Kryetari i Federatës VATRA, dr. Gjon Bucaj, i shoqëruar nga anëtari i Advisory Board të Vatrës Zef Përnocaj dhe editori i Diellit Dalip Greca, vizituan në Albert Einstein Hospital, zotin Esat Çoku, i cili që nga enjtja e kaluar ka kaluar një operacion të vështirë kardiologjik. Gjendja e të sëmurit është në kontroll dhe ka nisë përmirësimi.
Z. Bucaj dhe shoqëruesit i uruan shërim të shpejtë z. Çoku.
Z.Esat Çoku është një aktivist i komunitetit shqiptar në Neë York, anëtar i Advisory Board të Vatrës. Ai është një prej qëndrestarëve të diktaturës komunsite, ku së bashku me babanë e tij, dy vëllezërit Çaush e Bedria Çoku, si familje, kanë bërë 76 vite burg.
Pas rrëzimit të diktaturës komuniste Esat Çoku dha kontribut të ërndëssishëm, në Lushnjë dhe në shkallë Kombëtare. Ai ishte anëtar i kryesisë së Shqatës Kombëtare të të Përndjekurëve Popitik, ishte kryetar i degës së të përndjekurëve të Lushnjës, anëtar i Këshillit të Rrethit, kreu detyrën e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv dhe më pas ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Urojmë që z. Esat Çoku të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet parnë familjes së tij të dashur, bashkëshortes Zyhra dhe djalit Franc, që të gjithë këto ditë i kanë qëndruar tek koka.
Te shkuara, miku yne!
Ne Foto: Esat Coku me heroin e dEmokracise Azem Hajdari, ne Parlamentin e Shqiperise
sami repishti, USA says
I uroj bashkevuejtesit tim Z. Çoku sherim te shpejte dhe te plote./ Per shume vjet nji jete te qete dhe te lumtun.
Sami Repishti
Gezim Maloku says
I uroj Esatit sherim te shpejte. Esati me Nene Esmane dhe vellezerit kane jetua gjate ne Lagjen “LIRI”, por per ata dhe te gjithe popullin, nuk kishte LIri, por vec Izolim e Roberi nga zgjedha e K….anibalizmit te Kuq, qe vendosi Qeveria Kukull e Tiranes se Tiranit, nje Filial i PKJ te Beogradit.
Me shume se kushdo, kete shtypje e ndjene Familja Coku, qe nga banoret e lagjes shihej me respekt. Djemte e Nene Esmase qene shembull i sakrifices dhe misherim i rezistences antikomuniste, qe jeta i provoi kaq ashper, por Zoti vonoi dhe nuk harroi, edhe per Shqiperine erdhi Dita e Madhe e Permbysjes se asaj kalaje prej balte te sperkatur me gjak njerezish te pafajshem.
Esat, Ti dhe Vellezerit e Tu, fituat mbi Vdekjen dhe Diktaturen. Rrofshi dhe gezofshi ata femije, qe po i rritni ne Driten e Lirise ! Te uroj nga Zemra jete te gjate dhe : Me kembe e me dore dhe mendje te kthjellte ! Te fala Gezim Maloku