• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2013

SOFRA E DIELLIT- POEMË PËR AJSHE GËRVALLËN

January 18, 2013 by dgreca

(KUSHTUAR LOKEMADHES SË KOMBIT E NËNËS ATDHETARE)/

Xhemail Peci/

                                                                                                 “E ku të shkruhen ndë kartë,/

Fjalët e gjuhës së zjarrtë?!”/

Naim Frashëri/

1.

Sa herë të kujtoj Ty,/

Shipërinë e shoh në zemër,/

Shqipërinë e shoh në sy./

 

Sa herë í kujtojmë Ata,/

të kujtojmë Ty,/

Haso Topullin tek hiqte valle,/

dhe burrin me opinga baroti,/

Mihal Gramenon kur pendës së tij shkroi:/

se Haso Topulli nuk nxorri asnjë pikë loti,/

tek në dorë í tundej si shqiponjë shamia,/

s’qante dot Haso Topulli,/

se qante Shqipëria./

Se herë që mblidhet Kosova kreshpëruar,/

me zemër të përgjakur dhe me shpirt të lënduar,/

në Kështjellë të Kujtesës – Kështjella e Qëndresës,/

sa herë që dhembjet e shkeujve në gjakun që vlon,/

me ankthin e kohës t’í shporrë hithra e ferra gjakon:/

ato Shenja të Shenjta, e ehu Ajo Kanjushë e Verdhë,/

kushtrimin e brezave dhe kushtrimin e gjyshërve,/

me kësulën e bardhë mbi sy,/

epikën legjendare vargjeve e derdhë:/

eja loke, e ma jep martinën,/

përmbi shkëmb, o ta vë opingën!/

Është Kënga e Kamber Loshit,/

e Kënga e të Gjitha Këngëve,/

nëpër gëzhojat e melodive të barotit çelur,

është vet firmammenti í shqiptarëve,

gjak mbi vetullat mbledhur:

Nanë moj Nana e Bajram Currit,

si shqiponja n’maje t’gurit.

 

2.

 

Me shaminë e bardhë si dëbora e kreshtave të Shkëlzenit,

me sytë si shqiponja e Ilirisë Lidhjes së Prizerenit,

kënga iu fal Drinit e Ibrit, Vjosës dhe Bunës,

shqotave dhe sufierinave, Pashtrikut e Lubotenit,

iu fal Shkumbinit siç iu fal dhe Erzenit,

mes Scillës dhe Haridbës e në Shtratin e Prokursit,

Tivarit dhe Dubovikut, Prevezës dhe Artës,

Tiranës, Tropojës dhe Kukësit,

Ti Shqipëri u dhe gji nga gjiri í Rozafës,

Ti Shqipëri u dhe sy nga sytë e shkabës:

Mëmëdhe quhet toka…

Arbëria matanë detit,

Gitarë me mall të valë,

Kangjelë e Zjarrtë e Poetit,

e qumësht í Teutës zemrat ua ndezi eshkë e strall,

në zemër lirinë, Kosovën në gjoks, Shqipërinë në ballë,

ecur Plisabardhët mbi majën e shpatës,

siç ka ecur gjithmonë Kosova,

në prush, në flakë, në zjarr,

e Shqipërisë shqiponjë: përballë shqotës dhe shtrëngatës.

 

3.

 

Ti Nënlokja e Kombit,

me peshën e moteve të mëdha mbi supet,

dhembja kurrë s’të theu e hasmi kurrë s’ta pa pikën e lotit,

e toka mbolli farën e plumbave dhe shtroi sofrën e barotit,

Ti Djemtë Atdheut ia fale si Lule,

Ti Dardanja e Urtë,

Ti Nënlokja Trime,

Kosovarja Ti,

Krutanja Ti,

 

Shamibardha e Tropojës Ti,

Shamibardha e Ajkunës mbi Bjeshkët e Rugovës – Ti,

Ti Nënë Zahideja,

E Jasharajve Ti,

Shqipëria Ti.

Sa herë të kujtojmë Ty,

oshëtima e vargjeve të Fan Stelian Nolit,

na vie si gjëmim me bubullima,

na vie siç í vente Isa Boletini Vlorës me opinga:

Mbahu Nëno, mos ke frikë…

Gjaku i Djemve t’u bëftë Dritë.

Na vie siç vie dhe gjëmima e vargjeve të Hilë Mosit:

Ah Shqypni, mos thuej mbarova!

 

4.

 

Lokemadhja Ti,

Nënlokja Ti,

Kreshnikja Ti,

epikë fishtjane e epikë kreshnikësh Ti,

gërshetë e thurur psherrëtimash lulevirgjëra,

Ti Praneverë e Ilirisë – si trëndafil përmbi bokërrima:

Cufa e Bardhosha na është mbushë Kosova…

Në një cep të Ilirisë e mu në zemër të Dardanisë.

E diku larg,

kur zemër e Kosovës pak nga pak pikoi gjak:

e ndalën diku, të Ëmën e Jusuf Gërvallës!

U dha lajmi,

e shpirtrat e shqiptarëve í shtrëngoi si lak,

po gjurmët e gjakut me zë trëndafilash,

sfidë u bëjnë ndeshtrashave,

se është zemra dhe shpirti í Shqipërisë,

që u hapë portat Shamibardhave.

 

Sa herë që të kujtojmë Ty,

i kujtojmë ATA,

Atdhetarët si të parët,

o sa herë që të kujtojmë Ty,

Shqipërinë e shohim në zemër,

Shqipërinë e shohim në sy,

Vallen e Haso Topullit,

kur iu vra Çerçiz Topulli,

në këngën polifonike-

kur iu vra Çeço Bukuria:

Në u vra nga trimëria,

Namn’ e morri Shqipëria.

 

5.

 

E kur bajonetat serbe bebëzat përgjakën të lulekuqeve,

në rafalet dhe në breshëritë e automatikëve,

mbi filizat e njoma që supet kishin mbështetur mureve,

ikonat mesjetare, hijenat dhe gjarpërinjtë me sprijat dhe shtrigat,

gjymtyrët e Atdheut me zinxhirët e tankeve lidhnin shëlligat,

në vaj dhe në lot i mblodhi dhembjet Shqipëria,

në gjak dhe në lak, në zjarr dhe në hekur,

litarin në fyt e thikat ashtin prekur,

përreth hijenat prapë me shëlligat,

gjarpërinjtë në gjak me katallanët dhe shtrigat,

lebetitej kujës, dhembjes dhe gjamës la me gjak Dardania,

e Thirrja erdhi si Zë í Shenjtë,

shprushur prushin e shekujve me ballët tek liria:

Dardania Diell Dardanësh,

Zë e Zemër, Gjuhë dhe Gjak í Shqipërisë,

si Shenjë e Shenjtë e Gitarës së Poetit,

Zë í Zemrës së Jusufit e Zë í Zemrës së Bardhoshit:

T’falemi Shqypni!

U fal një komb í tërë,

para atyre Varreve si përpara vetë Djepit të Lirisë,

Altarit të Shenjtë kur u fali Rozafa fletë fatosave te kombit,

e që lindi prapë në çerdhet e veta shqipet e Kastriotit,

e gjokset digë ia vunë para grykës së topit,

e celula të para si plis í bardhë mbi vetull Nëntor për Nëntor,

Oso Kuka i bëri Kullat e Arbërit – Kulla të Barotit:

Nëntor për në Nëntor,

me gjokset si Tomor e me ballët për në Vlorë.

 

6.

 

Sa zemra dhe sa pena u shkrinë për Shqipërinë,

si në krismat e pushkëve ogurbardha të Tahir e Nebih Mehës:

Dy me dy mijë!

E dridhën në themele tek krimeve po kalbej – vetë Perandorinë,

në Pranverën e Përgjakshme të Motit të Madh 1981,

Pena dhe Pushka e zgjuan Dardaninë,

e në currilat e Gjakut të Janarit të Gërvallëve,

në frëngjitë e Kullave të Marsit,

e në Lumenjtë e Gjakut të Jasharajve,

prillit dhe nëntorëve, gjokseve dhe krahanorëve,

Shqiponjë e Ilirisë Kosova iu falë Lirisë:

E Ilirisë Kosova.

O Bacë, Jusuf ka me ardhë se s’ka që e ndalë,

O Bardh, ka me zbardhë Dita e Madhe e Motit të Madh,

se dardha pikë nën dardhë:

O Shpirtndritur,

O Zemërbardhë,

O Prijatarë.

Drini í Bardhë e Drini í Zi:

Cufa, Bardhi edhe Ti,

Një Shqipëri,

në Fushat e Përgjakura të Dardanisë,

Kalorësit e Lirisë,

e vallen prapë e heqë Fustanella e Ilirisë,

dhe flatrat sërish í hapin shqiponjat,

kur lart fluturojnë përmbi kreshtabardhat,

mbi Dheun e Arbërit – Nuse Malesh,

Tre Mijë Vjet Shqypni mbi Dhe,

si Zotit vet – ti veç Lirisë í falesh,

Flamurin në ballë e Plisin si borë mbi vetull:

Përkrenarja e të Madhit Skëndërbe.

 

7.

 

Nuk është Vojsava që rri vetmuar mendimet duke tretur,

në gurët e çmuar të oratorisë së Fan Stelian Nolit,

Gjergjin dhe Hijen e Tij tek pret,

si Zonjë Bujare në Dheun e Vet,

kur Hyjnitë Ilire Lisit të Dodonës iu falen si Orakullit,

as Doruntina vetëm nuk është,

Konstantinin me Besë të dhanun,

tej nëntë maleve legjendave duke pritur.

Me Gjuhën e Gjakut dhe me Gjuhën e Gurit,

shpalosur e me kokën e shqiponjës plagosur,

e kuqja e Flamurit ka rënë mbi një Nënë,

Në Tokën Jetike Një Zemër Epike e Një Nëne Kreshnike.

Me Shaminë e Bardhë si majat e maleve të Tropojës,

sfidë i bën Vajit të Ajkunës,

Omerin tek vajtonte në Bjeshkët e Rugovës:

Nanë, moj nana e Bajram Currit,

si shqiponja n’maje t’gurit.

Vetullat shkabë mbi harkun e përgjakur të Dardanisë,

epika e këngëve me zë gjaku e me shpirt të Shqipërisë:

Eja Loke, e ma jep martinën,

Përmbi shkëmb, o ta vë opingën.

Tek Qumësht i Rozafës e tek Balli i Nënë Ajshes,

nisë gjeografia e shenjtë e etnisë së Shqipërisë,

e shqiponja merr prapë flatrat në gjakun e të rënëve,

e këngët i merr në vargjet e poetëve,

e lahutën prapë ua jep kreshnikëve:

Është qëndisma e duarve të Marigo Postjes,

Dardanët si Diellit vetë i falen prapë Lirisë,

i falen si t’parët e tyre e si vetë Perëndisë:

Shqipëri Shqiponjë Kosovës,

Shqipëri e Çamëri Shqiponjës.

 

8.

 

Në ndjenjën e përgjakur të zemrës së përflakur,

në stuhitë e egra të shekujve përplasur dhe ngritur,

këmbëzbathur, plagosur dhe vuajtjeve cfilitur,

martirë, përgjakur dhe përpëlitur:

i thanë Diellit bëhu Nuse Lirie,

e gjakun ía falën Pranverave të Dardanisë,

si qumësht i ëmbël i nënës në buzët e fëmisë,

e nëpër djepa hodhën shtat e u bënë si plepa,

pendën nëpër libra e plisat përmbi shkrepa,

t’Rozafës Ninulat e kështjellat në kullat,

përkrenarja në plisat e burrat si lisat,

në gjokset rrufetë e në krahët vetëtimat,

në cohët e opingave mbanin bubullimat,

ngjeshur armë dhe rrethatore:

Mos ma shkel, o barin mbi vorre!

Currilat e gjakut tek rrënjët e pragut,

se s’shterrën as gurrat e as burrat me kullat,

as s’u shembën dhe as s’u trembën,

kohës kur i prinë në ballë:

SHQIPËRI TË QOFSHIM FALË!

 

9.

 

E Kulla e Gërvallajve,

si Agroni kohës i tha:

Vraje Vdekjen dhe Mbretin Blu,

Krajlin që ta shkelë barin mbi vorre,

dhe tradhtinë e zezë si nata,

Tradhtinë që përdredhë trupin si gjarpër:

Vraje Tradhtinë!

Edhe kur e këputi shpirtin fjala,

Rapsodi këngës prapë ia tha:

KUSH TË VRAU, JUSUF GËRVALLA?!

E koha në thinjat e saj si moshë biblike,

prapë i thirri kujtesës së kombit:

Dhashtë Zoti e vrasësit të mos jenë shqiptarë!…

Qau Janari me lot prej bore,

për një Djalë, Djalë Kosove…

E zemrën hasmi í zi, t’ia thente kurrë nuk mundi,

se ishte prapë koha, ajo që si fjala malet i tundi:

Unë kam djem plot,

dhe se ata janë në gjithë Kosovën.

E Derën e Shtëpisë – Ajo,

të mbyllur s’e mbante dot,

se Nënat e Bijve që hasmit tokën ia shtrojnë me barot,

nuk kanë kurrë as lot dhe as mort.

Oxhaku i Kullës së Dubovikut,

le të tymojë përgjithmonë,

Dritë paçin Kullat,

e Dritë U Bëftë Shpirti,

dhe Derën lereni të hapur,

se kështu e donte dhe Gitarë e Tij,

si Gitara e Federiko Garsia Lorkës,

Shqipëri Shqiponjë Kosovës,

Shqipëri e Çamëri Shqiponjës:

Ballkonin të hapur lereni,

si nëpër Këngët e Motit të Madh,

Varrin tek një qiparis a tek një lis,

e kali të hingëllijë gati për logun e luftës,

si kali i Nik Petës tek Kënga e Sprasme e Balës-

në penën e Gavril Darës – të Riut,

kushtrimi i penës është vetë kushtrimi i pushkës,

Flamurin dhe Armët tek koka t’ia veni,

se Konstantini í Vogël nuk ia ka dhënë Besën

Vetëm të Ëmës,

po edhe Doruntinës – në përgjigje të pyetjes:

Kush e solli Doruntinën?

 

10.

 

Se Shqipëria,

me ankthin e shekujve nbledhur në zemër,

í thërret një nga një dhe Emër për Emër:

Jusuf, Ju kam gjallë,

Bardhosh, të kam Djalë,

Kur kam lot e kur kam mall,

u kam eshkë e u kam strall,

Jam Çamëria e jam Kosova,

jam Janina e jam Prishtina,

jam Tetova e jam Tropoja,

jam Preveza e jam Tirana,

Lazarati, Konsipoli e Tivari,

djep pas djepi e djalë pas djali,

brez pas brezi e plis pas plisi,

kur kam lot e kur kam mall,

u kam eshkë e u kam strall:

JAM VET AJSHJA,

QË U PUTHË NË BALLË.

 

 

Janar 1982 – maj 2004.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Poeme per Ajshe Gervallen, Xhemail Peci

LISTA E SHQIPTAREVE TE AMERIKES QE U NDALOHEJ HYRJA NE SHQIPERINE KOMUNISTE

January 18, 2013 by dgreca

Lista me emrat e  380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit komunist dhe u ndalohej hyrja në territorin e Shqipërisë…./

 “Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta”  është thellbi i këtij materiali thotë Kastriot Dervishi, Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, pra personi përgjegjës për gjithë këtë material/

NGA BEQIR SINA, New York/

  Në një bisedë të zhvilluar këto ditë me zotin Kastriot Dervishi, i cili njëkohësisht mban postin Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, pra personi përgjegjës për gjithë këtë material dhe gazetari i seksionit Dosier të gazetës 55, tregon për herë të parë se si janë përpiluar listat e atyre që zoti Dervishi, thotë sipas dosierit është  klasifikuar si “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” dhe nuk u lejohej hyrja në ish RPSSH.

Ky material që  po botohet për herë të parë, prej rënies së diktaturës komuniste, shpërbërjen e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendeshme  dhe nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, ka eksuzivitetin vetëm të këtij autori. Pra, askush nuk ka të drejt të përdori këtë material pa u konsultuar drejtpërsëdrejti me zotin Dervshi për shfrytëzimin e çdo të dhënë që gjendet në material.

-Zoti Dervishi dekadën e fundit Ju jeni shquar në shtypin shqiptar për një serë materiale të pasura dhe shumë interesante, të botuara edhe në një libër tuajin, por edhe në Dosierin e mbajtur nga ju në gazetën 55. Do të ishte me interes mbasi ju keni kaluar shumë materiale të këtilla nëpër duar: Çfarë ju ka tërhequr më shumë në këto materiale dhe si do t’i klasifikoje ti ato “ 

Kastriot Dervishi : Në mesin e shumë materialve do të veçoja edhe këtë Materialin më i fundit i cili është publikuar në Dosier – gazeta 55 , “1990/ 380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – “Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta” një Dosier dhe tani në gazetën tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 
 
  
-A ka ndonjë dokumet ku tregohet se si sigurohej materiali i survejuar nga elemnetët e dërguar prej Sigurimit të Shtetit apo Misioni i tyre në New York ?
 Kastriot Dervishi : Për vitet e regjimit komunist informacioni sigurohej duke pasur si qendër mbledhje të dhënash misionin shqiptar në Nju – Jork. Këtu ishte rezidentura që varej nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit. Kjo e fundit ishte drejtori në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa organikisht varej nga Ministria e Punëve të Brendshme. Një kategori oficerësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme kamufloheshin me funksione diplomatike për të kryer misionin e tyre agjenturor. Oficeri i Sigurimit në Nju – Jork kishte ngritur rrjetin e tij sekret. Informacioni sigurohej nga “burimet e hapura” (revista, gazeta, që botoheshin në SHBA) dhe “burimet e mbyllura” (me agjenturë). 

 Qëllim i vetëm ishte vetëm diaspora shqiptare, pasi në asnjë nivel tjetër Sigurimi nuk ka depërtuar me agjenturë. Ky informacion është siguruar më së shumti nga burimet e hapura, pra nga ato që shihte oficeri i ngarkuar në një aktivitet shqiptarësh. Sigurimi nuk ka pasur ndonjë shifër të lartë agjentësh sikurse mund të imagjinohet. P.sh. vetëm për vitin 1959, në SHBA Sigurimi kishte në lidhje vetëm 4 agjentë.

 Informacioni i ardhur nga SHBA që nuk ka qenë më shumë se fakti i identifikimit përgjithësisht të elementit që nuk e donte regjimin komunist, përcillej në Tiranë për Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Informacioni ndahej pastaj në degët e punëve të brendshme të rretheve të cilat kishin hapur fashikujt e të arratisurve, dokumente ku shënoheshin edhe lidhjet familjare të të arratisurve.

  -Ka në  listën “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” që mbas rënies së regjimit komunist, figurojnë ndër personat që kan hyrë e kan dalë si në Shqipëri dhe në ish Jugosllavin e atëhershme ? 

 Kastriot Dervishi : Kjo shpjegohet me dy arsye: së pari me pasaktësinë e të dhënës dhe përpunimin e saj, një defekt kryesor ky i Sigurimit në shumë vite dhe së dyti në prishjen e marrëdhënieve midis personit dikur vizitor dhe shtetit komunist. 
 –Zoti Dervishi ka disa emra në këtë listë që ishin shqiptarë me banim në SHBA dhe që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – por që këtu në SHBA, nijhen se “hynin e dilnin” në zyrat e Misionit të përhershëm pran OKB në New York, ose kishin lidhje të forta me diplomatët e asaj kohe – pra njerëz të dyshimtë. Si e shpjegoni ju këtë fakt në bazë të këtyre materialeve ?
 Kastriot Dervishi : Është e njëjta logjikë që funksionon edhe për rastin e mësipërm. Përveç kësaj duhet të kemi parasysh edhe efektin “dopiorol”, aq i përdorshëm në teknikat agjenturore e ku natyrisht i humburi ka qenë gjithnjë Sigurimi.
  -Ka dyshime se nëpërmjet një marrëveshje në mes autoriteteve të ish Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës prej kohë së miqësisë së tyre (1944 -1948) shkëmbeheshin vazhdimisht informacione për individ të veçantë, të cilët ishin të shpallur të pa -dëshirueshëm si në ish- Jugosllavi po ashtu edhe në Tiranë. Bile një pjesë e mirë e tyre janë në listën e 380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – A ka ndonjë provë faktike se si siguroheshin këto informacione për veprimtarinë e tyre në SHBA ? dhe se si mendoni ju bëhej kombinimi mes Ministrisë së Punëve të Brendeshme të ish Jugosllavisë, UDB-së dhe MPB dhe Sigurimit të Shqipërise për, dokumentacionin  fotografitë e tyre dhe të dhënat e indetitetit ?
 Kastrio Dervishi : Në vitet 1944 – 1948 nuk është se kishte marrëveshje, Sigurimi ishte nën urdhrat e UDB-së sikurse i gjithë shteti. Madje rezidentura e parë e Sigurimit në SHBA, e ngritur nga Nesti Kopali është hapur në legatën jugosllave në New York në të pestën Avenue. 
  -A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale ?

 Kastriot Dervishi : Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar. 
  Tre katër vitet e fundit para vitit 1990 kur ndodhën edhe ato ndryshimet e mëdha, dukej një farë liberalizimi – a ndodhi kjo edhe në  sektorin e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ?

Kastriot Dervishi : Megjithëse, kishin ardhur ngjarjet e vitit 1990, regjimi komunist nuk kishte asnjë lloj ndryshimi në trajtimin e emigracionit politik shqiptar të emigruar prej vitesh jashtë vendit-Nuk mjaftonte fakti se një drejtori e posaçme mbahej vetëm për të sjellë informacion (edhe ky sakat) për diasporën shqiptare, por edhe në prag të ndryshimeve, ai vazhdonte të shihej me sy armiqësor duke mos i lejuar të vijnë në Shqipëri, jo vetëm ato, por edhe lidhjet e tyre që kishin mbetur në Shqipëri.

Më 9 korrik 1990 Sektori i Vizave i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme u dërgonte degëve të punëve të brendshme në rreth, anës së Sigurimit, një informacion të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB, në të cilën jepet udhëzimi që personat e listëshënuar të mos kishin mundësi të vinin në Shqipëri pasi ishte “reaksionarë”

Dega e Vizave kërkonte që lista e dërguar nga Drejtoria e Tretë të studiohej dhe të mos lejohej asnjë shtetas shqiptar të shkonte për të vizituar shtetasit që bënin pjesë në këtë listë-Gjithashtu ishte njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme që personave në fjalë të mos u jepej vizë hyrjeje në Shqipëri.

 Kur u “përpunua” për herë të fundit lista ?

 

Kastriot Dervishi : Lista është “përpunuar” në Drejtorinë e Parë, me disa ditë vonesë për shkak të ngjarjeve të 2 korrikut 1990-Më 26 gusht 1990 ajo është plotësuar me shënime nga drejtuesit e MPB-së dhe është dërguar në rrethe.

 Në fund dokumeti shkruan :”Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë – Ministria e Punëve të Brendshme Drejtoria e Tretë – Tiranë 22.6.1990 .Informacion drejtuar Drejtorisë së Parë

Ku theksohej se :”Gjatë muajve të fundit emigracioni reaksionar shqiptar me banim në SHBA ka organizuar një sërë demonstratash kundër vendit tonë, të nxitur e manipuluar nga zbulimi jugosllav e të tjerë. Bashkëlidhur po ju dorëzojmë listën e personave pjesëmarrës në këto demonstrata e aktivitete kundër nesh”:

1-Alo Luarasi nga Korça, banues në Nju – Jork.

2-Azgan Arifi nga Tropoja, banues në Bronks.

3-Abdulla Lamaj nga Tropoja, banues në Bronks.

4-Anton Syku nga Lezha, banues në Bronks.

5-Novruz Sadiku nga Smokthina, banues në Nju – Xherrsi.

6-Nail Xhafa nga Durrësi me banim në Worçester.

7-Namik Xhafa nga Smokthina, banues në Nju – Xhersi

8-Marash Mërnaçaj me të shoqen e fëmijët, nga Shkodra, banues në Bronks.

9-Pjetër Mërnaçaj me të shoqen, nga Shkodra, banues në Bronks.

10-Paulin Mërnaçaj nga Shkodra, banues në Bronks.

11-Nikoll Mërnaçaj nga Shkodra, banues në Bronks.

12-Sefer Luarasi nga Korça me banim në Nju – Jork.

13-Gjon Buçaj nga Puka me banim në Nju – Jork.

14-Gjergj Vata (Ndoja) nga Shkodra me banim në Nju – Jork.

15-Gjek Gjonlekaj nga Malësia e Madhe, me banim në Nju – Jork.

16-Xhaferr Elezi

17-Gjon Arapi

18-Qemal Lepenica

19.Fren Gjergj Vocrri (Shala)

20-Rrok Nilaj nga Shkodra, me banim në Bronkse

21-Njao Kol Ndreka, nga Shkodra me banim në Nju – Jork

22-Fadil Koçi nga Peshkopia me banim në Kuines

23-Prel Ademi me gruan, nga Tropoja, me banim në Nju – Jork

24-Zef Mirakaj nga Mirdita me banim në Nju Xhersi

25-Zef Balaj nga Shkodra, me banim në Nju – Jork

26-Vesel Osmaj, nga Malësia banues në Nju – Jork

27-Pashko Camaj

28-Luo Gjonlekaj

29-Mark Llesh Markedoda nga Mirdita, me banim në Nju – Jork

30-Muzli Çela Mulosmani, Tropojë, me banim në Nju – Jork

31-Zef  P-Deda, nga Shkodra, me banim në Nju – Jork

32-Gjon Kol Lleshi (Rukaj) nga Shkodra me banim në Nju – Jork

33-Rasim, Besim e Hashim Sina, nga Dibra, me banim në Nju – Jork

34-Beg Ali Grimci, nga Shkodra me banim në Nju – Jork

35-Idriz Lamaj, nga Tropoja, me banim në Nju – Jork

36-Idriz Hyseni

37-Mazllum Kodra, nga Korça me banim në Nju – Jork

38-Gjeto Nikaj nga Shkodra me banim në Nju – Jork

39-Vincene Pukri nga Shkodra me banim në Nju – Jork

40-Francesk Dajçi nga Shkodra me banim në Nju – Jork

41-Luigj Kelmendi (Vukaj)

42-Gjelosh Narkaj

43-Pjetër Shala

44-Gjergj Shala

45-Nikoll Nikaj

46-Lekë Nikaj

47-Pjetër Nik Gjergji

48-Luan Nik Gjergji

49-Petrit Hyseni nga Struga, me banim në Nju – Jork

50-Luan Hyseni

51-Merita Hyseni, nga Struga, me banim në Nju – Jork

52-Afrim Hyseni

53-Curr Gjoni, me banim në Nju – Jork

54-Lush Ndue Cullaj, me banim në Nju – Jork

55-Tom Lekaj, me banim në Nju – Jork

56-Zef Shala, nga Shkodra me banim në Nju – Jork

57-Kol Shala

58-Isuf Çela nga Tropoja me banim në Nju – Jork

59-Besnik Metaliaj

60-Bujar Metaliaj

61-Shkëlzen Metaliaj

62-Ismet Hoxha

63-Musa Hoxha

64-Muzli Hoxha

65-Abedin Nezaj

66-Naim Nezaj

67-Bege Nezaj

68-Afrim Kurti

69-Nderim Kupi, nga Kruja me banim në Nju – Jork

70-Jakup dhe Xhaferri Elezi nga Tropoja me banim në Nju – Jork

71-Pashko Grisha nga Shkodra me banim në Nju – Jork

72-Gjergj Grisha

73-Pjetër Vukli

74-Albert Morina, kosovar me banim në Nju Xhersi

75-Gjovalin Vocaj nga Shkodra me banim në Waterburry

76-Simon Preci nga Shkodra me banim në Stanford

77-Gjon Shtufa

78-Gjok Kelmendi (Selca) nga Ulqini me banim në Detroit

79-Hysni Lita nga Kukësi me banim në Nju – Jork

80-Dali Lita

81-Elez Lita

82-Mysafer Arifi nga Shkodra me banim në Nju – Jork

83-Vehbi Arifi

84-Hazir Zoga nga Tropoja me banim në Nju – Jork

85-Hyre Zogaj

86-Mustafa Sylaj

87-Hysen dhe Abedin Mulosmani

88-Isa Nuredini i arratisur i ri nga Tropoja me banim në Nju – Jork

89-Llesh Nikolla nga Shkodra me banim në Nju – Jork

90-Gjergj Nikolla

91-Gjergj Lleshi

92-Pandeli Andoni nga Tirana i arratisur i ri me banim në Nju – Jork

93-Gani Hasani nga Shkodra me banim në Nju – Jork

94-Fejzi Hasani

95-Bashkim Hasani

96-Fatmir Rama nga Tirana me banim në Nju – Jork

97-Ndriçim Shpuza

98-Ilir Sheqi

99-Bashkim Kulla

100-Sokol Dushaj nga Tropoja me banim në Nju – Jork

101-Dalip Kërluku nga Tirana me banim në Nju – Jork

102-Ymer Hoxha (Gashi) nga Tropoja me banim në Nju – Jork

103-Luan Isufi nga Shkodra me banim në Nju – Jork

104-Kujtim Kallajxhiu me gruan greke nga Tirana me banim në Nju – Jork

105-Xhemal Laçi nga Puka me banim në Nju – Jork

106-Franc Grisha nga Shkodra me banim në Detroit

107-Rrok Pepaj

108-Gjergj Vata nga Shala me banim në Nju – Jork

109-Lazer Vata nga Shala me banim në Nju – Jork

110-Ymer Kavaja, nga Kavaja me banim në Nju – Jork

111-Gjylistane Camaj me banim në Nju – Jork

112-Fetah Koçi nga Dibra me banim në Nju – Jork

113-Ndrec Gjergji nga Kurbini me banim në Nju – Jork

114-Lek Gjergji

115-Ramiz Dani nga Kruja me banim në Nju Jork

116-Kanto Nikoll Lulaj nga Shkodra me banim në Detroit

117-Myfit Kullolli nga Shkodra, Trenton, Nju Xhersi

118-Lulzim Murati nga Tirana me banim në Nju Xhersi

119-Xhaferr Ymeri me gruan nga Vlora me banim në Nju Xhersi

120-Sahamir Jarani nga Tirana me banim në Nju – Jork

121-Enver Toska

122-Petrit Uruçi nga Tirana me banim në Nju – Jork

123-Vehbi Qorri

124-Sulejman Tabaku

125-Sami Mulosmani nga Tropoja me banim në Nju – Jork

126-Mark Mërcanaj me dy djemtë nga Shkodra me banim në Nju – Jork

127-Skënder Xhidija nga Tropoja me banim në Nju – Jork

128-Tea Hoxha nga Tropoja me banim në Nju – Jork

129-Tomorr Sina nga Dibra me banim në Nju – Jork

130-Mustafa dhe Sejdi Bytyçi nga Tropoja me banim në Nju – Jork

131-Sabit Bytyçi me banim në Nju Xhersi

132-Shaqir Stërmasi nga Tirana me banim në Nju – Jork

133-Hamit Nelaj nga Kukësi me banim në Nju – Jork

134-Mark Martini nga Shkodra me banim në Nju – Jork

135-Marash Dushaj nga Malësia me banim në Detroit

136-Xhaferr Bajraktari (Elezi) nga Kukësi me banim në Detroit

137-Gani Elezi (Bajraktari)

138-Nikoll Isufaj nga Shkodra me banim në Detroit

139-Dy vëllezërit Binakaj nga Kukësi me banim në Detroit

140-Gjovalin Gegaj nga Shkodra me banim në Detroit

141-Vesel Deda nga Shkodra me banim në Detroit

142-Petrit Butka nga Korça me banim në Detroit

143-Mentor Rama nga Dibra me banim në Detroit

144-Ndoc Lumaj nga Shkodra me banim në Detroit

145-Prel Gjonal Selca nga Shkodra me banim në Detroit

146-Reshat Çaushi nga Gjirokastra me banim në Detroit

147-Sokol Ramo nga Vlora me banim në Detroit

148-Nikoll Jaku nga Shkodra me banim në Detroit

149-Kolec Pikolini nga Shkodra me banim në Clearwater, Florida

150-Mark Vuçinaj nga Shkodra me banim në Detroit

151-Kol Gjergj Mëhilli nga Shkodra me banim në Arizona

152-Maliq Kapllani nga Korça me banim në Detroit

153-Zef Gjergji Vushaj me dy djemtë nga Shkodra me banim në Detroit

154-Ibrahim Korça nga Korça në Detroit

155-Safet Malushi nga Korça në Detroit

156-Pretesh Curranaj nga Malësia me banim në Nju Jork

157-Gjok Curranaj nga Malësia me banim në Nju Jork

158-Mark Ndue Vuksanaj nga Shkodra me banim në Nju Jork

159-Fran Marku Junçaj me banim në Detroit

160-Martin Camaj

161-Kol Vuçetaj nga Vuthaj me banim në Winedor, Kanada

162-Ded Lumaj nga Shkodra me banim në Detroit

163-Rrok Kelmendi nga Ulqini në Detroit

164-Tonin Gjini nga Shkodra në Detroit

165-Nikoll Hysa

166-Vedat Myftiu nga Peqini me banim në Detroit

167-Manjo Lameni nga Korça me banim në Detroit

168-Gjergj Noshi me banim në Detroit

169-Gjon Kalaj nga Malësia me banim në Detroit

170-Nik Zadrima nga Shkodra, me banim në Detroit

171-Tajar Shaska nga Korça me banim në Detroit

172-Vesel Ujkaj nga Malësia me banim në Detroit

173-Martin Ivezaj nga Malësia me banim në Detroit

174-Nikoll Qafa nga Puka me banim në Detroit

175-Simon Qafa nga Puka me banim në Detroit

176-Njazi Bardha nga Korça me banim në Detroit

177-Loro Stajka nga Shkodra me banim në Detroit

178-Ndoc Vuçinaj nga Shkodra me banim në Detroit

179-Tajar Hazbia nga Vlora me banim në Detroit

180-Qazim Beci me familje nga Kukësi me banim në Detroit

181-Aziz Sulejmani nga Vlora me banim në Detroit

182-Dedë Martini nga Shkodra me banim në Detroit

183-Prelë Kelmendi nga Ulqini me banim në Detroit

184-Pashko Gjelaj nga Shkodra me banim në Detroit

185-Ymer Jaqi nga Korça me banim në Waterburry

186-Idajet Bushka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

187-Myfit Bushka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

188-Gani Pasha nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

189-Pertef Bylykbashi nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

190-Adbyl Zenuni nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

191-Ismiha Zenuni me dy djemtë nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

192-Ali Demirali nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

193-Bujar Demirali nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

194-Fari Barolli nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

195-Skënder Limka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

196-Arjan Limka nga Tirana me banim W-Burry të Connecticut

197-Arif Fazo nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

198-Banush Haxhiu me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

199-Sami Kulla me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

200-Ibrahim Kulla nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

201-Skënder Shehu nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

202-Shukri Muça nga Dibra me banim W-Burry të Connecticut

203-Njazi Mullai nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

204-Halit Mullai me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

205-Xhevdet Çavri nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

206-Xhevat Liçolli nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

207-Rami Çollaku nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

208-Qazim Çollaku nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

209-Zenel Fazo me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

210-Skënder Miha nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

211-Xheladin Leka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

212-Ali Jella nga Tirana me banim në Nju-Jork

213-Neim Reselica nga Kukësi me banim në Nju-Jork

214-Artur Llanaj nga Tirana me banim në Nju Xhersi

215-Fatmir Muça nga Tirana me banim në Nju Xhersi

216-Abdulla Kaloshi nga Dibra me banim në Nju Jork

217-Gruaja dhe djali i Nderim Kupit me banim në Nju Jork

218-Serxho Gjeçi shoferi i Minella Andonit me banim në Detroit

219-Sejdi Premtja nga Vlora me banim në Nju-Jork

220-Shyqyri Xhera nga Pogradeci me banim në Nju-Jork

221-Seit Kryeziu nga Kosova me banim në Nju-Jork

222-Ymer Zharka nga Tropoja me banim në Nju-Jork

223-Zeqir Oboku nga Dibra me banim në Nju-Jork

224-Mehdi Mati nga Mati me banim në Nju-Jork

225-Haxhi Mimani (Shpata) nga Dibra me banim në Nju-Jork

226-Guri Durollari nga Pogradeci me grua e fëmijë me banim në Nju-Xhersi

227-Rustem Margjekaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork

228-Hysen Biberaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork

229-Sokol Sulejman Aga nga Tropoja me banim në Nju-Jork

230-Nikoll Markagjoni nga Mirdita me banim në Nju-Jork

231-Fran Palushi (Kola) nga Puka me banim në Nju-Jork

232-Pjetër Balaj nga Puka me banim në Nju-Jork

233-Ndue Ademi nga Tropoja me banim në Nju-Jork

234-Pjetër Smajli nga Tropoja me banim në Nju-Jork

235-Rexhep Krasniqi nga Kosova me banim në Nju-Jork

236-Qazim Emro nga Korça me banim në Nju-Jork

237-Nihat Rakolli nga Shkodra me banim në Nju-Jork

238-Ramazan Turdiu nga Tirana me banim në Nju-Jork

239-Kadri Gashi nga Kukësi me banim në Nju-Jork

240-Namik Xhuda nga Pogradeci me banim në Nju-Xhersi

241-Bexhet Gjetollari nga Pogradeci me banim në Nju-Xhersi

242-Halit Musolmani nga Tropoja me banim në Nju-Jork

243-Hamit Laniku nga Korça me banim në Çikago

244-Isuf Azemi nga Struga me banim në Çikago

245-Vëllezërit Muça nga Vlora me banim në Çikago

246-Skënder Shuaipi me djalin e dhëndrin nga Struga me banim në Çikago

247-Ejup Xhezo nga Çamëria me banim në Çikago

248-Fejzi Sulejmani nga Tepelena me banim në Çikago

249-Ramo Idrizi nga Korça me banim në Çikago

250-Vëllezërit Betovija nga Kukësi me banim në Çikago

251-Agim Mulosmani nga Tropoja me banim në Nju-Jork

252-Skënder Mulosmani nga Tropoja me banim në Nju-Jork

253-Gruaja e Rasim Sinës nga Dibra me banim në Nju-Jork

254-Fuat Myftia me vajzën nga Shkodra me banim në Nju-Jork

255-Gjon Camaj me banim në Nju-Jork

256-Djali i Fran Kol Palushajt nga Puka me banim në Nju-Jork

257-Djali i madh i Mark Kolës nga Puka me banim në Nju-Jork

258-Djali i madh i Mark Zogut nga Mati me banim në Nju-Jork

259-Rexho Çekiç nga Vuthaj me banim në Nju-Jork

260-Bajram Muzia nga Tropoja me banim në Nju-Jork

261-Zef Kadri Ceca me banim në Nju-Jork

262-Pjetër Ceca nga Tropoja me banim në Nju-Jork

263-Mehali Mati nga Mati me banim në Nju-Jork

264-Abdulla Hoxha nga Tropoja me banim në Nju-Jork

265-Elez Aliaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork

266-Mehmet Azgan Arifi nga Tropoja me banim në Nju-Jork

267-Sulejman Arifi nga Tropoja me banim në Nju-Jork

268-Ibrahim Uka nga Tropoja me banim në Nju-Jork

269-Ymer Halili nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi

270-Zenun Nezaj me gruan nga Tropoja me banim në Nju-Jork

271-Halit Nezaj me gruan me banim në Nju-Jork

272-Selman Elez Nezaj me banim në Nju-Jork

273-Fadil Nezaj me banim në Nju-Jork

274-Rexhep Isuf Nezaj me banim në Nju-Jork

275-Tahir Rexhep Nezaj me banim në Nju-Jork

276-Hyre Nezaj, e shoqja e Adebin Nezës nga Tropoja me banim në Nju-Jork

277-Sheriff  Nezaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork

278-Dy djemtë e Ramë Çelës dhe Adem Çelës

279-Ahmet Rexhepi nga Tropoja me banim në Nju-Jork

280-Sejdi Hysenaj nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi

281-Ali Hyseni nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi

282-Agim Alihyseni nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi

283-Ramiz Ali Hysenaj nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

284-Sllobodanka Pjetri nga Mali i Zi me banim në Nju – Xhersi

285-Rakip Hysenaj nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

286-Isa Halilaj nga Tropoja me banim në Nju – Jork

287-Isuf Hamza nga Tropoja me banim në Nju – Jork

288-Zeqir Halili nga Tropoja me banim në Nju – Jork

289-Ali Gashi nga Kukësi me banim në Nju – Jork

290-Esat Ali Gashi nga Kukësi me banim në Nju – Jork

291-Nezir Meta nga Kukësi me banim në Nju – Jork

292-Mal Mehmeti nga Tropoja me banim në Nju – Jork

293-Ibrahim Margjeka nga Tropoja me banim në Nju – Jork

294-Kadri Hamza nga Tropoja me banim në Nju – Jork

295-Rustem Bajrami nga Tropoja me banim në Nju – Jork

296-Hamza Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

297-Skënder Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

298-Muharrem N-Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

299-Beqir H-Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

300-Ali Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

301-Bajram Ukperaj nga Kukësi me banim në Nju – Jork

302-Halil Nezaj nga Tropoja me banim në Nju – Jork

303-Mirzak Turdiu nga Tirana me banim në Nju – Jork

304-Nexhip Dauti nga Vlora me banim në Nju – Xhersi

305-Perlat Nolja nga Vlora me banim në Nju – Xhersi

306-Rexho Kapaj nga Vlora me banim në Nju – Xhersi

307-Kimet Kojtari nga Pogradeci me banim në Nju – Xhersi

308-Adem Mollani nga Pogradeci me banim në Nju – Xhersi

309-Gjok Koleci nga Shkodra me banim në Nju – Jork

310-Nikoll Maçi nga Shkodra me banim në Nju – Jork

311-Gjok Zef Nikçi nga Vuthaj me banim në Nju – Jork

312-Nik Vesel Camaj nga Malësia me banim në Nju – Jork

313-Bajram Arifi nga Tropoja me banim në Nju – Jork

314-Asllan Muja nga Kukësi me banim në Nju – Jork

315-Alfred Përgjini nga Tirana me banim në Nju – Jork

316-Fred Bibla nga Tirana me banim në Nju – Jork

317-Shëndet Ferra nga Tirana në Waterburry Ct

318-Petrit kupi nga Kruja në Nju Jork

319-Valentin Zef Balaj nga Shkodra në Nju Jork

320-Bektesh Sakipi nga Struga në Nju Jork

321-Mustafa Henci kosovar në Nju Xhersi

322-Kadri Bajram Gashi nga Kukësi në Nju Jork

323-Gjon Baftia nga Shkodra në Nju Jork

324-Muse Xherko nga Tropoja në Nju-Jork

325-Zylfie Zherka nga Tropoja në Nju-Jork

326-Flamur Ukperaj nga Kukësi në Nju-Jork

327-Luan Gashi nga Kukësi në Nju-Xhersi

328-Agron Gjokaj nga Kukësi në Nju-Jork

329-Hamdi Uruçi nga Shkodra në Nju-Jork

330-Eduard Liço nga Korça në Nju-Jork

331-Agim Karagjozi nga Gjirokastra në Nju-Jork

332-Reis Agai nga Vlora në Nju-Jork

333-Skënder Meka nga Korça në Nju-Xhersi

334-Abdyl Henci kosovar në Nju-Xhersi

335-Hysen Dyshku nga Elbasani në Nju-Jork

336-Koço Rizo nga Saranda në Nju Jork

337-Nasho Shteto nga Saranda në Nju Jork

338-Hiqmet Muça nga Korça në Stamford të Connecticut

339-Jahja Manelli nga Korça në Nju-Xhersi

340-Rifat dhe Jonuz Ndreu nga Dibra në Nju-Xhersi

341-Tili Shehu nga Tirana në Nju-Jork

342-Roland Shehu nga Tirana në Nju-Jork

343-Marko Pashko Tinaj nga Shkodra në Nju-Jork

344-Emin Methasani nga Rrogozhina në Detroit

345-Kasem Mekshi nga Kukësi në Nju-Jork

346-Vuksen Vuksani nga Malësia në Nju-Jork

347-Idriz Fetahu nga Shkodra në Nju-Jork

348-Kujtim Kosovari nga Kosova në Nju Xhersi

349-Agim Gjoka nga Kukësi në Nju-Jork, i arr i ri

350-Milto Kola nga Lushnja në Boston

351-Anton Malaj nga Shkodra në Boston

352-Ardian Hamulli nga Tirana në Nju Jork

353-Skënder Papdeja nga Kukësi në Nju Jork

354-Rinak Papdeja nga Kukësi në Nju Jork

355-Gëzim Muka nga Tepelena në Waterburry

356-Harillaq Rizo nga Saranda në Nju-Jork

357-Ligor Tata nga Tirana në Nju-Jork

358-Nikolin Pleqi nga Elbasani në Nju-Jork

359-Petro Papa nga Elbasani në Nju-Jork

360-Xhelal Sukniqi nga Shkodra në Boston

361-Astrit Çela nga Tirana në Boston

362-Martin Cara nga Shkodra në Detroit

363-Xhemail Shala nga Shkodra në Nju-Jork

364-Rrok Merkolaj nga Shkodra në Nju-Jork

365-Ndoc Vuçinaj nga Shkodra në Detroit

366-Zef Nikaçi nga Vuthaj në Nju-Jork

367-Skënder Neziri nga Dibra në Nju-Jork

368-Ndue Markagjoni nga Mirdita në Nju-Jork

369-Haki Ndreu nga Dibra në Hartford

370-Haki Terpeza kosovar në Stamford

371-Martin Fran Lulgjuraj nga Malësia në Detroit

372-Nok Lulgjuraj nga Malësia në Detroit

373-Alfons Pelinxhi nga Korça në Nju-Xhersi bashkë me të vëllanë

374-Mark Koliqi nga Shkreli në Nju-Jork

375-Nik Kol Cani nga Shkodra në Nju-Jork

376-Gjeto Rukaj nga Malësia në Nju-Jork

377-Maria Rukaj nga Malësia në Nju-Jork

378-Lekë Kol Rukaj nga Shkodra në Nju-Jork

379-Gjok Ded Zef Nikçi nga Vuthajt në Nju-Jork

380-J-Lulgjuraj nga Malësia në Nju-Jork

Drejtori i Drejtorisë së Tretë

Sefer Ramaj

(Saktesia mbetet e te dhenave merret me dyshime. Duekt qe aty mungojne emra te nacionalisteve qe kurresesi nuk mund t’u lejohej hyrja ne Shqiperi, por nderkohe qe mungojne emrat e disa prej tyre, jane emrat e disa te tjereve qe e ksihin grure me regjimin. Gjithesesi intervista e sqaron, saktesia ishte ne dore te atyre qe raportonin. Intervista eshte marre per gazeten Bota Sot)

 

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: Beqir Sina, Kastriot Dervishi, komuniste, Lista e nacionalisteve, qe ndaloheshin en Shqiperin

AHMET GASHI, RILINDASI I FUNDIT

January 18, 2013 by dgreca

PROFESOR AHMET GASHI, MËSUES I POPULLIT” RILINDASI I FUNDIT

Mësuesi i Popullit Ahmet Gashi- jeta dhe vepra/

Nga Gani Demir Ratkoceri/*

 Është vërtet një kënaqësi e madhe të shkruash për Profesor Ahmet Gashin, por njëkohësisht edhe një punë e vështirë.  Kjo sepse , nga njëra anë, Ahmet Gashi është mbase Rilindasi i fundit i Shqipërisë dhe një njeri që e kam njohur personalisht, nga ana tjetër ai ka një jetë dhe veprimtari kaq të pasur , të gjërë dhe të shumanshmeProf. Ahmet Gashi u lind më 1 shtator 1888 në Prishtinë (Kosovë). Ai rrjedh nga një familje e varfër , nga ato mijëra syresh të shpërngulura me dhunë nga trojet etnike në ish Sanxhakun e Nishit, fill pas Traktatit poshtërues të Shën Stefanit, traktat ky për shqiptarët tragjikë që pasoi lufta ruso-turke 1877-1878. Atëkohë, rreth 300 mijë shqiptarë të atyre rretheve, lanë tokat dhe pasurinë e tyre dhe u drejtuan për Kosovë e Turqi.Në Turqi ata u vendosën në krahinën e Bafrës, të qarkut të Izmirit, ku ende ruajnë me fanatizëm e dashuri zakonet dhe kulturën tonë kombëtare. Madje, fëmijët pa shkuar ende në shkollë, flasin të gjithë vetëm shqip. Këte e kam vërejtur edhe vetë gjatë vizitës sime atje në vitin 1990.Ata që u vendosën në vise të ndryshme të Kosovës, vuajtën po ashtu sikurse edhe bashkëkombësit e tyre të fatit në Turqi, për shkak të mosinteresimit dhe përbuzjes nga ana e pushtetit të atëhershëm osman. Vetë Profesor Gashi e përshkruan kështu gjendjen e familjes së tij:“Babai im quhej Latif Ibrahim Gashi, nga katundi Pllavcë afër Leskovcës, nëna ime quhej Metije Ismail Thaçi, nga katundi Zhinipotok, po afër Leskovcës. Më 1878 të detyruar nga barbarizmat e serbëve që dogjën dhe shkretuan ato krahina, u shpërngulën si “muhaxhirë” në rrethet e Prishtinës. Këtu u linda unë, më 1 shtator 1888. më 6 mars 1914 ata mundën të vijnë në Elbasan. Në këte qytet baba më vdiq më 1915,  kurse nëna më 1930.”Babai ka qenë punëtor-lëkurëpunues te një tregtar prishtinas. Nëna ishte amvisë, por punonte në shtëpi edhe me vegje pëlhura për veshje, kundrejt një page të vogël nga ana e tregtarëve të manifaturave.. Ende i kam në veshët e mi rrënkimet e të dyve, për shkak të punës së rendë që bënin dhe mjerimit të familjes sonë.”Ahmeti i ri u rrit në këto kushte, por u edukua me dashurinë për kombin dhe atdheun e vet të pushtuar nga osmanllinjtë dhe të copëtuar nga fqinjët barbarë. Prindërit kishin një dëshirë të madhe që ai të merrte një arsim të mirë, veçanërisht e ëma, e cila bëri shumë që ai të shkollohej.. Në kujtimet e veta, lidhur me këte aspekt, Profesori  shkruan: “Më tepër se babën, e kisha nanën një edukatore të mirë. Me këshillat e ëmbëla ajo më ngjalli  dashuri për dijeni dhe ma nxiti vullnetin për ta vijuar shkollën e për të studjuar aty me zell. Duke sakrifikuar nga ekonomia familjare, ajo më siguronte veshjen e librat e shkollës dhe gjithçka që më duhej si nxënës”.

Nxënës në shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët të Prishtinës/

 Kaq i madh ishte gëzimi që ndjeu Ahmeti i vogël kur e ëma ja bleu librat e shkollës, sa atë natë ai fjeti me to nën jastëk, duke parë ëndërra të bukura për klasën , bankën ku do të ulej me dy tre vetë të tjerë, madje në radhën e parë që ta shihte më mirë mësuesin dhe të dëgjonte çdo fjalë që thosh ai..Mësuesi herë i përfytyrohej një burrë i urtë, me zë të qetë, të butë, i pashëm dhe i veshur hijshëm, dhe herë një mësues i ngrysur, nopran, që bërtistefortdhegodiste me thupër herë njërin nxënës, herë tjetrin. Kjo sepse Ahmetikishdëgjuar shpesh nga fëmijë më të rritur që vijonin shkollën, por edhe vetë ekishvizituar herë pas herë oborrin e shkollës nga kureshtja. Atëkohë në shkollë (mejtep) jepnin mësim edhe hoxhallarët, që për një gabim të vogël jo vetëm që i rrihnin nxënësit, por edhe i mbyllnin në fallak (bodrumet e shkollës).

Atë mëngjes që do shkonte në shkollë, Ahmeti u ngrit herët. Ndërkohë e ëmakishpërgatitur gjithçka që i duhej.  Madje, ajo e shoqëroi edhe vetë deri në shkollë, ku mësuesi i priti mirë, u foli nxënësve me dashamirësi, i këshilloi të silleshin mirë e të studjonin me zell, ta donin njëri – tjetrin  etj.

Dashuria për nënën, për shkollën dhe prirjet natyrore e bënë Ahmetin e ri të suksesshëm në mësime në të dyja shkallët e para të shkollës në Prishtinë. Kjo e ndihmoi të kalonte edhe konkursin që kërkohej për të vijuar shkallën e lartë të shkollës së mesme. Vetë Ahmeti tregon për këte: “ Si mbarova shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët pesëvjeçar në Prishtinë, u provova me konkurs dhe fitova bursën e klubit shqiptar “Rinia e Atdheut” për të vijuar klasat e larta të gjimnazit në Shkup, atëkohë kryeqendra e Vilajetit të Kosovës”.

 Mësimi dhe veprimtaria atdhetare në gjimnazin e Shkupit/

Kalimi nga gjiri i ngrohtë i familjes në konviktin e përzierë me nxënës krejt të panjohur u kapërcye shumë shpejt e lehtë nga Ahmeti djaloshar, nisur nga vullneti i tij i paepur për t’u bërë i denjë për veten , familjen e atdheun. Shkupi i dukej më shumë i ndryshëm se sa i ngjashëm me qytetin e lindjes, Prishtinën. Ishte i ngjashëm për nga xhamitë e shumta, por i dallueshëm pë lumin e bukur të Vardarit që e përshkonte atë mes për mes, për kalanë hijërëndë dardane, ku ishin vendosur ushtarë turq, për lagjet me shtëpi të grumbulluara dhe jo me mëhallë të veçantë si në Prishtinë, me shtëpi të mbuluara me kashtë e pa dritare, me ca copa xhami të ngjitura me baltë , ku jetonin të gjithë të shpërngulurit nga viset e okupuara nga Serbia dhe që shfrytëzoheshin nga pasanikët e Prishtinës.

Padyshim, dallimi më i rëndësishëm qe sepse në Shkup shumica e popullsisë fliste shqip, në qytet e në rreth, ndërsa në Prishtinë shqipja flitej vetëm në lagjen me kësolla, “lagjen e muhaxhirëve”, si quhet ende sot.

Në konvikt jetonin nxënës nga Rumelia: maqedonë, grekë, bullgarë, vllehë, nga pakicat kombëtare, bashkëkombësit e të cilëve kishin tanimë shtete të pavaruara nga Turqia. Shqiptarët që përbënin 4/5  e Rumelisë ndërkohë ende ishin nën zgjedhën osmane. Joshqiptarët kishin mundësi të lexonin në gjuhën amtare gazeta, revista, libra lirisht, që ua sillte qeveria e shteteve përkatëse kombëtare, apo që shtypeshin pa pengesë edhe në vetë Rumelinë, ndërsa nxënënsit shqiptarë s’e kishin këte privilegj. Ja çfarë shkruan Profesori për këte:“Në gjimnazin e Shkupit kisha shokë me kombësi serbe, bullgare, greke etj. Ata më treguan se u vinin gazeta, revista , libra në gjuhën e tyre amtare . Duke i lexuar këto materiale mësova se çfarë shkruhej për shqiptarët, që paraqiteshin si turq dhe sikur gjoja ne shqiptarët ishim pushtues të tyre. Kjo na nevrikoste , dhe habiteshim pse gjithë ky diskriminim ndaj neve shqiptarëve, pse ata kanë të drejta kombëtare dhe ne shqiptarët jo? Kështu mendova të krijonim një klub edhe ne shqiptarët. E bisedova me shokët dhe vendosëm ta ngremë klubin tonë. Në fakt ndjenja kombëtare ishte zgjuar dhe zhvillua te unë që fëmijë, sepse ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit jo vetëm që s’ishin shuar, por përforcoheshin nëpër odat e burrave dhe unë i dëgjoja tregimet për to me shumë ëndje nga vetë goja e ish pjesëmarrësve aktivë. Dëgjoja për vëllezërit Frashëri, Komitetin e Stambollit, Vaso Pashën, Hoxhë Tahsinin, Zija Prishtinën  etj.Klubi që ngritëm nisi të përhapë edhe ai shtypin ilegal shqiptar, jo vetëm në Shkup por edhe në qytete të tjera. Ishin libra , gazeta e revista që botoheshin asokohe në Rumani, Bullgari, Amerikë e gjetkë. E gjithë kjo ma përforcoi dashurinë dhe dëshirën për një Shqipëri të lirë..”Lidhur me mësimet, Ahmeti shkruan: “Kam dalë gjithmonë i pari në çdo klasë të gjimnazit, i ndihmoja shokët, sepse edhe nga natyra ime isha i prirë t’i mësoja të tjerët me durim. Por kështu përforcoja edhe njohuritë e mia”

 Student në Stamboll/

Ahmeti i ri , me mbarimin e studimeve në gjimnazin e Shkupit, fitoi të drejtën e shkollës së lartë në Stamboll, përsëri me konkurs, duke siguruar njëkohësisht edhe bursën, gjë që ishte e domosdoshme veçanërisht për të , që vinte nga një familje e varfër. Nisi jetën e studentit në Institutin e Lartë Pedagogjik katërvjeçar.Sa ishte në gjimnaz, ai pati lexuar edhe letërsi jashtëshkollore, pat përvetësuar gjuhë të huaja, përveç turqishtes dhe gjuhëve orientale, edhe frëngjishten. Në këte të fundit pat lexuar për historinë klasike greko-romake, letërsinë dhe historinë e mesjetës , si dhe të Rilindjes. Kështu ai shkoi në Stamboll me një formim kulturor të kënaqshëm. Dhe nuk e pati të vështirë t’u përshtatej kushteve të reja aty. Natyrisht jeta në metropolin perandorak osman ishte dukshëm më  e zhurmëshme dhe më e gjallë se në kryeqendrën provinciale , në Shkup. Ahmeti ishte i vetëdijshëm, që sidoqoftë ky metropol tani përfaqësonte një perandori në rënie, të sëmurë rëndë dhe që s’bënte asnjë përpjekje serioze për t’u shëruar e reformuar. Çdo ditë që kalonte ajo humbëte nga një copë nga trupi i saj i madh. Brenda kësaj godine që po shëmbej, ishte edhe Shqipëria me katër vilajetet e saj, Kosovën, Manastirin, Janinën e Shkodrën, me një sipërfaqe rreth 92 000 km². Shqiptarët duhet të luftonin që të dilnin sa më shpejt nga kjo ngrehinë para se ajo t’i zinte brenda duke u shndërruar në gëmadhë. Këte mësim Profesori i ardheshëm e gjeti te atdhëtarët e atyshëm, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga etj.Në kujtimet e veta ai shkruan: “Në Stamboll takohesha me shumë patriotë shqiptarë, si Ismal Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga etj , të cilët më këshillonin dhe udhëzonin se si të punoja për çeshtjen tonë të përbashkët kombëtare bashkë me shokët e mi. Takohesha edhe me shokët studentë shqiptarë në fakultete të ndryshme, si me Ali Mihalin, Zejnelabedin Vocin të fakultetit të mjekësisë, Ragip Lekën, Teki Delvinën nga Fakulteti i Drejtesisë e shumë të tjerë. Veçanërisht shumë studentë shqiptarë vinin nga vilajeti i Janinës. Shpërndanim letërsi kombëtare ndër studentët e ardhur rishtazi në Stamoll, duke ndihmuar kështu në zgjimin dhe forcimin e ndjenjës kombëtare te ta. Këte punë e vijova edhe pasi u emërova mësues në gjimnazin e Prishtinës, me nxënësit e qytetit dhe të fshatit. Këte radhë materialet propagandisike m’i sillnin studentët tanë që ktheheshin për pushime nga Stambolli”E asaj kohe është edhe vjersha e shkruar nga ai vetë, e gjetur tash vonë midis relikeve të Profesorit:

 Vajtim për Shqypnien/

 A, e mjera shqyptaria,

Sa në zi ajo ka ra!

E ka mbytun krejt vorfnia.

Fmit gjithkah ja kan shpërnda!

 Ah, të mjerat malet tona.

Mbetun virgjin tash sa mot!

Po mjerim se tash k’e vona,

S’ka se kush i kjan me lot.

 Ah, atdheu  jem i mjeri,

Se ç’po vun në robëri!

Humbi forca, humbi nderi,

S’ mbet për të, veç vaj e zi.

 Ah, të nderçmet armët tona,

Qi me fam kto ishin plot!

Pomjerisht, se sot k’e vona,’ka se kush i kjan me lot!

 Stamboll, dimër 1910/

 Ishte koha kur ngjarjet në Perandorinë Osmane po zhvilloheshin me një shpejtësi më të madhe. Perandoria po zvogëlohej fizikisht, po varfërohej ekonomikisht. Tani edhe populli turk nuk po e duronte dot absolutizmin e sulltanit. Kështu një grup intelektualësh, civilë dhe ushtarakë,  themeluan partinë “Turqit e Rinj” (Xhon Turqit), e cila shpalli një program demokratik, duke u bërë thirrje të gjithë popujve brenda Perandosrisë që ta përkrahnin atë në luftën e saj kundër Sulltan Hamitit, për shpalljen e Kushtetutës, që gjoja do t’u njihte të gjithë popujve jo turq të drejtat e tyre kombëtare. Ajo iu drejtua veçanërisht shqiptarëve, që ishin mbase më të pakënaqurit atëkohë dhe që kishin luftuar gjithnjë heroikisht për të drejat e tyre kombëtare.

Në fakt shqiptarët u joshën fort nga premtimi i xhon-tuqëve dhe luajtën rolin kryesor në përmbysjen e absolutizmit. Patriotët shqiptarë në Stamboll dolën në përkrahje të xhon-turqve, madje porositën studentët, që kur të ktheheshin në atdhe, të propagandonin në favor të xhon-turqve. Ahmeti ishte njëri nga propaganduesit e flaktë  në Prishtinë e në tërë Kosovën, sidomos në rrethin e Ferizajt. Për këte qëllim në pranverë 1908 në Ferizaj u tubuan 30 000 vetë, pothuaj të gjihë të armatosur, të prirë nga Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Isa Boletini, Bajram Curri, Nazmi Gafurri, Hasan Hysen Budakova, Islam Spahia, Ramadan Zaskoci  etj.Në atë mbledhje u kërkua nga populli që t’i përkahë xhon-turqit për ta përmbysur Sulltanin,ose për ta detyruar atë që të shpallte Kushtetuën, që do t’u njihte edhe shqiptarëve të drejat e tyre kombëtare.. Për ironi, Sulltani shpresonte pikërisht të kundërtën, që shqiptarët do ta përkrahnin atë dhe jo xhon-turqit. Për këte kishte urdhëruar adjutantin e vet që ta lajmëronte edhe në mesnatë për çdo lajm nga tubimi i Ferizajt. Siç dihet, shqiptarët dërguan një ultimatum të firmosur nga 150 vetë, të gjithë prijës të shqiptarëve ku i kërkohej Sulltanit që ta shpallte pa vonesë Kushtetutën, pasi në të kundërt, të nesërmen ata , shqiptarët e tubuar do marshonin drejt e në Stamboll. Sapo e mori telegramin,  Sulltani u detyrua ta shpallë Kushtetutën (Hyrjetin).

Natyrisht pati edhe faktorë të tjerë që e detyruan Sulltanin ta bënte këte gjë.  Përmendim që në krye të treshes së shtabit të Xhon-Turqve ishte një shqiptar, prandaj mund të themi se shqiptarët luajtën rolin vendimtar në shpalljen e  Kushtetutës.

 Përpjekjet e Ahmet Gashit për zbatimin e Kushtetutës/

 Xhon-turqit përdorën gjithë demagogjinë dhe dhelpërinë e tyre për ta shfrytëzuar fitoren e arritur. Por edhe shqiptarët  patriotë punonin për ta sqaruar popullin që të mos mashtrohesh nga premtime boshe dhe demagogjia e xhon-turqve por të përpiqeshin për zbatimin konkret e sa më të shpejtë të Kushtetutës. Fushat më urgjente ishin arsimi dhe kultura kombëtare. Në nenin 4 të Kushtetutës thuhej: Do të sigurohet me kushtetutë  se është i lirë themelimi i shoqërive politike dhe mësimi pa pengesa në shkolla i gjuhës amtare”[1]Këte na e vërtetojnë edhe raportet e konsujve. “ Te shqiptarët është e përhapur ideja e formimit të Shqipërisë etnike autonome që do të përfshijë të gjitha viset shqiptare brenda Turqisë Evropiane. Por këte ide, për t’i bërë për vete shqiptarët , xhon-turqit e përhapën edhe vetë”

Por, siç dihet, të gjitha premtimet para Kushteutës, të bëra nga xhon-tutrqit, ndaj popujve jo turq kishin qenë vetëm demagogji. Sepse ata kishin për qëllim jo demokratizimin e perandorisë por ripërtritjen e saj , gjë që ishte megjithatë një iluzion, sepse kjo perandori ishte e destinuar të shëmbej përgjithmonë.Prandaj patriotët shqiptarë ia nisën punës në të katër vilajetet për propagandimin e çeshtjes kombëtare, përgatitjen e mësuesve shqiptarë, caktimin e një alfabeti mbarëkombëtar  etj. Në Kosovë ishte problem se edhe intelektualët flisnin në shtëpi turqisht, ndryshe nga  vilajetet e Shkodrës e Janinës ku flitej gjithkund shqipja. Në këto vilajete erdhën edhe ndihmat më të mëdha në kuadro e materiale mësimore, sidomos për Sanxhakun e Prizrenit, të Prishtinës, ku dominonte turqishtja.Me nxitjen  e Hasan Prishtinës, Prof. Ahmet Gashi u zgjodh sekretar i Klubit të Prishtinës, ku ishte edhe vetë nismëtar, e ku kryetar ishte Nazmi Gafurri, patriot i madh i vrarë në vitet 1922-1923 nga pushtuesit serbë. “Me nismën time-shkruan Profesori- u krijua Klubi shqiptar në Prishtinë”.Ahmet Gashi  e shndërroi klubin në fakt në një shkollë të madhe të mesme të shqipes, pasi ai ishte intelektual i përgatitur posaçërisht për këte. Ai kërkonte që aty jo vetëm të lexohej e të shkruhej shqip, por edhe të flitej vazhdimisht shqip.Ky klub u bë klub udhëheqës për të gjitha klubet e tjera të Vilajetit të Kosovës.Lidhur me shpalljen e Kushtetutës, Ahmeti shkruan: “Kushtetuta e vitit 1908 premtoi shumë për rininë shqiptare e kombet për të drejta të barabarta në perandori. Por këto kishin qenë fjalë boshe dhe rrena, sepse xhon-turqit u treguan përsëri shovenë dhe shtypës. Në fillim, i patëm disa të drejta, si hapja e shkollave shqipe, futja e shqipes nëpër gjimnaze si gjuhë e dytë etj. Por në vilajetet shqiptare këto të drejta na i hoqën përsëri, ndryshe me krahinat jo shqiptare, që vijuan t’i gëzojnë ato. U mbyllën ato pak shkolla shqipe dhe u hoq shqipja nga shkollat e tjera jo shqipe, si psh Shkolla Normale në Elbasan etj”

 Veprimtaria për alfabetin shqip/

Duke parë që shqiptarët hapën shkolla shqipe në katër vilajetet e tyre me alfabetin latin, xhon-turqit nisën propagandën , edhe me anë të shërbëtorëve të tyre shqiptarë, kundër këtij alfabeti kaurr, dhe propozonin alfabetin “më të lehtë” arab. Dy deputetë shqiptarë shqipfolës, Fuat Pasha nga Prishtina dhe Seit Hoxha nga Shkupi , hartuan një abetare në gjuhën shqipe më shkronja arabe dhe nisën eksperimentimin e saj në shkolla. Kjo i revoltoi pamasë shqiptarët , sidomos në Kosovë dhe në Klubin e Prishtinës, që ishte shndërruar në qendrën kryesore propagandistike për  çeshtjen kombëtare, arsimin shqip etj. Drejtuesit e klubit, Nazmi Gafurri dhe Ahmet Gashi menjëherë bënë një mbledhje të klubit me simpatizantët dhe ndanë detyrat për demaskimin e këtij projekti antikombëtar. Në atë kohë fanatizmi dhe injorance të madhe ishte vërtet e vështirë dhe e guximshme të dilje kundër alfabetit arab. Deri atëhere popullit të thjeshtë hoxhallarët i thonin “nuk nxen dielli pa sulltanin, që është kalif (i pari i fesë)”. Në atë kohë Prishtina si qytet kishte më shumë ushtarë se sa banorë , ajo kishte  20 xhami. Kështu, dy deputetët në fjalë e kishin të lehtë punën e tyre me abetaren me shkronja arabe, sepse gëzonin edhe përkrahjen e qeverisë e të hoxhallarëve.Natyrisht puna kryesore i binte Prof. Gashit pasi ai ishte edhe më i pëgatituri dhe më komunikuesi si  me njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe me ata të shtresës së lartë  dhe ulematë (hoxhallarët).  Prof. Gashit iu desh të bënte një punë të jashtëzakonshme, ditën e natën, për ta hedhur poshtë abetaren me shkronja arabe. Së pari, ai bisedoi me parinë e qytetit një për një duke u përpjekur ta bindë atë  se gjuha shqipe nuk mund të shkruhej dot me shkronja arabe, por veç me shkronjat e Alfabetit të Stambollit të hartuar qysh në kohën e Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit më 1878, në të cilën janë shkruar e botuar shumë libra deri atëherë. Madje ai ua tregonte këto libra dhe u recitonte fragmente nga poemat e Vaso Pashës, sepse si pashë besohej më shumë nga ta. Për më tepër Vaso Pasha ishte katolik që ishte bërë pashë dhe kish shkruar aq bukur në shqip me shkronjat e alfabetit të Stambollit, që më vonë u përmirësuan nga Alfabeti i Manastirit (1908).Pasi paria u bind dhe dha fjalën se do ta shkruajë promemorjen (memorandumin) se nuk pranonin abetare shqipe me shkronja arabe, por vetëm atë me shkronja  të Alfabetit të Stambollit), Profesori bisedoi me hoxhallarët kryesorë që edhe ata ia dhanë fjalën sikurse paria e qytetit. Pastaj u zhvillua një  mbledhje  në sallën e klubit, ku pas diskutimesh të gjata u vendos t’u dërgohej një memorandum qeverisë xhonturke, Sulltanit, deputetëve Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, me anë të të cilit kundërshtohej katërcipërisht abetarja me alfabetin arab dhe pranohej vetëm ajo me alfabetin e Stambollit. Kështu edhe u bë.

Shënojmë se në Parlamentin xhon-turk kishte 27 deputetë shqiptarë, por vetëm katër ishin patriotë të vërtetë: Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Shahin Kolonja dhe Nexhip Draga. Ky i fundit ishte për luftë parlamentare dhe jo për kryengritje të armatosur, prandaj nuk mori pjesë në Kryengritjen e Përgjithëshme Shqiptare të vitit 1912.Memorandumin e firmosën 40 vetë, siç provohet nga gazeta “Shqiptari” në shkrimin me titull “Një letër nga Prishtina”:“Deputetit të Prishtinës , këtu, Hasan beut iu dërgua një letër nga Prishtina me 40 nënshkrime, ku në krye firmosnin tre ulematë dhe shumë të ditur të tjerë. Gjithë paria proteston kundër Fuat Pashës, deputet tjetër i Prishtinës që përpiqet të bëjë një abece në shqipe me shkronja arabe, dhe kërkojnë që gjuha shqipe të shkruhet me shkronjat e Alfabetit të Stambollit..”

Puna e Prof. Ahmet Gashit si arsimtar/

 54 vjet Profesor Gashi shërbeu si arsimtar me ditarin e mësuesit në dorë, por ne po përshkruajmë fillimisht atë  periudhë që i takon Kosovës në vitet 1909-1912. Dihet që ai i ndërpreu studimet e larta në degën histori-gjeografi ne vitin e tretë për arsye ekonomike. “Me që kisha qenë student i shkëlqyer në Istitutin e Lartë Pedagogjik në Stamboll , ma dhanë të drejtën për t’i shlyer provimet e vitit të katërt po shkëlqyeshëm në qershor 1910”- shkruan vetë ai.

“Nevoja e ngutshme për jetesë e prindërve të mij të varfër më detyroi ta ndërpres vijimin e shkollës dhe të kërkoj një punë mësuesie në vendlindje. Kështu do të mundja t’i ndihmoja ata gjithësesi ekonomikisht. Për fat, në verën e 1909, lexova në gazetat e Stambollit një shpallje për një provim konkursi për tre vende vakant për mësues për lëndët histori-gjeografi në qytetet e Prishtinës, Prizrenit dhe të Pejës. Këto qytete atëkohë ishin qendra sanxhaqesh të Vilajetit të Kosovës. Konkursi do të mbahej në Shkup  para një komisioni provues, të kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i arsimit për Vilajetin e Kosovës. Unë u përgatita dhe u paraqita ditën dhe orën e caktuar. Në konkurs morën pjesë 18 vetë. Unë dola më i miri. Si i tillë kasha të drejtë të zgjidhja vetë vendin që më pëlqente e, natyrisht, unë zgjodha qytetin tim të lindjes, ku më emëruan në gjimnaz.”

Puna e parë e Profesorit të ri ishte futja e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë në gjimnaz, mbështetur në vendimin përkatës të qeverisë së xhonturqve. Mandej ishte organizimi i kurseve me të rinjtë jo vetëm për shkrim e këndim, por edhe për ta folur shqipen kudo dhe jo turqishten si deri atëhere. Dihet se shumë syresh e quanin veten turq pa qenë të tillë. Për këte Prof. Gashi krijoi dy grupe nxënësish: ata që e kishin shqipen gjuhë amtare në shtëpi, të cilëve u mësonte vetëm shkrim e këndim shqip, dhe grupin e dytë që flisnin në shtëpi turqisht të cilëve u mësonte alfabetin e Stambollit si bazë të shkrim- këndimit. Këte punë e bënte edhe me antarët e Klubit kombëtar Shqiptar, ku ai ishte sekretar, sepse ndonse këta ishin me shpirt e me zemër atdhëtarë, nuk e dinin gjuhën shqipe.

Kështu ndihmesa e Prof. Gashit në këte drejtim atëkohë në Kosovë ishte shumë e madhe jo vetëm në Prishtinë , por edhe në Vushtri, Gjilan, Ferizaj  ku dërgonte edhe abetare, libra shqip, që botoheshin jashtë trojeve shqiptare. Midis këtyre librave shquante vepra e Naim Frashërit të madh “Bagëti e Bujqësi” dhe vjersha e Vaso Pashës “O moj Shqypni”, e cila u kthye në një hymn kombëtar që e recitonin nëpër tubime të gjithë ata që kishin mësuar të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën e bukur shqipe.

Klubi  Kombëtar  i Prishtinës u shndërrua kështu në një “Ministri  Arsimi e kulture”  për Fushën e Kosovës dhe të Anamoravës, drejtuar nga Profesori i nderuar Ahmet Gashi, që futi shqipen si gjuhë të dytë nëpër shkolla, që hapi shkolla të reja në gjuhën amtare, që drejtoi kurset për të rriturit, sidomos për rininë, që organizoi tubimet me popullin e thjeshtë, jo vetëm nëpër qytete, por edhe në fshatra, ku lexoheshin dhe deklamoheshin vjershat e bukura të rilindasve tanë nga nxënësit e gjimnazit të Prishtinës, por edhe propagandohej kundër pushtimit osman dhe qeverisë xhonturke, e cila u premtoi shumë gjëra shqiptarëve që ndihmuan aq shumë  për të ardhur në fuqi ata, por që morën shumë pak, madje edhe ato që morën u pakësuan më tej deri në mohim.Prandaj shqiptarët , për këte dhe padrejtësi të tjera u ngritën në kryengritje të armatosura kundër pushtetit osman gjatë viteve 1909-1912, për të fituar jo vetëm të drejtën për arsim dhe kulturë kombëtare, por edhe pavarësinë.

 Kryengritjet e viteve 1909-1912/

Siç kemi përmendur më lart, shqiptarët luajtën rolin kryesor në shpalljen e kushtetutës, që u siguronte popujve të shtypur të perandorisë disa të drejta kombëtare, sidomos në fushën e arsimit dhe të ekonomisë.Mirëpo marrëveshja e arritur midis shqiptarëve dhe turqve të rinj, para se këta të fundit të vinin në pushtet, nuk zgjati shumë, sepse nuk bazohej në sinqeritet nga turqit e rinj, që kishin synime të tjera, të kundërta me ato të shqiptarëve. Prandaj lindën kontradikta midis tyre që po shpinin drejt një konflikti me armë. Patrioti Sotir Peci, duke folur për këte gjendje, shkruante atëkohë në gazetën “Kombi’  si vijon:  “Pas shpalljes së kushtetutës osmane, u bë e ditur që programi i turqve të rinj është krejt i kundërt me çeshtjen tonë kombëtare. Turqit e rinj synojnë t’i japin shpirt Turqisë dhe shqiptarët kombëtarë përpiqen t’i shporrin ata nga vendi i tyre dhe të vetëqeverisen. Dëshira dhe mendimi i çdo shqiptari duhet të jetë vetëqeverimi dhe shpallja e një kushtetute kombëtare dhe e një shteti shqiptar”.

Sikurse thotë Prof. Gashi, udhëheqësit popullorë të Kosovës, Idriz Seferi, Isa Boletini, Hasan Budakova, Islam Spahia, Pirajt e Pozhoranit si edhe shumë atdhëtarë të tjerë, deputetë në parlamentin osman, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj demaskonin në parlament dhe jashtë tij  qeverinë xhonturke së bashku me deputetë të tjerë jo turq dhe partinë “Ahrar” se kjo qeveri nuk po zbatonte marrëveshjen  e mëparëshme, përkundrazi kishte shtuar shtypjen mbi popujt joturq, sidomos atë shqiptar në Vilajetin e Kosovës, vilajet që kishte luajtur rol kryesor në shpalljen e Kushtetutës.

Fshatarët që kishin mbushur radhët e kryengritësve, nuk përfituan kurrëgjë në pikëpamje ekonomike, nuk morën nga pronat e mëdha të tokës që quheshin prona të Sulltanit, sikurse ishte premtuar. Taksat e larta jo vetëm që s’u ulën, përkundrazi u rritën edhe më.

Shërbimi ushtarak që ishte thënë se do kryhej në vend, vijonte të kryhej në Anadoll dhe Afrikë. Klubet shqiptare u kufizuan deri në mbylljen e tyre, në kundërshtim nga sa u veprua me popujt e tjerë.

Siç shkruante Sotir Peci te gazeta “Kombi”, ata  u ngritën, për këto arsye,  në kryengritjet e viteve 1909, 1910 dhe 1911 ( në Malësinë e Mbishkrodrës) duke arritur kulmin me Kryengritjen e Përgjithëshme të vitit 1912, që e detyroi qeverinë osmane të njohë autonominë politike, siç vëren Edith Durham. Por ndodhi Lufta ballkanike e nxitur nga shtetet shoviniste të gadishullit, Serbia, Greqia, Mali i Zi e Bullgaria me qëllim kryesor copëtimin e mëtejshëm të tokave shqiptare. Ndërkohë kryengritjet shqiptare paraqiteshin nga përfaqësuesit e këtyre shteteve si incidente të disa “rebelëve” e “kaçakëve”, me arsye thjesht ekonomike dhe spontane, madje arritën të akuzojnë direkt Austrinë si nxitëse e tyre duke thënë se “çarkun e pushkëve të shqiptarëve e ngreh Austria” (Gani Demiri: “Idriz Seferi” f 117).

Kryengritja e vitit 1909 i kundërvuri shqiptarët përballë ushtrisë osmane të komanduar nga Xhavit Pasha me 10 mijë ushtarë të armatosur me armët moderne të kohës,që ishte zotuar ta shtypte atë brenda disa ditëve.

Por sikurse thotë fjala e urtë “Ngadalë beg se ka hendek” kështu i ndodhi edhe Xhavit Pashës. Luftime të ashpra  u zhvilluan në Shalë të Mitrovicës ku printe Isa Boletini; në Karadak të Gjilanit ku printe Idriz Seferi; në Rugovë të Pejës, në Gash të Tropojës dhe kulmi arriti në Lumë të Kukësit ku printe Islam Spahia e Ramadan Zaskoci. Lidhur me këto beteja të fundit, poeti Risto Siliqi në veprën “Pasqyrë e viteve të përgjakshme” , faqe 13 , si pjesëmarrës aktiv në kryengritjen e vitit 1910, shkruan:

“Pasi Xhavit Pasha erdhi në Lumë, ai dogji 6 katunde, që i gjeti pa njerëz. Kështu, duke djegë e duke pjekë, hyri thellë në Lumë ku ndeshi në një pritë të rreptë të 500 burrave trima shqiptarë. Krisi një luftë e ashpër që zgjati 9 ditë. Ushtria turke la në fushëbetejë dy tabore të saj , të vrarë e të plagosur dhe vetë Xhavit Pasha u detyrua të tërhiqet në Prizren” .

Xhavit Pasha u kthye me turp në Stamboll duke lënë prapa qindra ushtarë të vrarë, të cilët shqiptarët e qytetëruar i varrosën  sipas zakonit.

Deputetët shqiptarë në parlamentin e Turqisë kërkuan interpelancë nga kryeministri që ky të jepte llogari pse e dërgoi ushtrinë në Kosovë dhe për masakrat e kryera prej ushtrisë ndaj popullsisë së pafajshme. Kryeministri u përgjigj se ushtria ishte dërguar për luftë e jo për masakra. Deputeti i Shkupit, Nexhip Draga, u përgjigj: “Në vend që të dërgoni në Kosovë mësues për ta zbutë mëninë e popullit ndaj qeverisë suaj, dërgoni topa dhe ushtarë për ta masakruar popullin”.

Profesor Gashi e vlerëson kështu kryengritjen e vitit 1909:“Ne e kuptuam shpejt që xhonturqit  nuk do t’i mbanin premtimet e tyre, prandaj nisëm të organizoheshim për ta vetëdijësuar popullin e thjeshtë si në qytete ashtu edhe nëpër fshatra, që të kërkonte më shumë të drejta kombëtare, që rinia ta kryente shërbimin ushtarak në Shqipëri e jo në Anadoll e Afrikë, që administrata lokale të drejtohej nga punonjës shqiptarë e jo turq, që qytetarët në zyrat e saj të flisnin e të merreshin vesh shqip e jo në turqisht, që edhe ne të kishim shkollat tona në gjuhë amtare sikurse popujt e tjerë. Propaganda zhvillohej nëpërmjet tubimeve nga njerëz të përgatitur në klubin tonë. Një ndihmesë të madhe pat dhënë atë kohë Avni Gjilani, nënprefekt i Ferizajt, i shkolluar në Stamboll, cili e njihte mire gjuhën shqipe. Pra, ne po e përgatisnim popullin shpirtërisht pse duhej t’i kërkonte të drejtat e veta kombëtare, ose me rrugë paqësore ose me luftë. Rruga e dytë dukej e pashmangëshme, për të na kishin udhëzuar edhe deputetët shqiptarë në parlamentin e Stambollit. Dhe këte radhë nuk do të kërkonim thjesht autonomi por pavarësi të plotë të katër vilajeteve shqiptare nga Turqia. Ngjarjet e vitit 1909 i nxiti vetë qeveria turke duke dërguar në Kosovë Xhavit Pashën me 10 mijë ushtarë për të mbledhur taksat dhe për të rekrutuar me forcë në ushtri të rinj shqiptarë që t’i degdiste në viset e largëta të perandorisë. Kjo e revoltoi popullin, i cili jo vetëm s’i pranoi këto kushte, por u përgjigj me pushkë duke e detyruar Xhavit Pashën të kthehej me turp në Stamboll. Për hir të së vërtetës, kryengritja ishte një vetëmbrojtje  dhe jo mirë e organizuar. Njëkohësisht ajo na dha neve dhe deputetëve në Stamboll  mësimin e madh se liria fitohet me luftë. Ne u bindëm se propaganda  që bëmë në popull i jepte frutet e saja shumë shpejt , prandaj e shtuam atë më shumë.”

 Kryengritja e përgjakshme e vitit 1910/

 Kjo kryengritje , sipas Prof. Ahmet Gashit, s’ishte më spontane, por e organizuar, ndonse jo ashtu sikurse duhej.  Ajo u shtri pothuaj në tërë Vilajetin e Kosovës dhe në të kanë marrë pjesë rreth 30 mijë vetë. Kërkesat që ata shtronin ishin të gjitha kombëtare, konkrete . Po të pëfundonte me sukses, ajo na siguronte autonominë politike.

Për organizimin e kryengritjes u mbajtën dy mbledhje të rëndësishme, njëra në Rrafsh të Dukagjinit, e prirë nga Isa Boletini dhe tjetra në Gjilan e prirë nga Idriz Seferi.

Më parë, dy udhëheqësat janë takuar njëri me tjetrin në klubin tonë dhe kanë përcaktuar detyrat taktike dhe strategjike. Kërkesat i hartoi kryesia e klubit. Ndër këto ishte mobilizimi i Shalës, Llapit dhe Rrafshit të Dukagjinit dhe vendosja e lidhjeve me Islam Spahinë e Lumës. Idriz Seferi mori përsipër  të mobilizonte Luginën e Preshevës, Anamoravën dhe Fushën e Kosovës me malësi bashkë me Hasan Budakovën dhe Ahmet Mollasylën e Shtimes. Kurse ne si klub morëm përsipër të propagandonim me shkrim e me gojë në popull, duke ua lexuar shtypin turk dhe të huaj  lidhur me ngjarjet e kryengritjes. Do të hartonim kërkesat e kryengritësve për qeverinë osmane. Këto kërkesa do lexoheshin në mbledhjen e Gjilanit nga Nazmi Gafurri dhe do dërgoheshin për botim në gazetat përparimtare turke dhe jashtë shtetit.

Kryengritja do të fillonte në ditët e para të prillit, fillimisht nga Idriz Seferi në Grykën e Kaçanikut, pastaj nga Isa Boletimi në Grykën e Sirenave (Ceralevë) dhe në Grykën e Jezercit nga Hasan Budakova e Ahmet Mollasyla.

Ja, cilat ishin këto kërkesa që do t’i dorëzoheshin qeverisë osmane:

1-     Do ta njohim për mbret Sulltan Mehmetin e Dytë, vetëm atëhere kur ai të mos përzihet në punët e brendëshme të Shqipërisë, që do qeveriset vetë nën hijen e Sulltanit.

2-     Të gjithë shqiptarët do ta derdhin gjakun, por nuk do t’i lëshojnë kurkujt asnjë pëllëmbë tokë.

3-     Të rinjtë shqiptarë ta kryejnë shërbimin ushtarak në Shqipëri dhe me oficerë shqiptarë.

4-     Qeveria do të mbajë shkollat shqipe duke i dërguar paratë te paria e vendit.

5-     Të quhet Shqipëri gjithë toka e katër vilajeteve, atij të Kosovës, të Manastirit, Janinës dhe Shkodrës. Këto vilajete të qeverisen me nëpunës shqiptarë me kabinete më vete.Në mbledhjen e Gjilanit, pas shumë debatesh, këto kërkesa u miratuan duke kapërcyer frikën që kishin disa delegatë se mos gjoja Turqia do ta merrte si një prirje për shkëputje nga ajo. Madje, për këte arsye, pati një farë zbutje të tyre.  Menjëherë kërkesat u përcollën te gazeta “Shqypja e Shqypnisë” në Sofie . Më 13 maj, këto i botoi edhe gazeta “Korça”.

Ishte e qartë se do të kishte luftë, në rast se qeveria osmane nuk do t’i merte parasysh këto kërkesa, gjë që ndodhi në Grykën e Kaçanikut, në atë të Sirenave, të Jezercit, Llapit, Shalë e Rrafsh të Dukagjinit, siç përmendëm më lart. Në këto luftime heroizmi i shqiptarëve ishte i papërshkrueshëm.

Qeveria osmane dërgoi gjeneralët e saj më të zotë, si  vetë ministrin e luftës Mahmut Pashën me 50 mijë ushtarë, gjë që ndodhte vetëm kur kishte luftë me ndonjë perandori tjetër.

Interesant, se ndërkohë i tërë shtypi ballkanas dhe i Evropës doli kundër shqiptarëve me përjashtim të ndonjë gazete si “O’Pirros” e Greqisë.

Haki Pasha kish deklaruar në Këshillin e Ministrave në janar 1910: “Rreziku më i madh Turqisë i vjen nga shqiptarët si komb , më shumë se nga gjithë kombet e tjerë. Është një tmerr i vërtetë, në se ky komb zgjohet nga gjumi i rëndë dhe mëkëmbet, ditunohet në gjuhën e vet, përndryshe Turqinë  Evropiane e merr lumi”. ( Mr. Aliriza Selmani në veprën “Gjilani me rrethinë”, faqe 107).

Gazeta e Beogradit “Mali Journal” lidhur me kryengritjen në fjalë (1910), shkruante: “Serbia lypset me të shpejtë të kërkojë nga Turqia sanxhakun e Novi Pazarit, ta blejë ose ta marrë me qira. Veç kësaj, lypset që Serbia e Mali i Zi t’i përgatisin të gjithë fuqitë e tyre që t’i ndihmojnë Turqisë ta shuajë kryengritjen shqiptare, se kjo është në interes të Serbisë e të Turqisë”.

Dihet se nga Serbia e Mali i Zi këte “ndihmë” kemi pasur, po nga Turqia!? Prandaj nostalgjikët e sotëm t’i heqin shpresat! (Gani Ratkoceri- “Idriz Seferi dhe Lëvizja Kombëtare në Kosovën Juglindore”, faqe 209).

Ndërsa gazeta greke “O Pirros”, Nr 354 shkruante: “Rëndësi ka shkaku i kryengritjes, politika e cila e qeveriste këte kryengritje, tregoi se kombi shqiptar, ndonse është i pamësuar, u tregua më i mënçur nga të gjithë politikanët turq dhe nga gjithë të diturit e Patrikanës sonë. Kombi shqiptar ngriti flamurin e kryengritjes. Punë më e mënçur e më diplomatike nuk mund të bëhet” (G.R. po aty faqe 213)

Kryengritja zgjati tre muaj dhe pati një rëndësi të madhe se u dha shqiptarëve të kuptojnë, sipas Profesor Gashit, se, po të bashkohen të katër vilajetet në një kryengritje të përgjithëshme, të udhëhequr nga një shtab i përgjithshëm me atdhetarë intelektualë, siç ishin Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj, armiku shekullor nuk ishte më i pathyeshëm. Dhe ata kështu bënë në vitin 1912 duke e fituar autonominë politike. Ndërsa perandoria osmane mori një plagë të pashërueshme e cila e shpuri atë në varr në Ballkan.

Shtypi shqiptar i asaj kohe, që botohej jashtë shtetit dhe brenda teritoreve shqiptare, e quajti atë kryengritje si të organizuar dhe të përgjithëshme.

Gazeta “Flamuri”, që botohej në Boston të SHBA, shkruante: “Vetëdija që intelektualët kombëtarë   po punojnë e po propagandojnë për një qëllim të drejtë, ua shton trimërinë edhe më shumë kryengritësve. Kjo kryegritje ka një karakter të përgjithshëm se edhe të krishterët luftojnë tok me myslimanët kundër armikut tonë” (11 maj 1910).

Pas rënies së kryengritjes, ushtria osmane, e prirë nga gjeneralët e saj gjaksorë, kreu krime të papërshkrueshme në popullsinë civile , në gra e fëmijë, e pleq. U dogjën fshatra të panumurt, u shkatërrua ekonomia, iu konfiskuan pasuritë kryengritësve, u mblodhën armët me dhunë, me qëllim që shqiptarët të nënshtrohen një herë e përgjithmonë. Megjithatë, këtij qëllimi nuk iu arrit kurrë. Gazeta “Flamuri” i përshkruante kështu masakrat që ndodhën: Ushtria turke ka prerë pjepra  në bostanet e Kosovës, ka pre gra , fëmijë e pleq, por jo kryengritës” (24 qershor 1910).

Kjo ishte kaq e vërtetë sa pa mbërritur ende në Stamboll ministri dhe gjeneralët e tij, ia nisi kryengritja e Malësisë së madhe më 1911 dhe pas saj Kryengritja e Përgjithëshme Shqiptare, që e varrosi Turqinë evropiane.

 Ngjarjet e vitit 1911 në Parlamentin Osman/

 Sipas kujtimeve të Prof. Gashit, të vërtetuara nga dokumentet arshivore dhe shtypit të kohës, pas rënies së Kryengritjes së Vitit 1910,  në parlamentin osman u fuqizua lufta e dy deputetëve shqiptarë, djaloshit guximtar Hasan Prishtina dhe plakut të mënçur Ismail Qemali. Kjo solli, me përkrahjen e deputetëve jo turq, në shpërndarjen e Parlamentit në dhjetor 1911. Në shkurt të atij viti, Ismail Qemali demaksoi në parlament mizoritë e ushtrisë turke në Kosovë, vetë qeverinë xhonturke dhe kryeministrin Haki Pasha. Ky i fundit u përgjigj ashpër, ndërsa një deputet i Serezit, përkrah Ismailit, e goditi Ismailin me shpullë. Në këte çast, të gjithë deputetët shqiptarë protestuan duke u ngritur në këmbë, duke e konsideruar këte gjest një fyerje të ëndë për shqiptarët. Madje, Hasan Prishtina, për të çuar në vend nderin e Shqipërisë, e ftoi menjëherë në duel deputetin turk.Të nesërmen të gjitha gazetat turke dhe të huaja shkruan për ngjarjen. Ndërsa në Prishtinë siç thotë Prof. Gashi, “ne u njoftuam  për sa kishte ndodhur  dhe mblodhëm kryesinë e Klubit. Lajmëruam të gjithë aktivistët, të cilët kërkuan t’i dërgonim menjëherë një telegram Hasan Prishtinës me këte përmbajtje: “Ju jeni njeriu më i shtrenjtë për kombin shqiptar, prandaj zgjidhni, ju lutem, cilindo nga ne për të bërë duel me deputetin turk”.

Por , incidenti në fjalë u mbyll falë mënçurisë dhe urtësisë së Ismail Qemalit, pasi shqiptarët i prisnin shumë punë të tjera të mëdha. Dhe vërtet, kështu ishte.

Diskutimet që bënin deputetët shqiptarë në parlamentin turk i bëheshin të njohura Prof. Gashit në Klubin e Prishtinës nga aktivistët kombëtarë në Stamboll me anë të telegrafit dhe ky mandej ua shpërndante ato klubeve të tjera në qytetet e Kosovës, duke dhënë porosi që , me këte rast, të organizoheshin tubime , të sqarohesh populli e të përgatitej ai psikologjikisht për kryengritjen e madhe që po afronte.

 Vizita e Sulltan Reshatit në Kosovë/

 Sulltani shpalli një amnisti të përgjithëshme për të gjithë kryengritësit dhe prijësit e tyre dhe premtoi t’u paguante atyre edhe dëmet materiale, gjithnjë me qëllim që ta zbuste situatën. Për këte,  erdhi në Kosovë vetë sulltan Reshati V, që ishte edhe kalif ( i pari i fesë myslimane). Shtypi i bëri kësaj vizitë një jehonë të gjërë. Siç kujton Prof. Gashi  “ne morëm porosi nga Hasan Prishtina që sulltani të mos pritej në asnjë mënyrë me nderime nga populli në Prishtinë, që ta kuptojë edhe ai se shqiptarët s’kanë më punë me osmanllinjtë. Hasani theksonte që të bëhej kujdes me fanatikët myslimanë që besonin se “pa Sulltanin s’lind as Dielli”, të mos mashtroheshin nga hoxhallarët që shfrytëzonin çdo festë fetare për propagandimin e sulltanit. Kishim dijeni që konsullata serbe në Prishtinë, nga ana e saj, po punonte që serbët të dilnin familjarisht në rrugë e ta nderonin sulltanin duke i dhënë të kuptonte atij se sanxhaku i Prishtinës banohej kryesisht nga serbë e jo shqiptarë. Nga ana jonë, u bë një punë e madhe për ta shmangur këte duke i trëmbur serbët se gjoja malet janë plot me kryengritës, që mund t’u sillnin pasoja familjeve të tyre pas largimit të sulltanit. Kështu sulltani u prit vetëm nga disa kureshtarë të moshuar që e quanin veten turq”.

Autoritetet ftuan posaçërisht udhëheqësit e kryengritësve , midis tyre Idriz Seferin dhe Isa Boletinin që të dilnin në takim me sulltanin. Sulltani i shoqëruar nga Hasan Prishtina e pyeti valiun e Kosovës se ku janë këta burra, por ky s’dinte se çfarëë të thosh. Ndërkohë Hasani tha: “Shkëlqesi , këta burra nuk mund të takohen me ju, sepse ushtria juaj me në krye ministrin e luftës Mahmut Pashën dhe Dërgut Pashën, ka bërë barbarizma të mëdha në tërë Vilajetin e Kosovës e krahina të tjera shqiptare. Ende duket zjarri nëpër shtëpijat e shqiptarëve. E pra, gjaku që u derdh e vazhdon të derdhet në Vilajetin e Kosovës e gjetkë, nuk mund të shkelet me këmbë. Prandaj, ata dy kreshnikë  mund të takohen me ju vetëm atëhere kur ju ta njihni zyrtarisht autonominë e Shqipërisë me të katër vilajetet”.

Sulltani tërë zëmërim lëmonte mjekrën e bardhë e thatime, ndërsa valiu dhe autoritetet më të larta që e shoqëronin shtrëngonin nofullat dhe dridheshin nga zemërimi.

Kështu vizita e Sulltanit dështoi e bashkë me të edhe politika xhonturke, sepse shqiptarët nuk u besonin më fjalëve të bukura e boshe në emër të islamizmit dhe unitetit midis shqiptarëve dhe turqve që nuk ekzistonte më. Ata kështu shprehën vendosmërinë e tyre se s’donin të qendronin më nën hijen e sulltanit dhe të Kalifit, por donin të dilnin më vete, pra, të pavarësoheshin. Këte e vërtetoi më së miri kryengritja e një viti më vonë, pas vizitës.

Sapo u largua sulltani, në Prishtinë zbritën heronjtë e Kaçanikut, të Grykës së Sirenës (Ceralevës), Jezercit, Llapit, Shalës, Bajgorës, Rrafshit të Dukagjinit. (G. Ratkoceri-vepra “Idriz Seferi” faqe 227-228).

Prof. Gashi tregon: “Më lajmëuan të shkoja me ngut në Klub. Sapo hyra  aty më doli përpara kryetari dhe më tha buzagaz: -Ahmet, po të jap një lajm të gëzueshëm, do të vijë në Prishtinë heroi i Kaçanikut. Kështu e quanim atëkohë Idriz Seferin. Gëzimi im qe i papërshkrueshëm, sepse do të shikoja atë që kish tronditur një perandori dhe kishte mbushur faqet e gazetave evropiane, përkundër asaj që propagandonin serbët dhe grekët sikur ne shqiptarët ishim të egjër, jetonim në male e pyje si bisha, nuk kishim fe, as atdhe, dinim vetëm të vidhnim etj etj. Por Idriz Seferi me shokë, kur zuri Grykën e Kaçanikut,  ku kalonte hekurudha që lidhte Stambollin me Ballkanin e brëndëshëm, nuk u bëri asnjë të keqe pasagjerëve dhe tregtarëve të Evropës. (Kështu shkruante atë kohë Risto Siliqi në veprën “Pasqyrë e ditëve të përgjakëshme”).

“Ishte me rëndësi të theksohej se, qëkur kishin nisur kryengritjet, shqiptarët ishin shquar për njerzillëk të madh, nuk e kishin dëmtuar aspak hekurudhën , kishin ruajtur interesat e tregtarëve të Evropës, sa herë që vinte avullorja (treni- G.D.) e tokës. Prita e ushtarëve shqiptarë që rrinin gati me pushkë ngrehur, e ndalte avulloren dhe pasi e kontrollonte e lente të vijonte udhëtimin, pa i bërë asnjë të keqe, pa dëmtuar mallrat , pa grabitur para. Konfiskohej vetëm materiali luftarak që gjëndej në të, ndërsa ushtarët i çarmatosnin dhe i lenin të lirë.”

Pra,  Idriz Seferi me shokë i dha të kuptojë Evropës se ata nuk ishin as të egjër, as hajdutë dhe as shtojcë e perandorisë osmane, ndonse shumica e shqiptarëve ishin kthyer në muhamedanë. Megjithatë, shqiptarët treguan se janë një komb më vete, ashtu sikurse kombet e tjera të Evropës.

Idriz Seferi bëri një vizitë në Klubin e Prishtinës dhe bisedoi përzëmërsisht me antarët e tij. “Kur ne i flisnim me admirim për luftat e tij, ai përgjigjej se “po më lavdëroni ca si shumë..Unë s’do të  kursehem kurrë , por tani na duhet edhe ndihma juaj si shkollarë që ta bashkoni popullin jo vetëm në Kosovë, por në katër vilajetet. Përhapini fjalët që thonë në parlamentin turk Hasan Begi dhe Ismail Begi dhe përdorini gazetat e shkrimet tuaja për bashkim pa dallim feje, sepse në radhë të parë jena shqiptarë, pastaj kena fetë.” Kështu mban mend Prof. Gashi nga biseda me Idriz Seferin në Klubin e Prishtinës.

 Roli i Prof. Gashit në kryengritjen e Përgjithëshme Shqiptare të vitit 1912/

 Kryengritja e vitit 1912 ndryshon shumë nga kryengritjet e tjera të zhvilluara pas lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878 për nga organizimi, përmasat, gërshetimi i luftës së armatosur me atë politike në parlament, udhëheqësit  e saj etj. Përmendim se në krye të saj u vunë Hasan Prishtina e Ismail Qemali që krijuan Komitetin e Kryengritjes në të katër vilajetet.Hasan Prishtina deklaroi në parlament: “Në se kjo qeveri nuk ndërron politikën administrative në Shqipëri, në se shqiptarët nuk do t’i gëzojnë të drejtat e  tyre politike, keni për ta pa se do shpërthejnë një varg ngjarjesh të përgjakëshme e të hidhura”

Kur një deputet arab vërejti: -Ç’kuptoni ju zoti Hasan me ngjarje të përgjakëshme e të hidhura?- Hasani iu përgjigj: “Dua të them që në se turqit e rinj e vazhdojnë këte sistem mizor në fushën e politikës së brendëshme, unë kam me qenë ndoshta i pari i atyre që do ta ngre flamurin e kryengritjes”

Kjo deklaratë përpara më se 200 deputetëve, dhe kabinetit turk si dhe miëra dëgjuesve ra si një bombë e vërtetë. Kryeministri, Haki Pasha, u çua në këmbë e tha:

“Me këto fjalë Hasan Begu po ja shtin flakën tërë perandorisë”

Kur dolën nga salla e parlamentit, të gjithë deputetët shqiptarë dhe shqiptarët në Stamboll u përshëndetën njëri me tjetrin gjithë gëzim dhe simpati. Pas këtij fjalimi të zjarrtë parlamenti u shpërnda një herë e përgjithmonë.  Sikur të 27 deputetët shqiptarë , ku bënin pjesë Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Nexhip Draga e Shahin Kolonja, të kishin mundësi të gjithë të luftonin më tej në parlamentin turk, mbase do t’ia arrinin të kishim sot një shtet shqiptar me të katër vilajetet brenda tij.

Kjo Shqipëri do të përfshinte reth 92 mijë km2 . Këte e konfirmon historiani i mirënjohur Italian Antonio Baldacci në veprën “Itineraret shqiptare” botuar më 1917 në Romë. Midis të tjerash, ai thotë: “Konferenca e Londrës e cungoi atë që duhet të ishte sot Shqipëria, duke ia pakësuar sipërfaqen në 28 mijë km2  me një popullsi 800 000 banorë. Por kjo s’është Shqipëria e vërtetë që dëshironin patriotët e saj. Ata donin të katër vilajetet, atë të Shkodrës (10 800 km2 ), të Janinës (17 000 km2 ), të Kosovës (32 900 km2 ) dhe Manastirit (28 500 km2 ), duke i shtuar madje një pjesë të vilajetit të Selanikut (3000 km2 ) gjthsej 92 200 km2 , me një popullsi më shumë se dy miljonë e gjysëm banorë”. (Marrë nga gazeta “Panorama”, 29 tetor 2003).

Pas atij fjalimi të guximshëm, Ismail Qemali e përgëzoi Hasan Begun dhe e ftoi në shtëpi në mbrëmje. Aty biseduan për situatën e re të krijuar, duke arritur në përfundimin se marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe turqve ishin prishur një herë e përgjithmonë. U fol për një kryengritje të përgjithëshme në të katër vilajetet. Për organizimin e saj ata menduan të mblidheshin duke ftuar edhe deputetë të tjerë. Kjo mbledhje u bë në hotel “Pera Palacë” dhe mori emrin “Komploti i Taksimit”.

Në mbledhje ishin Ismail Qemali, Hasan prishtina, Esat Pashë Toptani, Syrja Vlora, Myfit Libohova dhe Azis Pashë Vrioni. Aty u vendos që kryengritja të niste në Kosovë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës dhe menjëherë të ndiqej nga vilajetet e tjera. Ndërsa Ismail Qemali do të shkonte në Evropë për të siguruar njohjen ndërkombëtare dhe armë për 15 mijë luftëtarë si dhe 10 mijë napolona ar që do t’i dorëzoheshin Hasan Begut. Për fat të keq, këto ai nuk mundi t’i siguronte dot. Kryengritja filloi në Kosovë , vijoi në Krujë me Mustafa Krujën, në Mirditë dhe me çetat e Jugut, por jo në mënyrë masive nga vilajetet e tjera, se prijësat e tyre s’e mbajtën fjalën e dhënë.

Fjalimi i Hasan Begut në Parlament pati një jehonë të gjërë në shtypin e perandorisë dhe të Evropës, dhe klubet shqiptare e shfrytëzuan për ta mobilizuar popullin për luftë. Ky i fundit, tashmë ishte përgatitur shpirtërisht dhe fizikisht që të shkëputej një herë e përgjithmonë nga Turqia  me të cilën lufta ishte e pashmangëshme.

Hasan Prishtina  erdhi menjëherë në Kosovë. Ndalesën e parë e bëri në Selanik, ku kishte edhe familjen. Aty ai u takua me konsujt e Austrisë dhe Britanisë, të cilët i pyeti për qendrimin që do ti mbanin qeveritë e tyre në rast të një kryengritje shqiptare për pavarësi. Mirëpo përgjigjia ishte : as po, as jo. Mandej Hasani shkoi në Shkup, ku u takua me patriotë vendas, që e siguruan për mbështetjen e tyre. Në Kosovë takoi udhëheqësit e kryengritjeve të viteve 1909 e 1910  dhe parinë e vendit, ku, gjithashtu, mori besën për luftë deri në vdekje për liri. Ndalesën e fundit e bëri në Vushtri, në vendlindje, në shtëpinë e Zejnulla Begut, patriot dhe kushëri i tij.

Në atë kohë, perandoria turke mbante në Kosovë 70 mijë ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, me Fadil Pashën kryekomandant, me seli në Prishtinë. Mos të harrojmë se atë kohë vetë qyteti i Prishtinës i kishte rreth 12 mijë banorë.

 Ndihmesa e Prof. Gashit në Kryengritje/

 Duke lexuar kujtimet e vetë Profesorit (faqe 13/5), mësojmë për rolin e tij konkret në kryengritje. “ Klubet tona patën bërë një punë të madhe propagandistike për përgatitjen shpirtërore të popullit për kryengritje, në qytete e fshatra, me agjitacion të gjithanshëm, që njerëzit të bëheshin gati për ditën e madhe të hakmarrjes. Kjo ditë, siç dihet, u caktua nga “Komploti i Taksimit”, prej një grupi deputetësh shqiptarë, ku shquheshin Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina. Hasani vetë erdhi në Shkup në maj 1912 e mandej në Vuçiternë (Vushtri) si dhe në qytete të tjera të Kosovës, ku u njoh nga afër me përgatitjet e bëra për këte qëllim. Në Vuçiternë më thirri edhe mua së bashku me katër shokë të mi besnikë. Shkuam te ai, në shtëpinë e Zejnulla Begut, i cili e kish pasë propozuar Hasanin për deputet të Prishtinës, pasi vetë Zejnullahu gëzonte autoritet të madh në popull, ndërsa Hasan Begun ende nuk e njihnin mirë, pasi familja e këtij banonte në Selanik e Stamboll. Ne i folëm Hasanit për punën që kishim bërë në Prishtinë e në qytete të tjera të Fushës së Kosovës për ta përgatitur popullin psikologjikisht dhe fizikisht për luftë.  Mandej ai na përgëzoi dhe na udhëzoi gjithësecilin. Mua më ngarkoi detyrat më të vështira, pasi më njihte më mirë që në Stamboll. Unë duhet të bëja takime të shpeshta me një kapiten shqiptar të Shtabit Madhor të ushtrisë turke, për të cilin më dha edhe një letër rekomandimi; të merresha me ndërlidhjen  me fuqitë kryengritëse, në mes Llapit e Gollapit, duke lajmëruar patriotin Xhemal Prishtina për çdo lëvizje të ushtrisë turke në ato anë, si dhe për vendet e pozicionet e ushtarëve turq; të propagandoja nëpërmjet rinisë dhe qytetarëve të Prishtinës te ushtarët e thjeshtë turq  që ata të arratisen e të mos luftojnë kundër shqiptarëve; kur të nisë lufta, mos të qëllojnë kundër kryengritësve por vetëm kundër oficerëve të vet  etj; të krijoja panik të madh në qytetin e Prishtinës duke nxitur mbylljen e të gjitha dyqaneve, sapo të niste operacioni ushtarak e sapo të dëgjoheshin të shtënat e topave bombardues në anët e Llapit; të zgjidhja me short tre trima, të gatshëm me vdekë për çeshtjen e shenjtë kombëtare për ta vrarë komandantin e ushtrisë turke në Kosovë, Fadil Pashën, në rast se ai nuk do jepte urdhërin e tërheqjes së ushtrisë që e rrethone Prishtinën, nga llogoret në kazerma, kur të niste lufta.

Të gjitha këto detyra unë i kreva më së miri, natyrisht me ndihmën e shokëve.

Kështu, unë kreva takime të fshehta personale me oficerin shqiptar të Shtabit Madhor të ushtrisë turke, sipas rekomandimit të Hasan Begut. Nga ai merrja lajme për lëvizjet e ushtrisë turke, pozicionet e saj, numrin etj

Këto informata ia përcillja Xhemal Prishtinës (vërej se Hasani s’kishte farefisni me këte të fundit, vetë mbiemri i Hasanit është Pallanca, por i mbiquajt Prishtina nga që u zgjodh deputet i Prishtinës- G.R.)

Oficeri i shtatmadhorisë më tregoi, ditën e fundit të takimit, edhe orën kur do niste bombardimi nga ana e Llapit, një lajm ky me shumë vlerë, që ia njoftova gjithashtu Xhemalit.

Propagandova ndër ushtarët e thjeshtë turq me ndihmën e të rinjve dhe qytetarëve të Prishtinës. Kjo propagandë i dha vërtet frytet e saj jo vetëm në Prishtinë me rethina por në tërë Kosovën.

Lajmërova qytetarët nëpërmjet kryepleqve, që ditën e fillimit të luftës të mbylleshin të gjitha dyqanet dhe pazari. Nuk u mbyllën vetëm mullinjtë e blojës, furrat e bukës, ndërsa pasanikëve iu bë thirje të dorëzonin vullnetarisht në komisionet e ngritura posaçërisht gjithçka që do t’u kërkohej për luftëtarët që do vinin shumë shpejt në Prishtinë.  Ndonjë që kundërshtonte nga që ishte fanatik turk, e detyronim me forcë, duke e kërcënuar me konfiskim të gjithë pasurisë dhe djegie të shtëpisë. Por kjo nuk ndodhi, sepse edhe ata u bindën. Pra të gjithë e lanë pasurinë e tyre në duar të komisioneve të kryengritjes”

 Organizimi i kryengritjes jashtë Prishtinës/

 Profesori thosh se “kështu si punonim ne në Prishtinë , kështu punohej edhe jashtë saj, kudo në Kosovë”.  Hasan Prishtina , pasi kishte biseduar me pothuaj tërë parinë e Kosovës dhe udhëheqësit e kryengritjes kishmarrë prej tyre fjalën se ata do të ndodheshin në vendet e caktuara, sapo të jepej shënja e luftës.

Me 5 maj Hasani doli në Drenicë dhe lëshoi kushtrimin e luftës, ndaj të cilit u përgjigjën të gjithë menjëherë. Më 21 maj u mbajt Kuvendi i Junikut, ku morën pjesë 250 delegatë, të dalluar për burrëri, trimëri, zgjuarsi dhe së pari për atdhetari. Kuvendi zgjati 5 ditë dhe aty u muar vendimi për fillimin e kryengritjes në tërë vendin. U ndanë detyrat, frontet kryesore të luftës dhe u caktuan udhëheqësit që do të drejtonin luftëtarët e lirisë. Me beteja të forta u çliruan së pari Rrafshi i Dukagjinit, Kosova Veriore, Tregu i Ri, Mitrovica, Llapi e Gollapi, Kosova Lindore, Lugina e Preshevës, Kumanova, Anamorava, Kaçaniku , Ferizaj.Forcat kryesore kryengritëse iu afruan Prishtinës duke siguruar krahët për çdo të papritur. Hasan Prishtina e vendosi shtabin e tij në fshatin Halivaç, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës. Në Prishtinë ishin përqendruar forcat më të mëdha të ushtrisë turke si dhe vetë kryekomandanti i saj. Topa të panumurt dhe llogore të shumta rrethonin qytetin.

Çlirimi i Prishtinës/

 Siç e dimë, në qytet ishte bërë një punë e madhe propagandistike nga Klubi Shqiptar, ku një drejtues ishte edhe Profesori ynë i nderuar.  Sipas kujtimeve të Profesorit, beteja për Prishtinën ishte mjaft mirë e organizuar, gjë që solli që të mos vriten luftëtarë shqiptarë, por shumë turq, ushtarë e oficerë, sepse shqiptarët kishin zënë pusi kudo gjatë natës. Shumë të rinj qytetarë u bashkuan me fshatarët e ardhur nga Llapi e Gollapi dhe treguan edhe ata trimëri të madhe. 14 korriku gdhiu me gjëmimin e topave që e tundën tërë qytetin. Rrugët ishin zbrazur nga njerëzit. Nga dreka, nisën të shihen karroca të ushtrisë plot me ushtarë të vrarë ose të plagosur. Pazari ishte i mbyllur. Shtabi turk ishte vendosur në ndërtesën e postëtelegrafës, i rrethuar nga qindra ushtarë.

Ishin caktuar ndërkohë, tre trima që të hynin të veshur me rroba oficeresh turq dhe ta vrisnin kryekomandantin turk, në se ky nuk jepte urdhër që ushtria e tij të tërhiqej në kazerma. Trimat kishin nga dy revole dhe bomba me vete . Duke e folur mirë turqishten e ashtu të veshur tepdil, ata arritën të futen në ndërtesën e shtabit dhe e kërcënuan me revole në kokë kryekomandantin turk duke e urdhëruar që ta pushonte menjëhere luftën dhe të urdhëronte tërhqjen e ushtrisë në kazerma. Ata ia aritën qëllimit. Kryekomandanti bashkë me shtabin e vet u shoqëruan në këmbë deri te kazermat nëpër rrugën kryesore të Prishtinës ndërsa populli brohoriste i gëzuar. Të turpëruar, ata dëgjonin parrullat që hidhnin njerëzit kundra osmanëve , për liri, për Hasan Prishtinën etj. Pra, Prishtina u çlirua pa u derdhur gjak në saje të këtyre tre djelmoshave trima (Hajrush Rrepa, Muharrem Ajvazi dhe Esait Haxhi Ajvazi).

Menjëherë komisionet administrative të çdo lagjeje u mblodhën dhe vendosën se kur do të ftoheshin të hynin në qytet luftëtarët e lirisë, në rregull e me disiplinë të plotë, si do priteshin e do të sistemoheshin  nëpër familjet qytetare.

U dërgua një grup lajmëtarësh  për në katër shtabet rreth Prishtinës (përveç Halivaçit  ku ishte Hasan Prishtina dhe Bajram Curri), kishte asish në veri të Prishtinës , në Llap nën drejtimin e Isa Boletinit e Zejnullah Beut, në juglindje në Gadime nën drejtimin e Idriz Seferit e të Islam Pirës, në Shtime nën drejtimin e Islam Spahisë nga Luma, Hasan Budakovës e Ahmet Mollasylës.

“Mua, shkruan Profesori,  më caktuan të shkoja drejt e në Halivaç, te Hasan Prishtina vetë.

Kështu, pas disa ditësh në Prishtinë hynë forcat kryengritëse të pritura nxehtësisht nga populli. Prishtina me 12 mijë banorë priti atëkohë 30 mijë luftëtarë!” Vetë Hasan Prishtina kujton: “Komandanti i garnizonit të Prishtinës deshi me ba si Xhaferr Tajari përpara Pejës dhe mori të gjitha masat ushtarake për me e mbrojtë qytetin kundër çdo mësymjeje. Por disa prishtinas trima e ndalën rrezikun e një lufte mizore duke ia vënë koburen në gojë komandantit brenda në zyrën e vet te postëtelegrafa dhe duke e ngushtue atë ta nënshkruajë urdhërin që e ndalonte ushtrinë në llogore me ba çdo kundërshtim, në se kryengritësit dëshirojnë me e marrë qytetin. Populli i qytetit më priti me një entuziazëm të pashoq, i madh dhe i vogël u bashkue me ne.”

Në atë kohë, kur në Prishtinë numri i kryengritësve pat arritur 30 mijë vetë, gazetat e Evropës, si “Times”, “Neu Freu Presse”, “Novoje Vremja” etj. nëpërmjet korespondentëve të tyre shprehnin habinë në dy pika: Si mundën me fitue shqiptarët kundër një ushtrie turke prej 70 mijë vetash? Si shpjegohej disiplina shembullore në radhët e kryengritesve?

Në kujtimet e tij, Prof. Gashi vijon: “Pas takimeve të rastit me krerët e lëvizjes, ne të rinjtë e qytetit u caktuam të shoqërojmë delegatët që do të vinin nga të gjitha anët e vendit dhe disa gazetarë të huaj. Bëhej fjalë për një festë çlirimi jo vetëm për Kosovën, por për tërë Shqipërinë. Serbët patën propaganduar me të madhe se gjoja shqiptarët s’ianë në gjendje të krijojnë shtet, sepse janë injorantë dhe fanatikë. Madje , shtonin ata, shqiptarët po luftojnë për lirimin e sulltan Hamitit që është i internuar në Selanik dhe jo për lirinë kombëtare të tyre. Ata shfrytëzonin sjelljen e ndonjë udhëheqësi si Riza Beg Gjakova e ndonjë tjetër që përhapnin parrulla antikombëtare.  Por, sapo hynë në Prishtinë  krerët e lëvizjes kryengritëse, qeveria turke u rrëzua dhe qeveria e re e krijuar u dërgoi atyre një telegram, duke shprehur gatishmërinë për marrëveshje me ta.

 Kërkesat e shqiptarëve.

 Sapo e mori telegramin, Hasan begu njoftoi tre vilajetet e tjera që të dërgonin delegatë për bisedime me turqit si përfaqësues të një kombi të vetëm. Mirëpo për arsye objektive, këta delegatë nuk mbëritën në kohë, sepse delegacioni turk arriti më shpejt në Prishtinë.  Në mesin e tij ishin pothuaj të gjithë shqiptarë , Ibrahim Pasha nga Manastiri, Ali Danish Prishtina, ministër i Brëndëshëm, Sulejman Pashë Kolonja, senator. Përkthyes kishin nënprefektin e Ferizajt, Avni Gjilanin, që kishte ndihmuar dukshëm lëvizjen tonë.  Kështu u zhvilluan bisedime ndërmjet shqiptarëve atdhetarë dhe shqiptarëve renegatë, përfaqësues të pushtetit turk. Ja si shkruan vetë Hasan Prishtina në ditarin e tij “ Një shkurtim kujtimesh mbi Kryengritjen Shqiptare të vitit 1912” ( botuar në vitin 1921, ribotuar më 1995  nga “Eurorilindja” nën redaktimin e Adem Istrefit dhe Ramadan Musliut). “Që në fillim parashtrova këto kërkesa:

a)      Të njihen zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë

b)      Autoritetet civile dhe ushtarake të kenë kombësi shqiptare

c)      Ushtria shqiptare të shërbejë në Shqipëri e të komandohet nga oficerë shqiptarë

d)      Veprimet zyrtare në Shqipëri të bëhen në gjuhën shqipe

Mirëpo Ibrahim Pasha i gjykoi këto pika shumë të rënda duke thënë se s’kishte me i pasë hije Shqipërisë me kërkue kësi pikash, sepse populli është muhamedan.. Unë i thashë: – Pashë, feja s’ka të bëjë me kombësinë. Zotnija juaj jeni nga Manastiri, pra shqiptar si unë. Këto pika lypset t’i gjeni tepër të lehta, pra, me i lanë kështu një emër të mirë Shqipërisë”.

 Pra, që në fillim të bisedës Hasan Begu nuk u muar vesh me delegacionin turk të përbërë nga shqiptarë. Më pas, Ibrahim Pasha nisi bisedimet kokë më kokë më udhëheqës të tjerë të kryengritjes , duke i joshur ata me grada e ofiqe. Ndonjëri ra në grackën e tij, si psh Riza bej Gjakova. Nga ana e saj, konsullata serbe nxiste shqiptarët të shkonin në Selanik ta lironin sulltanin, sepse ai qënkej miku i vërtetë i tyre, ndërsa kërkesat kombëtare nuk u duheshin shqiptarëve  etj.

Në fakt lirimi i sulltanit binte ndesh me aspiratat e shqiptarëve që më 1908 dhe 1909 kishin luftuar për rrëzimin e tij. Siç dihet,  Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia ndërkohë po përgatitnin luftën me Turqinë, qëllimi i të cilës do të ishte gllabërimi nga to i katër vilajeteve shqiptare. Kështu, një autonomi politike e katër vilajeteve shqiptare ua prishte krejt planet shteteve shoviniste fqinjë me Shqipërinë..

Deri diku, armiqtë ia arritën qëllimit, sepse, siç thotë vetë Hasani, “kur u nisëm drejt Shkupit, numri i luftëtarëve tanë ishte vetëm 20 përqind e atij të Prishtinës”.

Ky është rezultati i veprimtarisë përçarëse të armiqve tanë shekullorë që përsëritet edhe sot në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Kur, vallë, do të bashkohemi vërtet për çeshtjen madhore kombëtare, të kemi kërkesa të njejta të përbashkëta, tani për pavarësinë e Kosovës, për Maqedoninë etj? Zbatimi i kornizës kushtetuese sipas marrëveshjes së Ohrit , dhënia e të drejtave që u takojnë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, pakicave kombëtare shqiptare kudo qofshin sipas Kartës së të Drejtave të Njeriut dhe në fund bashkimi Kombëtar i gjithë trevave shqiptare do të ishin synimet tona kombëtare të përbashkëta. Prof. Gashi thosh shpesh: “Shqipëri quhet vendi ku i thuhet bukës –bukë dhe ujit- ujë.”

Në kushtet e reja të krijuara nga veprimet përçarëse, Hasan Prishtina u detyrua t’i zbusë 14 kërkesat, sidomos kërkesën “të njihen zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë” me “me vue në veprim organizimin e krahinave”.ndryshe nuk siguronte dot firmat e gjithë delegatëve tanë. Ndërkohë përfaqësues të Shqipërisë së jugut i telegrafuan Hasan Prishtinës duke e autorizuar atë që t’i përfaqësonte në bisedime.

Pasi paraqiti 14 kërkesat, Hasani u dha afat turqve dy ditë që të mendoheshin dhe të vendosnin. Përndryshe, kryengritësit do të marshonin drejt Shkupit. Përgjigjia nuk erdhi prandaj më 12-14 gusht 1912 kryengritësit hynë triumfalisht në Shkup pa luftë sikurse në Prishtinë, pasi edhe atje të rinjtë dhe populli kishte përgatitur gjithçka më parë. Çlirimi i Shkupit e habiti sërish Evropën e cila dërgoi menjëherë gazetarët dhe vëzhguseit e vet. Luftëtarët e lirisë hynë në Shkup përsëri të disiplinuar dhe të rregult sikurse në Prishtinë. Më në fund, qeveria turke u detyrua t’i njohë 14 pikat e Hasan Prishtinës. Atëhere Hasani njoftoi parinë e tre vilajeteve të tjera që t’i zbërthente dhe t’i zbatonte këto pika.

Koci Grameno shkruan : “Oratorët në fjalimet e tyre shpjegonin përmbajtjen e 14 pikave dhe thonin që këto do t’i sigurojnë populit shqiptar mundësitë për të përparuar dhe për të ngritur shtetin e vet kombëtar”

Ndërsa Sh. Rahimi në veprën “Vilajeti i Kosovës “ , faqe 127 shkruan : “ Përfundimi i kryengritjes dhe i marrëveshjes me komisionin qeveritar shkaktoi shqetësim të jashtëzakonshëm  në qeveritë e shteteve shoviniste të Ballkanit, sepse me këte kuptohej autonomia e Shqipërisë dhe rrezikoheshin interesat e tyre në ato vise të Ballkanit. Prandaj Greqia propozoi të niste menjëherë lufta për t’i thyer shqiptarët. Këto shtete ndërhynë te Turqia, te shtatë Fuqitë Evropiane e sidomos te Rusia dhe Franca që shqiptarëve të mos u jepej autonomia”

Miss Edith Durham shkruan: “ Shqiptarët e Kosovës ngritën krye. Këte herë ata hynë në Shkup dhe u sollën në mënyrë shembullore, sikurse dëshmuan konsujt e huaj atje. Kur turqit e panë rrezikun që shqiptarët të marshonin drejt Manastirit kërkuan menjëherë armëpushim dhe pranuan ta njohin Shqipërinë si krahinë autonome (me katër vilajetet, të Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe një pjesë të Manastirit..) Ky triumf i shqiptarëve i elektrizoi shtetet ballkanike, sepse secili prej tyre në mendjen e vet kishte prerë me thikë një ngastër të Shqipërisë për veten e vet. Këto shtete qenë bashkuar në një pikë: Shqipëria duhet të prishet!”

Vetë Prof. Gashi  shkruan kështu: “Me ngadhnjimin e kryengritjes së vitit 1912 ne fituam autonominë për gjithë Shqipërinë, por çfarëë të bënim që plasi Lufta e Parë Ballkanike”(Marre nga libri-PROFESOR AHMET GASHI, “MËSUES I POPULLIT” RILINDASI I FUNDIT  – Vijon)


[1] Gani Demri “Idriz Seferi” f 102

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Gashi, Gani Ratkoceri, Rilindasi i fundit

Letërsia jonë – vlerësim apo manipulim?!

January 18, 2013 by dgreca

Shkruan: Gani Qarri-Cyrih/

Roli i poetëve dhe shkrimtarëve të një vendi, në çdo kohë është parë dhe vlerësuar si udhërrëfyes shpirtëror dhe pasqyrë e zhvillimit kulturor të popullit që i takon.
Në vendet e përparuara të botës edhe sot është kështu. Megjithatë, atje ndahen më pak “mirënjohje”, por krijohet më shumë letërsi konkurruese, art dhe kulturë e mirëfilltë civilizuese me zhvillim të shëndoshë dhe të pambuluar nga perde të dyshimta “dekorimesh” të pa çarta përfitimi, që mund të dëmtojnë vlerat krijuese me të cilat ata dhe pasardhësit e tyre krenohen.
Për fat të keq, tek ne ndodhë e kundërta dhe është krejt ndryshe, sa që sot bota shqiptare është marr mëndësh nga numri ekstrem i mirënjohjeve dhe dekoratave të lëshuara në mënyrë private për shokë, miq, e dashamirë, pa vlerësim ekspertësh të autorizuar profesionistë dhe kritere të përcaktuara kombëtare apo shtetërore nga lëmi i artit, kulturës dhe letërsisë.
Ndaj, me të drejtë është krijuar bindja, madje për fat të keq është rrënjosur edhe një përshtypje fataliste, jo vetëm tek të huajt, se kjo sëmundje e pa zakontë mbetet veçanti vetëm e shqiptarëve, e cila edhe në këtë shekull zhvillimi fle e pa shëruar në shpirtin e tyre, duke dëmtuar rëndë letërsinë, kulturën dhe perceptimin tonë si popull në sytë e të huajve.
Prodhuesit “industrial” të vlerësimeve manipuluese, duhet ta dinë se edhe shqiptarët, pa marrë parasysh shkallën e ngritjes dhe zhvillimit të tyre intelektual e kulturor, jetojnë në shekullin XXI. Ndaj, është koha e fundit që edhe ata t’i shohin dhe kuptojnë rrjedhat e ndryshimeve që përjeton bota bashkëkohore të cilat nuk durojnë më aventura të tilla.
Në të kundërtën, marifetçinjtë e tillë, do t’u nxjerrin telashe të mëdha gjeneratave të ardhshme dhe shumë punë komisioneve profesioniste letrare, që një ditë duhet medoemos të formohen, ndoshta enkas për “zhvlerësimin” e shkrimeve dhe veprave tallava, të shpërblyera ad-hoc, sipas “parimit” të njohjes, pagesës me para, apo simpative personale e grupore.
Mirënjohjet jo legjitime, private dhe të pa mbështetura në kritere të përcaktuara nga komisione të autorizuara zyrtare, duhet të vihen nën llupën cilësisë dhe peshoren e vërtetësisë së meritës për kualifikime shpërblyese.
Madje edhe qëndrimet e vjetra mendore dhe rajonaliste që ende mbajnë të ndarë shqiptarët, është koha të zëvendësohen me sjellje afruese bashkëkohore dhe veprime korrekte e shkencore gjithëkombëtare, duke formuar një komision të përbashkët profesionistësh nga gjeografia shqiptare për vlerësime të mirëfillta letrare, të cilat do duhej si edhe te popujt e tjerë, të bëheshin pasqyrë e zhvillimit intelektual dhe kulturor të popullit shqiptar në përgjithësi.
Madje, përveç caktimit të kritereve vlerësuese, tek populli ynë ka nevojë të ngrihet edhe vetëdija letrare për kuptimin real dhe vlerësimin meritor të shkrimeve dhe teksteve, sepse kultura as letërsia kombëtare nuk ndihmohet me ndarje të paautorizuara mirënjohjesh.
Ky kriter i pa shkruar dhe jo ligjor është dhe mbetet hile e pa ndrequr, apo veprim (do ta quaja) “ilegal” vetëm i shqiptarëve në Evropë me të cilin heshtet e vërteta, mbeten nën hije veprat e merituara dhe zhvlerësohet jo pak letërsia jonë e mirëfilltë kombëtare, sidomos kur bëhen pazare apo edhe shiten dekorime për shokë, miq, dashamirë, baxhanakë, farefis e të njohur të tjerë sipas marrëveshjeve korruptive, ëndjes dhe interesit.
Ndaj, lind pyetja: cili popull për shkrime shterp dhe pa asnjë shije artistike, pa inspirim shpirtëror, porosi të kuptueshme dhe përmbajtje domethënëse, do ta lejonte edhe në ditët e sotme një dukuri të tillë negative për emrin dhe kulturën e tij?!
“Gjurulldia” e mirënjohjeve pa kritere dhe veprimet gjysmë ilegale të “dekorimit” për njerëz dhe grupe të pa autorizuara duhet të përfundojnë, kurse rolin vendimtar të “notimit” për veprat e botuara duhet ta marrë kritika e mirëfilltë profesioniste letrare me njerëz të specializuar të pajisur me autorizim zyrtar nga kombi dhe shteti për vendosjen e rregullave të vlerësimit real të cilat duhet të jenë të drejta dhe të barabarta për të gjithë.
Kritiku i nderuar, Kristë Maloku, i cilësuar si model i pastër i kritikut letrar, kritikën e shihte si qëllim orientimi në “rrugën e drejtë kah e mbara, kah nderi e kah e vërteta”, ndaj edhe do të shprehej se “çdo kritikë letrare me vleftë, ka tendenca edukative”.
Kurse, Faik Konica, në kohën e tij kritikën letrare do ta quante gjykim të vlerës së librave, ndaj ai me këmbëngulje do të kërkonte nga autorët shqiptarë shkrime me vlerë, që ato të mund të mateshin me vlerat e kulturave tjera universale…
Por sot, në cilën “peshore” maten vlerat kaq të “rritura” të letërsisë shqiptare, e cila me gjithë përjashtimet e vogla, të ndonjë figure të rrallë kombëtare, nuk ka depërtim të theksuar dhe as njohje e vlerësim të lartë në letërsinë botërore, derisa ndahen më shumë se në çdo vend tjetër evropian shpërblime, dekorata e mirënjohje për arritje të “mëdha” në prozë dhe poezi?!
Sa vlejnë pikat e tilla “referuese” dhe kjo shkallë zenitore vlerësimi, kur çdo gjë e ka mbuluar paraja, korrupsioni dhe interesi personal e grupor?!
Ndaj, nëse për momentin nuk mund ti gjendet fija këtij lëmshi të krijuar kulturor, a nuk do të ishte e udhës që të organizohej një debat i hapur publik rreth kësaj teme, ku do t’i shprehnin mendimet e tyre secili dhe paraqisnin pikëpamjet e veta të gjithë pa dallim, në mënyrë që të arrihet një vendim zyrtar dhe një herë e përgjithmonë të përfundoj kjo llugë e dyshimtë vlerësimi dhe praktikë e pandershme veprimi e cila nxjerrë jashtë konkurrence letërsinë shqiptare dhe denigron rëndë kulturën tonë kombëtare në tërësi. 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gani Qarri, Letersia shqipe, vleresim apo amnipulim

TEUTA ARIFI, NGA ZV/KRYEMINISTRE, KRYETARE KOMUNE !

January 18, 2013 by dgreca

“Rrallë kush e di çfarë fshihet pas kësaj “ulje” në detyrë” – nga posti i zv/kryeministres zonja Teuta Arifi, tash do të dërgohet me “komand” nga lart, në kandidate për post një zyrtar i një niveli lokal –  Kandidate për Kryetare në Komunën e Tetovës me 70 mijë banorë..

Nga BEQIR SINA, New York/

 BENSONHURST – BROOKLYN NY : Që gratë në politikën shqiptare janë vetëm për “kozmetikë” politike , kjo nuk ka shumë nevojë për dëshmim dhe nuk do shumë për të shkruar dhe u menduar. Ashtu si në kohën e monizimit me perjashtim se atëhere me gratë politikane shpesh herë “na mbytën me injorancën”(Lenka Çuko, Themie Thomai, Emine Guri e tjera), dhe kjo sidomos në Shqipëri, po që nga ideologjia e tyre nuk qëndronte larg edhe një farë ish- Jugosllavie që nuk egziston më.

    Duket se trashgëmnia e së cilës, megjithëse kan kaluar mbi 20 vjetë që komunizmi ra, kjo “sëmundje kanceroze” është e vështirë të zhduket nga mendjet e ideologjizuara edhe sot, të paktën kështu mendojë unë teksa e shoh të rrënjësuar tek qëndrimet dhe veprimet e disa politikanëve tonë sot – Të cilët si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, që vetëm se kan ndrruarr “xhaketat” – nga “xhaketat e vjetra” si u pëlqen gazetarve t’u thërrasin në “xhaketat e reja”……

       Dhe kjo nuk do shumë mend për të parë . Sidomos, tash në dy dekadat e fundit, gratë megjithse në disa raste janë edhe më të zonjat se burrat në politikë e kudo, dhe ndonjë rast edhe më të zonjat se kryetarët e partive të  tyre, prapseprap ato janë sa për të “mbuluar” ato pa-aftësitë e kryetarëve të Partisë. Të cilët, duke përfituar nga autoriteti i tyre, deri “diktatorial” i mënyrës se si e drejtojnë dhe e  udhëheqin ata partinë, arrin deri aty  në të shumtën e rasteve, t’i përdorin aftësitë e këtyre grave veçanërisht para opininon ndërkombëtar dhe i mbajnë “nën hije” në opinionin e brendëshëm.

     Mbasi kështu si veprohet me gruan shqiptare sot në politik – asnjëherë nuk do të kemi rastin të shohim as kandidate për kryetare partie, e jo më si në vendin kampion të demokracisë Shtetet e Bashkuar,  kur një grua” arriti që të jetë kandidate për Presidente ose u bë edhe Sekretare e Shtetit”. Shembulli më tipik i kësaj praktike – ose mbeturine nga e kaluara do t’a quaja, në botën e gruas shqiptare në politikë është zonja Teuta Arifi. E cila, tashmë njihet ndërkombëtarisht, se ajo është një ndër gratë më të suksesshme shqiptare, të paktën në Maqedoni – Unë për mendimin tim do t’a quaja “Një grua e hekurt”, kuptohet në pozicionet që ka pasur ajo – e vendos në të njëjtin me atë si politikanja britanike ish kryeministresha   Margaret Thatcher ose si ish Zonja e Parë e SHBA, Hillary Clinton, ish Sekretaria e Shtetit , që “mateshin” me burrat në politik. Pra, si një ” Madeline Albright” e vogël shqiptare, që kudo në kaneclaritë botërore ka treguar kalibër të lartë politikë 
     Mirëpo, për t’i ikur sado pak superlativave dhe lëvdatave “që ta thyejn kokën”, mendojë se për ne shqiptarët e Amerikës, që patëm rastin t’a njohim zonjën Arifi në pjesmarrjen e saj dhe ligjeratën në 100 Vjetorin e krijimit të Vatrës dhe fjalimin më të duartrokitur në mbrëmjen e përvjetëshme të KKSHA, ligjeratat e saj në Departamentin e Shtetit, në institutet Amerikane më prestigjoze, nuk na vjen çudi kur flitet në këtë mënyrë “ulje në detyrë’ do ta quaja unë edhe për zonjën e nderuar Teuta Arifi.

    Mbasi të gjithë e njohim si njeriu i parë i proceseve që drejtojë Maqedoninë drejt Evropës, politikanja që kurr nuk e uli zërin e saj për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, megjithse ajo u “shigjetua” dhe u pa me një “sy tjetër” jo vetëm nga pushtetmabjtësit e Gruevskit, por, edhe nga njerëz brenda partisë së saj meqense janë pjesë e kualicionit qeveritar.

      Mbasi tash ajo çka hedh hije dyshimi dhe e vë në “pikëpyetje” të ardhmen e saj poliitike si një “Yll në ngjitje” i thonë Amerikanët, është se zonja Teuta Arifi – nga zv/kryeministre për Euro-Integrimet në Maqedoni, dhe sekretare për Çështje Evropiane, pas zyrtarizimit të kandidaturës për Komunën e Tetovës, e ka të ardhmen e saj mes zgjedhjes apo jo si një Kryetare Komune- vota do t’a përcaktojë atë. Por ja edhe fitojë për mua ajo është humbje në një Komunë që nuk i ka më shumë se 70 mijë banorë. ( unë urojë të humbasë dhe shancet janë të tilla në Tetovë – dhe dëshira ime është që ajo t’i kthehet përsëri karjerës së saj).

     Por, rrallë kush e di çfarë fshihet pas kësaj “ulje” në detyrë, kur ajo nga posti i zv/kryeministres zonja Teuta Arifi, tash do të dërgohet me “komand” nga lart, në kandidate për post një zyrtar i një niveli lokal – pra Kandidate për Kryetare në Komunën e Tetovës. Dhe, rallë kush e di se çfarë “direktivash’ janë dhënë nga lart, mbasi tani e ardhmja e saj politike – ka shumë “dilema” aq sa edhe zv/kryeministrja për Euro-Integrime Teuta Arifi, edhe sot thanë mendiumet shqiptare, qe e vetmja “që nuk deshi të komentojë largimin e mundshëm nga Sekretariati për Çështje Evropiane, pas zyrtarizimit të kandidaturës për Komunën e Tetovës”. 

      Reth asaj që unë e quaj “rrallë kush e di çfarë fshihet pas kësaj “ulje” në detyrë” në mendje më shkojë një intervistë të saj dhënë në një kanal televizivë kombëtarë në Tiranë – Top Channel, kur zonja Teuta Arifi deklaroi : “Unë po lodhem duke luftuar kancerët e Politikës, se këto kanceret kimik nuk më lodhin fare.” Dhe tjetra:”Do të vazhdoj të shpreh mendimin tim të drejt ashtu si është pamvarësisht nëse kjo i prish shum punë Kryeministrit apo dikujt tjetër (Këtu mendojnë unë – hyn edhe kryetari i BDI-së zoti Ali Ahmeti).”

   Pra, siç duket  znj, Arifi të lë përshtypjen se” tani për tani është e vetmia ploitikane dhe madje grua, që i bën sfid “burrave” dhe që mundohet të nxjerr BDI-në në rrugë të drejtë……!     Zonja Teuta Arifi, ka deklaruar se :’ Kam qenë pjesë e shumë iniciativave për rritjen e numrit të grave në Kuvend si dhe në vendet tjera vendimmarrëse. Duke luftuar për të arritur këtë qëllim disa më kanë thënë se kanë problem që në vendet e tyre të punës të gjejnë gra të shkolluara për ato pozita, dhe unë gjithnjë jam përgjigjur se duhet të kërkojnë gra të cilat janë të shkolluara aq sa ata(pra burrat), jo sa unë.”

    Dhe shtonë se:’ Për të qenë një femër e suksesshme, në radhë të parë duhet të jetë profesionalisht mirë e përgatitur, sepse, nëse mirë e njeh profesionin dhe ke afinitete – suksesi nuk do të mungojë. E dyta, të mbajë integritetin dhe qëndrimin e saj, pa marrë parasysh se a e pëlqejnë a jo. Unë asnjëherë nuk kam bërë kompromis me qëndrimet e mia dhe nuk jam sjellë në mënyrën që dikush t’më pëlqejë dhe t’më përkrahë. Gratë nuk duhet të hyjnë në këto punë që dikush t’i pëlqejë dhe të thonë sa të bukura janë, por që të zgjidhin probleme. Dhe e treta është aspekti i harmonizimit familjar,shumë me rëndësi është të krijojë familjen e saj, duhet të organizojë kohën dhe të sigurojë mbështetje nga familja.”
      Mirëpo, politika e lartë e BDI, nuk mendon kështu, si zonja Tetua Arifi, BDI -ja ashtu si Tirana dhe Prishtina,  gratë i shef dhe i dëshiron në plotikë  vetëm në nivelet e mesme dhe të ulta deri në ato nivele lokale ose komunale, sepse, kur vjen puna në nivelet e larta, ato janë që të drejtohen vetëm nga Burrat.

     Zgjedhja për Kandidate për Kryetare në Komunën e Tetovës nga posti i zv/kryeministres për Euro-Integrime të zonjës Teuta Arifi, e cila nuk deshi të komentojë largimin e mundshëm pas zyrtarizimit të kandidaturës për Komunën e Tetovës, për mendimin tim, tregonë se :” Gratë, edhe nëse ndonjëherë mbulojnë poste nominalisht të rëndësishme, asnjëherë nuk kanë dorë atë personalitet që kanë burrat, në qeveri dhe parti, nuk kan atë personalitet të lirë në vendimmarrje, çka është edhe treguesi kryesor i peshës që ato do të kishin në politikë dhe në qeverisjen e shtetit. 

    Por, nuk janë vetëm postet e dukshme dhe të padukshme të pushtetmbajtësve (kryeministër, ministra të ministrive kyçe, kryetarë gjykatash të larta, soe Bashkive si Tirana dhe Prishtina etj.), ato që tregojnë më së miri burrërinë e plotikanëve tonë – Janë edhe këta politikan dhe politikanëbërës, sidomos tani në Maqedoni(BDI) të paktën tek ne shqiptarët, të cilët megjithëse janë edhe në strukturat e dukshme dhe të padukshme të Qeverisë së Shkupit, veprojnë nëpërmjet lobeve të tyre, së bashku me  klanet etyre, vënia e “brrylave” deri tek emërimet me nepotizëm, dhe “komandimin” nga bosët e parasë së madhe, duket se ata që shpesh herë, edhe përcaktojnë edhe vendosin deri tek edhe në të ardhmen e të ndonjë politikaneje të kalibirit siç është ky rasti i zonjës Teuta Arifi. 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, Teuta Arifi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT