• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vera e gjatë përcëlluese, dhe zjarret

August 11, 2021 by s p

Skënder MULLIQI/

Vera e gjatë përcëlluese. Nuk bëhët fjalë për serialin dikur të famshëm televiziv, por bëhët fjalë për verën shumë të nxehtë që zor mbahet mend më këto temperatura përveluese deri në 40 gradë. Po kallën malët e fushat gjithandej në botë , në Kosovë dhe gjendje e rëndë nga flakët po mbretëron në Shqipëri. Le që të lashtat sivjet do të janë shumë të ulëta, por nga përfishrja  më zjare po rrezikohët serioziosht flora dhe fauna,  po rrezikoht  shtërrimi i ujërave, që don të thotë jetë.Kjo gjendje më zjarre ka provokuar shumë edhe njerëzit, e më së shumti ata më sëmundje kronike , të cilët sigurisht për ti ikur më të keqës po rrinë mbrenda në shtëpitë e tyre. Zor që mbahet mend që të kemi pasur një verë të gjatë dhe më temperatura kaq ekstreme. Kjo gjendje më shpërthimin e zjarrëve  kërkon një mobilizim te të gjithëve në trojët shqiptare , për kapërcimin e saj. Të largohemi pakës nga politika, së shumë janë duke u marr më  këtë zanat , madje edhe ata që nuk ju takon, e të përvelemi mengësh së jemi duke u përballur  më një gjndje serioze të krijuar nga zjarrët, sidoms në Shqipëri. Dihet së forcat  zjarrfikëse të Kosovës po ju gjendën afër vëllezerëve tonë atje, në shuarjën e zjarrit që ka përfishirë  veqmas  zonën e Kalimashit. Metereologët nuk po parashohin së do të kemi ulje të tempëraturave edhe për një kohë, dhe kjo e vështirëson edhe më shumë gjendjën në shkaktimin e zjarrëve.

Filed Under: Sociale Tagged With: zjarret

Situata në menaxhim me zjarre në Kosovë

August 5, 2021 by s p

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. 

Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz ende mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 29 korrik 2021 në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupeq, ku intervenimet janë duke vazhduar pa ndërprerë nga i gjithë kapaciteti vendor, por rrethanat e motit dhe terreni rëndë i pa përshtatshëm  ka vështirësuar dhe jo rrallë herë ka pamundësuar reagimin nga toka. 

Si rrjedhojë e kësaj , Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME)  në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme ka kërkuar përkrahje nga ajri prej KFOR-it dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi janë vënë në dispozicion për mbështetje nga ajri dy (2)  helikopter për reagim me mundësi edhe për të tretin ( 3)  . Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna  për momentin është e rënduar shkaku i erërave të forta të cilat pamundësojnë ndërhyrjen me kapacitete nga toka.

Në rajonet tjera të Kosovës  situata është relativisht e stabilizuar falë angazhimit 24/7 nga  njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, kapacitetit dhe përkrahjes nga  FSK, PK, KFOR nga ajri, rojeve të pyjeve dhe parqeve nacionale, vullnetarëve dhe sektorit privat në më shumë se 473  vatra zjarri në gjithë territorin e vendit në 7 ditët e kaluara , dhe me mbi 600 intervenime në zjarre të intensitetit dhe përmasave të ndryshme fushore dhe malore. Aktualisht janë 9 vatra aktive ku përveç zonës së bjeshkëve të Rugovës, rrezik paraqitet edhe për komunën e Suharekës dhe Prizrenit me vatra të reja zjarri. 

Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar në periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll të rreptë ), dhe të raportojnë zjarret  sa më shpejtë në numrin unik emergjent- 112 pa pagesë. (DIELLI)

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, zjarret

Shqipëria lufton me flakët, VATRA ndjek me shqetësim situatën

August 4, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ndjek me shqetësim të thellë situatën e rëndë të zjarreve në Shqipëri dhe bën apel të fortë për autoritetet shtetërore, pushtetin vendor, Emergjencat Civile dhe banorëve të zonave të prekura për më shumë bashkëpunim në kalimin e kësaj emergjence të rëndë. Në Shqipëri zjarret janë përhapur pothuajse në të gjithë territorin e vendit të favorizuar nga temperaturat e larta, terreni malor, erërat e forta në disa zona, pamjaftueshmëria e mjeteve dhe kapaciteteve të strukturave të emergjencave civile në përballimin e fatkeqësive, emergjencave apo zjarreve masive. Kapacitetet e shtetit dhe strukturave të qeverisjes vendore për përballimin e situates së frikshme shkaktuar nga zjarret janë modeste ndaj VATRA i bën thirrje autoritetetve shqiptare që të kërkojnë ndihmë nga partnerët strategjikë, miqtë e Shqipërisë dhe çdo organizatë që të ndihmojë në kapërcimin e kësaj fatkeqësie me pasoja të rënda për vendin. Situata e krijuar le ti shërbejë institucioneve që të rrisin masat dhe kapacitetet që emergjenca kombëtare si kjo e zjarreve të mos përsëriten më në të ardhmen. Prej ditësh nga veriu në jug të Shqipërisë pyje, kullota dhe prona private në disa fshatra në 13 rrethe të Shqipërisë si Shkodër, Lezhë, Pukë, Elbasan, Fier, Skrapar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë, janë përfshirë nga flakët që kanë përpirë gjithçka pa mëshirë. VATRA shpreh ngushëllime për jetën e humbur të Andrea Haxhiaj në fshatin “Asim Zeneli” në zonën e Lunxherisë në Gjirokastër dhe lutet për të dëmtuarit nga zjarret. VATRA i bën thirrje faktorit politik në Shqipëri, institucioneve, banorëve të prekur dhe të gjithë faktorëve që të bashkëpunojnë më shumë në kapërcimin e kësaj situatë të krijuar.

Filed Under: Featured Tagged With: shqiperia, zjarret

Kaliforni, evakuime nga zjarret

December 6, 2017 by dgreca

1 KalifornaShkollat u mbyllën në të gjithë Distriktin e Venturës në Kaliforninë Jugore të mërkurën, ndërkohë që zjarri vazhdon të përhapet, duke kërcënuar 12,000 struktura.

Dhjetëra shtëpi janë djegur që kur zjarri shpërtheu të hënën, 96 kilometra në veriperëndim të Los Anxhelosit. Departamenti i zjarrfikjes në Los Angeles ka dislokuar qindra zjarrfikës dhe u ka angazhuar helikopterët dhe aeroplanët në përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin.

Udhëheqësi i Departamentit të Zjarrfikjes në Los Anxhelos, Ralph Terrazas, tha të mërkurën se nëse erërat pushojnë, zjarrfikësit do të mund të fillojnë ta vënë nën kontroll situatën.

Autoritetet kanë lëshuar një urdhër për evakuim të banorëve në këtë zonë, ndërkohë që banorët e disa zona të tjera përreth po përgatiten për një evakuim të mundshëm, një ditë pasi guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të Distriktin e Venturës.

Filed Under: Kronike Tagged With: evakuimet, Kalifornia, zjarret

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT