Nga Mimoza Dajci/
Prag Krishtlindjesh. Bora e rene prej ditesh ne New York e ne rrethinat e tij ka mbuluar jo vetem catite e shtepive e oborret e tyre, por edhe rruget e trotuaret ku ecin kalimtaret. Shume makina te pastrimit te rrugeve ishin angazhuar nga qeveria, por edhe banoret e shtepive apo biseneseve private pastronin ambjentet e tyre nga bora e duke hedhur kripe per shkrirjen sa me te shpejte te saj.
Femijet luajne me topa bore, gezojne e lodroje mes tyre, por edhe te rinjte argetohen mes njeri tjetrin ne kete stine te ftohte duke i derguar shoqii shoqit nje top debore dhe urimin Merry Christmas.
Por bora e rene duhet pastruar per tu shmangur edhe ndonje aksidenti te rastit. Dikush mund te rreshqase e te kete pasoja per jeten.
Nje mabsdite rreth ores pese po kaloja me makine prane Kishes St. Lucy’s ne Bronx. Rruget e trotuaret rreth saj ishin mbuluar nga debora e rene e qe vazhdonte te binte. Nuk pashe njeri te levizte aty rrotull, pervec nje njeriu qe pastonte trotuaret me nje makine e te vogel e qe shperndante aty ketu kripe te bardhe.
Isha ne sinjalin stop ne rruge. U bera kurioze, te shikoja kush ishte ky njeri qe pasttonte boren rreth ambjenteve te Kishes ne kete stuhi dhe vetem. Sa ne nje trotuar te Kishes, ne tjetrin perballe saj ku ndodhet edhe shkolla e Kishes, levizte i panjohuri. Dukej qe pastronte gjithe zelll e deshire.
Edhe pse bora qe binte furishem ne xhamin e makines nuk me lejonte te shikoja qarte perreth, arrita te dalloj silueten e pasturesit. Ishte shqiptari i mire, Famulltari i Kishes Dom NIkolin Pergjini.
Me thene te drejten u suprizova, e me preku ky gjest .
Dom Nikolini – thashe me vete – eshte duke pasturar i vetem boren ne kete kohe te ftothe e me stuhi?
Ndalova makinen. I afrohem dhe e pershendes. Pune te mbare Dom Nikolin! U gezua kur me pa. I tregova se e pashe kur po vozisja makinen e ndalova ta pershendes per kete gjest te mire qe ishte duke bere. Pasi folem pak u pershendetem me Urimin e Krishtlindjeve.
Pas meje degjova Merry Christmas. Edhe dikush tjeter qe po shetiste me qenin e tij,ndaloi per tu pershendetur me Famulltarin e Kishes e per ta pergezuar per kete pune te vlefshme qe po bente.
U largova e mendja me rinte tek ky Familltaryne i mire qe edhe ne kohe pushimi mendon per jeten e qytatareve e kujdesin e tyre.
Dhjetor 2013. Bronx, New York