Ziadin Sela : “Diaspora shqiptare në Amerikë, aset i paçmuar kombëtar, ka dhënë një kontribut historik gjatë gjithë historisë së saj !”/
Nga BEQIR SINA, Brooklyn New York/
BROOKLYN NY : Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela po qëndron për një vizitë disa ditore në SHBA, i ftuar nga komuniteti shqiptar këtu në Amerikë. Kryekomunari i Strugës, Dr Ziadin Sela fillimisht ka zbritur në qytetin e Waterbury në shtetin e Connecticut, ku është takuar me komunitetin shqiptar të këtij shteti, por edhe me kongresmenë e senatorë amerikan. Ai ka pasur rastin të takoj edhe kryetarin e qytetit Waterbury, ku është theksuar arritja e një marrëveshje të bashkëpunimit.
Më pas Sela, simbas gazetarve shqiptar nga Çikago, thuhet se është takuar me Përfaqësuesit e odës ekonomike Izraelite-Amerikane në Çikago, të cilët sipas tyre e pritën me interesim shpallimet e resursve të pasura turistike të Strugës dhe shprehen gadishmërinë, e tyre që kompanive turistike në Amerikë ,dhe në Izrael të afrojnë projektin për pushues dhe për politikat ekonomike për të afruar investimet e tyre.Me këtë rast, burime shqiptare nga Çikagi theksuan dje se Dan Shure, ka deklaruar se shpejti një delegacion Izraelito-Amerikan do të vizitojë Shqipërinë,Kosovën dhe pjesët tjera etnike shqiptare në Ballkan.Në takimin që pati dr.Zijadin Sela në Çikago, sipas tyre me miqtë hebreikë doli nisma që qyteti Skokie(bashkësia e qyeteteve në Çikago)ku jetojnë 250 mijë hebreikë, të binjakëzohet më Strugën.
Në kuadër të takimeve me kurbetqarët struganë në Amerikë, Kryetari i Komunës së Strugës, Dr. Ziadin Sela, të premten në mbrëmje në lokalin “The Bahçe”, u takua me Shoqatën Shqiptaro – Turke, të Maqedonisë – “Albanians & Turks of Macedonia”
Ky vit do të jetë viti i ri im me axhendën më të ngarkuar , deklaroi kryekomunari i Strugës, zoti Ziadin Sela, për të takuar me të gjithë kurbetqatërt tanë, kudo që janë, ata në Europë, Zvicër, Gjermani, Itali, Angli dhe SHBA e Kanada, edhe në Australi qoftë duke i vizituar, ata, ose edhe kur ata të vinë në Strugë, gjatë verës.
Këtë e bëjë u shpreh ai me qëllim që ata të organizohen në formë shoqatash në mënyrë që ata që do t’i pasojnë këta kurbetqar, nesër të mos harrojnë se kush janë dhe prej nga kan ardhur. Sepse, ju e dini shumë mirë, theksojë Sela, nga që jeni një gjenerat që keni lindur atje, dhe e dini se çfarë përfaqësoni, duhet edhe të punononi me atë se çfarë trashgmnie do të lini tek pasardhësit tuaj.
Mbasi Sela iu faleminderua SHBA për atë çka ka bërë ky vend për shqiptarët dhe çështjen shqiptare, ai tha se “Ne dimë se ju këtu keni gjetur vendin kampion të lirisë dhe demokracisë, dhe se ju prej këtu keni mësuar si gjithë bota se çfarë është fjala e lirë, çfarë është demokracia dhe kështu në emër të kësaj edhe ne si shqiptar kemi gjetur veten si shqiptar, në rajon duke pasur mbështetjen dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara, mikut tonë të madh . Kuptohet, që ju duhet të punoni dhe të agazhoheni edhe më shumë këtu ku jetoni në mënyrë që kjo përkrahje dhe mbështje amerikane, për shqiptarët kudo në Ballkan të jetë edhe më e madhe, për vendlindjen tonë atje ku jemi.”
Me këtë rast dua të shpreh edhe një faleminderim për të gjithë ju shqiptarët e Amerikës, u shpreh Sela, “për atë çfarë keni bërë ju për vendlindjen tuaj. Duke e vlerësuar disporën shqiptare në Amerikë, si një aset të çmuar kombëtar, i cili, ka një kotribut historik edhe në çështjen shqiptare.”
Shoqatën Shqiptaro – Turke, e vlersoi përr faktin se ajo jep një shembull shumë të mirë, për struganët, për të treguar se sa të lidhura janë komunitetet në komunën e Strugës, por edhe këtu në Amerikë.
“Dhe, faktikisht në kështu vepruam edhe në zgjedhjet lokale në Strugë, u shpreh Sela, unë kisha përkrahjen e komunitetit turk në Strugë, natyrisht po punojë që ai komunitet atje të ndihet sa më mirë, dhe të ndihet ashtu si edhe janë në shtëpit e tyre, të ndijej edhe dorën e ngrohtë të qytetit dhe komunës së Strugës, pjesë e së cilës ata janë prej vitesh. për këtë qëllim nga buxheti i ri, pohojë kryekomunari Sela, kam planifikuar këtë verë një javë kulture turke, ashtu si gjithë javët kulturore të shqiptarëve, maqedonasve e komuniteteve të tjerë.”
Kreu i kësaj shoqate Ismail Humeti, thotë se nëna tij është nga Struga dhe se ai ka sot atje shumë familjare / miq dhe të fërm të tjerë të cilët kan investuar djerësn e tyre në atë komunë . Xhaxhai im tha ai zotëron dhe drejton një dyqan në Srtugë, dhe bënë një biznes familjar .
Ndërsa Iidhur me shoqatën”Albanians & Turks of Macedonia” themeluar këtu në SHBA, tha Humeti, presidenti i saj, e kemi krijuar mbasi jemi një komunitet madh dhe i susksesshëm për të bashkuar kurbetqarët tanë nga Struga dhe Ohri që jetojnë në SHBA, mbasi ka shumë prej nesh, thotë ai.
“Ne kemi aranzhuar këtë takim për të mirëpritur kryebashkiakun Sela dhe të tregojmë atij, sukseset tona dhe se ne jemi të interesuar për të investuar në komunëne Strugës dhe se mbështetim çdo inisiativë të Selës, që po bënë për Struganët në Shtetet e Bashkuara”
Me kryetarin e Komunës së Strugës, zotin Sela, jam takuar vitin e kaluar në Ohër, në tetor, në një takim ku unë isha i ftuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë për Investimevet e Huaja në kuadrin e Samitit të investimeve të Globale edhe për Maqedonin . Kryetari Sela, dhe gjeti kohë për t’u takuar me mua në Strugë për çka biseduam gjatë se “Ne jemi të kënaqur që të kthehet besimi i diasporës për investime dhe shpresoj që të vazhdojmë lidhjet e mira në mes kurbetqarve dhe Strugës edhe në të ardhmen”, tha Humeti
Duke shtuar se kryekomunarin e Strugës, zotin Sela :” Ne kishim diskutuar mënyrat për të përmirësuar ekonominë në Strugë dhe që nëpërmjet investiemeve sidomos të kurbetçijve për të krijuar vende pune për popullin e komunës së Strugës . Unë personalisht besoj se kjo është një iniciativë kyçe dhe jam i kënaqur që Kryetari i Bashkisë Sela, i cili duket se është i “etur” për të punuar në këtë drejtim të cilin ai ka marrë seriozisht me perkushtim dhe e ka një nga prioritet e tij”.
Edhe, sot tha në fund në bised me gaztën tonë Presidenti i shoqatës”Albanians & Turks of Macedonia” zoti Ismail Humeti, : “Unë jam shumë i kënaqur me takimin dhe shpresoj që të jetë i kënaqur me takimin me ne edhe Kryetari Sela. Shumë njerëz erdhën në këtë takim për të treguar mbështetje për të. Ne besojmë se ai ka një mundësi për të bërë gjëra të mëdha për popullin e Strugës dhe ne duam që ai ( dhe populli i Strugës ) që të dini që ne jemi këtu për të ndihmuar dhe kontribuar për komunën e Strugës nga SHBA .”