• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

“Promotion of the Albanian Products in the US”

June 30, 2013 by dgreca

Dear friend,

The General Consulate of Albania cordially invite You to the event:

“Promotion of the Albanian Products in the US”

WHEN: Monday, July 1, 2013 – from 12.00 – 22.00

WHERE: Royal Regency Hotel, 165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710

The event is free and open to the public.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: "Promotion of the Albanian, Invitation, Products in the US"

NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT, E FTUAR SABAHATE BYTYCI/GJERMANI

June 30, 2013 by dgreca

Cikël poetic nga Sabahate Byci/

(Lindur e rritur ne Gjakovë dhe banuese ne Gjermani)/

 VENDI BOSH NË SOFËR/

Një gur,/

Një bjeshkë,/

Një mall…/

Përtej malesh,/

Dielli qet syrin,/

Zemra qan…/

Ika që të kthehem,/

Por s’u ktheva ende,/

Sepse ika nga vetvetja…/

Nënë,

Më fal,

Për vendin,

Bosh në sofër…

Godonë kurrë nuk e kam dashur…

 

 

MË KA MARRË MALLI PËR SHQIPËRINË

Shqipëri,

Sa herë më merr malli për Ty

Ulem e qaj me lotë Kosove – Shqip

Na ka nëna Zemër tha:

– O nënë,

Këto janë lotët e Shqipes!

Lotët e maleve të Naimit

Të Lulit të vocërr

Lot – Debat – i kurreshtjes

Sygjesti pa sarkazëm

– Ah, Bre!

“Sikur të isha djalë!”

Shqipëria ime!

Sa herë më merr malli për Ty

Qaj me lotë Kosove – Shqip

E në mend më bie fjala:

na ka – Nëna Zemër tha:

– O nënë,

– Ne jemi SHQIPËRIA E MADHE

Vetë!

 

MIRË U PAFSHIM

Nëse zbret nga Qabrati,

Ma përqafo Gjakovën,

Si të duash Ti.

Nëse vjen nga Tirana,

Eja ma merr mallin,

Bashkë me lotin e gëzimit.

Nëse kthehesh nga Prishtina,

Ma përqafo Gjakovën,

Si nëna me Babanë.

E nëse nga lindja e Diellit,

Në mbrëmje të shkon mendja,

Te Hëna,

Mos harro dhe dije,

Se unë me mallin e pashkruar,

Gjithnjë përqafoj Gjakovën,

Kosovën,

Timin Kukësin,

Tiranën,

Të tërën

TË MADHEN,

SHQIPËRINË.

 

TI VETË E DI

Përtej malesh Dielli e ngroh ditën,

“Moi”, atë, kur unë Ty dua të të harroj.

Përtej lumejsh, shiu përplaset e vërtitet

Në lagështinë e liqenit të kaltër – si sytë tu.

Ah! Jam bërë e tëra vjeshtë!

Në gjakun tim po rrjedh vetmia,

Që më mori me vete në kolapsin e fundjanarit 2008.

– Sa i madh e i bukur ishte Dielli ato ditë dimri plot acare!

Pse, bre, nuk e dita se do të vijë mesmarsi?!!

Dita e bashkimit pas ndarjes…!

Apo e ndarjes pas bashkimit…!?

Nuk dua të ma tregosh,

TI VETË E DI!

Përtej maleve Dielli ngroh ditën,

“Moi”, atë, kur unë Ty,

Po –

Përgjithmonë do të harroj!

 

TË KAM ZAMBAK TË GJAKOVËS

Kokën e kam shtrirë në qetësinë e natës,

Dua ëndërrën ta thërras në takim.

Që kur Ty të njoha,

Gjumin syri ma lagu

Me shiun e lotëve dhe ëndërra

Më ikë

Me tradhëtinë e ferrit

Në heshtje,

E pa zë – si Ti!

Përse nuk ke mëshirë?!

Përse s’më flet me gojë?!

– A e di se dashuria ime për Ty,

Është si trëndafili i Elbasanit,

Edhe unë Ty të kam Zambak të Gjakovës!

Jam betuar se në Pranverën e Virgjër,

Për Ty do të thur një kurorë,

Me lulet më të bukura të Kosovës,

– Ty, Diadem i Mbretërisë të dashurisë sime,

Të madhe e pa kufi –

E do t’ia fal PUHISË SË SAJ!

 

ME TY

Mbrëmë unë e Ti

– Ti Zhulietë

E unë Edgar Alen Poe!

Mbrëmë,

Më vonë se mbrëmja

– Unë Zhulietë

E Ti Edgar Alen Poe.

Mbrëmë që nga mesnata,

Ti me mua legjendë e Zhivagos,

Legjendë nëntori 2007,

Mbrëmë,

Ti kotja ime në pakthim!

 

Mbrëmë fjeta me Hënën

Mes kristalesh drite,

Humbavdekje,

Shtatë ditë e shtatë netë,

Gjuhën ma thau,

Ma vodhi fjalën foshnjare,

Të parën,

Ma vodhi fjalën foshnjare,

Të dytën.

Mbrëmë u treta në thirrje,

Një milion herë,

E mbeta si përherë e vetmuar.

Me minutat e pritjes kot –

Në minutat e pritjes.

 

TI, HESHTJA IME MEMECE

Mbrëmëm,

Edhe sot,

E, edhe nesër,

Edhe,

Edhe,

Edhe…

Tërhiqe zvarrë kullimin e lotëve,

Në shpirtin që e regj zemrën.

Për heshtjen varr –

Për humbjen e fjalës time

Foshnjare të parë –

Për humbjen e fjalës time,

Foshnjare të dytë!

E sot,

Sot,

Me Ty’

E’

Pa Ty,

Ndaj mërzinë,

Që as ti vetë nuk e beson,

Me lotin tim skëterrë,

Që nga thellësia e shpirtit,

Si gjak më kullon…!

Me Ty dua vetëm një herë të flas,

Mbase zërin ta dëgjoj,

Atëherë zemra të më pëlcasë.

E në çastin shterp,

Që rrezen e dritës e shkatërron,

Irisi i humbur sterrë,

Vdekjen të ma lehtësojë.

 

MBET E DREJTË – PA MBURRJE

Nuk të dua anipse nga larg,

Ti një trëndafil do të ishe,

Nga krypa e Tpasit,

Ose shigjeta e Neptunit,

Që flakën e shpërndan.

Të dua,

Ashtu si njeriu ca gjëra të errëta

I dashuron.

Dhe atë në shkëlqimin e verbër

Të zemrës së copëtuar

“Më shumë se dje e më pak se nesër”!

Të dua pa e ditur përse?!

Qysh kur e prej ku?!

Të dua me të drejtë pa kompleksitet e mburrje!

Të dua sepse ndryshe nuk di

Aq shumë sa që:

– Dora jote mbi toraksin tim –

Dora ime është,

Aq shumë sa që kur Ti sytë i mbyll,

Mua shumë shpejt gjumi më zë…!

 

EDHE PËR KËNGË

Sot ma kënaqe zemrën,

Ma mbushe shtëpinë,

Me zërin tënd të bukur,

Me shpirtin plot dritë,

Me dashurinë…

Krahët m’i dhurove,

Shpirtin, gëzimin…

Ecjen ma shpejtove,

Ma fale fluturimin.

Mos, të lutem, mos,

Se më lëndove fort,

Me le duke qarë,

E s’po pushoj dot.

Në zemrën time,

Loçkë,

Aty thellë ke hy.

Po më lëviz me gjakun

Të kam shpirt unë Ty.

 

MË PRIT…

P rit

O se

E ja ti

Z emra

I me – shpirt

D ua

A nipse

S i e

H utuar

U lëras

R rugëve të

I kjes bashkë me vetminë – VETËM

E dhe

 

GËZUAR DITËLINDJEN

Si (n)’ Qersh-i (or) – iku e kuqe flakë,

Rrezja e Diellit në thellësinë e mbrëmjes,

Puthi natën,

Dhe mori dashurinë gaforre në katrore,

Për 24 orë ose 45 herë në gji!

Me qejfe të thashë: (n)’ Korri (ik) or,

Shtatë kallinjtë e heshtjes,

Me të hidhet se vetë vdekja shekullore.

E nëse do, thuri shtatëmbëdhjetë Poezi për Bereqet,

Sepse molla qe ngrënë.

Ty, zemra ime 1 (Perisht) Marathonomak,

Vetëm e vetëm për mua,

Gushën ta puthi si pëllumb.

 

 

EDHE NGA LARG

Rrezja e Diellit puthi Yllin e Mëngjesit,

Akullit ia fali lagështinë e lotëve,

E vuajtjes së takimit në largësi,

Dashuria frymën ia zuri…!

 

MOLLA QË HËNGRE

Mollën që e hëngre,

Ishte e kuqe.

E kafshove,

E hodhe,

Në shportën e mbeturinave…

Mbase gabove,

Farërat i kishte origjinale,

Si të atyre,

Nga Naissi…

Mirë nuk bëre,

Hiq,

Që e kafshove,

Dhe u ndave,

Duke e lënë të lënduar…

 

ATENTAT

Dielli nuk duron t’i bëhet atentat,

Qelizat nuk durojnë të gënjehen…

Bashkimi nuk duron për respekt ndarjen,

Hëna nuk duron t’i vjedhin syzet…

Ajo nuk është e verbër,

Ajo sheh me sytë e shpirtit…

 

MË KE TRADHËTUAR

Më ke tradhëtuar në emër të shkrimit,

Në emër të figurave më ke tradhëtuar…

Kurrë nuk do të zërë vend,

Fjala e jote poetike…

Pena jote nuk ka për të shkruar më poezi,

Stuhitë e lakmisë e të tradhëtisë,

E kanë fundosur në thellësi të oqeanit…

Do të të mallkojë fjala e shkruar,

Edhe figurat e saj përjetë…

 

BUKURIA E DITËS

Hëna u përshëndet me terrin e natës,

Dhe Diellit ia fali dashurinë,

Për t’ia shtuar hijershinë,

Bukurinë e madhështinë e ditës.

Sot kur malli si kurrë më parë,

Shpirtin ma ka kapluar,

Nga foleja e gjoksit tënd,

Kosova ime,

E puthi çdo ditë të re.

 

HËNËS I TREGOJ

Dielli,

Shkatërroi një grumbull të reve

Të zeza skëterrë

Dhe qiti syrin e tij.

Ma fali mëngjesin,

Lotin ma teri në strehë,

Që shiu të mos ma lagë qerpikun…

Edhe Hënës do t’i tregojë,

Se sa mu bë zemra mal.

 

DESHA TË SHKRUAJ POEZI

Desha të shkruaj një poezi,

Desha të t’i them vetëm dy fjalë,

Desha të jem pranë teje –

Aty përbri…

Në mos mundsha në faqe,

Të të puth në ballë…

 

BUZË RRUGËS

Buzë rrugës së pakthim,

Thitha pikën e vesës së mëngjesit.

Dhe e gjora nuk e dita,

Se lagështia e pabesë,

Shpirtin ma thau…

Tradhëtia ishe Ti,

Randevouz nuk bëhet me Luciferin!

Pakthimi s’ka kthim

Në pakthim…!

 

VDEKJEN S’TA KAM BORXH

Mos u fsheh pas Diellit kot,

Sepse të sheh Hëna.

Pas Hënës s’mund të fshihesh,

Sepse të shoh unë me Yjet.

Gjithësesi s’është vetëm e jotja,

Ajo do gjithnjë lindje të reja.

Vdekjen nuk ta kam borxh,

Mbase këtë e ke kuptuar…

 

NË ZEMËR TË KAM

Në zemër të kam,

Edhe në shpirt…

Thellë.

Diellin në Ty e putha,

Drejtpërdrejt pa lajka.

Pa rroba kllounësh,

Pa lëkurë të humbjes së virgjër.

Vetëm Ty të kam,

Edhe në zemër,

Edhe në shpirt…

Thellë…

 

MASHTRIMET E NARCISIT

Në lagështinë e e vetëgjelbërimit,

Lotueset i hetojnë mashtrimet e Narcisit.

Mëkat për bukurinë që humbet pas kolapsit,

Për hyrjen e vetvetes në qejfe,

Mbi beben e syrit shterp…

Mëkat për nënën,

Mëkat për babanë,

Që gëzimet e klithjes së parë foshnjore

Ia falin djalit.

Grimcat e pasqyrës të mbledhura grumbull,

Reflekse portretesh për bukurinë thurin –

Ata kanë vetëm tri ditë jetë…

Kështu thanë të parët!!!

 

KRENARIA E KUKËSIT

Më lejove Diellin ta puthi shqip!

Për herë të parë,

Shpirtërisht,

Ia theve qafën mallit.

E hodhe për një çast në greminë.

Edhe kurbetit skeletin ia thërmove!

Me krenarinë e bujarinë Tënde,

Për mallin e shpëtimin tim.

 

HËNA S’ËSHTË JETIME

Zëri i bilbilit më ngazëllen,

Kur këndon këngën e tij,

Mendjen time ma rrëmben.

Për kurbet kurrë s’do të këndoj,

S’do të këndoj shumë as edhe pak.

S’do të thuri vargje e poezi,

Se nga syri do të më rrjedhë gjak.

Ah,

Tash nëna në terr vajton,

Edhe pse Dielli si këtu ndriqon.

Natën,

Pse Hëna rri në mendime?

Pse ka ngelë vetëm,

E duket si jetime!?

Dhe ia zgjas dorën Hënës,

E me zemër thërras.

Nga malli shkrumbi i nënës,

Oooo! –

Zemra,

Bre,

Zemra le t’më pëlcasë!

 

KURORË PRANVERE

Edhe kësaj Pranvere,

Ia kishin grisur fustanin…

Kishin dashtë t’i shthurin kurorën,

I kishin pasë thënë të vijë vetëm –

Por ajo prapëseprapë,

Si përherë erdhi,

Bashkë me shqiponjën!

 

 

UNË E TI NJË RELAKS

 

(Poem)

 

I

Mashtrimit ia vura nënkëmbëzën,

Për ta shpëtuar harresën,

Se ti u zure me tre,

Për qëllimin,

Për trishtimin…

Që të largohesh e të thuash:

– Jo unë s’pata faj!

Sherri të zuri për krahu,

Bashkë me hijen ndjekapase.

Theu qafën sakaq si ora,

Që përcjell kohën me trishtim.

– Po, po! Ti pate faj,

Sherr – ti hija jote ndjekapase…!

 

II

Në mua gjej udhëtimin,

Me mendimin e bartjes,

Ego në rrugën e pafaljes,

Mike e dashuruar?!

– Pse nuk del nga vetvetja?!

Me dashuri, me miqësi,

Që në mua ta gjej prapë,

Udhëtimin me mendimin e bartjes së Egos,

Zvarrë…!

 

III

Unë e di,

Se Ti më sheh!

Pa frikë –

Pa urrejtje…

Numëroj minutat në kotje,

Si hije e trajtuar,

E njeriut me kohë të mjaftueshme…!

 

IV

Një mori damarë akujsh,

Fundosen pa shpresë,

Në verën e kaluar-skllotë,

Në thellësinë e syve të Tu…

Çfarë tradhëtie!!

Nëntori i kaluar,

Prej detit të gjerë në oqean,

Ku loti përplaset me dhimbje,

Te ti,

Zotërotja ime…!

 

V

Çdo gjë që bëra,

Ishte me kast.

Çdo kast që vura,

Ishte një rast.

Pahirin e trazova,

Të iki nga rruga ime,

Pa përftyrime,

Syrgjyn gjallë,

Ti,

Vetmia ime…

 

VI

Shkoi,

Po,

Po,

Shkoi…

Me frymën pa ndryshim,

Në mall të pasosur,

E shtërngimin tënd,

Shtrydhje.

Fus në duart,

Që bashkë me mua,

Shkon,

Po,

Po,

Shkon…

E më kurrë nuk vjen!

Dashuri është aroma jote,

Është aroma ime,

Kur era më shtrydhë,

Dua e s’dua unë!

E me tretjen tënde,

Mbi supet e mia,

Me Diellin,

Prapë se prapë,

Do të jem si me Ty…

 

VII

Në vendin ku uleshim,

Nuk ulem dot.

Në hotelin e pritjes,

Fluturim e krahëkëputur,

Pres shkuarjen me Ty –

Pa Ty të nisem –

Me Ty,

Pres kohën,

Si një herë që shkoi…!

 

VIII

Unë edhe ti,

Më duket me qeshim njësoj!

Ti edhe qan si unë!

Ti,

Fatkeqësia ime…

Ti,

Thithja e ajrit në mushkëritë,

Ngazëllim që ma ka ënda,

Edhe kur nuk ndihem e uritur.

Te Ti që shuhesh,

Në lagështirë vese,

Buza e mëngjesit,

Ylli im i parë…!

 

IX

Nuk dua t’i dalloj njerëzit,

Nga hija me parametër

Neuronesh –

Për ndërrimin

Sikur mëngjesi mbrëmjes

Buzëqeshjen ia falë!

Shikimin e mikut

Ti

Shoqe…!

Nuk e mora nga ti

Përftyrimin e formës së njejtë

Në konture tiparesh,

Si të gjithë në një mënyrë,

– Trishtimit portën.

Nuk ia hapi dot,

Lodhjen e sodis,

Në qerpikun e gjysëmlëshuar,

Më dukesh shumë i vogël,

Ti ani i madh

Sa qudi!?

Nuk dua të të shoh gjysëm…!

 

X

Ka njëzet e shtatë vjet,

E më shumë…

Kisha krahë,

Kisha gëzim.

– Përse nënë, vajin ma dhurove?

– Nuk dua të qaj,

– Nuk dua të qesh,

Kur vetëm Ti do!

Bebëzën e syrit ta fala,

Ti,

Drita ime,

Edhe në natën pa Hënë,

Ti,

Rrezja ime,

Diell!

Ti,

Shkëlqimi im SUPERNOVE…!

 

XI

Ti ecë me mua,

Të bart si hijen time.

QUDI!

Të bart rëndë…

Me QUDINË!

Jo gjithnjë me mua

QUDITEM edhe vetë,

PSE?!

 

XII

Tradhëtinë në mua,

Kot e ke ta gjesh.

Bashkëshortin,

Shumëherë,

E zgjova nga kllapimi…

Shko – ik!

E në fund!

Ikja isha vetë!

Vetë krenaria ime,

Unikat në ndarje,

Si pranvera pink…!

 

XIII

Me tiparet e mia,

Të bukurisë së thjeshtë,

Puthi artin e natyrës,

Pa konture.

Lodhjen në kohë,

Rrudhë e dashjes pa dashje,

Vitet nuk i ndjej në shpinë…

Bartje,

Lavdëruar qoftë arti i shpirtit Zot,

O Zot i madh,

Ti,

Mbështetja ime,

E para,

E fundit,

Me ndërgjegjen zemërplot…

Sa shumë të falem Ty,

Që mua ndoshta si dhuratë

Më solle!

 

XIV

Kur të thuash se të dua,

Për inat,

Nuk u desh të ikësh.

Bashkë me ëndërrën,

Gjumin çdo mbrëmje e thërras,

Me qerpikun tënd të mbyllur,

Dhe saora fjetja ime

Shekullore

Me humbjen e kristaleve,

Pasqyrë përftyrimesh,

Me mijëra halle…

Quditërisht,

Mori ëndrrash shqelmohen,

Nga zemra e coptuar…

 

XV

Lagështirë,

Ujë,

Qullë…

Ndjeva në mua.

Dikush më tha:

– Ishte shkëlqimi

Pa shushurimë,

Ishte e jona

Kënaqësi në amshim.

E unë –

Unë u largova,

Ani që Ti atë ditë,

Nuk deshe.

Mos harro!

Fe – ani 1 është vetëm imi

Si Marathonomaku…!

 

XVI

Dyshemesë në shtëpinë e madhe,

Të shkronjave të bashkuara,

Inatin ia hoqëm…

Plot shprazje –

Pa gjëmim…

Me dridhje,

Plot gëzim…

Dritë aty,

Dritë këtu,

Portë e mbyllur me çelës.

Çelës…

Hekur anë e mbanë,

Ani – de,

Mirë, – thashë,

Ti dashuria ime,

E imja e madhe,

Dhuratën ndarje

Ta futa në pakon e pakthimit…!

 

XII

Jeshil nuk pikturoj,

Qudi,

Shumë herë nuk dua,

Ngjyrë kafeje,

Po, po…

Do të gjesh në mua.

Jo,

Në shpirt,

Jo,

Aty gjithmonë jeshil,

Po në sytë që nuk i do.

Ata që s’janë tebdil,

Më tha se makiaton,

Ty ta ka ënda.

Hyr në sytë e mi,

E mbete në zemër brenda…

 

XIII

Sihariq krahërori im,

Tradhtia dështoi…

Gjiri im,

Gjoks plot Nënë e birit.

Vetëm për të

Gëzoj…

Sihariq,

Krahërori im,

Sihariq,

Sihariq…

Ngrohtësi e ngjeshur

Në mua

Sa e lumtur u bëra sot…

 

XIX

Rrugës së shkuarjes

Vij prapë,

Shkoi anash

Në vëmendje,

Se dorën nën ngricën

Lypje

Se lëndoi dot…

Zemër,

Mbaje lotin!

Unë e ti jemi syshkruar,

Si kafeja

Buzë liqenit të kaltër…!

 

XX

Mos më prit në heshtje

Me muaj

Se pranvera gati erdhi,

Në trupin e ledhatimin tim.

Lëvizje të tjera nuk dua të ndjej.

E rrethuar në pritje,

Një vit e më shumë,

Pres pranverën

Të më marrë me vete.

Bashkë

Ikjen time –

TI,

Ikjen tënde –

MUA,

Unë e Ti gjithmonë

Ikje në pakthim…

 

XXI

Pesëdhjetë-a janë shumë?

– Jo, – tha dashuria.

– Jo, – the Ti!

– Po, – thashë unë.

– Ehhhhh?!!

Gjysëmfillimi në mbarim.

Gjysëmmbarimi në fillim.

Ehhhhh?!! – për mua.

Ehhhhh?!! – për Ty!

 

XXII

Ti nuk e gjete fillimin,

Në oshëtimën pas heshtjes.

Ti nuk ndjeve oshëtimë…

Ehoo – je si në mal!

Krenaria ma shtoi

Bukurinë.

Oshëtima ime,

Vërtetë

Ti kala e shembur,

Vese plot e përplot,

Lagështi – qullë në mua…

 

XXIII

Në rrugën gri të Vjeshtës,

Nga trishtimi

Gjethet e blirit heshtin…

Nën shkeljen e kalimtarëve,

Shkofshin në pakthim…

Ata që i prekin sensorët,

E dhembjes gjer në palcë!

 

XXIV

Më mos më prit

Të trokasësh në portën e dashurisë.

Nuk dua të dëgjoj…

Jo,

Jooo!

Kam hedhur peliçen

Përmbi zgavrra të veshëve,

Zhveshjeve nuk ua shtoi bukurinë…

Mos më prit me ngricat,

Kristale flluskash

Në liqenin e dashurisë sonë.

Ngricë,

Se unë vetëm me Diellin,

Do të bëj Randevouz-mon Seniore…!

 

XXV

Unë nuk kam halle,

E nuk digjem.

Se s’kam zjarr

Në veten time…

Me Ty dua

Djersën e zhegës dashuri ta fshij

Djersë vullkani

Në Ty

Djersë vullkani

Në mua.

Unë e ti

Shpërthim pa kontrolle,

Llavë flakë e kuqe

Ooo, bre! –

Si vetë gjaku…!

 

XXVI

Në mbrëmje,

Unë jam unë

Në origjinal,

Si tërë dita vetë.

Në mbrëmje

Pse,

Pse ta thërras bukurinë!?

Me lapsin

Si vetë nusëria e moçme,

Në kutinë e vjetër

Mbuluar me merimanga,

Me të kuq buzësh

Kur buzët

Kështuashtu

Si qershi

E si Molla e Kuqe i kam!

Deri edhe pas mbrëmjes

Kuq unë,

E,

Kuq Qielli

Nga perëndimi.

Aty ku me mua

Bie në gjumë Dielli.

Unë kuq nga Ti

E ti kuq ndoshta

Nga marrja e heshtja,

Që as vetë nuk e di

Përse!?

E unë po –

Po e di…!

 

III

NË THELLËSINË E NDJENJAVE

Në thellësinë e ndjenjave,

Të kam,

Ty,

Kosovë,

Të kam,

Ty,

Gjakovë…

Aty ku nëna më dha gji,

Mallin kujtoj…

Kjo largësi më ka tretur

Diku thellë,

Në mallin e Shpirtit tim,

Për Ty

Kosovë.

Në mallin e Zemrës time

Për Ty

Gjakovë…

Rrugës së mërgimit,

Larg Vendlindjes,

Larg Gëzimit,

Thurë me kurorën e vetmisë…!/gazetaditore

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: e ftuar ne, Sabahate Bytyci, Sofren e Diellit

“Mea culpa” e Berishës, dhe si mund të “Rilindësh” saktë nga dy mami

June 30, 2013 by dgreca

Nga Rafael Floqi/

Berisha pranoi se nuk mundi të arrinte të realizonte  ëndrrën e tij të liderit që e bëri Shqipërinë një vend të zhvilluar evropian, ndërsa Rama pohoi se ai u çlirua nga paranoja e tij e vdekjes se ai do të ketë mundësi të zërë një vend në histori.  Jemi përpara një humbje të thellë të PD-së.  Është nga ato vota, masive që nuk të lë të krijosh iluzione për karakterin e votës së shqiptarëve.  Dikush thotë se Berisha, humbi për shkak të rrotacionit, dikush nga të pakënaqurit e Berishës brenda PD-së, dikush për shkak të autarkizmit, apo të arrogancës së PD-së, për shkak të mungesës së demokracisë, apo korrupsionit, një tjetër. Mund të jenë këto apo dhe të tjera, por unë do të theksoja elementet psikoanalitikë të personalitetit të dy liderëve.

PD humbi për shkak të projeksionit të personalitetit të Berishës në ëndrrën e tij evropiane, për një Shqipëri evropiane. Ndërsa Rama tashmë. siç pohonte vete në një intervistë të dhënë në 23 qershor për prestigjiozen franceze “Le Courrier des Balkans” fitoi se kërkon të lerë një emër në histori. Dhe në emfazë pohoi paranojën e tij nga vdekja tok me delirin e tij të madhështisë “Kam një problem me vdekjen. Vjen nga fakti që jam një artist. Kam një problem me vdekjen dhe me historinë. Dua të lë një emër. Nuk më intereson për të tjerat. Bëj politikë për të luftuar idenë e vdekjes.”

PD  humbi për shkak se ëndrra evropiane e Berishës,( ai ka pohuar se nuk sheh ëndrra gjatë natës ) ishte makro dhe madhështore, por duke bërë këtë ai harroi mikron.  Mikromenaxhimin e elementeve të jetës së ekonomisë të njerëzve, ku kriza ekonomike kish futur kthetrat e saj. Ai humbi ndër të tjera edhe pse nuk kuptoi, nëse një shoqëri nuk ndihmon shumicën e varfër, atëherë ajo nuk ndihmon edhe të pasurit.

Berisha nuk ka ditur t’i shmangë krizat, madje  i krijonte apo i krijoheshin, dhe vetëm pastaj përpiqej t’i menaxhonte. Kriza e Piramidave e vitit 1997 është dëshmi për këtë. Berisha i toleroi piramidat me idenë se krijonte bollëkun, iluzionin e liderit që të linte një mesazh të madh në histori. Dhe piramidat po të kujtoni ndodhën pas udhëtimit të Berishës në Malajzi dhe në Brunei. Ai ndjeu se me ndonjë rrugë informale mund te krijonte, bumin ekonomik  dhe dështoi, për vetë modelin që krijoi, apo dhe për rrethana të tjera. Burimet e pastrimit të parave të u prenë, dhe Gjallica e Sudja e te tjera ranë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Le të thotë, si të dojë Berisha, por ai asnjëherë nuk ka qenë sinqerisht i qartë në ndjesën për atë që ndodhi.  Dhe shkaku pse kjo ndodhi, lidhet me dëshirat e tij për të lënë një gjurmë pozitive në Historinë e Shqipërisë. Por për të gjykuar berishizmin mund ta gjykosh nga anti- berishizmi dhe nga miti negativ për Berishën që armiqtë e tij të shumtë kanë në mendje.

Por a votuan shqiptarët më shumë kundër rizgjedhjes të Berishës, apo votuan për një shpresë ekonomike me të mirë? Ai ishte ky basti i fundit i tij?

Në fakt, Berisha mori përsipër vetë të gjitha madje dhe humbjen.  Ministrat dhe deputetët munguan në gjithë fushatën e tij. Rizgjedhja ishte sfida e tij dhe sfida e moshës së vet. Sado të duket paradoksale, lind pyetja: A u mund i anatemuari Berisha nga opozita, apo u mund nga populli?

A u mund ai nga rrotacioni politik, si konsum moral,  apo nga epitetet për të, si “gjysh”, megjithëse energjia e tij ishte e pashtershme,  dhe ata që do të vijnë, edhe pse të rinj nuk kanë së bashku as gjysmën e energjisë së tij.

Vetë Berisha, pat thënë në një intervistë duke qeshur se ai ka rënë nga kali dhe përsëri është ngritur. Dhe në qoftë kjo rënia e tij e fundit, edhe pse ende ka takat, nuk ka kohë të ringrihet. Socialistët kërkuan me ngut që ai t’i njihte zgjedhjet. Ndërsa ai i qetë po priste përfundimet, edhe pse tendenca fliste ndryshe.  Ai kishte humbur…

A pat humbur ai kontaktin me realitetin duke ndjekur imazhin e vet, apo ishte i kthjellët . Berisha me “mea culpa-n” e tij, sërish prapë pohoi se “kjo ka qenë fushata më e mirë që ka bërë” . Mundet po me shumë pak rezultat.

Natyrisht puthadorët dhe sahanlëpirësit  brenda partisë  nuk mundën ta ftillonin. Ai i besonte më shumë personalitetit  të vet, sesa ideve  të enturazhit e të këshilltarëve.  Kritikët dashamirë të partisë u eliminuan.  Zërat ndryshe, si:  Selami Xhepa apo Mark Marku, nuk u rikandituan, habi është mos kandidimi  i juristit Ilir Rusmaili, ende ka pikëpyetje. Mos Berishës, zelli i tij për të dalë në televizion iu duk si karshillëk, apo i mos i dukej Josefinës?  Kohët e fundit dhe i larguari Aleksander Biberaj u rikthye për të sfiluar për kryesinë e PD. A do të pranohen dhe të tjerët? A është në gjendje PD-ja të funksionojë pa Berishën dhe hijen e tij? Pse vetëm tani që Berisha që po kërkon të gatuajë portretin e dishepullit të vet në PD, flet për rregullin demokratik “një votues një votë”?  Pse do të duhej kjo humbje katastrofale për të kuptuar atë, që Berisha  s’mundi të zbatonte dot nga Makiaveli, edhe pse diti dhe shfrytëzoi shumë nga mekanizmat e tij të ruajtjes së pushtetit. Berisha pati dhe ka dhe një të metë të madhe, nuk diti të delegojë, nuk krijoi një ekip pasues, nuk gjeneroi një brez të ri për partinë. Ashtu si Dashamir Shehu pohonte në një debat disa ditë me parë se “në PD ishte Berisha , ishin 100 vende bosh dhe pastaj vinin të tjerët”.

Mendja e tij, që e majta e quan djallëzore, autoritare dhe që i frikësohet edhe sot atë edhe kur Berisha është e mundur, nuk mundet të punojë ndryshe.  Berisha humbi se ai luajti për veten dhe jo për partinë e vet.

Ai nuk diti të kuptonte se imazhi i ndryshimit të zgjedhjeve të 2005, KOP-i, nuk u sendërtua si normë në PD. Ndoshta Berisha filloi t’i druhej më shumë hyrjeve të reja, sesa xhaketave të vjetra të PD-së, të cilët i pranonte mjaft që të pranonin pushtetin e vet. Çfarë i sollën Imamët dhe Cekat partisë ? Në fakt, çdo skizmë brenda PD-së dështoi të konsolidohej. Ai i mundi dhe si të mundur i futi në vathën e vet. Por kjo forcë e karakterit të tij, që mbante partinë ishte dhe një makth për të majtën.

“Për fat, shkruante një analist, nga ata që janë paguar për të nxirë çdo gjë kundër Berishës, “, mosha e tij, nuk do t’i lejojë amnezisë legjendare të shqiptarëve që ta rikthejë në pushtet. Ai që përçau shqiptarët, që zgjidhjen e konflikteve e bënte duke ngjizur të reja, që luante pamëshirshëm me instinktet më të ulëta, që ngjallte ambiciet më të zeza, që promovonte njerëzit e deformuar dhe me mbështetjen e tyre qeveriste, që shfrytëzonte dobësitë për t’i përdorur, tashmë nuk do jetë më dhe nuk rrezikon të rikthehet.”  Por ai bëri atë që e majta nuk e ka bërë , pranoi  Mea Culpa, kjo e lartëson a të moralisht më shumë se dyshja e batalionit e  “Rilindja” me komandant Ramën, dhe komisar Metën  “.

“Dy mami e nxjerrin çyryk fëmijën”, thonë. Por a mund të vijë Rilindja nga dy mami si PS dhe LSI kur i ndan në mes një kurban?  Kjo është  një pyetje që lind natyrshëm dhe shpjegon atë pse e majta edhe sot shpreh një gëzim të përmbajtur. Me gjithë 16 votat e Metës, diversioni i përhershëm që e mbajti të majtën të përçarë, i rri si shpata e Damokleut për koalicionin. A mund të ketë një përçarje të ardhshme mes tyre. Ambiciet janë aty. Meta garanton, por nuk besohet.  Atij PS nuk i beson se ai ka kaluar shpesh herë ylberin. Ndaj dhe gëzimi është jo aq i shfaqur . Meta më së fundi deklaroi se kryeministri i takon PS-së dhe se ai do të marrë vendin e spikerit . Nëse do të jetë kështu nga pikëpamja pragmatiste, çka do të fitojë Meta më shumë nga aleanca “e natyrshme “me PS-në, sesa fitoi nga ajo “e panatyrshme” me PD-në.

Nga ana tjetër, vetë anëtarët e koalicionit duhet ta lexojnë me kujdes dhe modesti fitoren. Përmbysje të tilla, para së gjithash vijnë për shkak të mbingopjes nga një qeverisje, dhe jo prej programeve ose shpresës që ngjallin të ardhurit  rishtas.   Shqiptarëve iu mërzit Sali Berisha dhe  riciklimi i tij, më shumë  sesa keqadministrimi i qeverisë. Ajo që është e sigurt, ka lidhje me faktin, se vota “pro” opozitës, vjen  para së gjithash nga refuzim i Berishës, sesa nga ndonjë parapëlqim i ngjyrës “mavi”.

Shqiptarët presin që dyshja Rama – Meta, t’iu tregojë se janë diçka ndryshe, nëse janë të paktën mami të kujdesshme.  Fuqia e LSI si një parti që mori më shumë vota “pse të fut në punë” do të bjerë shpejt pasi nuk janë të mundur të punësohen të gjithë ata zgjedhës.  Çelësi për të kuptuar humbjen e fitoren e këtyre zgjedhjeve lidhet me të kuptuarit  pse fitoi LSI-ja. Pasi niveli i përqindjes të votës së PS-së është po ai rreth 41%. Këtu lind pyetja a do të ketë një mandat të plotë katërvjeçar. Apo kriza më shumë se fuqia e opozitës së re do të paraqesë zgjidhje të reja. Shumë nga premtimet populiste të opozitës para zgjedhjeve lokale do të jenë dëshmuara se ishin vetëm mashtrime elektorale. Pasi ekuacionit me shumë të panjohura të programit populist të PS-së, të cilës as dhe ekonomistët e PS-së nuk mund t’ia bëjnë provën.

 

Megjithatë se çfarë do që të bëjnë socialistët, nuk mund ta largojnë Berishën nga historia. Ajo  kujton shpesh se veprat e mëdha dhe gabimet e mëdha i bëjnë ata që janë autoritarë dhe ndjekin vizionin e tyre. Berisha bëri rrugë dhe tunele si Ajzenauri në SHBA që krijoi boom-in ekonomik të pas luftës në SHBA, por i duhej dhe pak kohë.  Shihni, gazsjellësi TAP u miratua edhe me lobimin e Berishës.  Por gjatë mandatit të dytë qeverisja e Berishës ra më shumë  viktimë e vet projeksionit të tij në histori, dhe krizës ekonomike botërore, sesa e autoritarizmit të tij . Gjatë kësaj kohe  Berisha u mor më shumë me idenë e vet, sesa me hallet e njerëzve për një jetë më të mirë, shëndetësi, arsim dinjitoz. Këto qenë pikat e dobëta që opozita i kapi dhe ato i dhanë asaj fitoren. Ai mendoi me të drejtë se veprat e mëdha do të sjellin begati ekonomike, por për zgjedhësin e thjeshtë është me e prekshme  shtrimi falas në spital, sesa koha që do të fitojë nga tuneli i Elbasanit. Por megjithatë ka mundësi që premtimet që i sollën opozitës së majtë fitoren mund t’i sjellin edhe asaj rënien.

Dyshja e majtë që do të qeverisë vendin në katër vitet që vijnë, rrënjët i kanë në vitin e trazuar ‘90-të. Janë pjesëmarrës aktivë të ngjarjeve të kohës, rrjedhimisht kanë gjithë virtytet dhe veset e saj. Kurbani i Ramës e ilustron këtë.  Por tani qeveria e së majtës i ka gjithë shanset të mos t’i zhgënjejnë të qeverisurit e tyre. Por a do të dinë të bashkëjetojnë, pasi Rama psikologjikisht priret drejt ndarjes ?

Votuesit shqiptarë e bënë zgjedhjen. E kanë bërë detyrën e tyre. Po presim që të rinjtë .” e vjeter” te ardhur në fuqi, do të dinë të ngrenë një shtet me fytyrë njerëzore dhe në shërbim të shtetasve, një administratë profesionale dhe të karrierës, drejtësi të pavarur. Por kjo më shume se një asfiksi e pushtetit të demokratëve, është rezultat i demoniakizimit të figurës së Berishës nga propaganda e majtë. Vetëm disa dalje televizive në fund të fushatës nuk zbuluan dot anët njerëzore të tij. Rama në fjalën e tij u tregua kalorësiak ndaj Berishës. Premtoi se nuk do të ketë hakmarrje ndaj zgjedhësve dhe mediave, të paktën kështu kanë deklaruar. Por a mund t’u besosh,  Metës me video korrupsioni qoftë dhe të montuar, apo Ramës që largoi nga Partia gjithë detashment e mendimit ndryshe, dhe mbajti vendin për një vit jashtë mundësisë për kandidimin në BE, ai se ka hedhur poshtë ende librin “Kurban”.

Në fakt fitorja e arritur nga Aleanca e Majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani. Ky është një proces demokratik ,ku ka fituar shumica e cila tashmë i takon edhe të qeverisë për katër vitet e ardhshme.  Duke u ndalur tek sfidat e integrimit, një vend kandidat duhet që qeveria t’i plotësojë me rigorozitet të gjitha këto kërkesa, pa zvarritje dhe mungesë vullneti nga të gjitha palët. Votuesit kanë dhënë votën për ata (të majtët) dhe tani është koha që ata të dëshmojnë se sa janë në gjendje t’u përgjigjen premtimeve të tyre dhe të qeverisin në respekt të votës së zgjedhësve. Pra të shohim në vitet në vijim se sa ata mund të bëjnë më mirë ose jo në qeverisjen e vendit. Tani ata kanë shansin që në muajt dhe vitet e ardhshme të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Sfidat që ka përpara Shqipëria janë të shumta.  Kjo do te varet se sa opozita do dijë të zbatojë mësimin e J.F. Kenedit “Detyra jonë nuk është të rregullojmë duke fajësuar të kaluarën, por të rregullojmë kursin e së ardhmes.”

 

Filed Under: Komente Tagged With: analize per humbjen e berishes, Rafael Floqi

NDERROI JETE NE NEW YORK ENVER SHASKA

June 30, 2013 by dgreca

NJOFTIM MORTOR-ENVER SHASKA NDERROI JETE NE NEW YORK

Me hidherim te madh morem njoftimin per vdekjen e njerit prej antikomunisteve me te vendosur, legalisteve me te denje, aktivisteve me te pa lodhur te ceshtjes shqiptare dhe mbi te gjitha fisnikut z. Enver Shaska.Ai ishte dhe nje vatran i perkushtuar.Njoftojme komunitetin shqiptar se sherbimet funerale do te zhvillohet sot, e diele, 30 qershor, nga ora 5pm-9:30pm ne Albanian Islamic Center ne adresen 7224 Myrtle Avenue Glandale, NY 11385. Per detaje rreth varrimit do t’ju njoftojme me vone.Me kete rast po ribotojme shkrimin e me poshtem, i cili eshet botuar se pari ne gazeten Illyria ne New York, Bota Sot, Gazeta 55 dhe Gazeta Standart dhe Gazeta Dielli online.

   ***

 Enver Shaska, nacionalisti që u burgos nga fashizmi dhe u shpall kriminel nga Enver Hoxha

Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne jemi tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me Dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet …

Nga Dalip GRECA *

Enver Shaskaj jetoi në Nju Jork. Ishe pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e Partisë së Legalitetit dhe në ato të Federatës Panshqiptare “Vatra”. Nacionalisti i vjetër nuk e harron çastin e dhimbshëm të ndarjes me atdheun. Kam lotuar, kam qarë, thotë kur u largova nga toka mëmë. Mbaj mend se qëndrova me shikim drejt atdheut, derisa më humbën nga sytë majat e maleve. E kam gjithçka para sysh, sikur ka ndodhur sot, thotë ai dhe fillon të shpalosë kujtesën: Kam ikur nga Shqipëria në nëntor të 1944-s, më 19 nëntor kam lënë Shkodrën, më 21 nëntor mbërritëm në Monopoli të Barit, Itali. Udhëtimi qe i vështirë, plot të papritura. U nisëm nga Tivari. Fillimisht qemë grumbulluar në Shkodër, kur pushteti i komunistëve ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kam qenë vetë i pestë nga familja ime që donim të kaptonim detin. Kam pasur xhaxhanë, Sadik Shaskën, një xhaxha tjetër, Hakimin, vëllanë tim Tajarin, djalin e xhaxhait, Hekuranin. Ka qenë dhe një kushëri, që mbeti në Shqipëri e që quhej Filo Shaskaj. Atëherë isha 23 vjeç. Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet. Mbaj mend erdhi Xhemal Najipi, Rrok Geraj e shumë të tjerë si dhe Llesh Marashi, kapiten Gjelosh Luli. Xhaxhanë tim e kisha lënë në një fshat, që s’më kujtohet emri tani. Përpara grumbullimit në Shkodër, vëllai me xhaxhanë tjetër ishin në Kavajë. Unë me djalin e xhaxhait ishim aty. Menjëherë u mblodhëm në Shkodër. Aty na erdhi lajmi se nisej një varkë drejt brigjeve italiane. Mësova se Ali Këlcyra dhe Kadri Cakrani kishin kërkuar xhaxhanë. Këtë gjë mbaj mend se ma pat thënë Agim Karagjozi (kryetari i tanishëm i Vatrës). Arsyeja e kërkimit ishte se ata kishin lënë tre vende në varkë. Xhaxhai tha se do më merrte mua dhe kushëririn tim Filon. Djali i tij, vëllai im dhe xhaxhai tjetër do të mbeteshin. Ne iu lutëm, u thamë se Hekurani është më i riu dhe më i vogli, s’mund të mbetej aty. Të gjithë iu lutëm që të merrte Hekuranin. Por ai ishte shumë i çuditshëm. U përgjigj prerazi: Këtë turp s’e bëj që të marr djalin tim dhe të të lë ty. Unë do të të marr ty! A besoni ju në ëndrra?, – më drejtohet Enver Shaskaj dhe kërkon të largojë regjistratorin e bisedës. – Ky djali i xhaxhait kishte parë një ëndërr atë natë sikur ngiste një makinë dhe kaptonte çdo hendek. Makina sikur ishte e ushtrisë amerikane. I thotë të atit në sabah se do të shkonte edhe ai. Po, bir i babait, po, do të vishë edhe ti. Mirëpo ai e mbante kot me shpresa. Kjo punë kishte marrë fund. Ne të tre do të iknim, vijon rrëfimin Enver Shaska, duke treguar detaje nga ikja pa kthim. Dolëm te fabrika e çimentos në Shkodër. Im vëlla i thotë djalit të xhaxhait, Hekuranit, që të shkonte dhe ai se ndoshta e shikonin të vogël dhe e merrnin. Kur zbresim te fabrika e çimentos në Shkodër, ky s’kish vend se njerëzit ishin caktuar më parë. Kushëriri im i tha të hipte në vendin e tij (kur është shkruar për të vuajtur) dhe u kthye për vete ai. Ishte shumë prekës çasti i ndarjes me dheun ku kishim lindur. Tërë jetën e kam ndjerë peshën atij dheu, dhe Shaska i mallëngjyer kujton momentin prekës. – Xhaxhai im tha që të merrnim ca dhe’ nga atdheu që, kur të vdiste, t’ia hidhnim në varr, donte dhe’ nga toka e Shqipërisë. Më ka mbetur peng edhe sot kur i thashë: Hajde, se katër-pesë muaj dhe do të kthehemi prapë, më shumë për ta shkëputur nga mallëngjimi, ia thashë ato fjalë. Por kur del bishti para sqeparit! Xhaxhai ma pret: Ku e di ti, more xhahil. Jo unë, plaku që s’kthehem, por as ju nuk do të ktheheni. Ai ishte shumë largpamës. Ikëm në Tivar. Prit për varkën e Shkodrës që të vinin këta, hiç. Në atë varkë do të hipte Mid’hat Frashëri, Sali Myftiu e shumë të tjerë. Më vonë e morëm vesh, këtyre u kish ngjarë një ngatërresë në Shkodër dhe varka s’po vinte. Ne shkojmë në Tivar. Atje gjejmë çetnikët, ca malazezë që kishin varkën e tyre për të kaptuar detin. Ne dhe Hamza Drini, Masar Pustina, Teki Xhindi, Dule Sevrani, Xhevat Kajllajxhiu, ishim të tërë aty. Nja 39 shqiptarë. Na pyetën ata, çetnikët malazezë: Po ju shqiptarët, ç’do të bëni? Do të presim varkën, u përgjigjëm ne. Nuk keni kohë. Nesër e zënë komunistët këtë vend. Hajdeni në varkën tonë. Hipëm në varkën e tyre, pasi paguam nga një napolon. Kur hipëm në varkë, Neshet Kolonja, që ka qenë oficer, pyeti xhaxhanë: Sadik, çfarë po mendon? Nuk besoj se do të na dalë për hajër. Arapit t’i zbardhet faqja s’ka bërë vaki! Si do të na lënë këta të shkojmë tek anglezët? Do të na mbysin. Do na venë ndonjë minë e do të na hedhin në det. Ne po qeshnim, s’kishim ç’bënim tjetër. Po më mirë të na hajë peshku, se të na zënë komunistët. Përballja me partizanët e marshallit Tito Surpriza na ishte ruajtur për në fund, kujton Enver Shaska. Kur afrohemi pranë Barit, në Monopoli, na u ofrua një pamje jo e zakontë. Fillimisht nuk po kuptonim gjë. Ç’të shihnim? Nja dhjetë vaporë të mbushur me ushtarë të Titos, me yllin e kuq. Ne qemë nja 40 shqiptarë, më shumë se ne qenë çetnikët malazezë. Ata, çetnikët filluan të grindeshin me titistë me yll të kuq. Të dyja palët ishim të armatosur. Filluan të shahen me njëri-tjetrin. Puna po shkonte keq e më keq. Të tërë qemë të armatosur. Mbaj mend se ka qenë një kolonel malazez, Mishkuviç, ia thoshin emrin. Ai qe në varkë me gjithë zonjën e tij. Dukej që ishte nga një familje e zgjedhur e këtë e tregonte pamja e tij dhe e zonjës së tij, veshja e tyre prej fisnikësh. Ai thirri Hamzanë dhe Masar Pustinën e i pyeti: Ç’do bëni ju shqiptarët nëse nuk na lënë të ikim këta me yll të kuq? Këta menjëherë ia kthyen: Luftë, ne të humbur jemi në duart e tyre… Jo, jo kaq shpejt përgjigjen. Shkoni e bisedoni njëri me tjetrin e më bini përgjigje, se ne kemi vendosur që do të vdesim duke luftuar. Ne, po të na kthejnë prapa, e dimë ç’do të na bëjnë. Do të vdesim në këtë varkë e nuk dorëzohemi. Edhe këta tanët i thanë se “do të bëjmë luftë e nuk dorëzohemi”. Vjen një oficer anglez me një qen për dore. Malazezët dhe çetnikët kishin një oficer që kishte qenë ministër me gjermanët dhe e fliste anglishten perfekt. Ai tha anglezëve: – Para se të hyjmë në dialog, kam dy fjalë për t’ju thënë ju anglezëve: Ne kemi ardhur tek ju, sepse ju nuk erdhët atje të na ndihmonit, por na braktisët. Erdhëm ne pra tek ju. Kush do të na marrë ne në dorëzim? Na merrni ju, apo na marrin këta, që na kanë vënë pushkën? Në qoftë se na marrin ata, ne me ata kemi bërë luftën atje e do ta bëjmë dhe këtu. Po na morët ju… Oficeri anglez na qetësoi tha se ata, partizanët e Titos, nuk kanë punë me juve, ju keni ardhur tek ne dhe ne do të merremi me këtë punë. – Jo, jo nuk e duam këtë përgjigje të shpejtë. Shkoni e pyesni. Vajti, u kthye e tha: S’kanë punë me ju, po ju do të dorëzoni armët, tani nuk do t’ju duhen më. Çarmatosja dhe dorëzimi i nagantit… Ky urdhër na çorientoi fare. Si të dorëzonim armët, që ishin vetë jeta jonë? Kjo ishte e tmerrshme, kjo ishte vdekja. Të gjithë u trembëm se kur paske një armë në dorë, s’ka burrëri më të mirë, por kur ta heqkan armën, s’ka gjë më të keqe për burrin duarthatë. E pret vdekjen e s’ke nga ja mban, s’di nga të vjen e s’di si ta përballësh. Një nga ata që ngulën këmbë që të japim armët ishte xhaxhai, Sadiku. Eh, xha Sadiku, ai ishte rritur me luftën. Edhe syrin në luftë e kishte humbur. Pa ta dëgjoje se sa i qetë argumentonte idenë e dorëzimit të armëve. Mbaj mend se u mblodhëm e diskutuam se si do t’i përgjigjeshim kërkesës për çarmatim. More djem. Në qoftë se këta kanë ndërmend të na dorëzojnë, edhe me armë kur të dalim atje, na dorëzojnë. Pse ju mendoni se ne do t’i mbajmë gjithnjë me vete armët? Do na i heqin atje. Ne erdhëm këtu për t’iu dorëzuar në besë atyre. Dhe ju mendoni se këta duhet të na vrasin, të na dorëzojnë? Por mos bëhemi ne shkaktarë. Jepini armët! Kështu na tha xha Sadiku, ish luftëtari i Pavarësisë, komandanti i Luftës së Vlorës, deputeti i Mbretit për 15 vjet. Kujton Enver Shaska: Unë kam pasur një revole, një nagant. E kisha peshqesh nga babai dhe ai e kish peshqesh nga i ati kur qe martuar. Se si m’u duk që ta dorëzoja. M’u kujtua amaneti i babait. Kur dola në çetë, ma pat dhënë si kujtim e më pat thënë: – Mbuloje mos të ta zërë vesa që të mos ndryshket. Ruajtësi sytë e ballit! Ndjeva dhimbje ta dorëzoja në ato çaste dhe e fsheha nën rroba. Më pa një vlonjat tjetër aty dhe i tha xhaxhait: Efendi, Enveri e ka fshehur revolen. Pa t’u nxeh xha Sadiku e m’u kthye: Ouu, dashke të më lidhësh mua për një revole. Bjere këtu! Ma mori…! Kështu u çarmatosëm. Më pas, Enver Shaska kujton jetën e vështirë nëpër kampe:-Ne ishim të palarë, pis, se vinim nga malet. Anglezët na dezinfektuan, na dhanë rrobe, na dhanë bukë. Të tjerët, erdhën më pas, lundruan me varkën e madhe dhe kaluan shumë peripeci. Mid’hat Beu, Hasan Dosti, Ali Këlcyra, Sali Myftiu, Selim Damani e të tjerët, i çuan në Grumo. Ai qe një kamp shumë i keq, i përbaltur, kushte shumë të vështira Me ta ishte dhe vëllai im, Tajari dhe xhaxhai, Hakimi. Të mbyste balta. Atje ishte dhe baba Rexhebi, i cili qe dervish në atë kohë. Ata ankoheshin për jetesë të vështirë: Vinte ai kapteri, serxhenti anglez, e i ngrinte në mes të natës. Kishit frikë se mund t’iu dorëzonit tek Enver Hoxha, pasi ai ishte aleat me anglezët, ishin fitimtarë, ndërsa ju ishit në krahun të humburve?, – e pyes Enverin. A, sikur, Enver Hoxha të kish bërë një çikë afri me këta, kishim frikë se do të na dorëzonin. Mirëpo ata nuk u afruan me këta për dorëzim. Një gjeneral anglez i ka thënë Ali Këlcyrës në Romë në shtëpinë e Mehdi Frashërit: “Ata paskan fatin e madh që plasi lufta me Greqinë, se ne kemi qenë gati t’ju dorëzonim, por Enver Hoxha nuk na e shkeli një çikë syrin”. “More djem, emigroni se nuk ka luftë!” Shumë nga nacionalistët e arratisur shpresonin se një ditë të afërt do të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Shpresonin se pushteti i komunistëve do të binte nga dita në ditë. Por parashikimet qenë parashikime. Enveri qëndroi 50 vjet dhe ata, të ikurit mbetën larg të dashurve të tyre, larg mëmëdheut, për të cilin kishin luftuar duke shpresuar që ta lidhnin me perëndimin. Tregon Shaska: – Mbetëm nëpër kampe të Italisë, pesë vjet, duke pritur me shpresa të varura tek rastësia. Kishim një moral të fortë dhe thoshim çdo ditë se do të ktheheshim, jo sot po nesër. Kur Titoja kërkonte Triesten, vajtëm thashë. Kur u bë lufta me Greqinë, kur u bë lufta në Kore, në Vietnam, gjithnjë kemi qenë me shpresa. Mirëpo realiteti ishte ndryshe. Në kamp kishim dy veta, xhaxhanë tim dhe baba Rexhebin. Këta thoshin: “More djem! Emigroni se s’ka luftë. Pse do të bëhet luftë. Këta e bënë lopën Hise dhe e ndanë mes tyre. Kush mori shpatullën, kush mori kofshën. Çfarë humbi Rusia se u bë luftë? Çfarë humbi Amerika? Ikni, o djem se s’ka luftë”! Pastaj edhe këta nëpunësit anglezë e amerikanë vinin e na këshillonin: “Kush e ndjen veten të dobët, të kthehet, të kthehet se luftë s’ka. Kush nuk do të kthehet, le të emigrojë. Ne s’donim as të emigronim se u thoshim do bëhet lufta. Kështu vajti një kohë e gjatë nëpër kampe. Nëpër kampe zhvillonin aktivet partitë nacionaliste. Ishin partitë si Balli, Legaliteti, Blloku, që na kanë mbajtur gjallë shpirtin. Kur radio Tirana lexoi listën e “kriminelëve”! Biseda shkon prapë tek lufta kundër komunizmit, grumbullimi i nacionalistëve nëpër kampe, stërvitja e tyre për t’i hedhur në Shqipëri në luftë për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Shkuam në kompaninë 4000. Plot 90 veta jemi nisur nga Italia. Kur dëgjuam lajmin se ishim shpallë armiq të popullit! Na i dha emrat Radio-Tirana, si kriminelë të pushtetit popullor. Të kishim bërë krime, hajde de, por të të bëjnë kriminel pa bërë gjë? Radoi Tirana thoshte se kriminelët janë nisur në Gjermani nga anglo-amerikanët e duan të vrasin popullin, duan të bëjnë krime etj. Flas për veten time, një zog nuk e kam vrarë. Kur vajtëm në Gjermani, na çuan në disa baraka keq e mos më keq, afër Dakaos. Stërviteshim për të qenë të aftë për të zhvilluar veprime guerile. Të them të drejtën na ka mbajtur gjallë ideali, pa kur kujtoj kushtet e vështira, më dridhet mishtë. Ushqimi ishte për faqe të zezë. Pastaj na transferuan nga ai vend dhe na çuan në Mynchen. Aty ishte një depo e madhe që ne e ruanim, Vekterhof. Fjalët e paditura thoshin se aty kishte bombë atomike. Ato ishin depo që i kishin pasur gjermanët. Qëndruam atje 5 vjet. U bënë dërgimet e para në Shqipëri. Një grup andej, një grup këndej. Të shkretët shqiptarë! Pa ditur asgjë, se nuk kishim hipur kurrë në aeroplan, e jo të dinim të hidheshim me parashutë. Të pastërvitur.

***

Enver Shaska ka një album të tërë me fotografi që përjetojnë 5 vjetët e qëndrimit në Gjermani, në kompaninë 4000. Duke u ndalur në secilën prej tyre ai kujton miqtë që i mbetën nëpër malet e Shqipërisë e të tjerë që u çuan në plumb a në litar nga gjyqet e regjimit komunist. Në njërën fotografi ndalet gjatë dhe duket se përhumbet për pak çaste.

– Këtu jam me mikun tim, Din Lusha. Më tregon Shaska dhe qëndron gjatë me sy mbi foto.

– U vra në Shqipëri, – thotë. Më është dhimbsur shumë.

Pastaj tregon të tjerët: Ai është Isuf Dema, ai tjetri, Xhemal Laçi, ja Nuri Risilia, ky është Shaban Kruja, ai Kalem Sina nga kodrat e Lushnjës, Liman Kurti, ishin djem trima, që nuk u trembej syri.

Më pas tregon për Rexho dhe Haki Gabën, për Safet Likën, që u hodh me parashutë në zonën e Kavajës së bashku me Shërbet Leçinin.

Unë kam një shok që e vizitova para pak kohësh, Muço Hasani ia thonë emrin. Ishte me ne atje në kompaninë 4000. Më kujtohet kur e pyesnin oficerët:

– Ti, e ke përdorur parashutën ndonjëherë?

Ai qeshte dhe ia kthente përgjigjen fët e fët oficerit:

– Unë s’kam hipur asnjëherë në aeroplan, ti më thua a e ke përdorur parashutën! Nga do të hidhesha kur s’kisha hipur në aeroplan?

– Po si do të bësh?

– Ja do të mbyll sytë e do të hidhem.

Dhe u hodh i shkreti. Dhe si ai plot të tjerë. Pati nga ta që thyen këmbë e duar. Disa shpëtuan dhe luftuan, disa mundën të dilnin nga kurthet që i gjenin të ngritura sapo zbrisnin në Shqipëri, shumë edhe u vranë, disa u zunë, e iu bënë gjyqe nga komunistët. Ca i pushkatuan, ca i varën në litar. Kështu, gjithë ato ngjarje. Ne pritnim. Mirëpo, që kur u kap me kurth prej sigurimit Hamit Matjani, i cili u var në litar, puna ndryshoi. Ai telegrafisti që jepte informacionet, Tahir Prençi, ka qenë në kompaninë time. Ai kishte ardhur nga Greqia.

Ne, – thotë Shaska, – i ndiqnim me ankth ngjarjet. Shumë lajme mbërrinin në formë jehone a thashethemesh. Kështu p.sh. kishte nga ata që mendonin se Prençi qe njeri i komunistëve, por shumë nga ne nuk e besonim. P.sh., thuhej se parulla që na kishin dhënë, ishte e njohur.

Në bazë të një marrëveshjeje me amerikanët, në rast se kapeshim, duhet të kërkonim batanije dhe rripa oficerësh. Kjo kërkesë nënkuptonte se Sigurimi na kishte zënë. Prençi, me sa mësuam, këtë mesazh e ka dhënë, por ka kërkuar dhe dërgimin e Hamit Matjanit. Unë, – thotë Shaska, – kisha dëgjuar se Hamiti pati shkuar në Athinë dhe qe takuar me Nuri Plakën. I ka pasur thënë atij:

– Sepse po më vjen era kjo punë, kam një parandjenjë, por nuk them dot jo. Megjithatë unë do të shkoj. Po, në rast se të thonë edhe ty të vish, mos iu bind parullës së njohur. Parulla ime dhe jotja është kjo… dhe i kanë dhënë njëri-tjetrit një parullë që e dinin vetëm ata të dy. Pra morën një masë sigurimi sipas një marrëveshjeje miqsh, por që të dy nuk shpëtuan, njëri ra në kurthin e përgatitur nga Sigurimi shqiptar dhe KGB-ja ruse, siç dihet në mes ishte kryeagjenti i sovjetikëve, anglezi spiun, Kim Filb.

– Mos shko me parullën që do të të japë misioni, – e kishte porositur Hamiti mikun e vet, tek do të ndaheshin.

Janë ndarë me njëri-tjetrin. Hamitin e kapën në Shqipëri. Nuri Plakën e kërkuan me radio, gjoja sikur Hamiti e donte që të ishte atje. Ky, vetë i 7-i niset. Kur zbresin, si parullë sigurimi jep parullën e misionit e, siç zunë Hamitin, donin të zinin edhe Nuriun.

– Jo, jo, – thotë Nuri. Jo atë parullë, por parullën që kam lënë me Hamitin në Athinë, kur jemi ndarë herën e fundit.

Aty plasi pushka dhe u vranë shumë. Aty u vra dhe Nuri Plaka. Sa vinte dhe po keqësohej puna. U ftoh lufta. Ne ishim viktima të lojës së Filbit me të tjerë.

E pyes Enver Shaskën:

– Këto humbje të njëpasnjëshme, kurthet, ku binin shokët tuaj sapo shkelnin në Shqipëri, tek ju nuk krijonin dyshime?

– Së pari lojën nuk e komandonim ne. Së dyti, ishte ideali për të rrëzuar komunizmin që na mbante atje. Mirëpo e keqja ishte se ata që na komandonin, thoshin se dhe të vdekur ne do t’ju hedhim atje, që të ngrinin popullin kundër qeverisë. Në fakt kishte dhe ca gjëra që ne i shihnim se nuk shkonin.

– Çfarë, a mund të përmendni disa nga ato, që po i quani “gjëra që nuk shkonin?”

– Shpesh plasnin grindje. Ata kishin dhe mënyra të tjera e na ngatërronin me njëri-tjetrin. Nuk e di pse kam ende mendimin se ata donin, pa na mbanin të përçarë. Po të donin ata, ne as përçarje nuk do të kishim, por them se donin të na mbanin ashtu.

Nga Kanadaja në Amerikë, nga Parisi në Stamboll

Dështimet e njëpasnjëshme e bënë të pamundur vazhdimin e misionit. Shaska kujton se më 1955 u largua nga Gjermania. Jeta e emigrantit kalon në peripeci të tjera. Ai u vendos në Kanada, ku kaloi jo pak, por pesë vjet, sa ç’kishte kaluar në Gjermani, po aq dhe në Itali. Vetmia po e lodhte ndaj kërkoi një strehëz të re. I kërkoi ndihmë vëllait që kishte në Detroit, Tajarit. Ai nuk ia bëri fjalën dysh, ia përgatiti dokumentet dhe Enver Shaska e la Kanadanë. Kemi pasur mikun tonë Muhedin Haxhinë, djalin e Osman Haxhiut, që jetonte në Nju Jork. Muhedini ishte shumë njeri zotni me plot kuptimin e fjalës. Ai i thotë vëllait tim:

– Dërgoma Enverin këtu, se unë jam fare vetëm e s’kam njeri. Të motrën e Muhedinit e kishte grua xhaxhai im i vogël, Refati, e kështu kishim lidhje familjare me të.

– Po Refati, mbeti në Shqipëri?, – e pyes.

– Refati ka histori të gjatë, por po i bie shkurt. Ai qe arsimuar në Itali dhe e donte kulturën italiane, jo fashizmin. Kur kishte shkuar në Shqipëri në kohën e fashizmit dhe kur e kishin pyetur se ç’është fashizmi për ju, ai qe përgjigjur: Italianët e mirë nuk janë me fashizmin? Pasi mbaroi punë shkoi prapë në Itali, por s’kaloi shumë kohë dhe e arrestuan. E mësoi vonë arsyen: Ata miqtë, që e provokuan dhe që hiqeshin si antifashistë, e kishin spiunuar tek fashizmi. Gjyqin ia bënë në Shqipëri. Bëri 7 muaj burg i gjori.

– Të kthehemi tek tregimi juaj, kur e latë Detroitin?

– Vëllai më tha të shkoj tek Muhedini në Nju Jork dhe erdha. Kur erdha këtu, prapë e ndieja vetminë. Ende isha i vetëm, s’kisha krijuar familje. Muhedin efendiu m’u qep duke më thënë të martohesha. Unë kundërshtoja:

– Aman Muhedin efendi, miu s’ka vend për vete, ju thoni merr dhe kungullin për mbrapa. Ku të martohem?

– Familja ka kismet, – këmbënguli ai dhe pa pritur vendimin tim, nisi përgatitjet.

Ky mbante korrespondencë me Rexhep Radomirin, një oficer të Zogut që ishte në Stamboll, e i thotë se po të dërgoj një djalin e mikut tim aty e të interesohesh që t’i gjesh një vajzë të mirë shqiptare.

– Do të të ndihmoj, dërgoma, – thotë ai, – nise për në Stamboll.

Muhedini kishte të vëllanë në Paris. Ishte viti 1966. Shkova në Paris dhe e takova. Në Paris u takova dhe me djalin e Abaz Kupit, Petritin, dhe Galip Haxhiun, të dy, më morën për darkë.

U thashë:

– Mirë, unë do të vete në Stamboll, po nuk di asnjë fjalë turqisht.

Ata më shpjeguan rrugën që do të ndiqja në Stamboll. Petriti më tha që të mos bëhesha merak, po me të parë një ëmbëltore të futesha brenda dhe të flisja shqip. Filloi ky të tallej me mua, – mendova unë. Shkova në Stamboll, asnjë fjalë nuk kuptoja. Fjala e Petritit m’u kujtua dhe qëndrova para një ëmbëltoreje, pashë të zotin nga xhami dhe m’u duk fytyrë shqiptari. Mora një syltijash, u ngrita e pagova. I them atij dyqanxhiut:

– Mos je shqiptar? Ai praf, u ngrit në këmbë.

Aventura në Turqi ka zgjatur gjatë dhe Shaska përmes një humori të hollë tregon se si u end nëpër Stamboll dhe se si e refuzoi vajzën e parë që i rekomanduan, e më pas në çastet kur i ishte sosur durimi e do të merrte rrugën e kthimit, i ishte shfaqur në ëndërr, ku i ishte lutur: “Enver mos ik dhe për 5 ditë” dhe ngriti duart. U ngrita pak i nevrikosur dhe thashë me mend se do t’ia shpija në vend vëllait këtë fjalë e nuk do të nisesha. Do të rri edhe 5 ditë. Do ti, në ato pesë ditë e gjeta gruan. Këto janë gjëra që njeriu… pse thonë fat, rrisk. U martuam. Shkuam në ambasadën e Amerikës.

Po aventura përsëri nuk u sos aty. U deshën muaj që gruaja të vinte në Amerikë, dokumente, letra dhe Shaska tregon se si u kthye dhëndër pa nuse në Nju Jork. Pas ca kohësh nusja do të udhëtonte drejt Amerikës. Çifti Shaska ka dy fëmijë, një vajzë, që është detektive e policisë dhe djali që punon në Las Vegas.

Kur u ktheva në Vlorë, u thashë: Ja, unë jam ai “krimineli”…

E kthej bisedën përsëri tek akuza që i bënë Enver Shaskës, duke e shpallur armik dhe kriminel. Ai ma kthen me një herë: Të flas sinqerisht, nuk kam vrarë njeri. Po të tregoj një sekret: Kishim dalë në luftë më 1944 për të luftuar gjermanin që na kishte zaptuar vatrat. Koha dhe politika na vuri dhe përballë komunistëve. Nga nëna kishim një kushërirë që, rahmet i pastë shpirti, kur u nisëm për në çetë, na porositi: “Amani Enver, amani Tajar, mos vrisni njeri me duart tuaja!” Ne patëm fat të madh, se po të të vrasin, edhe do të vrasësh. Na u vra një djalë, që s’e kishim as vëlla, as xhaxha, as kushëri. Në luftë kishim luftuar sa kishim mundur, po njeri të kemi vrarë, të kemi dalë shahit për ta vrarë njeri, apo të kemi zhdukur njeri, ju jap fjalën e nderit, ju betohem, nuk e kemi bërë. Ua thashë dhe në Shqipëri. Ne të dy vëllezërve na kishte bërë Kadri Hazbiu kriminelë lufte. Çfarë krimineli lufte isha unë 22-23 vjeç djalë? Ku kisha marrë unë pjesë në ndonjë qeveri a në ndonjë komandë? Unë isha aq i ri, isha pas xhaxhait tim e s’kisha bërë ndonjë krim. Kur vajta në Vlorë, pas demokracisë, më 1993, më kishte vdekur një hallë. Kjo ishte vajtja ime e parë. Atje ishin shumë njerëz. Më thotë një njeri që e kishim edhe mik dhe e kam pasur edhe shok se kemi qenë bashkë në liceun e Korçës, Vendigjar Hamzaraj i thoshin. Ai, sa më pa mua, u ngrit në këmbë e më tha:

– Enver, si je e si shkon?

– Mirë, – i thashë unë. E kisha harruar se kishin kaluar 50 vjet.

Tha: – Më njeh mua?

– Jo! – ia kthej unë.

– Po unë, pse të njoh ty?

– Po ti e more vesh që erdha me këta të mitë këtu. Pastaj unë një jam, ju jeni shumë. Më tha:

– Unë jam Vendigjari. Ai kishte qenë edhe me komunistët, po më pas komunistët e futën në burg. Pra gjysma mi e gjysma zog. Tha:

– Qenke zbardhur fare. Kurse atij i kishin rënë fare flokët. Aty ka plasur një gaz.

– Po, – i thashë unë. Jam zbardhur, kurse ti nuk paske hiç.

Gjeta rastin më të volitshëm dhe ia plasa atyre atje:

– Si është e mundur të më bëni kriminel lufte, pa bërë asgjë? Ja tek jeni ju këtu. Më merrni e më shëtisni në të katër anët e Vlorës. Po doli një njeri që të më thotë se ti Enver Shaska më ke bërë këtë gjë, jo ju të huajt, por edhe të mitë të më pështyni, – u thashë.

Ata heshtnin. Veç më dëgjonin.

– Po kjo është poshtërsia më e madhe, që t’i ngarkosh një njeriu atë që s’e ka bërë kurrë, – shpërthen së brendshmi Enver Shaska dhe vazhdon rrëfimin:

Kur vajta në Vlorë, që nga Skela e te vëllai im, lart, isha me disa shokë e miq që donin të më përcillnin.

– Jo, jo, – u thashë. S’dua njeri të më përcjellë. S’kam vrarë njeri e s’i kam hak njeriu që të më zërë rrugën.

Ishte natë, tre sahatë pas mesnate. Kam ca dajo të mi në Gumenicë.

Vjen një djalë. Komunistët i kishin vrarë babanë atij. Ky më kërkon të shkoj atje në fshat se e kishte kërkesë nga vëllai i madh. Vëllai im dhe nipi i vëllait ma bëjnë me shenjë: Mos, se është rrezik andej.

– Po, nesër vij, – i thashë.

Vajtëm deri në Kotë e kaluam në Gumenicë. Më pritën si jo më mirë. S’më gjeti asgjë. Mirëpo një fshatar igumeniciot në Tiranë, kur i thashë se isha në Gumenicë, u habit e më tha:

– Si more vajte në Gumenicë!?

– Pse, more!? – i thashë. Unë s’kam bërë krime e s’kam vrarë njeri. S’kisha frikë prej njeriu që të më zinte rrugën.

– Ç’peng ka në zemër Enver Shaska.

– Kur kemi ikur nga Shqipëria, në atë kohë ishim në Tiranë. Familja jonë kishte ikur nga fshati në Vlorë e pastaj në Tiranë. Në Tiranë mbaj mend disa kujtime nga nëna e babai. Nënës, kur ajo deshi të na puthte, vëllai i madh i vuri dorën para fytyrës.

– Hiqe mendjen nga të mëdhenjtë, kije mendjen tek këta të vegjlit. Ajo i tha:

– Mos Tajar, se unë jam nënë.

Unë e lashë të më puthte. Babai im, xhaxhai tjetër, Hakimi, duke ikur i tha:

– Hakim! Keni shkuar me kokën lart, mos shkoni me duar lidhur e mos u dorëzoni.

Xhaxhai i tha: – Po këta? – për ne dy vëllezërit.

-Në qoftë se janë djemtë e mi, le të vriten, në qoftë se i ka zënë e ëma me ndonjë evgjit, le të dorëzohen.

Ky moment ishte i gushtit të 1944-ës dhe s’u pamë më. Për një natë kemi qenë në shtëpi. Ne do të iknim ku të na binte koka, po jo të dorëzoheshim. Që në gusht e deri më nëntor, nuk i pamë nënë e babë. Një natë i pamë. Fjalët e fundit të babës tim kanë qenë këto: “Vdisni e mos u dorëzoni!” Kemi shkuar me kokën lart dhe s’e mbaj mend më as nënën e as babën. Babi vdiq pas 2-3 vjetësh. Vdiqën njëri pas tjetrit, punë muajsh. Kur vdiqën, me anën e Kryqit të Kuq kemi marrë një letër nga një dhëndri ynë ku na thoshte se vdiq babai. Ky është peng, të vdesin e të mos i shohësh të shtrenjtit e tu.

– Kur keni shkuar për herë të fundit në Shqipëri?, – e pyes Shaskën.

-Pas ‘93-shit kam qenë dhe dy herë, më 1995 dhe më 1997. Më vdiq vëllai këtu dhe shkuam për ta varrosur atje. Gruaja e tij vdiq më 17 dhjetor të 1996-ës. Vetë vdiq më 26 janar të 1997-ës, për një muaj. Kur i vdiq e shoqja, vajtëm atje dhe djali i saj erdhi prej Shqipërisë, e mori dhe e çoi të ëmën në Shqipëri. Unë e kam marrë në shtëpinë time prej Detroitit. Ai vuante prej zemrës dhe doktori tha se po e çuat me aeroplan, do të vdesë. Unë i thashë të birit që kur ta shoh që bëhet keq, hajde ti. Ka ardhur i biri. Pasi ndenji një çikë me të, u ngrit.

– Tajar ku vete?

– Ja, more, – më tha, – po më thërret. E kishte fjalën për të shoqen. Ne pamë njëri-tjetrin. Mirëpo gjithnjë thoshte që ta varrosnim në Kocul, në fshat. Eh, vendlindja nuk të lëshon.

Legalist i përjetshëm

Shaskajt kanë qenë të lidhur me Mbretin, jo vetëm pse Sadiku qe deputet, por edhe më vonë ç’erdhën, i qëndruan besnik Mbretit. Enveri thotë se referendumi u fitua, por komunistët manipuluan. Edhe fqinjët nuk e deshën një fitore të tij, pasi atyre u vret veshët Shqipëria etnike. Grekët s’kishin interes. Bile në Dropull, Delvinë e në ato vende grekët kanë harxhuar shumë para që Leka të mos shkelte atje. ( Arkiv- Gusht 2008)

Filed Under: Featured

Ideja e “Shqipërisë Natyrale” – konstruksion “artificial”në funksion të manipulimit politik!

June 30, 2013 by dgreca

Reagim ndaj shkrimit të Koço Danajt “Nuk do të ketë  “Shqipëri të Madhe” por do të ketë “Shqipërisë Natyrale”/

Shkruan: Bardhyl Mahmuti/

 Sa herë bëhej fjalë për krizat e njëpasnjëshme që karakterizuan Ballkanin Perëndimor në diskurset politike, diplomatike, mediatike dhe analitike një vend të rëndësishëm zënë idetë që lidhen me kufijtë e hapësirës kombëtare.

Sa i përket Çështjes shqiptare, ideja e “Shqipërisë së Madhe” u “rishfaq” në diskurset e komunistëve jugosllav (pa marrë parasysh të cilës përkatësi etnike ishin) pas shpërthimit të protestave të vitit 1981. Edhe pse një kërkesë e tillë nuk figuronte në asnjërin program të asnjërës nga organizatat klandestine shqiptare që vepronin në atë kohë ideja e “Shqipërisë së Madhe” u shndërrua në gogol! Propaganda rreth kësaj ideje do të intensifikohet gjatë tri dekadave të fundit, e sidomos në periudhën e luftërave çlirimtare.

Është interesant të theksohet se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovë diskurse analogjike dëgjohen gjithnjë e më shpesh edhe nga ana e disa politikanëve apo analistëve me influencë në krijimin e opinionit publik. Për dallim nga qarqet antishqiptare të cilët “gravitojnë” rreth nocionit “Shqipëri e Madhe”, në mesin e politikanëve, analistëve dhe gazetarëve shqiptar

nocionet “Shqipëri Etnike” dhe “Shqipëri Natyrale” zënë një vend që nuk mund të neglizhohet.

Sikur të ishte thjeshtë një debat idesh në mes profesionistëve të lëmive të ndryshme do të kishte qenë me interes për të gjithë të interesuarit rreth këtyre temave. Mirëpo, në kontekstin aktual ku një pjesë e territorit të shtetit të Kosovës është nën kontrollin e strukturave ilegale të regjimit të kaluar serb hapja e këtyre debateve “intelektuale” nuk mund të jetë e zhveshur nga qëllimet dhe strategjitë e caktuara politike.

Të gjithë ata që kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet politike lidhur me shpërbërjen e Federatës jugosllave janë plotësisht të vetëdijshëm se populli shqiptar i Kosovës u ballafaqua me një politikë të gjenocidit të ngjashme me atë që kishin përjetuar gjysmë shekulli më parë shqiptarët e Çamërisë:mbi dhjetëra mijë të vrarë dhe rreth një milion të shpërngulur….

Të gjithë njohësit e kësaj periudhe janë të vetëdijshëm se mbështetja politike dhe ushtarake që iu dha Kosovës nga demokracitë perëndimore, në krye me SHBA-të, përkundër dëmeve të konsiderueshme, reduktuan në masë të madhe pasojat e politikës shfarosëse të regjimit të Beogradit dhe pamundësuan realizimin e planit serb për Kosovën.

Gjithashtu, të gjithë janë të vetëdijshëm se falë kësaj mbështetje politike dhe diplomatike  u mundësua shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës dhe njohja ndërkombëtare e këtij vendimi historik.

Përkundër këtyre fakteve të pakontestueshme shpesh na ndodh që të lexojmë shkrime fyese ndaj flamurit shtetëror të Kosovës; kritika të “analistëve” pse “Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh bashkimin me Shqipërinë” e kështu me radhë. Më intereson të di se a do të pranonin këta kritikues ekzistencën e shtetit të pavarur të  Çamërisë nëse flamuri i këtij shteti nuk do të ishte me simbolet e identitetit kombëtar shqiptar dhe nëse në Kushtetutën e këtij shteti nuk do të theksohej e drejta për bashkim me Shqipërinë? Apo do të qesin shkokla, siç thotë një shprehje popullore. Nëse mendojnë se kontekstet historike janë të ndryshme po u sugjeroj të lexojnë për gjenocidin në Ruanda dhe heshtjen ndërkombëtare. Vetëm nga data 6 prill deri më 4 korrik 1994 u vranë rreth 800.000 pjesëtarë të etnisë Tuci! Heshtje e plotë apo ndonjë komunikatë për shtyp!

A do të pranonin këta kritikues ekzistencën e shtetit të pavarur të Iliridës nëse flamuri i këtij shteti do të përmbante hartën e territoreve shqiptare që aktualisht janë nën Maqedoni dhe të supozojmë nja 13 yje më të mëdhenj se të flamurit të Kosovës? Apo do ta refuzonin me pretekst se numri 13 është numër “baksuz”  dhe pse në Kushtetutën e këtij shteti nuk do të theksohej e drejta për bashkim me Shqipërinë?

Mund të vazhdohet me pyetje të ngjashme edhe për territoret me shumicë shqiptare në

Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore. Thelbi nuk ndryshon.

Sado ironike që t’u duken pyetjet paraprake është një fakt i pakontestueshëm se kritikat më të ashpra janë drejtuar ndaj udhëheqësve politik të Kosovës. Pra, aty ku më së shumti janë arritur rezultate!

Flamuri i shtetit të Kosovës nuk e cenon aspak identitetin tim kombëtarë dhe të drejtën time të identifikohem me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë dykrenore! Përkundrazi! Ata që e mbajnë mend të kaluarën jo të largët dhe mungesën e shtetësisë së Kosovës u kujtohen shtypjet dhe poshtërimet që na janë bërë në të gjitha fushat dhe simbolet që karakterizonin identitetin tonë kombëtar! Në të njëjtën mënyrë si sot nën Serbi, Mal të Zi e nën Maqedoni!

Aktualisht është duke u zhvilluar një luftë e vështirë politiko-diplomatike rreth sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe në këtë proces të vështirë harmonizimi i qëndrimeve, sidomos me aktorët vendimtarë në marrëdhëniet ndërkombëtare, është jetik për ardhmërinë vendit.

Qëndrimi i SHBA-ve dhe i BE-së për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe mos bashkimin e Kosovës me ndonjë shtet tjetër aktualisht është qëndrim  që shkon në interes të ruajtjes së tërësisë territoriale të vendit tonë.  Aq më tepër kur kemi një situatë të tillë ku pjesë të tëra të territorit tonë funksionojnë jashtë kontrollit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Në këtë kontekst politik dhe diplomatik të aktualizosh “riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj shqiptarëve përmes krijimit të Shqipërisë Natyrale, domethënë, Shqipëria në kufijtë e saj natyrale” siç bën Koço Danaj, është qasje antishkencore dhe mund të jetë me efekte negative.

Kur them qasje antishkencore kam për bazë tipologjinë (Shqipëri artificiale/Shqipëri natyrale)

që bën z. Danaj. Në shkencat shoqërore marrëdhëniet shoqërore trajtohen në tërë kompleksitetin që i karakterizon dhe sidomos një trajtim të veçantë u kushtohen raporteve të forcave si në rrafshin lokal ashtu edhe në atë rajonal e ndërkombëtar. Në këto marrëdhënie  nuk ka asgjë artificiale apo natyrale. Ka raporte forcash!

Të marrim krijimin e shteteve kombëtar. Ky proces është një proces historik që ndodh në një kontekst shoqëror dhe rezultat i një raporti forcash. Aktualisht në botë ekzistojnë rreth 6000 etni të veçanta dhe numri i tyre vjen vazhdimisht duke u zvogëluar si pasojë e asimilimit. Ndërsa kemi rreth 200 shtete (193 shtete anëtare të OKB-së)!

Sikur të ishte e vërtetë ajo që pretendon z. Danaj se gjoja “ marrëdhëniet e reja ndërkombëtare  mbështeten në forcën e së drejtës e jo në të drejtën e forcës” mozaiku i shteteve do të ishte ndryshe.  Do të kishim, së paku shtetin e popullit të Kurdistanit me rreth 40 milion kurdë dhe me 503 000 km². Realiteti është ndryshe! Sot kemi shtete të pavarura me sipërfaqe 44 hektarë (Vatikani),  Monakon me rreth 2 km² dhe me dhjetëra shtete të pavarura që kanë nga dhjetëra km² e me dhjetëra mijë banorë! Mund ta quajmë si të duam:padrejtësi historike, padrejtësi politike apo çfarëdo lloj padrejtësie. Kjo nuk e ndryshon faktin se marrëdhëniet ndërkombëtare funksionojnë mbi raporte forcash!

Z. Danaj! Në raportin e forcave aktuale të shteteve me peshë në institucionet ndërkombëtare  nuk mjafton “të kesh të drejtë” apo të argumentosh kërkesat “për riparimin e padrejtësive koloniale”. Kërkohet, para se gjithash, të kesh miq që të mbështesin! Miqësia nuk krijohet me nocione “artificiale” të tipit “Shqipëri natyrale”. Kjo qasje antishkencore mund të manipulojnë ndonjë patriot që në shpirt ka realizimin e aspiratave tona shekullore por nuk mund të krijojë miq as në qarqet politike e as në qarqet shkencore.

Hapësirat shtetërore z. Danaj ngërthejnë në vete sipërfaqen tokësore, nëntokësore, ujore dhe ajrore. Përcaktimi i këtyre hapësirave është rezultat historike i luftës në mes forcave lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Le të mblidhen hidrologët e cilit do vend të botës dhe le të na tregojnë me “argumente shkencore” se me çfarë kriteresh “natyrale” u përcaktuan kufiri detar me Graqinë, Italinë, Malin e Zi? Çka ka karakteristikë kombëtare uji i detit në këtë anë të kufirit të Shqipërisë që dallon nga uji i detit në anën tjetër të kufirit? Apo mos peshqit dhe karkalecat i kemi “kuq e zi”?  Çka ka karakteristikë kombëtare hapësira ajrore shqiptare nga hapësira ajrore e kombeve fqinje? “Oksigjenin shqiptar” ?! Apo cilat janë karakteristikat  të shpezëve që jetojnë në hapësirat tona kombëtare? “Apo shqiponja shqiptare”?!

Zoti Danaj! Nuk ka asgjë natyrale e as artificiale në marrëdhëniet shoqërore! Në kontekstin aktual, po e ripërsëris, është duke u zhvilluar një luftë politike dhe diplomatike për të shtrirë sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e saj! Rezultat i kësaj lufte nuk do të varet nga “idetë e mëdha” që do të shtrohen por nga përkushtimi serioz për të instaluar vlerat dhe parimet demokratike në tërë territorin e Kosovës. Harmonizimi i pikëpamjeve të aktorëve të Kosovës

lidhur me strategjinë që institucionet e vendit duhet të aplikojnë  në raport me strategjitë e fuqive demokratike është kusht i domosdoshëm për të pritur rezultate të favorshme për shqiptarët.

Vetëm duke harmonizuar qëndrimet me shtetet e demokracive perëndimore mund të krijohen raporte të reja në të cilat edhe shqiptarët e Iliridës dhe të Luginës së Preshevës (të cilët nuk kanë statusin shtetformues siç jeni të informuar gabimisht z. Danaj) si dhe shqiptarët në Mal të Zi dhe ata të Çamërisë t’i realizojnë të drejtat dhe aspiratat kombëtare.

Në këtë dinamikë zhvillimesh politike dhe diplomatike idetë e “mëdha” si   “Shqipëri e Madhe”, “Shqipëri Etnike” dhe “Shqipëri Natyrale” nuk i shërbejnë krijimit të aleancave të qëndrueshme me fuqitë demokratike në botë! Përkundrazi!

Në këtë kontekst shoqëror e historik të mbushur me padrejtësi të mëdha të trashëguara nga e kaluara vetëm ata politikan që nuk bien në grackë të konstruksioneve propagandistike “artificiale” mund të krijojnë raporte miqësore “të natyrshme” për të realizuar pjesërisht apo tërësisht aspiratat tona kombëtare. Sot më shumë se kurë më parë shqiptarëve, kudo qofshin ata, u duhet t’i artikulojnë veprimtaritë politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe të gjithanshme që në këtë trend të globalizmit të dalin fitimtarë. Vetëm duke mbështetur personalitetet e dëshmuara si në rrafshin politik ashtu edhe në atë atdhetar mund të rrisim gjasat se aspirata politike e elaboruar në kohën e krijimit të shteteve në Ballkanin Perëndimor

dhe e shtruar në Programin Politik të Lidhjes së Prizrenit do të avancohet në përputhje me rrethanat e krijuara.

Qershor 2013

Filed Under: Opinion Tagged With: Bardhyl Mahmuti, reagim ndaj Koco Danaj

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT