Gërhitja gjatë natës jo vetëm pengon bashkëshortin tuaj për të fjetur, po ajo gjithashtu mund të ketë pasoja serioze në shëndetin tuaj. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, të tilla si goditja apo sulm në zemër, janë më të mëdha për ata që gërhasin. Nëse ju dridhni edhe muret me gërhitjen tuaj çdo natë, atëherë ju duhet ta merrni me seriozitet këtë veçanti, thonë hulumtuesit amerikanë nga Universiteti i Detroidit.
Gërhitja, po aq e rrezikshme sa presioni i lartë i gjakut
Hulumtuesit kanë studiuar 54 burra dhe gra të moshës 18-50 vjeç, të cilët kanë plotësuar pyetësorët për shprehitë në lidhje me gërhitjen e tyre. Vullnetarët pastaj kanë kaluar ultratinguj për të matur trashësinë e arteries karotide të tyre, e cila furnizon trurin me gjak dhe oksigjen. Studiuesit kanë zbuluar se lëkura e arteries ishte dukshmërisht më e trashë te gërhitësit.
Kjo trashje mund të jetë shkaktuar nga dridhja e vazhdueshme e gërhitjes, e cila shkakton inflamacione. Forcimi i arterieve dhe arteriet e tjera në trup shkaktojnë një rritje të rrezikut hemorragjik të trurit, goditje dhe infarkt miokardiak. Rezultatet e këtij studimi janë botuar kohët e fundit në revistën “The laryngoscope”.
Dr. Robert Deeb i spitalit Hospital Henry Ford në Detroit, i cili udhëhoqi hulumtimin, theksoi: “Studimi shton një dëshmi të re të provave që tregojnë se gërhitja nuk është edhe aq e parrezikshme për shëndetin (. …) Pacientët duhet të trajtohen sikur ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut apo faktorë të tjerë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare”. Studiuesit do të vazhdojnë hulumtimet e tyre në një shkallë më të madhe për të parë nëse me të vërtetë rreziku i sulmit të zemrës apo goditjeve të saj është më e lartë në mesin e njerëzve që gërhijnë.(albinfo.ch)