• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2012

“TIME”: OBAMA-NJERIU I VITIT

December 19, 2012 by dgreca

NJU JORK- Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Barack Obama u zgjodh sot ”njeriu i vitit 2012”, nga e përjavshmja amerikane ”Time”. Revista amerikane “Time” i jep për herë të dytë këtë cmim kreut të Shtëpisë së Bardhë, pasi ai ishte përzgjedhur një herë në vitin 2008.
”Presidenti Obama, rizgjedhur në nëntor për një mandat të dytë katërvjeçar, mishëron paralelisht një simbol dhe një fuqi lëvizëse pas tronformimeve të thella që pësoi SHBA-ja. Në vitin 2012, ai krijoi dhe formoi një maxhorancë të re, transformuar nga dobësitë e kohës dhe kërkimet, në mes të një pengese të madhe, për të bashkuar vendin”, thekson e përjavshmja prestigjioze.
Në një prej faqeve të së përjavshmes tregohet profili i fytyrës së presidentit, në hijen, pamjen e rëndë, me titull: “Presidenti Barack Obama”.
“Time” ka nisur përzgjedhjen e “Personit të Vitit” që prej vitit 1927. Në vitin 2011, në kujtim të miliona manifestuesve që kishin pushtuar rrugët e shumë vendeve nga Lindja e Mesme në Rusi duke kaluar në SHBA, Time i kishte cilësuar manifestuesit si ”persona të vitit”.

Filed Under: Kronike Tagged With: njeriu i vitit, Obama, Time

NIPI I ELEZ ISUFIT, JONUZ NDREU, NDJEHET KRENAR PER RIVLERISIMIN E ”GJENERALIT ME SHAJAK”

December 19, 2012 by dgreca

Në ndër vatranët që e festuan 100 vjetorin e Pavarësisë në Shqipëri ishte dhe vatrani i devotshëm, Jonuz Ndreu. Me 26 nëntor ai ishte i ftuar në Parlamentin shqiptar me Ftesë të kryeparlamentares, Jozefina Coba Topalli. Jonuz Ndreu tha për Diellin se u ndje krenar kur mori pjesë në një veprimtari Kombëtare, kur Kuvendi i Shqipërisë kremtoi jubileun e 100-Vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni madhështore në nderim të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, anëtarëve të qeverisë së Lushnjes, udhëheqësve të kryengritjeve në trevat shqiptare.

Në sallën e seancave të zbukuruar me flamurin kombëtar, simbolin që bashkon të gjithë shqiptarët, ishin të ftuar nderi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, familjarë dhe pasardhës të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, anëtarëve të qeverisë së Lushnjes, patriotëve, udhëheqësve të kryengritjeve dhe rilindasve të shquar. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në fjalën e saj përpara të pranishmëve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli, ngafoltorja e Kuvendit, uroi të gjithë shqiptarët për Pavarësinë, për datëlindjen e kombit, për kryefestën e të gjithë shqiptarëve.

Nipi i Elez Isufit, u takua me udhëheqësit e lartë të shtetit shqiptar, dhe u shprehu mirënjohjen për vlerësimin e figurave historike, një ndër të cilat është edhe gjyshi i tij, i cili ka hyrë në histori si “Gjenerali me Shajak”,”Arusha e Malit”. Jonuz Ndreu u takua me kryeparlamentaren Topalli, me kryeministrin  Berisha,dhe personalitetet e tjerë të pranishëm.

Krahas figurave të tjera u bë dhe vlerësimi zyrtar i figurës së Elez Isufit. Në materialin përmbledhës të Kuvendit të Shqipërisë për të është dhënë ky vlerësim me shkrim:” Elez Isuf Ndreu (1861-1924)-  ka lindur ne Fshatin Sllovë të Dibrës. Bir i Isuf Ndreut, nga një familje që do bëhej simbol i Dibrës. Strateg dhe udhëheqës popullor në luftën për mbrojtjen e pavarësisë kombëtare. Në krye të forcave atdhetare dibrane u ndesh me pushtuesit serbë. Tre herë forcat serbe ja dogjën kullat e familjes Ndreu. Mbështeti qeverinë kombëtare të Vlorës dhe udhëhoqi kryengritjen e armatosur në krahinën e Dibrës. Në janar të vitit 1916, Franc Jozefi – perandori i Austro-Hungarisë dekoron Elez Isuf Ndreun me Kryqin e Konturës të Oficerëve të Urdhërit të Franc Jozefit (dekoratë lufte). Ka marrë pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924 dhe vdiq në betejën e zhvilluar në Peshkopi kundër forcave të Ahmet Zogut.

Jonuz Ndreu, thotë se ndjehet i gëzuar që vlerësimi për figurën e Elez Isufit u bë me realizëm në këtë kohë trubullullirash, kur shumëkush e shkruan Historinë sipas oreksit. Elez Isufi u fut në historinë kombëtare me pushkë në dorë në një moshë shumë të re. Figurën e tij nuk mundi ta errësojë as regjimi më i egër që ishte instaluar në Shqipëri,diktatura komuniste, që i dënoi rreptë pasardhësit e heroit.
Për Elez Isufin janë kënduar sa e sa këngë, janë botuar sa e sa libra, janë shkruar mijëra faqe në shtypin e kohës por dhe sot. Ai u dekorua edhe nga perandori i Austro –Hungarisë. Dekoratën më të madhe Elez Isufit dhe vlerësimin më të lartë prijësit të Dibrës ia ka bërë populli i vet, që e ka futur atë në këngë, në legjenda dhe në memorien Kombëtare. Këto vlerësime përbëjnë dekoratën më të lartë për “Gjeneralin me shajak”, thotë ai për gazetën Dielli. Ndërkohë ai informon redaksinë e Diellit se gjatë kësaj vizite ka vizituar edhe vendlindjen, Sllovën. Shkoi dhe vizitoi edhe varrezën, ku pushojnë në përjetësi paraardhësit. U takua me të afërm e ,miq dhe u cmall, me të gjallë dhe të vdekur. Po ashtu, ai informon se së shpejti do të vendoset shtatorja e re e Elez Isufit-bust, para sheshit të Bashkisë, ku është përgatitur edhe  projekti i ri i sheshit me pemë dhe lulishte rrotull, që është shumë bashkëkohor.

***

Dera e Elez Isufit ka nxjerrë vec atdhetarë, të cilët nuk i përuli as diktatura e egër sllavo-komunistëve.Një ndër ta ishte edhe Cen Elezi, që vdiq në duart e torturuesve sllavo-shqiptare. Po ashtu edhe biri i tij, Isa Ndreu. Nacionalizmi shqiptar në diasporë e ka ngritur lart figurën e Isa Ndreut. Martin Camaj, Karl Gurakuqi, Ernest Koliqi por dhe arbëreshët e Italisë, emigracioni shqiptar në Egjipt, Damask, Turqi, Amerikë, Europë e deri në Australinë e largët, kane vleresuar kontributin kombetar te Isa Ndreut. Kudo që ndodheshin shqiptarët nëpër botë kishin në duar revistën “Koha Jonë” që shpërndahej falas dhe botohej me kontributin financiar të Isa Ndreut. Isa Ndreu është djali i nacionalistit Cen Elezi, nipi i Elez Isufit dhe vëllai i Jonuz Ndreut, i cili para pak vitesh u nda nga jeta në Firence të Italisë, ku jetoi dhe kishte një aktivitet të ngjeshur prej shumë e shumë vitesh. Ai qe shkolluar në perëndim ndaj dhe kishte kulturë dhe edukatë  perëndimore. Jonuz Ndreu thotë për të vëllanë:  Të flasësh për kontributin e Isa Ndreut në çështjen kombëtare nuk do mjaftonin pak radhë. Ai ndoshta në Shqipëri njihet pak, por në botën perëndimore njihet shumë. Isa Ndreu ishte një atdhetar i madh. Ai punoi plot dhjetë vjet që më së fundi edhe në një shesh në mes të Parisit t’i vendosej emri i heroit kombëtar Skënderbeu.
***

Anëtarin e bordit të Vatrës, z. Jonuz Ndreugjatë vizitës në Shqipëri, e priti edhe Xhelal Mziu, Kryebashkiaku Kamzës.Ata zhvilluan një bisedë të përzemërt. Në takim me kryetarin Mziu, njëri prej miqve  të vatranëve, u shkëmbyen mendime e eksperienca në lidhje me gjendjen e Shqipërisë në të shkuarën dhe në të sotmen. Ndërkohë që interesimi i Mziut ishte për veprimtarinë historike të Vatrës në Amerikë, ku Vatranët dhanë një kontribut të paçmuar për lirinë, pavarësinë dhe rënien e komunizmit në Shqipëri, çlirimin e pavarësinë e Kosovës. Z. Ndreu përshëndeti dhe përgëzoi z. Mziu për arritjet e tij gjatë mandatit në zhvillimin e Kamzës. Z. Jonuz Ndreu ftoi kryetarin e Bashkisë Kamëz z. Xhelal Mziu për një vizitë në New York. Gjatë vizitës së tij, z. Jonuz Ndreu shtroi një darkë  në qytetin e Durrësit, ku ishin të ftuar miqtë dhe të afërmit, ndër ta dhe nipi Eduard Ndreu, drejtor i Portit të Durrësit, kryetari i Kamzës. Z. Mziu si dhe të afërm të tjerë.

***

Kush është Jonuz Ndreu? Lindi me 10 mars 1930 në fshatin Sllovë të Dibrës. Në kohën e regjimit komunist Jonuzi u arratis me 6 maj të vitit 1949 në Dibër të Madhe. Ai pat provuar internimin dhe kishte bërë padrejtësisht 21 ditë burg. Familja e tij përbëhet nga 15 vëllezër dhe shtatë motra, nga këto 12 djem të arratisur. I ati i tij vdiq në burg në Dibrën e Madhe ne 9 maj 1946 nga torturat e mercenarit Mustafa Lleshi. Z. Jonuz shërbeu në ushtrinë Amerikane. Z. Ndreu është banues në New York, aktualisht është në pension. Z. Ndreu është një vatran aktiv dhe pjesë e Këshillit të Vatrës.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: i Elez Isufit, Jonuz, ndreu, nipi

Dibra my Mother land

December 19, 2012 by dgreca

Emin Eddie Egriu/

Dibra has been on my mind continuously ever since I brought my mother’s remains in 1998 to rest next to my father. May they rest in peace!
Many might get angry with me after some of things that I have to say, and this I do not mind because I will speak with my heart and will express what I believe.
As a child I remember drinking directly from the lake as I swiped the top of the water and drank the pure water of nature and tasted the best water ever till this day of my life, when I visited Dibra in 1998 the lake was filthy with plastic bottles floating from Radika to the edge of Dibra and the pure nature of it was no longer there, this I find a disaster, a crime, an unforgivable sin. Still it did not end here, the day after I arrived I went to rest my Mother at a cemetery a place our angels are resting and all I seen was rubbish all around it especially in rout to get to it. Again as a child the only thing that I remember that had to be done was removing the weeds and bushes not garbage as I seen on this day.
After three days of mourning and waiting for guests to share their respect to my Mother I went by hill top that I used to play as a child and saw the house I was born in and the beauty that I remember when I was a little boy, the last time I had seen this was when my father sent me in 1976 and I had imagined how or why we had left such beautiful land behind us and now living in the United States, I knew the answer to why, but I had questions about it because Dibra is so beautiful. The answer to my question is my father was seeking freedom and better opportunity for him and for us, the riches we had in Dibra because my father was living financially very well as he was one, of not many that were self-employed in the days of the Iron fist Communism, so called socialism, I remember his friends and ex workers telling me that my Father had American riches here and he did not need money as many others who leave their homes for a better economy for their families. This I can tell you that my father had no interest in riches, the interest he had was freedom and not just for him but for all of his people as he invested every dime for the cause. This I can say freely because many of you from Dibra know and say this about the Egriu family, “they are no good for themselves because they are only good for others”. Some of you might look at this statement that I just said, as not a good thing to say. This I say proudly, this tells you that all we want to do is help other and this means that we are not selfish or for ourselves. So have faith my fellow Dibrans as I want to you have a better life and a better economy in the land that we both come from and let me extend my olive branch and ask for your forgiveness for all the years that I have not done anything for you and have neglected my homeland for all of my lifetime as I always wanted to do something but did not know what and how to go about it. The contributions that my Father Abedin Din Egriu my Brother Naxhi John Egriu and my Uncle Ibrahim Egriu have done for our people in general is something that many of you will never forget, now it is my turn to try and continue the great values that they fought for and are leaving with us. I will try my best to help and to change your lives and bring back the beauty that Dibra once was. We are a people that are highly respected and have strong values.
Now comes the criticism of why Dibra is in shambles and has not prospered as many other have. Over the years I have been educating myself and have watched from the outside and giving our so called representative’s a chance to do their jobs, the ones here and the ones there, and it’s sad to say but they have not done nothing but make promises to you and or rob you of what should have rightfully been yours, example; your Schools are in shamble, your roads are as old as Dibra, your economy is one of the poorest in Macedonia, your unemployment in Dibra is what about 80% and the Dibrans unemployment here is about 8% and more than half live here in the USA… The sad part is that all we do is build homes in Dibra, so that we can say that we have a beautiful home there and guess what no one lives in them. Imagine all those millions of dollars were invested in our economy and manufacturing and education systems do you think that Dibra would have more than half of its population here, I don’t think so I think many of us would still be there, because here we work full time and when I say full time I mean average of 16 hour days.
Let’s talk a little about (Sociata Dibra Atdhetare) in Staten Island NY, I hear that you in Dibra have many complaints about them not doing anything for you and that they have never really done much. Yes I agree with you, but who do we blame for this the leaders the board or people, I have to say all three, the leaders have not been able to keep the people united, the board has always been divided, and the people have never really been involved. Reason for this because we all have one big problem, that is why him or why not me or he is no good or he is doing it for himself on and on…….. I ask that you stop your bullshit and lets help each other move forward, because I know this for a fact that many of the people that have been trying to help, you held them back, because this or that, this or that is not the answer, unity is the answer let’s take advantage of each other and help each other do the right thing so that we can all Love each other as we do our children good or bad. How come when you travel you are proud to say that you are from Dibra and that you tell others that we are the best at everything, so let’s take that pride and bring us together to challenge our needs as ONE! Sociata Dibra is having there elections this month, I ask that whoever is chosen to be the Board of directors and the President that you all set your differences aside and support them and enforce them to do the right things because let’s not forget that when Sociata Dibra speaks they speak for all of Dibra and this is why you need to be involved. It seems like when you are invited to parties, wedding, sports, and even for a card game or a drink you jump, so why not jump for your children, show them that we care not just for our own but for all our children…. Let’s show the rest of our people that we know how to get things done!
Many of you know that I together with others have founded a new movement called PUSH (Programi Unik Shqiptar) and you might say that, “oh just another organization” first we are not an organization we are a group of people that want to unite all as one to bring all the different organizations together so that we can finally resolve our causes and strengthen our people to give us the freedom that is rightfully ours. Just had our first meeting in Dibra Club in Staten Island NY with some other organizations at this meeting and many just sitting in the back playing chess and having a drink just listening had nothing to do with the meeting, however when the meeting started they were all listening and I believe that they enjoyed what they heard because at the end of the meeting they all became members of PUSH, these are the people that usually do not even want to hear about meetings or organizations, but what they saw and heard they have never even imagined that what Push was talking about would even take place, however they saw that we have a very sincere and honest mission and they saw that our meeting had support from the majority that participated in our meeting. Why have I even mentioned our meeting because we will work endlessly to unite and liberate and create a better life for all as we move forward to the next generation.
In a general message to others I Emin Eddie Egriu challenge this mission to better my home town due to the fact that as the saying goes you must start fixing things at home first, and this is what I will do first as I challenge to UNITE our people across the Balkans!

Consider me being the child that need his mother.
If the baby doesn’t cry the Mother won’t feed it!
PUSH (Programi Unik Shqiptar)
Founder/President
Emin Eddie Egriu

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Dibra, emin Egriu, Mu modher land

DUKE PROMOVUAR SHKRIMTARIN, PERKTHYESIN, PIKTORIN LUAN TOTO

December 19, 2012 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/

Luan Toto e ka nisur jetën më 19. 12. 1937 në qytetin e Vlorës. Mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Ali Demi”, në vitin 1956. Studioi në Poloni për inxhinier mekanik në vitet 1956-1958, por nuk i mbaroi studimet se iu pre bursa nga shteti. Në vitet 1958 – 1960 studioi, me korrespodencë, në Institutin Gjuhë letërsi Shqipe në Tiranë. Punoi në qytetin e Vlorës mësues i matematikës dhe fizikës, në vitet 1959-1962. Në vitin 1962-1965 punoi aktor në teatrin profesionist të Vlorës,. Në vitet 1965-1968 punoi piktor dekorativ në NTAN. Prej vitit 1968 deri në vitin 1992 deri sa doli në pension, punoi piktor në dekorin e qytetit të Vlorës. Është Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”.Në 75 vjetorin e ditardhjes në jetë Luan Toto ka një profil tashmë të njohur. Piktor,aktor,shkrimtar,përkthyes. Veprat e poetëve, shkrimtarëve, dhe artistëve të arteve figurative në përgjithësi mbajnë të hapur një thesar të dijes së thellë. Jo vetëm filozofia dhe letërsia por edhe artet e bukura punojnë për zgjidhjen e problemit të ekzistencës. Në këtë  kuptim energjia që ka derdhur Luan Toto fokusohet në 4 fusha që ka të përbashkët frymëzimin. Letërsia është një mjet i fuqishëm ne edukimin shpirtëror dhe prandaj i arrin plotësisht pikësynimet e veta me mjetet e saj. Bija e parë e bukurisë hyjnore është poezia .Pra letrat. Krijimtaria e Luan Totos në këtë gjini :Sezaiu –novelë,Drite ne qeli- drame,Letra-drame,Arbeni –Drame për fëmijë,Krisma  e pare – Drame për fëmijë,Nga cikli i  romaneve,Koha e Rinise se baballarëve,Dielli perëndoi ne lindje,Duam ajër,Apokalipsi

Cikli trilogji :”Dielli përfundoi në lindje” përbënë në vetvete një cikël të gjatë të romanit historik me ngjarjet tragjike të viteve të luftë së dytë botërore  para të çlirimit dhe pas çlirimit, ku goditi dhimbshëm tërmeti i luftës së klasave ishte ndoshta më i pamëshirshmi. Një pjesë  e dramave të krijuesit Toto kanë jo vetëm artin e të shkruarit ,stilin,ngarkesën emocionale,intrigën pra janë gjithsesi në vetvete krijime mërfilli artistike të realizuar .Luan Toto ka treguar se edhe në gjininë e përkthimit të kryesisht asaj polake është një mjeshtër i vërtetë.Një këndvështrim teorik, ka thwn njw pwrkthyes i njohur,“përkthimi është një veprimtari psiko-gjuhësore ushtruar nga dikush me gojë a me shkrim me qëllim komunikimi midis bashkësish a individësh që nuk flasin të njëjtën gjuhë. Në rastin e përkthimit letrar, kjo veprimtari ka një rezonancë estetike ,sot ekziston në botën e qytetëruar një shkencë e përkthimit që quhet traduktologji . Falë përpjekjeve shkencore të këtyre dy figurave të teorisë e praktikës së përkthimit, sot përkthimi nuk është më si dikur një nëndegë e gjuhësisë, por shkencë më vete. Pra, përkthimi është shkencë; si i tillë, ai mban lidhje të ngushta me gjuhësinë, psikologjinë, leksikologjinë dhe leksikografinë. Gjithsesi, të mos harrojmë se, para se të ngrihej në këtë nivel, ai ka qenë gjithashtu dhe vazhdon të jetë një teknikë; si i tillë, ai mban lidhje me gramatikën, stilistikën dhe artin e të shkruarit.

Përkthimi nga gjuha polake

1-Gjermanët –dramë

2-Dita e parë e lirisë- dramë

3-Rruga  e superspiunit-Tregim

4-Misioni i gjeneral Betuarit

5-Operacioni ‘Poli I veriut”

6-Dueli I spiuneve

7-Ku është Oberleutnanti Siebert

8-Katastrofa e Hiroshimës

9-Atentati kundër Kutscherit

10-Mullixhiu nga De-tregim

Piktura:“Nëna e arteve të dobishme është nevoja  thotë një filozof. Ajo e arteve të bukura është tepria. Të parët kanë si baba intelektin. Të dytët gjenin .Ç’janë artistët ,krijuesit e veprave të dobishme ? Ata ndriçojnë mendjen njerëzore me veprën  e tyre duke ndikuar në formimin qytetar .Rruga që nuk përshkohet nga drita është errësirë. Dhe përse na duhet ndriçimi . Intelekti është thjeshtë medium i zbërthimit të motiveve i gjetjes ,kuptimit të tyre. Një njeri normal ka 2/3 vullnet dhe 1/3 intelekt. Një poet,shkrimtare  apo artistë ka  2/3 intelekt dhe 1/3 vullnet. Ajo që quhet çast  përkushtimit nuk është gjë tjetër veçse çlirim i intelektit. Me këtë fuqi shpirtëror ndikon artisti,poeti dhe shkrimtari në qytetarin tonë. Në këtë kuadër vlerësimi dhe roli i një krijuesi mbetet i rëndësishëm në formimin qytetar. Në të vërtetë brenda atyre telajove arti shkrihej e gufonte,lëvizte plot nur bukurie,ngjyra e kolorit.I.B, poet dhe gazetar,pedagog  e  është shprehur se që kur ishte nxënës në gjimnazin “Ali Demi”, ai dallohej në të gjithë djemtë e talentuar në fushën arteve. Pra Luani thotë gazetari i mirënjohur Bregu ishte në krye,madje edhe në artet pamore. Një shqyrtim të këtillë unë e shikoj si një dritare të vlefshme. Lëmi, që ai gatuan më mirë është ndoshta piktura. Realizmi dhe qyteti i tij jugor me det shfaqen çuditërisht bukur. Peizazhet i godet mirë. Ka një dorë të vëmendshme që shket me aq kujdes përmbi telajo. Nuk ngopesh për nga bukuria dhe lirizmi kur shikon Ujin e ftohtë. Të kësaj pjese gjen dhjetëra krijime të hedhura duke treguar se arti i tij më parë se të zbres atje është gatuar në shpirt. Në të vërtetë, brenda ndjen poezinë, si ai qelqi që thuhet uji, që zbret, dallgët që shkumëzojnë, shkëmbinjtë dhe plazhet e detit të jugut, gjithë jetë. Mua jo se më pëlqen realizmi por kam nostalgji për këto vende piktoreske,që sa i shikon aq më të magjepse shfaqen, keni parë detin dëshmitarë, dallgët, diellin, perëndimin, bluja e theksuar tek piktorët e Vlorës si vetë ngjyrimi i detit.Një kalendar të tij dhe pash vjeshtën e thjeshtë pa rivale të vetë,ashtu siç e kishte bërë nëna. Përroskat e pathara ujëshumë, kopshtije të harlisura, ujëvarë, bimësi, banesa, stinë dhe cikle që shumëzohen nën shi, mirëpo tuneli mbetet pjesë e zemrës për vlonjatet. Ai është zgjedhur këtë herë ndryshe, në hyrje por dhe në dalje të tij, për të thënë se bukuria e tij nuk është vetëm në fillesë, dhe ajo që të impresionon janë pemët shkurrnajë me ngjyra befasuese. Ekspozita te hapura gjithsejtë 4. Ka punuar mbi tablo me motive te ndryshme .Ka nxjerr albumin me piktura të titulluar:Në studion e piktorit Luan Hysni Toto.Luan Toto në vitet e vrullshme të pjekurisë së atij artistike është shfaqur edhe si aktor në trupën e teatrit të Vlorës. Në vitin 1962-1965 punoi aktor në teatrin profesionist të Vlorës, ku luajti 6 gjashtë role kryesorë, midis tyre edhe rolin e peshkatarit tek “Familja e peshkatarëve” të Sulejman Pitarkës. Profili i  tij do ta plotësojmë më mirë miqtë e tij aktor dhe,shkrimtarë e piktorë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Luan Toto, perktheysi, piktori, shkrimtari

Kultura e lirisë përballë mizeries morale

December 19, 2012 by dgreca

Ndue Ukaj/

Kosova duke kaluar nga robëria në liri dhe nga liria deri te pavarësia, ka realizuar kështu dy aspirata fundamentale, të cilat ja kanë mbajt gjallë shpirtin veprues dhe dinamikë ndër vite. Mirëpo, pas përmbyllës së këtyre dy etapave, ka munguar dhe vazhdon të mungoj ideja mbi çfarë baze morale dhe intelektuale synohet te ndërtohet vendi. Kjo gjendje, ka krijuar amulli dhe plogështi në vend.

Çdo shoqëri, në çdo kohë, ushqehet nga disa ideale të larta, që bahen parime të brendshme dhe që e mbajnë gjallë. Mbi këto parime e ideale, krijohet kulturua e interesit të përbashkët.

Pas sendërtimit të aspiratës për liri dhe pavarësi, shqiptarët e Kosovës e kanë humbur busullën e orientimit. Nuk ka më ndonjë parim intelektual e moral mbi të cilin synohet të ndërtohet vendi ynë. Nuk ka më ndonjë ideal që e ushqen qytetarinë tonë. Përkundrazi, qytetarët e këtij vendi, ushqehen me të keqen dhe e keqja ka filluar të bëhet parim i përditshëm, që i ofrohet nëpërmjet politikës, arsimit, medias, etj. Përballë kësaj gjendje degraduese, asnjë alternativë e shëndoshë dhe shpresëdhënëse, s’duket në horizont.

Mungesa e një alternative dhe e një ideje progresive e pozitive, ka bërë që një shoqëri e tanë të rrokulliset ne mizerie morale. Në këtë situate, ku kapadaillëku i ka zënë vendin inteligjencës, është e vështirë me prit zhvillime pozitive. Shoqëria jone, është lirua nga prangat e robërisë, por s’e ka kultivua kulturën e lirisë dhe demokracisë. Në mungesë të kësaj edukate dhe në mungesë të edukatorëve, mediokriteti ka lëshua rrënjë kudo, duke e shndërrua mosdijen në një normë të pashkruar, por të domosdoshme për “suksese”. Kjo ka sforcua tej mase një klasë pseudopoltikanësh e psuedoanalistësh. Kosovës, tashmë një kohë të gjatë i mungon një klasë idealistësh e intelektualësh, që guxojnë, por edhe që dinë t’i dalin përballë të keqes, jo me një të keqe tjetër, por me një ide më të mirë. Kosovës, i mungon një klasë intelektuale, që duhet të dalë dhe të jep alternativa të shëndosha e të motivuara nga idealet e mirëbërsisë (koncept i Branko Merxhanit).  Kjo gjendje, ka bërë që ideali i njerëzve tanë të jetë fudullëku, pushteti pa meritë, dija pa kritere, arritja pa mund, karriera pa punë. Këto vese, na kane çorientuar gjithë sistemin. Një kastë mediokrish e rrahagjoksësh drejtojnë vendin, ndërkohë që partitë, mediat, institucionet akademike dhe arsimore, janë shndërrua në duzina që prodhojnë numër dhe jo cilësi. Në Kosovë,  është fashitur çdo ideal për të krijuar një shpirt unik e shtetformues. Në anën tjetër, sentimentet ndaj pushtuesve osman janë shtuar dhe rritur deri në dashuri, ndërkohë që adhurimi për vlerat tona të njëmendta bie çdo dite e me shumë. Shqiptarët e Kosovës jetojnë pa ndonjë ideal të lartë, pa asnjë synim madhor, pa asnjë qellim afatgjatë dhe pa plane strategjike shtetërore. Këndej pari, këto parime i ka zëvendësuar improvizimi dhe alibia e arsyetuar banalisht: për ne kujdesën të huajt. Në gjithë këtë amulli, një rol tejet negativ kanë luajtur edhe mediat, të cilat nuk kanë bërë përpjekje minimale të jenë në shërbim të së drejtës, të së mirës dhe të përhapjes së kulturës së lirisë, që është porta e vetme drejt demokracisë së shëndoshë.

Çfarë i duhet shoqërisë sonë? Këtë pyetje e shtrojnë idealistët e paktë, që me ankth e shqetësim shestojnë rrokullisjen e shoqërisë sonë në mizerie morale, që zënë fill me debatet absurde në tempullin e demokracisë (parlament) dhe aneminë e opozitës për të dhanë një ide shtytëse më të shëndoshë e më progresive. Po këtë anemi, e ndeshim edhe në sferën e përgjithshme publike, te shoqëria civile, mediat dhe intelektualët. Andaj, Kosovës më shumë se kurrë, i duhet një ide e re shoqërore, që i del përballë të keqes që ka triumfuar kudo. Kjo s’është e lehtë, por s’është e pamundur. Duhet një ide e mire, që pikësynim ka interesat e përgjithshëm dhe të mirat e përbashkëta. Kjo filozofi ndërton ideale të përbashkëta. E kjo behet nëpërmjet një klase të shkolluar mirë dhe me parime të shëndosha humane dhe kombëtare, nëpërmjet një inteligjencie që është e aftë dhe e guximshme m’i këput zinxhirët e mendjes, siç do te kërkonte F. Konica. Katandisja jonë në mizerie është bërë me vetëdëshirë. Ne vendin tonë, ende nuk shihet një frymë e re, as ne media, as në kulturë, as ne sferat tjera, qe do t’i thoshte me dije dhe alternativa stop te keqes dhe njëkohësisht do të shfaqte alternativa e ide të menduara mirë, në përkim me ambiciet e vendit. Politika ka përgjumur edhe atë klasë intelektuale që kemi pas. Një pjesë e ka fut nën sqetullat e pushtetit dhe e ushqen me ndonjë kockë, sa për t’ia mbyll gojën. Një pjesë e ka katandis në mjerim ekonomik. Mediat dhe analistët e shumte, janë ose mediokra ose shfaqen me ide rrënues. Nuk mjafton vetëm të kritikohet ky sistem dhe ky pushtet. Duhet dhënë alternativa e ide të qarta si dilet nga kjo gjendje. Opinioni publik, është i uritur për ide kreative dhe ndërtuese. Ai nuk ka nevojë për kundëride të këqija. Në këtë sens, e shoh tejet shqetësues fakti se edhe ato pak ide te ndryshme qe shfaqen në politikë e herë pas here edhe në media, s’kanë substancë, janë jashtë çdo realiteti kombëtar e ndërkombëtar dhe pak duken të jenë qëllimmira. Kjo ka bë që shoqërinë tonë ta kap një ndjenjë e plogështisë, ndërsa inteligjencien e paktë, një ndjenjë e indiferentizmit, e arsyetuar me fjalët: asgjë s’bahet më mirë. Populli, po ashtu ushqehet nga një ndjenjë të perkohëshmerise. Kombet nuk ushqehen me ndjenjat e përkohshme, sikur çdo gjë ndodh për sot. Kosova ka nevojë për një rilindje te re shpirtërore, e kjo tashmë është bërë nevojë imediate.

E keqja më e madhe shoqërisë i ka ardhur nga degradimi i inteligjencies. Ky degradim i ka krijuar kushte te favorshme kësaj kaste politike, që gjendet ne deficit të gjithfarshme, m’u sjell si te dojë me fatin e një vendi. Kjo degradim, ka shkërmoq idealet dhe sot, politika është bërë ushqim dhe shujtë e përditshme për shqiptarët. Kultura, është marxhinalizuar, ndërkaq njerëzit e kulturës, trajtohen si “për gjynah”. Nuk ka mundësi një komb me ec drejt përparimit, pa pas edukatorë, njerëz të kulturës, njerëz te dijës, qe dinë ta ushqejnë me vlerave të njëmendta.  Është tashmë fakt i pranuar se politika ka ngulfatur çdo gjë. Ne shohim sesi njerëzit e konjukturave të ndryshme, varin maska dhe atyre ju besohet verbërisht. Këtu bëjnë pjesë edhe disa pseudo akademikë, që të vetmen gjë që e bëjnë mirë për Kosovën është mjegullnaja dhe plogështimi i shoqërisë.

Kosova duhet ta flakë idenë se shteti jeton për vete dhe luksin e tij.  Vendi ynë duhet të ushqehet me ide tjera, me ide kulturore e ideale kulturore, sepse vetëm këto ide e ideale, mund ta mbajnë gjallë fanarin e ndezur të një shpirti gjallërues kombëtar.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Kultura e lirise, mizerja morale, Ndue Ukaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT