NGA GJERGJ LACUKU/
Sa here qe na jepet rasti te shkruajme per ” Vatren ” Shqiptare, patjeter qe duhet te ndalojme per nji çast , te marrim fryme thelle, ne menyre qe te kujtojme dy Viganet e Medhaj te Kombit tone; Nolin e Konicen.Diplomacia e tyne nga jashte se bashku me Burrat e tjere te pendes dhe pushkes si Luigj Gurakuqi, Imzot Nikollë Kaçorri , Ded Gjo Luli e Isa Boletini , do te hidhnin themelet e Shtetit Shqiptar pothujse pas 500 vjetve ronbimi prej Perandorise Osmane.
Sod , edhe pse rruga jone per me ardhe deri ktu ku jena , mund te krahasohet me ” Udhen e Mundimeve” , ashtu si Jezusit te cilit ushtaret Romake i kishin vu mbi supe nji kryq te rande ne te cilin do ta gozhdonin edhe pse ishte i pafajshem, po ashtu edhe populli jone mbajti mbi supe Kryqin ma te rande te Shekullin XX, u rrezua disa here prej diplomacise nderkombtare dhe prej anmiqve te mbrendshem sllavo-anadollak, u gozhdue, u varros, dhe prap u ringjall. Me shpalljen e Kosoves se pamvarun , shqiponja fluturon me dy krahet ne qiellin e pafund. Nuk duhet te harrojme se kush jemi dhe te kujtojme fjalimin e Fishtes per me kuptue gjenezen tone;”Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.” Per me kuptue ma s’miri madheshtine e popullit tone po ju sjedhi edhi nji citat tjeter te Gjergj Fishtes ne Konferencen e Paqes ne Paris 1919, “Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.” Edhe pse mund te jena nji Komb i vogel ne numer, jena shume ma te medhaj me zemer. Shqiptaret rrezatojne ngrohtesi kudo qe jane. Edhe kjo ” Mbramje Festive ” e organizume prej ” Vatra” ne Jacksonville , Florida , mblodhi se bashku Shqiptare prej tana trevave . Me rastin e zgjedhjeve per Kryetarin dhe Bordin drejtues, edhe kete rradhe nuk mund te mungonte atmosfera festive me kange e valle Shqiptare. E ftume speciale ne kete mbramje ishte kangetarja Shkodrane , zonja Valbona Peraj, e cila me kangen e saj te famshme ” Jam Arbnore” qe i kushtohet 800 vjetorit te krijimit te Shtetit te Arbnit, na mbushi me krenari dhe na solli ndermend se sa e randesishme asht qe ti ruajme vlerat dhe traditat tona kombetare kudo qe jemi. Fjalen pershendetese e mbajti zoti Adriatik Spahiu, i cili u rizgjodh Kryetar i Vatra Jacksonville per mandatin e ri dyvjeçar. Zoti Spahiu, si gjithemone , edhe kete rradhe e vuni theksin tek bashkimi i shqiptarve te Diaspores ne menyre qe ardhmja e brezave te ndertohet mbi baza te shendosha atdhedadhurie. Te bashkum nen moton ” Nji Flamur , nji Komb, Nji Shtet” mund te rrealizojme andrren tone te perbashket dhe te çojne ne vend amanetin e te parve. Zoti Spahiu,paraqiti edhe Bordin e ri te Vatres ne Jacksonville ; Bukurosh Curre Nen Kryetar ,Shpresa Gallaj Nen Kryetare ,Gjergj Lacuku Sekretar, Elton Hysensani Financjer, Indrit Kellezi Keshilltar , Hasan Hakrama Antar Kontrollor , Lavdie Mato dhe Vasilika Dhimitri Drejtuse te Shkolles Shqipe ,Enkeleda Bacova koordinatore per shendetesine , Vicens Jubani Shef i Departamentit te Biznesit,Ali Lushnja Shef Kabineti,Ilir Abeshi Shef i Departamentit Sportiv, Mimoza Papa dhe Piro Raspopi koordinatore te aktiviteteve kulturore , Kristjan Jubani dhe Mikela Xhaferi nga Forumi Rinor . Me kete rast, pjese e familjes se Vatres u ban edhe tri antare te reja; zonjat Xhenora Troja Jano , e Daniela Qosja.
Zgjerimi i matejshem I Vatres mbetet prioriteti kryesor per te gjithe ne – theksoi zoti Spahiu. Ne duhem te krijojme nje memorje kolektive si shoqeri ne menyre qe te jemi ne gjendje ta ringjallim Historiografine Kombetare. Mjafton te permendim thanjet e te huajve per ne per te kuptue madheshtine e popullit tone.“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”-asht shprehun Lord Byron. Ndersa kanget e vallet Shqiptare na banin te ndjeheshim sikur jemi ne Shqipni, bisedat , pershendetjet mes shokve dhe miqve , si dhe fjalimet e antarve te reja si Xhenora , Daniela e Roberta, rrezatuan ma tej miresine dhe bukurine e rraces Shqiptare.
Ne keto dy vjetet e fundit, Vatra ne Jacksonville asht mundue qe te shpalose ma se miri vlerat tona. Mjafton te permendin se per here te parë ne Jacksonville u mbajt ” Festivali Shqiptar ” per tre dite rresht, ku mori pjese edhe Majori i Jacksonville Beach. Perveç paraqitjes se muzikes, valleve , kostumeve popullore , dhe kuzhines Shqiptare, u organizua edhe nji turne futbolli ,” Kupa Pavarsia,” ku mori pjese edhe ish -futbollisti i Kombetares , Daniel Xhafa. Ne kete aktivitetet , na nderoj edhe Profesor Nusret Pllana , me promovimin e librit te tij ” Genocidi Serb kunder Shqiptarve.”
Nji tjeter risi e Vatres ne Jacksonville ishte edhe krijimi i Forumit Rinor te Vatres. Tashme te rinjte kane mundesi qe te mblidhen se bashku, te diskutojne dhe te ndajne mendimet dhe vizionin e tyne se bashku me ne.
Shqiptarimin dhe Shqipnine Etnike nuk duhet qe te jua kerkojme te tjerve. Ajo duhet te nisin nga ne sepse ajo asht e jona. Humanisti i madh , Lamartini, na kujton se,” Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Gjergj Kastriotin, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
Ne perfundim , nji mirenohje te veçante per gjithe ato qe na mundesuan kete mbramje te kandshme : Kangetaret Valbona Peraj e Franc Palaj, DJ Serafini, TV Borova, Restoranti ” Benito’s.”
Post scriptum.
Njoftojme te gjitha deget e Vatres ne Amerike se me daten 18 Nanduer 2017 , Vatra Jacksonville kremton pese vjetorin e krijimit te saj. Jane te mirepritun te gjithe !