dgreca

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës në Washington ku takoi zyrtarë të lartë amerikanë, në mesin e tyre edhe zëvendëspresidentin dhe Sekretarin e Shtetit, premtoi se “po punohet në zgjidhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyci”./

WASHINGTON D.C:  Vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, pjesëtarë të UÇK dhe shtetas amerikanë me prejardhje nga një fshat i Therandës, ishin arrestuar nga forcat serbe menjëherë pas lufte më 1999 derisa po e ndihmonin kalimin e një familje rome në kufirin Kosovë – Serbi. Ata u ekzekutuan pa gjyq në Serbi, ndërsa vrasësit e tyre ende nuk janë identifikuar.
Vuçiq gjatë vizitës në Washington e pranoi se kjo ishte një çështje që u bisedua edhe në takimin me zëvendëspresidentin Joseph Biden dhe se “Serbia së shpejti do të përmbush këtë obligim”, ndonëse përmendi edhe kundërshtimet nga “pjesa më e madhe e vendit”.
“Nuk folëm për afate, por për gjëra konkrete. Ata dinë çdo gjë, të gjitha hollësitë dhe për të gjitha problemet me të cilat përballemi. Më pëlqeu ajo që më tha Biden se ‘ka njerëz që janë të guximshëm dhe guxojnë dhe veprojnë jo vetëm për këtë çështje por edhe të tjera, përkundër kundërshtimeve nga pjesa më e madhe e vendit’”, tha Vuçiq, duke e pranuar vështirësitë lidhur me këtë, përcjell televizioni publik.
Edhe gjatë vizitës në qershor Vuçiq tha se “kam premtuar se do ta zgjidhim çështjen e vëllezërve Bytyqi dhe ju do ta shihni se do ta përmbush”.
Qeveria amerikane dhe ligjdhënës amerikanë në nivele të larta dypalëshe prej vitesh kanë kërkuar nga regjimet e ndryshme serbe që të zbardhin çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe që ekzekutorët e tyre të dalin para drejtësisë, vrasje kjo që vetë Vuçiq e pati quajtur “një krim të tmerrshëm”.
Ndërkohë edhe qeveritë e mëparshme serbe përkundër premtimeve, siç kanë thënë zyrtarët amerikanë, nuk na kanë dhënë asnjë informacion./B.S/

Filed Under: Featured Tagged With: edhe për vëllezërit Bytyci, ka pranuar, se me Bidenin folën, Vucic

20 vjet nga masakra e Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë viktimat. Turma përzë kryeministrin serb

July 11, 2015 by dgreca

Mijëra vetë janë mbledhur në varrezën e Bosnje Hercegovinës për të shënuar 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku 8 mijë burra e djem myslimano-boshnjakë u vranë nga trupat paraushtarake serbe, me nisjen e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, vendi i të cilit mbështeti serbo-boshnjakët në kryerjen e masakrës, u largua nga ceremonia pasi u sulmua nga me gurë nga një turmë.
Këtë të shtunë janë kujtuar edhe 100 viktimat, mbetjet trupore të të cilëve u identifikuan vetëm së fundmi përmes analizave të ADN-së.
Ndërsa ditën e premte, rreth 10 mijë persona morën pjesë në një marshim të heshtur, duke përshkuar rrugën e burrave dhe djemve që u përpoqën të largoheshin nga Srebrenica, kur trupat serbe morën nën kontroll qytetin.
Duke marrë pjesë në ceremoni, Bill Clinton, president i Shteteve të Bashkuara në kohën e luftës, kërkoi ndjesë që aleatëve iu desh shumë kohë për të vendosur ndërhyrjen në Bllkan.
“Nuk dua të shoh më kurrë një masakër si kjo”, tha ai, duke vlerësuar kryeministrin Vuçiç për kurajon e treguar me ardhjen këtu.
Nga ana e tij, Vuçiç u shpreh se, “Serbia dënon qartë dhe pa ekuivok këtë krim të tmerrshëm dhe ndjen neveri ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në të, të cilët do të vazhdojë t’i nxjerrë para drejtësisë”.
Munira Subasiç, drejtuese e shoqatës Nënat e Srebrenices, i vendosi një lule të bardhë e të gjelbër atij në xhaketë, kur kryeministri serb hodhi nënshkrimin e tij në librin e ngushëllimeve.
Megjithatë, pak më vonë ai u godit me gurë nga një turmë që bërtiste “Allahu Akbar” dhe të tjerë që klithnin “përgjegjësi” dhe “genocid”. Gjithashtu, ndaj tij u hodhën shishe me ujë dhe një këpucë.
Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” thotë se, ai u godit në kokë dhe se iu thyhen syzet. Një person u arrestua pas incidentit.
Në korrik të vitit 1995, mijëra boshnjako-myslimanë që kërkonin strehim në atë që mendohej se ishte enklava e siguruar nga paqeruajtësit e OKB-së u vranë barbarisht. Kjo ngjarje ishte më e rënda në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Por, më herët gjatë javës në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus Vitaly Churkin vendosi veton ndaj vlerësimit të masakrës si “genocid”, me pretendimin se një gjë e tillë do të ishte kunërproduktive dhe do të rriste tensionet në Ballkan.
Veprimi kënaqi pa masë presidentin serb, Tomisllav Nikoliç, i cili e quajti vendosjen e vetos “një ditë të madhe për Serbinë”.

Filed Under: Kronike Tagged With: 20 vjet, gure, Srebenica, Vucic

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT