
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizon Simpozium Shkencor ditën e Enjte më datë 28 Korrik 2022 ora 7.00 PM, në Selinë Qëndrore të Vatrës me adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458.
Komisioni i Organizimit të 100 vjetorit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane : Elmi Berisha – Kryetar, Agim Rexhaj, Alfons Grishaj, Ervin Dine, Frank Shkreli- Anëtarë.
Koha e dorëzimit të Kumtesave që do mbahen në Simpozium Shkencor është nga data 15 – 20 Korrik 2022. Çdo kumtues do të njoftohet për pranimin ose jo të kumtesës nga Komisioni deri më datë 25 Korrik 2022.
Kumtesat duhet të dërgohen në adresën: gazetadielli@gmail.com
Me nderime
Komisioni Organizativ.