• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2013

Kujdes Shendetin- GERHITJA, RREZIK PER INFARKT

January 29, 2013 by dgreca

Gërhitja gjatë natës jo vetëm pengon bashkëshortin tuaj për të fjetur, po ajo gjithashtu mund të ketë pasoja serioze në shëndetin tuaj. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, të tilla si goditja apo sulm në zemër, janë më të mëdha për ata që gërhasin. Nëse ju dridhni edhe muret me gërhitjen tuaj çdo natë, atëherë ju duhet ta merrni me seriozitet këtë veçanti, thonë hulumtuesit amerikanë nga Universiteti i Detroidit.

Gërhitja, po aq e rrezikshme sa presioni i lartë i gjakut

Hulumtuesit kanë studiuar 54 burra dhe gra të moshës 18-50 vjeç, të cilët kanë plotësuar pyetësorët për shprehitë në lidhje me gërhitjen e tyre. Vullnetarët pastaj kanë kaluar ultratinguj për të matur trashësinë e arteries karotide të tyre, e cila furnizon trurin me gjak dhe oksigjen. Studiuesit kanë zbuluar se lëkura e arteries ishte dukshmërisht më e trashë te gërhitësit.

Kjo trashje mund të jetë shkaktuar nga dridhja e vazhdueshme e gërhitjes, e cila shkakton inflamacione. Forcimi i arterieve dhe arteriet e tjera në trup   shkaktojnë një rritje të rrezikut hemorragjik të trurit, goditje dhe infarkt miokardiak. Rezultatet e këtij studimi janë botuar kohët e fundit në revistën  “The laryngoscope”.

Dr. Robert Deeb i spitalit Hospital Henry Ford në Detroit, i cili udhëhoqi hulumtimin, theksoi: “Studimi shton një dëshmi të re të provave që tregojnë se gërhitja nuk është edhe aq e parrezikshme për shëndetin (. …) Pacientët duhet të trajtohen sikur ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut apo faktorë të tjerë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare”. Studiuesit do të vazhdojnë hulumtimet e tyre në një shkallë më të madhe për të parë nëse me të vërtetë rreziku i sulmit të zemrës apo goditjeve të saj është më e lartë në mesin e njerëzve që gërhijnë.(albinfo.ch)

Filed Under: Featured Tagged With: Gerhitja, rerzik per infarkt

PD DHE PS NUK JANË DY PARTI POR DY USHTRI – DHE JANË TË FRIKSHME

January 29, 2013 by dgreca

Opinion Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

 Ka nisur fushata, dhe të dyja partitë kryesore, kanë rreshtuar aleancat duke i armatosur me psikologji lufte. Secila palë pretendon se e ka rreshtuar veten tek Aleanca e Madhe, me synim çlirues apo shpëtues nga armiku pushtues. Në Aleancën e Madhe, ju kujtohet, bashkë me SHBA dhe Perëndimin ishte rreshtuar edhe Stalini. Të dyja palët, brenda rreshtimit partiak, palën e tjetër e konsiderojnë armike. Të dyja palët pra pretendojnë se janë edhe çlirimtarë, edhe pushtues dhe armiq për vdekje, assesi rivalë, kundërshtarë, garues, duke nxjerrë në garë idetë, programin për të ardhmen.  Ata kërcasin vetëm dhëmbët, shajnë e poshtrojnë njëri-tjetrin, e akuzojnë njëri tjetrin, dhe kur mbrohen, mbrohen me akuza, me kundërakuza, ku seicila akuzë është më e frikshme se tjetra. Pastaj, vjen një kohë dhe i gëlltisin e i hanë akuzat me të cilat kanë qëlluar njëri-tjetrin, sepse akuzat janë shumë më të rënda se shuplakat. Ky është konteksti zgjedhor, ku gjenden të dyja partitë, ku edhe PD, edhe PS pretendojnë se janë rreshtuar në Aleancën e Madhe, dhe që të dyja njëkohësisht pretendojnë se janë duke luftuar të keqen. Për nga egërsia, ndasitë idelologjike, ku nuk gjejnë asnjë pikë të përbashkët, për nga propaganda, retorika, armiqësitë, me këtë retorikë që ndjellin kundër njëra tjetrës, nuk mund të krahasohen assesi me vendet perëndimore, por vetëm me vende të cilat rezultojnë të jenë me liri të pjesëshme, pra vende jo të lira, ku demokracia të detyron standarde. E frikshme.

Ku jemi? Kur jemi? Jemi në fund janarit dhe po të kemi parasysh këto ritme dhe këto dufe se si gjuajnë me topa urrejtje kundër njëri-tjetrit, kur fushata sa vjen e egërsohet, atëherë kemi të drejtë të pyesim, ku po shkohet me këtë fushatë? Nuk ka konkurencë idesh, nuk ka garë rivalësh, por ka gjueti shtrigash dhe ligj xhungle, ku duket se do të fitojë më i egri, ai që i mbijeton të gjitha sulmeve të çakejve, të krokolidëve, tiranozaurëve. Kur po themi se jemi vend anëtar i NATO-s dhe ashtu del të jemi, përse nuk hymë në fushatë duke respektuar kodin e etikës, kodin e moralit dhe standardin e integritetit të politikanit?!

Sepse një politikan me integritet nuk ia lejon vetes të marrë rolin e dinozaurit Rex, ta copëtojë kundërshtarin, por do të pretendojë të përfaqësohet me personalitetin e tij, me meritat e tij, të cilat vijnë jo si shërbëtor, si shërbyes, si doorman i kryetarit të partisë, por si njeri me dinjitet dhe me vlera, që vjen t’i japë vendit dhe shoqërisë dhe jo t’ia rrjepë lëkurën.

Nuk flitet për vlera në këtë fushatë, për merita, për integritet të pacënuar, për politikanë pa hije në sirtarë, për politikanë pa skeletë në dollapë, por se si të luftohet kundërshtari me të gjitha mënyrat e mundëshme, me të gjitha metodat antiqytetare, si armik i popullit.

Pra fushata po të përkufizohet është luftë klasash dhe luftë klanesh, njëkohësisht, ku kryetari i partisë ka marrë rolin e komandantit të përgjithshëm të Aleancës së tij, dhe kërkon disiplinë absolute, kush lëviz bishtin, ai ia pret, kush guxon të shkëmbejë „like“ në Facebook me armikun imagjinar të partisë e përjashton nga partia, kush guxon të shkëmbejë ndonjë „si je“ „si shkon“ e përjashton nga puna. Këtu nuk flitet për militantizëm, por për ushtarë të bindur. Gatitu! E pra, ky fillim i egër, nuk hyn assesi në logjikën e një fushate të një vendi demokratik dhe komandantët e ushtrive duhet të demilitarizohen, të demilitarizojnë fjalorin, të demilitaritzojnë militantët dhe të vendosin kushtet e të hyjnë në një garë të ndershme. Sepse kjo luftë që ndjellin do të jetë me pasoja për ta.

Filed Under: Opinion Tagged With: dy ushtri, Elida Buçpapaj, opinion nga, PD dhe, PS

Fjalë imzot, vetëm fjalë!

January 29, 2013 by dgreca

Nga Reshat KRIPA/

Kjo shprehje e të madhit Uilliam Shekspir m’u kujtua më 27 janar 2013 në ditën e gjenocidit komunist në Shqipëri. Me vendim të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, qysh në vitin 2004, data 27 janar është caktuar si dita e gjenocidit nazist kundër hebrejve. Lidhur me këtë Parlamenti Shqipërisë hartoi një rezolutë ku solidarizohej me të dhe, njëkohësisht, në një pikë të saj e shpallte edhe si ditën e gjenocidit komunist. Ky ishte një vendim i drejtë i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Para syve m’u shfaq gjenocidi që ka ushtruar regjimi komunist mbi popullsinë civile. Mjafton t’i hedhim një sy librit “Jashtë kontrollit” të personalitetit të njohur amerikan Zbigniev Brzhezhinskij për të kuptuar gjithçka! Në këtë libër jepet një pasqyrë e plotë e këtyre krimeve të kryera gjatë shekullit të njëzet që autori e quan “Shekulli i megavdekjes”. Ai bën, gjithashtu, edhe krahasimin e këtyre shifrave me atë të viktimave të dy luftrave botërore.

Le t’u hedhim një vështrim shifrave të viktimave civile:

Lufta e Parë Botërore                        13 milion

Lufta e Dytë Botërore                          35    „

Gjithsejt dy luftrat botërore                48    „

Ndërsa viktimat e shkaktuara nga sistemi komunist gjatë gjithë periudhës së sundimit të tij janë:

Nga Lenini                                           8  milion

Nga Stalini                                        25     „

Nga Mao Ce Duni                                       29     „

Nga Pol Poti                                        1     „

Nga diktatorët e Europës Lindore       3     „

Gjithsejt                                   66     „

Vini veshin! Sistemi komunist shkaktoi 18 milion viktima më shumë se të dy luftrat botërore së bashku. Por, ndërsa viktimat e luftrave botërore u shkaktuan nga bombardimet e të tjera në kushte lufte, viktimat e komunizmit erdhën si pasojë e gjenocidit të ushtruar drejtpërdrejt mbi popullsinë civile, me cinizëm dhe gjakftohtësi, në kushte paqeje, vetëm e vetëm sepse dikush mendonte ndryshe nga diktatorët që sundonin në këto vende.

Për të parë përmasat e këtij gjenocidi, le t’i referohemi të dhënave të tjera të këtij libri mbi disa prej masakrave më të njohura,  të ushtruar në ish-Bashkimin Sovjetik:

1 milion të ekzekutuar në fund të viteve 20-të

1 milion të ekzekutuar dhe 2 milion të vdekur në kampet e punës së detyruar vetëm gjatë viteve 1937-1938.

7 milion fshatar të vdekur gjatë procesit të kolekivizimit

360.000 robër lufte të vdekur nga konditat e këqija

140.000 ushtarë polakë të ekzekutuar

20.000  oficerë polakë të ekzekutuar afër Minskut, zbuluar në fundin e viteve 80-t

14.736 oficerë polakë të ekzekutuar  më 5 mars 1940, me urdhër të Berias, shefit të KGVD-së dhe të miratuara nga vetë Stalini si  edhe  10.685  të  burgosur  të tjerë politik 15.000 oficerë të tjerë polakë të ekzekutuar në pyllin e Katinit.

Ju lutem, zotërinj, mos thoni se edhe zoti Brzhezhinskij gënjen ose shpif në këtë libër!

Le t’i kthehemi tani të dhënave mbi krimet e komunizmit të kryera në vendin tonë, të nxjerra nga arshiva e Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë:

1.   Të ekzekutuar                               6.023    veta

2.   Të vdekur në burg                               1.065       “

3.   Të burgosur                                 17.300       “

4.   Të sëmurë mendorë                        260       “

5.   Të internuar                               180.000       “

6.   Të vdekur në internim                          9.000       “

Po t’i shtojmë kësaj shifre numrin e fëmijve të internuar nën 14 vjeç, që nuk janë përfshirë në këto lista,  atëherë rezulton  se numri i përgjithshëm i  atyre  që  kanë  pësuar  drejtpërdrejt  persekutimin  arrin  250.000 veta. Duke marë parasysh  se gati 70% e tyre i përkasin periudhës deri në vitin 1954, kur popullsia e vendit nuk i kalonte të 1.000.000 vetë, rezulton se  25% e asaj popullsie është persekutuar. Po t’i shtojmë kësaj edhe të tjerë  që nuk janë regjistruar fare, atëherë përqindja arrin përmasa rëqethëse.

Duke lexuar këto të dhëna mendova:

– Si ka mundësi që këtë ditë, asnjë personalitet shtetëror ose partiak nuk u kujtua ta përmendë? Si ka mundësi që mediat elektronike dhe ato të shkruara dhe, sidomos, TVSH-ja, për të cilën edhe ne të përndjekurit politikë paguajmë taksën, që janë mjaft të ndjeshme ndaj ngjarjeve të tjera, për këtë ditë heshtin? A ka mundësi të harrohen këto? Si mund të mos kujtohen për ditën gjenocidit komunist, kur këtë ditë e ka miratuar Kuvendi i Republikës? Çfarë është, harresë apo mosdashje?

Nuk jam në gjendje t’i jap përgjigje. Sido që të jetë, ajo është një çështje që nuk  nderon asnjë në vendin tonë. Madje do të thoja më tepër partitë politike, sidomos ato të djathta.

– Fjalë imzot, vetëm fjalë! – më pëshpëriti një mik që kisha pranë dhe që m’i kishte kuptuar mendimet e mia. – Politika shqiptare është bazuar vetëm në fjalë. Ajo kërkon të na përdorë si manekinë sa herë i nevojitemi.

Nuk doja t’i besoja fjalët e mikut tim. Por, para syve më dilnin edhe disa raste të tjera të heshtjes karshi ngjarjeve që kanë lidhje me përndjekien politike. Një rezolutë me 17 pika për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri, miratuar qysh në vitin 2006, prej së cilës janë realizuar vetëm dy, ajo e ngritjes së Institutit të Hetimeve të Krimeve të Komunizmit dhe ajo e shpalljes së një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, ditë që, fillimisht u caktua 21 maji, dita e revoltës së Spaçit, ditë që nga ana e autoriteteve nuk u përkujtua asnjëherë dhe që më vonë u zëvendësua me 20 shkurtin, ditën e rënies së monumentit të diktatorit. Më dilte vendimi i Këshillit të Ministrave nr 42, datë 14.01.2009 për projektligjin “Për Simbolet e Përkujtimit të Viktimave të Krimeve të  Komnunizmit në Shqipëri”  miratuar  edhe nga Kuvendi i Republikës së  Shqipërisë,  ku  parashikohej  ngritja  e  “Obeliskut  të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit”, obelisk i cili, megjithëse kanë kaluar katër vjet nga miratimi i tij, ende nuk është ngritur. Më dilte vendimi tjetër i Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumentave për dëmshpërblim, heqjen e nenit që parashikonte mospërfitimin e dëmshpërblimit për ata ish të dënuar politikë me nenin e terrorizmit, përdorimin e dokumenteve të Komisionit Tripalësh në përfitimin e këtij dëmshpërblimi, dhënien e dëmshpërblimit njëherësh për të gjithë ata ish të dënuar politikë mbi 85 vjeç, që Komisioni i Ligjeve e ktheu në 75 vjeç dhe që ende, megjithëse ka kaluar më shumë se një vit, nuk po vihet në rendin e ditës së Kuvendit . Më dilnin të gjitha këto dhe mendoja – Përse të ndodhte kështu, kur të gjithë autoritetet shtetërore flasin për përkrahjen që iu jepet ish të përndjekurve politikë?

Nga këto mendime më zgjoi miku im që përsëriti:

– Fjalë imzot, vetëm fjalë!

Një nismë e madhe e drejtuesit të Partsë Socialiste pushtoi të gjitha faqet e medias shqiptare. Sipas kësaj nisme në kupolën e kësaj partie na qenka formuar edhe një komision ose grup pune, quajeni si të doni, që do u merrka me përgatitjen e një programi për të përndjekurit politikë. Në krye të këtij komisioni qenka caktuar një zonjë ose zonjushe, bija e një ish të dënuari politikë, nga ata që dikur e ngrinin në qiell regjimin komunist për të “mirat” e tij, por që vetë diktatura i hëngri kokën. Me të u bashkua edhe një “kryetar shoqate të përndjekurish” me origjinë “nacionaliste” por që, çuditërisht, diku i kishte mbetur borxh diktaturës dhe disa individë të tjerë nga jashtëqitja e kësaj shtrese. E pra ky grup doli me një platformë për zgjidhjen e problemeve të të përndjekurve politikë.                       Duke menduar këto mua më lind pyetja- Sa shpejt jeni kthyer nga qabeja, ju mor drejtues dhe partia e juaj? A nuk ishte partia e juaj që, pas vitit 1997, na pushoi nga puna dhe hartoi një ligj dëmshpërblimi që na jepte vetëm një kafe në ditë, ligj që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese? Ju mund të thoni se këtë ligj e hartoi paraardhësi juaj dhe ju nuk mbakeni përgjegjësi për sa ka bërë ai. Por le të shohim periudhën kur ju jeni drejtues i saj. Përse dolën jashtë salle deputetët tuaj kur miratohej rezoluta “Për dënimin e Krimeve të Regjimit Komunist në Shqipëri”? Përse dolën jashtë salle deputetët tuaj kur miratoheshin ligjet e dëmshpërblimit dhe amendamentet e ndryshme për to? Përse dolën jashtë salle deputetët tuaj kur miratohej ligji “Për Lustracionin në Republikën e Shqipërisë”? Përse një nga deputetët tuaj më me emër, ish-kryeministri Majko, i quajti “plehra” luftëtarët e batalionit 4000 të NATO-s që ishin vrarë në Shqipëri në përpjekje me forcat e sigurimit për rrëzimin e diktaturës komuniste?

Në këto çaste ndjeva përsëri zërin e mikut tim:

-Fjalë imzot, vetëm fjalë!

Një person me shumë ish-e, një ish-ministër, ish-nënkryetar i një partie të madhe të djathtë, ish-kryetar grupi parlamentar, ish-president që tani mban postin e kryetarit të një partie të re, por veshur me xhaketa të vjetra, ligjëron e ligjëron, duke thënë se u mbështetka te ish të përndjekurit politikë, madje ka mundur të grumbullojë pranë  vetes   edhe  disa  individë  të veçantë, premtoka se dashka t’ua shlyeka dëmshpërblimin këtyre për tre vjet. Unë mendohem dhe pyes përsëri:   – Përse nuk e bëri një gjë të tillë kur ishte në partinë e mëparshme?

Përgjigjen ma jep miku im:  – Fjalë imzot, vetëm fjalë!

A do të bjenë ish të përdjekurit politikë në vorbullën e kësaj loje fjalësh? Unë nuk do ta besoja. Por miku im më tregoi barcaletën e mëposhtme:

– Parandori romak Neroni i vuri zjarrin Romës. Banorët, të revoltuar, u ngritën dhe rrethuan pallatin perandorak. Perandori, i trembur, thirri këshilltarin e tij, të urtin Seneka dhe i kërkoi rrugëzgjidhjen. Seneka i tha:

– Thuaju që zjarrin e vunë të krishterët.

Në atë kohë krishterimi sapo kishte filluar të përhapej në Romë. Neroni e vështroi me vëmendje dhe i tha:

– A do të më besojnë?

Dhe Seneka iu përgjigj:

– Populli beson çdo lloj gënjeshtre që i serviret!

A është e vërtetë një gjë e tillë? Ndoshta. Megjithatë nuk dua të besoj se ish të përndjekurit politikë do të mund të përdoren si manekinë. Në veshët e mi vazhdojnë të ushtojnë fjalët e mikut tim:Fjalë imzot, vetëm fjale.Deri kur Shqipëria do të vazhdojë me “Fjalë imzot, vetëm fjalë”?

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: krimet e komunizmit, Krimet e Luftes, reshat kripa

IDRIZI: DEPUTETI GREK, FIGURE TRAGJIKOMIKE- NJE DON KISHOT I KOHES SONE

January 29, 2013 by dgreca

Çfarë po ndodh sipas jush me shtetin helen?/

Më vijnë në kokë dy mendime, e para do të thoja që është aq tragjikomike të shohësh një figurë të tillë do të thoja edhe psikopateskë, e cila na vjen si bartëse e një ideologjie, të ideologjisë nazi-fashiste,e cila ka krijuar shumë dhimbje për dhe shumë tragjedi për gjithë njerëzimin, në këtë kuptim më duket si një njeri që ka ardhur nga historia dhe si një njeri i cili ka ardhur nga muzeumet. Në fakt është për të ardhur keq që një vend si Greqia, vënd i Eskilit, Platonit, vend i Sokratit të përfaqësohet me një figurë të tillë në parlamentin grek. Në radhë të parë nuk kam asnjë lloj ndjesie se çfarë krijon kjo për shqiptarët jam i bindur që është një donkisht i radhës por mbi të gjitha mund të them se përbën një problem shumë të madh për shoqërinë greke.

Zoti Idrizi shoqëria greke i ka instrumentat për të përballuar, për të përmbajtur po themi bishat radikale që lindin herë pas herë në hsitorinë e tyre. Problemi ëhstë si mendoni ju çafrë impakti ky lloj radikalizmi, kjo lloj fryme që imponon madje edhe vendime të rëndësishme të qeverisë aktuale greke në raport me Shqipërinë?

Pikërishtë këtë desha të them që shoqëria greke ka nevojë ta kapsulojë këtë të keqe të cilën sapo u shfaq sot. Me lejoni të bëj pak retrospective për të kuptuar që shoqëria greke herë pas herë herë është ndodhur në momente të tilla, të vështira për demokracinë. Kam parasysh këtu se shoqëria greke edhe gjatë luftës së nazizmit ka pas një numër mjaft të madh bashkëpunëtorësh të nazizmit, janë rreth 30 mijë vetë të cilët janë dëbuar nga Greqia për këtë gjë. Por përtej kësaj madje më kujtohet edhe minsitri i Turizmit i kohës, bir i të cilit para 20 vjetëve ka qënë edhe kryeministër në Greqi. Por ka edhe një moment tjetër shumë të rëndësishëm që demokracia greke ka ardhur nëpër këto përplasje të tilla të mëdha, kam parasysh këtu jutën e kolonelëve të viteve 67-74 ku fatkeqësisht dhe fatmirësisht edhe edhe në një lloj kontinacioni i ati i Kristo Papës nga prift u kthye në major të jutës së kolonelëve. Por problemet e demokracisë greke kanë vazhduar edhe më vonë, kam parasysh faktin që organizata terroriste e 17 Nëntorit apo orgënizatën MAVI dhe në këtë rast na shfaqet Agimi i Artë si një parti me një filozofi, siç e thashë dhe më parë vjen nga muzeumet, dhe i ka sjell te keqe shumë e madhe të gjithë botës.

Duhet të ndjehet Shqipëria dhe shqiptarët nga ky realitet, I cili tanimë nuk është një realitet po themi nga një terrorist por një realitet në parlamentin grek pra nuk ëhstë një realitet që ka një platform siç thatë 17 Nëntori por bëhet fjalë për një ideologji dhe një platformë që prenoncohet, interpelohet në parlamentin grek?

Në radhë të parë kjo është një keqe e madhe për shoqërinë greke, sepse është e patolerueshme që një shoqëri demokratike, sigurisht unë e kuptoj që në moment krizash e keqja hapet zgjerohet, por që të ketë sot në parlamentin grek një parti me një edukacion të qartë, siç e kemi parë dhe nja insertet, neonazist pra shovinist, kundra emigracionit. Mos harroni faktin të cilët sapo anonçuat se ka qënë pikë pikërisht Kristo Papas që në revistën e Agimit të Artë ka bërë një artikull të jashtëzakonshem i cili fokusohet tek gjenerali Julus i cili si komand i Nurembergut ka qënë shfarosësi më i madh i hebrenjve. E thënë kështu unë në radhë të parë e shoh problem për shoqërinë greke, është e patolerueshme që një parti e tillë në kohë krizash, unë e kuptoj shumë mirë që çdo shoqëri basifontet e veta,çdo shtëpi ka WC-të e veta, por besoj se në rradhë të parë është një problem shumë i madh për shtetin grek, megjithëse jam bindur se“Agimi i Artë” po gjen akoma më pak vënd edhe në mediat greke apo po kujtoj këtu faktin se si një ndër veteranët më të mëdhenj të luftës kundër nazi-fashizmit Manolis Glezos është përgjigjur se Greqia pëbëhet nga shqiptarë, grekë dhe turk.

Më lejoni t’ju përgënjeshtroj se sondazhet më të fundit, pikërisht këto ditë e japin “Agimin e Artë” me përqindje më të larta, jo më pak se sa pak janvë më parë, pro ajo që bie në sy është se preferenca e kësaj force politike po bëhet gjithomnë e më e madhe. Pra zoti Idrizi përfytyroni çfarë reagimi do të kishte kjo forcë politike nëqoftëse do të kishtenjë pakt real për tu diskutuar në qeverinë dhe parlamentin grek Reoluta që ju keni paraqitur?

Përsa i përket afektimit që ka për shoqërinë shqiptare do të thoja që e vetmja gjë që ai mund të prodhojë, mund të prodhojë një të vërtet të madhe, e cila ka të bëjë me ksenofobinë, me shovinizmin që ekziston në një pjesë të shoqërisë greke. Parapëlqej akoma ta quaj si një segment të veçuar dhe që do kapsuluar nga demokracia greke dhe nga demokracia shqipate ne jemi gati që ta ndihmojmë në këtë rast. Gjithsesi ajo që vlen është fakti që sot dhe pas kësaj që pamë është momenti që Shqipëria të shoh në mënyrë reciproke, në mënyrë dinjotoze raportet me shtetin grek. Deri më sot poltikanë shqiptarë të qeverisë shqiptare na e kanë fshehur të vërtetën e madhe që ekziston një lidh lufte midis Shqipërisë dhe Greqisë. Unë kam bredhur në shumë studio, me një letër, me një shkresë se sin ë vitin 1998 qeveria greke i drejtohet ambasadës shqipëtare duke thënë që ligji i luftës është në fuqi edhe për pronat e shqiptarëve të Çamërisë. Në fakt rezoluta që ne kemi paraqitur në parlamentin shqiptar nuk është një rezolutë e vetëm dy personave , nuk është thjesht dhe vetëm një rezolutë e Shoqatës Çamëria por unë do të thoja që është një rezoltuë e cila vendos në kontekstin aktual të gjitha problematikën që ne kemi midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek. Është rasti që shteti shqipatr të tregohet dinjitoz dhe ne të tregojmë reciprocitet me shtetin grek

Zoti Idrizi Shqipëria ka shumë vite që ka dëgjuar shumë pak për Çamërinë, ka dëgjuar shumë pak sepse për fat të keq ka qëndruar shpesh herë padrejtësisht në periferi të vëmendje shqiptare. Ndoshta hallet kronike, tranzicioni, brezat të rinj që vijnë dhe duket si diçka e vjetër, si një histori e largët. Më lejoni pikërisht për të qënë më në fokus, më konkret ti rikujtoj teleshikuesve çfarë është Çamëria sipas emisionit 360.

Zoti Papas tha se ka vetëm një Epir, problem ëhstë çfarë është Epiri , ai thotë është grek ne themi ëhstë Epir

Në radhë të parë më erdhi në mëndje ajo çka një grua e moshuar çame më ka thënë në Qafëbotë ishte rreth të 75 vjeçe, në limitet e moshës dhe më tha: Shpëtim vetëm ne çamët e dimë çkemi hequr nga pikëpamja e barbarizmave nga shovinistët grekë. Sot më vjen mirë që këtë po e kuptojnë dhe po e shohin të gjithë shqiptarët, pra e keqja e madhe që vjen pikërisht nga parti të tilla si Agimi i Artë i Kristo Papas që jam i bindur se shumë shpejt do kthehet në muzeumet e historisë.

Tek intervista që pamë, dhe jo vetëm tek Papas është shumë e gjerë sfera, ekziston një doktrinë e mirfilltë historike mbi të cilën mbështetet qoftë pretendimi për Vorio-Epirin pra për Epirin e Veriu qoftë sindroma e megaloidesë helene?

Atëhere po e filloj nga kjo teoria e famshme e megaloidesë prej së cilës është Vorio-Epiri. Në vitin 1821 të gjithë, pjesa më e madhe e udhëheqësve të revolucionit grek ishin shqiptar dhe arvanitas, kam parasysh këtu Koko Petronin, Xha Bellon, Marko Boçarin, Bubulinën, Kondurasin etj.për të cilët sot shqiptarët duhet të ishin falenderuar dhe të ishin mirënjohës. Sigurisht që në këtë kohë të ndihmuar edhe nga Britania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia po kthente koshiencën e vet që ishte një popull i lashtë, që deri atëhere e kishin humbur koshiencën e tyre pas 15 vjetëve në perandorinë osmane. Pikërisht në këtë koh atyre iu deshte një filozofi e madhe që këta të ishin po kaq glorioz do të thoja edhe në historinë më të hershme, dhe në vitin 1840 ne kemi teorinë e megaloidesë. Pra këta ishin popull po kaq i zgjedhur duke manipuluar historinë e shpallën vetën trashëgimtare të perandorisë bizante.

Ndoshta kanë dhe të drejtë zoti Idrizi sepse ka një debat të madh historik, ata pretendojnë që Epiri është grek, ka qënë historikisht grek me heroin grek. Tani histori është një debat ku nacionalizmat ku shpeshherë politika ka spekuluar. Cili është kundërshtimi juaj historik për atë që quhet Epiri i Jugut apo Epiri?

Besoj se nuk është një teori edhe historike e imja por do ti referohemi fakteve historike. Po i referohem dy ndër historianëve më të famshëm të lashtësisë Tuqididit me veprën e tij madhore “Lufta e Peloponezit”, 400 vjet para erës sonë edhe Strabonit në librin e tij “Gjeografi” në 70 vjet para erës sonë. Në librin e Tupititit thuhet se, në gjirin e Ambrakisë kur përcaktonte kufinjtë e helenëve, thoshte se ata në pjesën perëndimore i kanë kufinjtë deri në gjirin e Ambrakisë, pas gjirit të Ambrakisë jetojnë barbarët, barbarët për grekët ishin popuj jo helen, në gjirin e Ambrakisë është gjiri i Artës sot.

Pra qytetërimi grek shkonte deri aty ku ëhstë sot Çamëria?

Pikërisht 3000 vjet më parë në kufinjtë jugorë të Epirit. Të vazhdojmë me historinë, pikërisht 400 vjet para erës sonë tre fiset ilire molosët, kaonët dhe despotët u bashkuan dhe kriijuan lidhjen e mollosëve lidhje e cila ka ekzistuar për 500 vjet dhe ju them dhe një fakt që motra e mbretit të molosve ishte nëna e Aleksandrit të Madh.

Në shkup Aleksandri i madh ka një stujë gjigante. Maqedonasit sllavë thonë që ëhstë heroi oi tyre kombëtar?

Unë nuk i hyj kësaj histori për faktin se ku duhet të jetë Aleksandri i madh por atje dihet shumë mirë që nëna e Aleksandrit të madh ka qnëë pikërisht nga fiset e malosëve. Le ti referohemi historisë në vitin 270 para erës sonë ne kemi për herë parë lidhjen Epiriote me Pirron e Madh të Epirit dhe kjo histori vazhdoi derisa Epiri, kufinjë e të cilit vijnë nga lumi Vjosë deri në gjirin e Artës u adminsitruan nga romakët për të ardhur pastaj në një moment shumë të rëndësishëm në vitin 1350 ku kemi despotatin e Artës ku kemi dy udhëheqës që pasuan njëri-tjetrin Pjetër Losha dhe Gjin Bue Shpatën. Helenët i kanë përcaktuar vetë kufinjtë në gjirin e Ambrakisë. Epiri është zona ku përplasen dy qytetërime të mëdha,ai i iliro-pellazgëve. Epiri i jugut sot është Çamëria por ne kemi një raport të zhdrejt. Greqia i ka borxhe shumë të mëdha Çamërisë. Ata jo vetëm na kanë borxh por na kërkojnë borxh. Këtë nuk u ua kemi borxh!

Zheji: Kemi përpjekje shumë të fuqishme të Fan Stilian Nolit, kemi dhe në kohën e Mbretit Zog, prononcime jo të vogla dhe kemi disa tentativa të brishta, më modeste, të qeverisë së re demokratike, kur prap së pra, çështja çame është vënë në agjendë. Tjetër punë se shteti shqiptar ka qenë i varfër në aleatë, i varfër në forcë dhe politika më e fortë ka dominuar. Pra, ka pasur tentativa sigurisht që serioziteti i tentativa…
Idrizi: Zoti Zheji jam duke folur akoma për “Epirin e Jugt” dhe shtëpinë e babait dhe gjyshit tim në Margëlliç. Nuk po tregoj historitë e Strabonit dhe të Ukiditit, por po vij në kohë. Në vitin 1350 Gjin Bue Shpata dhe Pjetër Losha, janë të parët që ndaluan dyndjet e sllavëve në Ballkan. E për të ardhur më pas në një moment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me faktin që Çamëria është okupuar për herë të parë nga Osmanët në shkullin XV dhe XVI dhe asnjëherë Arta, Igumenica, Preveza, që kanë qenë historikisht në kohë të okupuara nga Venediku. Ju jeni një njohës shumë i mirë i Italisë, nëse do të shkojmë bashkë në Palaco Pitti, aty do të gjeni një murale të madhe që thotë: “Beteja në Pargë të Shqipërisë, ndërmjet turqëve dhe venedikasve.” Po të vazhdojmë akoma më tej në histori, se dua t’i kthehem asaj hisorisë së flamurit. Duart e ndyra të Kristo Papasit që pash se kishte në dorë një pjesë të flamurit shqiptar, kanë prekur vetëm sopatat e Viktorit, vazhdues i të cilit ai është sot e kësaj dite. Flamuri shqiptar, ky që kemi sot, për herë të parë, zyrtarisht ka dal në kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Kalorësit të Krishtërimit. Ndërkohë, në të gjithë dijeninë time, flamuri i sotëm grek ka dal për herë të parë në vitin 1821. Pra, ne kemi 570 vjet që kemi flamurin tonë zyrtarisht, shteti grek ka vetëm 190 vjet. Më gjeni një paralele mes tyre.
Zheji: Papas në intervistë thotë që ne kemi vjedhur shqiponjën e bizantit, që është me dy koka..
Idrizi: Është pikërisht kjo idea, por përpara se të merret me flamurin shqiptar, të merret me flamurin grek dhe të më gjej tek flamuri i sotshmë grek, që unë e respektoj, të më gjej një flamur tjetër grek në 3000 vjet histori që i ngjan këtij flamuri, apo që i ngjan flamurit të shqiptarëve. Ne sot jemi vendi i shqiponjave, ne sot quhemi Shqipëri dhe e dini pse? Sepse shqiponjat rrijnë lart, sorrat rrinë posht. Historia është një realitet i shtrirë në një rrafsh të tillë: Ka vetëm një Epir, i banuar historikisht, deri tek ato që shkruhen nga vetë greket, nga fiset ilire Mollosët, Kaonët, Thesprotët, kemi Despotatën e Artës, kemi Lidhjen Epiriote, kemi Pirron e Epirit edhe vijmë në ditët e sotme.
Zheji: Megjithë atë, asnjë eksponent grek, i çdo krahu politik, nuk pranon që ekziston një çështje çame. Pra, në të gjitha debatet, në të gjithë kontekstet politike, gjithmonë kur flitet për Çamërinë është sikur flitet për“qoftë largun” për Djallin dhe mbyllet goja, anashkalohet dhe kapërcehet. Papas tha që off record, edhe Ministri i Jashtëm grek pranon që çështje e Vorio Epirit është çështje substanciale, të cilën ata e ndjejnë dhe u dhëmb në zemër, por konjukturat nuk u a lejojnë. Nga ana tjetër kemi Rezolutën tuaj. Papas thotë: Kolonel Zerva i dha fund çështjes çame. Opinioni juaj…
Idrizi: Do ta nis nga kjo e fundit. Napolon Zerva, i njohur si bashkëpunëtor i gjermanëve, ne kemi dhe marrëveshjen që ka pasur me komandën gjermane, arriti, dhe ky është momenti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë, sepse historia e shqiptarëve të Çamërisë, daton që në momentin që filluan problematikat për të gjitha trojet shqiptare. Pra në 1878 kur u lanë jashtë edhe Kosova edhe Çamëria. Kemi Lidhje e Prizrenit, kemi Lidhjen e Jugut. Nga vitin 1878 në vitin 1911, në Luftën e Parë dhe të Dytë Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore, shqiptarët e Çamërisë ashtu si dhe ata të Kosovës, kanë luftuar për 30 vjet dhe greku nuk ka arritur asnjëherë të hy në territorin shqiptar të Çamërisë. Në këtë moment, kemi për herë të parë okupimin e Çamërisë në një pamundësi të madhe të shtetit shqiptar. Nesë do t’i referohemi edhe Qeverisë së parë, që thotë: Po hynë forcat greke në Çamëri. Dhe ishte një pamundësi e qeverisë së Ismail Qemalit. Ky është momenti parë i tragjedisë së shqiptarvë të Çamërisë. Të vazhdojmë në histori. Që nga ky moment deri më sot ka pasur një politikë shumë të qartë në vazhdimsi të qeverisë greke për ta zhbërë Çamërinë, për të ndryshuar identitetin e saj, për të ndryshuar raportet demografike aty, derisa vijmë në një moment, në vitin 1923 shqiptarët e Çamërisë me të padrejtë u bënë pjesë e Traktatit të Lozanës, pra të shëkmbimit të popullsisë mes qeverisë turke dhe greke në mënyrë reciproke, por siç e anoncuat dhe ju, nënvizojmë faktin që Fan Noli në vitin 1924 protestone në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë përballë Politisit, duke kërkuar të stoponte shpërngulja e çamëve drejt Turqisë, sepse ata ishin shtetas shqiptar. Kërkonte me shumë dinjitet që shqiptarët e Çamërisë të merrnin statusin e minoritetit, kjo që po kërkojmë dhe ne sot në Rezolutë, ashtu siç kemi dhe në vitin 1928 edhe Mehdi Frashërin, i cili prap në Gjenevë në Lidhjen e Kombëve, bënte debat me shtetin grek për këto gjëra. Kemi një moment fatlum, në vitin 1926, gjenerali Pangalos, që ndenji vetëm gjashtë muaj në pushtet, e që është arvanitas, e gjyshi i zëvendëskryeministrit të deri para dy viteve, për herë të parë pati akord me mbretin Zog, që të dnalonte shpërngulja e çamëve drejt Turqisë, të merrnin statusin e minoritetit shqiptar në Greqi dhe të hapeshin shkollat shqipe në Çamëri.

Pra ajo çka ne duhet të nxjerrim si konkluzion është se në vitin 1924, 1926, 1928, 1930, shteti shqiptar ishte shtet më i fuqishëm, më ifortë se sot? Jo ishte shtet më normal në detyrat e saj kushtetuese. Kurse sot ne kemi lëshuar shumë terren karshi shtetit grek, kemi qenë të intimiduar dhe sot ne nuk mund ta tolerojmë më. Sot, ky Kristos Papas deklaron se ekziston ligji i luftës. Po, po, ekziston ligji i Luftës dhe nuk duhet të bëjmë më sikur nuk e shohim dhe një ndër pikat kryesore të rezolutës është pikërisht heqja e ligjit të luftës. Po vazhdoj pak në histori, gjatë Lfutës së Dytë botërore, shqiptarët kishin dy batalione antifashiste, fillimisht kishin çetën “Çamëria”, pastaj batalionin “Ali Demi”, e vetëm në fund të luftës, nazisti Napoleon Zerva, trashëgimtar i të cilit është sot Kristo Papa, arriti të dëbonte shqiptarët e Çamërisë. Z. Zheji brenda një jave është masakruar 20 për qind e shqiptarëve të Çamërisë.
Zheji: Zoti Idrizi, Rezoluta juaj e cila kërkon një rishikim të historisë dhe të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Çështja Çame nëse do të marrin zgjidhjen që parashikon Rezoluta juaj do të bëhet në marrëveshje dy palëshe. Deri ku shkon angazhimi që duhet të shkoj angazhimi që duhet të ketë shteti shqiptar, nëse kjo Rezolutë merr miratimin e Kuvendit të Shqipërisë?
Idrizi: Përpara se të përgjigjem më duhet t’i jap një përgjigje asaj çfarë tha ky fosili që ka dal nga muzeu i 80 vjetëve më parë i nazizmit. Është e vërtetë që Napolon Zerva ka mbaruar punë me shqiptarët e Çamërisë, por po ju them, shqiptarët e Çamërisëm, e drejta europinam e drejata e atyre 20 % që u vranë, nuk ka mbaruar akoma.
Zheji: Ky është një kërcënim?
Idrizi: Kjo është kështu siç e thash unë, sepse ai thotë që Napolon Zerva ka mbauar punë me shqiptarët e Çamërisë. Është e vërtetë që ai ka mbaruar punëm, por drejtësia europiane, e drejta jonë që jemi gjallë, akoma nuk ka mbaruar punë me ta. Vazhdimisht jemi etiketuar si bashkëpunëtor të gjermanit. Me lejoni të bëjë pak histori. Në vitin 1940 kur Italia fashiste ka sulmuar nga territori shqiptar Greqinë, të gjithë burrat çam, nga 17 deri në 70 vjeç, janë internuar në ishujt grek. Pra, edhe sikur të donin, kanë qenë në pamundësi të bashkoheshin me Italinë fashiste. Lexoni Kontin Ciano që thotë: Sikur të bashkëpunonin shqiptarët, fati i asaj lufte do ishte ndryshe. E pra, njeriu i cili, në mënyrën më direkte ka qenë bashkëpunëtor i nazizmit gjerman, Napolon Zerva. Kemi marrëveshje, por siç e thatë dhe ju, në vitin 1953 kur Napolon Zerva do të bëhej në qeverinë e parë, Ministër i Punëve të Brendshme, ka qenë protesta amerikane që ky mos të bëhej për shkak të masakrave që kishte kryer në Çamëri.
Zheji: Të kthehemi tek Rezoluta. Çfarë mbështetje do të keni dhe si e shikoni? Si do të jenë peripecitë, përparimet apo tërheqja juaj për të miratuar këtë Rezolutë?
Idrizi: Rezoluta në rëdhë të parë nuk është theshtë e Shpëtim Idrizit, nuk është thjeshtë e komunitetit çam, për mua dhe për ne është një Rezolutë e të gjithë kombit shqipar, për një të drejtë të mohuar të një pjesë të shqiptarëve. Ne kërkojmë dinjitet dhe reciprocitet. Ne kërkojmë atë çfarë shteti grek na e kërkon për ditë dhe na e ka marrë. Ne kërkojmë të drejtën tonë për t’u rikthyer në trojet tona. Ne kërkojmë edhe nënshtetësinë greke, kush ta dojë. Para disa vitesh shteti grek i kërkonte shtetit shqiptar të mos hiqte dyshtetësinë për minoritarët. Ne kërkojmë pronat tona. Sot shteti shqiptar i ka dhënë të gjitha të drejtat pronësore, ndoshta edhe më shumë, minoritarëve.

Shteti shqitpar ka dhënë edhe toka për varreza ndaj ushtarëve grekë. Ne japim edhe për varreza..

Pa dyshim, ne kërkojmë memoriale për 20 për qind të popullsisë së zhdukur në Paramithi dhe Filat, ndërkaq që shteti shqiptar ka dhënë toka për varreza të ushtrive pushtuese, dhe kam frikë se ende po kërkojnë për varre imagjinare. Të gjithë e mbajnë mend historinë tragjike të zhvarrimeve në Kosinë. Ishin bërë varrezat dhe ditën që ishte përvjetori i apvarësisë së Greqisë, parlamenti shqiptar, në mënyrën më të turpshme, hapni rekordet të shihni çfarë qëndrimi kemi mbajtur ne si Parti Drejtësi, Integrim dhe Unitet, miratoi këtë legalizim.

Greqia po kërkon varreza për ushtarë imagjinarë grek në Shqipëri. Ne do ta marrim tokën e premtuar në këtë parlament, edhe për t’i larë borxhin që i kanë shqiptarëve të Çamërisë.

Unë kam besim se ky parlament do të tregohet dinjitoz. Ne kërkojmë që shqiptarët e Çamërisë që janë atje dhe janë të intimiduar për të treguar identitetin e tyre, të mund të shprehin identitetin. Mos të harrojmë që shteti grek është i vetmi shtet evropian që nuk njeh asnjë minoritet, ka dëbuar dhe masakruar shqiptarët, ka shfarrosur hebrenjtë, ka dëbuar maqedonasit e turqit.

Por është shtet i bashkimit evropian dhe NATO-s…

Hajde ta gjajmë të gjithë bashkë. Se ka edhe këtu një kryetar partie që ka ardhur vonë në Tiranë, sheh nga Athina dhe thotë hajde të shohim drejt Evropës, por Evropa nuk është andej, është nga Perëndimi, siç e ka thënë edhe Pashko Vasa “dielli lind andej nga perëndon”.

Ne kërkojmë në rezolutë të hiqet diskriminimi ndaj shqiptarëve të Çamërisë në librat shkollorë grekë. Ne i kërkojmë parlamentin shqiptar që të rivendos dinjitetin dhe reciprocitetin e shtetit shqiptar.

Atë ditë që depozituat rezolutën pamë disa deputetë entuziastë. Tani nuk dëgjohen më. Kanë filluar presionet e para. Të mos harrojmë se bizneset helene janë shumë të pranishme dhe duket se po prekin disa interesa. Ju ndjeheni i kërcënuar për këtë hap që keni hedhur, bëhet fjalë për 20 30 miliardë euro pasuri, nëse vjen dita për ti marrë kush i jep kaq kollaj?

Unë e kam zgjedhur vetë këtë rrugë, jam në shtëpinë time, më i motivuar se kushdo që të çojë në rrugën e duhur të drejtën e shqiptarëve të Çamërisë. A mund të na bëjnë ne shqiptarëve të Çamërisë më shumë përhstypje se ajo çfarë na kanë bërë? Sot, janë të gjitha instirumentet, si edhe projektrezoluta, që çdo individ të gjejë rrugën e zgjidhjes, nëprëmjet institucioneve shtetërore, por edhe më gjerë për të gjetur të drejtën.

Si e shohim ne zgjidhjen dhe preambulën juridike për zgjidhjen. Ne nisemi nga fakti që shteti shqiptar e ka njohur genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ne nisemi nga një ligj i vitit 1994, i dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës, i cili e njeh ditën 27 qershor, si dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Pra, vullnetin e ka shprehur parlamenti shqiptar. e dyta, nisemi nga predispozita që nuk e kemi sulmuar, as në vitin 1940, shtetin grek ndaj kërkojmë heqjen e një ligji absurd si ligji i luftës e ndaj kërkojmë heqjen e një ligji që tenton të bllokojë pronat jo vetëm të shqiptarëve të Çamërisë, por edhe të shqitparëve të tjerë në Follorinë, Kostur e deri në Selanik. Dy vendet tona kanë një traktat miqësie, kanë firmosur edhe konventën evropiane të të drejtav etë nJeriut, ne i jemi referuar disa nene të kësaj konvente në projektrezolutën, si për shembull që nuk mund të diskriminohet dikush për shkak të kombësisë apo fesë. Mjafton të përmendin faktin që në vitin 1985 në Greqi kaloi një ligj që të gjithë atyre që u dëbuan gna Greqia në Luftën Civile greke në fund të Luftës së Dytë Botërore iu lejua rikthimi, por përjashtohen vetëm shqiptarët e Çamërisë, sepse aty thuhet se përfitojnë nga amnistia vetëm shtetasit grekë me kombësi greke.

Është një incident diplomatik dhe unë do kërkoj shpjegime nga Ministri Jashtëm, edhe pse jo interpelancë, që zv/Ministri i Jashtëm ka deklaruar që ekziston Vorio Epiri. Detyra ime si shqiptar është që të reagoj sa herë që cënohet ingreiteti dhe reciprociteti. Do ta bëjë dhe për një fakt tjetër. Jam njohur në një studio televizive që Ambasadori Grek në Tiranë ka kërkuar mosmiratimin e Rezolutës, një ndërhyrje e paranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë.
Përsa i përket faktit, a do ta votoj Parlamenti shqiptar, zoti Zheji ju them, nëse do isha i bindur që ky Parlament nuk do ta votonte, nuk do ta fusja Rezolutën. Kam thënë që në rast se nuk miratohet Rezolota do jap dorëheqjen, si protestë ndaj politikës shqiptare e cila nuk mund të guxoj më, atë që ka bërë Fan Noli, Zogu, Aleksandër Meksi, Serreqi, Muhamet Kapllani, Presidenti Moisiu edhe shumë të tjerë, që do më falin nëse nuk më kujtohen. Çdo parti që do të vendosi që të mos e miratojë këtë rezolutë, do të jetë para shqiptarëve dhe do të marri kosto për diçka të tillë. Ne kemi kërkuar votat e deputetë si individë dhe jo si parti politike.

Zheji: Deputeti Papa deklaron se do të hap filiale të Agimit të Artë në Shqipërinë e Jugut. Cili është reagimi juaj?

Idrizi: Filiale të Agimit të Artë nuk do të hapen kurrë në Shqipëri për aq sa do të ekzistojnë shqiptarë dhe për aq sa kjo tokë quhet Shqipëri. Kristo Papa duhet të shpallet menjëherë persona non grata. Nëse do të ketë tentativa, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe të tjerë u dolën përballë në Këlcyrë, nëse do të ketë rast tjetër, të garantoj se as Kristo Papa, as dikush tjetër nuk mund të hyjnë në Shqipëri sepse jam i bindur dhe jua premtoj që do të përballen me një grup të madhe shqiptarësh. Shteti shqitpar duhet të jetë reciprok dhe në raportet me emigrantët, të cilët punojnë aty me të drejtën e Zotit dhe të kërkojë të drejtat e tyre në çdo moment.(Intervista u mor nga Artur Zheji ne emisionin ne News 24 TV)

Filed Under: Interviste Tagged With: deputeti Papas, Donkishot, Shpetim Idrizi

SHQIPTARËT E AMERIKËS PROTESTUAN PARA OKB-së PËR TË DREJTAT E MOHUARA TË SHQIPTARËVE NË LUGINËN E PRESHEVËS

January 28, 2013 by dgreca

Komisioni organizator ka dërguar me këtë rast një Memorandum në drejtim të Kombeve të Bashkuara, Administratës amerikane, Senatiti dhe Kongresit Amerikan, organizatave ndërkombëtare  për Liritë e të Drejtat e Njeriut etj./

Ashtu siç ishte paralajmëruar, të hënën, 28 Janar 2013, prej orës 11:00 deri në orën 14:00 para selisë së OKB-së në Nju Jork, u organizua një protestë për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Protesta kishte ditë që përgatitej. Pas dy takimeve në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i dyti u organizua të dielën me 27 Janar, ku dhe u diskutuan masat më të fundit për realizimin e protestës si dhe memorandumin qe do t’u drejtohej zyrtareve amerikane. Kjo proteste erdhi si kundërshti me vendimin e autoriteteve serbe për të hequr përmendoren e UÇPMB-së në qendër të Preshvës dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Pas takimit të parë të organizuar në Shtëpinë e Vatrës, gazeta e Vatrës, Dielli, pat publikuar një thirrje drejtuar  shqiptarëve. Ne te shkruhej: “Bashkëdhetarë! Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë, jo vetëm për situatën e tensionuar të krijuar në Luginën e Preshevës pas ndërhyrjes brutale të makinës ushtarake policore serbe, që na kujton kohën e Millosheviçit, por edhe për mbarë çështjen tonë kombëtare. Serbët po tentojnë të marrin inisiativën dhe nga xhelatë po hiqen si viktima! Nuk njohin shtetin e Kosovës për minoritetin serb në Kosovë, nga ana tjetër u mohojnë të drejtat shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës.  Bashkatdhetare; Lereni pak orë punën dhe merrni pjesë në këtë protestë mbarëkombëtare. Jemi të gjithë shqiptarë të Preshevës në këto çaste tensioni. Le të protestojmë me kulturë dhe rregull!”.

Edhe pse moti ishte i pafavorshëm, binte shi dhe borë bashkë, frynte erë, por protesta u organizua, madje me rregull dhe disiplinë. Krahas organizatorëve nga Lugina e Preshevës, organizatat dhe shoqatat e komunitetit, ndihmuan që kjo protestë të përcillte mesazhe të qarta. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Fondacioni Plavë dhe Guci, Rrënjët Shqiptare, Shoqata Rugova, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane,  i dhanë tonin protestës. Të pranishëm në protestë ishin edhe diplomatët shqiptarë, Dritan Mishto Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York dhe Fatmir Zajmi, Konsull i Republikës së Kosovës në New York.

Mes protestuesëve kishte dhe studentë të shkollave amerikane. Protestuesit mbanin ndër duar parulla, që përcillnin mesazhet e protestës, si : “Serbia është duke nxitur një luftë tjetër Ballkanike” , “Nadl! Spastrimin Etnik!” , ” Daçiçi – Millosheviç – Daçiç = Fashist” , “Shqiptarët në Serbi, dëshirojnë të njëjtat të drejta si edhe ata të Serbisë në Kosovë ” ,  Serbia duhet t’i kthehet Paqes” etj…

Demonstrimin paqsor e ka hapur kryetari Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, z. Avni Mustafa, i cili përcolli mesazhin e qartë se”pa zgjidhur problemin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Serbia do ta ketë të mbyllur rrugën për në BE.”

Z. Avni Mustafa ishte drejtuesi i protestës. Ai ftoi në foltore radhazi folsëit, që përfaqësonin Shoqata dhe organizata të ndryshme politike dhe kulturore.

Një ndër organizatorët e protestës, Shaban Mehmeti, përcolli një mesazh të plotë të Partisë për veeprim Demokratik, me kryetar Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë. Në mesazh thuhej:” Tensionet e fundit në Preshevë rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së janë vetëm një segment i kompleksit të problemeve të rënda jetësore që janë pasojë e statusit të pazgjidhur politik të shqiptarëve në Luginën të Preshevës.Eshtë me rëndësi të theksohet se programi qeveritar i shkurtiti 2001 për zgjidhjen e krizës në rajonin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, që u përfshi në Marrëveshjen e Konçulit të 20 majit 2001, në pjesën më të madhe ngeli i parealizuar. Andaj edhe gjendja ekonomike jo që nuk u permisua, por më e rëndë se edhe gjatë regjimit të Millosheviqit. Kështuqë shkalla e papunësisë aktualisht është mbi 70 për qind kurse tëardhurat kombëtare për banorë janë rreth shtatë herë më të ulta se mesatarja përkatëse në nivel shtetërorë.
Në mesazhin që përcolli z. Mehmeti theksohej fakti se: në 12 vitet e kaluara shumë më pak u punua për integrimin e shqiptarëve në strukturat publike, ashtuqë në shumë institucione të nivelit lokal, rajonal dhe shtetërorë edhe më tutje nuk ka të punësuar shqiptarë, apo numëri i tyre është simbolik. Në periudhën 1999-2001 në kushte të luftës dhe gjendjes së jashtëzakonëshme u dëbuan mbi 10.000 Shqiptarë dhe shumica dërmuese e tyre ende nuk është kthyer në vatrat e tyre.
Mesazhi vijonte: Në Luginën e Preshevës ekzistojnë probleme serioze të qarkullimit të lirë, sepse në komunat e Preshevës dhe të Medvegjës, përveç rrugëve magjistrale që lidhin Preshevën me Gjilanin dhe Medvegjën me Prishtinën të gjitha rrugët e tjera lokale janë të mbyllura që nga Lufta e Kosovës.

Po ashtu problem mbetet moshapja e tri pikave të kalimit kufitar me maqedonië. Edhe pse vendimi është marrë që më 2005, asnjë pikë e tillë nuk është ndërtuar.

Aktualisht problem më I rëndë I shqiptarëve të të Luginës është shpërngulja dhe largimi i Shqipëtarëve nga vatrat e tyre, për shkak të dhunës shtetërore, që po ushtrohet në vazhdimësi që nga lufta në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës e gjer në këto ditë kur në vazhdimësi po i imponohet gjendje e jashtëzakonëshme me prezencë dhe dhunë të ushtruar të forcave speciale të policisë.
Ëështë shumë e qartë se qeveria e Serbisë në vend të plotësimit të obligimeve që dalin nga programi i saj për Luginën e Preshevës që u përkrah nga faktori ndërkombëtarë po imponon vetëm projekte dhe dhunë militare jo vetëm me largimin e dhunëshëm të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe provokimin e rëndë me anë të memorialit për policët special serb të vrarë gjatë kryengritjes së Shqiptarëve kundër represionit të regjimit të Millosheviqit, por edhe me ruajtjen e shumë minibazave të ushtrisë dhe xhandarmarisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore, edhe pse në afërsi të Bujanovcit u ndërtua baza ushtarake, e cila kushtoi më shumë se të gjitha projektet e infrastrukturave komunale dhe të veprimtarive publike në Preshevë dhe Bujanovc.
Mesazhi përfundonte me konsttaimin: ” Në këtë stuatë të rëndë , të angazhimit të pamjaftueshëm të bashkësisë ndërkombëtare, Lugina e Preshevës gjendet para rrezikut që pastrimi etnik i kryer të zgjerohet edhe në Preshevë e Bujanovc.”

Më pas e ka marrë fjalën kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes, dr. Gjon Buçaj. Kryetari i Vatres solli pershendetjet e vatranevet dhe mesazhin e perkrahjes se tyre te plote per popullin shqiptar te Lugines se Presheves, duke denuar shembjen e lapidarit perkujtimor te deshmoreve te lirise, si nji akt terrori shteteror. “Te gjithe na qe jemi bashkue ketu”, shtoi ai, “deshmojme solidaritetin e te gjithe shqiptarevet te Amerikes, se bashku me te gjithe shqiptaret tjere kudo jane, ne trojet stergjyshore dhe ne diaspore.”. Ai veleresoi reagimin e popullates lokale shqiptare si “reagim civilizues e paqesor por i vendosur” dhe komentoi se shqiptaret jane paqedashes e jo agresive, “por mos i veni shqiptaret me shpatulla per mur duke u shkelur lirine e te drejtat e tyre njer’zore”. “Akti i policise serbe asht kjartas akt terrorizmi shteteror, nje hap i rrezikshem i qeverise serbe ne drejtim te shkatrrimit te paqes ne rajon. Besojme se edhe kombi serb ka nevoje per paqe, mbas gjithe ati gjaku dhe tana atyne masakrave qe u bane n’emen te tij ne Balkan, dhe ka nevoje te integrohet ne familjen e kombeve paqesore e te civilizueme” . “Shqiptaret e Presheves, Bujanovcit e Medvegjes duhet te gezojne, minimum, te gjitha ato te drejta qe Serbija kerkon per minoritetin serb ne Kosove!”, perfundoi ai. “Rrnofshin shqiptaret e Lugines se Presheves! Jemi te gjithe me ta!”.

Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në New York, z. Dritan Mishto, pasi pershendeti organizatoret dhe protestuesit, perifrazoi kryeministrin Berisha. Ai tha se procesi i bashkimit të shqiptarëve u bën mirë edhe fqinjëve tanë, çlirimit të tyre nga albanofobia. Ai i konsideroi të të papranueshme qëndrimet e fundit të serbëve në Preshevë.

Kanë përshëndetur: East Gjonbalaj nga Fondi Plavë- Guci, Marko Kepi-president i “Rrënjët Shqiptare”, Endri Merxhushi  nga shoqata Çamëria , kryetari i Legalistëve në Amerikë Hakik Mena, Musa Paçuku nga Shoqata Dibra, Martin Shkreli nga KKSHA, kryetari i degës së Vatrës në Hudson Valley ne New York, Elmi Berisha etj.

 Komisioni organizator ka dërguar me këtë rast edhe një Memorandum në drejtim të Kombeve të Bashkuara dhe Administratës amerikane, Senatiti dhe Kongresit Amerikan, organizatave ndërkombëtare prestigjoze për Liritë e të Drejtat e Njeriu etj..

Në Memorandum ndërtë tjera thuhej se shqiptaro-amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për keqësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe rritjen e tensioneve në Luginën e Preshevës. Ndër të tjera në Memorandum shkruhet:”Sjellja e qeverisë serbe, thuhet në Memorandum, nuk ka vend në Evropë, sidomos tani që Serbia pret datën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke bërë thirrje që shqiptarëve të Preshevës t’u garantohen të drejta të njëjta me ato që gëzon pakica serbe në veri të Kosovës dhe që përmendorja të kthehet aty ku ishte vendosur.” (Korresp i Diellit)

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, e shqiptareve te Amerikes, Lugina e Presheves, proteste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT