• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

TË VLERËSOJMË ATO Ç’KA KEMI ARRITUR DHE TË MOS BËJMË EKSPERIMENTE!

June 11, 2013 by dgreca

NGA HASAN KOSTRECI/

Brezat e sotëm dhe sidomos gjeneratat e reja, kohën pesëdhjet vjeçare të komunizmit e konsiderojnë ndonjëherë si një periudhë tepër të largët që ka ekzistuar vite përpara dhe duke e quajtur kështu, problemet që shohim sot tek shoqëria apo politika jonë shqiptare, ia veshin më shumë natyrës së kombit tonë, që s’ka patur dhe s’ka ende kulturë, prandaj dhe problemet që kemi apo na krijohen, vijnë vetëm nga ky fakt, por në realitet, mendoj, që ky konkluzion i tyre është i gabuar dhe tregon se kjo rini nuk e ka ende të qartë, se ç’ishte komunizmi dhe ç’pasoja i la ai shoqërisë sonë.

Kur një profesor po u fliste një ditë studentëve të tij pikërisht për këtë temë dhe ata nuk po e kuptonin, iu drejtua njërit prej tyre që ishte shumë mirë në mësime; Pse nuk heq ti disa pikë nga notat e tua dhjeta që ke marë gjatë vitit dhe t’ia japësh dikujt tjetri që është në rrezik dhe mund të ngelë? Si mund ta bëj unë këtë, iu përgjigj ai, i kam fituar me mund dhe djerrsë, ndërsa ai s’e ka vrarë mëndjen fare dhe është dembel. E po ja, pra ky është parimi themelor i komunizmit, u tha profesori, dhe që të arrihet kjo, i afti, i zoti apo dhe i pasuri duhet të sakrifikohen, në mënyrë që të barazohen me dembelët, të pa aftët dhe parazitarët e shoqërisë. Çudi, iu përgjigjën studentët, tani vërtet e kuptuam, se ç’qënka në realitet kjo ideollogji.

Kjo pra ishte pikërisht edhe praktika, që u ndoq tek ne për gati pesëdhjet vjet dhe ndërsa shtresa e pa aftë dhe parazitare që përmëndëm në atë shëmbull, e stimuluar sigurisht edhe nga ai parim, u shtua në përmasa të mëdha, numuri i njerëzve të kualifikuar dhe me ambicje, që në çdo komb, përbëjnë ajkën e shoqërisë, gjithmonë e më shumë vajti duke rënë dhe masa e madhe e shoqërisë e mbetur mediokërr, e cila nga ai sistem u quajt “Njeriu i Ri”, dominoi të gjitha institucionet e asaj periudhe, duke filluar që nga politika, arësimi e gjihçka tjetër dhe kur me këtë përbërje në nëntëdhjetën u ballafaquam me demokracinë, e cila si bazë zhvillimi, ka garën dhe konkurencën, në vënd që kjo pjesë pa nivel dhe e ngritur artificialisht, të spostohej ose të paktën për një kohë, të dilte e mënjanuar, ndodhi ndryshe; Të përkrahur nga kasta e vjetër, ende e fuqishme, ata në forma më shumë të dyshimta kapën ekonominë, mediat, më vonë edhe politikën dhe kur kjo dukuri, u çfaq edhe më e qartë, bëri që më tepër se një milion e ca shqiptarë, mjaft prej tyre rini, njerëz të ndershëm dhe intelektualë, që supozohej me ta këtej e tutje të ndërtonim demokracinë, të zhgënjyer nga ky realitet, morrën rrugën e emigracionit.

I përmënda shkurtimisht të gjitha këto, jo dhe aq për ne moshën e vjetër, sepse i dimë fare mirë dhe s’i kemi harruar, por për gjeneratat e reja, të cilët, duke mos e njohur këtë histori dhe duke mos ditur njëkohësisht edhe se si rodhën tek ne ngjarjet, shprehen se i tillë është populli ynë, prandaj dhe nuk bëjmë dot shtet, por çdo kombi nëqoftëse do t’i presësh kokën, që në këtë rast janë ata që përmëndëm pak më lart, i njëjti fenomen kish për të ndodhur dhe fakti, që edhe sot mbas njëzet e ca vjetësh, nga sondazhet e bëra, del se e majta shqiptare dominon në shoqërinë tonë, tregon se vazhdimësia e transmetimit, por edhe e infektimit nga ajo ideollogji, jo vetëm që nuk është penguar, por vazhdon të përhapet ende edhe tek brezat pasardhës dhe ky bilanc asnjëherë nuk ka për të ndryshuar, deri sa mjaft ish mësuesë, pedagogë apo punonjës të ndryshëm të asaj administrate komuniste, do jenë ende në aktivitet. Por kjo gjeneratë ama duhet të kuptojë se e majta për të cilën ne po flasim, nuk është as e majta Italiane, Franceze apo Suedeze, por e majtë Shqiptare, e cila prejardhjen dhe historinë e saj ende të freskët, e ka mjaft të dyshimtë dhe pavarësisht se paraqitet si e distancuar nga mëma e tyre, majaja e asaj ideollogjie, siç po e shohim, po të hyri, është e vështirë mjaft, pastaj që të dalë.

Besoj, të gjithëve na kujtohet komedia “Prefekti”, që çfaqej në atë kohë nëpër skenat e teatrove tona dhe kur gruaja që i erdhi Qazim Mulletit në zyrë për t’i falur të birin e futur në burg, ky e pyeti; Sa kohë ka moj zonjë djali juaj që është futur? Tre muaj zoti Qazim, Po edhe tre ditë të qëndrosh me komunistët, bëhesh komunist dhe jo pastaj tre muaj.

E zura edhe këtë shëmbull, për të treguar se nga ajo ideollogji, nuk jemi mashtruar vetëm neve, por edhe miliona të tjerë nga vënde të ndryshme të botës, por duke ditur se parimet e saj, mbeten gjithmonë po njësoj, ashtu si ç’u tha edhe profesori në fillim të këtij artikulli, studentëve të vet, t’i ruhemi dhe të kemi kujdes që të mos e pësojmë edhe njëherë.

Jemi përpara zgjedhjeve dhe sentimetalizmi që ju të rinjtë keni në përgjithësi, të mos u rrëmbejë. Të vlerësojmë ato çka kemi arritur dhe të ecim më tej, por jo ndryshime të mëdhaja, sepse ndonjëherë atyre t’ua kesh edhe frikën.

Filed Under: Komente Tagged With: c'kemi arrite, Hasan Kostreci, jo eksperimente, te vleresojme

Biden-Thacit: Të zbatohet marrëveshja!

June 11, 2013 by dgreca

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Zyrtari amerikan ka riafirmuar “partneritetin e ngushtë të SHBA-së me Kosovën, si dhe mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”.
Siç bën të ditur Shtëpia e Bardhë, zoti Biden ka lavdëruar udhëheqjen dhe kurajën politike, të demonstruar nga kryeministri Thaçi dhe Qeveria e Kosovës në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Zëvendëspresidenti ka nënvizuar rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes, për të shfrytëzuar këtë mundësi historike për të siguruar paqe dhe prosperitet për popullin e Kosovës dhe të Serbisë, si dhe për të avancuar aspiratat evropiane të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Po sipas tij, Biden ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës si partnerë dhe miq dhe besojnë në thellimin e mëtejshëm të partneritetit.
Kryeministri Thaçi, nga ana e tij, ka thënë se marrëveshja me Serbinë nuk është fundi i normalizimit, por fillimi i tij, ndërsa tani “fjalë kyçe është implementimi i plotë i saj”.
“Pa përkrahjen e SHBA-së, kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur. Garancitë dhe qëndrimet e SHBA-së kanë qenë vendimtare”, citohet të ketë thënë kryeministri Thaçi.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Uashington, ai ka thënë se Serbia është duke bërë përpjekje për të vonuar procesin e zbatimit, por është shprehur optimist se grupet teknike të të dyja vendeve do të arrijnë pajtim dhe se implementimi do të nisë sa më parë që të jetë e mundur.”Ka tendenca të zhargitjes, por jam i bindur që implementimi do të ndodhë. Është një proces i pakthyeshëm, i pandalshëm dhe jetik”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, ky proces mund të sjellë lirinë e lëvizjes, shpërbërjen e strukturave paralele, ligjin dhe rendin, instalimin e policisë së Kosovës dhe po ashtu mjedisin për mbajtjen e zgjedhjeve të lira lokale në tetor të këtij viti.
Duke pranuar se marrëveshja ka kundërshtarët e saj në Serbi dhe Kosovë, Thaçi ka thënë se ajo është marrëveshja më e mirë në këtë moment midis dy vendeve.
“Në marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, nuk ka humbës, ka fitues; fitues janë Kosova, Serbia, rajoni, investimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Unë i kuptoj zërat kritikë. Marrëveshja nuk është populiste në kuptimin elektoral. Është marrëveshja më e mirë e mundshme për momentin në mes të dy shteteve tona, për normalizimin e marrëdhënieve, për të ecur përpara, për të lëvizur drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.
Marrëveshja e 19 prillit u siguron serbëve në veri përgjegjësi në fushën e policisë dhe të gjyqësisë. Nga vendet e Perëndimit është konsideruar si hap para i Kosovës dhe i Serbisë drejt integrimit evropian.

Filed Under: Kronike Tagged With: Biden Thaci, Kosove e Serbi, te zbatohet marreveshja

Ditar Periferie”, guximi për të vërtetën

June 11, 2013 by dgreca

Nga Bardhyl Ukcamaj*/

Te dashur pjesmarres,/

“Ditar Periferie” titullohet libri me autor Gjergj Metën. Publicistike e botuar ne shtypin shqiptar ne harkun kohor te nje dekade, shkruar me elegance nga nje intelekual i vetedishem per rolin dhe pergjegjesine e tij ne nje shoqeri te hapur. Libri pasqyron koloritin e jetes shqiptare ne nisje te shekullit te XXI-te, duke iu përkushtuar çështjeve morale e sociale, kulturore e shpirterore dhe përgjegjësive individuale me dashuri, ne thedhesi e pa droje.

Ne liber shkruhet për varfërinë, mungesen e se drejtes, për abortin, për devijacionet seksuale, vetëvrasjen, te miren dhe te ligen njerezore, kristianizmin e ateizmin, politiken, kulturen dhe ekonomine, tranzicionin dhe kompleksitetin e njeriut modern si koncept. Autori nuk i frigohet dhimjes qe shkakton e verteta ne ambientin social, anipse e verteta ne shoqerine shqiptare eshte e dhimshme. Si nje shoqeri ne tranzicion (sipas dom Gjergji qe nga viti 1912-te), ka prodhuar padrejtesi gjithfaresh per individin e zakonshem. Pas nje diktature te ashper, ideja per nje shtet demokratik, nje shoqeri jo te hapur ndaj vlerave prendimore por te bazuar mbi vlerat e perendimit duket me shume si nje enderr idealistesh se sa nje realitet i perditshmerise. Andaj edhe shkruan :“Kerkimi i se vertetes eshte guximi per te verteten. Po. Sepse e verteta kerkon guxim. Ajo, kur del ne drite, shpeshhere dhemb, por ama ka fuqi sheruese”

Me një stil të zhdërvjellët dhe mjaft tërheqës, kleriku publicist pasqyron me dashuri nje tablo gri te jetes plot derte te nje Shqiperie, qe jeton ne konfuzitet kohen e endrrimit te ndryshimeve historike. Perpjekja për të dritesuar sa mundet këte botë njerëzore ështe zgjedhur jo rastesisht nga periferite e kryeqytetit. Njeriu nevojtar eshte heroi i publicistikes se tij. Personazhe, si “Plaku mbi urë” apo Zefi 82-vjeçar në “Ditar mjerimi” jane e verteta qe vret, pasqyra e nje shoqerie qe ne mungese te bukes se perditshme te njeriut nevojtar, nje pakice skajore lahet nje luksin e modernitetit fale korrupsionit e prostitucionit politik, ekonomik e social. Kur them kete te kuptohemi kurre nuk kam besuar e as besoj ne mundesine e barazise politike, sociale opo kulturore por ne parimin e larte te drejtesise politike, sociale e kulturore.E pra sipas meje drejtesi ne atdheun tone as ka pasur e as ka. Ne keto kushte eshte perdorur me vend shprehja e Dantes: “ Vendi me i erret i ferrit eshte per ata qe ruajne neutralitetin ne kohe krizash morale”. E pra inteligjenca shqiptare qe mund te ushqehet edhe pa meshiren e oligarkise korruptive te pushtetit duhet te thyeje heshtjen e ti prije me sa mundet e si mundet ndryshimit shoqeror.

“Qëllimi im është të mos i mbyll derën askujt (shprehet dom Gjergji), përveç të keqes. Jam antikomunist, por nuk jam kundër komunistëve, dënoj aktin, por jo personin që e ka kryer atë. Unë nuk akuzoj askënd, por bashkëndaj faje, qoftë për heshtjen apo për mosveprimin në një moment të caktuar”. Ne kete fryme jane opinionet, replikat therese dhe analizat e kujdesshme te ketij botimi. Nga shkrimi i pare i librit “Mesha e Lirise” tek i fundit “Pertej shkretetires, shpresa”, lajtmotivi i shkrimeve të klerikut publicist është dashuria e bazuar mbi konceptin kristian te njeriut.

Emri i Dom Gjergj Metës që shërbeu prej vitesh ne periferite e Tiranes e tashme po i rikthehet qyetit te tij Durrësit, per te kontribuar ne ate Katedrale ku sherbyen perlate te shquar te kishes katolike si At. Vincent Prenushi e Dom Nikolle Kacorri është jo pak në vëmendje edhe të botës mediatike. Në rrugen e klerikeve te shquar te Kishës Katolike Shqiptare te para dhe pas komunizmit nga At Anton Arapi e At Gjergj Fishta tek At Zef Pllumi e Imzot Rrok Mirdita publicistika e Dom Gjergjit na dëshmojne se modeli i njeriut kristian ka të bëjë me pranimin e dinjitetit individual të njeriut, respektimin e lirisë dhe ushqimimin e dashurise, mbrojtjen e jetës, ruajtjen e vlerave kristiane të familjes dhe perkushtimin atdhetar. Na deshmojne per nje nivel superior intelektual, per nje tradite te Kishes Katolike Shqiptare. Kjo tradite e rilindur shpresojme ti riktheje kete shkelqim te humbur (pergjate diktatures) botes shqiptare por edhe asaj ballkanike ne hapsiren e qyteterimit prendimor.

Miku im apo me sakte miku yne i dashur Dom Gjergji, intelektual par excellence i breznise se re shqiptare, urime per kete sherbese te mire shoqerore e mirseardhe ne New York. Urime!

* Fjale e mbajtuar me rastin e prezentimit te librit publicistik te Dom Gjergjit

Filed Under: Kulture Tagged With: Bardhyl Ukcamaj, ditar periferie, Dom Gjergj Meta

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT,AMANET I KRISMAVE TË PËRGJAKURA

June 10, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

Ndodh shpesh që kulmet e historisë së një kombi të futen krejt padashur në rrjedhën e ceremonialeve dhe riteve normalë duke pranuar dëshpërimisht zbehje të shkëlqimeve të dikurshëm. Memorja e kombit,tallazitur prej një mijë halleve të ditës,ka ruajtur diku në periferi,ato ngjarje madhore me të cilat mund të krenoheshin breza të tërë.Por vjen një ditë që këto këmbana të historisë gjëmojnë bujësisë të tundura jo prej duarve por prej zemrave të popullit i cili thërret së brendshmi, me atë duf të madh,njerëzit – heronj.Ai ndjen se ka nevojë për to.

Ne shqiptarët, jo se e patëm harruar qershorin e largët të vitit 1878.Dhjetra herë i jemi rikthyer kësaj date me ndjenjën e besimit të atij detari që dallgët i derdhen në gjoks por s’mund t’ia shkulin zemrën pse diku,sytë e tij, i buzëqeshin farit në largësi. Por këtë qershor,simbolika e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit bëhet tejet domethënëse.,pas shpresës sonë të plagosur por asesi të vrarë,mendoj se vlen të evokohet dhe madje të jetohet atmosfera dhe zgjidhjet trimërore të Lidhjes së Prizërenit. Ajo frymë bashkimi,ajo besë burri,ai shpirtë atdhetari deri në sakrificën sublime ndaj fatit të kombit e dalur nga thellsitë e dheut, vlen të ringjallen për ne shqiptarët që jetojmë nën këtë fillim shekulli të trazuar. Por le t’i kthehemi Prizërenit të vitit 1878,le të përpiqemi ta shohim atë në kompleksin e luftërave të hapura dhe të fshehta ballkanike e më gjërë në dramën që luanin fuqitë e Mëdha të Europës me tokat shqiptare.

Lufta e Krimesë në vitin 1876 , njëherazi godet rëndë „të sëmuarin e Bosforit“ dhe i hap udhë ëndërave të Carit për pansllavizmin.“Prangat turke janë të ndryshkura,ato duhet zëvendësuar me të rejat, perandorake ruse“ , shkruante shtypi Rus i asaj kohe duke zbuluar në mënyrë krejt të paturpshme qëllimet për hegjemoni dhe ekspansion. Në këtë makutëri  sllave, Shqipëria figuronte vetëm si territor i përkohshëm.Diplomacia ruse e kohës ishte shprehur qartë se vendet ballkanike duheshin rikonstrukturuar,pra duheshin ribërë në kuadrin e përfshirjes së territoreve.Ajo kërkonte që Greqia të merrte Epirin dhe Bullgaria të dilte deri në Ohër,ashtu siç u njihte sllavëve pothuaj krejt veriun e Shqipërisë.Për Carin rus,Shqipëria duhej ndarë midis ortodoksëve grekë dhe sllavë pa përfillur as të drejtat më themelore të kombit të vjetër të ballkanit dhe për këtë askush nuk çuditet po të ketë parasysh mizorinë me të cilën njeriu i tmerrshëm shtypte
deri vetë pakicat sllave të tjerë.

Për shkak të interesave të mëdha politike dhe ekonomike ( sidomos lidhur me daljen në Danub) në mjaft drejtime Austro-Hungaria i kundërvihet lëvizjes pansllaviste për daljen në Adriatik. Ajo e kupton realisht rrezikun dhe e përkrahur prej Gjermanisë ndërmerr hapa konkretë.Ajo çka na intereson ne,është padyshim,njohja e kombit shqiptar prej kësaj fuqie si dhe prononcimi i drejtëpërdrejtë për mospushtimin e tokave shqiptare prej sllavëve dhe italianëve. Por gjithsesi,edhe në rastin e kësaj rryme „ të ngrohtë“,nuk është e vështirë të zbulohen interesat e drejtpërdrejta të kësaj perandorie në brigjet e buta të Adriatikut.Fillimi i këtij shekulli e provoi më së miri këtë.

Sidoqoftë mosmarrëveshjet midis dy perandorive të Rusisë dhe Austro-Hungarisë gjetën një zgjidhje në kurriz të paqës mbi popujt të tjerë.Përpara fillimit të luftës,Cari i njohu austrohungarezëve,të drejtën për të pushtuar Bosnjën dhe Hercegovinën,menjëherë sapo të përfundonte dueli midis tij dhe perandorisë osmane që gati po perëndonte.Dhe kësaj radhe pansllavizmi nuk gaboi.Duke e joshur austrohungarinë,ariu rus iu vërsul turqve duke vajtur deri tek periferitë e  Stambollit.Këta të fundit nuk vonuan të nënshkruajnë Traktatin e paqës të Shën Stefanit. Sipas këtij traktati ogurzi,Sanxhaku i Mitrovicës dhe Prishtinës i jepeshin Serbisë,Ulqini,Hoti dhe Gruda,Malit të Zi ndërsa Bullgaria përveç tokave të Shqipërisë Lindore (Maqedonisë Shqiptare),merrte edhe Pogradecin,Billishtin dhe Korçën.

Përballë kësaj loje tinzare me fatet e popujve të vegjël,mjaft shqiptarë e ndjenë së mbrendshmi dramën që po niste toka dhe jeta e tyre. Ata iu drejtuan me protesta të fuqishme dhe memorandume Rusisë Cariste,Perandorisë Osmane por edhe Fuqive të Mëdha duke thënë hapur se jo vetëm që ky traktat nuk pranohet por për të mbrojtur tokat e tyre mund të sakrifikonin edhe jetën. Gjithsesi,këmbanat e lakmive nuk e lanë Europën e shurdhëruar të dëgjonte klithmat e një kombi që sapo zgjohej.Toka e lashtë Arbërore klithte.Kjo klithmë kish zërin e shqiponjës që asnjëherë nuk qan por thërret e hap krahët në fluturimin e saj drejt lirisë. Atdhetarët shqiptarë,të gjendur përballë situatave që zavendësoheshin nga dita në ditë,filluan të orientohen kah liria dhe besa.Në Stamboll i ideuar dhe drejtuar prej Abdyl Bej Frashërit,krijohet“Komitetit Qendrorë për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare“.Në shpalljen e 18 majit të vitit 1878,ky Komitet përpos të tjerave deklaronte ;

„Ne dëshirojmë nxehtësisht të rrojmë në paqë me të gjithë fqinjët tanë,Malin e Zi,Greqinë,Serbinë dhe Bullgarinë.Ne nuk kërkojmë,ne nuk dëshirojmë asgjë prej tyre,por jemi thellësisht të vendosur të mbrojmë me këmbëngulje çdo gjë që është jona.Tju lihen shqiptarëve tokat shqiptare“.

Në krah të burrit Abdyl Frashëri, ishin Iljaz Pashë Dibra e Jani Vreto,Pashko Vasa e Zija Prishtina.Me veprimtarinë e tyre të madhe në pak javë ata dëshmuan në zemër të Perandorisë Osmane,në Stamboll se jo vetëm nuk iu frigohen masave represive të saj por dijnë edhe të dënojnë robëritë dhe obskurantizmin.Telegramet drejtuar fuqive të mëdha,takimet e fshehta dhe të hapura,organizimet në disa prej qendrave urbane ku shqiptarët ishin të shumtë në numër,u përshkruan fund e krye prej një besimi të palëkundur se vetëm bashkimi,lënia në harresë e mërive dhe gjaqeve,vetëm dashuria për atdheun do të mund ta ruante këtë prej coptimit.“Komiteti Qendrorë për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare“ brenda një kohe tepër të shkurtër,arriti të zgjojë opinjonin e rretheve përparimtare të Europës madje edhe dëshirat e vrrullta të shqiptarëve që inspironin autonomi.U vendos në një nga këto takime,që detyrimishtë brenda muajit qershor duhej mbajtur një kuvend nga i cili të merrte udhë zgjidhja e çështjes kombëtare.Tepër domethënës është fakti që qyteti ku do të mbahej kuvendi u caktua Prizëreni,pikërisht aty ku ishin pozicionet e para të  luftimit midis shqiptarëve dhe sllavëve.

Me 10. në fillimqershorin e vitit 1878, u mblodhën në Prizëren trima dhe atdhetarë nga pothuaj e gjithë Shqipëria.Sidoqoftë,duhet pranuar se veriu dhe verilindja e Shqipërisë,duke qenë se ishin zona më të nxehta luftimi,duke parë betejat në prag,dërguan përfaqsues më të shumtë.Ndërsa krahinat e jugut përfaqsonte në këtë kuvend prej burrit të mençur dhe trim Abdyl Bej Frashërit. Prizëreni ato ditë u ruajt prej forcave dhe çetave shqiptare  të gatshme për të sakrifikuar deri në fund nëse do kish ndërhyrje nga jashtë : Idenë e kësaj besëlidhje shqiptare  e dha që në fillim të fjalës së tij Abdyl Frashëri i cili përmes të tjerave,me tone burrërore deklaroi ;“Qëllimi i kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirtë,duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që të mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë … „.

Ky kuvend miratoi organizatën „BESËLIDHJA“ e cila më vonë për rrjedhat që morën ngjarjet u quajt „Lidhja Shqiptare e Prizërenit“.Programi i parë i kësaj lidhjeje burrash e trevash etnike,ishte tërësisht kombëtar i bazuar në rrethanat e koklavitura të trazirave ballkanike,i prirur kah vendosmëria dhe trimëria e vetë popullit që ishte e drobitur prej sundimeve të njëpasnjëshme.

Me vendim unanim prej gjithë Komitetit Qendrorë të Lidhjes u vendos që të luftohej me armë së pari e mandej me mjete diplomatike,çdo orvatje e Malit të Zi,Serbisë, Bullgarisë e Greqisë në përpjekje për  copëtimin e trojeve shqiptare.Gjithashtu u pranua në këtë mbledhje të parë ideja e bashkimit të shqiptarëve në një njësi administrative dhe ajo e autonomisë.“Predhat“ e patriotëve të Lidhjes ishin me „qitje të largët“.Këtu spikat jo vetëm trimëria por edhe mençuria e diplomacia e tyre. Autonomia,nën perandorinë osmane (apo të sëmurin e Bosforit siç thuhet për të) ishin hapat e para drejt pavarsisë.Gjithsesi ky hap duhej të hidhej i matur për faktin se fqinjët tanë ballkanikë jetonin çdo ditë me ëndrën e pushtimeve të atyre tokave që ua „dhuroi“ Traktati i Shën Stefanit.

Ndër tezat kryesore të kësaj mbledhjeje ishte edhe ajo lidhur me popullsinë e krishterë shqiptare . Lidhja e Prizërenit vazhdoi që të  ruajë me armë në dorë të drejtat dhe pasuritë kombëtare të popullsisë së krishterë shqiptare.Me këtë akt njëherazi evidentohej bashkimi i plotë i shqiptarëve për të mbrojtur territorin në çdo pëllëmbë toke por u jepej një mësim edhe atyre mjeranëve diplomatë të huaj që e deklaruan Lidhjen si një vepër të Turqisë të realizuar nëpërmjet krerëve të paguar shqiptarë.

Vlen të theksohet fakti se mendimi politik i Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ishte tepër i matur.Në këtë kuvend,që në ditën e parë,më 10 qershor të vitit 1878 „u peshua“ në kandar situata dhe hapat e hedhur ishin tepër të kujdesshëm.Në përputhje të plotë me idetë dhe ndjenjat kombëtare të Kuvendit,lidhur me politikat e ditës ishin edhe mjaft memorandume,letra dhe thirje që patriotët,kuvende krahinore apo shoqëri të ndryshme kulturore u bënë Fuqive të Mëdha apo personaliteteve të larta të tyre.

Kështu,në një letër që patrioti Vaso Pasha i dërgoi ministrit fuqiplotë austriak në Berlin,kontit Andrashi,më 20 qershor 1878,midis të tjerave i shpjegon qartë se „ populli shqiptar nuk dëshiron të ndahet nga shteti turk. Por nëse këtij shteti do t’i bëhen ndryshime ( fjala është për zbatimin e pikave të traktatit të Shën Stefanit) populli shqiptar ka të drejtë të kërkojë formimin e një komisioni të posaqëm i përbërë vetëm prej shqiptarësh,i cili me miratimin e sulltanit të përcaktojë institucionet përkatëse dhe rregullimin jetësor të mbrendshëm.Populli shqiptar nuk dëshiron t’i lëshojë asnjë copë toke tjetërkujt dhe do t’i mbrojë ato pa kursyer asgjë“.

Në të njejtën kohë,në ato ditë që Lidhja Shqiptare e Prizërenit zhvillonte punimet e saj,trevat e Shqipërisë së Mesme,të Veriut dhe Tivarit,të kryesuara prej kapedanëve trima të tyre u dërguan qeverive të fuqive të mëdha të Europës një protestë ku midis të tjerave thoshin ;“ Traktati i Shën Stefanit i akordon Malit të Zi,zgjerime në Shqipërinë e Veriut duke dhënë portet adriatike të Tivarit dhe Ulqinit së bashku me kalatë dhe pozicionet strategjike si Podgorica dhe Shpuza … dhe që kanë shërbyer për t’u mbrojtur kundër armikut.Duke qenë puna kështu,ne të nënshkruarit,në emër të të gjithë popullit .. kemi nderin të shpallim se kombi shqiptar,qoftë  musliman,qoftë katolik që ndryshon aq shumë prej sllavëve si nga kombësia ashtu dhe nga feja,është njëzëri i vendosur të mbrojë atdheun e vet kundër ndarjes së territorit që është projektuar,i njënë kundërshtim me historinë,me interesat dhe me dëshirat e tij“.

Shqiptarët më së fundi e kishin kuptuar se vetëm bashkimi i tyre,vetëm vendosmëria dhe trimëria e tyre do të ishin të vetmet që mund ta mbronin prej coptimit.Tek e mbramja , duke kuptuar se gjakmarja e luftërat vëllavrasëse ishin kob i jetës së tyre,fisi i arbërve të lashtë u ngrit mbi meskinitetin dhe dramën e institucionalizuar për t’u përleshur me armikun real,me grekun, bullgarin,sllavin apo malazezin që kërkonte të merrte vetë jetën e kombit.Në këtë ringjallje të shpirtit të paepur,në këtë bubullim së mbrendshmi duhen parë e shpjeguar mjaft tubime në perkrahje të vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.

Sidoqoftë një tjetër masakër përgaditej të ndizej në malet e fushat shqiptare,e ideuar në Berlin nën kryesinë e Bismarkut në qershorin e vitit 1878,Shqipëria u konsiderua në këtë kongres famëkeq si shprehje gjeografike duke iu mohuar jo vetëm luftërat e sakrificat e bëra por edhe krejt historia. Berlini institucionalizoi vendimet administrative të Mirditës për dy arsye:

E para, dhe më kryesorja është që të kënaqeshin interesat politike dhe tregëtarëve të Austro-Hungarisë.

E dyta, qoftë Austro-Hungaria e qoftë Franca,nën preteksin e mbrojtjes së popullsisë katolike të Mirditës prej“rrezikut mysliman“,hidhnin piketa të forta për ndërhyrje në punët e brendshme të Perandorisë Osmane në Shqipëri.

Jo pa qëllim,këto dy fuqi të mëdha të Europës në atë kohë njohën autonominë administrative lokale të Mirditës.Me këtë akt,në mënyrë të fshehtë dhe indirekte ata parnonin copëtimin e Shqipërisë midis fqinjëve të saj nga të katër anët.Përballë këtij rreziku,pothuaj të gjithë antarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit muarrën detyra të reja dhe rrahën mendimet për gjetjen e zgjidhjeve që mund ta shpëtonin Shqipërinë.Aty ku influenca e tyre ishte më e madhe,këta u ulën në kuvende burrash,biseduan hapur për lëvizjet politike të fuqive të mëdha dhe lidhën besën për luftën e hapur ndaj çdo pushtuesi,Prizëreni e Gjakova,Tivari e Rugova,Shkupi,Ohri e Tetova u bënë vatra të rëndësishme të shqiptarizmës.Koha thërriste mendjen e kthjelltë dhe syrin e pushkës.me mijëra shqiptarë mbushën çetat e vetmbrojtjes kombëtare duke parandjerë ogurin e zi në vatër.Vetë Abdyl Bej Frashëri shkeli pëllëmbë për pëllëmbë Jugun duke ngëritur në këmbë e duke i rreshtuar çetat e tyre përkrah vëllezërve të Veriut.Por,për hir të së vërtetës,duhet thënë se veçanërisht në formimin e Komiteteve të këtyre trevave jugore,mungoi ajo frymë luftarake që shihej në Shqipërinë Verilindore,kjo edhe për faktin se rreziku sllav nuk perceptohej realisht në jug.

Krahas mendimit të përparuar politik për ruajtjen e tërësisë territoriale si edhe hapave diplomatike në këtë kuadër,Lidhja Shqiptare e Prizërenit i dha krahë lëvizjes autonomiste tek e cila shihte një eviniment të domosdoshëm historik.Prirjet për ushtri e xhandarmëri shqiptare,për gjygje shqiptare e sidomos për çeljen e shkollave shqipe,në mënyrë llogjike të çonin në aritjen e objektivit strategjik,autonomi e më pas pavarsi të plotë.Me seriozitetin dhe pjekurinë me të cilat Lidhja Shqiptare e Prizërenit ndiqte dhe vinte në udhë çështjen kombëtare po i jepej një tjetër goditje opinjonit të mbarsur keqas të asaj kohe se shqiptarët nuk mund të qeverisin veten.

Jo pa qëllim,kërkesa e Shqiptarëve për vendosjen e autonomisë administrative,ishte mbyllur në sirtarët e mykur të perandorisë osmane.Ajo e parandjente sizmikën shpërthyese të Shqiptarëve pas dhënies së kësaj autonomie dhe për më tej humbjen totale të influencava të veta në Ballkan.Por me këtë qëndrim në udhëkryq nuk mund të pajtoheshin shqiptarët.Në trevat e Mitrovicës, Prizërenit,Gjakovës dhe Vuçiternit,u përzunë me forcë autoritetet osmane të gjyqësorit dhe ata administrativ.Në vend të tyre u vendosën djem shqiptarë që njiheshin për ndershmëri e trimëri.Po në këtë kohë,një protestë e malësorëve të Lezhës,i kërkonte Qeverisë osmane që në krye të organeve egzekutive të ishin vetëm shqiptarët që i njihnin zakonet dhe hallet e malësorëve. Në unitet me trevat e tjera shqiptare është edhe vendimi i Degës së Lidhjes Shqiptare të Dibrës në të cilën përpos të tjerash thuhej ; „Gjatë bisedimeve që u zhvilluan midis nesh dhe Abdyl Bej Frashërit i cili këto ditë erdhi në Lidhjen tonë si përfaqsues i Lidhjes së Toskërisë,u morën në shqyrtim rreziqet që kanë lindur aktualisht dhe që do të lindin në të ardhmen për atdheun tonë,Shqipërisë si pasojë e fatkeqsisë që pësoi shteti ynë në Rumeli.Vendimi që u muar përbëhet… prej çështjeve të poshtëshënuara :

Së pari : Bashkimi i Shqipërisë së lartëpërmendur në një vilajet dhe caktimi si qendër e vilajetit i një qyteti që ndodhet afër dhe që ka lidhje me të gjitha krahinat e tij.

Së dyti: të gjithë nëpunësit që do të jenë në shqipëri duhet të dijnë gjuhën e vendit.

Së treti: Të perhapet arsimi dhe në shkollë të mësohet edhe gjuha shqipe.

Së katërti: Të zbatohen vendimet që do të merren për reformat e dobishme për shtetin dhe kombin nga ana e Kuvendit të Përgjithshëm i cili do të mblidhet çdo vit,katër muaj në qendren e Vilajetit.

(Vendimi mban datën e 1 nëntorit 1878 në Dibër )

Dihet nga të gjithë në se lëvizjet autonomiste në Shqipëri nuk lindën në pranverën e vitit 1878,por që në Kuvendin e Beratit më 1847. Edhe në shekujt më parë,shqiptarët kishin provuar se ngriheshin kundër muzgujve të perandorive romake,bizantine e osmane dhe të fitonin disa kushte lehtësuese.Por gjithashtu duhet thënë të gjithëve se këto lëvizje kishin karakter lokal dhe jo rrallë u udhëhoqën nga motive fshati apo farefisnie.Merita e madhe e burrave që drejtuan Lidhjen Shqiptare të Prizërenit,si edhe e atyre që drejtuan Lidhjet e tjera krahinore ishte pikërisht se ditën t’i falin kësaj lëvizjeje një dimension më të madh e sublim,atë KOMBËTAR.

Është pikërisht ky dimension,kjo frymarje e fuqishme në kërkesë të lirisë e pavarsisë që shqiptarët të viren në vitet 1878-1881 përballë turqëve e serbëve,përballë grekërve e malazezëve dhe të dalur kurdoherë të fituar.Edhe pse e papërkrahur prej askujt,edhe pse e kërcënuar realisht prej fuqive të mëdha të kohës,Lidhja Shqiptare e Prizërenit me udhëheqësit e saj ideologë dhe ushtarakë; i tregoi botës se ky vend i lashtë i arbërit nuk mund të fshihej prej frikës së daulleve që u binin fqinjët ballkanikë.Ndërgjegjja kombëtare e jona tani po rizgjohej përsëri duke dëshmuar përveç trimërisë edhe sensin e kohës pavarësisht prej tragjizmit të ngjizur brenda saj.

Sa i përket lëvizjes autonomiste,do të desha të shpreh edhe një mendim timin lidhur me një prej figurave madhore të saj dhe krejt Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.Fjala është pikërisht për strategun  Iljaz Pashë Dibrën,të etiketuar prej historiografisë  komuniste shqiptare si bashkëpuntor i Qeverisë turke (ose më i saktë i shitur tek ajo) në përpjekje të hapur kundër autonomisë së Shqipërisë. E udhëhequr nga parimet bollshevike se historinë e bëjnë fitimtarët,kalemxhinjtë e historiografisë komuniste  akoma edhe sot nuk i kanë dhënë vendin që meriton këtij komandanti ushtarak të Lidhjes së Prizërenit. Për më tej, mendoj se këta kalemxhinj paqëtohen mjaft mirë me ata të Beogradit e Shkupit që e konsiderojnë Iljaz Pashë Dibrën të shitur tek turqia.Ani ! Jeta dhe vepra e tij përpos të tjerave dëshmon se ai gjithçka mund të shiste për pavarsinë dhe lirinë e atdheut të vet,madje edhe pronat,ndërsa nderin e tij e të kombit kursesi.Është e vërtetë se në fillimet e punimeve të Lidhjes së Prizërenit,Iljaz Pashë Dibra ka patur marëdhënie të shpeshta me Qeverinë Osmane të asaj kohe.Por ai dhe një grusht burrash të tjerë,përpiqeshin të ruanin statukuonë me perandorinë vetëm e vetëm pse intuitivisht e kuptonin rrezikun e madh sllav.Ky rrezik,kjo luftë që përgaditej,kjo fortunë që vinte nga uralet,mund të perballohej përpos të tjerave edhe duke ruajtur lidhjet me Turqinë.Veçse këto lidhje asnjëherë nuk do të shërbenin si ura për robërimin e shqiptarëve. Mendoj se Abdyl Frashëri ka patur të tjera mendime për këtë trim të Dibrës kur i shkruante prej Janine më 20 dhjetor 1878 ;

„ Inderuari zotëri ! Përfaqsuesit e Toskërisë për të shkuar në Stamboll u caktuan dhe sapo të arrijë urdhëri i zotërisë suaj,të gjithë janë gati të nisen… Këta njerëz,nevoja e do të nisen një orë e më parë në Stamboll,pasi puna nuk pret sepse tani shpejt do të fillojë të bisedohet përsëri çështja e kërkesave të grekërve dhe bullgarëve;edhe këto dy çështje kanë lidhje me çështjen shqiptare; edhe zoti mos e dhëntë në është se shqyrtohet çështja e grekërve mbi themel të Kongresit të Berlinit,atëherë pothuaj se gjysma e Shqipërisë do të bjerë në duartarmiqve dhe kështu Lidhja e jonë nuk do të sjellë asnjë dobi… „.(Abdyl bej Frashëri-Letra parisë Shqiptare dhe Iljaz Pashës)

Në këso rastesh,komentet janë të tepërta.Brenga e trimit dhe atdhetarit Iljaz Pashë Dibra,u vërtetua më pas me „aleancën e krishterë ballkanike“ 1913.Harresa e qëllimshme apo denigrimi butaforesk i figurës së Iljaz Pashë Dibrës,përpos të tjerave lidhen me kozmopolitizmin e historianëve  shqiptarë, dje dhe sot.Sidoqoftë këta burra trima dhe të mençur falën gjithshka për Lidhjen Shqiptare të Prizërenit duke përcjellë vetëdijen kombëtare nga brezi  në brez e ky quhet Nacionalizmi Shqiptar.

Bern-Zvicër

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: amaneti i krismave, Eugen Shehu, Lidhja e Prizrenit

LIDHJA E PRIZRENIT DHE LIDHJA ME FRASHELLINJTE

June 10, 2013 by dgreca

Dokumente per Alush Frasherin/

 Nga Msc.GEZIM LLOJDIA/

 Vendvendosja.Ora e vendosjes së Frashëllinjëve në vendbanimin Frashër është e largët.Trandje historike megjithë gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime.Ato zbresin,në fakt varen nga mjegullinat nëpër kohën tonë,afër tre shekuj më parë zbradhen.Atëherë, Frashëri, sigurisht që ka ekzistuar.Në suaz të maleve të Dangëllisë kishte ruajtur formën e vet.

Hamza beu,rrënja frashëriote e Tomorricës.Duke i qëndruar gërmimeve,pema frashëriote mund të quhet Hamza beu i pari i Tomorricës me kohëngulmimi hershëmrin e viteve 1570.Atje thellë në malësi shtroi udhëzimet e tij duke marrë në mbrojtie Skraparin,Opar,Vërcen.Kur në Berat e kurthosën turqitë,u fsheh veshur si grua,por e kapën.I dërguan në Edërna.Kështu llafoset autori Dh.Berati.Ndërkaq syrgjini ,që përmendet është Stanimakë.Pra edhe kohëzgjatja është pakëz e diskutueshme,sepse ende mbetet tek një shifër midis 70-80 vjetëve.Mehmet Pashë Qyprilliu thuhej ishte nga kjo zonë Përmeti, zbatoi faljen.Ai, që përfitoi ishte Ajaz beu,nipi i Hamza beut.Pronat ju dhanë në 1650 dëshmohen në disa kaza.Përmeti.pronat në Frashër, Martinja, Topojani. Vlorë,Kudhësi Armen.Myzeqe disa fshatra si Kallmi,Zvërneci.

Ngulmimi në Frashër.Ajaz beu mbriti në Frashër në pronat e dhëna. Shtëpit,që i zuri syri ishin disa. Mbiemrat,që mbanin shtëpit ishin Aliçikasit,Cerasit,Bregasit,Bakasit.

Banorët e Frashërit formuan fshatra

Alicikasit.Alicikasit kur u shtuan,populluanv Orgockën dhe Butkën.

Bregasit.Bregasit formuan Goroshianin dhe Lushnjën.

Bakasit.Bakasit zbritën në Koblarë,thotë Dh.B në parathënien e “Mesime”të Naimit.Rëndësia.Rëndësia e Frashërit zbret me dëshmi në vitin 1650.Vengulmonjësi frashëriot quhej Ajaz Bej.Në kohë të hershme pra kjo familje qytetare e ardhur nga Tomorrica,që kishte ruajtur syrgjynin në Edërna.Duhet të ketë qënë 70-80 vjet.Duhej të thyhej syrgjini në Stamitakë,që të mbrinin nipërit frashëllinj nga rrënja e frashëriotëve.Me Ajaz beun,fillon dega e frashëriotëve, që të lëshoj gjethe në katundin e ashpër nga moti në Frashërit.Figura e Baba Alush Frashërit është figura e një shqiptari të pazakontë,figura e një personazhi shqiptar tridimesional.

1-Në rrafshin politik.Figura e Baba Alushit është rilindasi i orëve të para, i rreshtave të parë në rilindjen tonë kombëtare.Baba Alush Frashëri,ishte një patriot, që ushqeu ,shqiptarizmin gjatë gjithë kohës së ndritshme të përndritjes tonë kombëtare.Me frymën e tij patriotike,e ktheu teqen e Frashërit,në një strehë të ngrohtë për rilindasit,me një prezencë të përhershme shqiptare në dyert e kësaj teqeje shqiptareje.Baba Alush Frashëri është organizatori i disa mbledhjeve të rëndësishme ,për fatin dhe çështjen shqiptare,që u mblodhën në drejtimin e tij dhe të Abdyl bej Frashërit në teqenë malore të Frashërit.Baba Alush Frashëri,ka vëndosur në dispozicion të Lidhjes së Prizërenit një shumë të hollash,nga të ardhurat e teqes për ti përdorur për realizmin e qëllimeve të Lidhjes.

2-Në rrafshin moral.Baba Alush Frashëri ngriti një kod moral për dervishët e teqes dhe ndjekësit e shumtë të bektashizmit.Misioni atdhetar e shoqëroi këtë teqe në dy shekuj të rëndësishëm si shek.XIX dhe shek.XX. Aksioma brilante ,filozofike“Pa atdhe,s’ka fe”,ringriti në këmbë bektashinjtë shqiptarë.I ndërgjegjësoi se fati i kombit ishte në duart e shqiptarëve dhe feja e tyre më e mirë në këto kohë të mjegullta ishte shqiptarizmi.Fati i tyre ishte qëndrueshmërit i lidhur me kombin,fati i të cilit gjendej në plluskimin e pushtimit osman .Në rrafshimn fetar.Baba Alush Frashëri ishte një shenjtor me ngritje të epërme në gradat e epërme të shpirtit.Në enciklopedinë e bektashizmit shqiptar,baba Alush Frashëri do të meritoj vëmëndje të veçantë për vlerat më tërheqëse të jetës shpirtërore,që i vendosi në dispozicion të çështjes tonë kombëtare.Konfirmohet besnikëria e gjurmës së tij ndaj tragës ku shkeli Nasibi Tahir Babai.Konsiderohet ai frymëzuesi i frashëllinjëve ,që bënë emër dhe u lidhën pazgjidhëmrisht me çështjen kombëtare shqiptare.Baba Alush Frashëri është pjesa më e zgjedhur e shenjtorëve me ngritje shpirti deri në gradën e lartësimit të një imami.

Mbiemri Frashëri.Ky mbiemër ka lidhur disa fise në katundin Frashër.Madje Dalib Frashëri,Shahin Frashëri janë frashëllinjë. Besohet se Alush Frashëri është inspiruar me parimet mistike qysh herët.I rritur në ambiente bektashiane dhe jeta me këtë përvojë mistike ishte një faktor.Prania e teqesë në Frashër ishte tjetër arsye për të patur një ndihmë shpirtërore më të madhe,kur ai është dërguar në teqe dhe ishte vizitor i saj i përhershëm.Veshja dervish dhe marrja e titullit baba kanë treguar potencialin e vërtetë të këtij shenjtori të madh.Madje për ti thelluar njohurit në fushën mistike ai ka udhëtuar disa herë në teqen e madhe të Haxhi Bektashit.Kurse rrugëtimi i fundit i përket vitit 1872 kur ai me tre baballarë dhe dervishë shkoi gjashtë vjet përpara se të pëllciste çështja kombëtare.Madje thuhet se disa nga shoqëruesit e tij në këtë rrugëtim si Adem Vehxhiu i Jakovës dhe të tjerë patën ndikim në lidhjen e Prizërenit.Këta baballarë u shpërndanë në disa pika kyçe në prag të kësaj lëvizje madhore dhe ndikuan fortësisht me frymën e tyre në realizimin e çështjes së madhe.Lëvizjet e tyre deshfirojnë pikërishtë pozicionimin e tyre atdhetar por sikurse frymën mistike,që e përdorën për hyrjen fortësisht të mençur të rilindasve në këtë lëvizje shqiptare. Ndërkohë nga hulumutimi i dokumentave thuhet se Baba Alushi,ka marrë pjesë në Lidhjen shqiptare të Prizërenit, shkoqur ka rrugëtuar nga Frashëri drejt qytetit verior shqiptar,ku zëri i bashkuar i shqiptarëve formësuan Lidhjen Shqiptare të Prizërenit.

Arkivi Qëndror i RSH

Arkivi Qëndror i Republikës së Shqipërisë.Fondi 270.Dosja 49.faqe 118-119

“Baba Alushi ,bir i Dalib Bej Frashërit,nismëtar i mbledhjes së Frashërit.Pati si shokë që e ndihmuan në arë vepër,Sami ,Abdyl,Naim Frashëri,Orhan Bej Pojanin,Pandeli Calen,Nasuf Novoselën,Ismail Bej Zharkonji,Hysni Bej Leskkovikun,Mehmet Ali Pashë Beratin(Vrionin),Ismail Pashë Dibrën,Konstandin Kristoforidhin,Jani Vreton,Hoxhë Tahsimin, si dhe shumë pari të viseve të ndryshme të Shqipërisë……”

“LIDHJA E PRIZËRENIT DHE VEPRIMET E SAJ”

Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershor,u ka përcjellur,shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizërenit.Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizërenit dhe veprimet e saj 1978–1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…

Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqis e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug.Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë.Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqen e Frashërit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash.Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë.Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….

Lidhja në Jug u mbajtë në 11 kallnuer 1878 vendosi :

1-Që të dërgojë një telegram pushteteve që muarrën pjesë në kongresin e Berlinit,për me shfaq keqardhjen e vet për lëshimin e Epirit,Greqisë e për me u lut që të hiqnin dorë nga kjo gjë.Dhe për të deklaruar që nuk merrej parasysh kjo kërkesë,atëherë do ta mbronte vetë me çdo mënyrë.

2-Dorëzimet të një pjese të Thesalisë,mos me i kundërshtue.

3-N.q.s se mjetet e veta nuk do të mjaftonin,atëherë të ngrihet e gjithë Shqipqria.

4-Të merren me forcë armët e municionet e depovet të ushtrisë turkëvet,sidomos sa më parë ato të Artës dhe Prevezës.

5-Preveza e Arta të bëhen qëndra ushtarake të Lidhjes.

Xh.Belegu në këte vëllim me karakter humulues,përmend edhe vargje nga folklori.Në hapësirën e pafundme të këngëve të rilindjes ,ai ka përzgjedhur.Përmend,këngën më të kënduar në Labëri,që autori thotë se këndohet në Kurvelesh.:Kurvelesh e Gegëri/C’u mblodhën në Ergjërli/Tek Abdyl Be Frashëri/Cu përpoq i varfëri/Cu përpoqe e bej për na/dy hejbe me hasina/Në frëngji se ç’i trete…..

Në 100 vjetorin e Lidhjes së Prizërenit,aty rreth viteve 1978,një botim i një enti shtetror “8Nëntori”.8000 kopje tirazhi.Përmbledhja “Me pushkë dhe penë për liri dhe pavarësinë”me autorë,akademikë,historian,studjues,

gazetar ,të dhënat duken se janë gërmuar pikërishtë nga ky libër i Xh.Belegut.Të dhënat përkasin njësoj,por në këto dokumenta të sjella për lexuesin e asaj kohe është hequr emri i klerikut bektashi Baba Alush Frashëri.Baba Rexhebi punoi në SH,BA,ishte filozof,misticist,baba i teqes shqiptare të Detroitit.Baba Rexhebi ka ruajtur mjaftë të dhëna dhe në këtë libër ndriçon një sërë të vërteta.…Gjithashtu kemi patur elementa dhe kler të kulturuar në Teqen e Frashërit me baballarët e shqur pas Nasibiut si Baba Alushi,Baba Abidini,Baba Shemja,Baba Mustafai dhe të tjerë që kanë mbetur të paharruar,jo vetëm për çështjen fetare,por më shumë për cështje kombëtare….Por me këtë rast mund të shtojmë se kjo teqe ka nxjerë klerikë,gjushër me kompetencë,si Alush Baba,Abedin Babanë,Baba Mustafan, e të tjerë të cilët kanë qënë patriot të shquar dhe kanë luajtur një rol të madh edhe për cështjen shqiptare,aq sa kjo teqe u bë foleja e çdo lëvizje kombëtare .

Ali Tomorri“Gazeta e Korcës”,26 maj 1937

Disa shënime mi jetën dhe veprën e disa fetarve bektashinj patriot…..Baba Alush Frashëri,Baba Hajdar Gjirokastra,Haxhi Hysejn Babaj I Krujës………………

Mehdi Frashëri:”Lidhja e Prizërenit edhe fektet dipllomatike të saj”…Kuvendet e Frashërit,mbajutr në teqen e Frashërit…

Ekzistenca e Baba Alushit ishte e shkruar qartazi.Në coptëzimin e jetës,lexohen momentet,që kanë ndikuar.Baba Alushi duhej të vinte,sikurse Skëndebeu, duhej të gjëndej në Krujë,në mjegullinën e madhe.Baba Alushi duhej të vinte,sepse një lëvizje tërmetore e çartur prej shqiptareve do të shkundte perandorinë krahëgjërë.Dhe shenjtorët duhet të udhëheqin turmat me frymën e shenjtë të tyre.Baba Alushi,do të ishte fizikisht në Prizëren.Por Baba Alushi vendosi piketa në Frashër,për lidhjen e Prizërenit.Është edhe vet pjesmarrës në Prizëren.

Gjurmim faktesh.

Lexojmë revoltat shqiptare.Shekulli i XIX.Emërtimi kryengritje,e shprehur ngritje kryesh.Në gjuhën e popullit:shëmbi shkëmbinj e male.

Shifra.

Tridhjetvite të para shek.XIX.Myhib Ali Pasha në jug dhe në veri Bushtalinjtë.Kryengritja e Dibrës vitet 1833,1834-136,1838-1839.Kryengritja e Prishtinës dhe Vuciternës.Vitet-1834-1835.Kryengritja e Vlorës-1836.Kryengritja e Myzeqes 1837.Kryengritja e Tepelenës 1837. Kryengritja e Beratit 1839.Kryengritja e Prizërenit –1839.

Zbresim një paralele.Në Frashër rrëzë Kokojkës ka zbritur,pikërisht nën mjegullina të kohës shenjtori Nasibi Tahir Babai.Pikëqëndrimi tij ishte teqeja,që në pranverë çeli dyertë.Pozicioni i tij në Frashër , krahasohej me ardhjen e qiellit të kaltër në gjallërimin e pranverës.Ngulmimi i shenjtorëve është mbarësi për kombin.Shenjtorët e bektashizmit, kryesisht shqiptarë,mbasi merrnin frymën,kërkonin pozicionimin në vendin e tyre në katundet e largët,për ti kushtuar energji,çështjeve jetike dhe interesi më i madh ishte largimi i nënshtrimit të perëndorisë osmane.

DOKUMENT

Në arkivin e shtetit,thuhet: “Baba Alushi biri i Dalip Frasherit,nismetar i mbledhjes së Frasherit. Pati si shoke që e ndihmuan në atë vepër,Sami,Abdyl,Naim Frasheri, Orhan bej Pojanin, Pandeli Calen,Nasuf Novoselen, Ismail bej Zharkovijn,Hysni bej Leskovikun ,Muhamet Ali Pashë Beratin (Vrionin),Ismail Pashë Dibren, Kostandin Kristoforidhin,Jani Vreton, Hoxhë Tahsimin, si dhe shume parti të viseve të ndryshme.”

Shqyrtim.

Cfarë shprehin dokumentat.Në korrik të vitit 1878 në Prizëren,një komision nën drejtimin e Iliaz Cokut me përfaqësi të gjysmës së vendit.Në të njëjtën kohë,pohon E.b.Vlora u mblodhën fillimisht në teqen bektashiane të Gjirokastrës,dhe në atë të Frashërit.Përfaqësit i takonin Beratit, Gjirokastrës, Përmetit, Vlorë, Tepelenë,Korcë, Kolonjë, Janinë, Margëlliç, Ajdunafit,Pargës,Artës,Prevez.

Dëshima e këtij përsonalitei hedh dritë mbi një fakt.Përfaqësuesit ishin ose nga shtresa e lartë,ose klerikë.Dëshmia e fakteve të sjell një moment tepër delikat,por shumë të hollë.

Maj 1878.Koha e baba Alushit është një kohë me,njerëz të çuditshëm,patriotë të pazakontë.Në këtë teqe baba Alushi mbajti të ngrehur prezencën e përhershme të një ndjenje kombëtare.Shërbimi i teqes vihet në realizim të programit të rilindjes.Baba Alush Frashëri ishte drejtuesi i punimeve të kuvendit të kazave të jugut.

Teqeja e Baba Alushit.Eshtë një ditë,që nuk i ngjiste tjetrës.Dita e fundit e majit 1878.Teqeja e baba Alushit,në lartësi të këtyre maleve,të Kokojkës, ndjeu shkelqimin,që afronin burrat e shquar të trevave jugore ditën,kur ata, hynë në mejdanin e teqes.Organizimi ndërkrahinor i përfaqësuesve të kazave të vilajetit aty pati fillesë.Vali i Janinës Mustafa Asim Pasha,përdori forcën,por teqeja në Frashër,ishte në largësi nga qëndra e vilajetit.Kryeqëndra e shqiptarizmës në hartën e teqeve ishte Frashëri.Kryeqëndra,një teqe e thjeshtë, pushtuar nga gjelbërimi i korijeve.Atje ku netëve merrte udhë komunikimi me Krijuesin,burrat e shquartë trevës jugore,kërkuan “rrugëkalimin”, për të ndalur coptimin e trojeve.Kjo teqe e katundit Frashër,një çast të jetës së saj do të rilindte duke pritur ditën,kur krerët shqiptare,formuan atje “Lidhjen e vogël të Prizrenit”.Për baba Alushin dhe dervishët e saj ishte krijuar bindja se pa trojet e tyre,besimi i tyre,njëmend do të mbetej pa qënë asnjëherë shqiptare.Feja më e mirë e këtyre shqiptareve të mirë,mbetej ruajtja e tërrësisë territoriale.Kështu baba Alushi dhe klerikët e tjerë e kuptuan se koha nuk ishte kur të binte muzgu,për të qarë fatin e keq të kombit,por duhej hapur shpirti. Ajo kataklizmë,që po afrohej me stërbim, duhej gjetur menyra për ta shmangur.Kështu ata,ju vunë punës, pa ndjerë lodhjen e shpirtit të tyre,përpara dhimbjes së madhe.Kështu teqeja e Frashërit shkruan prologun më të ndritur të ditëve të rilindjes.Në strehën e largët jugore të Frashërit, kaq larg mesvedit,u ngjiz një çështje jetike për shqiptaret.Ishte Zoti vet,nën fytyrën e të urtit baba Alush Frashëri,që paratha shumë gjërra.

Fakte.Aty nga vitet 1877,Baba Alushi ndiehej i shqetësuar për fatin e Shqipërisë.Një vit më vonë,thuhet se takohen në Sarandë tre vëllezërit Frashëri,ku epiqëndra ishte shkrimet për Shqipërinë.

13 qershori 1878,kongresi i Berlinit i ka tronditur së tepërmi rilindasit.Bisedojnë për mbledhjen në teqen e Baba Alushit mes krerëve shqiptar në një itifak turqisht (beslidhje),emërtuar si fillesë “Lidhja e Prizrenit”.Të shkruara, në librin e vendimeve në, 18 qershor, zeri i saj ishte:ruajtja territorriale.Përfaqësues i Sarandës dhe bregdetit do të ishte poeti Naim për në mbledhjen e Frashërit në teqen malore,mes tyre dhe tre frashëllinjtë që u kishte mëkuar atdhetarinë,në një kuvendim rëndësor,e udhëhiqte Baba Alush Frashëri

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Lidhja e Prizrenit, Lidhja me Frasherllinjet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT