• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2013

AUSTRO – HUNGARIA DHE “MOSMIRNJOHJA” SHQIPTARE !

May 3, 2013 by dgreca

100vjet nga viti 1913…/

Vetem fakte e data: (Do t’ i referohem pjesërisht studjuesit Gjush Sheldija)./

Nga Fritz RADOVANI-Melburn/ Australi/

Në vitin 1856 vijnë në Shkoder pesë austriakë, per me bisedue me sundimtarin turk dhe ikin pa u marrë vesh prej askujt bisedimet. Edhe nga Stambolli po atë vit, vjen një i derguem me bisedue me konsullin austriak në Shkoder. Ai u takue me Ipeshkvin e Shkodres dhe Pashen. Në vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodres. Kushë Micja lejohet me hapë shkollë per vajza. Asht viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodres. Në Gusht të vitit 1861, Françeskanët ndertojnë Kuvendin e tyne në Shkoder. Lejohen me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e historik, në gjuhen shqipe. Në shkurt 1867, Shkodra bahet Seli Argjipeshkvnore.

Me 1 Shtator 1871 zhvillohet Konçili i II Shqiptar. Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë, ku mësohet gjuha shqipe dhe aritmetikë. Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e Epirit. Në 1899, Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare “Bashkimi”. Në vitin 1902 Shkolla Françeskane jep mësimet në gjuhen Shqipe. Në vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet. Në vitin 1908, Shkodra dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem nga At Fishta. Po në Shkoder, formohet klubi “Gjuha Shqipe”. Në vitin 1909 në Shkoder dalin gazetat “Koha” dhe “Bashkimi”, me karakter letrar e Atdhetar. Në korrik 1910, vjen në Shkoder Xhavit Pasha me 20 taborre me shtrue Shkodren. Bahet luftë në Kaçanik, dhe çohet në kryengritje gjithë Malësia e Madhe. Në 1911 plasë Kryengritja e Kastratit dhe me 6 Prill 1911, në Maje të Bratilës së Deçiqit, Atdhetari Dedë Gjo’ Luli, ngriti Flamurin Kombtar të Gjergj Kastriotit. Malësia e Madhe lufton per Liri dhe Pavarësi Kombtare. Në Maji 1911, Kryengritja kunder Turqisë perfshinë Malet e Veriut. Në qelen e Gerçës, me 10 Qershor 1911, Malësorët e Veriut nenshkruejnë Memorandumin e Gerçës, të cilin, ua dergojnë Fuqive të Mëdha dhe Turqisë. Aty shenohet: “Malësorët janë të vendosun për mos me ulë armët derisa, të pranohen nga qeveria turke të 12 pikat e këtij Memorandumi…” Në Tetor 1912, plasë Lufta Ballkanike dhe po në fillim të muejt Tetor rrethohet Shkodra nga malazezët…Ashtu si tjera herë Miss Mary Edith Durham, me përkushtimin e Saj ndaj Shqipnisë, do t’i bajë të kjartë qarqeve angleze dhe atyne ndërkombëtare se: “…egzistonte në qarqet katolike austriake vendosmëni për mos me lejue që Shkodra dhe hinterlandi i saj, të bahen respektivisht një qytet apo rajon malazez ose serb.” (P.R.O.F.O. 371. 1758, fq. 447. Mr. Nevinson, Podgorica. 26. 02. 1913. M.E.Durham.). Shkodra vazhdon me kenë e rrethueme…

Me 28 Nandor 1912, në Vlonë shpallet Pavarsia Kombtare. Nga Shkodra atje shkon Luigj Gurakuqi. E po mos t’ ishte kamngulja e Tij, pjesmarrësit tjerë e lane Shqipninë në duertë e qeverisë turke, e cila kerkonte me “krijue një Shqipni të vetqeverisun, në suazen e Perandorisë Otomane”.

Me daten 30 Janar 1913, Esad Pashë Toptani vret Hasan Riza Pashen, i cili donte me ngritë Flamurin Kombtar në kumbonare të Kishës Katedrale të Shkodres, dhe me 23 Prill 1913, Esad Pasha ia shet Shkodren malazezëve per 2 miljon florinta, dhe ata hyjnë në Shkoder nga Taraboshi, Fusha e Shtojit dhe Bardhanjorët. Me 14 Prill malazezët djegin Pazarin e Vjeter dhe mbasi grabisin mallin ia dorzojnë Shkodren Ushtrive Nderkombtare, austriake, italiane, franceze, angleze dhe gjermane. Me daten 13 Qershor ngritet Flamuri Kombtar në Kështjellen Rozafat, dhe fjalen e rastit e mbajti Atdhetari Karlo Suma. At Gjergj Fishta vendosë një Flamur në kumbonaren e Fretenëve të Gjuhadolit, dhe rinia shkodrane kendon Hymnin e Flamurit të krijuem nga At Gjergj Fishta nder rrugët e Shkodres…Qyteti i Lirë, nën kontrollin e forcave nderkombtare Feston Lirinë!

Esad Pashë Toptani ikë në Durrës dhe shpallet sundues. Princ Wiedi len Shqipninë me 5 Shtator 1914. Në 1915 edhe Esad Pasha ikë nga Durrësi, prej protestave kunder tij.

Me 23 Janar 1916 ushtria austro – hungareze pushton Shqipninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi e dalin në Durrës. Në 1916 forcat austriake hyjnë në Shkoder. Në 1917, formohet në Shkoder “Komisija Letrare”. Me 30 Tetor 1918 ushtritë austro – hungareze dalin nga Shkodra dhe hyjnë Aleatët. Në Mars 1920 formohet i pari Parlament Shqiptar…

Nga viti 1856 e deri në vitin 1918, Austro – Hungaria asht i vetmi shtet Europjan që ka krijue të gjitha kushtet per Formimin dhe Shpalljen e Pavarsisë Kombtare të Shtetit Shqiptar.

Po mos t’ ishte kambëngulja e Vienës Europjane me formue inteligjencën Atdhetare Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar të papersëritshem me idealin “Atdhe e Fe”, me hapë shkolla, fletore, shoqata, shtypshkronja, me botue libra, me shpenzue edhe fonde monetare të sajat…sot as në hartë të Ballkanit nuk do t’ ishte fare emni i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, as i Popullit Heroik Shqiptar dhe as Flamuri i Tij me Shqipen dykrenare, mbi shtrojen e pergjakun nder Shekuj!

At Pjeter Mëshkalla ka thanë: “Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.” (F.R. tek libri “At P.Mëshkalla S.J.” fq 23, 1993)

***

Dhe vetem faktet do të flasin…

Vetem nga Klerikët Shqiptar të pergatitun në Austri, shikoni se çfarë Gjenocidi ka ngja mbas vitit 1944, nga tradhëtarët dhe diktatorët anadollakë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia…të cilët, kanë ardhë në kolltukët e qeverisjes së shtetit shqiptar me ndihmen e fqinjëve, shitën trojet tona, dhe në mënyren ma barbare zbatuen diktaturen ma të mnershme të shek XX mbi Popullin Shqiptar.

Sot pasuesit e tyne hajdutë, deklarohen “vëllezër gjaku me turqit” dhe serbët e kolltukut!

 

          Klerikë Katolik Shqiptarë të zhdukun nga Gjenocidi komunist mbas vitit 1944:

  1. Don Lazer Shantoja, pushkatue me 5 Mars 1945.
  2. Don Ndre Zadeja, pushkatue me 25 Mars 1945.
  3. At Anton Harapi O.F.M., pushkatue.
  4. At Mati Prennushi O.F.M., pushkatue.
  5. At Çiprian Nikaj O.F.M., pushkatue.
  6. At Bernardin Llupi O.F.M., pushkatue.
  7. Don Dedë Plani, vdekë në tortura.
  8. Imzot Nikollë Deda, pushkatue.
  9. Don Aleksander Sirdani, mbytë në hetuesi.
  10. Imzot Jul Bonatti, mbytë në çmendi…
  11. Don Shtjefen Kurti, pushkatue.
  12. At Leonard Targaj O.F.M., pushkatue.
  13. Don Nikollë Gazulli, vra tradhëtisht.
  14. Imzot Vinçenc Prennushi O.F.M., vdekë në burgun e Durrësit.
  15. Don Anton Zogaj, pushkatue.
  16. At Bernardin Palaj O.F.M., mbytë në hetuesi.
  17. Don Nikollë Laskaj…vdekë në kampin e shfarosjes Beden…
  18. Don Nikollë Shelqeti…vdekë në kampin e shfarosjes Beden…
  19. At Klement Miraj O.F.M., vdekë në burgun Burrel.
  20. Don Rrok Frisku, vdekë në burgun Burrel.
  21. At Rrok Gurashi O.F.M., vdekë në kamp shfarosje.
  22. At Gasper Suma O.F.M., vdekë në burg…
  23. Don Kolec Prennushi, vdekë mbas hetuesisë.
  24. Imzot Frano Gjuraj, vdekë mbas hetuesisë.

Klerikë të burgosun që vuejten shumë vite nder burgje e kampe shfarosje…

  1. At Pjeter Meshkalla S.J. burgosë dy herë.
  2. At Leonard Shajaku O.F.M., burgosë e interrnue.
  3. At Marjan Prela O.F.M., burgosë e interrnue.
  4. Don Nikollë Dragusha, burgosë.
  5. Don Lekë Dredhaj, burgosë.
  6. At Mark Harapi S.J. burgosë.
  7. At Frano Kiri O.F.M., burgosë e interrnue.
  8. At Marin Sirdani O.F.M., burgosë e interrnue.
  9. At Alfons Çuni O.F.M., burgosë.
  10. Don Ndre Lufi, burgosë.
  11. Don Ndue Suma, burgosë.
  12. Don Jakë Zekaj, burgosë.
  13. Imz. Bernardin Shllaku O.F.M., burgosë.

Klerikë që vdiqën shpejtë pa u perfshi nga Gjenocidi…

  1. Imz. Gasper Thaçi, vdes në 1946, i izoluem në Argjipeshkvi të Shkodres.
  2. Imzot Gasper Guirakuqi.
  3. AT Simon Mikeli O.F.M., vdes në 1945…
  4. At Anton Kiri O.F.M., vdes në 1945
  5. At David Pepa O.F.M..
  6. Don Ast Koka.
  7. Don Nikollë Dajçi.
  8. Don Mati Fishta.
  9. Don Nikollë Lazri.
  10. Don Pashko Zojzi.
  11. At Justin Rrota O.F.M..
  12. At Pashko Prela O.F.M..

 

Shenim i Autorit:

Në listat emnore të Klerikëve katolik, nuk perfshihen asnjë nga ata që u pergatiten në

universitetet tjera Europjane, perveç Austrisë, para vitit 1944.

Melbourne, Prill 2013.

 

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: Austro-Hungaria, Fritz radovani, Mosmirenjohja shqiptare

NGA DITARI I NJË ATASHEU USHTARAK

May 3, 2013 by dgreca

REFLEKSIONE PËR LIBRIN E HAJRO LIMA* “MIDIS ANKARASË DHE TIRANËS: 1990 – 2000; NGA DITARI I NJË ATASHEU USHTARAK”.

Nga Albert R. HABAZAJ*/

Përgëzimin tim për autorin do ta kumtoj me tre paragrafë: Së pari, autori i këtij libri monografik me kujtime, me shënime udhëtimi, mbresa e refleksione është me fat, sepse është mbështetur në dy këmbët e fuqishme, që mbajnë urën e suksesit: të qenit publicist i njohur dhe të qenit diplomat ushtarak. Ai e ka ndërtuar fatin, i ka shërbyer, i shërben me përkushtim ideal e sedër integruese, profesionalisht konkurente me pena dhe emra elitarë.

Në mbi 230 faqe libër unë kam njohur një gazetar, që shkruan estetikisht bukur dhe vërtetësisht qartë për çështje politiko – shoqërore, ushtarake e kombëtare, konkluzion i atyre bulëza mendimesh e tezash të kohës, hedhur në shtypin e ditës, si në “Koha jonë”, “Ballkan”, “Panorama”, “Shekulli”, “Labëria, “Hora”, etj., si një analist e komentator i saktë dhe i guximshëm, sidomos për çështjet e politikës kombëtare në strategjinë e mbrojtjes së vendit, pozicionimin dhe ruajtjen e ekuilibrave me partnerët dhe në rajon. Ky botim i veçantë, si libër nga tema bosht e strategjisë kombëtare të mbrojtjes bën një prerje për trajtim të ngushtë e në imtësi të marrëdhënieve të reja midis Shqipërisë dhe Turqisë gjatë 10 vjeçarit të parë, ku u lidhën si bashkëpunim i ndërsjelltë ndihme e bashkëveprimi, sidomos për ne që kishim aq shumë nevojë për një përkrahje të fortë, se u katandisëm si trasta në degë. Janë pikërisht vitet 1990- 2000 në fokusin e një atasheu ushtarak, të cilin e vlerësoj, së pari, se është pikërisht ai, diplomati i parë ushtarak i vendit tonë, që punoi për krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve politiko – ushtarake me Republikën e Turqisë; e respektoj, së dyti, (kjo është personale mbase,por jo vetëm kaq) sepse ai është nga Vlora, nga Labëria e, mbi të gjitha, nga Vranishti, ku edhe unë kam 49 % pjesë (aq % i takon dhëndërrit, sipas ligjit metaforik të traditës) e rrjedhimisht kam nderim e vlerësim, që bën Hajro Limaj me mozaikun e kontributeve të tij për vendlindjen, për Mesaplikun, për Labërinë, për Vlorën e kombin. Në librin “Midis Ankarasë dhe Tiranës” përshkrimi i rolit shumë të rëndësishëm që luajti shteti turk për ringritjen e shtetit tonë të çoroditur e të tronditur keq, jepet me penën e mprehtë të publicistit, me mendjen e ftohtë të diplomatit dhe me shpirtin e pastër të shqiptarit zemërzjarrtë. Është koha kur shqiptarët përpëliteshin në “shpargërin e djepit”, në se më lejoni të përdor si metaforë këtë shprehje me burim nga Lumi i Vlorës.

Vitet e para të tranzicionit në Shqipëri, kapërcimi i krizës së rëndë politike në vendin tonë në vitet 1996 – ’97, çlirimi i Kosovës nga genocidi serb më 1999, u relizuan vërtet jo pa vështirësi, por me një finale të sukseshme. Nga ky libër marrim vesh shumë gjëra që s’i dinim, biles autori guxon shumë në të shkruarit e të vërtetave të rënda, saqë rrezikon edhe veten për hir të kombit. Libri na njeh edhe me logjistikën turke, autoritetin dhe prestigjin e saj në funksion të çështjes shqiptare si dhe rolin e moderatorit shqiptar Hajro Limaj, fuqinë  e besimit që kishte fjala e tij te fuqia e katërt në botë për nga potenciali ushtarak, që është Turqia moderne e Ataturkut dhe pasuesve të tij demokratë përparimtarë, Mjeshtëria, shkathtësia, takti, mendja e hollë e këtij nëpunësi të lartë të ngarkuar nga qeveria shqiptare për ta përfaqësuar atë në marrëdhëniet e diplomacisë ushtarake me Turqinë, vërehet edhe në këtë libër krenarisht e shumë bukur, por ajo që është  më kryesorja i dha efektet pozitive, parë në kontekst, që do të thotë se, si pjesë e së tërës elitare shqiptare në Ankara, edhe atasheu ushtarak, kolonel Hajro Limaj ka ndikuar fuqishëm pozitivisht, se i thonë  “gjuha hekur s’ka  e hekur bluan”. Ky kontribut konkret i diplomatit ushtarak shqiptar në Turqi është çertifikatë dinjiteti e kombit shqiptar në rajon e më gjerë.

Së dyti, përgëzimin tim për autorin e kam, sepse te ky libër shijoj rezonimin harmonik të memories emocionale me kujtesën  koherente të një diplomati të mprehtë e vizionar, të një autoriteti me arsye të fortë të një shteti të vogël e të brishtë në një shtet potencial në rajon e me emër në botë, siç është Turqia. Informacioni i bollshëm e ndoshta i panjohur mirë  para këtij botimi, është, ndërkohë, shumë i rëndësishëm dhe orientues për të njohur miqtë për “natë të zezë e ditë të keqe”, për t’i vlerësuar e respektuar ata, pa ulur vlerat tona morale dhe dinjitetin kombëtar. Akoma më vjen në vesh  e kumbon jehona ndërkombëtare që bëri 15 vjet më parë, e pikërisht më 29 mars 1997 para mediave dhe botës qytetare ish – kryeministrja e turqisë, TansuÇiler, me vendosmëri: “Turqia është e vendosur të ruajë integritetin territorial  të Shqipërisë dhe nuk mund të qëndrojë pasive ndaj ngjarjeve që kërcënojnë copëtimin e Shqipërisë. Përkeqësimi i situatës në Shqipëri është i palejueshëm dhe do të ishte turp për Europën, prandaj nga ana e saj Turqia është e gatshme të bëjë gjithshka për stabilizimin e gjendjes në Shqipëri”. Ndoshta kjo deklaratë dhe rideklaratë, sa patetike, aq e vërtetë, ndihet akoma dhe është aktuale. Po kështu e përforcon këtë qëndrim edhe pasuesi i Zonjës Çiler, kryeministri Exhevit, kur më 29 mars 1999 ia bë të qartë “gogolit” të Ballkanit, Slobodan Milosheviçit, se shteti  dhe forcat e armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë, se, në rast nevoje Turqia  do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë. Më qartë, më fuqishëm se kaq nuk bëhet për të kuptuar se Shqipëria ka shumë miq e dashamirës në rajon dhe në botë. Prapë më vjen ndërmend një fjalë e urtë e popullit që e këndon Lapardhaja e Feti Brahimit: “Ne mikut i themi hajde, po zot shtëpie s’e bëjmë”. Është thesar edhe shpirti i popullit tonë, krahas të tjerëve, kuptohet jo vetëm, se “vetëm të ha ujku”,  thotë prapë ky popull. Në tërë atë zhvillim progresist fillimtar e vijues pozitiv midis Tiranës dhe Ankarasë, midis Turqisë dhe Shqipërisë, patjetër e padiskutim ka merita atasheu ushtarak, Hajro Limaj. Të kuptohemi, nuk po i thur lëvdata kot z. Hajro, (sepse as ai s’i do, se nuk i hyjnë fare në punë, as unë s’e kam në natyrë të bëj lëvdata kot, nga që s’jam i atij profili…) por e vërteta është kjo: nuk bëhet fjalë për një shofer të ambasadës tonë atje, as për ndonjë roje, recepsionist, sekretar a shërbim ndihmës tonin në Ankara (pa i nënvleftësuar ata kurrë, se janë të respektuar në kulm për punën e tyre), por duhet të njohim dhe të respektojmë klasifikimin hierarkik dhe hierarkinë e koncepteve në hierarkinë e vlerave. E pra, ky autor që na dhuron këtë libër të zhanrit publicistik të diplomacisë ushtarake është Atasheu Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, për vitet 1990 – 2000, Ministër Këshilltar, kolonel Hajro Mëno Limaj, me origjinë nga Vranishti i Vlorës, i cili, krahas dhjetëra vlerësimeve kombëtare e ndërkombëtare, vjen sot këtu në Vlorë, i malluar për Nënën, te Nëna e tij, te Nëna jonë. Sot Hajro M. Limaj vlerësohet nga Shoqata Kombëtare Kulturore Atdhetare “Labëria” me medaljen më të lartë që ajo jep: “Personalitet i Shquar i Labërisë”. Mbase s’ka atë peshë që kanë ato vlerësimet e mëdha kombëtare e ndërkombëtare, por ka një tjetër peshë specifike: e jep Nëna, me shpirt, me zemër, me dashuri, me merak, me dhembshuri, me mall, me diell. Është i shenjtë bekimi i Saj. E JEP NËNA.

Pena magjike e një publicisti serioz si z. Limaj përshkruan, nëpërmjet këtij botimi, që autori e quan ditar, ngjarje, personazhe, data, dukuri të një periudhe të ngjeshur, të ndezur, me nuanca të forta dramatike për fatin e mëtejshëm të Shqipërisë. Nga sa kam lexuar, studiuar, nënvizuar, shënuar e skeduar “Midis Ankarasë dhe Tiranës”, mendoj se edhe z. Hajro Limaj ka patur ndikim të fuqishëm për të bërë me vete dashamirësit potencialë turq, që nga presidenti Sulejman Demirel e kryeministrja Tansu Çiler etj., personalitete të larta pas të cilëve vijnë mbi 73 milionë banorë të Turqisë…

Së treti, me këtë diskutim të përgjithshëm, e përgëzoj z. Limaj edhe për një fakt tjetër, ndoshta është vetëm për mua, por mendoj që jo: Botën turke e kam njohur më tepër në planin emocional, me kulturën shirtërore, jo materiale e artistike të kultivuar. Kujtoj atë letërsi magjepse të Jashar Qemal me romanin “Memet Imcaku”, përkthyer nga Donika Omari. Kujtoj “Peizazhe njerëzore” të poetit të vërtetë Nazim Hikmet, zgjedhur e përkthyer nga Besnik Mustafaj. Kujtoj librin ”Poezi turke të shekullit XX”, përkthyer nga Fatos Arapi, Bardhyl Londo e Zana Lito. Kujtoj “Antologji e Poezisë Ballkanike” dhe “Antalogji me Poezi nga Europa Juglindore”, botuar nga Petraq Risto, zgjedhur e përkthyer nga Anton Papleka, ku krahas 10 poetëve të çdo vendi e shteti të këtij rajoni si Bosnjë – Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Qipro, Rumania, Serbia, Sllovenia e Shqipëria, përfshihen edhe 10 poetë turq; Nazim Hikmet, Necip Fazil Kisakurek, Orkan Veli Kanik, Fazil Husnu Daglarca, Cahid Kulebi, Fahri Erdinc, Nedjati Djumali, Edip Cansever, Ozdemir Ince dhe Ataol Behramoglu. Ky libër i Hajro Limajt i plotëson dhe i pasuron më shumë njohuritë e mia për Turqinë e sotme nga një këndvështrim tjetër vertikal dhe i dobishëm. Edhe Dritëroi ka një poezi shumë të bukur, një lirikë të kulluar e shpërthyese për turkeshën. Ajo është ndjesore, emocionale, si ëngjëll malli dhe kaq, se, pastaj devolliu jetën e ka lidhur me shqiptarkën e paepur në histori e dashuri dhe më tej “Ka Çeçua biçak!…”

Ky libër i ri i Hajro Limos më kujton një proverb të bukur: “Shikoje tjetrin siç të vjen, jo siç ikën”, edhe pse mund të ketë interpretime të ndryshme. Ky libër shteron, si të thuash edhe një burim të turbulluar të legjendave  të reja konceptualisht rurale. Besoj se të gjithë ata që e kanë lexuar ose që kanë interes ta lexojnë librin, do të gjejnë informacionin e shkëputur nga filli i marrëdhënieve të shumanshme, komplekse e mbi 5 shekullore, me dritëhijet e tyre mes dy popujve dhe vendeve tona. Edhe pse në mendësitë parake që akoma ne bartim, barrierat kulturore ende nuk janë zhdukur, gjë që pengon transmentimin e vlerave kulturore nga Shqipëria në Turqi dhe nga Turqia në Shqipëri (krahas të tjerëve në rajon), ky libër i publicistit diplomat ushtarak është një dëshmi e gjallë, një shembull konkret, se bashkëpunimi kulturor, kur ngjitet në një stad të tillë, sjell afrimin kulturor mes popujve, dhe më shumë se kaq, sjell një njohje të thellë e të qëndrueshme, që bëhet mbështetje dhe bazë e fortë për marrëdhëniet e tjera diplomatike, ekonomike, ushtarake dhe politike. Ndërkohë, ky libër i shkruar nga një studiues erudit, nga një autor me dinjitet dhe me integritet, më duket se na jep një mesazh, ku unë lexoj nëntekstin: Të dashur shqiptarë të mi të mirë! Është e dobishme për ne të përmirësohemi duke përparuar. Jo më digjepiq. Iku periudha, kur malësorët ishin në digjepiq (që përkonte me kohën që nga fillimi deri në fund të dhjetorit), kur zakonisht banorëte malësive nuk merreshin me punë bujqësore. Dhe së fundi, meqenëse jemi në këtë Forum të Hapur, në trajtën e një ceremonie solemne, falënderimi, mirënjohje dhe dekorimi, dua ta mbyll diskutimin tim duke marrë me vete imazhin real për Hajro Limon, si një nga bijtë më të spikatur të Vranishtit, në fushën e historigrafisë lokale, krahas penave të Ferjat Shkurtit, Mikado Shakohoxhës, Duro Mustafajt, Muhamet Tartarit, Agron Metës, Bardhosh Micit, Avni Varfit, Arben Saliut e Pano Hallkos, Selami Janushit, tw cilwt dritwrojnw nw yjwsinw vranishtjote, ku shkwlqejnw akademiku Teki Tartari, prof. dr. Bilal Shkurtaj e Pajtim Ribaj etj. Kontributi i H. Limajt, i spikatur edhe në vlerat kombëtare, ravijëzohet qartë në drejtim të bashkëpunimit e miqësisë me Turqinë, gjë që u mishërua me ndihmën që ky shtet i madh e mik dha për çështjen  kombëtare shqiptare, sidomos në ngjarjet e ’97 – dhe për Çështjen e Madhe të Kosovës.

____________________

*) Diskutim i mbajtur në Forumin e Hapur: “Marrëdhëniet politike, diplomatike, të sigurisë dhe të mbrojtjes misis Shqipërisë dhe Turqisë mbas viteve 1990”, organizuar në universitetin “Pavarësia”, Vlorë, në sallën “Aula Magna”; e enjte, 25. 04. 2013.

**) Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti” Ismail Qemali”,    Vlorë

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, Ditari i atasheut ushtarak, Hajro Lima, Vlore

JETA MUND TE KUPTOHET VETEM DUKE U KTHYER PAS

May 3, 2013 by dgreca

Me rastin 200 vjetori i filozofit danez Kirkegard/

Nga Arjan Th. Kallço*/

Jeta mund të kuptohet vetëm duke u kthyer pas, por duhet jetuar duke ecur para.-/

Søren Aabye Kierkegaard/ 

I ati i tij para se të bëhej një tregtar i pasur, punoi si bari dhe një ditë në një kodër në Jutland mallkoi zotin, dhe pasi u bë tregtar, mëndonte se mallkimi nuk iu nda nga pas: gjashtë fëmijët vdiqën dhe i vetmi që i mbijetoi ishte Soreni. Një martesë e refuzuar nga filozofi, mbartëte ende frikën e mallkmit që të mund të transmetohej tek fëmijët e vet. Lindi dhe jetoi kryesisht në Kopenhagen. Mori një edukatë prindërore të ngurtë pietiste, e bazuar tek rreptësia. Tragjeditë e nëjpasnjëshme dhe edukata e bënë një melankonik dhe reflektues dhe thotë: “Që nga fëmijëria jam pre’ e forcës së tmerrshme melankolike, thellësia e së cilës e gjen shprehjen e vet të vërtetë në aftësinë korresponduese të fshehjes nën qetësinë dukëse dhe dëshirën për të jetuar”.  Në vitin 1821 filloi shkollën Borgerdyd dhe ishte një nxënës i shkëlqyer. 10 vjet më vonë filloi fakultetin e teologjisë në Kopenhagen, me idenë që të bëhej drejtues fetar luteran, por që nuk u realizua kurrë. Në vitin 1837 shkroi një komedi me titull Beteja mes të vjetërve dhe të rinjve…parodi kundër racionalizmit dhe ngurtësisë. Pas vdekjes së mësuesit të vet,figura e tij kishte lënë gjurmë të thella tek ai, iu drejtua prirjes që të merrej me filozofi në dramaturgjinë letrare. Bëri disa udhëtime në Berlin ku ndoqi mësimet e filozfisë së re të Shelingut. Në vitin 1855 u shtrua në spital ku edhe jetoi 41 ditët e fundit të jetës së vet dhe ndërroi jetën në moshën 42 vjeçare. Një vdekje e parakoshme dhe një humbje për filozofinë, pasi një mendje gjeniale do kishte dhënë një kontribut edhe më të madh në të. Por edhe kaq sa jetoi, na la një pasuri të madhe të shkruar, ku mund të gjejmë të gjithë mendimin e tij, filozofinë e tij.

200 vjet më parë, më 5 maj 2013, lindi filozofi, teologu dhe shkrimtari danez S. Kirkegard. Do të mjaftonin të treja këto përcaktime që të filloje një punë të madhe studimore dhe interpretuese të veprës së vet. Kirkegardi teolog ndoshta do të ishte më e lehtë një kumtesë për të, por si filozof dhe letrar detyrimisht kërkon një impenjim të madh dhe të thellë, pasi e thellë është edhe vetë filozofia e tij që na la pas. Nëse i referohemi thënies së mësipërme lidhur me jetën, filozofia ka si objekt të saj pikërisht ekzistencën e njeriut, do të kuptojmë se ta kuptosh historinë tonë, duhet të kesh si pikë referimi të shkuarën, atë kohë tashmë të depozituar në anale dhe që nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë subjektiv të njerëzve që e bënë atë, por mbetet për t’u saktësuar doza e subjektivitetit në të. T’i kthejmë sytë nga e shkuara është thirrja që na bën filozofi, i bindur edhe vetë ai se nuk ka asnjë mundësi verifikimi të mendimti të tij filozofik, pasi tashmja nuk të ofron asnjë spunto objektive dhe të ftohur nga pasionet dhe reflektimet individuale të çastit. U takon brezave të tjerë që ta kuptojnë dhe interpretojnë mendimin e pararendësve të njerëzimit.

Njeriu në jetën e vet nëse do t’i referohemi fundit të saj, ka kryer një udhëtim relativisht të gjatë të mbushur plot me ngjarje, fakte, momente të cilat e kanë rritur, formuar dhe pjekur plotësisht duke i dhënë mundësinë që nëse filozofia e jetës së tij të ketë qënë interesante dhe e kapshme në thelbin e vet, të mund të rikujtohet, studiohet, interpretohet dhe diksutohet. Rikujtimi do të ishte evokimi i një jetë dhe i një shoqërie që nuk ekziston më, por që ka lënë pas gjurmët e veta të shprehura këto tek e gjithë trashëgimia që ndodhet e ngjizur në dëshmitë e tyre që pasqyrojnë mendimin dhe kulturën që krijuan dhe përçuan. Studimi i mendimit apo i filozofisë, në këtë rast i Kirkegardit, është një detyrë e domosdoshme për ta kuptuar gjithë periudhën kohore në të cilën jetoi dhe punoi, meqë nuk kemi asgjë tjetër nga e kaluara, si një kohë e përceptuesme vetëm në këto lloj faktesh. Interpretimi i filozfisë së tyre duhet parë e lidhur ngushtë me rrethanat ekonomiko-shoqërore, dijet dhe ideologjitë sunduese të kohës. Karakteri subjektiv i interpretimeve do të bëjë lidhjen midis dy kohëve, duke dëshmuar kështu se njeriu si një qënie e gjallë dhe në evolucion e ka përsosur jetën dhe të lidhura ngushtë me të edhe vetë mendimin dhe kulturën. Diskutimi i shoqëruar me debate mbi karakteristikat e mendimit të kohës është hapi i fundit i një analize të plotë dhe të thellë  lidhur me njohjen dhe mundësitë e saj të realizuar deri në këtë pikë, duke i hapur shtigje të reja mendimit, për ide, filozofi dhe rryma të cilat do të mund ta çojnë më para procesin e komplikuar të njohjes.

Në Universitetin e Korçës, në Fakultetin e shkencave, ditën e enjte zhvilloi punimet Simpoziumi shkencor, figura qendrore e të cilit ishte pikërisht filozofi danez. Dekani i fakultetit, Gjergji Pendavinji, në fjalën e hapjes theksoi se Simpoziumi i dedikohet njërit prej filozofëve të mëdhenj të filozofisë moderne. Në realizmin e kësaj veprimtarie ka një bashkëpunim midis disa faktorëve, Universiteti i Korçës, i Tiranës, studiues të ndryshëm dhe Ambasada e Danimarkës në Tiranë. Ai zhvillohet në kuadrin e veprimtarive të kërkimeve shkencore në të gjithë botën moderne dhe që lidhet me mendimin e lirë. Filozofia e Kirkegardit është një mënyrë për ta kuptuar jetën. Këto ditë do të organizohen konferenca, simpoziume, seminare dhe do të kryhen studime të shumta në Danimarkë, Paris, Londër, Romë, Bruksel, Athinë dhe kjo që po mbahet  tek ne. Në këtë përvjetor janë angazhuar studiuesit më të mirë në Europë e botë që nga data 1 maj e deri në 23 nëntor në të gjitha universitetet e botës – e përfundoi fjalën e vet dekani Pendavinji. Në simpozium u paraqitën 9 kumtesa që lidhen ekskluzivisht me Kirkegardin dhe mendimin e tij, nga tre universitete shqiptare: Korçë – Tiranë – Elbasan, por kishte dhe një synim tjetër që të promovoheshin edhe studiues të rinj të fakultetit. Ambasadori i Danimarkës M.S.Jensen me këtë rast dërgoi edhe një përshendetje për simpoziumin. Veprimtarinë e përshëndeti në emër të rektoratit, rektori Gjergji Mero, ku vuri theksin tek bashkëpunimi mes universitetve shqiptare dhe në të ardhmen të kërkohet edhe me universitete të tjera nga nga bota.

*Pedagog ne Universiteti i Korçës

Filed Under: Kulture Tagged With: 200 vjetori, Arjan Kallco, i Soren Adbye Kirkegard

Why the Greek Minority in Albania will Vote for the Democratic Party?

May 2, 2013 by dgreca

The Honorable Phil Reeker/

Assistant Deputy Secretary of State/

Department of State/

Washington,D.C. 20520/

 Dear Mr. Reeker:

I am taking the liberty of forwarding to you my translation of an informative article, written in Albania and published in the Albanian paper PANORAMA (April 14, 2013) The article is signed by Mr. Kosta Barka, a political leader of the Greek minority in Albania.

Mr. Barka, a former congressman and a former Minister of Labor and Social Services, enjoys a good reputation in his country. His article touches a delicate point in the politics of Albania, and it sheds light on a subject heatedly debated, even here in the United States.

Attached is the English version of the article, and my response.

Very truly yours,

Sami Repishti, Ph.D.

City University of New York, (ret.)

Human rights activist

April 30,2013/

—————————————————————————————————————

Kosta Barka.

Why the Greek Minority in Albania will Vote for the Democratic Party?

(from :PANORAMA ONLINE Newspaper, April 4,20113, (Tirana, Albania)

 Lately, the Albanian political scene has become increasingly phantasmagoric!

The daily changes, some expected some not, are making the local political scene more interesting, and at the same time more inscrutable. Old and new resentments, old and new alliances, pragmatic compromises, so many political divisions, but also new unions and meetings among the protagonists; all the above is happening with a speed seldom witnessed before in the Albanian political environment.

However, as a political representative of the Greek minority , and of the Democratic Party (of Albania) (PDA), I would like to present, for the reader, a few arguments as to why the Greek minority in Albania will continue to vote for the Democratic Party, and why the DPA deserves the votes of the Greek minority in the forthcoming June 23 (2013) elections.

1) During its eight years in power, the PDA majority has applied the most favorable policies to assist the Greek minority that we have seen during these years of transition (from communism to democracy).The publicly declared purpose of the Government has been the improvement of the quality of life for the Greek minority; and, this has been done! All indications of the development and the wellbeing point to a substantial improvement compared to the figures of 2005. The Government has pursued favorable  policies for the education of the Greek minority in their native language. Greek schools were open in Tirana, Himara and Korça, and they function normally with an open support from both the Greek and Albanian Governments. The education of the Greek minority is proceeding normally, in their mother language and in Albanian, in all areas where they live. The quality of instruction in those schools improves every day.(Of course, there are areas which need improvement, and the will to improve is there).

2) The Government has supported without any prejudice the Greek companies in Albania, and has respected the competition required by the laws of the marketplace. Greek companies have enjoyed all the facilities the Albanian Government has offered to other foreign investments. Their success could not have been achieved without the overall support and the favorable climate created for them by the Albanian Government and State. New Greek enterprises that have been transferred to Albania, or have transferred their operations in our country, due to the economic crisis, especially in some border cities in the South and South-East, have found all the necessary conditions, and legal and fiscal facilities to resume their activities. They are becoming important agents of industrial production, of  labor market, and of the service sector. Hundreds of Albanians and local specialists as well, have found jobs in those companies.

3) The Government of Mr. Berisha has supported with any prejudice, the policies and programs of the Greek State and Government, favoring the Greek minority in Albania. Pension payments that Greek minority members benefit from the Greek State have not generated resentment, and have not brought any reduction in their benefits received from  Albania’s social services. The Albanian  legislation does not prevent the Greek minority members from receiving traveling passports, and benefits for those of Greek citizenship.

Being the first Albanian citizens to be “European” voters, the Greek minority has been an example of emancipation by participation and contribution to the culture of elections. I can say without any hesitation that in all the areas where the Greek minority lives, electoral campaigns are conducted peacefully, and the voting process as well as the voting administration, are transparent. For this, the Greek minority in Albania are effectively genuine “Europeans”, and the Government of Mr. Berisha deserves special credit.

The correctness of the Albanian Government in its relations with its neighbors and partners cannot be seen as submissive, give-in or slavishness.  As in some cases, the normal pressure exercised by it to secure the rights of the Albanian emigrants in Greece, cannot be seen as interference, exaggeration or ill-will in its relations with its neighbors; it’s simply a cooperation for an improvement in the benefits, and the emigrants’ legitimate rights.

The DPA, and the present government, does not boast, or plays games with the Albanian emigrants in Greece. It does not deceive them, but it makes an fruitful effort to solve their daily lives’ problems. As it did for the education of  Albanian emigrants’ children in Albanian language in the environment of the Greek  schools, the Albanian Government discusses with serious elements, and not “the militants”; and, it has been doing it these last years, through agencies and Government specialized institutions. The Government of Mr. Berisha has intervened during these last eight years for the creation of favorable conditions in the movement across the two border stations, thus enabling the Albanian emigrants to cast their votes in Albania. The DPA does not make promises it cannot keep, but it offers conditions and possibilities for investing their capitals  in Albania. It has a special commitment to resolve several  problems that have emerged recently, such as the movement of children between the two countries. Presently, it is engaged in solving the problem of recognizing the citizenship’ s contributions to  social services.

Mass voting, and participation in the Parliament of Albania of Greek minority’s deputies representing both the DPA (and the majority), terminated the so-called ‘artificial monopoly’ of representation of the Greek minority; it was a system which speculated with representation, while collecting benefits from it. Those involved should be ashamed of themselves whenever they face honest and decent members of the minority, those  who build their lives and their future with knowledge, hard work, contributions to society and sacrifices. Such individuals did benefit, or better said did “exploit,” government positions and other representative assignments in non-democratic ways.  The so-called “national garb” they so loudly claim was nothing else but a mantle that did not hide their inferiority, inability, the absence of voters’ support, and the emptiness of their statements and pictures seen in Facebook . They used it to compensate for the absence of popular support.

All these efforts which can end in imposition by the few, are fortunately rejected constantly by the voters, the public and the community of the Greek minority in Albania.

5) The DPA is an open partnership of principles, ideology, philosophy and humanism with the political forces of the Greek center-right. However, it has never happened that politicians and former Greek high officials  tried to impose their will on the Albanian people and voters. Serious politicians, efficient and successful, address the voters not with stale appeals, but with personal examples, models, contributions.

In this context, even for the leaders of the Socialist International it’s not moral, or ethical, to interfere with Albanian voters. I think that in these moments, they have more serious problems to resolve in Greece; by this, I do not mean to say  that they are responsible for those problems., and for the existing situation, since for this they already have been punished by the Greek people’s vote.

Greek minority voters, in Albania, right, left or in any other political spectrum do not need big brothers to make up their minds; they are emancipated and wiser than the politicians; this is  more so for the failed politicians of the Left.

This is why the Greek minority in Albania has done -and will again- select to vote en masse for the DPA on June 23 (2013) general elections.

———————————————————–

My response to Mr. Barka:

 

April 30,2013

Dear Mr. Barka:

Thank you for your clear and substantive article. I wish many attentive readers could read it and become aware of your  thoughts. Democracy in a country is not measured by the privileges of the majority, but by degree of respect for the rights of the minority.

I am proud to learn that Albania, my native country, displays a principled treatment of the Greek minority – and other minorities, as well. In this spirit, I sincerely hope that all Albanians living in Greece –permanently or as recent economic immigrants- will enjoy a similar treatment, for the benefits of peace and stability in that restless Balkan peninsula.

Sincerely yours,

Sami Repishti, Ph.D.

City University of New York (ret.)

Former political prisoner in Communist Albania (1946-56), and

Communist Yugoslavia (1959-60)

human rights activist.

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: for the Democratic Party, in Albania, Kosta Barka, Sami repishti, Why the Greek Minority, will vote

MIRENJOHJE:FALEMINDERIT LADY THATCHER!

May 2, 2013 by dgreca

29 Prill 1999 –Lady Thatcher: “ DUHET T’I JEPET PAVARESIA KOSOVES”-  

          Nga Prof.  Sami  Repishti                                                                                               

Ridgefield,CT.USA.- Prej vitit 1991 me sulmin ushtarak te Ushtrise Jugosllave (JA), ne te vertete serbe nen drejtimin e kriminelit te luftes Slobodan Millosheviq, deri ne qershor 1999, me disfaten e plote millosheviqiane, dhe hymjen e trupave te NATO’s ne Kosove, çlirimi i vendit dhe kthimi i afer nji miljone refugjateve shqiptare ne votrat e tyne stergjyshore, ish-Jugosllavia dhe popujt e saj pesuen rrjedhimet e nji konflikti sa te çmendun aq edhe gjakatar.

Sot, mund te themi se lufta ne ish-Jugosllavine ka qene ne thelb ne mes te serbeve e malazezve “superiore” versus çdo jo-serbi dhe jo-malazezi “inferiore”. Kjo lufte dallohet per theksin e saj te forte racist-nazist. As “interesat kombetare” as “siguria kolektive” nuk kane luejte nji rol kryesor, me gjithe propaganden zyrtare. Lufta ne ish-Jugosllavine na kujton konfliktet tribaleske dhe fetare te Mesjetes.

Susan L. Woodward tue komentue per kete fenomen qe agresoret serbe e mohojne, perfundon:”Vete akti i imponimit – ne vete  nji akt thellesisht nacionalist- ne berthamen e vet ashte nji ndjenje perjashtimi e paragjykimi ndaj shume popujve te ndryshem qe percaktohen nga zanafilla e tyne si te ndryshem, bile edhe si sub-human (nen-njerezor) e prandej lecka pa vlere – justifikoi mos-veprimin per ndalimin e gjenocidit. Ky qendrim racist per shumicen e madhe te Jugosllavise ka qene tragjedia ma e madhe e luftes”.(“Balkan Tragedy”)

Shume qarqe politike europiane perqafuen nji “politike konservative” qe u shkaktue nga karakteri etnik i konfliktit. Ata perqafuen premizen se pushtimet territoriale me force nuk mund te ndryshohen pa force, dhe se coptimi i ish-Jugosllavise mbi baza etnike ishte i pandaleshem. Shtetet e Bashkueme, ne kundershtim me europianet, nuk pranuen kete premize.

Zanafilla e konfliktit “jugosllav” ka qene shkaterrimi i autoritetit qeveritar dhe thyemja e rendit politik e civil mbas vdekjes se diktatorit J.B.Tito (1980), nji gjendje e precipitueme nga ramja e shpejte ekonomike e vendit. Situata e krijueme bante te pamundun per “autoritetin shtetnor” me zgjidhe problemet centrifugale qe dolen ne siperfaqe, nga te cilet “nacionalizmi” serb e kroat ishte ma i randesishmi. Ketu u imponue edhe zgjimi kombetar i popullsise se shtypun shqiptare ne ish-Jugosllavine, kryesisht ne Kosove e Maqedoni.

Sistemi i komplikuem i te drejtave kushtetuese inkurajoi dinamiken nacionaliste, dhe bani te pamundun zgjidhjen e problemit te riorganizimit politik te ish-Jugosllavise. Koncepti i “vete-vendosjes deri ne shkeputje” nuk paramendonte rrjedhimet e kerkeses per nji shtet kombetar. Ballafaqimi e dhuna qeveritare keqesuen gjendjen edhe ma shume.

Politika e “te jashtemve” qe nuk deshti te kuptoj thelbin e konfliktit jugosllav vonoi zgjidhjen e konfliktit, e lehtesoi zgjatjen e tragjedise ne ate vend. Ky qendrim imoral konsideronte agresorin  dhe viktimen njilloj pergjegjes. I njohun si parimi “amoral equivalency”, ajo gjeti mbrojtjen e saj ne personin e kryeministrit britanik, John Major,(1990-1997), dhe presidentit francez, François Mitterand (1981-1995), dy arkitektet e politikes se “embargos” se armeve, nji denim me vdekje per kundershtaret e Millosheviqit (kryesisht myslimanet e B-H-es)

Per tre vjet e gjysem (1992-95),Bosnia nuk u lejue me ble  armatime per mbrojtje, dhe NATO nuk u lejue me bombardue pozicionet serbe. Si rrjedhim. i gjithe arsenali luftarak i ish Ushtrise Jugosllave i marrun me force nga Millosheviqi, u perdorue kunder Sllovenise, Kroacise, Bosnje-Herzegovines, dhe ma ne fund kunder Kosoves.

Nji nga figurat e ndrituna europiane qe kundershtoi kete politike, ka qene Baronesha Margaret Thatcher ish kryeminister i Mbretnise se Bashkueme (1971-1990). Ajo deklaroi se qendrimi anglo-francez perkrahe Serbine agresore dhe se “…myslimanet e Bosnjes jane viktima kryesore e agresionit serb.” Tue fole per mbasardhesin e vet, John Major, ajo tha se “….ai ishte nji zhgenjim i madh” (“…a great disappointment”). Ne nji leter konfidenciale te dates 2 maj 1993, firmue JohnM. thuhet:” …ashte e nevojshme qe te vonohet sa ma shume çdo veprim (per krijimin e nji shtetit mysliman ne Bosnje.SR) deri ne ate dite kur B-H nuk ekziston ma si nji shtet qe qendron ne kambe, dhe popullsia myslimane  ashte nxjerre  krejtesisht jashte tokes se vet”. (Letra ashte kontestue ma vone.SR)

Gabimi fatal i kursit politik Major-Mitterand dhe korrektesa parimore e qendrimit te Lady Thatcher-it u konfirmue ne vitin 2011, nga ish Ministri i Mbrojtjes britanik, Malcolm Rifkind,  cili pranoi publikisht se “…embargo-ja a e armeve e O.K.B-se per Bosnjen ka qene “ …a serious mistake” (nji gabim i rande) qe u kushtoi jeten qindera mijera viktimave ne Bosnje, Kroaci e ma vone ne Kosove. Per fatin tone. ardhja ne fuqi e kryeministrit Tony Blair dhe raportet e tia me Presidentin Clinton siguruen nji orientim te ri, dhe ma realist. Sikur ky qendrim te mos kishte ndryshue Kosova do te kishte pesue shpopullezimin dhe fatin tragjik te Çamerise martire…!

Qendrimi i SHBA-se kundrejt ketij konflikti ka qene ma parimor. Ne rastin e Kosoves, SHBA e bani te qarte qendrimin e saj me deklaraten e ish Presidentit  G.W.H Bush (1988-92) me 24 dhetor 1992: “Ne rast te konfliktit ne Kosove, te shkaktuem nga veprimtaria serbe, SHBA do te jene te pergatituna me perdorue forcen ushtarake kunder serbeve ne Kosove, si dhe ne vete territorin e Serbise,” (The New York Times, 28 dhetor 1992,f.A6). (Ky qendrim i vendosun  u ba i mundun me perkrahjen e Sekretares se Shtetit, Madeleine Albright, Senatorit Robert Dole, dhe lobimit te bashkesise shqiptaro-amerikane.SR)

Vetem dy muej ma vone, me 10 shkurt 1993, Administrata e re e Presidentit W.J.Clinton (1992-2000) mori te njajtin qendrim. Sekretari i Shtetit W,Christopher deklaronte: “Na jemi te gatshem me reague kunder serbeve ne rast te nji konflikti ne Kosove te shkaktuem nga veprimtaria  serbe;….“(The New York Times, 11 shkurt 1993,f.A12). Pikesynimi i diplomacise amerikane ka qene – dhe mbetet- pengimi i perhapjes se konfliktit ne Ballkan.

Qendrimi i Lady Thatcher-it u prononcue me nji qartesi jo te zakonshme, dhe me nji stil mbreselanes me daten 29 prill 1999, perkthimin shqip te te cilit, riprodhojme:

***

London,  U.K. 29 prill 1999.- “Ne Shtatorin e kaluem, shkova ne Vukovar, nji qytet i

shkaterruem, dhe qytetaret e te cilit u masakruen nga ushtaret e Slobodan Millosheviq-it. I gjithe vendi biente ere vdekje, dritaret sikur vajtojshin, dhe rrenojet sikur na shikojshin. Per rreth Srebernices, aty ku as une as njeri tjeter nga Perendimi kishte vue kambe, kufomat e mijera viktimave te masakrueme  pushojshin ne varreza pa emen. Ne Kosove, duhet te aktivizojme imagjinaten tone me kuptue mbrapeshtite e ligesise njerezore, thellesimin e degradimit njerezor, e rreshtat e gjate e te pafund te refugjateve qe leshojne vatrat e tyne. Dhunime masive, varreza masive, vdekje, kampe, bashkesi historike te shlyeme prej faqes se dheut nga pastrimi etnik. Keto jane monumentet e triumfit te Millosheviq-it!

Ata jane, gjithashtu, le ta themi hapun dhe ta pranojme, rezultatet e tete viteve te gjata te dobesise se Perendimit. Kur do te mesojme mend?

Paqesimi i diktatorit ka deshtue, ashtu si deshtoi ne vitet ’30. Atehere, kishte si gjithenji politikane qe mendojshin se çmenduria e Hitlerit mund te permbahej, dhe se perleshja mund te evitohej. Edhe ne ditet tona, asnjihere nuk kane mungue politikanet dhe diplomatet e gatshem me bashkepunue me Millosheviq-in e Serbise. Ne çdo kohe, qofte ne vitet ’30 apo ne vitet ’90, tirani hodhi rrjetin, dhe bashke-bisedueset naïve rane mbrenda pa kundershtim.

Per tete vjet me rradhe, une kam ba thirrje: Serbia duhet ndale! Edhe mbas masakres se Srebernices, kishte nga ata qe deklarojshin se thirrjet e mia per veprim ushtarak ishin thjeshte “pakuptimesi emocionale”, fjale qe, mendoj une, vetem nji mashkull mund te shqiptoje!

Por, ka pase arsye te forta me veprue qyshe ne fillim. Perendimi mund te ndalonte Millosheviq-in ne Slloveni ose Kroaci, me 1991, ose ne Bosnje me 1992. Ajo qe ne vendosem ishte me i mohue kundershtareve te Millosheviq-it mjetet e armatimit per vete-mbrojtje, keshtu qe agresioni i tij u lejue te lulezoje.

Edhe ne vitin 1995, kur ma ne fund nji kombinacion i forcave ajrore me trupat tokesore te armatosuna mire kroate dhe myslimane thyen forcen agresive serbo-bosniake, na nderhyme me ndalue perparimin ne Banja Luka, dhe me pengue çdo veprim qe kercenonte Millosheviq-in. Edhe ne ate moment, udheheqsit politike europiane akoma besojshin se kasapi i Beogradit mund te ishte nji force stabilizuese. E keshtu, qe ku gjindemi sot, akoma ne nji lufte tetevjeçare, ne terrene te veshtira, dhe deri tashti pa ndonji mbeshtetje efektive lokale, me nji sistem informatash jo te plota, dhe me qellimet e luftes qe disa akoma i quejne jo te qarta, dhe jo bindese.

Megjithate qe u tha – dhe duhet te themi keshtu qe mesimet jane marre dhe jane pervetesue,- le te jete e qarte per te gjithe: kjo ashte nji lufte qe duhet fitue!

Une e kuptoj nervozizmin qe kane krijue disa elemente per arsye te menyres si kjo lufte ka fillue. Por, ata lekunden ne qendrimin e tyne  e pyesin ne se, ajo qe ngjet sot ne Kosove, ashte ne te vertete e nji randesie te arsyeshme me justifikue nderhymjen tone ushtarake, nençmojne shume rrjedhimet e nji mosveprimi. Ka gjithehere nji plan mbas çmendurise se Millosheviq-it. Ai ashte mjeshter i shfrytezimit te valeve te refugjateve me destabilizue vendet fqinje qe i strehojne, dhe me dobesue kundershtaret. Kete, na nuk mund ta lejojme! Vendet kufitare me Serbine nuk kane mundesi me absorbue nji miljon refugjate shqiptare pa krijue nji zinxhir disintegrimi violent, tue perfshi ndoshta edhe vendet e NATO-s.

Por, justifikimi ma me randesi per veprimtarine ushtarake ashte thjeshte natyra e anmikut qe perballojme. Ketu nuk ashte fjala per disa hajdute te vegjel, brutaliteti i te cileve na fyen here mbas here. Rregjimi i Millosheviq-it, dhe ideologjia gjenocidiale qe  e mbeshtete paraqesin diçka  krejtesisht te ndryshme- nji monster te vertete te se keqes, nji monster i cili nuk ashte e sigurte ne se mund te ndalet ose te permbahet; nji monster qe duhet te mundet plotesisht,… e serbet duhet te shohin shkaterrimin e tij.

Kurdo qe te bahet kjo, na duhet te marrim mesim nga ajo qe ka ngjare, e simbas te gjithe shenjave qe kemi deshmue nuk e kemi pranue. Por, sot nuk ashte koha! Ka pase mjaft spekulime mediatike deri sot mbi pikesynimet dhe taktikat, dhe disa komentime te turpshme, e demoralizuese te cilat veçse ndihmojne anmikun. Prandej, une nuk do te flas per kete taktike, tani. Por, due te them vetem  dy gjana:

E para, mbi pikesynimet tona themelore. Do te ishte diçka e pashpirt dhe marrezi njikohesisht me shpresue se shqiptaret kosovare do te pranojne me u kthye perseri, ne çfaredo forme qofte, nen sundimin serb. Duhet t’i jepet pavaresia Kosoves, fillimisht nen mbrojtjen nderkombetare. Dhe nuk duhet te kete coptim te Kosoves, nji plan qe sot paraqitet nga disa korba mavri  si zgjidhje. Coptimi sherben vetem si shperblim per dhunen dhe spastrimet etnike. Do te ishte njilloj si me pranue disfaten! Dhe une nuk prekem fare nga lutjet serbe me sundue mbi pjesen ma te madhe te Kosoves sepse atje gjinden vende shenjte serbe. Nji lutje e ketille vjen nga ata qe rrafshuen sistematikisht kishet katolike e xhamite myslimane kudo qe shkeli kamba e tyne,  dhe ashte nji argument aq cinik sa mund te quhet fyemje e hyjnise!.

E dyta, mbi metodat e perdoruna ne lufte. E dijme qe nuk ka lufte humanitare. Lufta ashte serioze dhe vdekje-prurese. Ne lufte, rreziku ashte i paevitueshem, dhe viktimet, tue perfshi fatkeqsisht edhe viktimet civile, duhet t’i kemi parasyshe. Ne qofte se perpiqemi me luftue me nji dore te lidhun mbas kurrizit, atehere kjo ashte menyra ma e mire me humbe luften. Na vajtojme gjithehere humbjen e jetes. Por nuk duhet te kete asnji dyshim se nuk jane ushtrite  dhe pilotet tone qe jane fajtore; fajtore jane njerezit e se keqes qe e shkaktojne.

Qellimi i luftes ashte fitorja! Dhe fitorja e vetme qe synojme na sot ashte me pengue Serbine qe ne te ardhmen te kete mjetet e luftes me sulmue fqinjte, me terrorizue popullsite jo-serbe. Kjo kerkon denimin e vullnetit politik serb, shkaterrimin e maqines luftarake serbe, dhe te gjithe strukturen qe e mbeshtete. Na duhet te jemi gati me perballue te gjitha te papritunat e luftes – tue perfshi ne se ashte nevoja- dergimin e trupave tokesore. Dhe duhet te pergatitemi per nji lufte te gjate.

(Baroness Margaret Thatcher, ish kryeminister i Britanise se Madhe (1979-90)

                                                                     ***

Falemnderit Lady Thatcher! “Lehte ju qofte mbi vorr ledina!” (S.R.)

Filed Under: Opinion Tagged With: faleminderit, Lady Thatcher, Sami repishti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT