• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

Muhamer ” Mike ” Kulla passed away

June 28, 2013 by dgreca

(April 2, 1931 – June 26, 2013)/

WATERBURY

Muhamer “Mike” Kulla

Beloved Husband, Father, Brother & Grandfather

Mr. Muhamer “Mike” Kulla, 82, of Waterbury passed away peacefully Wednesday, June 26, 2013 at his home in the warmth of his loving family. He was the husband of Pauline (Schedler) Kulla.

Mike was born in Zemblak, Albania on April 2, 1931, son of the late Belul and Fatime (Bablusha) Kulla. He was a diligent, hard-working Foreman at Leverty & Hurley Company for 22 years, after which he did maintenance for Waterbury hospital and began Mike’s Lawn Care in Waterbury, which he owned and operated. He enjoyed spending afternoons tending his garden and cherished his time spent among his family and his three beloved grandchildren. Mike had a strong will and fought a long, courageous battle against cancer for many years with the help and support of his family behind him, he will be dearly missed.

Besides his wife Pauline of 59 years, he leaves two sons, Michael J. Kulla and Mark Kulla both of Waterbury; two daughters, Maryann Plourde and her husband James of Prospect and Melinda Owens and her husband James of Waterbury; three brothers, Sami Kulla and his wife Ikbal of Watertown, Vedat Kulla and his wife Vera of Middlebury and Neshet Kulla and his wife Nezaqet of Waterbury; three grandchildren, Angela Plourde, Michael Plourde and Erica P. Kulla; a brother-in-law Herman Schedler of Germany; a sister-in-law Johanna Hoffman of Germany; an uncle, Nazmi Kulla of Canada, a former daughter-in-law, Brenda Kulla as well as numerous special nieces, nephews and cousins. He was predeceased by his son Robert Kulla and his sister Mukadez Hana.

Mike’s Family would like to extend their gratitude and give a very special thanks to Dr. Dobkins, Dr. Gobbee, Dr. Sabbath, Dr. Ciampi, The staff at St. Mary’s Hospital, especially the St. Mary’s VITAS Unit and the staff at the Harold Leever Cancer Center for their great care shown to Mike in his time of need

Filed Under: Kronike Tagged With: Kulla, Muhamer "Mike", passed away

NUK DUHET PERDORË MA FJALA “TURP” !

June 28, 2013 by dgreca

Ne foto: Shkoder 2 Prill…/

Nga Fritz RADOVANI/  Ju lutem mos më keqkuptoni! Kur turpi hahet me bukë ai asht ushqim…

Edhe gushakuqët kanë ditën e tyne nr. 41 në listë. Ata ua kanë marrë ditën e pranverës dallëndyshave, jo me forcë por me “vullnetin” e tyne, tue e festue até në ditët e para të stinës së verës, pikrisht në një nga datat ma të pritëshme per ndrrimin e qeverisjes, me 23 Qershor 2013.

Po, dallëndyshat çka u bane? – Flitet se kanë ikë dikund ma larg se në Misir… Thonë se u ka mbetë “hatri” që komunistët nga inati me Filip Shiroken, ua kanë flliq Shkodren…

Nuk kanë faj fare! Filloi në Prill të 1913 me hanger pare tradhëtije Esad Pashë Toptani, dhe u bane plot 100 vjet, me 22 Prill 2013 që nipat e sternipat e tradhëtarit (nuk po i shkruej të gjithë, se kam frikë se po harroj ndonjë…) erdhen prap, me lidhë miqësi me pushtuesit e vjeter…

Me i pyet kush, po shka po bani kështu? Të gjithë “njëzëri” pergjegjin: “Po pse, iu bënë juve shkodrianëve pershtypje kjo, a nuk jemi me fëtyrë nga Europa?” Në të vertetë nuk kanë faj, u asht ba fëtyra … tash 72 vjet tue i premtue Popullit Shqiptar, se “do hajmë me lugë ari!”.

Po lugët e arit ku janë? – Sternipi nuk i zen me gojë, ka frikë se i duhet me i shkri per me zevendsue lingotat që ka vjedhë gjyshi në thesarin e Bankës Shtetit Shqiptar… Po edhe me kenë, neser me ia kthye gjykata Pallatin e Brigadave apo të mbretit (nuk po dij i kujt asht, se nuk po dij as kush ka pague me e ba…), me shka do të hanë qeveritarët tanë, ata nuk perdorin pirunjë, se hanë me gishta kur shkojnë në “Konferencen Islamike”, po lugë e thika i kanë edhe nder zyre.

PPSh na la një trashigimi me na pasë lakmi edhe vendet tjera të “Konferencës Islamike”.

Kush nuk asht trashigimtar në Shqipni?! Cili mret, president, kryeminister, minister i mbrendshem apo bodigard i tyne, nuk ka “tapi” per të gjitha institucionet shtetnore dhe ata “private” kur ua venë synin ata, a “nuk janë të tyne” tue fillue nga Presidenti?…

Të flasim “drejtë” dhe troç: – Kush e ndertoi burgun e Burrelit, Gjinokastres, Tiranës apo të Shkodres? – Populli a qeveritarët? – Sikur Ahmet Zogu, mos të ndertonte “burgun e Burrelit” a do ti vente kush bustin e tij në Burrel… – Nuk besoj!

Po sikur, Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Koçi Xoxe, të mos hapnin në 1946 në Shkoder, 26 hetuesi, burgje e podrume torturash, a do të ishin “heronjë populli” këta barbar?

– As këte nuk e besoj! Prandej, edhe kerkohet rivendosja e tyne nder sheshe!

Po sikur, të mos hapnin kampet e interrnimit dhe të shfarosjes apo fermat famkëqija, dhe  shfrytzimin e minjerave me të burgosun, mese ata do të joshnin bankat Islamike e Perëndimore?

Po pse, budallenjë janë turqit, që mbajnë “peng” qeverinë shqiptare tash 100 vjet me “veqilat” e tyne, tue ua krijue të gjitha kushtet e sigurisë, madje edhe tue i quejtë “pashallarë’, “hoxhallarë, shehjlerë apo haxhi – ibriklerë…” të tyne, dhe tue “garantue” per ta? …

Janë ba plot 21 vjet që Shqiptarët vazhdojnë me votue per “trashigimtarët” që jo vetem i vodhën dhe i plaçkitën, po edhe i masakruen dhe i vranë tue i dhunue si asnjë pushtues tjeter…

Të gjithë pa pikë turpi në se nuk kishin teserat e PPSh, ishin bashkpuntorë të atij sigurimi që ka ushtrue dhunen dhe Gjenocidin ma barbar të Shek. XX në Shqipninë Martire! Autorët e këtij Gjenocidi jo vetem nuk u dënuen gjatë qeverisjes 21 vjeçare, gjoja “demokratike”, po edhe u asht dhanë mundsia me zhdukë edhe “dosje” e dokumenta të krimeve të tyne mizore.

Tue fillue nga Presidentët, Kuvendi Popullor i Haxhiqamilistëve dhe qeveritarët anadollakë që edhe pse ndonjë thotë se jam “kaurr”, ashtu mund të jetë, “po katolik kurrë”! Me respektue të gjitha “titujt e dekoratat” që janë dhanë nga qendra vrastare e atij “Kuvendi barbarësh”, kjo nuk i lejohet as Muslimanëve, as Bektashijëve, as Ortodoksëve dhe as Katolikëve Shqiptarë të vertetë!

Ata që vazhdojnë rrugen e kriminelëve të vitit 1944, janë kriminelë pasues ma të poshter!

Të bash thirrje me votue per këta dhe të votosh si asht votue, asht tri herë tradhëti:

  1. Kundrejt Gjakut Martirëve të Atdheut.
  2. Kundrejt Vorrezave të zhdukuna nder kampe shfarosje e interrnimi.
  3. Kundrejt Rinisë Shqiptare, që do të konsiderohet trashigimtare e një vendi pa Histori.

E ndoshta, krimi ndaj Rinisë Shqiptare asht ma i madhi, mbasi do të vertetojnë të gjitha ato shpifje e poshtersi per të cilat, nder shekuj na kanë veshë okupatorët e komshijtë dashakëqijë.

Të votosh per tradhëtarët e Atdheut që kanë shitë Trojet tona, kanë dhunue Flamurin e Atij Gjergj Kastriotit që shpetoi Europen nga barbarizmi anadollak, kanë nenshkrue marrveshje pushtimi dhe zaptimi nga jugosllavët, grekët, turqit apo rusët e kinezët, pa perjashtue tryezat e flliquna të Italisë, në vitin 1991 në Venecia…apo në ….asht Tradhëti Kombtare dhe asgja ma pak.

E ku, thoni ju, se duhet perdorë fjala “turp”?

Melbourne, 28 qershor 2013.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: fjala turp, Fritz radovani, nuk duhet perdore

E djathta dhe e majta

June 28, 2013 by dgreca

NGA RESHAT KRIPA/

Një anekdotë e vjetër tregon se kur Neroni i vuri zjarrin Romës, populli u ngrit në revoltë dhe rrethoi pallatin perandorak. Neroni, i frikësuar, thirri këshilltarin e tij, të urtin Seneka, dhe i tha:

– Si t’ia bëjmë, ata po hyn në pallat?

Seneka iu përgjigj:

– Hidhua fajin të krishterve.

Në atë kohë krishterimi kishte vetëm pak kohë që kishte lindur dhe Shën Pjetri ndodhej në Romë.

– Po, a do të më besojnë? – pyeti Neroni.

– Populli beson çdo lloj gënjeshtre që i serviret, – iu përgjigj Seneka.

Kjo sentencë u vërtetua më së miri me rezultatin e zgjedhjeve që sapo mbaruan. Populli u besoi gënjeshtrave të shumta të Edi Ramës se tani e tutje do të hanin “me lugë të florinjtë”, siç thoshin  dikur ish komunistët. U besoi gënjeshtrave për qindramijrat që do të punësoheshin, për shërbimin shëndetësor falas, për heqjen e taksave për bisnesin e vogël, për legalizimin e banesave e të tjera, e të tjera që do t’u kryekan brenda një afati prej një viti. Populli u besoi ndaj ia dha shumicën dërmuese të votave Partisë Socialiste dhe koalicionit që ajo drejton.

Le t’i hedhim një vështrim rezultatit të zgjedhjeve që tashmë kanë përfunduar. Sipas tyre PS ka fituar 66 mandate, PD 49, LSI 16, PR 3, PDIU 4, PBDNJ 1 dhe PKDSH 1. Si koalicione ASHE ka fituar 60% të votave baras me 84 mandate,  ndërsa APMI 40% ose 56 mandate.

Natyrisht një rezultat i tillë shokoi edhe ata parashikuesit më të aftë të rezultateve, madje edhe vetë fitimtarët. Si ka mundësi një humbje e tillë për Aleancën ë Djathtë? Si ka mundësi që Elbasani, të cilit sapo i mbaroi autostrada moderne që e lidh me kryeqytetin brenda një gjysmë ore, të votojë për Aleancën e Majtë? Si ka mundësi që Shkodra dhe Kavaja, që për njëzetedy vjet kanë qenë bastione të së djathtës, të votojnë për të majtën?

Me daljen e këtyre rezultateve Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  doli para zgjedhësve të vet dhe me një kurajo prej fisniku pranoj përgjegjësinë për humbjen dhe deklaroj dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij, një veprim që Edi Rama duhej ta kishte bërë që në vitin 2009, pas dy humbjeve radhazi të zgjedhjeve për pushtetin lokal apo qëndror,  por që nuk pati kurajon ta bënte, megjithse një gjë e tillë parashikohej edhe në statutin e partisë së tij. Një veprim të tillë nuk e kanë bërë edhe drejtuesit e një mori mini-partish, djathtas dhe majtas, që figurojnë artificialisht në skakierën e politikës shqiptare, por që gjatë këtyre 22 viteve pluripartitizëm, nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë. Për këto mini-parti, për vite të tëra, nuk kemi dëgjuar të zhvillohen kuvendet e tyre dhe të zgjidhen organet drejtuese megjithatë, çuditërisht,  kryetarët mbeten të përjetshëm.

Por le t’i analizojmë të dhënat e dala nga këto zgjedhje dhe le të nxjerrim detyrat që duhet të ketë opozita e re në të ardhmen. Këtë e bëj pasi, sipas mendimit tim, përsëritja e tyre do të bëj që në të ardhmen Partia Demokratike të pësojë fatin e simotrave të saj në vendet e Europës Lindore. Ndaj le t’i rendisim njera pas tjetrës.

Në rast se do t’i referohemi rezultateve do të konstatojmë se PS ka fituar aq mandate sa në vitin 2009, ndërsa PD ka 25 mandate më pak, pasi në numrin 49, katër deputetë janë të partive të tjera të koalicionit dhe dy të ardhur para pak ditësh nga Partia Socialiste. Kështu që mbeten 43 deputetë. Me pak fjalë, ka më pak deputetë se në vitin 1997 kur këto zgjedhje u zhvilluan pothuajse në kushte lufte dhe ky koalicion nuk u lejua as të bënte fare fushatë. PR dhe PDIU kanë fituar nga 4 mandate, aq sa nuk i kanë arritur ndonjëherë në këto 22 vjet zgjedhje pluraliste. Kjo i çuditi edhe ata vetë. Por çudia më e madhe qëndron te LSI-ja që fitoi 16 mandate nga 4 që kishte. Siç shihet kjo nuk është një fitore e PS-së. Kjo nuk është edhe një fitore e LSI-së, por është një dhuratë që ia bëri PD-ja. Në vitin 2009 PD-ja fitoi, së bashku me aleatët, 70 deputetë. Në pamundësi të formonte qeverinë preferoi të fuste në koalicion 4 deputetët e LSI-së dhe gaboi. Gabimi ishte se nuk mund të futen në të njëtin stan si ujqërit dhe delet. Ilir Meta e kishte treguar veten se kush ishte, që me çështjen e arit të Krabës, qëndrimin ndaj Nanos dhe  arrestimin e Sali Berishës. Çuditërisht, këto u harruan dhe LSI-së, zyrtarisht, iu dorëzua 20% e  pushtetit

që në fakt e tejkaloi këtë shifër. Iu dorëzuan tre ministritë kryesore, Ministria e Jashtme, e Ekonomisë

dhe e Shëndetësisë si dhe posti i Zëvendëskryeministrit. Një gjë e tillë solli pushimin nga puna të një numri të madh të përndjekurish politikë dhe simpatizantësh të PD-së dhe zëvendësimin e tyre me militantë të LSI-së në tre dikasteret qëndrore dhe drejtoritë përkatëse në rrethe dhe natyrisht një gjë e tillë solli edhe një farë pakënaqësie brenda rradhëve të vetë PD-së. Ky ishte një nga shkaqet që solli rrjedhjen e mandateve nga PD-ja te LSI-ja.

Por si do t’i vej filli krushqisë së re Rama-Meta? Ndoshta nuk kam të drejtë por, duke u nisur nga ngjarjet e kaluara, dyshoj se krushqia e tyre do të përfundojë me sukses. Si do ta zgjidhë zoti Rama çështjen e 21 janarit pasi dihet mirë qëndrimi ato ditë i Metës në këtë ngjarje. Si do ta përmirësojë gjendjen e shëndetësisë pasi ishte ministri i Metës në krye të atij institucioni. Si do ta zgjidhë çështjen e ekonomisë së vendit, pasi ishte përsëri ministri i Metës në krye dhe është edhe përgjegjësia e tyre për gjendjen që, sipas Ramës, qenka e mjerueshme. A do të emërojë ndonjë nga ish ministrat e mëparshëm të Metës në këtë detyrë? Do të presim dhe do të shohim. Viti i parë i qeverisjes  kalon shpejt. Koha do të tregojë se sa do t’i realizojë premtimet.

Qëndrimi ndaj të përndjekuve politikë Është e vërtetë që PD-ja është e vetmja forcë që ka përkrahur të përndjekurit politikë. Një gjë e tillë u reflektua më së miri gjatë periudhës së parë (1992-1997) të qeverisjes së saj. Por nuk vazhdoi ky trajtim me të  njëjtin ritëm gjatë qeverisjes së dytë (2005-2013). Le ta ilustrojmë me shembuj konkretë.

Në vitin 2006 u miratua Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Për Ndëshkimin e Krimeve të Kryera nga Regjimet Komuniste”. Kanë kaluar shtatë vjet nga miratimi i saj dhe deri më sot është realizuar vetëm një pikë, ajo e  krijimit  të  Institutit  të  Hetimit  të  Krimeve  të  Komunizmit.  Çfarë  e  ka  penguar  Kuvendin  e

Shqipërisë t’i heq titujt dhe dekoratat  ish  diktatorit  Enver  Hoxha?  Çfarë  i  ka  penguar  historianët  të

rishikojnë historinë e Shqipërisë? Çfarë e ka penguar Ministrinë e Arsimit të rishikojë tekstet shkollore? Përse nuk hapen dosjet e bashkëpuntorve të ish Sigurimit të Shtetit dhe pse nuk bëhen publike dokumentat që dëshmojnë krimet e komunizmit? Përse ende nuk janë kthyer në muze burgjet dhe kampet e tmerrshme, nuk janë hapur muzeumet e krimeve të komunizmit, nuk është ngritur memoriali në nderim të atyre që  dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot? Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje.

Po Partia Socialiste si do të veprojë lidhur me këto? Unë nuk besoj se ajo do të jetë e gatshme t’i zgjidhë këto çështje. Nuk besoj duke iu referuar fakteve të këtyre viteve. A nuk ishte ai që nxorri deputetet jashtë kur miratohej ligji për dënimin e krimeve të regjimit komunist? Kjo tregon se ai asnjëherë nuk ka qenë i gatshëm për të dënuar këto krime.

Është miratuar një ligj për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë por zbatimi i tij le shumë për të dëshiruar. Dëmshpërblimi i të pushkatuarve pa gjyq dhe të internuarve në tela me gjëmba sapo ka filluar. Një projekt-ligj i Qeverisë mbi dëmshpërblimin e menjëhershëm të atyre që kanë kaluar moshën 85 vjeç,  heqjen e nenit të terrorizmit për të dënuarit politikë dhe zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumentave, ka mbi një vit që është miratuar nga komisionet parlamentare, megjithatë, nuk  kaloi në seancë plenare për miratim, aq më tepër kjo ndodhi kur në krye të Kuvendit kishim një kryetare nga shtresa e të përndjekurve politikë.

Nuk besoj gjithashtu se do të jetë Partia Socialiste ajo që do t’i zgjidhë  këto çështje. A nuk ishte Edi Rama ai që i nxorri jashtë deputetët kur miratohej ligji mbi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe amendamenti mbi dëmshpërblimin e të pushkatuarve pa gjyq? A do ta bindë dot ish kryeministrin Majko të kërkojë falje për shprehjen “Ata ishin plehra” të thënë në Komisionin e Ligjeve kur diskutohej ky ligj? A nuk ishte ai, së fundi, që i nxorri jashtë deputetët nga salla kur miratohej ligji për lustracionin? Mendoj se, para së gjithash, i takon atij të kërkoj falje para shtresës së të përndjekurve politikë për këto veprime të kryera me urdhër të tij. Unë do t’i kujtoja se të përndjekurit politikë nuk janë ato kokra që ka mbledhur pas vetes, individë pa personalitet që nuk përfaqësojnë as veten e tyre, Të përndjekurit politikë janë një shtresë e gjërë që në plan të parë kanë parimet e tyre, kanë çështjen kombëtare.

Një çështje tjetër që ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve është edhe burokracia administrative që  ka

pushtuar disa institucione të vendit. Nuk janë të pakta rastet ku për një çështje apo tjetër po t’u drejtohesh drejtuesve të institucioneve askush prej tyre nuk denjon të kthejë përgjigje. Lidhur me këtë kam raste personalisht që për çështje që i përkasin shoqatës ku bëj pjesë apo çështje personale u jam drejtuar disa herë drejtuesve të Ministrisë së Ekonomisë, Financës apo institucioneve të ndryshme deri edhe Kryetares së Kuvendit por asnjë nuk është munduar  të kthejë përgjigje. Kjo nuk i nderon.

Partia Socialiste i fitoi këto zgjedhje. Rama do të jetë Kryeministri i ardhshëm. Do të formojë qeverinë e re. Dhëntë Zoti të mos jetë e vërtetë ajo që shkruajnë gazetat se paska bërë marrëveshje me një sharlatan si Spartak Ngjela, që deri tani ka ndërruar pesë apo gjashtë parti, për ta emëruar Ministër të Drejtësisë. Po të jenë edhe ministrat e tjerë si ai, lumi ta marrë Shqipërinë. Koha do të tregojë se si do të rrjedhin ngjarjet.

Shkëputja nga mentaliteti komunist është një pikë tjetër që nuk ka mundur të realizohet në vendin tonë. Shfaqje e kësaj është hymnizimi i drejtuesit, që në vendin tonë ka arritur në përmasat e një Perëndie të re. Një gjë e tillë e ka lodhur këtë popull. A nuk ishin mjaft 46 vitet e diktatorit Hoxha, ku të ngratit popull i zunë duart kallo nga duartrokitjet dhe iu ngjir zëri nga të brohoriturit? Drejtuesit e partive kryesore politike duhet ta dinë se dalja vend e pavend, disa herë brenda ditës dhe në të gjitha kanalet televizive apo faqet e gazetave, të rrethuar nga analistë militantë, më tepër i largon ata nga masa e gjërë e popullit të tyre. Një gjë të tillë nuk e shohim në vendet e tjera me traditë demokratike. Nuk shohim ovacionet frenetike ndaj drejtuesve në këto shtete.

Këto ishin disa arsye, sipas mendimit tim, që Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë i humbi zgjedhjet. Do të doja t’i drejtohesha dhe t’i thoja Kryetarit te ri të Partisë Demokratike se ajo humbi vetëm një betejë.  Beteja të tjera na presin. Kjo shtron si detyrë që ajo të refrlektojë sa më parë dhe ashtu si duhet. Mendoj se kjo gjë nuk mund të zgjidhet me një mbledhje Kryesie apo Këshilli Kombëtar. Mendoj se është e domosdoshme një mbledhje e gjërë e të gjithë atyre që i janë kushtuar kësaj partie, që kanë besim se është ajo që do të vendosë demokracinë e vërtetë perëndimore në vendin tonë. Në këtë mbledhje duhet të dëgjohen zëra nga të gjitha krahët, madje edhe nga ata që mendojnë ndryshe. Duhen shprehur të gjitha alternativat dhe duhen zgjedhur më të mirat.  Jam anëtar i kësaj partie qysh në ditët e para të themelimit të saj, më 6 janar 1991 dhe do të vazhdoj të jem edhe në ditët e saj më të vështira, duke shprehur hapur mendimet e mia.  E lë në mendimin tuaj të çmoni në se kam të drejtë apo jo.

Do t’i sugjeroja zotit Rama se , në rast se dëshiron të ketë sukses, të realizojë ato të meta që kam konstatuar më sipër. Kjo do ta kthejë Partinë Socialiste në një parti të vërtetë të majtë europiane. Por kam dyshime se kjo, për vetë përbërjen e saj, është e vështirë të realizohet.   Një katrahurë sundon sot në vendin tonë. Miku i djeshëm papritur është bërë armik ose e kundërta. Nuk janë të rralla rastet kur pelivanë politikë hidhen nga njeri kamp në tjetrin, aty ku mendojnë se gjejnë terren më të favorshëm për realizimin e prapësive të tyre. Drejtues të së majtës, pa pritur e pa kujtuar kthehen në të djathtë madje, me këtë mënyrë, arrijnë të zgjidhen edhe deputetë . Nga ana tjetër ka drejtues të djathtë që bien në prehrin e së majtës dhe bëjnë karrierë. Me pak fjalë janë kthyer në trafikantë idealesh. Kjo gjë më bën të pyes:

– Çfarë jeni ju, mor zotërinj, të djathtë apo të majtë?

Kjo  më kujton një anekdotë tjetër të vjetër, me të cilën dua të mbyll shkrimin tim.

Një natë, ndërsa flinin, gruaja i thotë Nastradinit të famshëm:

– Or burrë, në krahun e djathtë ke një qiri. Të lutem ndize!

Nastradini, i përgjumur, i përgjigjet:

– Eh, moj grua, ku e di njeriu natën se ku e ka krahun e djathtë dhe ku të majtin?

Në një gjendje të tillë janë edhe shqiptarët dhe me këtë gjendje nuk mund të shkohet në Europë.

 

Filed Under: Komente Tagged With: e djathta e majta, reshat kripa

VOTA PARANDALUESE

June 28, 2013 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/

Duket qartë se 23 Qershori ishte një revoltë qytetare e shprehur me votë, parathënie e heshtur e një zgjimi të vrullshëm të pritshëm qytetar ndaj sistemit të vendosur në Republikën e Shqipërisë nga klasa politike aktuale. Ndëshkimi u bë, kësaj radhe, me përzgjedhje, kundër partisë që qeveris vendin në tetë vitet e fundit.

Shkrimi im i sotëm është rimarrje e një eseje të filluar muaj më parë, atëherë me titullin “Shqipëria – ana e prapme e Greqisë”. Ishte në jehonë të drejtpërdrejtë të shkrimit “Oligarkia e kalbur e Greqisë”, të gazetarit grek Kostas Vaxevanis, botuar më 6 janar 2013 në gazetën New York Times.

“Demokracia është si biçikleta: nëse nuk di ta ngasësh, atëherë bie. Mjerisht, biçikleta e demokracisë greke ka kohë që është prishur. Pas kolapsit të juntës militare më 1974, Greqia krijoi vetëm një formë hibride, krejt të zbehtë të demokracisë. Ti mund të votosh, mund t’i përkasësh një partie dhe të protestosh. Në thelb, megjithatë, një klikë e vogël ushtron të gjithë pushtetin e mirëfilltë politik,” e fillonte shkrimin e tij Vaxevanis.

“Nga e gjitha çfarë është thënë për krizën greke, shkruan ai, shumë është lënë pa thënë. Kriza është bërë një shesh beteje mes interesave dhe ideologjive. Në pyetje është roli i sektorit publik dhe pasuria e shtetit. Po, në Greqi ka një sektor publik jofunksional; për 40 vitet e shkuara partitë sunduese ua shpërndanë postet qeveritare përkrahësve të tyre, pavarësisht kualifikimeve të tyre.”

Por problemi real me sektorin publik, sipas gazetarit grek, është elita numerikisht e vogël e biznesmenëve të cilët e quajnë veten “sipërmarrës”. Ata i korruptojnë politikanët për të marrë kontrata të majme qeveritare, rëndom me çmime shumë të ulëta. Ata gjithashtu kanë në pronësi shumë media të vendit, çka ua bën të mundur që veprimet e tyre të blindohen me heshtje. Vaxevanis i krahason ata me lordin e drogave Pablo Escobar të Kolumbisë dhe me liderin paramilitar të Serbisë, Arkanin.

Për thellimin e krizës, gazetari fajëson Evangjelos Venizellosin, më herët ministër i financave dhe pastaj kryetar i PASOKut, për politikat e tij të taksave dhe për ligjin grek që iu jepte imunitet të gjerë ministrave. “Hile të tilla vazhdojnë prej dekadash. Publiku është i privuar nga informacioni real, përderisa televizionet, gazetat dhe faqet online të lajmeve janë të kontrolluara nga elita ekonomike dhe politike.”

Lexuesit ia kujtoj se Kostas Vaxevanis është gazetari që u arrestua nga qeveria greke pasi botoi në revistën e tij mujore “Hot Doc” (dokumente të nxehta) listën e 2000 qytetarëve grekë të cilët shmangnin pagimin e taksave dhe tatimeve në vendin e tyre, duke i depozituar në Zvicër paratë e tyre të fituara në Greqi. Bëhej fjalë për të ashtuquajturën Lagarde List, të cilën më 2010, Christine Lagarde, asokohe ministre franceze e financave, më vonë Presidente e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ua dorëzonte zyrtarëve grekë, personalisht Venizellosit, i cili nuk ia dorëzoi askujt listën. Arsyeja pse e bëri këtë ishte se Lista Lagarde “implikonte një grup të korruptuar që flet në emër të demokracisë edhe kur e rrënon atë: zyrtarë me kompani offshore, miq dhe të afërm të ministrave, bankierë, botues dhe të tjerë të përfshirë në tregun e zi”, siç shkruan Vaxevanis. Për arrestimin e tij media greke heshti plotësisht. Vetëm jehona e mediave të huaja e detyroi qeverinë greke të zbrapsej nga vendimi.

Konkluzioni i Vaxevanis është se “populli grek duhet ta riparojë biçikletën e tij të demokracisë duke kërkuar që t’iu jepet fund hileve dhe korrupsionit. Gazetarët duhet t’i rezistojnë manipulimit dhe t’iu rikthehen detyrave të tyre të profesionit. Dhe qeveria duhet të ringjallë trashëgiminë e lashtë demokratike greke – në vend që të vrasë lajmësin.”

Venizellos ishte ministër i financave në qeverinë e Jorgo Papandreut. Ky i fundit, në krye të PASOK vinte në pushtet pasi populli rrëzoi me votë qeverinë e Karamanlisit. Ishte një votë që shprehte revoltë ndaj së djathtës greke. Një votë që i jepte shans së majtës së atjeshme të çrrënjoste sistemin e kalbur disadhjetëravjeçar të oligarkisë greke.

Jorgo Papandreu, kur vinte në pushtet, ishte tërësisht i vetëdijshëm për realitetin me të cilin i duhej të përballej ai dhe qeveria e tij. I mundur dy herë nga Kostas Karamanlis, ardhur në pushtet falë një vote proteste ndaj Karamanlisit, i cili nuk ishte i aftë të përballej me krizën ekonomike dhe ta pastronte partinë e tij nga korrupsioni, Papandreu propozonte një plan 3 miliardë eurosh për të ringjallur ekonominë nëpërmjet investimeve, ‘zhvillimit të gjelbër’ dhe mbrojtjes së konsumatorëve duke i financuar me një reduktim të shpenzimeve shtetërore dhe një rishpërndarje fiskale të arritur nëpërmjet taksimit të të pasurve dhe kishës.

Jorgo A. Papandreu, në një shkrim të tij, të botuar në “International Herlad Tribune” dhe media të tjera kryesore amerikane më 10 mars 2010, me rastin e vizitës së tij tek presidenti amerikan Barack Obama, katër-pesë muaj pas ardhjes në pushtet, pra i ri në detyrë, shprehte vendosmërinë e tij për t’u përballur me problemet e krizës dhe për aftësitë e vendit të tij për të arritur ringjalljen ekonomike, ndonëse ai thekson se kur erdhi në postin e tij, nuk e dinte shkallën e vërtetë të rrënimit ku ishte zhytur Greqia. Me masat e tij energjike, ai mëtonte të kapte nivelet e Bashkimit Evropian brenda vitit 2012.

Shkrimi i tij titullohej “Greqia nuk është një ishull” dhe Papandreu theksonte se kriza greke ka ndihmuar të hedhë dritë mbi realitetin evropian. “Por sikurse Greqia nuk është një ishull, as Evropa nuk jeton në izolim. Ne jemi të gjithë pjesë të një sistemi financiar të ndërtuar keq që duhet të ndreqet urgjentisht.” Kështu përpiqej të bënte Odisenë, duke shpërndarë fajin dhe përgjegjësinë ndaj Evropës dhe sa më gjerë përtej saj: “Unë jam në Uashington për ta takuar Presidentin Obama me një mesazh nga Evropa: Sfida me të cilën përballemi nuk është thjesht greke apo evropiane; është edhe amerikane, dhe së bashku ne duhet të gjejmë një zgjidhje.” Vetë kryeministri grek pranonte ndërkaq se sistemi grek disadhjetëravjeçar ishte i bazuar në ryshfetin në të gjitha sferat e shoqërisë, por kërkonte që pa vonuar, pa debate shterpë të triumfojnë ndaj peshkaqenëve financiarë të cilët e kanë pasuruar veten, ndërkohë që qytetarët e rëndomtë kanë humbur punët, shtëpitë dhe pensionet e tyre.

Papandreu, megjithatë, nuk e kuptoi se vota që e solli në pushtet ishte thjesht një votë e cila përkohësisht parandalonte një revoltë të gjerë popullore, e cila nga një revoltë ndaj një force politike do të shndërrohej në një revoltë ndaj një klase politike. Ai nuk arriti t’i mbante pemtimet, sepse partia e tij vetë ishte e zhytur në korrupsion, madje vetë ministri i financave, pasuesi i tij në krye të partisë, Venizellosi ishte dhe mbeti një kupolë mbrojtëse për korrupsionin socialist dhe për korrupsionin grek në përgjithësi. Në fund të shkrimit të tij, Papandreu kërkonte parandalimin e një krize të re që mund të shndërrohej në epidemike. Edhe këtu ai pati të drejtë, por sikurse ai as kolegët e tij gjithandej nuk mundën ta bënin një gjë të tillë, sepse i patën dhe i kanë duart e tyre të lidhura nga korrupsionet e veta.

Peshkaqenët financiarë të Papandreut janë pikërisht oligarkët e kalbur të Greqisë të Vaxevanisit. Prandaj titulli “Oligarkët e kalbur të Greqisë” mund të përshtatej në “Oligarkët e kalbur të Shqipërisë”. Këtë realitet e pranon për herë të parë në Shqipëri, në një intervistë të djeshme në Zërin e Amerikës, gazetari Fatos Lubonja. E pamundur që gazetarët e tjerë, intelektualët e tjerë të mos e kenë parë realitetin e vendit të tyre, por ata, si kolegët grekë, janë pjesë e problemit, nuk janë aspak pjesë e zgjidhjes.

Lubonja është i vertëdijshëm se zgjedhjet e 23 Qershorit nuk i tundën fare forcat oligarko-mafioze. Ai thotë se filtrit të votës i shpëtoi Ilir Meta, të cilin gazetari ynë e sheh si simbol të korrupsionit dhe klientelizmit, sepse vota u adresua kryesisht si ndëshkim ndaj Sali Berishës, madje, për paradoks, duke e shpërblyer Metën, meqë duke sfiduar aleancën me Berishën, ai mundësoi goditjen e autoritarizmit të tij, goditjen e sistemit të pandëshkueshmërisë së krimit. “Klasa jonë politike noton në një pandëshkueshmëri të madhe. Nëse do të kishte shtet të së drejtës shumë nga këta politikanë qëpërmendim ne sot mund të ishin edhe në burg për shkelje ligjore të rënda, për dëme të mëdha ndaj pronës publike etj. Shqipëria nuk ka bërë asnjëhap, madje në këtë aspekt ka bërë hapa prapa, sepse sa më shumë ështënë pushtet kjo klasë politike, aq më shumë kjo korruptohet, aq më shumëkjo lidhet me krimin e organizuar dhe bëhet klientelare. Në këtë aspekt, shteti i së drejtës është në fillimet e veta në Shqipëri. Shteti i sëdrejtës do të thotë arbitër ndërmjet këtyre dy palëve ose midis tre palëve, ndërkohë që këta janë edhe lojtarë dhe arbitër,” përfundon Fatos Lubonja.

Edhe Edi Rama, kryeministri në ardhje, duke biseduar me gazetarët mbrëmë në Top Story të Sokol Ballës, e pranoi se vota e 23 Qershorit 2013 ishte një revoltë e heshtur ndaj Berishës dhe sisemit 23 vjeçar të Shqipërisë.

Duke u kthyer tek titulli i shkrimit, mund të them se termi “parandaluese” nuk është pa konotacion mjekësor. Votën e 23 Qershorit unë e shoh edhe si një masë parandaluese, si një gojë oksigjen për klasën politike, një dhënie afati për t’i thirrur mendjes. Përndryshe hapi tjetër, pa shumë vonesë, do të jetë kundër gjithë klasës politike. Nëse e majta në pushtet do të arrijë të bashkërendojë klasën politike dhe të gjithë faktorët e tjerë për të dalë nga sistemi 23 vjeçar i olgarkëve-mafiozë, atëherë vota e 23 Qershorit ia ka arritur qëllimit dhe Shqipëria ka shpëtuar. Nëse jo, atëherë Shqipëria do të shndërrohet përfundimisht, me plot kuptimin e fjalës, në një anë të prapme të Greqisë.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Skender Bucpapaj, vota parandaluese

FUNDAJAT E NJË POLITIKE QË E KA GABUAR RRUGËN

June 28, 2013 by dgreca

Nga Fadil LUSHI /

Këtë vështrim timin do ta filloj duke iu referuar një “vakie’ nga “vakti” i Qeverisë së Ismail Qemal bej Vlorës, ideatorit të mëvetësimit të Shqipërisë. Thonë se një shqiptar mysliman që kishte jetuar në një fshat rreth Elbasanit, kishte vajtur në Korçë për të ushtruar “profesionin e priftit ortodoks”. Pas disa muajsh, besimtarët korçarë që ishin frekuentues të rregullt të hapësirave të kishës së tyre, kishin konstatuar se “ky farë prifti” predikimin nuk e kishte bërë me përkushtim, andaj edhe e kishin larguar. Para se të ikte, “prifti” u dha korçarëve këtë përgjigje: “…, do kthehem në fshatin tim për të bërë imamllëkun”!?

Sot, kësaj “vakie” aristokratët e politikëbërjes profesionale, serioze dhe të qëndrueshme do t’i thonë: “o, do bësh punën që ke marrë përsipër, o do të shporesh nga kisha, xhamia dhe politika, o do thyesh qafën, sepse ndryshe nuk bëhet!”. Para s’e ta shpjegojmë “historinë e fundshpinës” së polikëbërjes këtu në nënqiellin e Maqedonisë “biblike” (në veçanti të partive politike maqedonase), besoj se do na lejohet që t’i referohemi një opinioni të botuar para disa ditë në rubrikën “KULTURË” të gazetës së përditshme “Panorama” të Tiranës, me firmë të studiueses dhe kritikes Persida Asllani, e cila i kishte bërë një parathënie veprës së Ismail Kadaresë, “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”…, ku, pos të tjerash, kishte cituar një thënie të moçme të Kadaresë “…, nuk kam gjuhë…thashë gati me dënesje. E ndieja që po flisja përçart. Nuk kishte gjuhë për atë që kisha në shpirt. Duhej një gjuhë tjetër. Kurse kjo, e këtushmja…, s’më bindej”!

Që lexuesit e paanshëm të këtij vështrimi të mos i vë në “huti” e dilemë, më duhet t’u them që në fillim se edhe sot, pas dy dekadash të tranzicionit (në Republikën e Maqedonisë) politik të stërzgjatur dhe të mërzitshëm, mos vallë politikanëve të Shkupit (nuk) u mungon ajo gjuhë e Kadaresë (as që mund ta kenë një të tillë, po qoftë ajo të jetë e përçart a edhe adoleshente), me të cilën do të kishin dalë nga vorbulla e kësaj katrahure, një katrahurë që ashtu pamëshirshëm e ka zaptuar “toptan” politikën e tyre këmbë e krye ”ters”…, a mos vallë politikanët maqedonas do vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën e komunikimit të ndërsjellë…, a mos vallë politikanëve në Maqedoni (hiq mënjanë shqiptarët) edhe sot e kësaj dite “duhet t’u mungojë logjika e fakteve”, ose ajo duhet të zëvendësohet me “gjykimin a edhe çapkënllëkun fëmijëror”!?…, a mos vallë (nuk) u duhet një gjuhë krejt tjetërfare…, a mos vallë edhe pas kësaj “moshe të thellë politike”, duhet të ngelin si ata adoleshentët e dashuruar…, a mos vallë kjo dashuri e tyre në vend që t’i “faturohet imazhit të partisë politike, simpatizantëve dhe votës deliberative të tyre a edhe shtetit”, ajo “do të duhet të shkojë” në adresë të gabuar, gjegjësisht në kryeminderin e  kështjellës së dufit të tyre, sa të tërbuar, po aq edhe homerik!

A mos vallë sot e gjithë ditën e Perëndisë, politikanët maqedonas, që frymojnë këtej një cepi të Gadishullit Ilirik, nuk u bie ndërmend e kaluara e tyre e sajuar a e shkurdisur, a mos vallë nuk janë të ndërgjegjshëm se anija e tyre pa “kompas politik” rrezikohet të fundoset në ujërat e turbullta të Ballkanit…, a mos vallë nuk janë të ndërgjegjshëm s’e ditë për ditë u zbehet “emri i shtetit”, identiteti i kishës e gjuhës edhe ashtu të padefinuar a të  rremë…, a nuk u “punon rradakja” s’e shqiptarët ishin të vetmit që ua “shtrinë dorën e shpëtimit”…, a mos do të thonë se “ndihma e komuniteteve” që jetojnë përreth nesh nuk na duhet. Pse, gjithë ky inat i tyre sa i përket mosndërtimit të një komunikimi diplomatik dhe serioz me palën greke…, pse gjithë ky “dembelizëm i tyre i theksuar” ndaj  moszgjidhjes së çështjes së emrit të tyre, po edhe tonit…, pse politikanët maqedonas, sa herë që t’u teket e t’ua dojë qejfi të hidhen në lumë, aq herë edhe duhet të na stërpikin a të na lagin me ato ujëra të zeza që, siç kishte thënë dikur akademik Dervish Rozhaja, lëre që nuk mund të  shuash etjen me këtë ujë, por as nuk mund të marrësh “avdes”! Nëse ata mendojnë se vetë do të mund ta zgjidhin çështjen në fjalë, atëherë le të thonë “ashiqare”: ju, shqiptarët, në këtë “llaf-muhabet me grekët nuk keni hise”,  nuk na duheni…, pavarësisht se jeni “hisedarë në këto troje”. Tekefundit, politikanët “inatçorë” të Shkupit, duhet ta dinë se shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë kohë për të pritur zgjidhjen e emrit, për faktin se edhe ata ballafaqohen me “problemet e hallet” e tyre, qofshin ato sociale, politike, kulturore e të tjera.

Një gerontolog i njohur gjerman, dikur një stërnipi të një plaku, i kishte parashtruar pyetjen se pse stërgjyshi i tij kishte jetuar shumë gjatë. Ai ishte përgjigjur shkurt: kishte shikuar punët e veta. Mos vallë kjo pyetje e gerentologut a edhe shpjegimi i atij stërnipi, nuk u hynë në punë politikanëve shqiptarë…, apo ndoshta kanë nevojë për ndonjë sqarim tjetër, po qoftë ai të jetë akademik a diplomatik. Nëse kjo përgjigje e këtij stërnipi është e saktë, atëherë ç’u duhet shqiptarëve kjo “ortakëri joparimore”, po qoftë ajo të jetë edhe diplomatike. Neve do na duhet të parashtrojmë edhe një pyetje hipotetike, sikur shqiptarët ta kishin “zgjidhur” problemin e çështjes së emrit të Republikës së Maqedonisë, mos vallë nesër apo në një kohë tjetër, diplomatët maqedonas nuk do të thoshin se këtë punë, e bëmë ne vetë!?? Mos vallë shqiptarëve, edhe pas kushedi sa “vaktesh”, u duhet t’i besojnë “ortakërisë” me maqedonasit…, a mos vallë ai “bashkim-vëllazërim” i dikurshëm nuk ua hëngri kokat shqiptarëve…, mos vallë shqiptarëve këtej ish-Jugosllavisë u mungon ajo “arkiva e kujtesës pamore e dëgjimore” sa i përket anashkalimit të të drejtave të tyre në Republikën e Maqedonisë…, ndaj akuzave për nacionalizmin dhe separatizmin shqiptar…, mos vallë kemi harruar atë deklaratën e Kiro Gligorovit në lidhje me atë “korridorin e tij të famshëm” që do të shfrytëzohej nga ana e kosovarëve të dëbuar nga trojet e tyre shekullore! A mos vallë kemi harruar vendimin e Lidhjes Socialiste të Maqedonisë që urdhëronte rrënimin e mureve të oborreve të shtëpive të shqiptarëve dhe shumë e shumë aktakuza të nënshkruara nga prokurorët e atëhershëm…, vallë nuk na etiketuan si “pllaninari, teroristi, dobar shiptar e mrtov shiptar, gasna komora za shiptari” e të tjera hamam etiketime. Të gjitha këto fyerje përngjajnë si ajo puna e atij pronarit të bordellos që sa herë kalamajtë e tij e pyesnin se si i fiton lekët, ai u përgjigjej: i fitoj me djersë, me punë dhe…, sa për pak kishte harruar të thotë se i fiton edhe me prapanicat e rospive!… A mos vallë ne nuk kemi nevojë ta rikujtojmë atë kryeartikullin e gazetës së përjavshme “NIN”, që asokohe botohej në Beograd, ku politikani i njohur maqedonas, Llazar Mojsovi (jo futbollisti i Vardarit), u tha shqiptarëve që jetonin në Kosovë dhe Maqedoni, pos të tjerash: nëse nuk doni të jetoni në Jugosllavi, shkoni në Shqipërinë e Enver Hoxhës!? Nëse kjo është “ortakëri a bashkëjetesë”, atëherë ç’na ishte dikur Tivari, Monopoli i Tetovës, Kosova e prapambetur dhe e nëpërkëmbur, ç’na ishte konflikti a lufta e “fundit” në Tanushë, në Luboten dhe… që unë nuk di ku tjetër.

Im atë dikur më thoshte: “Mos i fut hundët në çështjet e pazgjidhura të një çifti të divorcuar a edhe në punët e huamarrësve…, sepse në fund do të duhet t’ia paguash borxhin njërit prej tyre!??…, ose edhe do të jesh pjesëmarrës i këtyre mosmarrëveshjeve. Thonë se sikur “ortaku” të ishte i mirë, një të tillë do ta kishte edhe Zoti!?

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fadil Lushi, fundajat e nje politike

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT