• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2013

Elizabeth Kuchler lë Zvicrën për të jetuar në Kosovë

July 28, 2013 by dgreca

Komoditetin dhe rehatinë që ia ka dhënë Kosova, nuk i ka plotësuar Lucerni i Zvicrës. Pensionistja Elizabeth Kuchler jeton në Livoç të Gjilanit, në një shtëpi moderne. Ajo thotë se në Kosova ia ka plotësuar ëndrrën/

Për shumëkënd mund të konsiderohet si paradoks, por është vërtet se zvicerania Elisabeth Kuchler, është ndër rrallat, apo e vetmja që ka lënë shtetin helvetik, për të jetuar në Kosovë, në një shtet që akoma nuk funksion normalisht.E para herë që erdhi në shtetin më të ri të Evropës, ishte korriku i vitit 2008. Nuk kishte dëgjuar më parë për këtë vend, e as në hartë nuk e dinte ku ndodhej Kosova. Por, vetëm një javë qëndrim në shtetin, i cili atë vit shpalli pavarësinë, i mjaftuan që jeta e saj të merr kahe komplet tjetër.

Ishte 63 vjet, kur në Zvicër pësoi aksident, nga i cili as sot nëntë vite pas nuk është shëruar plotësisht. “IP magazinë” ishte në shtëpinë e saj në fshatin Livoç të Gjilanit, për të parë nga afër zviceranen që jetonte në mesin e shqiptarëve, në një shtëpi të madhe, dhe oborr të bukur.

Komoditetin dhe rehatinë që ia ka dhënë Kosovë, nuk ka plotësuar Lucerni i Zvicrës. Ajo kishte ëndërruar plot gjashtë dekada për të pas një shtëpi, një kopsht dhe një jetë pa brenga, por nuk e kishte arri atje, ndërsa në Livoç aji kishte “prekur” ëndrrën.

“Në Lucern kisha një apartament krejt të vogël, nuk kisha hapësirë që të organizoj gjithçka ashtu siç doja. Një shtëpi si kjo që kam sot në Livoç, në Zvicër do të kushtonte një milion euro, e unë nuk kisha aq para për të plotësuar ëndrrën time”, shprehet Elisabeth raporton “Reporter”.

Ndërmjet Lucernit dhe Livoçit, zgjedh këtë të fundit 

Livoçi i Poshtëm është një fshat që për pak minuta vozitje të nxjerr në qendër të Gjilanit. Në mesin e shtëpive të zakonshme të autoktonëve, është ajo e Elizabeth e cila tërheq më së shumti vëmendje.

“Duke parë standardin e ulët të jetesës, dhe marrë parasysh pensionin që kisha, e kam parë që nuk mund të jetoj me aq pak para në Zvicër. Me një pension rreth 1500 euro ishte e pamundshme t’ia dilja. E dija që me aq para këtu mund të jetoja mirë. Dhe u ktheva në Kosovë”, shpjegon Elisabeth.

Zvicerania më pas shpjegon peripecitë për ndërtimin e shtëpisë, nga plani që ia kishte bërë një arkitekt zvicerane e deri te ndërtimi, që po ashtu ishte një kompani kosovare me bagazh zviceran.

“Më 23 shkurt lash përgjithmonë Zvicrën, shita apartamentin tim atje, mora gjithçka me vete dhe erdha në Livoç. Për gati tre muaj qëndrova në shtëpinë e fqinjëve të mi këtu. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe merresha me enterierin dhe të tjera gjëra rreth shtëpisë”, tregon ajo.

Në 22 Maj ëndrra e saj mori përfundimisht u bë realitet. Në këtë finalizim të përmbushjes së një synimi të cilin e arriti vetëm dy ditë para se t’i mbushte shtatë dekada jetë. Dhe e donte rendi që dëshira, tashmë e kthyer në realitet për të nisur një jetë ndryshe, të festohej.

“Kisha dy arsye për të festuar, ditëlindjen dhe plotësimin e ëndrrës që kisha gjithë jetën për të pasur një shtëpi, ndërkohë që unë po nisja një jetë të re, në një vend të ri”, vazhdon Elisabeth.

Nuk po arrin ta mësoj gjuhen shqipe

Zvicerania megjithatë ka një hendikep. Ajo përkundër investimeve në kurse, në fjalorë, etj, nuk po arrin ta mësoj gjuhen shqipe. Ose gjuha që e falin kosovarët është e vështirë sintaksisht, ose ajo është e moshuar për t’i artikuluar fonemat e shqipes.

“Pas aksidentit, neurologu më tha që truri im nuk mund të pranojë më informata të reja. Për gjithë këto vite kam paguar rreth 2000 franga, kam librat, CD-të dhe gjithçka tjetër në shqip, por nuk ia dola. Është tmerruese kur të tjerët më thonë që duhet ta mësoj gjuhën tuaj, por ata nuk dinë për aksidentin tim”, thotë Elisabeth.

Historia e mësimit të gjuhës shqipe ka nisur para se ajo të vinte të jetonte këtu. Madje atëbotë i kishte thënë vetes që brenda tre muajve do ta mësonte gjuhën. E nisi kursin për shqipen në Zvicër, për ta vazhduar më pas në Kosovë, por duket se ky është mision i pamundur për të.

Që nga mosha 38 vjeçe, Elizabeth jeton vetëm. “Por këtu nuk jam e vetme, kam fqinjë të mirë dhe katër mace që kujdesem për to”, thotë ajo.

Elizabeth është edhe një kuzhiniere e mirë, edhe pse nuk preferon të gatuaj ushqime tradicionale shqiptare. Kujdesi për t’u ushqyer shëndetshëm, është detaj që shihet edhe në enterierin e kuzhinës së saj. Përzgjedhja e dollapëve me pemë e perime, janë mesazh jo krejt i rastësishëm.

“Më pëlqen të gatuaj, por nuk gatuaj ushqimet tuaja tradicionale, ngase nuk i ha ato. Ha sallatë, perime, peshk, djathë, vezë dhe shumë pak mish. Madje ka periudha që nuk ha ushqim”, shpjegon Kuchler.

Ndryshe, veç dashurisë që ka për kuzhinën dhe gatimin, profesionit që ka ushtruar në Zvicër si ekonomiste në një kompani konstruksioni, Elisabeth në rininë e saj ka luajtur saksofon dhe ishte fituese e shumëfishtë e garave me vetura.

Brenda shtëpisë ku sot jeton, nga kati i parë për në katin e dytë, janë 18 shkallë, të cilat ajo i cilëson si “shkallët e gjimnastikës”. I kalon 20 herë në ditë këto shkallë, dhe ato e ndihmojnë ta mbajë trupin në formë.

Disa gjëra ma më mundojnë

Ajo është shumë e lumtur me jetën dhe ato që i ofron Kosova. “Ndihem mirë kur çdo javë takoj njerëz të rinj dhe me secilin nga ta mund të flas anglisht, gjermanisht ose frëngjisht”. Por,  ka disa gjëra që asaj nuk i duken krejt normale.

“Në traditën tuaj njerëzit heqin këpucët në hyrje të shtëpisë. Unë kam papuçe tek dera e hyrjes për të respektuar traditën tuaj, por siç hyj unë me këpucë ashtu mund të hyni edhe ju. Kam parë që ju i lani tepihët disa herë në vit, ndërkohë që tepihun duhet ta mirëmbani, por ta lani vetëm pas pesë vitesh”, thotë Elisabeth.

Shtëpia e saj ka një sallon të madh, në kënd të tij një mini- bibliotekë. Për të vazhduar me korridorin që ndante kuzhinën gjigante me gjitha mjetet e punës, plus një ‘shpajz’ për ushqimet rezervë. E më specialja është dhoma e punës.

“Tavolina, karrigeje dhe të tjerat janë të gjitha që i kam marrë nga Zvicra, aty ku kam punuar. Në fakt kështu dukej zyra ime edhe atje”, shpjegon ajo.

Një tjetër dhomë është ajo, ku Elisabeth bënë terapitë e saj, të cilat i mungojnë kur ishte në Zvicër. Një makinë qepjeje në dhomën tjetër të punës tregon për një tjetër talent që ajo ka në kujdesin për veshjen.

I mungojnë të afërmit

E fundi i korridorit në katin e dytë, duket të jetë vendi më i pëlqyer për të. Një ulëse dyshe e shoqëruar me një tavolinë të vogël, e kthejnë atë në kujtime. Që të dyja i kishte në banesën e saj në Lucern, e po të njëjtat i kishte marrë këtu.

Një pjesë të mirë të kohës ajo e kalon duke lexuar në këtë kënd, të cilin vet e quan “Këndi Zviceran”.

Ndryshe Kosova asaj ia ka plotësuar ëndrrën për kushte të mira të banimit, por ia ka lënë një boshllëk. Asaj i mungojnë familjaret dhe shoqet, të cilat Kosovën e vizitojnë të fundit.

Madje për shtatë vite sa është në Kosovë, atë e ka vizituar vetëm një shoqe e shkollës, derisa katër vëllezërit e saj nuk kishin ardhur kurrë këtu.

“Në maj të këtij viti, ka qenë për vizitë një shoqe imja e shkollës. Asaj i ka pëlqyer vendi juaj dhe jeta që ju bëni. Më ka premtuar që do të kthehet sërish, e unë besoj që do ta bëjë”, thotë Kucher.

Megjithatë, në kohën kur shqiptarët e marrin model Zvicrën për jetë më të mirë, “si në Zvicër”, Elizabeth Kuchler kishte lënë Zvicrën për të jetuar në Kosovë. Atë që nuk ia plotësoi Zvicra ia plotësoi Kosova. “Mirupafshim në Livoç…!”(M.SH.AlbInfo.ch)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Elizabeth Kuchler, le zvicren, per Kosoven

Kompozitori i kenges qytetare vlonjate me prurje të mëdha

July 28, 2013 by dgreca

  Oh moj Vlora me kurore te urojme një 100 vjetor te puthe detin, te puthe malin te takoj Smail Qemalin…./
Shkruan: Gëzim Llojdia/
1.
 Artur Dhamo, kompozitori vlonjate, i lindur në një vit ku shkronjat përbëjnë numra, me kombinim e numrave  mistik 1969, mbanë mend se prej fëmijërisë  pasioni i tij si çdo fëmijë është kënga. Melodia në buzët fëminore e kahershme sa vetë njeriu. Prandaj, shqyrtojmë mundësin tonë kur themi se: Muzika është art, është urë që na lidh përmes tingujve dhe si e tillë, muzika është një kombinim i veçante ritmi dhe notash ndërkaq ëikipedia ka bërë një klasifikim unik të sajën: Muzika është formë e artit, mediumi i së cilës është zëri i organizuar në kohë. Elementet kryesore të muzikës janë toni (ku përfshihen melodia dhe harmonia), ritmi (bashkë me konceptet e afërta që janë tempo, metri dhe artikulimi), dinamika, si dhe kualiteti zënor.
 Kështu Turi(shkurtimi emrit Artur), një emër që vlonjatët ta ngjisin në fëmijëri , ka filluar në moshë të vogël të endet, nëpër festivalet e këngëve ,në moshat më të hershme të fëmijërisë së tij. Ka qenë prezent nëpër festivalet e këngëve, që në aso kohe ishin argëtim  dhe përbënin ngjarje të veçantë muzikore për moshën. Një raport, që ai tregon, në lidhje me pjesëmarrjet në këto festivale janë të këtilla:5 herë në festivalet kombëtare dhe 6 herë në festivalet e qytetit të Vlorës.
 Turi me dëshirën e këngëtarit  të fëmijëve ka udhëtuar disa herë mëngjeseve në një rrugëtim, që fillonte në qytetin  e portokajve  duke përfunduar në Shkodër. Është larguar andej me autobusin që shpinte fëmijë,kompozitorë dhe poet në festivalet e Shkodrës me një hare të veçantë.
 3 herë ndërmjet këtyre largimeve me vete, ka shtrënguar në dorë çmim fituesi të disa vendeve në festivalet e fëmijëve,  që ishin stacionuar prej kohësh në qytetin verior buzë Taraboshit.
 Kush mund ta frymëzonte Turin në këtë investim afatgjatë të përhershëm dhe të pa zhbëshëm, përveç  yllit dhe krijuesit të këngëve qytetare vlonjate,Reshat Osmanit?
 Atij krijuesi, që nëse do të  konvertohej shpirti, nota muzike do të përbënte një lartësi mali të lartësuar ,ndërkaq që këngët si” brezare” do të qarkonin “hapësirat e tij”.
 Trio vlonjate u krijua nga bashkimi i tri zërave meliodioz :Reshat Osmani,Konstandin Thana dhe Meliha Doda. Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi  i Vlorës. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe Meliha Doda.
 Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, dhe zëri  i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, Meliha 22 vjeçe.
 Në një rrëfim me Turin mësoj:Filloj shkollën e muzikës me S.Rrapi ,që në vitin e parë regjistrohem për kanto.Aty kishte një grup profesionistësh V.Cuni,F.Nasto,K.Koka.
 Si shkova unë tek burimi i këngës?Dua të deshifrojë rrugëtimin tim,më thotë Turi.Diku aty nga shkollimi 8 vjecarë.
 – Erdhi Reshat Osmani. Sapo fillonte procesi për përzgjedhjen e talenteve të reja,pra bëhej llaf për festivalet  e pionierëve të cilët ishin zërat me të pëlqyeshme për kohën  tonë,Reshati dhe kompozitorë të tjerë vlonjate nisnin ecejaket e tyre nëpër shkollat e qytetit të Vlorës për të përzgjedhur talentet. Një ditë në shkollën tonë erdhi pikërisht Reshat Osmani. Reshati  i trios vlonjate dhe kompozitori i saj nuk gaboi kur  tundi kokën në shenjë  vlerësimi për aftësitë e mija në fushën muzikore. Nga ajo përzgjedhja unë,shkova dhe këndova në festivalin kombëtar të fëmijëve në qytetin e Shkodrës . Sapo ka përfunduar studimet e shkollës s mesme shkon në fshatë. Një lloj stazhi quhej ky për gjimnazistët përpara fillimit të studimeve universitare.
 Në zonën lumit të Vlorës, në Mavrovë ku punoi 1.5 vite. Koncertet e para mbajë mend  që i bëra në majë të fshatit Mazhar të Lapardhasë. Ndërsa në shkollën e Kotës ndërtova një grup kori. Edhe në këtë zona muzika, që deri atëherë bëhej thjeshtë në shkollë pa krijuar grupet apo koncertet me muzikë. Ka qenë viti 1983. Rrëfimi i tij të shpie larg.
 Shpatat e malit të Gjerë dhe kalaja e Argjiros prisnin festivalistët , grupe,këngëtarë,melodi,veshje të larmishme nga folklori dhe tradita e bukur shqiptare. Mora pjesë me grupin e Vlorës në Gjirokastër.
 Nga viti 1988-92 vijova studimet në degën histori-gjeografi në Tiranë. Në vitin 1992 fillova të angazhohem si drejtues artistik  i ansambli”Labëria”. Me këtë ansambël të mrekullueshëm arritëm të realizonim albume dhe koncerte deri në TOB. Si ndikim të tij dhe kontribut, ai përmend edhe pjesëmarrjen apo në disa grupe folklorike për gjetjen apo zbulimin e këngëve të reja me grupet e Lapardhasë,Vranishtit,Pilur,Kallarat etj.
 Ka ndjekur nga afër trion vlonjate si dhe këngëtarët e tjerë të Vlorës, që përfaqësonin rrymën e muzikës qytetare vlonjate si Kleopatra Skarco, Milika Meminaj, Mariza Mico,Veneranda Billa,kompozitorin Pirro Cakrani. Një krijesë e bukur ishte kompozimi i Themistokli Mones:”Miq nga Vlora vijnë “ shoqëruar nga F.Haxhiraj, M.Nerenxi, Sh.Shabani. Bashkëpunim të mëtejshëm vijon me  grupin e këngëve qytetare dhe kompozitorin vlonjate, që sot nuk jeton më,mjeshtrin e madh ,Haxhi Dalipi.
 Arturin nga Vlora e mbajnë mend për debutimin e parë në festivale kombëtare të muzikës së lehtë shqiptare. Në vitin 1990, kënga:” Lule e vetmuar”, duet me Redina Tilin,mbeti mjaftë e adhuruar nga brezi i të rinjve të asaj kohe.
 Në vitin 1994 ishte edhe kënga e kënduar nga Ludmilla Baballëku në koncertin e pranverës. Nga viti 1990-deri në vitin 1994 , Arturi ka një pjesëmarrje aktive në festivalet e RTSh në dy sfera;a këngëtar,b-kantautor.
 Në vitin 1993, çmimi i dytë ju dha këngëtares vlonjate Anita Bitri me kompozimin e Artur Dhamos:”Dashuri ke emrin ti”.Edhe kjo këngëtare e talentuar vlonjate  nuk rron më, ndërsa në Vlorë ka një rrugë në qendër të qyteti,t që mbanë emrin e artistes.
 Një rrugëtim tjetër i Turit është ky :1992-1997 drejtues muzike në Qendrën kulturore. Së fundi drejtues artistik në teatrin: “Petro Marko” të Vlorës.
 Ka realizuar në një total nëse shprehmi kështu:60 premiera estrada dhe variete si dhe 50 premiera teatri. Është autori i Himnit të skuadrës vlonjate të Flamurtarit. …..Flamurtar….. Flamurtar……/Dy emra kam në zemër unë/Para më je ti o Vlorë/I dyti është ekipi ynë/Flamurtari madhështor/Me fanellat kuqezi/Jo në botë nuk ka si ty/…..Flamurtar….. Flamurtar……/Kur del në fushë lufton, fiton/Zemrat tona ndizen zjarr/Ne derdhim lot, për ty gëzojmë/Brohorasim Flamurtar……/Me fanellat kuqezi/Jo në botë nuk ka si ty/…..Flamurtar….. Flamurtar……
Artur Dhamo është edhe krijuesi i këngës së 100vjetorit të kënduar nga këngëtari brilant Ylli Baka dhe grupi lab” Cipini”. Madje për këtë këngë një vit më parë  intervistova Ylli Bakën ku  harrova të shënojë emrin e atij, që e nxori nga shpirti dhe e bëri të pavdekshme duke e hedhur në nota muzikore. Ky ishte kompozitori Artur Dhamo.
 Oh moj Vlora me kurore Vlora me kurore Te uroj 100 vjetor   Oh moj Vlora me kurore te urojme një 100 vjetor te puthe detin, te puthe malin te takoj Smail Qemalin.
Vitet ikin, vitet shkojnë gjithë shqiponjat fluturojnë rrugët kombin e bashkojnë te gjitha ne Vlorë fillojnë. I dha besën burri burrit ne kalkonin e flamurit mbylli plaku pavarësisë 500 vjet e historisë. Vitet ikin, vitet shkojnë gjithë shqiponjat fluturojnë rrugët kombin e bashkojnë te gjitha ne Vlorë fillojnë. Zemra e kombit arbëror si sahat punon ne Vlore u kurdis nga ajo dore me 28 nëntor.
hajdeeeeeeeeeeee !!!!!
Oh moj Vlora me kurore te uroj 100 vjetor rrugët e kombit e bashkojnë te gjitha ne Vlore fillojnë. Vitet ikin, vitet shkojnë gjithë shqiponjat fluturojnë rrugët kombin e bashkojnë te gjitha ne Vlorë fillojnë.
 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Lojdia, kenges vlonjate, kompozitori

MALESI-CAFÉ’, VEND I KENDSHEM NE ARTHUR AVENUE

July 27, 2013 by dgreca

Mbremjen e të shtunës,më 27 korrik, kishte hapur dyert në Arthur Avenue në Bronx, NY, një lokal I ri për shqiptarët, Malësia-Café’, pronë e bashkatdhetarëve Sterkaj-Dabulla. Ishin të shumtë bashkadhetarë që kishin shkuar për t’iu uruar të zotëve të lokalit. Me pije, meze, apo thjeshtë edhe një kafe përpara, ata bashkëbisedonin me njëri-tjetrin dhe kalonin aty kohën e lirë. Në lokal shërbehej me pije të shumllojta, meze, kafe etj. Sterkaj dhe Dabulla i thanë Gazetës Dielli se lokali I tyre do të ishte një vend takimi për bashkatdhetarët. Këtu ata mund të vijnë, qofët për të pirë nëj kafe, apo një gotë, por edhe për t’u takuar me njëri-tjetrin e për të këmbyer biseda. Po ashtu aty janë krijuar dhe kushte për lojra të ndryshme.

Bashkatdhetarë, Malësia-Café’ po ju pret! Ajo ndodhet në adresën; 2423 Arthur Avenue.

Filed Under: Kronike Tagged With: malesia-Cafe', per shqiptaret, vend i kendshem

“Forbes”, 10 stadiumet më të shtrejta dhe stadiumet më të bukura në botë

July 27, 2013 by dgreca

Në vend të parë, sipas rezultateve qëndron legjenda e futbollit Anglezë, “Wembley Stadium” në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër. Ky stadium ka kushtuar 1.5 miliardë dollar. Kapaciteti e tij është: 90,000 dhe është Inauguruar në vitin 2006/

Shkruan: BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Revista e mirënjohur amerikane “Forbes”, në një studim statistikor të publikuar vite më parë nxorri rezultatet të cilat klasifikojnë sipas çmimit që kanë 10 stadiumet më të shtrejta të Botës. Rezultati bazohet tek vlera e cila ka kushtuar stadiumi. Në vend të parë, sipas rezultateve qëndron legjenda e futbollit Anglezë, “Wembley Stadium” në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër. Ky stadium ka kushtuar 1.5 miliardë dollar. Kapaciteti e tij është: 90,000 dhe është Inaguruar në vitin 2006 . Në vend të dytë ndodhet sipas revistës Forbes, vendoset “Olympic Stadium” në Qytetin Montreal, Kanada Ky stadium ka kushtuar: 1.4 miliardë dollarë, Kapaciteti i tij është 60,000, i inaguruar në vitin 1976. I treti, është ndërtesa “mit”, ose pallati i sporitit siç e quajm ne shqiptarët stadiumin e lojrave me dorë “Madison Square Garden” në New York . Ky stadium është ndërtuar në zemrën e qytetit fantastik, metropoilit të botës, New Yorkut, i njohur ndryshe edhe si qyteti i gradaçieleve (skyscrapers) i “Qiejgërvishtëvesve”.

Stadiumi i famëshëm “Madison Square Garden”, është vepër e disa artitekëve. Mes tyre shquhet dhe artitekti i njohur shqiptar, në SHBA-së, Skender Xhilaga, i cili së bashku me familjen e tij ikën nga Dibra. Ata thuhet se erdhën në Amerikë për të realizuar ëndrren amerikane. Vetëm këtu pinjolli i njërës prej familjeve më në zë në Dibër, familje patriote, trime dhe bujare , do të bëhej realizues i projekteve të ndërtesave me shumë famë në Amerikë, të tilla si:”International Design Center”, “Rockfeller Center”,”Lincoln Center for the Performing Arts”,”Madison Square Garden” dhe dhjetëra të tjera me shumë famë nëpër botë. Projektet e tij shtrihen në të gjithë globin, që nga Amerika, vendet Arabe, Malajzi, Japoni etj. Artitekti dibran Skënder Xhilaga në SHBA-së, është edhe anëtarë i projektit të Universitetit të Rijadit në Arabinë Saudite, me kapacitet 35 mijë studentë një ndër më të medhatë në botë.

 

10. ANZ Stadium

Qyteti: Sydney, Australia

Ka kushtuar: 624 milion dollar

Kapaciteti: 83,500

Inaguruar: 2000

9. Lucas Oil Stadium

Qyteti : Indianapolis, Indiana.

Ka kushtuar: 675 milion dollar

Kapaciteti: 63,000

Inaguruar: 2008 (Gusht. 16, 2008)

Eshtë i predispozuar për lojën e Football – amerikan. Quhet ndryshe edhe “shtëpia” e skudrës së futbollit amerikan Indianapolis Colts . Stadiumi do të jetë mikëpritësi i supersportit amerikan” Super Bowl ” në vitin 2012.

7. Soldier Field

Qyteti : Chicago, Illinois.

Ka kushtuar: 714 million dollar

Kapaciteti: 66,000

Inaguruar: 1923

Edhe ky stadium ka si primare futbollin amerikan i ngjashem me regbin. Prej viti 1971 skuadra “Chicago Bears” luan në stadiumin më të vjetër amerikan . Në këtë stadium është mbajtur edhe gara përkujtimore në kupën “Soldier Field” kushtuar të gjithë ushtarve amerikan që shërbejnë ose kanë rënë për flamurin amerikan . Emri i stadiumit nuk është më në listën e objektve historike kombëtare.

6. The Emirates

Qyteti Londër, Angli

Kushtuar: 770 milion dollar

Kapaciteti: 60,000

Inaguruar: 2006

I ndërtuar vetëm për lojën e futbollit europian dhe për kocerte. Njihet si “shtëpia” e skuadrës së njohur të futbollit “Arsenal Football Club”, Skuadër e cila nga revista Forbes për të tretën herë shpallet si një ndër skuadrat më të vlefëshme në botë.

 

5. Rogers Centre

Qyteti Toronto, Kanada

Kushtuar: 930 milion dollar

Kapaciteti: 50,000

Inaguruar: 1989

I ndërtuar për futboll dhe bejsboll. Eshtë stadiumi ku luan skuadra e njohur amerikano -veriore “Toronto Blue Jays,”. Si dhe stadiumi ku luan skuadra e futbollit “Argonauts” pjestare e Ligës së parë të Futbollit në Kanada.

 

4. Stade de France

Qyteti: Paris, Francë

Kushtuar : 974 milion dollar

Kapaciteti: 80,000

Inaguruar: 1998

I ndërtuar për futboll, regbi,dhe koncerte. Stadiumi u inagurua në vitin 1998, kur në Francë u zhvillua kampionati Botëror i Futbollit “1998 World Cup “. Në finalen e luajtur po në këtë stadium Frana mundi “imperatorin” e futbollit Barzilin me rezultatin 3 me 0 duke u shpallur kështu për herë të parë kampione e Botës.Ky stadium është bërë i famëshëm gjatë këtyre viteve edhe me ndeshjet e kupës së botës në Regbi “2007 Rugby World Cup.”

3. Madison Square Garden

Qyteti New York. N.Y. -SHBA

Kushtuar: 1.1 miliardë dollar

Kapaciteti: 18,200

Inaguruar: 1968

Lojrat që luhen në të, janë të shumta dhe i përkasin sporteve të sallave të mbyllura, si: Boksi,Basketbolli,Hokeji,Gjimnastika dhe sporte të tjera. Ky është stadiumi legjendar i skuadrës së basketbollit të qytetit të Nju Jorkut, skuadrës NY Knicks dhe skuadrës se hokeit mbi akull New York Rangers, Në këtë stadium -(pallat sporti) janë zhvilluar edhe ndeshjet historike të boksit nga legjendat botëre të këtij lloj sporti. Këngëtar nga më të famëshmit në Amerikë kanë mbajtur koncerte në këtë stadium.

 

2. Olympic Stadium Qyteti: Montreal, Kanada

Kushtuar: 1.4 miliardë dollar

Kapaciteti: 60,000

Inaguruar: 1976

Quhet stadium Olimpik, pasi jo vetëm që u inaguruar dhe u ndërtua për Lojrat Olimpike Verore të vitit 1976, “Montreal Olympics 1976”, por aty mund të luhen të gjitha aktivitetet olimpike. Ky stadium është edhe “shtëpia” e skuadrës kanadeze të bejsbollit Montreal Expos , e cila tash ka lëvizur tek “Washington, D.C.,” Dhe në vitin 2004 ndrroi emër në “Nationals”.

1. Wembley Stadium

Qyteti Londër, Angli

Kushtuar: 1.5 miliardë dollar

Kapaciteti: 90,000

I ndërtuar vetëm për Futbollin europian, shfrytëzohet edhe për koncerte. Aty zhvillohen ndeshjet edhe të ekipit kombëtar anglezë. Kombëtarja angleze aty për herë të parë në vitin 1966 fitoi edhe titullin e kampionit të Botës, dhe e futi këtë stadium në historin e futbollit anglezë.

STADIUMET ME TE BUKUR NE BOTE

 

Ju prezantojmë disa nga stadiumet më të bukura në botë, të cilët njëherit paraqesin edhe destinacionet e rëndësishme turistike.

 

1-Stadiumi “Wembley” Londër

 

Stadiumi i Londrës “Wembley” i vitit 2007 mund të pranojë deri 90.000 shikues. Edhe 15.000 të tjerë mund të futenë në fushë gjatë kohës kur mbahen koncerte të mëdha. Eshtë njëri ndër stadiumet më të shtrenjta në botë, ku kulmi i së cilës pjesërisht lëviz. Interesant është harku prej çeliku me gjatësi prej 317 metra dhe lartësi 134 metra, që është konstruksioni unikat në botë.

 

2-Stadiumi “Rungrado May First”, Pjongjang

Kryeqyteti i Koresë Veriore Pjongjang është vendi ku gjendet ky stadium i ndërtuar në vitin 1989. Ky stadium pranon 150.000 vetë dhe është stadiumi më i madh në botë. Eshtë i ndërtuar prej 16 harqeve andaj edhe duket si një lule me shumë petale

3- Stadiumi “Maracana”, Rio de Janeiro

Stadiumi i njohur Maracana është i vendosur në Rio De Janeiro të Brazilit, dhe ka kapacitet 82.238 vende. Ky stadium është njëherit edhe më i madhi në Amerikn Jugore. Momentalisht është në renovim dhe planifikohet të hapet në vitin 2013.

4-Stadiumi “Camp Nou”, Barcelona

Stadiumi Camp Nou në Barcelonë ka kapacitet prej 99.354, çka e bën edhe stadiumin më të madh në Evropë. Ky stadium është i ndërtuar në vitin 1957.

5-Stadiumi “Allianz Arena”, Minhen

Stadiumi në Minhen është i ndërtuar në vitin 2005 dhe është njëri ndër më modernët në botë. Arena është edhe stadiumi i Bayernit të Minhenit. Nga qendra e qytetit të Mihenit me tren nëntoksor mund të arrihet për 16 minuta. Ka kapacitet prej 69.901 njerëz. Fasada e stadiumit është e mbuluar me foli prej 0.2 milimetra e cila mundëson ndërrimin e ngjyrës në të kuqe, kaltërt ose të bardhë.

Filed Under: Sport Tagged With: 10 stadiumet me shtrenjta, Forbs, me te bukur

Pse Serbia duhet të heshtë ose çka Serbia duhet të pranoj?

July 27, 2013 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit mes vete.  (Mit’hat Abdyl Frashëri)

PseSerbiaduhet të heshtë? kur e vej  këtë pyetje  e dij edhe përgjegjën. Kjo është në nderin e saj që përfundimisht të bindet ,t`a bindë popullin  vet  se që të gjithë kanë qenë të mashtruar dhe të gënjyer në mënyra të ndryshme  për Historinë e tyre.Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit ,udhëheqësit të Kryengritjes së parë  serbe ,ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi,thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak,gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi ,inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt i Jakob Obrenoviqit ,djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit , ( Obrenoviqët ,nipat e Karagjorgjeviqëve). Libri është i bazuar në “ Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” ,1910, numër 22 që e tregon ardhjen e Këlmendasve ,dhe të familjës së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës  në rrethin e Novi Pazarit ,rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit ,1937, ku thot se  Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin) e Romës ,të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët. Autorët theksojnë që i biri Aleksandri dhe nipi Petri e nderruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij, prej shqiptari,por e din edhe Mbreti  i Serbisë në megrim, Aleksandri i sotit.

Letrari dhe kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve të Duklës(Malit të Zi), Jevrem Bërkoviqi  e vërteton të njejtën për perkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë por nuk mundet ta dokumenton. Egzistojnë bile edhe thënjë se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804 ,kundër turqëve,ose që fliste shqip në familje  dhe se serbishten nuk e dinte mirë.

 

Me  këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb.

 

Edhe shkrimtarja amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve,në librin e saj :”Lufta e Kosovës”.

 

Të kthehemi pas ,  Vladimir Çoroviq ,një historian serb shkruan:” Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe,por e përzier, e përbërë nga Serbët ,Helenët  dhe Arbanasit(Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushton  Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë Bizantine. Car ,dhe si i tillë ,sundimtar i Balkanit dhe i serbëve të tij(?)( në atë kohë serbët ishin në pakicë , e Car Dushani- arbanas ortodoks.)” . Ndërsa studjuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin ,por jo serbët”  ( Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe,flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.

 

Serbiaduhet të heshtë  gjithashtu ,sepse themelet e shkrimit të tyre vijnë gjithashtu nga një shqipëtar ( për ne, shka) ; themeluesi i alfabetit të tyre ishte Vuk Karaxhiqi, i cili i kishte rrënjët  në Vasojeviqët e ata nga Këlmendët.

 

Viti 1804,viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është  nënçmuese për Serbët për tu përmendur  ky vit  si dhe këtë tërbim turk?

Qëllimi i shkrimit nuk është që të kërkoj vëllazëri prej gjaku prej Serbëve ; larg e shumë largë nga ajo ; por  që serbët të mbyllin gojën dhe se të iu rikujtojmë shqiptarët janë ata që i formuan si shtet dhe si komb …Historia punon me fakte dhe dokumenta ,me gjurma tekstesh të cilat së bashku  vendosën në një tërësi koherente dhe e  cila e prodhon të Vërtetën .

Qëllimi i  sintagmës i krishteri në ushtrinë turke,pra nuk është në ate që të zbulon por në atë që të mëshehë dhe të heshtë prejardhjen  kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “ Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” thot që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve,në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit.Edhe historianit serb  më  proserbi i së “vërtetës serbe” ,Vladimir Stojançeviqit ,në librin e tij,ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot:”se  në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit.

Kush ishte Kondo Bimbashi pra?  Në natën në mest të 5 dhe 6 gushtit 1804 pas një lufteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga  turqit ,pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.

Kryengritjen e përmendur  jo vetëm që e udhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke  edhe shqiptarët  e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe  të Nishit e ndihmuan kryengritjen serbe,kurse Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore ( cilën ,shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon ( Kondo Bimbashin) ,me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.

Këshu serbët, në vend se t`i korigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën univerzale paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përherëshëm,një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre sa që iu është e pamundur të mëndojnë diçka tjetër apo  diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos  dhe logjika serbe e urrejtjës shkonë aq largë që meqenëse Shqiptarët janë armiqë të serbëve kurse Kondo mik i tyre ; Kondoja nuk  durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo ,para dy shekujsh ishte ai që ishte ,sipas mentalitetit serb,kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurr, ose sikur mos t`ë kishte bër atë që e ka bër ,sepse serbët  “ më lehtë e kishin pasur ti mbetëshin pa Beogradin   se sa të përmendin shqiptarin-  armikun ,çlirimtarin e Beogradit“

Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka ( shqiptar ortodoks)  ,por as nga serbët sepse ishte shqiptar.

Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rrugëje; ai s`është për krenarinë e serbëve . Në pllakë shkruan: “ Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke ,në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806(?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit.

Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata ,por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por të iu bëjmë të dijtur ( edhe pse e dijnë fort mirë) se familjet e Lekiqëve,Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.

Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës ,Malit të Zi ,Serbisë dhe Maqedonisë,na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë shkizmës. Mirëpo , a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqipëtar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën vehten diku tjetër, me të njejtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoks , të viseve të përmendura më lartë)) me lehtë e kishin  për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje ? Dhe, kush  përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e   përtëhuajsimit tonë ,në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shofim se një rol të madh  e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale  Shqiptare .Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjegje heret a vonë.

Deri me ardhjën e turkut e gjerë në shekullin XV-të,nuk kishte shtet serb,nuk kishte organizim të një shteti të mirëfillët serb.

Dëshira dhe instikti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse ne nje moment historik, gjate kohes se ‘clirimtareve’ otoman, popullata jone, ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, ose te sllavizohet ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi.(f.m.).Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve : “ Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend ,në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…..

Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman .Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe Krala,te  turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema.

Pra si thashë edhe më lartë , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit;  lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.

Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë  të vërtetës.Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.

Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe mencuria e popave të kishës serbe, të cilë ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën ,edhe sot sikur Kisha Serbe të pranonte të vërtetën historike të tyre ,gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e saj natyrore.

Serbiaduhet ose  të heshtë ose të pranon të vërtetën e krijuesve të shtetit të tyre

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Pse Serbia duhet te heshte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT