• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2013

Regarding 17 year old Leonard Bardheci-Urgent heart surgery

May 17, 2013 by dgreca

Regarding 17 year old Leonard Bardheci-Urgent heart surgery

May 17th, 2013

Albanian Community Raising Funds to Save the Life of Leonard Bardheci a 17 year old boy from Gjakova, Kosova, in need of urgent Heart Surgery/

Leonard Bardheci, the only son of Mirash Bardheci, is here in Detroit, on a medical visa, waiting to have Aortic Root Repair surgery at Detroit Childrens hospital which is needed to save his life!

Many, many Albanians are working each day to raise money for his surgery. We have raised, until today approx. $ 40,000 and need another $40,000 by May 23rd.

Any and All donations are greatly appreciated!

See below where to send your check and who to make it out to. Also you may wire transfer your donation directly.

Feel free to call Cynthia Edwards, at the Detroit Medical Center, directly before sending your donation.

Also, let us know of your donation so we can keep a Tally!

Thank you so much.

***

International Services

4707 St. Antoine

Suite E 205

Detroit, MI 48201-2052

313.745.8761 phone

313.745.9508 fax                                                                                                                            international@dmc.org

WIRE TRANSFER INFORMATION

The following information will provide you with the details regarding a Wire Transfer for deposit to Detroit Medical Center, International Services:

Bank: Chase Bank

Address: New York, New York

Swift Code: CHASUS33

ABA Routing #: 071000013 (ACH Credits)

Account: VHS of Michigan, Inc.

3663 Woodward

Detroit, MI 48201

Account Number: 865358220

Special Instructions to include:

Attention: Detroit Medical Center, International Services

Filed Under: Kronike Tagged With: 17 Year old, Leonard Bardheci, urgent heart surgery

ELINDA MARKU NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

May 17, 2013 by dgreca

Sfilata e dhimbjes/

ELINDA MARKU/

U vesh u çvesh shtate here ne dite/
Shtate ditet e javes se vet/
Te shtate fustanet e bardhe/
Pis te bardhe…. e tejdukshmja/
Tejduken tiparet e thella/
Mbuluar thellesive therese./
Mban zi te bardhe per dashnine/
Per dashnine e t’tana dashnive/
qe nuk vdiqen/
Qe nuk linden…
Qe nuk…..!
Deri sa u shemb e ra nje pike
Mbi nje vize vertikale, i -e madhe shtypi
Permbysen papra i’te
sa here sfidon ne sfilate veten, dhimbja
Brenda seciles nesh nje kopje e saj asht’et
Sicila ajo, njana prej nesh
Nje pike mbi nje vize vertikale
Ther degjimin. Uji vishet saj
Teksa nje femije e mban duarsh
Nje here modelen time (dhimbjen)
Nje here modelen e atij (gjethen)
Gjethen qe dikur qe syth….!

Shartim

Asht nje kumbull atje ne Ishte
qe e sjell pranveren pa zogj
pa e shperthy kurre nje sythe
shkon e hyn ne vjeshte.
.
Asht nje kumbull ketu ne mue
permidis kopshtit te kujtimeve.
Kopeshti asht i babes
une e nanes jam.
Kujtimet, baba,
kumbulla e nana jane te mijat.
…
M’ka mbet me e shartu kumbullen
e te Ishtes
me te Itashme.

Drinat…

Vetem mos me e ndyj Drinin e Bardhe
i shtrin nje ure permbi.
Vetem per me e zbardh Drinin e Zi
shkoj Drini i Bardhe i hyni n’gji.
Det u bane diku-dikur
te dy.

Gur’ asht fjale e madhe

Ende shoh nje femij gjunjegrisur
tuj mbledh gur
n’zallt’ te t’gjithe lumenjeve.
Çuditem si nuk jam ba murator!
Ende e shoh nje vajze tuj shtegtu
me dy gur ne shpine.
Çuditem si nuk i kam lidh’ vete
te gjitha urat mbi te cilat kam kalu!
Shoh nje grua gur tuj ngjyros
shkruan mbi to dashnite e perjetshme
Nuk çuditem, nese n’gur shnderrohem !

Une jam “Europa”

Sonte ma ka dhane truni
me ia pre gershetin Shotes,
ma ka dhane truni me i dhuru nje lule
ne vend te pushkes,
me i ble nje minifund te markes “bebe”
ne vend te qeleshes, kapele te markes “channel”
nje pale kepuce e nje pale syze “guci”
nje valixhe te markes “louis vuitton”
do t’ia mbush plot me te brendshme te “victoria secret”!
Ma ka dhane truni ta nis drejt Europes
Shoten!
Keshtu e me kete rast, i mbush mendjen asaj e te bijve
se jeni civilizu, se keni mesu permendesh
emra teshash pa kuptim,
boll te dukeni ato qe nuk jeni
t’ iu thone te tjeret, europaxhinj!

I them Mares:
…..
S’mund te kesh dashni per fjalen
nese nuk i don shkronjat!

S’mund t’kesh dashni per diellin
nese nuk i don xixellonjat!

S’mund te kesh dashni per qiellin
nese nuk i hap dritaret e “vogla” (syte)

S’mund te kesh dashni per shiun
nese u trembesh bubullimave.

S’mund te behesh kurre njeri i madh
nese harron se sa i vogel asht njeriu!
…

At’Here, At’Je, At’Dhe

At’here, At’je, At’dheu-euuu
ish’te Ulza buze udhes
udha buze lumit.
At’here, At’je, At’dheu-euuu
ish’te oborri qe duhej
fshi stinesh,
ish’te dera qe duhej
me u mbajt hapun,
ish’te votra qe duhej
me u mbajt nxehte ,
ish’te shtrati ku duhej
shtri’hej andrra e lodhun,
ish’te shtepia qe duhej
mbush plot nesh-!
Ish’te Vorri te cilit i duhej
Vu guri te kryet…. !

Nuk m’u duk vetja boll’
u shnderrova ne peshk
me hengren!
U shnderrova ne peme
me prene!
U shnderrova ne shtepi
me shemben!
U shnderrova ne oborr
me rrethuan!!!
U shnderrova ne vorr
me gurin e krye’vorrit tim
m’gjujten….!
U shnderrova ne mjegull
me piu ikja neper qiell, gjalle!
…
Ketu, keshtu, kurtash
jam dega e Ulzes buze udhes
jam udhe buze zallit te lumit
jam oborr , dere, voter, shtrat, shtepi
jam vorr e gur i bame nji.
…
As qe e di ç’ka asht At’dheu.
Di qe jam krejt At’dheu qe lashe
qe e lashe, e u bana Ai!
Aiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiij.

(shen: ish’te =ishte tek)

Ngjashmeri

I ngjaj krejt Nanes time
po kaq i ngjaj edhe s’ime bije.
I ngjaj shume dites me diell
ma shume i ngjaj asaj me shi.
Dhimbe e dashni ngjahem
ne gjithe kete ngjashmeri.
…
Kadale e ngapak kam fillu
te te ngjaj edhe Ty!

Partite

Tri parti per njeri.
Ma shume parti se votues.
Nuk ka ma popull,
popullin e hengren partite,
te cilat do te votojne vetvetet,
hane vetvetet siç hengren popullin.
Mandej do do te kemi kutia votimesh
ne vend te arkivoleve.
Ke te varrosin?
Kush t’i varrose ke’het.
….
Dreqi i kuq i mbars keto parti
qe pjellin nga tre parti trinjake ne dite?!

Ndryshimi

Ndodh mengjes ne mesnate.
Mengjesi ne At’dhe, nate ne mergim.
Celin lulelulet ne Prill
Prill n’At’dhe, bore ne mergim.
…
Ne mos me ka dergu At’dheu
me porosi me shpernda drite
e dashni deri ne mergim
u kthefsha ma mire!

Arrati nuk don me thane
sall se iken prej vendit tand
per ne vend te huaj.
(thashe kur ika ).
Arrati nuk don me thane
sall se iken prej vendit te huaj
per ne vendin tand.
(thashe kur u ktheva).
Arrati nuk don me thane
sall se vishesh e mbathesh e vdes e shkon.
(thashe kur percolla ato,
qe u ndan prej meje heren e fundit).
Arrati nuk don me thane ,
dalje prej barkut e shpirtit te nanes
(do te kem thane kur linda,
do t’a kam thane ne gjuhen qe nuk e kujtonin ma
deshmitaret e lindjes time).
….

Me gjase e gjeta çka don me thane arrati!
…
Arrati don me thane ikje per ne vetvete,
thelle, shume thelle ne vetvete.
Aty ku ke e gjen gjithe ç’ke.
Aty ku ke e gjen gjithe ç’te mori humbja.
Aty ku ke e gjen gjithe ç’mund te te sjelle e ardhmija.
E bash aty fshihet e fle zgjuar poezia
Qe, edhe nese nuk e thua kurre,
edhe nese nuk gjindet asnjehere poezia me fjalen.
Poezia asht njesoj aty…
fshehun, fjetun, zgjuet, tuj t’prit t’arratisesh!!!!

Diku…

Ne njanen ane te udhes
nje llampe e fikun
e djegun ndoshta.
Ne anen tjeter te udhes
nje peme e lene gjethesh
edhe zogjsh ndoshta.
Permidis tyre udha
tuj me perciell mua
per tek ti
ndoshta prej teje!!
…
diku lart ne qiell
nje diell i voket
ma ban me dore!

Njesoj…

Rruga shkon perdite ne shpine time pa mua.
Pema ne oborr duron vjeshte e dimer,
pa dasht t’ia dije se une e pres pranveren
bash per sythet e saj…!
Rrumbullaket Toke e Qiell….
njani i bien rrotull tjetrit
te bahet mengjes e t’i hap syte
une e verberta.
…
Eci jo se kam me mberrit dikund
po se du me provu kualitetin e kepuceve
qe tallen me hapin tim!
…
Ne shtepine time une e macia e dime
e ndjejme, e durojme dhe e hame eren e peshkut!
Peshkun vete e mban uji per vete…

Ikje…

Une i fal te gjithe ata qe ikin prej meje.
Madje do ti doja fort
sikur te mos ktheheshin prap
Kush kthen, kthen me nje ikje te re
fshehur ne xhepin e vjeter
te kthimeve!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Elinda Marku, ne sofren poetike, te Diellit

Kristo Floqi, i harruari bashkëthemelues i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”

May 17, 2013 by dgreca

Nga Dalip Greca*/
Dr. Kristo Floqi është jo vetëm ndër themeltarët e Vatrës, por dhe inisiatori dhe drejtuesi i mbledhjes së parë për bashkimin e shoqërive shqiptare të Amerikës. Vërtetë se ishin Faik Konica dhe Fan Noli, ata që hodhën farën e bashkimit, por thirrjen për takimin e parë bashkues me 11 dhjetor 1911 e kishte bërë ai. Si editor i Diellit, Floqi i parapriu procesit të krijimit të Federatës, duke treguar dobitë e bashkimit e duke fshikulluar përçarësit. Edhe thirrja për takimin bashkues u hartua dhe u nënshkrua nga ai. Çuditërisht ai është përmendur pak ose aspak në faqet e Diellit, pasi e pat lënë Amerikën, dhe ishte i ndaluar rreptësisht të përmendej në literaturën komuniste të Shqipërisë. Nuk u shkrua fare për fatin e tij në burgjet e komunizmit, ashtu si dhe për fatin e shumë të tjerëve, mbi të cilët ra pa mëshirë gijotina e diktaturës, edhe pse kishin qenë shpirti i Vatrës dhe kishin luftuar aq shumë për Kombin. Paradoksi qëndron se me rastin e vdekjes së tij në Shqipëri, Dielli që ai editoi, nuk shkroi asnjë rresht!Të jetë kjo mungesë informimi apo një harresë siç kishte ndodhë me ish editorin e Diellit, Bahri Omari të pushkatuar, me komandantin e vullnetarëve shqiptarë të Amerikës, Aqif Përmeti, pushkatuar, me ish themeluesin tjetër të Vatrës, Kristo Kirkën, me Kolë Tromarën e të tjerë vatranë që dhanë shpirtin për çështjen Kombëtare?!
Kush ishte Kristo Floqi?/Pati lindur më 1976 në Korçë (është shkruar se ai ka lindur në fshatin Floq, por kjo nuk i përgjigjet së vërtetës sepse vetë ai në shënimet autobiografike pohon se ka lindur në Korçë.) I ati, Vasili, kishte lindur në Floq.Informacion japin për Floqin edhe studiuesit Robert Elsie dhe Hasan Hasani, ndërsa gazetari Fiqri Shahinllari në librin e tij’Lis në Shkëmb” sjell të dhëna interesante rreth Floqit, pasi ka shfletuar arkivin. Ndërsa Prof. Dr. Stilian Adhami, krahas studimit të kësaj figure sjell të dhëna e dëshmi të rralla. Kristo Floqi ishte i biri i Vasil Floqit, i cili pati katër djem dhe një vajzë; Dhimitrin, Kriston, Nikollaqin, Thanasin dhe Katerinën. Mbetën gjallë vetëm Kristo me Thanasin. Të dy studiuan për drejtësi.Mësimet e para Kristo Floqi i mori në Korçë, ndëkohë që studimet e mesme dhe të larta i kreu në Greqi. Diplomoi për drejtësi në Athinë, po aty e ushtroi profesionin e avokatit deri në vitin 1900. Më pas shkon në Korçë, ku hap zyrë avokature, më pas kaloi në Vlorë.Zotëronte disa gjuhë të huaja dhe shquhej që në rini për prirje letrare dhe publicistike.Veprimtaria politike, juridike, letrare dhe publicistike e Kristo Floqit përfshinë Shqipërinë dhe SHBA-në. Në kohën e para Luftës shkëlqeu, pas lufte kaloi një kalvar vuajtjesh e harrimi, ndërsa pasvdekja ishte injorim për këtë figurë kombëtare, mbuluar me pluhur harrese e terr.
Nga Vlora në SHBA/Është shkruar se Kristo Floqi erdhi në SHBA nga Turqia, ku kishte shkuar për të përvetësuar Turqishten, është shkruar edhe një variant tjetër, se ai kishte mbërritur në SHBA për arsye ekonomike dhe nevoja të Lëvizjes Kombëtare siç kishin shkuar Petro Nini Luarasi,Sotir Peci, Fan Noli, Faik Konica, Mihal Grameno, Kristo Dako e të tjerë. Asnjëra, as tjetra nuk qëndrojnë. Variantin e vërtetë e tregon vetë ai, në “Kujtime Historike- Formimi i Federatës Panshqiptare”Vatra”- botuar në nëntor 1937 në revistën “LEKA”. Kristo Floqi në vitin 1909 ishte avokat në Vlorë. Është koha kur ai e ka afirmuar veten në radhën e nacionalistëve që kërkojnë një Shqipëri më vete.Ishte ky shkaku i një përleshje mes një grupi nacionalistësh shqiptarë, ku kryesor ishte kristo Floqi dhe një grupi turkoshakësh, që bënin pjesë në Shoqërinë nacionaliste Turke me emrin “Itihat Ve Tereki”, që propagandonte një Turqi të re. Dy grupimet u përleshën paq, dhe autoritetet e pushtetit lokal “ua suallën shpirtin majë fytit”, siç kujton Kristo Floqi në shënimet historike të botuara më 1937 në Revistën “Leka”. Në këto rrethana grupimi i nacionalistëve shqiptarë menduan se kishte mbrritë rasti t’u tregonin vendin turkoshakëve dhe si hap të parë ndërmorën sulmin mbi zyrën e Post-Telegrafës së Vlorës. Aso kohe, Ismail Qemali ndodhej në Selanik. Grupi i nacionalistëve hyri në kontakt me Ismail Bej Qemalin dhe me të gjithë ata që ishin për inisiativën Kombëtare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe u prezantuan situatën ku ndodhej Vlora dhe veprimet e tyre.Duke qenë zotër të postë-telegrafës, nisën shifërkëmbimin, duke përcjellë situatën e acaruar dhe ç’mund të bënin në atë situatë.I ndalën të gjitha telegrafet që zyrtarët lokal përpiqeshin të nisnin drejt eprorëve. Autoritet ushatarake u zemruan së tepërmi dhe rrethuan Postën, duke kërkuar dorëzimin e Postës, por nacionalistët shqiptarë kundërshtuan dhe nuk ua dorëzuan as shifrën.Situata u përkeqësua dhe forcat ushtarake u shtuan. Në këto rrethana rebelusit shqiptarë e lanë Postën dhe një pjesë kapërcyen detin dhe u hodhën matanë Adriatikut, ndërsa një pjesë tjetër u ngjitën maleve. Kristo shkoi në Cakran të Fierit nën kujdesin e Bektash Cakranit. Mirëpo edhe aty ishte vështitrë të qëndronin gjatë pa rënë në sy. Vendosën që ta linin Shqipërinë dhe të kalonin në Brindizi e që aty morën anijen drejt SHBA-ve.
Nga Bostoni në Salte-Lake City/Pas disa ditësh Kristo Floqi arrinë në Boston. Nuk bëhej fjalë për të ushtruar zanatin e avokatit sapo vuri këmbë në Amerikë. Vendosën që të hapnin një restorant në Boston duke shfrytëzuar klientelën shqiptare, që përbëhej kryesisht prej punëtorëve të fabrikave të Natick në Mass. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë, restoranti dha shenja falimentimi. Pas katër muajësh u detyruan që ta linin atë punë. Ç’të bënin? Nuk e dimë se ç’punë tjetër mund të ketë bërë Kristo me shokët me të cilët pat marrë rrugën përkëndej Atlantikut, por ai vetë shkruan në kujtimet e veta se”nevoja na shtërngojë të çajmë barakzi Shteteve të Bashkaura të Amerikës e të zemë vend në qytetin e bukur të Salt-Lake City të shtetit të Utah, pranë Kalifornisë”. Në Salt-Lake, Kristo kishte kunatin e tij, Kristo Poçi, i cili merrej me tregëti dhe punët i shkonin mirë. Aty punoi deri më 20 shtator 1911, pasi i erdhi një Ftesë nga Shoqëria Besa-Besën për të marrë detyrën e editorit të gazetës”Dielli”, post i cili ishte vakant pasi e kishte lëshuar Eftim Natse, para të cilit në atë post kishte qenë Konica.
Editor i Diellit/Shoqëria Besa-Besën,po kërkonte një editor të ri për gazetën e saj “Dielli”. Me propozimin e Kolë Rodhes dhe të Llambi Çikozit, ky post iu propozua pikërisht Kristo Floqit, i cili në atë kohë i kishte rregulluar problemet financiare dhe fitimet po i shkonin mbarë. Edhe pse pagesa që iu propozua nuk ishte kushedi çfarë, 50 dollarë në muaj, ai e pranoi detyrën për hir të çështjes kombëtare dhe bashkimit të kolonive shqiptare në SHBA.Përmes gazetës Floqi u bënte thirrje shqiptarëve që të bëheshin bashkë sepse kështu do t’i shërbenin më mirë kombit dhe do të ndikonin në krijimin e shtetit shqiptar. Mbresat e asaj dite, kur Kristo Floqi mori detyrën, na e përshkruan me nota mallëngjenjëse gazeta Dielli e Vjeshtës 1911 :”Të dielën që shkoi, më 17 të Vjeshtës, u mbajt meshë në Kishën e Shën Gjergjit në Boston prej të Përnd. At Naum Çere dhe At Damianit.Ishin mjaft shqiptarë prej Bostonit dhe fshatrave përreth. At Naumi meshoi fort bukur me me zën’ e tij të plotë e të begatshëm.Si tha Unigjillë, At Damiani mbajti një fjalë të shkurtër, por të bukur, duke përkthyer Ungjillë e duke prurë fjalën mbi çështjen Kombëtare. Pas priftit, nënkryetari i Shoqërisë Besa-Besën z. Vangjo Mille u ngrit dhe me një fjalë të mirë rekomandoi drejtorin e ri, z. Kristaq Floqin, i cili u prit gëzimërisht me një përpjekje duarësh të paprerë nga ana e dëgjonjësve. Pasandaj, z. Kristo Floqi u ngrit, duke marrë në duar kurorën e shoqërisë Besa-Besën si dhe dy kurorët e tjera të shoqërisë Arsimi dhe të Shqiptarëve të Cochituate-it, kaq të bukura të tria, mbajti një fjalë të gjatë, më tepër se një orë, ku çmoi vleftën e trimave djelmoshë, të cilët njëri pas tjetrit, ranë dëshmorë për nderin dhe famën e Atdheut. Fjala e drejtorit qe kaq e bukur, e lartër dhe pëllore në ndjenjë e në fantazi, sa e mallëngjevi të tërë popullin dhe ngjethi zemrat gjersa qanë me lot. Pas z. Kristo Floqi, u ngrit i njohuri atdhetar z. Kristo Kirka, i cili foli me një nxehtësirë të madhe për therorët e Përlindjes, duke përvëluar zemrat e djegura. Një përpjekje duarsh e fortë vërtetonte gëzimin që ndjenin dëgjonjësit. Më së fundi, me fjalë fort të hijshme e të pëlqyera, rekomandoi drejtorin tonë në popull, duke thënë se nga burra si Kristaq Floqi duhet të presë shumë kombi.Shqiptarët e Amerikës duhet t’i ndihin pa kursim në udhën e re në të cilën dëshiron të sjellë Shqiptarët dhe Kombin. Kësisoj mesha u krye duke lënë një përkujtim të pa harruar”.
Detyrën e editorit ai nuk e bënte vetëm duke qëndruar në zyrë, por shkonte atje ku ishin shqiptarët,konak më konak; katund më katund e qytezë më qytezë. Ai mbante konferenca dhe inkurajonte shqiptarët për patriotizëm. Qëllimi i konferencave ishte bashkimi i të gjitha kolonive shqiptare, me qëllim që shqiptarët e Amerikës të kishin një zë të bashkuar për Kombin e tyre.Në atë kohë në Amerikë egzistonin disa shoqëri shqiptare si: Më e madhja ishte Shoqëria Besa-Besën, më pas vinte Arsimi e Korçarëve, Dallëndyshe e New York-ut, Shoqëria Kombëtare e Worcesterit, Shoqëria Malli i Mëmëdheut dhe Përlindja e Jamestownit, Shoqëria Lidhja, Shoqëria Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shoqëria Hylli Afërdita, Shoqëria Bashkimi, Shoqëria Mirëbërëse, Shoqëria Përparimi dhe Komiteti i z. Faik Konitza”Flamuri i Krujës”. Në konferencat që zhvillonte nëpër kolonitë shqiptare, Kristo Floqi shtronte idenë e një programi të përbashkët të shoqërive të bashkuara dhe dhënien fund të grindjeve dhe lokalizmave krahinore. Ai argumentonte se vetëm të bashkuar, do të arrinin që të forconin frymën kombëtare në SHBA. Floqi, arriti që për tre muaj t’i binte kryq e tërthor kolonive shqiptare dhe realizonte më shumë se 100 konferenca. Kur e pa se fara e bashkimit ishte hedhur, dhe se disa nga shoqëritë ishin të bindura se ishte koha për bashkim, dërgoi thirrjen për një takim të përbashkët.
Takimi historik i 11 dhjetorit në Boston, mungesa e Konicës/Në mirëkuptim me shoqëritë u la që takimi i parë të bëhej me 11 dhjetor 1911 në Boston. Atë ditë me qindra shqiptarë mbërritën në Boston dhe është pikërisht kjo ditë që çeli një epokë të re për Lëvizjen Kombëtare shqiptare në SHBA. Në kujtimet e tij, Kristo Floqi shkruan se “ Dita historike 11 Dhjetorit 1911 shënoi një periudhë të re për shqiptarët e Amerikës. Atë ditë arritën në Boston me qindra shqiptarë, si delegatë të shoqërive, por edhe individë. Salla e gjerë e hollit Rathbonne u mbush plot, sa shumë veta u shtrënguan të qëndrojnë më këmbë dhe qindra të tjerë mbetën jashtë”. Në mbledhje mori pjesë edhe Peshkop Noli. Ra në sy mungesa e “dekanit” të çështjes Kombëtare, Faik Konicës, i cili ishte padyshim figura më elitare e asaj kohe dhe një prej promotorëve të Lëvizjes Kombëtare. Artikujt e tij në Dielli i kishin bërë për vete shqiptarët e Amerikës, ndaj përfaqësuesit e shoqërive të ndryshme që kishin ardhë në atë takim historik, po habiteshin që mungonte aty shtylla e bashkimit. Kureshtjen e delegatëve e shoi Kristo Floqi, i cili u tregoi atyre letrën që kishte marrë nga Faik Konica dhe ua lexoi fjalë për fjalë.
Çfarë shkruante Konica në atë letër? E sjellim të plotë:
I dashur z. Floqi
E mora letërn tuaj sot pasdreke dhe ju kthej përhirime për fjalët miqësije dhe nderimi që më thoni. Për fat të zi jam fare i penguar të Djelën, se s’e dinja se kishit mbledhje dhe se do t’më ftojit dhe kështu u lidha gjetkë për pasnesër. Ato që më thoni për bashkimin janë të pëlqyera dhe pa dyshim duhet të bëhet në gjetshim një formulë të drejtë që ta mbarojmë pa prishur punët që kemi trajtuar gjer tani me shumë mundime. Kemi komitetin tonë këtu(Flamurin e Krujës) dhe nuk shohim ndonjë arsye që ta prishim. Është e udhës të prishen punëra pa rregull e pa program, por jo punëra të ndërtuara me kujdes. Besoj këto t’i peshoni dhe të më jepni të drejtë”.
Mbetem Juaji me besë,
FAIK KONITZA d.v
Letra duket se la një shije mosbesimi tek të pranishmit. Vetë Kristo Floqi shkruan se kjo letër ishte një justifikim për të mos ardhur, pasi njoftimi për mbledhjen bashkuse botohej në çdo numër të Diellit dhe Faikut i dërgohej gazeta. Mirëpo tashmë që ai nuk ishte më editor i Diellit, kur e pyesnin për gazetën, thoshte jo pa shpoti se nuk e lexonte më Diellin nga frika se mos harronte shqipen! Sipas interpretimit që i bën letrës, Kristo Floqi, dyshon se Konica e dërgoi letrën dhe s’shkoi vetë në takim ngaqë nuk ishte ai iniciatori dhe s’e nuk donte të sakrifikonte Komitetin e tij “Flamuri i Krujës”, që sipas Floqit kishte vetëm 10-12 anëtarë. Floqi e shkruan të zezë mbi të bardhë”Konica nuk donte që ta merrja unë bajrakun e bashkimit. Si ky, ashtu dhe Noli, qitnin gjithënjë pengime. Këto i kishin kuptuar shqiptarët e Amerikës dhe unë veçanërisht ua diktonja herë pas here me anë të Diellit, organit tonë”.
Në fakt Fan Noli, i ktheu përgjigje Kristo Floqit, se ai dhe miku i tij Konica, nuk ishin kundër bashkimit, përkundrazi, kishin punuar gjatë për bashkimin, por ata kërkonin një punë të pëlqyer dhe serioze, jo qesharake (Dielli 18 janar 1912). Nga ana e tij, ish editori i Diellit, Refat Xh Gurazezi, në ciklin e artikujve rreth historisë së Vatrës, të përmbledhur në librin “Historia e Federatës “Vatra”, e kundërshton Floqin, për të cilin shkruan: “Editori i fundit (sa Dielli ishte gazetë e shoq Besa-Besën), e gjeti të shtruar tryezën e bisedimit, idenë dhe planin për bashkimin e gjithë shoqërive shqiptare të Amerikës rreth një shoqërie të madhe kombëtare”.
Floqi, kryetar i mbledhjes historike/Në kujtimet e veta, Kristo Floqi pohon se për të respektuar Imzot Nolin, e propozoi atë për kryetar të mbledhjes, por Noli e refuzoi me argumentin se i takonte Floqit ai post sepse qe ai që inisiatori dhe organizatori. Propozimi i Nolit u hodh në votë dhe Kristo Floqi u zgjodh kryetar, ndërsa Llambi Kreshpani, sekretar. Pas fjalimeve, Marko Adams propozoi Komisionin historik për themelimin e Vatrës, ku renditi katër emra: Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica dhe Paskal Aleks. Sipas propozuesit ky komision do të merrte përsipër organizimin e një Federate të madhe Panshqiptare në marrëveshje me të gjitha shoqëritë. Propozimi u gjet i pëlqyer.
Barra i mbeti Komisionit, i cili në mbledhjen e parë zgjodhi Fan S Nolin si sekretar. U njoftua çdo shoqatë që të dërgonte në qendër emrin e delegatit të vet. Floqi kujton se rekordi i parë që shpalli komisioni ishte: Të katër të nënshkruarit, të zgjedhur prej Asamblesë si Komision për të gjetur udhën e bashkimit të të gjitha shoqërive Shqiptare të SHBA, u mblodhën dhe vendosën: 1-Të pyeten të gjitha shoqëritë e kolonitë e tjera, ku nuk egzistojnë shoqëri, nëse u pëlqen një bashkim i përgjithshëm. 2- Si e dëshirojnë bashkimin, në formë qendrore, apo si një federatë? 3-Me çfarë soj qëllimit e dëshirojnë, me qëllim politik, letrar, apo me qëllim propagandë popullore? 4-Në rast se u pëlqen ky bashkim, kur mund të kenë zgjedhë delegatët e tyre për të ardhur në Boston e për të themeluar bashkimin.
Njëkohësisht u njoftuan se Komisioni i të katërve, zgjodhi për sekretar rev. At Fan Nolin me adresë P.O Box 2445, Boston, Mass, me të cilin do të mbahej korerspondenca. Mbledhja e afërme do të bëhej me 3 mars 1912. Poshtë njoftimit ishin vendosur katër emrat, që kanë hyrë tashmë në histori: F. Konitza, Kr. Floqi, At Fan Noli, P. Aleks.
Më pas, ai kujton se ishin zgjedhur edhe delegatët, përfaqësues fuqiplotë: Për Shoqërinë Besa-Besën Llambi Çikozi, për Shoqërinë Mirëbërse At Naum Çerja, për Shoqërinë Kombëtare të Worcesterit Kostika Treska, i cili u zëvendësua prej Kosta Vasilit, për Shqoqërinë Përlindja dhe Malli i Mëmëdheut të Jamestown Kostaq Kota, për Shoqërinë Dallëndyshja të New Yokut dhe Arësimi Kristo Kirka dhe për Komitetin Flamuri i Krujës Kolë Tromara.
Në mbledhjen e 24 marsit 1912, Floqi kujton se u mor vendimi që të hartohej Kanunorja.
Pas gjithë këtyre veprimeve duhej një emër për të pagëzuar Federatën. Floqi kujton: “Gjithësecili prej nesh organizatorë e delegatë, propozoi nga një emër, kush Plugu, kush Parmenda, një tjetër Kastrioti, një tjetër Skënderbeu, dikush Përlindja, por asnjë prej tyre nuk gjeti pëlqimin e të gjithëve. Më pas Fan Noli, hodhi mes pjesmarrësve emrin”Vatra”. U pamë sy më sy më njëri-tjetrin; jo se emri ishte i keq, por sikur nuk na goditi mirë në vesh, por Fan Noli me elokuencën e tij na dha disa sqarime e shpjegime të tjera sinjifikative e kështu na bindi të gjithëve dhe e pranuam me brohori e duartrokitje”. Konica në artikull të botuar në Diellin e 31 marsit 1922, e kundërshton këtë paraqitje të Floqit, kur shkruan:” Për emrin, formën federale, kanunoren, rregulloren, dhe shpirtin e parë të VATRËS, jam responsibël unë. Por e drejta është që Vatra, të cilën un’ e lashë çilimi shtatë muajësh, u rrit, u madhua, u bë një forcë nga Fan Noli dhe Vatranët e Amerikës, më 1915-1919, dhe në atë zhvillim unë s’kam patur asnjë pjesë”.
Më pas u hartu edhe Kanunorja, e cila u nënshkrua nga të gjithë.
28 prill, dita historike/Floqi kujton se 28 prilli 1912 ishte një ditë historike. Ai shkruan:” Dita e 28 prillit 1912 ka qenë dita e fundit e bisedimeve për VATRËN dhe kjo ditë mund të quhet “dita historike e krijimit të Vatrës” e cila kaq shumë i shërbeu Atdheut në kohërat e rrezikshme që pasuan më vonë, shërbime me të vërtetë patriotike që nuk mund të harrohen kurrë”. Kjo ditë është e fiksuar në Rekordin XI, që përmban zgjedhjen e Pleqësisë së Vatrës. U zgjodhën si pleq; Fan Noli, Llambi Çikozi, dhe Kristo Kirka. Si organizatorë për formimin e degëve u zgjodhën Faik Konitza, dhe Kristo Floqi, si kontrollorë Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Puan më e vështirë u takoi dy organizatorëve të cilët duhej të shkonin koloni më koloni dhe të formonin degët e Vatrës. Floqi, duket se nuk ka qenë i kënaqur nga përzgjedhja që bëri Faik Konica, i cili sipas tij, zgjodhi ato koloni ose shoqëri, ku prania numerike e shqiptarëve ishte e madhe, ndërsa fshatrat ia la atij, Kristo Floqit. Ndoshta me subjektivizëm, ai ankohet edhe për rolin ndërmjetës të Nolit, i cili favorizoi Konicën. Floqi kujton se Konica zgjodhi krijimin e degëve në ” Lynn, Worcester, Manchester, Southbridge dhe të Central Falls. Fan Noli, si mik i Konicës, ofroi ndihëmn e vet, dhe mori përsipër që të organizonte degët në Boston, Natichk dhe të Cochituatetit. Kristo Floqit i mbetën degët; Milford So, Framingham, Marlboro, Hudson, Taunton, New Bedford, Bideford Me, Saco Me, Lewiston, Sanford, Augusta, NH, Concoder N. H, Franklin, Penacook dhe disa të tjera më të vogla. Refat Gurazezi edhe në këtë pikë e kundërshton Floqin.
Largimi/Komisioni i përkohshëm i Vatrës e bëri mbledhjen e parë pas themelimit më 2 korrik 1912 në Simonds Hall dhe aty u mor vendimi që të organizohej Kuvendi i Parë të dielën e 14 korrikut 1912. Mbledhja vendosi që të mernin pjesë në Kuvend edhe anëtarë të cilët do të përcaktoheshin nga sekretarët e degëve, por ata do të ishin vetëm dëgjues. Po kjo mbledhje i caktoi për detyrë Faik Konicës që të përgatiste vulën e Federatës, Llambi Çikozi, kishte marrë përsipër që të porosiste kopsat me monogramet F. S. V, dhe Kristo Kirka kishte marrë përsipër botimin e Kanunores në gjuhën shqipe. Kuvendi i parë u bë brenda ditës, edhe pse filloi në orën 1.00 të pasditës. Aty u zgjodhën; Faik Konitza sekretar i përgjithshëm dhe Editor i Diellit, Llambi Çikozi arkëtar i përgjithshëm, Kristo Kirka Menager i Diellit, Kristo Floqi, Paskal Aleksi, Vangjel Gjika dhe Josif Pani kontrollorë. Pa kaluar muaji nisën mosmarrveshjet mes zyrtarëve të Vatrës. Për të kthyer normalitetin, u hoqën tre kontrollorët, Kristo Floqi, Paskal Aleksi dhe Vasil Gjika. Më 11 gusht në vend të tyre u zgjodhën, Fan Noli, Andrea Kristo dhe Koli Caknaqi. Kristo Floqi u zemrua dhe shkoi në New York, ku nisi botimin e gazetës “Zëri i Popullit”.
Floqi shkrimtar, jurist, politikan/Pas kthimit në Atdhe Kristo Floqi iu kushtua avokaturës, letërsisë dhe politikës. Më 1919 ai drejtonte të përmujshmen”Agimi” në Shkodër, ku kishte hapur dhe zyrën e vet avokatore. Më 19 shtator 1920, për pak muaj ai është Ministër i Arsimit në Kabinetin e Iliaz Vrionit. Në legjislaturën e parë, 21 prill 1921 ishte deputet në Parlament. Ushtroi edhe detyrën e gjyqtarit të Diktimit. Floqi u shqua edhe në fushën e krijimtarisë letrare dhe publicistike. Poezitë e tij ishin plot tharm dhe i këndonin atdheut, dëshmorëve, natyrës së bukur, evokonin trimërinë dhe traditat shqiptare. Madje në vitet 1920-30 poezitë e tij ishin në pjesë të teksteve të Këndimit. Vëllimi i tij “Shkëndija ose Antologji shkollore” përmblidhte 105 vjersha, elegji, fabula. Elegjitë kushtuar Naim e Sami Frashërit, Themistokli Gërmenjit, Gani Butkës, Spiro Bellkamenit, Papa Kristo Negovanit, Ceno Sharrës, Meleq Frashërit, Mustafa Qullit, Çerçiz Topullit, Babë Dudë Karbunarës, Kolonelit hollandez Tomson, etj, ishin ndër më të pëlqyerat dhe recitoheshin nëpër festa a përkujtime. Floqi ishte ndër dramaturgët e zëshëm të kohës së vet dhe radhitet në historinë e lëvrimit të dramës shqiptare krahas Sami Frashërit, Mihal Gramenos, Nolit, Foqon Postolit etj. Drama më e pëlqyer e Floqit ishte “Fe e Kombësi”, që u shfaq nga shumë trupa teatrore në vitet ’30. Atij i përkasin edhe dramat “Pirro i Neoptolemit”, “Karl Topia”,”Skënderbeu n’Itali”, “Qypërllinjtë” etj. Ai ishte edhe një komedian jo pak i suksesshëm. Kristo Floqi është dalluar edhe në fushën e studimeve. Ai ka botuar një sërë tekstesh me karakter politik dhe juridik, historik e etnografik. Përmendim:” E drejta themelore”, “Elementë të Ekonomisë politike”, “Një predikim mbi patriotizmë dhe nacionalizmë”,”Kosovë-Serbi e Vjetër”-Studim etnografik, ku ai kundërshton mr fakte se Kosova nuk është Serbi e Vjetër.
Dënimi dhe harresa/Kristo Floqi pat një fund tragjik. Pasi u burgos nga vitet 1945-1950, ai vdiq në mjerim, i braktisur në vitin 1951.Asgjëkundi nuk u fol për vdekjen e tij, madje as në gazetën që kishte drejtuar vetë. Po përse u dënua Floqi? I vetmi faj i tij ishte akuza se kishte shkruar vargjet e Hymnit të Mbretërisë Shqiptare! Si per rastesi edhe muziken e kishte kompozuar nej vatran, Thoma Nassi. Për këtë arsye emri i tij u fut në rreth të zi dhe u damkos si “Armik i Popullit”! Ka ardhur koha që historia jonë kombëtare të shkruhet sipas fakteve dhe jo opinioneve.*(Dielli-arkiv)

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: bashkthemeluesi i vatres, editori i Diellit, Kristo Floqi

“Bardhyl Londo në një rrëfim për veten dhe të tjerët, thyerjen dhe mbijetesën”

May 17, 2013 by dgreca

Ndjesë Kadaresë për heshtjen pas pretencës penale të ‘Pallatit të ëndrrave’/Mbi librin me kujtime “Jeta që na dhanë”/Brenga e shkrimtarit që s’e mbrojti kolegun gjatë sulmeve për “Pallatin e ëndrrave”/
Nga Agron GJEKMARKAJ/
Një botë bardhezi nuk ka nevojë as për letërsinë, as për shkrimtarin. Shoqëri të tilla janë totalitare. Ne ende e kemi kujtimin dhe trashëgiminë e një shoqërie të tillë. Në një aso shoqërie ekstremesh, ku vdekja e artit është siguri matematike, ku “e mira” dhe “e keqja” e skajshme ishin terminologjia jonë, lind pyetja: Si jetoi, si mbijetoi, si u transformua, si doli prej asaj shoqërie shkrimtari dhe intelektuali shqiptar, ai që pati fatin të jetojë në “liri”(të paktën nuk provoi drejtpërdrejt burgun)?
Jam munduar ta shuaj kuriozitetin nëpërmjet hulumtimesh, bisedash, leximesh, por gjithmonë kam mbetur i pangopur, i pabindur, i turbullt pas përgjigjeve apo reflektimeve mbi librat që trajtojnë këso temash. Shija e manipulimit, e fshehjes, e tjetërsimit, e justifikimit të paranojës të mbetet gjatë në psihë si përkufizim i një gjysmëshekulli historie. Bardhyl Londo, poet e shkrimtar i njohur, i cili një pjesë të rëndësishme të jetës dhe të veprës i ka jetuar dhe realizuar nën komunizëm, ka ndërmarrë aktin moral e intelektual të rrëfimit nëpërmjet një libri, le ta quajmë kujtimesh. Nuk jam i sigurt nëse “Jeta që na dhanë” duhet konsideruar një libër mirëfilli kujtimesh, sepse më shumë se ngjarja, subjektin e tij e dominon interpretimi i subkoshiencës të kohës pas një transformimi etik të dyanshëm: të shkrimtarit dhe të shoqërisë. Shkrimtari që në fillesë ka bërë një betim a përbetim pothuaj mbi Bibël: ai shpall se çdo gjë që rrëfen është e vërtetë dhe vetëm e vërtetë. Domosdoshmëria për t’u betuar nënkupton kërkesën për të marrë besim, por edhe krizën në të cilin besimi gjendet në shoqërinë e sotme shqiptare. Kodi i komunikimit është i rrejshëm dhe i projektuar mbi faktin se si duhet të ishim dhe jo si ishim me të vërtetë. Emetuesi dhe receptuesi në Shqipëri bëjnë lojën e së vërtetës tek servirin dhe pranojnë gënjeshtrën. Primo Levi, tek kujtonte Aushvicin shprehej: “Ndoshta çfarë ka ndodhur nuk duhet të kuptohet deri në masën sa të kuptosh do të thotë të justifikosh”. Te libri i Londos justifikimi mungon. Të kuptuarit në këtë rast shërben për të ndryshuar. Në asnjë rresht shkrimtari nuk shfaqet si narrator neutral, por shpalos opinionin e tij mbi fytyrën, mbi mekanizmin, duke shquar pikërisht atë që ishte “perpetum mobile” e shoqërisë dhe sistemit tonë totalitar. Të kuptosh të keqen do të thotë edhe të propozosh mjetet që pengojnë kthimin e saj. Fjala në emër të së cilës rrëfehet thërret “mea culpa” për mungesën e fuqisë për t’u rebeluar, kundërshtuar, kuptuar më shumë e më thellë, e gjitha kjo e shumëzuar me shifrën disa milionëshe të këtij populli. Pa “ndoshta”, pa “sikur” Bardhyl Londo rrëfen një shoqëri të depersonalizuar, të mposhtur, të nënshtruar, të banalizuar e po aq të tillë intelektualin e saj. Ai rrëfen injorancën si vatër fanatizmi, fuqinë e saj mobilizuese. Dilemës së Rusoit “Të pranosh, apo të rezistosh” shoqëria jonë pothuaj njëzëri iu përgjigj: “Pranojmë!”. Leximi i “Jetës që na dhanë” të bën të kuptosh sesi intelektuali shqiptar zhytet në historinë “e re”, në historinë e fituesit pa i rezistuar asaj.
Jeta në liri e ka ndihmuar shkrimtarin ta çlirojë mendjen dhe të gjykojë mbi robërinë, duke kryer një nga analizat më të thella mbi vetëdijen dhe pavetëdijen e elitës, pseudoelitës, individit dhe masës. Kujtesa si shenjë është gjithmonë individuale, ndërsa kujtesa kolektive nuk është gjë tjetër veçse një diskurs i destinuar për hapësirën publike. Në këtë kontekst, ligjërimet nuk përputhen. Londo ka zgjedhur deheroizimin dhe gjykimin kritik. Të tjerë të kundërtën. Individi i rrëfyer nga Londo, duke nisur nga vetja, është një njeri pezull ndërmjet asgjësë, ankthit dhe dyshimit, i sulmuar në bindjet personale. Ai ka humbur natyralitetin, ka humbur gjuhën, ka humbur besimin, ai është njeriu i ri, ai flet “newspeak”, ai beson në fenë e re dhe “Mesinë” e saj, Enver Hoxhën. Ai është pjesë e masës. Masa është turmë dhe turmat i “adhurojnë spektaklet ku vetë janë aktorët kryesorë, aktorë të cilët identifikohen me zhurmat, fjalët e përsëritura, të bërtitura, të ulëritura, fjalë të cilat e pushtojnë aq shumë mendjen, sa që e paralizojnë intelektin, e mbysin shpirtin kritik, e asgjësojnë sensin e dyshimit dhe bëjnë të triumfojë llahtaria gënjeshtare”. Mes turmës përpëlitet shkrimtari, i cili ishte “kompromisi me kohën në të cilën jetoi”.
Duke shoqëruar Bardhyl London në këtë rrëfim, nga rinia studentore në Tiranë te jeta në Përmet dhe izolimi në fshatin kufitar Zhepë dhe kthimi në Tiranë si gazetar i “Dritës”, e ndiejmë peshën e kohës dhe mënyrat se si ajo rëndon. Ndiejmë vuajtjen e fjalës.
Në formën e heshtjes, si frikë e skalitur kudo në fytyrat e njerëzve nga Jugu në Veri, tek heshtja si aprovim, tek heshtja si konsensus, tek heshtja si pranim, si kod i qeverisjes me të qeverisurin, i mundësit me të mundurin. Por, po aq ndihet krrokrrama e gjuhës ideologjike, e gjuhës citat, në shkollë, në zyrë, në vdekje, në dasmë, në dolli, në vëllime poetike, në poezi oficerësh dhe veteranësh, në të parin libër poetik të vetë Bardhyl Londos, prej të cilit nuk ka pasur kurrë kurajën të marrë një poezi te vetme për ta përfshirë në një antologji. Në një shoqëri totalitare, raporti i individit, i masës dhe, më shumë se i kujtdo tjetër, i shkrimtarit me gjuhën përcaktohet nga autocensura si instrument mendor, por edhe gjuhësor kundër vetë gjuhës.
Askush më mirë se gjuha nuk e shpreh thelbin e një sistemi që i friket lirisë në kulturë e jo vetëm. Londo e shpjegon në mënyrë racionale këtë gijotinë vdekjeprurëse mbi krijimin. E pranon haraçin që i ka paguar ai dhe krejt letërsia jonë.
Duke ecur më tej në këtë linjë, autori rrëfen rastet kur autocensura testohej nga natyrshmëria e ndërgjegjes dhe pikërisht këto momente shndërroheshin edhe në provë për komunitetin e krijuesve, për raportin e tyre me artin dhe sistemin. Artisti sulmohej në gjithë qenien e tij nga kanoni i socrealizmit, nga kolegu dëshmitar, nga studiuesi ekspert, nga aparatçiku i zellshëm, ndërsa mbi maskën e sistemit autocensura shkëlqente si emblema e gardës pretoriane.
Autocensura ka nevojë për terrenin e vet pjellor dhe ky terren ishte provinca e vogël dhe e madhe. Në optikën time, askush më mirë se Bardhyl Londo nuk e ka përshkruar atë si gjendje mendore, shndërruar edhe si realitet fizik. Provinciali shqiptar është njeriu “levantin” që historikisht i ka shitur shpirtin djallit. Ai është tjetërsuar sa herë ia ka kërkuar barku. Pa drojë ka vendosur interesin e atypëratyshëm mbi çdo ideal. Hilet i ka njohur para rregullave. Instinkti i dominon arsyen. Frika e nxit në veprim anarkik. Liria e tremb, e bezdis, nuk di si të sillet me të. Robëria është gjendja e tij e natyrshme. Suksesi i tjetrit është plaga e tij. Hibridë njerëzorë të tillë Bardhyl Londo gjen kudo përgjatë jetës së tij shqiptare në ditët e para të punës, në vijim të saj, në zbor me kapter Aliun, por edhe në “zemrën e kulturës”, në Lidhjen e Shkrimtarëve.
Mjerimi, frika dhe xhelozia e shkrimtarit shqiptar shfaqet ndoshta në një përmasë që krijon model të së keqes, kur në vitin 1982, Ismail Kadaresë i lexohej pretenca penale nga kolegët e tij të letrave dhe shefat e tyre partiakë për romanin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. Të gjithë heshtin, askush nuk e mbron dhe të gjithë e braktisin tek i vetmuar dhe i zymtë zbret shkallët e Pallatit të Kulturës për në shtëpi. Të gjithë shtiren të pamëkatë, të gjithë gjuajnë edhe gurin e fundit kundër tij. Kjo është një brengë për Bardhyl London, i cili ishte aty i frikur si të tjerët. Kadare po i vetmuar dhe i zymtë e shndërroi letërsinë shqiptare në vlerë referenciale botërore, ndërsa Plenumi i vitit 1982 mbeti fytyra e vërtetë e provincës letrare shqiptare socrealiste. Duhet fuqi morale dhe intelektuale për t’u bërë pjesë e fajit të një epoke edhe atëherë kur ti gjendesh në skajin më të padëmshëm të tij. T’ia njohim këtë akt Bardhyl Londos.
Edhe si një shërbim emancipues për brezat e kulturës mund të konsiderohet “Jeta që na dhanë”, sepse i identifikon fenomenet, ideologjitë, njerëzit, i rrëfen ata në veprim, i gjykon në dy kohë, veprim, i cili ofrohet vetë për t’u gjykuar nga dy lexues të dy kohëve të ndryshme.
Shkrimtari shpjegon fazë pas faze se si e ka përjetuar kohën nën komunizëm në një qytet të privatizuar nga “sekretari i parë” dhe shpura e tij. Tek këqyr atë fotografi, sheh se si harliset mentaliteti i nënshtrimit dhe gjuha që e ushqen atë. Shkalla e ngjitjes për t’u bërë kastë drejtuese e regjimit evidentohet sa tek natyra e njeriut, aq dhe tek mbyllja mendore e shkaktuar nga izolimi e po aq nga joshja diaobolike e sistemit, tek lubrifikanti i tij: lufta e klasave. Këtë proces subjektiv shkrimtari na e shpjegon në dy përmasa, duke sintonizuar atë që ka ndodhur, emrat e ngjarjet me reflektime filozofike mbi natyrën e njeriut. Lasgush Poradeci në kujtesën e Londos na shfaqet tronditës, i veçantë, origjinal për mendjet mekanikisht të njësuara. Dy herë befasi, atëherë kur ka pasur fatin që në përvjetorin e lindjes ta dëgjojë e shohë dhe po kaq e mos më shumë tani pas gati 30 vjetësh, i rrëfyer si model i intelektualit që nuk “është kompromisi me kohën e tij”.
Të gjithë popujt që kanë lidhje të vonë me modernitetin kanë folklor të zhvilluar. Brenda këtij pohimi jemi edhe ne. Duke lexuar “Jeta që na dhanë” të krijohet ideja që tendenca folklorike e popullit e ka ndihmuar regjimin në krijimin e mitologjisë së tij. Folklori socrealist shfaqet si armiku kryesor i letërsisë shqipe të bashkëkohësisë, por edhe shpëlarësi kryesor i trurit.
Londo nuk është bukolik dhe himnizues i fshatit në rrëfimin e tij që i prek të gjitha, përkundrazi, ai është qytetar në kuptimin metafizik të fjalës dhe fokus i tij është ajo çka mund të përkufizohet si “shpirti i qytetit”, ajo që mbeti gjithmonë “polis”, por kjo nuk e pengon të konstatojë që veset e “njeriut të ri” kishin prekur më shumë qytetin se fshatin.
Provinca atij nuk i ndahet, e ndjek si hije kudo. Në Tiranë për pak kohë beson se i ka shpëtuar. Por jo: në tjetër formë, nën tjetër kozmetikë frikshëm ajo i del para përsëri me gjithë shëmtinë dhe kërcënimin e saj. Piramidale e kolektive e zbulon ai paranojën, atëherë kur kalon së pari kufirin shtetëror në vitin 1983, për një udhëtim në rolin e gazetarit për në Greqi.
Një sërë episodesh të rrëfyera mjeshtërisht dekonstruktojnë mitin e “shqiptarit krenar”, të “Shqipërisë, kopsht i lulëzuar”, atë “të epërsisë” së “njeriut të ri” mbi njeriun kapitalist.
Ndien një trishtim të thellë pasi ke lexuar këtë rrëfim, sepse zbulon se izolimi dhe ideologjia e kanë shndërruar shqiptarin e shek. XX në një foshnjë tragjikomike, naiv e paragjykues, mosbesues e tinëzar, me aparat të kufizuar komunikimi, ashtu si një memec me një njeri normal, të varfër deri në dhimbje. Elita e një vendi, si artistë e këngëtarë, shfaqen si skuadër pastrimi tek mbledhin shishe plastike rrugëve të shtetit helen apo tek vjedhin shishe uzoje.
Londo kur flet për të tjerët nuk përjashton veten. Nuk e fsheh paranojën e tij, habinë, frikën, paragjykimin, por edhe mundësinë e madhe që iu krijua për të dyshuar mbi dogmat dhe realitetin në të cilin jeton. Gjatë udhëtimit në Gjermani i rrëzohet miti i cigares “DS”, të cilat ndotin lokalin tek i pi dhe detyron klientët të dalin jashtë. Ulur gati në vetmi në Panairin e Librit në Frankfurt goditet nga ballafaqimi me realitetet europiane, ndien mjerimin kulturor e politik të vendit të tij. Në Bullgari, në vitin 1987, vendos dy karrige pas derës së dhomës në hotel nga frika hipotetike mos e rrëmbejnë shërbimet ruse…
Të gjitha diktaturat në parime performojnë njësoj duke ndërtuar mitin e kombit të zgjedhur, të udhëheqësit të pagabueshëm, të armikut të përjetshëm e gjithmonë aktiv. Rrëfimi i Bardhyl Londos në këtë libër të jetës është dëshmi e luftës për të mbetur njeri, por edhe e një luftë tjetër më të vështirë, të asaj për të mbetur shkrimtar në një shoqëri me dy ngjyra. Në optikën time, ky libër është rrëfimi më i plotë dhe më i ndershëm që një shkrimtar shqiptar ka bërë deri më sot për atë që ka qenë dhe mbi të gjitha për ç’nuk ka qenë.(Kortezi Panorama)

Filed Under: Featured Tagged With: Bardhyl Londo, ndjese Kadarese, per heshtjen

Sfida e Arben Malajt

May 17, 2013 by dgreca

Shkruan: Behar GJOKA/
Kandidimi si i pavarur i Arben Malajt, pa dyshim një nga figurat e rëndësishme të së majtës dhe të PS në historinë e njëzet viteve, mbart dy momente. Së pari, kundërshtimin e mendimit zyrtar të PS, që bazohet në të drejtën e liderit për të hartuar listat, për të mos e përfshirë në listën e vet. Së dyti, edhe një akt individual dhe qytetar. Ardhja në këtë pikë, nevralgjike të fatit të demokracisë, lidhet në fakt me hapësirat e pakufishme të liderëve për të kontrolluar partitë e gjithë spektrit të politikës shqiptare, pra edhe vetë hartimin e listave, na shpie natyrshëm në asgjësimin e mendimit ndryshe, si dhe në instalimin e një demokracie përgjithësisht të kontrolluar nga majat e politikës. Shpallja e kandidaturës si i pavarur, në marrëdhënie me demokracinë, është një rreze drite në këtë atmosferë të ndezur të zgjedhjeve të radhës, që tregon se ka ende individualitete me integritet, të cilët pavarësisht pasojave, megjithatë nuk reshtin së përpjekuri për ta futur demokracinë e brishtë shqiptare në hulli më normale. Pra, kandidimi si i pavarur është edhe një akt politik dhe juridik që dëshmon se edhe në këtë humnerë të garës së kontrolluar elektorale, gjithsesi, duhen krijuar hapësirat për të dalë nga tuneli ku morali dhe idealet shpesh barazohen me rreckat që shkundin pluhurat. Akti i tij është politik sepse ka shpërfillur edhe llogaritë matematikore, ku elektorati i majtë është vështirë të dalë nga rreshtimi i unitetit partiak. Nga ana tjetër, edhe në këtë fushatë individuale, Malaj në të gjitha herët deklaron aspiratën për të mbetur përfaqësues i PS. Po kaq, kandidimi si i pavarur është një akt juridik, ku pavarësisht riskut të madh, tregon se edhe në kushtet e ligjit zgjedhor që na legalizon një demokraci të kontrolluar, që u jep fuqi të jashtëzakonshme liderëve të politikës shqiptare, nëse duam ndryshimin e vërtetë, daljen nga projektimi absurd i popullit të majtë dhe të djathtë, krijuar me kontributin e veçantë të PD dhe PS, që kanë futur psikologjinë e mosbesimit, të luftës së ashpër, madje deri në asgjësimin e plotë të tjetrit, që pavarësisht bindjeve të ndryshme, voton në liri të plotë dhe pastaj vijon jetën normale, pa pasur në mes armiqësinë shkatërrimtare. Akti qytetar, politik dhe juridik i Arben Malajt nuk ka të bëjë me mërmërimat e çuditshme të humbësve të privilegjeve, të cilët në ndonjë oponencë sporadike, lëshuar në media, kanë bërë sikur i janë kundërvënë politikës zyrtare të PD, kur edhe ata mund të kryenin një akt të ngjashëm me atë të Malajt. Veprimi i Malajt është ndryshe, sepse kandidimi i tij si i pavarur, dukshëm e veçon nga llomotimat e jargavitura të hamësve të pushtetit, por njëherësh e vë përballë liderit të PS, sepse kandidimi i tij vjen si rrjedhë logjike, si një kundërshti e njohur brenda radhëve të PS, qysh në zgjedhjet elektorale të vitit 2009. Rreshtimi i tij në Lëvizjen për Mendimin Ndryshe, ku bënin pjesë edhe Kastriot Islami, që tanimë ka kapërcyer në listat e PD, edhe prej faktit se u përjashtua nga radhët e PS, Andis Harasani, që para disa muajsh shpalli largimin, Ben Blushit, që ia ka mbërritur të strehohet në krye të listës për qarkun e Elbasanit, Marko Bello që nuk është fare në lista. Arben Malaj, në historinë e katër viteve, pavarësisht mendimit ndryshe dhe kritikave ndaj liderit të PS, gjithherë mbeti dhe është besnik i elektoratit të majtë, i objektivave politikë të PS për të ardhur në pushtet, por mbeti besnik dhe konsekuent edhe i mendimit ndryshe. Pra, rasti i Arben Malajt, që në këtë zallamahi zgjedhore ku nuk e merr vesh i pari të dytin, ku amoralja mbyt moralin, ku pragmatizmi politik është shndërruar në yll polar, përbën një gjest dhe dukuri qytetare, politike dhe juridike, që vërteton dhe na kujton se ende ka vetëdije për ndryshim. Nga ana tjetër, Arben Malaj është edhe kambana e alarmit për të ndryshuar ligjin e zgjedhjeve, që hartimin e listave ia delegon liderëve të politikës, ligjin që vë në zgrip ekzistencial fatin e demokracisë dhe i ka hapur udhën lulëzimit të autoritarizmit, që po e vonon realisht funksionimin e demokracisë si shtet ligjor, me qytetar të barabartë përpara ligjit.
• E falenderojmë mikun e gazetës Dielli, studiuesin Behar Gjoka, që pati mirësinë ta dërgonte artikullin edhe për lexuesit tanë.

Filed Under: Komente Tagged With: Behar Gjoka, sfida e Arben Malaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT