Tre virusët kancerogjen të Kosovës sipas Ekspertit Amerikan të Politikës së Jashtme David Phillips/
Nga Nue Oroshi/
Ka më tepër se dhjetë vjet që përmes opinioneve të mia të botuara në shtypin e shkruar dhe atë elektronikë që e kam ndezur alarmin për rreziqet që i shkaktohën Kosovës. Pasi që ka trembëdhjetë vjet që jam aktiv në politikën gjermane si pjesë e CDU-së dhe nuk më kanë munguar asnjëherë informacionet e freskëta për situatën politike në Republikën e Kosovës nga miqtë e mij gjerman.
Gjatë këtyre dhjetë e më shumë viteve gjithmonë e kam informuar opinionin shqiptarë në mënyrë të hapur për tre virusët kancerogjen që janë duke e brejtur në heshtje shtetin e ri të Kosovës. Haptas e kam thanë se këta virusë kancerogjen që po i vendosinë lakun në fyt Kosovës janë: Serbia, Rusia dhe Turqia. Madje pas prishjës së mardhenjeve amerikano-turke, këta tre virusë që janë edhe pushtuesit tetështshekullorë të kombit shqiptarë prej vitit 1170 e deri në vitin 1999, nuk ngihen për atë që i kanë bërë shqiptarërve në këta tetë shekuj qoftë të pushtimeve direkte apo qoftë të vendosjës se ideologjisë së tyre pushtuese siç ishte rasti me komunizmin pansllavistë por këta tre virusë kancerogjen deshirojnë që shqiptarëve t‘ia japin edhe goditjën e fundit që mos të munden asnjëherë ta ngrisin kokën.
Sa i përket dy virusve të parë kancerogjen opinionet e mia janë pranuar shumë mirë për faktin se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar se Serbia e përkrahur nga Rusia janë armiqtë shekullorë të kombit tonë shqiptarë. Por opinonet e mia për virusin e tretë kancerogjen Turqinë nga një pjesë e vogël e vëllezërve të mijë shqiptarë nuk janë pritur edhe aq mirë , për faktin se një pjesë e tyre janë pjesë e këtyre krimbave kancerogjen qoftë duke përfituar materialisht apo duke ju shlyer trurin ku kanë harruar se janë shqiptarë.
Eksperti amerikan i politikës së jashtme David Phillips njëhërit edhe Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqës dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut gjatë një prezentimi të para disa diteve që bëri në Prishtinë të publikimit të Universitetit Columbia dhe Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave –Kipred „Kërcnimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës“, ka përmendur tre kërcnuesit më të mëdhenjë të sovranitetit të Kosovës, e ata pra, janë Serbia,Rusia dhe Turqia. Kur ka folur për Serbinë, Phillips ka thënë se Serbia vazhdimisht punon që ta dëmtojë Kosovën, përmes formave të ndryshme diplomatike, por edhe veprimeve direkte në Kosovë për ta destabilizuar atë, siç kishim rastin e trenit me mbishkrime nacionaliste që kishte qëllim nxitjen e dhunës.
Ndërsa prapa Serbisë, fshihet Rusia e cila flet për solidarizimin e popujve sllavë edhe pse asaj nuk i interesojnë Serbia e as serbët e Kosovës, ata i përdorë për të dëmtuar projektet amerikane dhe heqjën e dominimit amerikan në rajon.
Ndërsa, si kërcënim të tretë të sovranitetit të shtetit të Kosovës, eksperti amerikan i Politikës së Jashtme, ka renditur Turqinë.“Kërcënimi i tretë për sovranitetin e Kosovës, është Turqia e cila ndjekë një agjendë neo-otomane në Ballkanin Perëndimor. Në vitet e fundit Turqia në mënyrë sistematike është e përpjekur që ta kthejë Kosovën në një shtet vasal. Ajo eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor, me qëllimin e ndërrimit të natyrës së shoqërisë kosovare. Dhe tani me sa i kam njohur unë shqiptarët, ata janë nacionalistë, nuk janë islamistë”. Ai ka thënë se agjenda turke do të dështonte sikur ajo të mos e ndihmonte këtë përmes fuqisë ekonomike.
Pas thënjies së këtyre fjalëve eksperti amerikan David Phillips jep dorhëqje nga pozicioni i këshilltarit politikë të Presidentit të Kosovës me faktin se nuk është për ndarjen e Kosovës dhe korigjimin e kufinjëve. Ky veprim i politikës amerikane jep të kupton faktin se Presidenca e Kosovës ka dalë nga kornizat politike të përkrahjes dhe orjentimit politikë amerikanë duke iu bashkangjitur projekteve serbo-turko-ruse për ndarjën e Kosovës.
Edhe këtë e kam thënë shumë kohë më parë se projekti i ndarjës së Kosovës është projekt i gatuar nga laboratorët serbo-ruso-turke. Tash politika shqiptare në Kosovë ka dy pikë orjentime politike, t‘i takon orjentimit amerikano-gjerman, që do të thotë të bëhet pjesë e familjës Evropiane apo të vazhdon ta rrënon shtetin dhe t‘i bashkangjitet edhe zyrtarisht projekteve të politikës serbo-turko-ruse, rrugë të ndërmjetme këtu nuk ka. Shqiptarë ,tradhtarët po na lënë pa shtet. Prandaj është koha për një lëvizjë të madhe politike shqiptare që si pikë orjentim të vetëm do ta kenë që t‘i kthejnë shtetin qytetarëve të Kosovës ndërsa këtë shtet ta forcojmë me një përkrahje politike,ushtarake,ekonomike dhe kulturore të Amerikës dhe Gjermanisë, pa lënë anash edhe marrjën e përkrahjes, nga shtetet e tjera që janë tradicionalisht shtete mike të shqiptarëve.