• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

TURNEU i 5-të i GOLFIT NË NEW YORK PËR KATEDRALEN E NËNË TEREZËS NË PRISHTINË

June 20, 2013 by dgreca

202 lojtarë të golfit dhe qindra shqiptarë të tjerë marrin pjesë në turne bamirësie, i cili mblodhi 130 mijë dollarë donacione për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë/

Nga BEQIR SINA, New York /

Orangetown – New York: Në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course” shtrirë mbi kodrinat e gjelbëruara të Liqenit Tappan në Pearl River, rrethinat e qytetit të Orangetown – New York, me qëllim vazhdimin e mbledhjes së ndihmave për nevojat e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, të hënën u zhvillua turneu i 5-të i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”.
Një turne, ky i cili po bëhet tradicional u zhvillua përsëri në fushat e golfit “Blue Hill Golf Course”, aktivitet në të cilin konkuruan 202 golfist amator shqiptar, por edhe shumë miq të tyre amerikan. Në fund të turneut, u organizua edhe një spektakël në të cilin morën pjesë rreth 500 vetë – një mbrëmje Gala kjo shoqëruar me fjalime, muzikë, ushqime e pije të ndryshme.
“Qllimi i Turneut Vjetor të Golfit, është i dedikuar ndihmave, të cilat, po vazhdojnë të japin shqiptarët e Amerikës, për nevojat e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë. Por, kësaj radhe për në ndryshim nga katër turnet e tjerë, tha iniciatori i këtij turneu, zoti Anton Raja, një shumë e konsiderueshme e të ardhurave, që u mblodhën nga ky turne, iu dërguan nëpërmjet Dom Rrok Gjonlleshaj, një familje në Kosovë, e cila ka operuar një femijë këtu në SHBA, dhe kërkonte ndihma jetësore “, tha ai.
Raja, theksojë se ky turne ashtu si dhe katër të tjerët janë mbajtur për të njëjtin qëllim, nën kujdesin e një grupi kordinator ose Bordit, duke filluar prej meje – kryetar, Leon Gjoni, Martin Pjetri dhe të gjithë antarët e Brodit drejtues. “Në këtë turne për herë të parë, tha zoti Raja, kanë marrë pjesë adhuruesit e golfit, shqiptar që kishin ardhur nga Florida, Detroti, Pensillvenia, Nju Xhersi, Kenektiket, Kalifornia, Teksasi dhe Çikago. Ai shtoi se nga turneu i së hënës u mblodhën më shumë se 130 mijë dollarë
Në emër të organizatorit, Raja, ka pasur shumë faleminderime dhe mirënjohje për të gjithë ata të cilët i kontribuan me ndihmën e tyre këtij aktiviteti. Për të gjithë ata që i kontribuan aktivitetit më së shumti duke përfshirë me këtë rast, një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze makinash, restorante shqiptare, kompani shitje e blerje shtëpish, ndërtim banesash, dhe kompani të ndryshme tepër të njohura. Mes tyre edhe biznesmen dhe kompani amerikane, si kompania e madhe e shtijes së makinave të reja “Route 59 Interstate Toyota – Scion”.

Aktiviteti i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, ka marrë formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine apo ideje
Ky aktivitet, i cili thotë se do të bëhet tradicional, ishte si një paradë e disa prej njerëzve me të sukseshëm të komunitetit Shqiptar në SHBA, sipas fushave të tyre. Në këtë aktivitet fondmbledhës, përveçse bashkë atdhetarve tanë, morën pjesë edhe golfistë amerikanë, klerikë, përfaqësues të Kishës, Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, lider të komunitetit, disa nga zyrtarët amerikanë përfaqësues institucionesh të kësaj zone, televizionet dhe gazetat shqiptare, në SHBA-ës. Ky aktivitet sipas organizatorit do ta shtrijë në të ardhmen shpërndarjen e ndihmave edhe për spitalet, familjet që kan nevojë për ndihma në Kosovë e Shqipëri, dhe fatkeqësitë natyrore.
Në turneun e 5-të të golfit, i ftuar special si përfaqësues i Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, ishte i dëreguari Ipeshkëvisë së Kosovës, famullitari i Katedrales dhe ekonomi i Ipeshkëvisë Don Rrok Gjonlleshaj,. Ndërsa e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale, New York, Dom Viktori, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, konsulli i Kosovës Fatmir Zajmi, veprimtari i dalluar Harry Bajraktari si dhe vallëtari i mirënjohur i spektaktilit “Dancing with the Stars” Tony Dovolani.
Planifikimi i kësaj ngjarje të komunitetit shqiptarë të Amerikës, për t’a zhvilluar këtë aktivitet të bukur, në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course”, jo vetëm se ka impenjuar seriozisht stafin profesional të këtij klubi, me përvojë, por për të kombinuar shërbimin e tyre të klasit botëror, me atë të shërbimit të lokaleve të tjera me bisnesmen shqiptarë, me shërbime dhe pajisje të mira për të siguruar që kjo ngjarje e veçantë të bëhet e paharrueshëme.
Anton Raja thotë se ” ashtu si dhe turneun e kaluar një ndihmesë të madhe ka bërë stafi i kuzhinës së lokalit të njohur, “Fiorino Ristorante” – Summit – New Jersey, dhe pronari, e veprimtari i dalluar i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, anëtari i kryesisë së Vatrës, ushqimet e përgatitur me një shije të lartë profesionale e artistike dhe me një kujdes maksimal, nga shefi i Fiorino Ristorante – Xhilbertoja .Lokali Cena 2000 me Ragip Gjonbalajn, Three Angelina me Sal Haxhibrahimaj edhe ata ishin së bashku me restorantet e tjera, byrektoret dhe piceritë, pjesmarrëse shumë të aftë të përgatisën çdo pjatë me elementet me të plota të menuje restoranti dhe të kënaqin çdo pjesmarrës – të cilët marrin faleminderimet dhe mirënjohjen e çdo pjesmarrësi” tha në fund zoti Raja.
Oragnizatori i këtij aktiviteti fondmbledhës, për të plotësuar sado pak nevojat e ndihmave për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, vatrani i dalluar, së bashku me zotin Elmi Berisha, kryetar i Vatrës dega Hudson Valley, vatranët Simon Qafa dhe Gjekë Deçkaj, Zabit Bytyçi, Sejdi Husenaj, e tjer, thanë se për të mbyllyr me sukses këtë Turne ata, kishin bërë gjithëçka që tju krijojnë qindra pjesmarrësve, shumica shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme, duke u orfuar atyre jo vetem relaksim, sport, por edhe një shije për ushqimin dhe pije të mirë, por natyrishtë dhe tju ofrojë sado pak dashurinë e mallin për vendlindjen: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun – Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë.

Në fund të këtij aktiviteti, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë festive me fjalime të shkurtëra e ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri dyshet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive. Ndërsa me intersim u përcoll edhe loja e fatit për të fituara disa sende me vlerë. Ku golfisti shqiptar Zef Berisha fitoi 20.000 dollar ndërkohë që 5 mijë nga këto para, ia dhurojë të ardhurave të mbledhura gjatë këtij turneu.
Mes kësaj atmosfere festive në mbyllje të aktivitetit në mjediset e lokalit Blue Hill Golf Course , qindra shqiptarë, për të përmbyllur këtë fushatë të bukur fondmbledhëse, kaluan një mbrëmje që e “ndezi flakë” me këngë e valle, zëri i bilbilit të Tropojës , këngëtarit të mirënjohur Gezim Nika, dhe orkestrës së tij.

 

Filed Under: Sociale, Sport Tagged With: ne Prishtine, per Katedralen Nene Tereza, Turneu i Golfit

ZVICRA, PIONIERE E DEMOKRACISE DIREKTE NE BOTE

June 20, 2013 by dgreca

ZVICRA PIONIERE E DEMOKRACISË DIREKTE NË BOTË – KANCELERIA FEDERALE SHTATMADHORIA E KËSHILLIT FEDERAL NË SHËRBIM TË SË DREJTËS POLITIKE/
Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ/

KANCELERIA FEDERALE, SHTATMADHORIA E KËSHILLIT FEDERAL – NË SHËRBIM TË SË DREJTËS POLITIKE – E-VOTING

Në ditën e tij të pestë, qershori i ka marrë plotësisht frenat jo vetëm për të pritur stinën aq dëshpërimisht të vonuar të pranverës, por edhe për ta bërë ndërrimin e saj me stinën e verës. Dhe ditët e bukura janë një nga privilegjet që fati ua rezervon shpesh udhëtimeve të gazetarëve të APES. Trenat nga dy drejtimet kryesore, ai nga Bazeli dhe ai nga Gjeneva, kanë mbërritur gati njëkohësisht, kështu që ne takohemi dhe së bashku, në grupe që improvizohen përgjatë rrugës që nga stacioni qendror, ne mbërrijmë tek Qendra e Mediave. Atje na pret, tejet ngrohtësisht, tashmë miku ynë Claude Gerbex, përgjegjës i informacionit në gjuhën frënge pranë Kancelerisë Federale të Zvicrës.

USHTRIMI I MIRË I SË DREJTËS POLITIKE – NJË MISION I KANCELERISË FEDERALE

Veprimtarinë e sotme e organizon Kanceleria Federale e Zvicrës. Ndonëse një vit më vonë nga ajo e vjetshme, ditët ngjajnë aq shumë me njëratjetrën, pothuaj njëlloj mikpritëse, sa mund ta quash ndoshta një nga rastet e pakta e gati të pamundura kur, sado nga larg, ditët e kopjojnë vetveten. Natyrisht, itinerari nuk është i njëjtë dhe tema është krejt tjetër.

Jemi katër ditë para referendumit të së dielës, 9 qershor 2013, ku njëra nga dy çështjet për të cilat, nëpërmjet një iniciative popullore, qytetarët do të japin verdiktin e tyre nëse tash e tutje Këshilli Federal do të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli apo do të vazhdojë të zgjidhet nga Parlamenti i dalë prej votës së popullit. Kështu demokracia zvicerane, në rrugën e saj të përkryerjes së pandërprerë, po përgatitet drejt një faze më të lartë të saj si demokraci sa më direkte.

Pasi pijmë kafen e mëngjesit, gjatë së cilës kemi praninë dhe biseda nga afër me Kancelieren Federale zonjën Corine Casanova, fillon Konferenca për Shtyp. Duke drejtuar vështrimin tek dekori i sallës së konferencave, zonja Casanova, na thotë “Ju gazetarët jeni veshët e hapur të shoqërisë, për të kapur gjithçka që përbën realitetin.” Në Shqipëri, mjerisht gazetarët janë veshët e politikanëve dhe pronarëve. Fillon referimi i zonjave Casanova dhe Barbara Perriard, drejtuese e Seksionit të të Drejtës Politike, të cilat pastaj iu përgjigjen pyetjeve që nuk kanë të mbaruar. Me zonjën Perriard, lindur dhe rritur në Bazel Land, në kantonin tonë, patëm edhe një bisedë të veçantë para fillimit të konferencës. Ajo i ka mbaruar studimet për drejtësi në Universitetin e Bazelit dhe vjen në detyrën e saj, ku punon prej tri vitesh, pas një përvoje në marrëdhëniet publike në sektorë privatë, politikë dhe shtetërorë.

Kanceleria Federale, ia kujtojmë lexuesit, është një agjenci e nivelit të departamentit, pra të ministrisë, në administratën federale të Zvicrës. Ajo është organizuese e stafit të qeverisë federale, Këshillit Federal. Prej vitit 2008 drejtohet nga Kancelarja Federale Corina Casanova e Partisë Kristiane Popullore Demokratike të Zvicrës. Zonja Casanova takohet çdo javë me Qeverinë Federale. Qytetarët po ashtu, kanë të drejtë të jenë të informuar sa më shpejt dhe saktë. Kanceleria Federale siguron bashkërendimin e komunikimit të Konfederatës dhe respektimin e pluralizmit gjuhësor nga ana e Administratës Federale ndaj opinionit publik. Zëdhënësi Këshillit Federal dhe nënkancelar André Simonazzi i informon mediat dhe qytetarët në mbarim të mbledhjes javore të Qeverisë Federale. Kanceleria Federale është përgjegjëse për publikimin e Përmbledhjes Federale, e Fletores Federale dhe e Përmbledhjes sistematike të të Drejtës Federale. Botime si “Konfederata me pak fjalë” ia ilustrojnë popullit zviceran Shtetin zviceran dhe funksionimin e tij. Kanceleria Federale ka prani të madhe në internet, ajo administron faqet elektronike të Konfederatës: www.admin.ch, www.bundesrat.admin.ch,www.bk.admin.ch, www.news.admin.ch e portalin zviceran www.ch.ch. Ajo promovon ndër të tjera Qeverinë elektronike (E-Government) dhe i bashkërendon veprimtaritë e webmasterve të departementeve (ministrive).

 

ZVICRA VENDI I REFERENDUMEVE

 

Ushtrimi i mirë i së drejtës politike është një nga misionet kryesore të Kancelerisë Federale. Në Zvicër, në shkallë vendi, çdo vit zhvillohen 3-4 votime popullore. Të drejtat politike ushtrohen nëpërmjet iniciativave popullore. Mjaftojnë 100 000 nënshkrime të mbledhura, në një periudhë 18 mujore, për të mbajtur votime për një temë të caktuar, e cila rezulton me ndryshime kushtetuese. Për një referendum popullor mjaftojnë 50 000 nënshkrime, të mbledhura brenda gjashtë muajsh, për të shkuar në votime popullore. Referendumet popullore janë fakultative dhe kanë të bëjnë me ndryshime ligjesh, ose janë detyruese dhe kanë të bëjnë me ndryshimin e neneve të Kushtetutës.

Ushtrimi i demokracisë direkte në Zvicër është më i vjetri në botën moderne. Daton më 1891, ku u mbajt iniciativa e parë popullore, nga të cilat deri tash janë zhvilluar 183. Numri i referendumeve të zhvilluara në botë nga vendet sovrane që nga Revolucioni Francez deri më 25.11. 2012, është 1622, nga këto 577 janë zhvilluar në Zvicër, pjesa tjetër – në Amerikë 172, në Afrikë 156, në Azi 106, në Australi e Oqeani 113, në Lindjen e Mesme 101, në Evropë 397. Pra, në Zvicër janë zhvilluar më shumë se një e treta e referendumeve në shkallë botërore, çka e bën Zvicrën pionere të demokracisë direkte në botë.

 

E-VOTING– VOTA ELEKTRONIKE

 

E veçanta e referendumit të 9 qershorit 2013 është edhe shtrirja më e madhe e votës elektronike. Krahas votimeve elektronike në përqindje të caktuara në kantonet e ndryshme, votën e tyre do ta japin në mënyrë elektronike, pra nëpërmjet Internetit, 70 000 zviceranë që ndodhen jashtë vendit, si dhe 90 000 zviceranë të kantoneve Gjenevë e Nojshatel. Vota elektronike ka disa përparësi, krahasuar me hedhjen e fletës së votimit në kutinë përkatëse dhe me votën e dërguar me korespondencë. Kjo mënyrë e lehtëson votimin e qytetarëve jashtë vendit, po ashtu të qytetarëve invalidë. E bën të pamundur ndikimin e votuesit në dhënien e verdiktit të tij. E krijon mundësinë për një numërim të shpejtë të votave dhe për një nxjerrje sa më të shpejtë të rezultateve përfundimtare të votimeve. Zvicra është vendi që i nxjerr më shpejt rezultatet përfundimtare të votimeve, prenda pak orëve.

E-voting, votimi elektronik, ka edhe mangësitë e tij. Dhe këto përbënin edhe objektin e pyetjeve të shumta nga ana e kolegëve pjesëmarrës në Konferencën e Shtypit. Bëjnë, madje edhe nga dy-tre pyetje secili: Robert (Bob) Evans, Jean-Paul Hoearau, Freddy Mulongo, Rui Martins, Yury, Emilia, Julia e tjerë. Krahas vështirësive teknolgjike, vështirësive për t’u shkëputur nga mënyrat tradicionale, ekzistojnë edhe probleme të natyrës së fshehtësisë së votës, çka konsiderohet e cënueshme për shkak se dihet adresa e votuesit. Prandaj kjo mënyrë është shtrirë nëpërmjet projekteve fillestare në terrene më të gatshme e më të përshtatshme për t’u përqafuar me dëshirën e vetë qytetarëve nga njëra periudhë kohore në tjetrën. Përveç Zvicrës (prej 2004), deri tash në Evropë, janë vetëm Estonia (2005), Norvegjia (20011) dhe Franca (2011) që e praktikojnë votën elektronike.

Pikërisht për shkak të mangësive, sado të kufizueshme, votimi nëpërmjet postës elektronike ka shtrirje graduale, ndonëse gjithnjë e më të sigurt. Në përgjigjet e pyetjeve, zyrtarët e Kancelerisë Federale e krahasojnë procesin e shtrirjes së votës online me procesin e formimit të vetë Zvicrës. Më 2000, kantonet e Gjenevës, Nojshatelit dhe Zyrihut, themeluan votimin elektronik, ashtu si kantonet Uri, Shvic dhe Untervalden më 1291 themeluan bërthamën e Zvicrës së sotme. Prej vitit 2011 tashmë 11 kantone janë përfshirë në këtë mënyrë të pjesëmarrjes politike.

Projekti i është besuar pikërisht Kancelerisë Federale, si ndërlidhës e bashkërendues i përpiktë i bashkëpunimit mes kantoneve. Ndryshe nga vendet e tjera, të cilat i organizojnë votimet elektronike në qendrat e votimit, Zvicra, ku 90% e votave dërgohen me postë, ka parë Internetin si rrugën më natyrale të zgjerimit të mundësive të votuesve për të marrë pjesë në votime. Zvicra ka organizuar një mënyrë të hyrjes në sistemin E-voting në atë formë që sekreti i votës gjatë numërimit të jetë i respektuar.

Organizata e Zviceranëve që jetojnë jashtë vendit është më e kënaqura për mënyrën elektronike të votimit: “Është vërtetë e rëndësishme që të gjithë zviceranët që jetojnë jashtë saj, pavarësisht se ku ndodhen, mund të marrin pjesë në proceset politike dhe demokratike falë E-votimit.” E-votimi është i mundur në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në shtetet të cilat kanë firmosur Wassenaar Arrengement, si dhe disa shtete të tjera më të vogla të Evropës. Rreth 90% e zviceranëve jashtë atdheut që marrin pjesë në këto votime jetojnë pikërisht në këto vende.

 

INTERNETI E AFRON SHTETIN PRANË POPULLIT, KU ÇDO VOTË PËRKTHEHET NË DEMOKRACI
Interneti e afron shtetin më pranë popullit. Dhe çdo votë përkthehet në demokraci. Për këtë Konfederata dhe kantonet janë duke bërë gjithçka që vota elektronike të ketë siguri sa më të lartë që të jetë e mundur. Përparësi kryesore ka pikërisht zhvillimi i sigurisë sa më të lartë të sekretit të votës. Kjo është arsyeja pse vota elektronike po shtrihet gradualisht, nën moton: ngadalë, por sigurt. Mbahet lidhje konstante me Universitetet politikenike të vendit, me qëllim përsosjen.

Kështu, që nga viti 2000, kur fillloi eksperimentimi, vota elektronike ka pasur këtë shtrirje: 2004 – Gjeneva, projekti i parë pilot i votës federale; 2005, Nojshateli; 2008, Gjeneva, Nojshateli dhe Zyrihu projekte paralele pilot. Po atë vit Nojshateli ekeperimentoi për herë të parë votën elektronike të votuesve jashtë vendit. 2011, marrëveshja e Gjenevës, Bazelit Qytet, Lucernës dhe Bernës për zviceranët jashtë vendit. 2009 krijimi i konsorciumit të votës elektronike që përfshin kantonet Argau, Friburg, Graubynden, Shafhauzen, Sent Galen, Soloturn e Turgau. 2011 projekti i parë pilot për zgjedhjen e Këshillit Nacional në kantonet Bazel Qytet, Argau, Graubynden dhe Sent Galen, ku u përfshinë edhe zviceranët jashtë vendit. Më 2015 synohet që të gjithë zviceranët jashtë vendit të përdorin E-votimin për zgjedhjet e Këshillit Nacional.

 

NË LARTËSINË E MYSAFIRËVE TË MAISON WATTEVILE

 

Nëpër Sheshin Federal, pranë shatërvanëve lozonjarë, përskaj ahave dekorativë lotues, pastaj nëpër sheshin e Mynsterit dhe hollësive të tjera, të fiksuara për të kushedisatën herë në shkrepjet tona fotografike dhe filmimet tona, zhvendosemi në këmbë në Maison Wattevile, kështjellën e famshme ku priten mysafirët më të lartë të Bernës zyrtare, një mjedis që të ofron gjithnjë risi kureshtare të pazbuluara më herët, ku çdo objekt, çdo hollësi përveç funksionit utilitar (dobiprurës) ngërthen në vete arte të zbukurimit dekorues si dhe shpalos në kënde të ndryshme dhe në kthina e salla të ndryshme nëpër mure gjithandej piktura të paktën që nga Rilindja Evropiane e këndej. Ne kishim qënë edhe herë të tjera në Maison Wattevile në konferenca për shtyp, duke shoqëruar të ftuarit e lartë të qeverisë zvicerane. Ndërsa kësaj here ishim ne vetë gazetarët miqtë e saj ekskluzivë. Një nder i madh ky që na bënte Madame Corine Casanova, si shefe e Kancelarisë të shtetit.

E ndodhur në Junkergasse Nr. 59, në Qytetin e Vjetër të Bernës, pak hapa larg ndërtesës tjetër të famshme karakeristike benreze Erlacherhof, Maison Watteville është nga ato kështjella, të cilat prej zanafillës, nëpër të gjitha metamorfozat e saj iu ka ofruar mysafirëve befasi nga më romantiket. Në kohën kur u ndërtua ajo iu paraprinte disa ndërtimeve të tilla mesjetare rreth e rrotull.

Pas një fjale të shkurtër paraqitëse nga zonja Casanova, fillon një aperitiv, gjatë të cilit zotëri Urs Staub, shef i seksionit të Muzeve, Zyra Federale e Kulturës, na jep në mënyrë të shkëlqyer përshkrime historike dhe zbërthime artistike të përbërësve të kështjellës.

E njohur si Shtëpia e Beatrice von Wattenwyl, ajo ishte strehë e shumë familjeve të cilat u rritën së bashku nëpër rrjedhën e më shumë se pesë shekujve. Arkitektura e kështjellës, pavarësisht ndërhyrjeve të mëhershme apo të mëvonshme, mban vulën e arkitektit të famshëm Joseph Abeille, i cili midis viteve 1695-1710 e ristrukturoi thellësisht arkitekturën e brendshme të saj dhe ia shtoi fasadën elegante të silit të Luigjit XIV. Ai harmonizoi mes tyre arkitektura dhe shije të të gjitha arkitekturave të jashtme dhe të brendshme nga kishte kaluar edhe vetë qyteti i Bernës. Prej vitit 1934, pra prej 99 vitesh, Qeveria Federale e Zvicrës i ka pritur miqtë e saj këtu. Kështjella është e hapur për publikun 4 herë në vit, çdo të shtunë të parë të janarit, prillit, korrikut dhe tetorit. Termat e trashëgimisë, të vitit 1929, sigurojnë jo vetëm që ndërtesa të jetë në përdorim për qëllimet aktuale, por edhe që do të ruajë karakterin e saj të një mjedisi shtëpiak bernez.

Historia e kësaj shtëpie fillon në vitin 1529, si pronë e familjes Frisching. Dhe thirrej shtëpia e Frischingëve. Nga viti 1838, kur Sophie Frisching martohet me Friedrich von Wattenwyl, shtëpia kalon në pronësinë e Watenwylëve dhe thirret përfundimisht shtëpia e Wattenwylëve.

Aventura e rreth katërmbëdhjetë breznive të kësaj kështjelle zë fill nga Hans Frisching. Mercenar i kapur rob më 1513, ai dëbohet nga Berna dhe i konfiskohet e gjithë pasuria. Në vitin 1528 ai lejohet të kthehet në qytetin e lindjes. Zgjidhet më 1535 anëtar i Këshillit të Madh (Këshillit të Qytetit) dhe më 1542 në Këshillin e Vogël (Këshillin Ekzekutiv). Brez pas brezi, bijtë më të shquar të kësaj shtëpie ishin të lidhur ngusht sa me pushtetin ekzekutiv e legjislativ aq edhe me karrierën ushtarake dhe me qarqet protestante. Personaliteti më i shquar i familjes ishte Franz Rudolf Frisching (1733 – 1807) një patricien, oficer i lartë, politikan dhe industrialist. Ai themeloi Manifaturën e Prodhimit të Fajancave në Bernë. Periudha e ngritjes së tij është edhe periudha e zgjerimit të pronave të familjes.

Më 1838 kështjella, nëpërmjet martesës, kaloi, pra, tek familja Wattenwyl. I fundit i sagës ishte Jacob Emanuel von Wattenwyl. Pronarët e fundit privatë, patricët Béatrice and Jakob Emanuel von Wattenwyl, nuk patën fëmijë. Në cilësinë e trashëgimtarit me të drejta të plota nga e shoqja Beatrice, e larguar nga jeta më 1923, Jacob Emanuel von Wattenwyl ia lë trashëgim Qeverisë Federale shtëpinë kështjellë më 1929, pesë vjet para se edhe ai të largohej nga jeta.

Kontrata e trashëgimisë ia ndalon Qeverisë Federale të bëjë ndryshime të mëdha në shtëpi. Brenda kushteve të përcaktuara në kontratë, Zyra Federale e Ndërtimeve dhe Logjistikave e ka restauruar shtëpinë gradualisht: më 1949 rruga përballë, më 1957-1958 hyrja në holl, oborri i pasmë, shkallët spirale, krahu jugor dhe taracat, në këtë fazë u restauruan edhe dritaret e anës jugore dhe taraca kryesore u kthye në formën e dikurshme, më 1983-1986 ishte faze përfundimtare e restaurimit tërësor.

Kështjella është ende e pajisur me objekte kryesisht të Shekullit XVIII dhe XIX, si dhe me shumë portrete të pjesëtarëve të familjeve Frisching dhe von Wattenwyl. Kështjella ka kopshtin-taracë më të madh të ndërtuar në mënyrë private në Qytetin e Vjetër të Bernës.

Sikurse ndërtesa, ashtu edhe objektet, pajisjet, mobiljet, takëmet, portretet e varura nëpër mure, gjithçka këtu kanë historinë e vet të vënies në përdorim për herë të parë, të funksionimit në mjedisin e caktuar, të përkatësisë ndaj anëtarit të caktuar të familjes. Një familje e madhe e përfshirë gjithnjë në sferat e larta të pushtetit, të politikës, të ushtrisë, të religjionit ka lidhje dhe krushqi të shumta, ka miqësi të shumta, mikpritje, marrje e dhënie dhuratash. Të gjitha këto pasqyrojnë risitë, modernitetet e të gjitha etapave që ka përshkuar mënyra e jetesës në Bernë dhe të zhvillimit të saj në të gjithë këta shekuj. Kanë historinë e tyre që nga qilimat e koridoreve, të shkallëve, të antidhomave, të bibiliotekës, të dhomave te ndenjes apo të gjumit, tek tavanët, tek dollapët, komotë, varëset e garderobave, tek kangjelat anësore të shkallëve, tek ornamentet zbukuruese në dru, në gur, metal apo materiale të tjera, tek tavolinat dhe karriget, tek divanët, tek bufetë, tek enët, tek qelqet, terrakotat, majolikat, tek fildishet, qelibaret, tek shandanët, pasqyrat, tek orët, aplikimet e mureve etj. etj.. Histori të veçantë kanë portretet, të cilat përgjithësisht kanë emra të përveçëm të familjes dhe data përgjatë brezave, emrat e piktorëve të cilët i kanë bërë ato portrete. Gjithçka këtu ngjall kureshtje të jashtëzakonshme, por do të ishte e pamundshme t’i ndiqje hollësitë e pafundme nëse, me humorin e tij aq të natyrshëm, duke krijuar situata gazmore të historive intime apo të thashethemnajave të dikurshme rreth personazheve më të famshëm të familjes, zotëri Staub nuk do të bënte që të mos ndihet aspak koha që kalon.

 

NJË PËRMBYLLJE GAZMORE DHE INTIME

 

I vjen radha pastaj një bufeje tejet të pasur dhe delikatesë e gjitha, me pjata të ftohta të shoqëruara me salca të ftohta, barishtesh e frutash egzotike, ku nuk mungon kurrë dimensioni i djathrave, plotësuar pastaj nga prania e personelit të kameriereve dhe kamarierëvet të shumtë, të cilët na ofronin disa lloje „hot dishes“ nëpër ca taska porcelani shumë elegante, e pastaj vijonin me verëra, shampanjë e deri tek dezertet, që ngjanin si piktura moderniste nga dekoracionet plotngjyra. Ne jemi në tavolinë me Bobin, mikun e vjetër të APES, gazetarin veteran të Reuters. Bisedojmë për familjet tona, për nipat e mbesat e Bob, për djemtë tanë, për krijimtarinë, për botimet, për librat, pastaj bisedojmë për Uellsin e tij, për Shqipërinë tonë, për keltët e tij dhe për pellazgët tanë, vendasit e parë të kontinentit të Evropës, për enigmën etruske dhe për enigma të tjera të historisë evropiane, për ilirët dhe të tjerët, të ardhurit më të hershëm të Evropës, për perënditë greke me emra shqip, për probleme të aktualitetit të sotëm botëror parë nga këndi i profesionit tonë të përbashkët. I gjithë ai ambjent i bukur plus shampanja na kishin frymëzuar të gjithëve, pa përjashtim.

Zonja Casanova vjen nëpër tavolinat e gazetarëve, me respekt, ngre dolli, shkëmben biseda të rastit me grupe të ndryshme. Pastaj zbresim të gjithë bashkë tek kopshti në oborrin e pasmë, aq panoramik në çdo stinë e në çdo lloj moti, po tejet marramendës sidomos në atë ditë magjike qershori. Kopshti është si një ballkon i madh i ngritur mbi anën e pjerrët të lumit Aare, i cili kësaj dite më shumë se kurrë, duket më i gjelbër se i kaltër, është tejet i bukur dhe sfidues, i vrullshëm e i harbuar si det me dallgë, madje pa asnjë mbresë pendese apo ndjesi mëkatfaljeje për ditët të tëra që ka dalë nga shtrati dhe i ka trembur banorët e qyteteve dhe fshatrave nga ka kaluar, i ka kërcënuar urat, i ka sfiduar pritat dhe ledhet. Tani Aare prehet këndellës duke na shplodhur sytë tanë që nuk i shqiten.

Këtu shërbehet kafeja, bëhen shkrepje të shumta fotografish – më vete, në grupe, në çifte, bëhen filmime. Në qendër është gjithnjë zonja Casanova, duke dhënë intervista apo deklarata për të interesuarit. Jemi duke kundruar Aaren teksa zonja Casanova na afrohet dhe ne vrik i japim përshtypjet dhe mbresat e kësaj dite, prej së cilës kishim marrë informacione pa fund për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë, por edhe ishim mahnitur për konstitucionin shpirtëror të vlerave dhe kulturën materiale të Konfederatës Helvetike. Kosova, Shqipëria, shqiptarët e shumtë të Zvicrës, gjithnjë e më shumë janë një dimension i këtij vendi veçanërisht mikpritës. Ne përfitojmë nga rasti dhe i dhurojmë disa nga librat tona, ndërkohë e falenderojmë për mënyrën kaq interesante, profesionale, por edhe fantastike se si e paraqet Zvicrën. Dhe fillojmë ta pyesim me shaka për takimin që do të vijë një vit më pas!

Në program, është paraparë edhe një vizitë tek Bären Graben, Gropa e famshme e Arinjve, një atraksion i përhershëm për turistët, e rinovuar tashmë. Jo më kot Berna, kryeqyteti administrativ i Konfederatës Helvetike ka si simbol Ariun prej nga e ka edhe prejardhjen e emrit, simbol që i shfaqet në stemën dhe flamurin e qytetit dhe që lidhet me një legjendë që daton shekullin XII, dhe prej shumë kohësh besohet se ariu është fatsjellës për bernezët. Po janë me fat edhe bernezët edhe zviceranët, porse që fatin e kanë ndërtuar me duart e tyre. Zvicra është një nga vend, ku shteti i së drejtës funksionin ashtu si duhet! Dhe ne shqiptarët e shquajmë shumë lehtë këtë fakt, sepse pas shpine kemi lënë një diktaturë të egër dhe një tranzicion torturues për popullin.

Ne preferojmë si gjithmonë që rrugën e kthimit për në stacionin e trenit, Bahnhof ta bëjmë në këmbë për të shijuar fillimmbrëmjen e kësaj dite qershori ku pranvera dhe fillimvera janë takuar së bashku. Dhe aty ndahemi, pjesa më e madhe e kolegëve për në Gjenevë, ne me Arletën, kolegen tonë braziliano-zvicerane, në pritje të trenit për në Bazel, patëm kohë për të pirë së bashku nga një gotë të ftohtë birre, duke lënë prapa kujtimin e një ditë të paharrueshme me përshëndetjen tonë tashmë klishe: Tschüss bis bald ! A bientôt ! Till the next time!

 

 

Filed Under: Kulture, Reportazh Tagged With: Elida & Skender Bucpapaj, pioniere e Demokracise, Zvicra

Monodrama “Unë Jam Adem Jashari”, në New York

June 20, 2013 by dgreca

Shfaqja Teatrale – Monodrama 45 minuta “Unë Jam Adem Jashari” është fituese e Çmimit të Republikës së “100 Vjetorit të Pavarësisë” – Festivali Mbarë Kombëtar “AlbaMono” Korçë 2012 /

Nga BEQIR SINA/

BRONX NEW YORK : Shfaqja “Unë Jam Adem Jashari” e cila u shfaq mbi 26 herë në trojet Shqiptare, gjatë vitit 2012 arriti të dielën në mbrëmje edhe në New York. Ajo ka marrë pjesë më parë se të vinte në New York, në Festivalin Mbarëkombëtar i Dramës Shqipe në Teatrin Kombëtar, Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Strugë, Dibër, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Ferizaj, Kaçanik, Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Skënderaj, Dollogozhdë, etj. Në rrugëtimin e tij – aktori shqiptar nga Çikago Pajazit Murtishi – me Monodramën “Unë Jam Adem Jashari” solli me vetë edhe një film të mterazhit të shkurtër, realizuar ky prej djalit të tij Libit Murtishi, film ky që publiku përpos që më pasë ndoqi monodramën nga Amerika, “Unë jam Adem Jashari”, kishte vetem vlera artistike, por asnjë lidhje me monodramën e Adem Jasharit.

Në teatrin e kolegjit Frodham në Bronx New York, monodramën nga Amerika, “Unë Jam Adem Jashari”, e interpretuar nga Pajazit Murtishit, me regji të Xhevat Limanit, sipas tekstit të Lebit Murtishit, Muzika ishte e Jeton Murtishit, ndërsa koreografia e Artan Laçkës, teksa atë e ndoqën rreth 300 spektatorë. Ne mesin e tyre, edhe shumë veprimtarë, lider të komunitetit, përfaqësuesit diplomatik të Kosovës, gazetarë, studentë, dhe artistë shqiptarë në Amerikë. Artistia e njohur Pavlina Mani, shkrimtari dhe regjizori Pëllumb Kulla, aktori Pandi Siku, dhe presidenti i LQSHA, Joseph J DioGuardi së bashku me bashkëshorten e tij, Shirli Colyes DioGuardi dhe verpimtari i dalluar Harry Bajraktari.

Drama për vetë emrin e Heroit Legjendar të Kosovës, Adem Jasharit dhe familjes së tij 23 anëtarëshe e zhdukur e gjitha nga makina vrastare e Serbisë, gjatë luftës për liri e pavarësi, tek audienca, për faktin përçoi emocione të papërshkruara. Ato ishin 45 minuta interpretimi nga Murtishi me plot përjetime e retrospektiva të hidhura, por edhe përshkoi krisma, dhunime, rrënime e djegie, deri në fitoren përfundimtare, në pjesën finale të monodramës. Mbasi, përveç bartësit të aktrimit të Murtishit, dhe mesazhit historik që ka përcjellur akti heroik i familjes Jashari dhe Bac Ademit, në shfaqje ndërthurej mirë aktrimi dhe figura legjendare e Adem Jasharit dhe dhe familjes së këtij Heroi Kombëtar Shqiptar.

Natyra e rolit, skenografisë, njëlloj i patetizmit, dhe e vetë figurës së portretizuar dolën edhe kësaj radhe të jenë epike, njësoj sikundër që edhe vetë emri i kryeprotagonistit të shfaqjes, e cila tashmë me plot gojën ndër shqiptarët, dihet se është kthyer jo vetëm në një ikonë historike, por tani edhe në një ikonë skenike,. Teksa dhjetra libra, këngë, e valle, pjesë teatrale dhe pjesë të dokumentarve artistike, filmave të metarzheve të ndryshme video clipeve, janë vënë në skenat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, viset shqiptare dhe në diasporë.

Shfaqja e monodramës së aktorit amator nga Chicago – Illinoi, Pajazit Murtishit; “Unë jam Adem Jashari” pasi u shfaq mbi 26 herë në mbarë trojet shqiptare gjate vitit 2012, erdhi për herë të parë në New York, më 16 Qershor, në Lovinger Theater në Frodham College, jo për konkurim, mbasi si tha moderatori i saj Pandi Siku një aktor shqiptar i cili jeton në ShBA në shtetin Illinois, kësaj rradhe është se :” Të ardhurat nga shfaqja do të dërgohen në KOSOVE – për fëmijët e dëshmorëve.”

Mbas interpretimit aktorin Pajazit Murtishi, e përshëndetën me fjalë mjaft të ngrohta dhe duke vlersuar edhe figurën legjendare të kryekomandatit të UÇK-së, ish kongresisti republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi, presidenti i lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në Amerikë, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe veprimtari i shquar Harry Bajraktari, zoti Pëllumb Kulla, dhe znj. Pavlina Mani.

Në emër të Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në SHBA, ambasadorit Bekim Sejdiu( i cili ndodhej në Kosovë) aktorin Pajazit Murtishi për monodramën “Unë jam Adem Jashari” e përshëndeti konsulli Fatmir Zajmi.

Konsulli Fatmir Zajmi i përshëndeti të pranishmit dhe e përgëzoi organizatorin, dhe në veçanti z. Pajazit Murtishin për këtë shfaqje dhe kontributin konkret, i cili i dedikohet Komandantit Legjendar Adem Jasharit. Mbasi tha ai se Konsullata e Përgjithshme e Kosovës ka përkrahur dhe do përkrah edhe në të ardhmen aktivitetet e komunitetit shqiptarë në SHBA, të cilat promovojnë vlerat tona kombëtare.

“Kjo shfaqje, tha konzulli Zajmi, na bën të përkujtojmë veprën e Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Heroit legjendar dhe rënien heroike të tij në altarin e lirisë.Ideali për të cilin luftoi dhe u flijua Adem Jashari, shtoi ai bashkë me dhjetëra anëtarë të familjes së gjerë Jashari, me shumë familje anekënd Kosovës, dëshmorë e martirë, u realizua plotësisht me lirinë e 12 qershorit të vitit 1999 dhe me pavarësinë e 17 shkurtit të vitit 2008.”

Emri i Adem Jasharit, u shpreh konzulli Zajmi, është përtërirë në familjen Jashari, një traditë e vjetër e kombit tonë, që ka kaluar historikisht nëpër stuhi të rënda ekzistenciale. “Emri i Adem Jasharit, ruhet në kujtesën tonë, në kujtesën e popullit të Kosovës, andaj edhe kjo shfaqje vetem se do ta përjetson këtë emër dhe veprën e Heroit Kombëtar Adem Jasharit”.

Aktori Pajazit Murtishi i cili gati 40 vjet jeton në Amerikë, në fund tha: “Janë gati tre vjet që punuam me regjiizorin Xhevat Limani dhe djalin tim Lebit Murtishin, dersa erdhëm që këtë vepër ta ngrejmë në nivelin e duhur, dhe shfaqur në të gjitha trojet shqiptare – deri në vend lindjen e Jasharëve në Drenicë, ashtu si i takon kësaj figure të rëndësishme të historisë shqiptare, për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Unë u mundova që të gjej forcë, çdo mundësi të asaj që disponoj për të arritur që sot këtu për herë të parë në New York, në Lovinger Theater në Frodham College, të vi jo për konkurim, por që të ardhurat nga shfaqja të dërgohen në KOSOVE për fëmijët e dëshmorëve, dhe spektatorit shqiptarë, natyrishtë t’i ofroj edhe kënaqësinë artistike duke e ndërlidhur edhe figurën madhore të Adem Jasharit, edhe para jush – publikut të mrekullueshem shqiptarë të New Yorkut – shumë ju faleminderit”.

Kronikë : Në rolin e heroit legjendar Adem Jashari, në këtë monodramë, në regji të aktorit, regjisorit dhe dramaturgut Xhevat Limani, u paraqit aktori Pajazit Murtishi.Skenografinë e ka realizuar Kristaq Kapedani, kostumet Enkel Dika, koreograf është Altin Naska, muzikën e ka bërë kompozitori Jeton Murtishi, ndërkaq si konsulentë u paraqitë aktori Pandi Siku.
Actor: Pajazit Murtishi
Autor: Lebit Murtishi
Regjia: Xhevat Limani
Muzika e Kompozuar nga: Jeton Murtishi

Producent: Albatone Productions & Teatri Shqiptar Ne Amerike
Vokalet: Burim Haxhiu & Genta Xhaferri
Kostumet: Enkel Dika
Skenografia: Kristaq Kapedani
Koreograf: Altin Naska
Konsulent: Pandi Siku
Konsulent: Ilir Borova
Video Production: Albatone Productions LLC

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Monodrama, ne New York, u shfaq, Une jam Adem Jashari

NË TIRANË KA FILLUE ME FRY KARAJELI I KUBLAVE…

June 20, 2013 by dgreca

Ne Foto: Ky “buzqeshë” në kohë karajeli…/

Nga Fritz RADOVANI/ Besoj se nuk asht nevoja me hy me shpjegue se çka asht ajo lloj eret që thirret andej kah Shiroka, e deri në të derdhun të Bunës në detin Adriatik, me emnin karajel kublash… Ajo e ka kohen e saj aty nga gjysa e marsit e deri kah fundi i prillit, kur edhe kubles i ikë shija gatimit. Mirpo, në vitet e fillimit të këtij shekullit të ri karajeli asht tue vazhdue deri kah gjysa e muejt qershor.  Aso kohe, dikur, mbushej liqeni me lundra e sule gjoje peshkut që vinin deri poshtë në dejlan. Ndersa lumi Buna, në dukje një lum i qetë per lundrim edhe ajo mbushej me peshkatarë. Ishte gja shumë e kandshme me kenë nder ato lundra sidomos me mjeshtra gjojet, kur zinin me një mjeshtri të madhe disa lloje peshku, që asaj anë nuk i mungonin në kohen (ose vaktin) e vet. Shiroksit janë kenë të njohun per mjeshtrinë e zanjes së peshkut. Me dashtë me shkrue per këte mjeshtri që nuk i ka mungue Shkodres ashtu si edhe gatimi i peshkut, do të vazhdonim gjatë ndonse, qellimi i këtij shkrimi nuk asht ky. Era e karajelit thonë se “tashti” asht çvendosë…

Nuk më kishte shkue mendja kurrë se edhe karajelin e kublave e ka marrë Tirana!

Kjo ide, me e pasë edhe karajelin në Tiranë, paska lindë kur asht rregullue liqeni artificial dhe kopshti zoologjik mbas universitetit, ku studentat do të shihnin në terren se si fryen era dhe si njerzit duhet të mësohen me shkue kah i çon ajo. Atëherë nuk njihej karajeli i kublave kështu, tiranësit filluen me i dhanë randsi peshkut që sillej nga gjithë Shqipnia per me e gatue Tirana.

Atë peshk që ishte ma i zgjedhuni e perlante Blloku i udhëheqësave, ku mbas sa kohe e shihnim “peshkun tonë” edhe nder zyre të randsishme… Kur fillonte me “rrah” bishtin ia gjenin vendin edhe atij si shokëve të tjerë per të cilët kanë fillue me ba edhe perkujtimore… Harrojnë se edhe mbasi dilnin prej furre, i vinte era karajelit të Liqenit Shkodres. Ndersa, krapuliqat e kublat nuk i perdornin gati fare në Bllok, se kur fergohen merrte erë tanë Tirana… Ata vetem me raste kongresesh apo tubimesh per festat e themelimit PPSh, ose kur i grumbullonin atje dhe shokët e byrosë zgjidhnin ndonjë kubul të freskët per sekretare…ose në zyrat e komiteteve të Tiranës.

Specialistët këto kubla i njihnin kryesisht nder velza se kur ishin të ndiqme i kthenin në dejlanin e Shkodres, ku nuk binin në sy se aty kishte shumë si ato… Ishin mësue shkodranët me hanger çka nuk e perlante Tirana, e nga këto rasa kemi pasë mjaftë. Besoj iu kujtohet qarkullimi i kuadrit kur pat ardhë në Shkoder sekretar partie Pjeter Kosta. Më ka çuditë një mik i tij kur më ka tregue se në një bisedë ky e kishte pyetë Pjetrin, se a me të vertetë keni vendosë me e zhdukë fenë, dhe Pjetri ishte pergjegjë, deri këtu Enver Hoxha gjithshka që ka ba e ka ba per me forcue komunizmin në Shqipni, me shpalljen e Shqipnisë shtet ateist nuk jam dakord… mbasi mbrenda dy – tre vjetësh Populli Shqiptar i madh e i vogel ka me u ba hajdut, se nuk ka frikë ma as Zotin as Pushtetin…E keni me pa kur të konsiderohemi popull kot po edhe hajn… Tashti, unë këtu nuk mund të tham se a e ka pasë në rregull perkufizimin Pjetri, po dij me thanë se nuk po mbetë kush pa u permendë nder sferat e nalta të shtetit shqiptar per hajni e korrupsion, dhe se, as nuk po ka ma njeri me ma të voglen seder, të pakten me u konsiderue “peshk i ujnave t’ambla”, që tek ne ka gjithkah, në Veri e në Jug dhe madje, mos me e pasë per turp me tregue se prejardhjen e tyne e kanë prej detit Kuq apo prej detit të Zi… As dreqi nuk po e merr vesh se ku i ka zanë e ama!!

Në Shkoder që ishte qyteti ma i madh i Shqipnisë, janë numrue me gishta familjet per të cilat ndokush edhe guxonte me folë ndonjë gja jo të mirë…Koha ndryshoi!         Edhe kjo gja ngjau se karajeli kishte ndryshue edhe në Shkoder drejtimin e vet…Aty nga viti 1974 qarkullonte një nga anekdotat ma të bukra të asaj kohë. Në një ndermarrje kontrolli puntor para vitit 1967, kapë tek dera e daljes një puntor që kishte vjedhë dishka. Hapet fjala në ndermarrje e atë natë edhe në të gjithë qytetin: “Filanin xy…e kishin zanë tue vjedhë në ndermarrje!!” Shumica dyshonin mos asht kurdisje… “nuk ka mundësi xy me vjedhë, asht familje e mirë, nuk e ban ai djalë atë punë, nuk janë familje që e çojnë veten aty…”. Mbas vitit 1970, prap kontrolli puntor kap nje tjeter tek dera e një fabrikës, që kishte vjedhë…Hapet fjala e merr dheun: “Kishin kapë tue vjedhë tek dera e fabrikës …puntorin yz tue vjedhë!” – Au, po si ngjau kjo punë, po nuk paska pasë asnjë nga ata që do të kontrollonin të njohun ai rrezikzi, me i tregue se do të kontrollojnë!..” Pra, as nuk u diskutonte ma as familja as kenja qytetare, por mbas vitit 1970…”A nuk pat kush me i tregue!?”

“Hajnia nuk ishte ma turp per Shqiptarët!!”, po vetem “rrezik” per ata që kapeshin…

Per mos me u largue nga tema duhet thanë e verteta, se nder shtete demokratike ka vlerë të madhe karajeli i kublave në periudhen e fushatës së votimeve, jo per me tregue se ata që janë tue u pergatitë per me kenë nder listat e të zgjedhunëve janë të sjellun aty nga karajeli, po tek ne Shqiptarët kryesore per ata që zgjidhen asht se dikur, ata duhet t’ ishin në rrjeten e peshkut…

Ata që nuk dijnë me notue të rrethuem në kariq nuk vlejnë, se kapen nga grepi…

Para disa vitesh pranë stacionit të trenit ishte edhe një serë ku kultivohej peshku. Unë e kam pa nga dritaria e trenit, po ma vonë më kanë tregue se aty asht kenë rritë edhe peshkaqeni… Nuk u habita aspak se Tirana gjithnjë asht kenë e mbushun me peshkaqejë madje, që edhe të kanë shkye kur ishin t’ unshem. Mbas vitit 1967 kultivimi i tyne filloi në të gjitha anët e vendit.

Sot ka aq shumë nga zogjtë e tyne sa në Shkoder, thirreshin “zojgjë ku…blash”.

Asht me u çuditë para një fakti që ngjet vetem nder Shqiptarë; as nuk mendon njeri që me kultivue dhe me i shtue delfijtë… ndoshta, nuk favorizon era e karajelit që frynë në Tiranë!

Disa ia lanë fajin qeveritarëve, se gjoja ata nuk i pelqejnë delfijtë, kanë ba e janë mësue me peshkaqejë nëper zyre e shtëpija, e nuk i bahet me i hjekë edhe prej djelmëve e vajzave të veta që kanë frikë se i ndryshojnë trashigiminë… Delfini mund ti mësojnë tjera virtyte… që nuk i pershtaten kerkesave të kohës. Sot Shqipnia asht e prirun per qeverisje peshkaqejësh!

Delfini nuk asht i prirun nga karajeli… Ai edhe knaqësinë me luejtë me fëmijë e ka kur Perëndon dielli, ndersa peshkaqejtë tanë, atëherë janë në gjoje…vetem Lindja, ua shton oreksin!

Delfini kerkon edhe kushte tjera…të cilat nuk i pershtaten as mentalitetit tonë.

Jemi mësue sot në rrjetë, neser në kariq, dikush në grep, mandej në kosh, mbasneser  dikush në tavë, dikush në gradelë…besa edhe direkt në prush, kur vinte fundi perdorej një thanje: “Edhe filanin e hangri furra…!” A janë pak prej tyne? – Jo pak! Hiqni menden nga delfini!

Shqiptarët tash 70 vjet pelqejnë me u qeverisë nga peshkaqejtë…

Edhe karajeli i këtij viti andej kah Tirana, thonë se…vazhdon me frye nga Lindja!

Melbourne, 2013.

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani/ ne Tirane, ka fillue me fry, Karajeli i kublave

SAINT ELEUTHERIUS NUK ËSHTË GREK, AS ROMAK

June 20, 2013 by dgreca

SAINT ELEUTHERIUS NUK ËSHTË GREK ,AS ROMAK SIÇ PRETENDOJNË DISA HISTORIANË. AI ËSHTË QARTË NJË PARAARDHËSI ILIR, LINDUR DHE RRITUR NË EPIR /

Shkruan: Msc.GËZIM LLOJDIA/

                    1.

Gjejmë një fakt për përhapjen e krishterimit në Iliri. Përbënë një fakt njëkohësisht është fat nga ngase të dhënat flasin shkoqur:se ilirët bëjnë pjesë në grupin e popujve që në kohën e tij kishin përqafuar krishterimin. Durrësi, Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u përhap pastaj në thellësi të katër provincave ilire: të Prevalit, Dardanisë, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Të dhënat për krishterimin në Iliri janë të faktike dhe të nxjerra në dritësim dielli.N ë qendrën e çdo province ndodhej kisha metropolitane, thuhet në materialin për përhapjen e krishterimit në Shqipëri, dhe aty e kishte selinë kryepeshkopi. Nën juridiksionin e këtij të fundit ndodheshin peshkopët e dioqezave .Kështu, në katër qendrat kryesore kishtare në trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat e Shkodrës (Prevali), Justiniana Prima (Dardania), Durrësi (Epiri i Ri), Nikopoja (Epiri i Vjetër). Kryepeshkopi i Shkodrës kishte nën varësi 3 peshkopata vartëse (ai i Shkupit 5, i Durrësit 8 dhe i Nikopojës 9.

Ndër monumentet më të rëndësishme të hershëm te Nikopolis të krishterë janë:Në bazilikën (e Doumetios)Tre-aisled bazilika kushtuar Shën Demetrios, themeluar nga Doumetios I, kryepeshkopi i Nikopolis, dhe nga pasardhësi i tij, Doumetios II. Ajo ka një futur anësore, një atrium, dhe një narteksi me një sakristi dhe një Pagëzimorje.

Katet janë të mbuluara me mozaikë . Datuar për kohën e saj nga vitet 550-575 pas Krishtit. Bazilika B ( Alkison).Pesë-rreshta bazilikë me një futur anësore, me një narteks dhe një Pagëzimorja .Fragmente te katette e mozaikut janë të ruajtur në atrium, diaconicon dhe anekset. Datuar për kohën e saj nga vitet 450-516 pas Krishtit. Bazilika D (ose Asyrmatos e Ngjitjes.)Ajo shtrihet jashtë mureve bizantine, në një distancë prej 800 m, nga qendra e qytetit. Kjo është një bazilike tre-rreshta: me një futur anësore, me anekse në narteksit, dhe një atrium. Mozaikët me kate janë ruajtur në narteksit dhe diaconicon (rrobave). Datuar në kohën: Midis fundit të tremujorit të tretë të 5-të shekullit të 6 AD .Kjo është Bazilika (Shën Menas e Margarona).Ajo është e vendosur 6 km (SE) Nikopolis. Tre-reshta bazilikë me një futur anësore, narteksi, ekzonarteksit ose atrium një gjysmërrethor me një sternë dhe dysheme me mozaik. Datuar në mesin e shekullit të 6. Episcopeion (Seat Peshkopit).Strukturë e madhe romake me një atrium varg kolonash gjendet në perëndim të bazilikës A. Disa nga katet e mozaikut në porticos datojnë në periudhën e krishterë dhe me sa duket e mundshme, që ndërtesa u shndërrua në vendin e peshkopit, gjatë kohëve të krishtera. Ajo përfshin dhoma të vogla, një hyrje dhe një oborr me një apse. Pjesët e kateve të mozaikut kanë mbijetuar. Datuar në gjysmën e dytë të shekullit të 5.

2.

Në mesin e atyre shenjtorëve, për të cilin shumë pak është përmendur, është Shën Eleutherius, një nga paraardhësit e papëve shqiptarë të tjerë, dhe një prej atyre personazheve të njohur që kanë kontribuar në përhapjen e krishterimit, jo vetëm në mesin e shqiptarëve, por në të gjithë kontinentin evropian. Qindra peshkopë nga Iliri morën pjesë në Sinodin e parë të Romës themeluar në vitin 130 era ere . Ky fakt dëshmon për ekzistencën e një administrate të mirë-organizuar e kishës në Iliri gjatë shekullit të 2. Elementet e para të kishës që përbëjnë themelet e doktrinës së krishterë, shtatë kodet ekumenike, janë nga territoret ilyrian (llyria ishte quajtur dikur “Ishulli i Shenjtorëve”). Kjo është dëshmia më e mirë e kontributeve që shqiptarët kanë bërë të qytetërimit evropian. Shën Eleutherius lindi njëqind vjet pas Krishtit në qytetin e Nikopoj.

3.

Disa arkeologë pohojnë se ky është qyteti i pranishëm në Prevezës. Nikopolis është e vendosur në gadishullin e Prevezës u themelua nga Octavianus Augustus, pas betejës detare të Actium në vitin 3.1 p.e.s. Qyteti kishte nenexhik e vet dhe çdo katër vjet Actia e njohur, duke përfshirë zhvillimin e festivale si dhe lojërat atletike, muzikore. Shumë intelektualë të periudhës, të tilla si Epictetus (AD 89) u mblodhën në Nikopolis. Qyteti vazhdoi ekzistencën gjatë periudhës bizantine.

4.

Ai ishte arsimuar në Romë nëndrejtimin e Papa Shën Aciteti (të cilit i zgjati 11 vjet papat, 157-168), ku ai mori Urdhëratë e Shenjtë. Nëvitin 177 AD, Shën Eleutherius u emërua Papë dhe mori Selinë e Shenjtë në Shën Pjetrit. Gjatë papatit të tij, Shën Eleutherius ka përhapur Biblën në shumë vende të Perandorisë Romake. Bazuar në të dhënat ekzistuese, pas beseechment e Lucas i cili ishte mbret i Anglisë, Shën Eleutherius dërgoi misionarët e krishterimit që të predikonin – besimin për kombet e qytetëruara evropiane dhe që mbeten mbizotërues në ditët e sotme. Në vitin 192 AD, pas 15 viteve të papatit të tij, Shën Eleutherius u martirizua nga idhujtarët e Romës. Përpjekjet nga të tjerët për të kërkuar Shën Elutherius dhe Shën Jeronim, si tëtyre janë të shumta. Në të vërtetë, nuk është as Saint Eleutherius grek as romak siç pretendojnë disa historianë. Ai është qartë një paraardhësi ilir i shqiptarëve, lindur dhe rritur në Epir,një territor i vendosur nga Mbreti Pirros në vitet 277 para Krishtit.

5.Shqiptarët kanë prodhuar personazheve të tilla të shenjta si Shën Eleutherius, Papa Klementi XI, Shën Dardan,Shën Jeronim, Shën Ashtin.

*Anëtar i Akademisë Evropiane te arteve

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Saint Eleutherius

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT