• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

KUJTIM PEÇI, INXHINIERI NENDETSEVE

August 2, 2013 by dgreca

Nga Albert HABAZAJ*/ drejtor I Bibliotekes te Universitetit Pavaresia, Vlore/

Rasti fatlum e pruri që të merresha me mbledhjen e kujtimeve për Kujtim Peçin, me grumbullimin, sistemimin dhe përzgjedhjen e materialeve, dokumenteve e gjërave të tjera me vlerë që plotësonin sadopak portretin e tij me dritë. Ishte pikërisht besimi dhe dëshira e zonjës Lavdie Peçi (Nuraj), bashkëshorte fisnike e të paharruarit tonë Kujtim, që më vlerësoi dhe më dha mundësinë të realizoj me përkushtimin tim një borxh, ndoshta pengun e nderit për Kujtim Peçin mikun tim të vjetër, intelektualin e shquar erudit, veprimtarin e spikatur të Labërisë dhe njeriun e dashur e të kërkuar të shoqërisë. I shpreh mirënjohjen time të thellë e të pastër zonjës Lavdie dhe dy fëmijëve të saj e të Kujtimit: Matildës dhe Armandit për vlerësimin, që, në përgatitjen e kësaj monografie për njeriun e tyre më të shtrenjtë, jam përpjekur ta përdor si visar dhe të mos e shpërdoroj. Ndërsa shoku im i halleve dhe gëzimeve, qysh në vitet ’80 të shekullit të kaluar Bardhosh Nuraj, i cili është njëkohësisht edhe nip i Lados, meriton fjalët më të mira nga unë për përkushtimin e papërtuar që pati për ndërtimin e këtij libri. E gjej mundësinë që bashkë me Bardhon, Ladon e të afërmit e familjes së Kujtimit të falënderojmë të gjithë ata miq, shokë, kolegë e adhurues të Kujtim Peçit, që patën mirësinë e shkruan mbresat, mendimet e kujtimet e tyre, pa të cilët libri nuk do quhej libër. Nga pasuria e tij shpirtërore Lutfi Gjika më dhuroi me mirësi këshillimin e domosdoshëm, që ky libër të ndërtohet me shëndetin e vërtetë e të pastër për një nga miqtë e tij më të mirë, heroin e kësaj monografie, Kujtim Peçin tonë të paharruar, që jetoi në këtë planet 70 vjet, i lirë, si zogu në tramundanë…

Kujtim Peçi sa jetoi, jetoi i vërtetë, me dinjitet vetjak, familjar e shoqëror, me vlera morale të larta, që e zbukurojnë hijshëm personalitetin e tij, si rruaza të arta virtyti. Ai ishte i ditur dhe i guximshëm, saqë me lirinë e tij intelektuale ai u shndërrua në një model shkëlqyer për njerëzit e fjalës dhe të veprimit, i bindur në realizimin e lajtmotivit të tij: të përmirësohemi duke përparuar. Ka një shprehje Umberto Eko: “Të jesh i lirë do të thotë para së gjithash ta thuash të vërtetën. Vetëm e vërteta na bën të lirë”. Ndërsa shkrimtari dhe filozofi i njohur frëng Albert Kamy shkruante: “Të jesh i lirë nuk do të thotë të flasësh çka do, as të shtosh numrin e gazetave për plot skandale, as të vendosësh diktaturën e re në emër të një lirie të ardhshme, ku shumëzohet rrena, vazhdohet tirania, sepse ajo i shkatërron në mënyrë të pamëshirshme të gjitha vlerat”. Jo pa qëllim evidentova dy sentenca të dy mendimtarëve të njohur, sepse, të paktën që nga viti 1998 , kur bisedova për herë të parë me Kujtimin deri në vitin 2008, kur ai ishte mirë e pa shfaqje shqetësimesh shëndetësore, Kamy e Eko u bënë për ne shëruesit tanë të vlefshëm, që na furnizonin me ushqim shpirtëror “mendim Blo” thoshnim ne.

Kujtim Peçi është njeri i vërtetë, i lirë, dinjitoz, i pabujshëm për vlerat burimore dhe të fituara përgjatë 70 viteve, të cilat u bënë pjesë organike e qenies së tij. Na ka ikur një thesar. Shpirti i veprimit, mprehtësia dhe krenaria që ai mbartte e bënë të njohur në shoqëritë përkatëse ku punoi, sepse gëzonte respektin e të gjithëve për guximin, për ndershmërinë dhe për aftësitë profesionale. Vlerat e tij intelektuale rrezatojnë në arkivin e MEMORIES SË QYTETIT TË VLORËS DHE LABËRISË.

Ideali i tij i pastër, fisnikërisht qytetar çeli udhë për progresin dhe demokracinë, sepse Kujtimi e donte me gjithë forcën e shpirtit përparimin. Edhe ky libër është një homazh për të evokuar sadopak jetën dhe veprën e tij të mirë. Kujtim Peçi ka patur një veti që e ka karakterizuar tërë qenien e tij: Dashuria për atdheun, vendlindjen dhe profesionin. Ai nuk lindi profesor e shkencëtar, kjo e bëri të tillë. Fatlumsisht ndihem i nderuar që njoha dhe pata mik një njeri të mbushur me frymë dashamirësie, siç ishte dhe ngelet për mua Kujtim Peçi, i njohur dhe i vlerësuar nga shoqëria për pasurinë e Shpirtit të Bukur, të Mendimit të Kthjellët dhe të veprimit të Drejtë. Poeti Kits ka thënë: “Bukuria është e vërteta, e vërteta është bukuria”. Edhe bukuria e shpirtit të Kujtimit ndolli vetëm mirësi, harmoni, dituri dhe dashuri njerëzore. Sa i mirë qe! Sa shpejt që iku! Ah, more Kujtim! Le gjithë ato projekte të çmuara në mes. Ike…Na le…vetëm…U nxitove Kujtim, u nxitove…Na prishe punë, o mik i mirë! Po të paktën, na e le të drejtën për pemën e jetës dhe për të hyrë në Portat e Qytetit. Dhe kjo s’është pak. Është shumë. Të faleminderit!

Ishte pranvera e vitit 1998. Me një grup veprimtarësh idealistë, intelektualë të Labërisë mblidheshim shpesh herë e diskutonim me dëshirë, zjarr e shqetësim se çfarë duhej bërë për mbarëvajtjen e shoqërisë labe në kushtet e reja, në rezonancë me proceset demokratike, që na mbushnin me dritë besimi edhe për zhvillimin e trevës së Labërisë. Duhej riorganizuar Shoqata Atdhetare “Labëria” si kudo në Shqipëri, ku ka labër, edhe në Vlorë, aq më tepër që Vlora është zemra e kësaj treve me histori lavdi mbuluar për vete dhe për kombin.

Ishim një bërthamë entuziaste me burra me peshë, djem të mirë Labërie, si të paharruarit Kujtim Peçi, Njazi Hamzaraj, prof. Zeko Braho, Brahim Haxhiu, i biri i Osmën Haxhiut të epopesë së Njëzetës, Pelivan Bajrami, Idajet Jahaj, Serri Xhaferi, veterani Haki Gjondeda, Sejmen Gjokoli, muzikologu i paharruar Haxhi Dalipi, Mëno Gjoleka si nur, që i ndrittë kujtimi, Pirro Adem Xhaka, Tomor Lelo, prof. Bardhosh Gaçe, Hiqmet Mehmetaj, unë e plot e plot të tjerë që e donin dhe e duan Labërinë aq shumë sa s’e këmbejnë t’u falësh botën!

Diskutonim shpesh, sidomos te çerdhja ku na mblidhte arkeologu i përkushtuar Novruz Bajrami, për ruajtjen e zhvillimin e mëtejshëm të traditave e zakoneve të nderuara të trevës labe si pjesë e pandarë e thesarit të madh të traditave mbarëkombëtare.

Mbaj mend që Kujtimi me atë qetësinë e tij gati olimpike na jepte mendime të vlefshme, me argumente për kontributet që intelektualët labër kanë e mund të japin në fushën e arsimit e kulturës, të dritës naimiane që ata ndezin në mbarë vendin e nëpër botë.

Më kujtohet që vinin shpesh në Vlorë Ibrahim Gani, Halil Qendro, Daut Gumeni, Lavdie Nanaj, Skënder Hasko, Lirim Deda, Pëllumb Tare, i paharruari Halo Abazi etj., nga Tirana, sepse donin Labërinë si mëmën e tyre, sikurse dhe ne të tjerët. Shpesh recitonim vargjet e bukura e të mahnitshme që Çajupi ka thurur për Labërinë. Kujtimi i kishte shumë për zemër. Atëherë dolën edhe disa shqetësime e probleme që mund të shkaktonin dhe tensione, sidomos lart, në qendër, në Tiranë për shoqatën. “Nuk duhet ta lëmë të degjenerojë shoqata “Labëria” në levën e partive që hipin e zbresin nga pushteti, – na thoshte Kujtimi me fjalën e tij të ndershme e me mend. -Partia jonë është Labëria, ç’duhet të bëjmë ta nderojmë Labërinë – dhe na kujtonte thënien e madhe të Xhon Kenedit para bashkatdhetarëve amerikanë, ditën e betimit si president më 1960: “Mos kërkoni nga atdheu juaj, por shikoni ç’mund të bëni ju për të”. Me këshillat e tij të matura, Kujtim Peçi më dukej si Nestori në legjendën homerike. Krijuam një respekt të vërtetë, të çiltër, aq më tepër kur miku i babait tim dhe miku im i vjetër Hiqmet Mehmetaj më prezantoi hollësisht me këtë shpuzë atdhetarie e diturie  nga Kuçi i Vlorës dhe lidhjet miqësore që kishin…

Rrodhën zhvillimet dhe më 13 maj 1998 në pallatin e Kulturës “Labëria” në ora 1100 u zhvillua mbledhja e përgjithshme për krijimin e degës së shoqatës “Labëria” për Vlorën me nismën e komisionit organizator, që përbëhej nga emrat e respektuar që përmenda më parë.

Mbas një takimi e diskutimi vërtet vëllazëror Vlora e Ismail Qemalit në kuvendin e saj zgjodhi kryesinë e re të degës së shoqatës “Labëria” për qytetin e Vlorës si dhe delegatët që do ta përfaqësonin në Kuvendin e Parë që u zhvillua në Tiranë më 5 qershor 1998.

Kryetari i degës së shoqatës “Labëria” për Vlorën më zgjodhën mua, nën/kryetar Kujtim Peçin dhe sekretar Hiqmet Mehmetin. Ruaj mbresa të pashlyeshme me këta dy miq, se u ingranuan me shpirt për Labërinë, për të përçuar mesazhe humane labëve tanë, qytetari e vullnet, për t’i kthjelluar njerëzit se Labëria prodhon dashuri, jo urrejtje.

…Unë ika në Itali dhe u shkëputa nga njerëzit e mi e miqtë këtu, sepse duhet të punoja, të kërkoja ndryshim më të mirë të jetës. Familja kishte kërkesa…Megjithatë s’është e nevojshme të zgjatem për këto probleme këtu, por përveç të tjerave nga Italia ruaj si flori në shpirtin tim takimet me të ndriturit Nermin Vlora e Renzo Falaschi disa herë në Romë dhe në vilën e tyre. Mora bekimin e fisnikërisë së tyre dhe më 2002 kthehem përfundimisht në Vlorë dhe filloi punë në Bibliotekën e Universitetit “Ismail Qemali”. Ritakova Kujtimin, rifilloi Biseda e Urtë me atë uragan mendimi që çlironte mirësi, mirësi, mirësi, si një burim i pashteruar asnjëherë. Kur kishte kohë të lirë vinte tek unë, te biblioteka e vogël (ish-mjekësorja), se aty afër kishte dhe shtëpinë, pinim nga një kafe e raki e bisedonim me kënaqësi e koha fluturonte pa e kuptuar. Më la dhe një libër në dorëshkrim për gjendjen e jashtme, parë me syrin e një vëzhguesi të hollë, me analiza deduktive, logjike gërshetuar dhe me mënyrën e arsyetimit të induksionit shkencor. M’i binte kapitull pas kapitulli materialet. Do t’i botojmë dhe ato se janë amaneti i tij.

Për herë të fundit, e kam takuar me prof. Spiro Caushin, te shtëpia e tij, kur qe sëmurë, para se të ikte. Tani Kujtim Peçi është përherë me ne.

 

 

KUJTIM PEÇI NË MEMORIEN TIME, nga Halil Bregasi

 

 

Rastësia, shpesh herë, çon në përmbushje detyrimi dhe, në ndonjë rast, është në madhështinë e mrekullisë.

E them këtë, sepse ishte rastësia në rastin konkret, që po çon në këtë shkrim, duke bërë që të kthehem deri 50 vjet prapa.

Ndodhesha në Bibliotekën e Universitetit “I.Qemali” Vlorë duke biseduar me njerin nga miqtë e mi më të mirë, (besoj se i tillë është edhe për shumë të tjerë, pasi karakterizohet nga virtyte të larta deri në lartësinë e fisnikërisë) zotin Albert Habazaj. Kishim disa probleme lidhur me promovimin e një libri (romani) që kisha botuar kohë më parë. Fjalë pas fjale, rrjedha e bisedës na degëndisi te shokët që nuk janë. Duke e përmendur edhe të ndierin Kujtim Peçi; Alberti nuk e dinte që unë e njihja apo kisha punuar me Kujtimin dhe më tregoi se ishte ngarkuar, si të them, në formën edhe të një amaneti, a si, por të përfundonte një libër me kujtime të të ndierit Kujtim.

Në çast fillova të tregoja duke e përshkruar Kujtimin ashtu si e njihja unë, gjë që Albertit i tërhoqi vëmendjen, andaj pyeti:

Ti e njihje Kujtimin?

Po, -i them, kemi punuar bashkë.

Dëshiron të japësh disa mbresa?

Në moment thashë po. M’u duk e lehtë, sikur thjeshtë do tregoja si e qysh ishim njohur, paçka se nga ana letrare mund të kishin edhe mangësi, gjë që, në ndonjë rast janë më të mira ashtu, thjesht.

Gati çdo ditë merrja lapsin dhe një fletore që e pata filluar me emrin e tij për të shkruar, dhe shkruaja e nuk i bashkoja dot dhe në ndonjë rast edhe e grisja fletën. Kështu, m’u kujtua ajo që kisha shkruar në romanin “Tre dasma në një”: “Të tregosh, duhet të kesh parë e dëgjuar; të shkruash atë që ke treguar, është e vështirë…”

Kjo po përsëritej për së dyti me mua tani që duhej të shkruaj ato që tregova me gojë para z. Albert Abazit në atë takim.

Rrjedha e jetës së një njeriu është gati e njëjtë  me rrjedhën e ujit. Buron diku (lind), formon rrëketë vogla (pra edhe në fëmini lë gjurmë), formohen përrenjtë (jeta merr drejtim e zhvillim), ata formojnë lumin që derdhet në det (pra njeriu aftësohet për ta drejtuar jetën); Por deti është i madh, ka dallgë të vogla por edhe të mëdha (pra jeta futet në dallgët e saj).

Në se këto burime, këto rrëke, përrenj lumenj, nuk vërehen, nuk shënohen diku e nuk emërtohen, atëherë ky proces (pra jeta e njeriut) ngelet e panjohur nga askush ashtu si burimi i tharë.

Nisur nga ky këndvështrim, shkruarja e një monografie, një memoriali apo lënia  e një libri kujtimesh, është domosdoshmëri, në mënyrë që ai burim të mos thahet se është burim jete, të mos harrohet asnjëherë se ka lënë prapa një tragë, rrëkeje, përroi a lumi.

Është arsyeja më bindëse për mua, për të përshëndetur iniciativën por edhe për të vlerësuar në maksimum punën e shkrimtarit që do e përgatisë këtë monografi.

Më bëhet shumë qejfi që do të shkruhet një e tillë edhe për një nga miqtë e shokët e mi të punës, për z. Kujtim Peçi.

Ishte viti 1960. Në një grup studentësh të Shkollës së Lartë të Nëndetëseve, shkuam për ti vizituar e takuar studentët ushtarakë të inxhinierisë. Grupi jonë i vogël nga tre vitet studimi. Na pritën 3-4 veta  në hollin e katit të parë. Ndërtesa e shkollës së inxhinierisë ishte me arkitekturë të veçantë. Vetëm si ndërtesë ia vlente ta shikoje, e jo më të takoje edhe bashkatdhetar. Duke biseduar e duke parë stendat e reliket që ishin varur nëpër muret, të tërhiqte vëmendjen stenda e të dalluarve. Disi në mes e pak sipër, në mos gaboj, në rreshtin e parë, ishte fotografia e Kujtim Peçit. Unë në atë kohë isha i dalluar vet dhe e kisha fotografinë time ashtu si po shikoja atë të Kujtimit, dhe kjo për arsye se unë isha i dalluar vetëm brenda grupit shqiptar të asaj shkolle, ndërsa Kujtimi ishte i dalluar i gjithë Shkollës së Lartë të Inxhinierisë, ku kishte studentë nga shumë shtete. Ndjeva bashkë me shokët një krenari që një shqiptar dallohej mes gjithë atyre shtetasve të tjerë. Vonë, kur isha në Pashaliman e kam mësuar faktin që ai kishte mbaruar me Medalje të Artë.

Në vitin 1961 filluam mësimet në Shkollën e Lartë të Flotës në Pashaliman. Ndjenim ndryshimin drastik të jetës studentore. I vetmi ngushëllim ngelej takimi, bisedimi e lojërat me oficerët e rinj të brigadës së nëndetëseve, të cilët kishin studiuar po në Bashkimin Sovjetik.  Në kohë e pushimit shkonim në territorin e Br.ND, dhe luanim e bisedonim me kuadrot atje. Vetëm Kujtimi nuk vinte për të luajtur. Jo atë do e shikoje me dosje nënsqetull, nga ndërtesa në nëndetëse e kthim. Të gjithë thoshin: Ai është shumë i ngarkuar. Duhej të kontrolloheshin e të korrigjoheshin instruksionet e aparaturave deri në imtësi duke iu përshtatur kushteve e nivelit të marinarëve shqiptarë. Nëndetësja funksionin nëse elektriciteti është në parametrat e duhura, ndryshe??? Për këtë Kujtimi përgjigjej direkt, ndaj dhe punonte pa pushim dhe orar. Jo vetëm që pa elektricitet nëndetësja është e vdekur, por sovjetikët kishin lënë dhe disa defekte që duheshin riparuar, dhe Kujtimi në gojën e shokëve të tij e kishte realizuar plotësisht qëllimin e detyrën.

Në vitin 1965 do ritakohesha me Kujtimin. Kisha shkuar në Pashaliman me Katerin Silurues që komandoja, vajta në Uzinën e riparimit të anijeve për të bërë riparimin e atij mjeti. Aty ishte dhe një ND, që riparohej nga specialistë kinezë. Kujtimi vinte shpesh, takohej me ne (ishte dhe anije Dragamine e vogël për riparim) dhe merrej me problemet që u kishin dalë atyre të ND. Të gjithë e njihnin  për më të aftin në njohjen e teknikës së ND . Por koha kur do e njihja direkt, jo më me të thënat e të tjerëve, ishte koha kur shërbyem të dy në shtabin e BUD-it Vlorë. Fillimisht na lidhi problemi i sigurimit të kuadrove nënoficer dhe të specialistëve punëtorë për ofiçinën e bazës. Kam njohur një Kujtim fjalëpak. Fliste kur duhej dhe aq sa duhej. Nuk merrej me llafe e përgojime për askënd. Shumë i përkushtuar për punën e në këtë kontekst, për atë nuk kishte mik e miqësi në marrjen në punë të dikujt. Më lehtësohej shumë puna pasi e bisedoja me Kujtimin. Ai ishte i prerë dhe shumë herë më mbronte në mbledhjet e emërtesës sidomos kur bëhej fjalë për specialistët, punëtor apo nënoficer. Fjala e tij ishte vendim, sepse ai para se të fliste e kishte analizuar në të gjitha drejtimet, pra ai fliste pasi ishte përgatitur dhe nuk vinte kurrë në diskutime pa u përgatitur. Kur e kujtoj sot, habitem që ai nuk më erdhi asnjëherë për të siguruar ndonjë vend për miq, gjë që ishte normale për mua. Me atë bisedoje qetësisht, sepse ai të dëgjonte duke të parë drejt e në sy, nuk të ndërpriste dhe nuk të kundërshtonte prerë, por, mendohej dhe të jepte një përgjigje më tepër në formë sqarimi për të kuptuar pse ai nuk ishte dakord, apo pse ishte dakord. Kujtimi nuk të falte kur vinte puna tek përgatitja nga ana speciale. Një herë në vit merrnim në provim për të ngritur shkallën e kualifikimit të punëtorëve, sepse kjo lidhej me shtesën e rrogës së punëtorit. Nuk kaloje dot te Kujtimi në se nuk ishe i aftë për atë nivel kategorie që do ta mbroje.

Kujtimi, shokët i kishte të gjithë njëlloj, nuk mbështetej në grupime. Normalisht, kur venim bashkë diku për kontroll, pinim dhe ndonjë kafe. Ai dorën e kishte tek xhepi i tij, nuk pranonte qerasje të pamerituar. Më kujtohet kur merrnim në provim punëtorët e ofiçinës, venim për kafe dhe unë në formë shakaje i thosha: Aaa sot e kam unë radhën. Ti e pate dje. Kështu shpesh herë nuk i linim të tjerët, që në rastin konkret ishin vartësit tanë, të paguanin.

Ndoshta, memoria ngec në ndonjë rast dhe mund të kalojnë momente të pa evidentuara, se jeta e gjatë dhe nuk di të zgjedhësh çfarë të shkruash e çfarë të lësh, si p.sh. unë lashë takimet në Shkollën e Specialiteteve, kur ata vinin për punë praktike në laboratorët tanë. Ka shumë për të shkruar, por të mos bëhem përsëritës i mërzitshëm e kam vlerësuar personin si njeri me cilësitë më të mira e virtyte të larta.

Kujtoj me shumë mall e respekt. Ishte ky mall e respekt që më uli të hedh sado pak radhë në kujtim të Kujtim Peçit.

 

 

FLOTA SHQIPTARE HUMBI KËSHILLTARIN E DUHUR, nga Hamdi Miftar Selimaj

 

 

Kujtim Peçi ishte një person me kulturë shoqërore të mirë dhe me një kulturë profesionale të saktë.

Kujtimin e kam njohur kur isha detar në marinën luftarake detare; një person mjaft autoritar dhe po kështu dhe shoqëror.

Në atë kohë të viteve 1965 unë isha në marinë, ku shërbeva mjaft kohë në brigadën e N/Detseve të flotës luftarake detare si elektricist në N/Detsen e parë me komandant Aleko Pojanin dhe komisar Mejdi Gaçen. Në shkollën e instruksionit në marinë, dolëm në provim me komision nga flota. Në komisionin e zgjedhjes së marinarëve për N/Detset ish dhe Ing. Flamurtar i Brigadës, Kujtim Peçi.

Sigurisht ne si dhe me arsimin përkatës elektrik na morën duke u arsyetuar në bazë të leksioneve të dhëna dhe të shkruara nga Kujtimi dhe shokë të tjerë të Brigadës. Kujtimi ish për degën elektrike të kanalizimit të N/Detseve në bazë të teksteve të shkruar dhe aprovuar nga ministria dhe komanda e flotës. Në leksionet e Kujtimit shquhej shumë inteligjenca dhe saktësia e leksioneve në mënyrën e të kuptuarit dhe më tepër adaptimi  i tyre në gjuhën shqipe dhe mënyra e interpretimit dhe konceptimit të shumë fakteve që determinonin në kontekstin e terminologjisë teknike, me shumë profesionalizëm dhe ide praktike në realizime praktike (flasim në realizimin faktik në kanalizimin e N/Detseve).

Në aspektin shoqëror, kulturor, popullor apo atë inteligjent në ambiente shoqërore, ai ish një person interesant në mënyrën e ndërhyrjes dhe interpretimit të çështjeve dhe zgjidhjes që u jepte problemeve. Gjithmonë i vëmendshëm dhe i depërtueshëm në probleme të ndryshme dhe që i zgjidhte çdo problem me një devocion të rrallë dhe në format krahasuese.

Kam parasysh sidomos në problemet teknike dhe ato të lundrimeve ku ai jepte një kontribut të jashtëzakonshëm në drejtim teknik dhe me një eksperiencë të saktë dhe zbatim korrekt të detyrave të ngarkuara nga organet e Ministrisë së Mbrojtjes. Vdekja e Kujtimit specialistët dhe inxhinierët kanë humbur atë njeri të talentuar, sidomos për flotën, po kështu një këshilltar shoqëror që me veprimet e tij në ambiente dhe shoqëri do të mbahet mënd nga shumë njerëz që kanë qënë afër dhe që kanë punuar me të.

Unë sidomos që e kam njohur nga afër më bën jashtëzakonisht përshtypje personi i tij dhe di të ruaj një kujtim të pazëvendësuar për një person si Kujtim Peçi.

Ngushëlloj familjen dhe të afërmit e Kujtimit, gjithë shokët e shoqet që kanë punuar dhe jetuar me të.

I paharruar kujtimi i tij!

 

 

INTERMEXO SHKENCORE NË UNIVERSITETIN “Ismail Qemali” TË VLORËS

 

 

ING. Naval Kujtim Peçi

Universiteti Teknologjik

“Ismail Qemal Vlora”

 

Lënda: Kërkesë për gradën shkencore “Doktor i shkencave”

Komisionit të kualifikimit shkencor

Ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Tiranë

 

 

Kujtim Hariz Peçi datëlindjes 8.03.1939, vendlindja Kuç rrethi Vlorë.

Kam mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Navale në Universitetin “F.E.Xherxhinski” St. Petërburg të Rusisë në vitet 1955-1960, me medalje ari dhe diplomë të shkëlqyeshëm (Nr i diplomës  040018).

1960-1983 K/inxhinier i bazës Luftarake të Nëndetëseve Pashaliman dhe pedagog i jashtëm në Akademinë e Detarisë Vlorë.

1983-1988 K/inxhinier i Marinës (Sazan, Vlorë, Pashaliman, Palermo) dhe pedagog i jashtëm në Akademinë e Detarisë Vlorë.

1988-1992 Shef i katedrës së lëndëve  në Akademinë e Detarisë Vlorë.

1992-1994 i liruar nga ushtria me reformën e vitit 1992.

1994-1996 Pedagog i jashtëm në Universitetin Teknologjik “Ismail Qemali” Vlorë.

1996-1998 Pedagog efektiv dhe dekan i Fakultetit të Marinës në U.T.V ‘Ismail Qemali”.

 

Studime dhe botime shkencore

 

Studimi: “Ndikimi i teknologjive të materialeve të reja në dimensionet e mekanizmave të anijeve” realizuar në vitin 1959 dhe botuar në Buletinin tekniko-Shkencor të Universitetit të St. Petërburg (Leningrad).

Studimi: “Të dhënat e anijes amerikane Cineerman dhe përdorimi i frekuencave të larta në pajisjet energjetike të anijeve”. Botuar në vitin 1960 në buletinin shkencor të universiteteve të St. Petërburg.

Studimi teorik, realizimi në laborator dhe realizimi në praktikë “Balancimi statik dhe dinamik i silurave të nëndetëseve”-1961.

Përpilimi i kushteve teknologjike të riparimit të nëndetëseve (1974-1975), miratimi i tyre dhe përdorimi në praktikë nga kantieri i riparimit të anijeve Pashaliman.

Hartimi i tekstit me tre volume “Teoria, Konstruksionet dhe Drejtimi i nëndetëseve”:

Pjesa e parë –Bazat e Teorisë së nëndetëses.

Pjesa e dytë- Konstruksioni i nëndetëses.

Pjesa e tretë- Teoria e drejtimit të nëndetëses.

Teksti është shtypur në formë dispense në tre volume dhe me targën”Për përdorim të brendshëm”.

Studimi: “Projektimi, prodhimi dhe eksperimentimi i baterive akumulatore të nëndetëseve” i realizuar në bashkëpunim me Uzinën Elektromekanike në Tiranë dhe në uzinën e prodhimit të baterive Berat (1977-1982).

Studimi teorik dhe realizimi në praktikë “Përcaktimi i vendndodhjes dhe nxjerrja në sipërfaqe e nëndetëses që ka avari” (1981). Ky studim është i filmuar dhe i fotografuar sepse në realizimin e tij mori pjesë ish K/Ministri Adi Çarçani, ish-ministri i mbrojtjes Kadri Hazbiu dhe shumë të tjerë që e shoqëronin.

1981 –Regjistrimi në Ministrinë e Mbrojtjes për gradën “Kandidat i Shkencave”.

Tema: “Metodika e llogaritjes të thellësisë aktuale të nëndetëseve dhe disa probleme të perspektivës”.

Provime të dhëna:

Gjuha Ruse -10 (dhjetë)

Filozofia M.L -8 (tetë)

Specialiteti -10 (dhjetë)

Në vitin 1983 tema ishte e përfunduar, por për arsye se Universiteti i Tiranës nuk kishte mundësi për të krijuar komision, ndërsa Ministria e Mbrojtjes nuk kishte të drejtë ligjore, mbrojtja u realizua në komisionin shkencor të komandës së FLD, me qëllim që të dhënat dhe konkluzionet e saj të përdoreshin (Kryetar i komisionit  Ing Viktor Pashko).

Në vitin 1988 në Ministrinë e Mbrojtjes u shtrua problemi i nxjerrjes nga thellësia (66 m) e antenës akustike “Vollkov” dhe kabllit të saj me stacionin bregdetar në ishullin e Sazanit. Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes u caktua grupi i studimit me përbërje:

Kryetar Kujtim Peçi (K/inxhinier i BUD-it Vlorë)

Ing. Petrit Hekurani (zv/K/ing i BUD –it Vlorë)

Ing. Ilir Mati (i institutit të projt. Usht. N.6)

K/Inxhinieri i Telekomit Shqiptar (pa emër)

Dy pedagogë të Fak, Elektrik (Rryma të dobëta) të U.T (pa emër)

 

U krye studimi dhe u realizua në praktikë.

Teksti i botuar “Bazat e drejtimit të anijes” 1994.

Duke qenë shef i katedrës së lëndëve teknike në Akademinë e Detarisë Vlorë jepja lëndët “Teoria e Anijes” dhe  “Bazat e Drejtimit të Anijes”.

Në këto kushte shkrova (në bashkëpunim me Lutfi Gjikën tekstin “Bazat e Drejtimit të Anijes”.

1994-1997 kam shkruar tekstin “Teknologjia e konstruksioneve navale”. Këtë lëndë për herë të parë në UTV e dhashë unë, dhe një vit më pas mbi bazën e tekstit tim që akoma është në dorëshkrim, këtë lëndë e jep pedagogu Xhemil Qorduka.

1997-1999 teksti i shkruar “Projektimi i Anijeve” i pabotuar në dorëshkrim” Këtë lëndë vazhdoj ta jap unë.

Studimi shkencor “Teoria e probabilitetit dhe teknologjia navale”.

 

Për vlerësimin e veprimtarisë time paraqes:

Tekstin e botuar “Bazat e Drejtimit të Anijes”.

Teoria e propabiliteteve në teknologjinë navale.

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI TEKNOLOGJIK

“ISMAIL QEMAL VLORA”

Vlorë 24. 06. 1999

 

LËNDA: Vlerësim për veprimtarinë pedagogjike e shkencore të z. Kujtim Peçi

 

Z. Kujtim Peçi është emëruar pedagog i jashtëm i degës së Inxhinierisë navale qysh në krijimin e Universitetit tonë (1994) dhe më vonë efektiv e dekan i fakultetit të marinës deri në daljen në pension (tani pedagog i jashtëm).

Përfundimi me rezultate të shkëlqyera i studimeve në Fakultetin e Inxhinierisë Navale “Xherxhinski” në Peterburg të Rusisë, përvoja e madhe 25-vjeçare në Kantierin Detar si dhe ajo pedagogjike në Akademinë e Detarisë në Vlorë bën të mundur që z. Kujtim, si intelektual i formuar, të japë një kontribut shumë të rëndësishëm për hapjen e konsolidimin e degës së Inxhinierisë Navale e vetme e këtij lloji në vendin tonë.

Nëpërmjet teksteve të botuara e atyre në dorëshkrim, cilësisë së lartë të përgatitjes së leksioneve si dhe mbajtja me nivel e tyre në auditor z. Kujtim është bërë shembull për një brez të tërë inxhinierësh të rinj, pedagogë të Departamentit përkatës, si dhe udhëheqës për veprimtarinë shkencore të tyre.

Nisur nga kontributi i tij shkencor e pedagogjik nga vlera e botimeve dhe dorëshkrimeve, si dhe roli frymëzues në forcimin e stafit të ri pedagogjik të U.T.V mendojmë se Z. Kujtim e meriton plotësisht ti akordohet grada shkencore “Doktor i Shkencave”.

 

Rektor

Dr. Bilal Shkurtaj [sot Prof. Dr.]

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AKADEMIA U. “SKËNDERBEJ”

FAKULTETI I DETARISË

Vlorë, 24. 06. 1999

 

LËNDA: Vlerësim i veprimtarisë pedagogjike e shkencore të z. Kujtim Peçi

 

Z. Kujtim Peçi ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Navale në Universitetin “F.E. Xherxhinski” St. Peterburg të Rusisë në vitet 1955-1960 me medalje ari dhe diplomë shkëlqyeshëm.

Hapja e Akademisë së Detarisë (sot Fakulteti i Detarisë) në vitin 1961 është vepër e atyre kuadrove të shquar me nivel të lartë intelektual e të përkushtuar. Një nga ata është edhe Z. Kujtim i cili edhe pse ka mbajtur detyra të larta në Flotën Ushtarake detare, nuk ka ndërprerë asnjëherë lidhjet me Akademinë e Detarisë e cila ishte e vetmja Qendër Shkencore e Flotës.

Kontributi i saj ka qenë i gjithanshëm, por më tepër ka spikatur puna sistematike krijuese shkencore për ngritjen në një nivel gjithnjë e më të lartë programet mësimore. Duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me bazën, studimet e tij kanë qenë të kuptueshme e të zbatueshme në jetë. Me punën e tij sistematike, niveli shkencor i së cilës ka qenë gjithnjë në rritje, z. Kujtim ka imponuar respekt tek kolegët e tij intelektual.

Përvoja shumëvjeçare ka treguar se ai ka qenë protagonist kryesor i zgjidhjes së shumë problemeve të vështira me të cilat është përballur Flota jonë Luftarake Detare.

Përpilimi i leksioneve, dispensave dhe botimi i teksteve ishte kontribut i drejtpërdrejtë për F.Detarisë. Teksti i botuar “Bazat e Drejtimit të Anijes” ishte për mendimin tonë kryevepër e krijimtarisë së z. Kujtim Peçi.

Në vitet 1988-1992 ka ushtruar detyrën e lartë të Shefit të Katedrës së Lëndëve Teknike. Edhe pas shkëputjes nga A. Detare bashkëpunimi i tij ka qenë i vazhdueshëm.

Për nivelin e tij shkencor, e pedagogjik, për punën e tij krijuese dhe botimet, Komisioni i Punës Shkencave të Fakultetit të detarisë jep mendimin e tij unanim se z. Kujtim Peçi i plotëson të gjitha kushtet për t’ju dhënë grada shkencore “Doktor i Shkencave”.

 

Komandanti i Fakultetit të Detarisë

Kapiten i Rangut të II

Kristaq Gerveni

 

 

Oponencë e studimit shkencor

“Teoria e Probabilitetit dhe Teknologjia Navale”

e autorit Kujtim Peçi

 

 

Pas një pune sistematike e këmbëngulëse, autori na paraqitet me një studim serioz në një prej fushave më interesante të shkencës në atë të zbatimit të metodës matematikore, por kësaj radhe në Teknologjinë e Konstruksioneve Navale, e cila përbën një vijimësi në fushën e studimeve në vendin tonë.

Përvoja e gjatë mbi 30-vjeçare në njohjen e teknologjisë navale, pasioni për studim të vazhdueshëm, zotërimi i gjuhëve të huaja e shfrytëzimi i një literature të bollshme kanë bërë të mundur që autori të flasë me kompetencë të plotë për zbatimin e teorisë së probabiliteteve në teknologjinë e konstruksioneve navale.

Lehtësia me të cilën ai operon në të 14 paragrafet, saktësia e interpretimit të formulave dhe zbatimit të tyre në shembuj konkret flet për një njohje të plotë nga ana e autorit të bazave të teorisë së probabiliteteve.

Nëpërmjet një pune këmbëngulëse është arritur që studimi të ketë një strukturë mjaft kompakte e me një vijë të qartë metodike e cila lejon që vlerat e këtij studimi të shfrytëzohen edhe si një material mësimor për fakultetin përkatës.

Kështu tema të tilla si:

Kuptimi për cilësinë dhe gabimet

Burimet e gabimeve në konstruksionet navale

Përdorimi i hallkave dimensionale gjatë prodhimit të elementeve konstruktiv naval

Vendosja e shmangieve rezultante të lejuar dhe të mundshme në përmasat e konstruksioneve navale dhe mundësia e korrigjimeve të tyre, etj…

i krijojnë mundësinë lexuesit që ka kulturën e nevojshme matematike, të hyj me lehtësi dhe qartësi në shtrimin e problemit, të njihet me zbatime konkrete të elementeve teorike si dhe të përgatitet për gjetjen e shembujve analoge.

Në një lidhje të brendshme logjike dhe nëpërmjet shembujve sinjifikativ autori ka arritur që nëpërmjet paragrafëve të tillë si:

Teknologjia e konstruksioneve navale dhe matematika statistikore.

Kushtet e zbatimit të statistikës matematikore në teknologjinë navale.

Karakteristikat kryesore numerike të ligjeve të shpërndarjes së madhësive të vrojtuara etj…

ta përgatisin lexuesin që nga moria e problemeve që ndeshen në praktikën e ndërtimit të anijeve, të mund të fokusohet në disa drejtime kryesore të cilat mund të gjejnë zgjidhje nëpërmjet trajtimeve matematikore.

Dihet s’rritja e cilësisë në procesin e ndërtimit të anijes, ka qenë dhe mbetet nja nga problemet kryesore të teknologjisë së konstruksioneve navale. Kryerja me cilësi të lartë e të gjitha punimeve është burimi i parë për uljen kostos së ndërtimit të anijeve dhe të jetëgjatësisë së shfrytëzimit të tyre. Kërkesat për cilësinë e punimeve janë të formuluara në formë standardesh edhe në regjistrat detare që ka çdo vend. Këtë përvojë autori e ka shfrytëzuar me pjekuri duke treguar se shkalla e përputhjes së detaleve dhe nyjeve reale të prodhuar me parametrat e tyre të përcaktuar në vizatimet e punës, vlerësohet me madhësinë e gabimeve, të cilat ai duke u mbështetur në teorinë e probabiliteteve është përpjekur ti klasifikojë si dhe të trajtojë rrugën e llogaritjes së tyre.

Na duket shumë me vend klasifikimi i gabimeve i dhënë nga autori ku ai rreshton:

Gabimet gjeometrike, d.m.th gabimet në formën dhe dimensionet e konstruksioneve të ndryshme të anijes

Gabime të vijueshmërisë konstruktive, d.m.th gabime në ndërtimin e brendshëm të elementeve të ndryshëm konstruktiv.

Gabime fiziko-metalurgjike që lidhen me strukturën e materialeve

Gabime në pajisjet elektrike dhe të navigimit të anijes

Në këtë punim ai është përqendruar në shfrytëzimin e gabimeve në dimensionet e konstruksioneve të ndryshme për të cilat ka sistemuar edhe burimet nga shkaktohen këto gabime duke bërë një klasifikim shkencor të tyre.

Mendoj se një nga vlerat e këtij punimi qëndron pikërisht në përpjekjet e suksesshme të autorit që duke u mbështetur në njohjen e një numri të madh dukurish nga praktika të arrijë të krijojë një renditje sistematike të atyre që në teknikë quhen gabime.

Teknologjia e konstruksioneve navale, si fushë që studion metodat dhe mjetet për ndërtimin e anijeve të reja, duhet të përfshijë dhe të studiojë dhe ligjësitë dhe fenomenet përgjithësuese në të gjitha proceset teknologjike. Ligjësitë e njohura sidomos ato që argumentohen me aparatin e nevojshëm matematik, që pasqyron lidhjen sasiore të fenomeneve, krijon mundësi të shumta dhe të bazuara, për të gjykuar dhe vlerësuar objektivisht karakterin e proceseve të veçanta teknologjike. Ja pse autori e ndjen si përgjegjësi profesionale të lerë një trashëgimi brezave që do vijnë në vendin tonë pikërisht në këtë fushë të rëndësishme e të pashkelura në literaturën tonë të teknologjisë navale.

Duke patur parasysh faktin që statistika matematike krijon mundësinë për të gjykuar për ligjësitë e çdo procesi teknologjik mbi bazën e përpunimit të një sasie të caktuar të vrojtimeve dhe të dhënave eksperimentale, autori është kujdesur të evidentojë kushtet në të cilat është e mundshme të zbatohet kjo metodë në fushën e teknologjisë navale.

Kështu  për “metodën me zgjedhje” kushti i parë është sasia e mjaftueshme e vrojtimeve, kushti i dytë është rastësia dhe pavarësia e matjeve, kushti i tretë është zgjedhja e dukurive që duhet vrojtuar dhe gabimi i tyre jo sipas karakteristikave të jashtëm, por mbi bazën e përmbajtjes ë dukurisë, kushti i katërt është stabiliteti i procesit teknologjik në të cilin realizohet e njëjta radhë e operacioneve të punës përdor të njëjtat pajisje dhe realizohet e njëjta metodë e matjeve.

Evidentimi i tyre dhe sqarimi nëpërmjet një numri të konsiderueshëm shembujsh nga fusha e teknologjisë navale e bënë këtë metodë mjaft të kapshme e të kuptueshme për specialistët navalë. Pikërisht metoda e përdorur nga autori gjatë gjithë punimit nëpërmjet konkretizimit të ideve me një masë mjaft të madhe shembujsh e bën atë të kapshëm  me vlerë aplikative gjë që përbën një nga anët më pozitive të tij.

Njohja e thellë e literaturës si dhe përvoja e gjatë në fushën e riparimit të anijeve në vendin tonë kanë lejuar autorin të qëmtojë disa nga problemet më të përdorshme në teknologjinë navale në vendin tonë. Kështu autori ka trajtuar në mënyrë të plotë me shembuj argumentues probleme të tilla si:

Metodika e përpunimit të rezultateve të vrojtimeve për gjetjen e ligjit të shpërndarjes të madhësive të vrojtuara

Metodika e gjetjes së vartësisë në teknologjinë e konstruksioneve navale

Saktësia e realizimit të punimeve në pllaz dhe të matjeve në elementet konstruktiv navale

Saktësia e drejtimit, prerjen dhe përkuljen së elementeve prej pjastre të anijes

Të gjitha këto probleme janë analizuar dhe argumentuar nëpërmjet një numri të konsiderueshëm shembujsh nga praktika e zbatimeve të teknologjisë navale në vendin tonë duke përdorur për zgjidhjen e tyre një burim formash e metodash të teorisë së probabilitetit.

Është për tu theksuar se një ndër tiparet më të qenësishme të të gjithë studimit është qartësia e formulimit të problemeve, paraqitja e të dhënave, përpunimi i tyre mbi bazën e formulave të statistikës matematikore dhe interpretimi i përfundimeve të gjetura. I parë në këtë këndvështrim studimi shërben si një material orientues për përllogaritjet e gabimeve e të gjitha rasteve që përmenden në shembujt e shqyrtuar si dhe në rastet analoge.

Një punë lavdëruese është bërë për pasurimin e studimit nëpërmjet ilustrimit të grafikëve, tabelave, figurave, etj…

Të 19 shembujt si dhe pjesa tjetër e materialit teorik janë argumentuar me mbi 43 tabela me vlera të matura, janë interpretuar mbi 23 grafike dhe 29 figura të ilustruar.

E gjitha kjo punë voluminoze e koncentruar në rreth 125 faqe daktilografike përbën një vlerë të madhe jo vetëm për literaturën teorike e kësaj lënde në U.T.V si dhe shembuj demonstrues në lëndën e matematikës së aplikuar në degën e Inxhinierisë Navale e Navigacionit.

Mendoj se në një përpunim të mundshëm të studimit në të ardhmen, autori do të ketë si pikësynim që krahas freskimit me shembuj e zbatime të literaturës bashkëkohore, do të strukturoj edhe më mirë materialin në kapituj që do të përmbledh lëndë përkatëse mbasi kjo e fokuson dhe e orienton me mirë lexuesin. Jam i bindur se gjatë ribotimit do të korrigjohen edhe fjalë apo shprehje që ka karakter didaktik si dhe, ndonjë lapsus që mund të ketë shpëtuar.

Si përfundim nisur nga tematika bashkëkohore që është kapur nga autori, puna e madhe vrojtuese e shkencore që është bërë për zgjedhjen dhe përpunimin e materialit faktik, metodika e përdorur për të krijuar një linjë në vazhdimësi gjatë gjithë studimit, gjuha e thjeshtë dhe e qartë e përshkrimit të dukurive si dhe vlera që përbën vetë studimi për plotësimin e literaturës si specialist dhe asaj mësimore, mendoj se përbën një vlerë të konsiderueshme të denjë për ti dhënë autorit të saj gradën shkencore Doktor i Shkencave.

 

Prof. Dr. Spiro CAUSHI

 

Vlorë, më, 12. 05. 2000

 

 

Diskutim mbi temën

“Teoria e probabiliteteve dhe teknologjia navale”

 

Paraqitur nga Ing. Kujtim Peçi

 

Zoti Kujtim Peçi ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Navale
“F. E. Xherxhinski” St. Petrburg të Rusisë në vitet 1955-1960 me medalje ari dhe diplomë shkëlqyeshëm. Ai është një studiues që e ka nisur punën e tij qysh në vitin 1959, kur ende ishte student me studimin “Ndikimi i Teknologjive të materialeve të reja në dimensionet e mekanizmave të anijeve” të botuar në Buletinin Tekniko-Shkencor të Universitetit të Peterburgut. Pas një viti në 1960 ka botuar studimin “Të dhënat e anijes Amerikane Cineerman dhe përdorimi i frekuencave të larta në pajisjet energjetike të Anijeve” botuar në buletinin shkencor të Universitetit të Peterburgut. Pas përfundimit të studimeve të larta dhe sa fillon punë si inxhinier naval kryen studimin teorik “Ballancimi statik dhe dinamik i silurave të nëndetëseve (1961)” realizuar në laborator dhe të zbatuar në praktikë. Ing. Kujtim Peçi gjatë viteve 1974-1975 është përpilues i kushteve teknologjike të riparimit të nëndetëseve të përdoruar nga kantieri i riparimit të anijeve në Pashaliman. Krahas punës studimore projektuese dhe zbatuese z. Kujtim Peçi harton tekstin me tre volume “Teoria, konstruksionet dhe riparimi i nëndetëseve”.

Në bashkëpunim me Uzinën Elektromekanike në Tiranë dhe uzinën e prodhimit të baterive në Berat gjatë viteve 1977-1982 përfundon studimin “Projektimi, prodhimi  dhe eksperimentimi i baterive akumulatore”, ndërsa në vitin 1981 realizon në praktikë studimin teorik “Përcaktimi i vendndodhjes dhe nxjerrja në sipërfaqe e nëndetëses që ka avari”. Vlen të theksoj që ky studim i karakterit të detarisë gjatë atyre viteve pati një vlerësim të veçantë jo vetëm në instancat shtetërore, por edhe në ato shkencore.

Si një studiues pasionant në fushën e Ing. Navale në kërkim të gradës “Kandidat i Shkencave” ai në vitin 1981 është paraqitur dhe ka prezantuar në Ministrinë e Mbrojtjes temën “Metodika  e llogaritjes së thellësive aktuale të nëndetëses dhe disa probleme të perspektivës” me udhëheqës Prof. Dr. Fehmi Shehu.

Gjithashtu në vitin 1988 është po ai që kryeson grupin e punës me pjesëmarrje nga F.D (Vlorë), Instituti i Projektimit Ushtarak NRG, Telekomit shqiptar dhe Fakultetit Elektrik të Universitetit të Tiranës të formuar nga Ministria e Mbrojtjes për të kryer studimin mbi nxjerrjen nga thellësia 66 m e antenës akustike “Vollkov” dhe kabllit të saj me stacion bregdetar në ishullin e Sazanit.

Gjatë gjithë kohës në punën e tij studimore, projektuese, zbatuese e organizatave një kontribut të madh ka dhënë edhe si pedagog në Akademinë e Marinës të hapur qysh në vitin 1961. Në stafin e pedagogëve të këtij fakulteti ai dalloi për përgatitjen e tij me nivel të lartë dh përfshihet si mësimdhënës i një numri të konsiderueshëm lëndësh.

Me gjithë funksionet e larta që ka mbajtur në Flotën Ushtarake Detare ai nuk ka ndërprerë asnjëherë lidhjet me Akademinë e Marinës si e vetmja qendër shkencore e flotës. Si inxhinier me vizion të gjerë z. Kujtim Peçi ka spikatur me punën e tij sistematike, krijuese dhe shkencore për ngritjen dhe përmirësimin me nivel të lartë të programeve mësimore. Merita kryesore e punës shkencore të z. Kujtim Peçi qëndron në lidhjen e vazhdueshme me bazën për zbatimin në praktikë të veprave shkencore. Përvoja shumë vjeçare e tij ka treguar se ai ka qenë protagonist kryesor i zgjidhjes së mjaft problemeve të vështira me të cilat është ballafaquar Flota Ushtarake Detare. Në fakultetin e detarisë z. Kujtim Peçi ka përgatitur leksione, dispensa dhe ka hartuar tekste me cilësi të lartë dhe bashkëkohore si për shembull “Bazat e Drejtimit të Anijes” që është një nga botimet më të arrira të krijimtarisë së tij.

Për katër vjet rresht (1988-1992) ai ka ushtruar detyrën e shefit të katedrës së lëndëve teknike. Më pas edhe pse u shkëput nga Akademia e Detarisë bashkëpunimin me të nuk e ndërpreu asnjëherë. Me hapjen e degës së Inxhinierisë Navale në Universitetin teknologjik “Ismail Qemal Vlora” në vitin1994 z. Kujtim Peçi emërohet pedagog i jashtëm dhe nuk zgjat shumë dhe bëhet efektiv e më pas dekan i këtij fakulteti deri kur del në pension. Me përvojën e madhe shkencore e pedagogjike me formimin e lartë intelektual është dalluar në mbajtjen e leksioneve. Për komunikimin me pedagogët e rinj ai mbetet shembull jo vetëm për brezat me të cilët ai punoi e drejtoi por do të mbetet si model frymëzimi për brezat që e pasojnë.

Studimi i Ing. Kujtim Peçi mbi aplikimin e metodave  matematikore në teknologjinë e konstruksioneve navale ka të bëjë me saktësimin e proceseve teknologjike navale, të cilat arrihen nëpërmjet përdorimit të metodave të statistikës matematikore. Për këtë autori i studimit ka punuar për një kohë relativisht të gjatë dhe ka shfrytëzuar mjaft mirë rezultatet e matjeve dhe të vrojtimeve të kryera në kantierin e riparimit të anijeve në Pashaliman.

Në këtë studim të përbërë nga tre kapituj së pari jepen qartë konsideracione të përgjithshme mbi saktësinë dhe cilësinë e punimeve në konstruksionet navale, së dyti shprehet lidhja midis matematikës stle dhe statistikore dhe teknologjisë së konstruksioneve navale dhe së treti pasqyrohet aplikimi i metodave të matematikës statistikore në analizën e saktësisë së punimeve teknologjike navale.

Autori i studimit z. Kujtim Peçi i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rritjes së cilësisë në procesin e ndërtimit të anijes, i cili ka qenë dhe mbetet një nga problemet kryesore të teknologjisë navale.  Në saj të aftësive të tij profesionale ai është përpjekur gjatë punës së tij të kryej matje dhe vrojtime të shumta ti përpunoj ato nga pikëpamja e matematikës statistikore me synim uljen e kostos së ndërtimit të anijes dhe të arrijë siguri të lartë në jetëgjatësinë e shfrytëzimit të anijes, pra kërkesa për cilësinë e punimeve është shprehur në formë standardesh dhe krijohet një dokumentacion i saktë me zgjedhjet teknike më optimale të detarisë.

Në procesin e prodhimit të konstruksioneve navale është e kuptueshme se lindin gabime të formave më të ndryshme, të cilat autori i ndan dhe në veçanti ai analizon gabimin në formën dhe dimensionet e konstruksionve të ndryshme të anijes (gabimet gjeometrike) sikurse trajton gabimin në ndërtimin e brendshëm konstruktiv të elementeve të ndryshëm (gabimin e vijueshmërisë konstruktive) dhe gabimin fiziko-metalurgjik që shfaqet në strukturën e proceseve të lidhjes midis elementeve konstruktiv etj. Dhe ai që ndodh në pajisjet elektrike dhe të navigimit të anijes.

Autori i studimit është njohës shumë i mirë në shqyrtimin e gabimeve në dimensionet konstruktive dhe përcakton me kompetencë burimet e këtyre gabimeve të cilat nisin që në procesin e prodhimit, pas procesit të montimit nga deformacionet dhe ato metrollogjike. Autori ka meritë të veçantë në paraqitjen e detyruar të këtyre gabimeve dhe spjegon e duke kryer një numër të mjaftueshëm matjesh realizon përpunimin e tyre duke ndërtuar histograma për të parë se cila nga të dhënat është dominonte. Është për tu përmendur e autori i studimit z. Kujtim Peçi duke e njohur me hollësi statistikën matematikore ai përdor si kriter shpërndarjen normale të Gausit kur gabimet e matjeve të ndryshme janë të rastit.

Një punë të thelluar shkencërisht ai ka bërë për përcaktimin e gabimeve të rastit gjatë matjeve dhe mbi këtë bazë ka ndërtuar kurbën e shpërndarjes normale dhe krahas saj ka ndërtuar edhe kurbën e shpërndarjes së vlerave të matura.

Me hollësi është përcaktuar gjithashtu origjina e gabimeve të matjeve duke i veçuar të përgjithshmet nga ato specifiket që hasen gjatë prodhimit dhe montimit të konstruksioneve navale. Për këtë janë marrë shembuj të shpërndarjes së gabim absolut dhe relativ.

Në këtë studim autori ka sjellë një numër të konsiderueshëm shembujsh që kanë vlerë jo vetëm nga metodika e përpunimit statistikor të tyre por edhe nga larmia e problemeve që hasen në konstruksionet navale.

Studimi i z. Kujtim Peçi që përfshin një periudhë disa vjeçare është gjithashtu një këmbëngulje e fortë e tepër serioze për përgatitjen e një materiali bazë dhe të plotë me të dhëna të zgjidhura nga ana matematikore.

Ai me përvojën e madhe të punës në fushën e konstruksioneve navale me kryerjen e këtij studimi të plotë dhe të saktë tregon e është një studiues serioz, kompetent me vlera të mëdha për shkencën shqiptare në përgjithësi dhe për atë të detarisë në veçanti.

Duke përfunduar shprehem edhe njëherë se studimi i z. Kujtim Peçi për nga vlerat e tij si nga Ana teorike dhe praktike është plotësisht i vlefshëm.

Jam i bindur se juria e ngritur për të mbrojtur disertacionin e paraqitur nga Ing. Kujtim Peçi me temë:

“Teoria e Probabiliteteve dhe Teknologjia e Konstruksioneve Navale” do ta vlerësojë atë maksimalisht.

 

Ju faleminderit

Dr. Kajtaz ALIKAJ [sot Prof. As. Dr.]

ELEGJI PËR MEDALJEN E ARTË

Nga Albert R. HABAZAJ

 në nderim të kujtimit të Kujtim H. Peçit –

 

Me mendje të prishur, dora më dridhet,

më prishet shkrimi, shikimi më erret,

për kujtim të Kujtimit energjia më mblidhet,

pika e nxehtë e lotit në letër më derdhet.

 

Nga më vjen kjo energji e më bëhet flakë,

për zjarrin e respektit që bëhet uragan,

në këto vargje për Kujtim Peçin e madh,

vetja si një Kujtim Peç i vogël më ngjan.

 

Sa një vogëlan si ai të jem unë,

do të ndihem mirë për të lënë një gjurmë,

nga që ai shpirt drite na fali aq shumë,

me vullnet hyjnor, Kujtimi, pa zhurmë.

 

Po si na iku Kujtim Peçi nëpër duar?

Pyesin dhe Zotin, as ai nuk beson.

Tempullin e Dijes e ka turbulluar

dhe Engjëjt e Mirë tmerrësisht pikëllon.

 

Trupi i Kujtimit ka shkuar me peshë

në Parajsën e Diturisë dhe Adhurimit,

Dhe atje, si gurrë, për Atdhe e Shkencë

çuditërisht do të burojë kultura e Kujtimit

 

 

*) autor i monografisë “Intelekual i shquar erudit Kujtim Peçi”

Dhe Matilda*) dhe Armandi**) me Lavdien,***)

me Lavdien stoike, si shkrepse e pishtarit,

bashkë me ne të tjerët do të ndihen

se veç Kujtimi s’ka të bëjë me varrin.

 

Më fal, Kujtim, o vëllai im i ditur!

Për ç’ka kemi folur e ç’po shkruaj, më fal,

Me librat e mençur që ke përgatitur

ne do t’i themi vdekjes tënde: Ndal!

 

Ndal e zmbrapsu, këtu s’ke punë

ti, mostër e zezë nuk na e merr dot,

Kujtim Peçi la për brezat gjurmë,

për zemrat tona – përmallim e lot.

 

*) **) ***) – vajza, djali dhe bashkëshortja e Kujtim Peçit

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, inxhinieri i nendetseve, Kujtim Peci

BOTIME NGA DIASPORA SHQIPTARE E AMERIKES

August 2, 2013 by dgreca

Krijuesi nga Chikago, Fation Pajo botoi romanin e  tij me titull” “Pas asaj mesnate”./

Para disa ditesh doli nga shtypi dhe eshte ne qarkullim te lire ,(privatisht) romani i ri I krijuesit Fation Pajo me titull : “Pas asaj mesnate”. Romani ka  139 faqe. Redaktor i tij eshte z. Albert Zholi. Autori I romanit Fation Pajo jeton prej vitesh ne SHBA. Ai ka lindur në Kamëz të Tiranës më 06.10.1958, dhe tani banon në qytetin Elmwood Park të Illinois. Pas përfundimit të shkollës tetë-vjeçare në vendlindje, ndoqi studimet ushtarake dhe në vitin 1982 u diplomua oficer. Krahas përkushtimit në detyrat si ushtarak, është marrë edhe me krijimtari letrare. Pajo ka patur bashkëpunim me shtypin ushtarak dhe me gazetat lokale (në Shqipëri) ku janë pasqyruar një pjesë e krijimtarisë së tij si në prozë, ashtu edhe në poezi. Në vitin 2000, botoi vëllimin e parë poetik të titulluar, “Të kam pritur” i cili u prit mirë si nga lexuesi ashtu edhe nga kritika letrare. Pesë vjet më vonë, me ndihmën e shtëpisë botuese “Guteberg”, botoi edhe romanin e tij të parë “Zemër nëne”. Ka nxjerë nga botimi vellimin me tregime “Shpagimi” si dhe   “Gjer në ardhjen time”

   “Netë të thyera”

  “Për veten e për ju”, Por pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij nuk është botuar akoma. Romani i Pajos”Pas asaj mesnate” e pasuron me tej korpusin e vepres se tij letrare. I urojme sukses!

Per informacion me et gjere po sjellim intervisten qe i ka marre Pajos gazetarja Raimonda Moisiu.

Fation Pajo,Poet dhe shkrimtar i talentuar devolli ne SHBA

Dy fjale per dy librat  e tij me  te fundit ,modeste e te mrekullueshem,“net te thyera ” poezi dhe ” Ikja e Tjetrit ” tregime.

Pas korespodencave shkembyer me e-mail ketu ne emigrim ne SHBA ,munda te krijoj lidhje  me nje mik ,me nje koleg,me nje devolli te talentuar,me krijimet e tij,frymezuese,realiste, pasionante dhe emocionuese., me poetin e shkrimtarin devolli Fation Pajo.,me nje krijimtari te pasur letrare Por me shume pas leximit te dy librave te tij te fundit te sukseshem ne proze e ne poezi,” net te thyera ” dhe  “Ikja e Tjetrit “,qe i kam  neper duar duke i lexuar me nje fryme. Aq me terhoqen,duke kaperxyer here ne njeri e here ne tjtrin ,  nga poezia ne proze. Ai eshte me te vertet nje artist i te shkruarit.

Mbase ne Shqiperi nuk eshte dhe aq i degjuar por ketej nga ne, eshte nje nga shkrimtaret me cilesore e te perfolur,per mjeshterine e tij artistike te penes se tij, si ne poezi ashtu dhe ne proze.

Krijimtaria e tij  eshte realiste dhe me refleksione ,jetesore ashtu sic kalon sot jeta ne Shqiperi dhe ne emigracion.Duke qene nje dimesional ,ai eshte njkohesisht dhe optimist i horizontit te shoqerise,duke i mbajtur kembet fort ne tabanin kombetar,tek familja,qe per te eshte nje ideali kryesor.

Emigrimi dhe imgranti,si plage e shoqerise shqiptare por dhe nje realitet i jetes ,i mbijeteses te shqiptarizmit ne dhe te huaj,eshte dhene me njgjyra terheqese,me te mirat dhe te keqijat e ti me nje lidhje organike,te pashkeputur nga jeta e shoqeria ne atdhe ,shqiperi ,vatan,…. S’ka si te mos terheqi tregimi skice ” No speak english ! “,eshte domethenes,per ne emigrantet qe i kemi rene murit me koke,per te mesuar gjuhen e huaj,sidomos amglishten..Sa e sa historira e barcoleta te panumurta,vuajtje ,peripeci,andralla,vuajtje,..por edhe per te qeshur,se ai q qan do te qeshe nje dite, eshte tipik me humorin e holle por shume gazmor,per nje te moshuar qe e ka te mundur te mesoje anglisht,por me e keqja eshte kur ka dhe me te rinj,qe per shume arsye moskokecarje,e vene para gojes  si ato tabelat e snjaleve te rruges,per lehtesi shprehjen tipike :-”No speak English ! “,..po sa here jane penduar..

Pa dashur te bej ndonje recension per dy librat e fundit do te deshiroja te shtoja dicka vleresuesee  te vecante per.to.Ne te gjitha tregimet ,por ne vecanti tek “ikja e Tjetrit “,nga ku merr titulli libri,ai ben nje pershkrim letrar te nderthurur me detaje psikoanaliste si ndonje specialist psikolog,ne thellesine e mendimit te personazheve,por dhe te situatave te krijuara dramtike,qe jane te paperseritshme,duke dhene duele siluetash konkflikete te brendeshme, por njerezore,ku fitimtare del mencuria e urtesiea e pervojes njerezore,paqja per te cilen ai aspiron. ” Nuk kam dashur ta kujtoj e ta diskutoj me kend ate kohe te hidhur qe kam kaluar.Sja vlen me barra qirane.-shkruan ai ,me qetesi,pas asaj qe ndodh  me njerez me maska ,duke na dhen nje mesazh kuptimplote e historik,-Le te mbetet per brezat qe do te vijne,nje liber i vogel,qe s’duhet hapur kure…

Por me qe erdhi rasti le ti themi gjerat ashtu sic jane. “fq.88.

Edhe nje risi e re dhe dalluese ,si shenje e pjekurise letrare e artistike,ne poezite ,por me shume ne tregimet e librit,eshte konkluzioni origjinal e filozofik,qe na percjell,ne zgjidhjen e fabules,ne findin e saj.Do te desha te shkruaj shume shprehje filozofike te tija ,por ato jane te shumta,jane sinteza e nje studjuesi te thelle e plot e virtyte njerezore me nje nje bagazh te pasur letrar e filozofik.

Do te thosha dhe dy fjale per vellimin poetik ” net  te thyera …”,ku permblidhen rreth njeqindepesedhjete poezi te mirfillta,ku permblidhen ne disa kapituj domethenes si Frymemarje,Kohe qe shtjellin drite,.Trokitje,..I shqetesuar rend,.. dhe Jam ketu e jam atje..

Vetem nje pene e arte me gjithe kuptimin e plote te fjales, mund te beje soditje te tilla me vargje,ne poezia me te njejten titull,..:-T’ju flas yjeve/kam frike ,se s’do me degjojne/Do me quajne meteor/Do trishtohem…..T’ju flas njerezve/Kam frike se s’do me kuptojne/Do me quajne jashte tokesor/Do hidherohem…. e te tjera vargje melodioze te dala nga nje shppirt i thelle poetik.Si nje poet me pervoje e le muzen te rjedhe si burimi me uje te kristalte e i pashtershem, por qe gjithnje te terheq e te ben per vete me bukrine e jashteme por edhe e me shijen e thelle ndjesore.Duke i perfunduar keto reshta te shkurter e modeste per dy librate e tij te fundit ,le t’ja leme vendin nje rezymeje te shkurter per jeten dhe obligimin e tij si njeri i letrave ,nje shkrimtar dhe nje poet i talentuar ,i dale nga gura popullore,nga ai plis devolli, qe thote me fjale lapidar , poeti yne o madh Dritero Agolli.

Duke qene largpames ne te ardhmen qe ndrit ,ne gjithe krijmtarine e tij e shkuar jo me fjale, por si te thuash me nota muzikale,aq embel dhe terheqese eshte per lexuesin e thjeshte,provoni ta lexoni…

Per ta dhene sa me realist portretin e figuren e tij,le te ndjekim ,intervisten  e tij,me gazataren dhe shkrimtaren Rajmonda Moisiu,dhene ne Shqiperi disa kohe me pare..

Interviste me shkrimtarin Fation Pajo ,dhene gazetares dhe shkrimtares Rajmonda Mojsiu

Ndonëse jam larg, mendjen dhe zemrën, i kam atje në dheun tim…

R. Moisiu: Kush eshte Fation Pajo ?

                       

Rajmonda Moisiu-Fation Pajo

F. Pajo: Kam lindur me 10 Qershor 1958 në Kamëz të Tiranes. Fëmijërinë dhe vitet e shkolles 8 vjecare i kam kaluar ne vendlindje. Shkollen e mesme e të lartë (Ushtarake) i kam përfunduar në Tirane. Në vitin 1982 u diplomova oficer. Per gati 20 vjet kam sherbyer në strukturat e ushtrisë, derisa në 2001-in dola në rezervë dhe fatmiresisht fitova Llotarine Amerikane. Jetoj prej mese 6 vite familjarisht (kam dy femije),në Chicago të Illinoit. Në këtë qytet gjigand gati 80 vite më parë ka punuar gjyshi im, Avdulla Pajo për më se tre vjet.Krahas perkushtimit në detyrat ushtarake jam marrë edhe me krijimtari letrare.Vitet e fundit kam patur bashkepunime të rregullta me organin qendror të ushtrisë “Ushtria” dhe me organet lokale. Ky bashkepunim më dha shtysen t’i përvesh mëngët mirë e të mendoj per te ardhmen. Ne vitin 2000 arrita te botoj vellimin e pare poetic, “Te kam pritur”, i cili u mireprit nga lexuesit.  Ne vitin 2005, me nxitjen e mikut tim te mirë, z. Demir Korita, anetar i Lidhjes se Shkrimtareve të Shqiperisë (Dega Fier), munda te botoj romanin tim të parë “Zemer nëne”. Per vete tematiken dhe mesazhin qe percjell po ndiqet me interes, sidomos ketu në Diasporë. Ne vitin 2006 jam pranuar anetar i Shoqates së Shkrimtareve Shqiptaro-amerikanë. Privilegj ky qe me ka nxitur e me nxit te vazhdoj punen krijuese edhe tash.

R. Moisiu: Ç’mund të na thoni për krijimet Tuaja të fundit?

F. Pajo: Janë të shumta e të zhanreve të ndryshëm. Kam në perfundim te kompiuterizimit vellimin me tregime”Shpagimi”, të cilin së shpejti do ta dergoj në Tirane për botim. Po keshtu, paralelisht me të, po punoj në kompiuter per vellimin e dyte poetic, te titulluar “Netë të thyera”.  Kam perfunduar  deri tani në poezi  vellimet “Gjer në ardhjen time”dhe “Për vehten e për ju”. Në prozë kam perfunduar vellimin me tregime “Ikja e tjetrit”, vellimin me tregime e novela”Varësja me iniciale” dhe në doreshkrim romanin e dyte “Përtej atij muri”. Kohët e fundit kam përfunduar disa cikle poetike, nje poemë e disa tregime, të cilat do të jenë projekte të së ardhmes.

R. Moisiu: Ç’farë ka sjellë ndryshimi gjeografik në krijimtarinë tuaj?

F. Pajo: Ndryshime shume te vogla, të cilat mund t’i konsideroj gati të paperfillshme. Këtu, në emigrim, për ne kirjuesit gjeja me e vyer është koha. Këtë falë punes që kam dhe familjes që me lehteson ne çdo drejtim,  unë e shfrytëzoj. Pavarësisht se jetoj larg Atdheut krijimtaria ime  ështe e bazuar në historinë e dhimbshme të popullit tim, në aktualitetin nëpër të  cilin udheton populli im, e në shqetesimet që ka vendi im. Kur nje popull e sheh te  largët driten  jeshile të mireqenies, harmonise e te perparimit, nuk mund të mos ndikoje  në penën e shkrimtarit, në penelaten e piktorit, në pentagramin e kompozitorit e tek artisti në pergjithesi. Në kete kuader edhe une mundohem te jap ndihmesen time per zbutjen e streseve qe po mban të pranguar vendin tim.

R. Moisiu: Ndryshimi midis Atdheut dhe Emigrimit?  

F. Pajo: Shumë i madh. Ndërsa në Atdhe (edhe pse vendi ështe mberthyer në darët e një kolapsi të plotë ekonomiko-politik), kam jeten time që s’mund ta harroj dot; në megrim kam  MALLIN për atë vend të shtrenjte ku u lindem e u edukuam (paçka paksa ndryshe botës), e që s’e zevendesoj dot. Ndonese jam larg, mendjen dhe zemren i kam atje, në Dheun tim.  Ndaj ne krijuesit,  kudo qe jetojme e punojme, majën e lapsit e mbajme të mprehur dhe lotin, megjithese me kursim,  fshehur të tjerëve e derdhim. Ai lot shket jo si dobesi njerezore, por  si ai loti që derdhin nenat  atje ne lendinen e loteve te perjetesuar tashme në Korcen nuse, në Korçën plakë, për bijtë e tyre që iknin e nuk u dihej kthimi.

R. Moisiu: Profesioni Juaj ka qenë ushtarak, kur filloi poezia të trokasë në shpirtin Tuaj?

F. Pajo:  Mos gaboj aty nga viti 1977. Duke jetuar në konvikt e larg te afermve, sidomos nënës, që ate kohe edhe vuante, nisa të hedh në një ditar poezi. Poezia e pare që kam shkruar titullohe “Ç’janë kilometrat?!”, që i kushtohet nënës. Më pas kuptohet adoleshenca e rinia kane ndikuar në formimin tim, pse jo edhe në krijimtarine e mëvonshme. Ato vite të largëta kam një kujtim të hidhur. Ditarin me afro 50-te poezi e shenimet personale në vitin 1985, në repartin ku sherbeja, dikush ma  përvetesoi. Pasioni për letersinë erdhi si rezultat i leximit të vazhdueshem të autoreve të njohur, të huaj e të vendit, si: Berns, London, Çehov, Majakovski, Gëte, Poradeci, Kadare, Agolli, e deri tek më të rinjtë, Sulkuqi, Ahmeti, Podrimja,etj. Profesioni  si ushtarak dhe impenjimi im në aktivitetet e ndryshme letraro-artistike  ishin një urë lidhese midis punes dhe artit. Në keto aktivitete kam pasqyruar edhe krijime të mijat. Test ky qe mendoja se  po e kaloja me sukses. Kështuqë, të qenurit ushtarak nuk ka bërë përjashtim në kembenguljen time të vazhdueshme për të shkruar.

R. Moisiu: Ju shkruani poezi, skica, tregime, reportazhe. Cila është gjinia Juaj më e preferuar?

F. Pajo: Si çdo krijues, që të gjitha zhanret që rrok në krijimtarine e tij i ka te dashur e s’mund të beje diferencime. Edhe unë e kam të veshtire përzgjedhjen. Por mendoj se anoj pak nga proza. Kur jam duke hedhur në leter një tregim a novelë, po me erdhi muza shkruaj poezi. Keto i shoh të pandara në punen time si krijues.

R. Moisiu: Ju jeni mjeshter i hedhjes së vargjeve serenade në moment, të cilat janë pelqyer si tekste per kompozim nga kantautori i serenatave  Mihallaq Andrea. Ku e gjeni muzën për të krijuar këto vargje të çastit? 

F. Pajo: I rritur në një familje me tradita Devollite, nuk e di por me kanë terhequr vazhdimisht kenget e asaj treve. Që nga i madhi, artisti Ali Kondi, Sofika Babliku etj, e deri tek kenget qytetare korçare me të paperseriteshmen Anita Take, Aferdita Zonja , Ermira Babaliu e sidomos kenget e grupit karakteristik “Lira”. Dikush mund te habitet, por tek unë ato kanë lënë mbresa. Që atehere me kanë hyrë në zemer edhe te famshmet, ndoshta dhe unikalet, serenatat korçare. Padyshim ashtu sikunder edhe u realizua edhe një film para pak kohesh, Princi, (per mua keshtu do te mbetet), është padyshim  njeriu që derdhi e derdh për gati më shumë se tre dekada energjite dhe zerin mahnites. Ky është Mihallaq Andrea. Këto këngë më largojnë streset, me çlodhin e më frymezojne kudo qofsha, në rruge, në pune, në shtepi, të krijoj e vetem te krijoj vargje të çastit.

R. Moisiu: Çfarë ju lidh me Devollin?

F. Pajo: Me Devollin më lidh gjithshka. Më lidh gjaku. Jam bir nga prindër devollinj. Im-ate nga Suli e ime- më nga Dobranji. Prindërit, disa vite pas luftës u stabilizuan në fermen e re qe po hapej në periferi të Tiranes ,në Kamëz. Për Devollin e devollinjtë  kam nostalgji. Kam kujtime të pashlyeshme. Si krijues per kete zone me tradita e zakone qe s’mund t’ë ndëroj me askënd, i kam kushtuar dhe nje poeme te titulluar “Vendlindjes së Tim-eti”. Pra me Devollin me lidh shpirti.

R. Moisiu: Ju keni botuar vëllimin poetic: “Të kam pritur”. Si ju lindi ideja  për këte vellim dhe mesazhi qe Ju transmetoni nepermjet tij?

F. Pajo:Kisha gati tri vjet qe punoja per kete vellim. Disa shoke te mij duke lexuar nje pjese te ketyre poezive me nxiten te hedh hapin e pare,ta botoj. Disa nga keto poezi perkonin edhe me aktualitetin e asaj kohe qe po kalonte vendi yne. Mesazhi I paqes dhe I respektimit te njeriut ,I cfaredo lloj kategorie qofte,pershkon muzen time ne kete vellim. Mirenjohja dhe vleresimet e lexuesve pas ketij vellimi te pare,me dhane shansin te vazhdoj te shkruaj.

  R. Moisiu: Ne disa nga tregimet e Tua kam vënë re  një shpirt të brendshëm  melodrama, tepër realiste. Nga e merr spunton  Fationi për ta materializuar atë? Keni ndonjë rast konkret?

F. Pajo: Para se të nis të shkruaj, çfaredo qoftë ajo, mendohem gjatë. E bluaj mirë në mendje. Pasi e shoshit deri ne detaje projektin atehere e hedh në letër. Çdo shkrim e ka nje spunto. Është pasqyrim i nje realiteti a fantazie. Unë preferoj realitetin. Aty nga fundi i viteve 90-t, në Qafën e Llogorasë zhvillohej një perkujtimore per studentet e pedagoget e Institutit të Kamzës rënë aty. Miku im ushtarak në Divizionin e Fierit, z.B.Qose, pas më shumë se dhjetë vjetesh takon pilotin hero që në ato dite fortunate solli nga malet e Kukesit nje oficer trup imët “thuajse te pajete”. Ai fluturonte drejt Tiranës e lotet per kete të ri s’i shteronin. Kjo spunto më dha frymezimin të shkruaj ne gazeten e ushtrise reportazhin “Takim pas vitesh”, të cilin më vone e realizova në tregim.

R. Moisiu: Cila eshte dashuria me e madhe e Fationit?

F. Pajo: Të dua kombin tim, ndaj të cilit kemi shumë detyrime, familjen pa te cilën s’e konceptoj dot vetveten dhe respekti  ndaj të gjithë bashkëkombasve të mi kudoqofshin.

R. Moisiu: A ka në jetën tënde ndonjë ngjarje që ja shihni gjurmët në krijimtarinë Tuaj ?

F. Pajo: Ka disa. Është me interes  t’u shpreh një rast. Kur punoja në Divizjonin e Fierit kisha filluar disa bashkepunime me gazeten “Ushtria”. Në vitin 1998 ndodhi  drama e madhe kosovare. Shperngulja e mbi 500 mije njerezve të pafajshem nga trojet e tyre  drejt tokës amë ishte një dhimbje e vërtetë. Opinioni botëror këtë mikpritje dhe hapje dyersh per vellezrit e veriut e cilesoi si virtytin më të lartë të një populli gati dy-milionësh.  Edhe në qytetin e Fierit erdhen qindra familje kosovare. Ishte nje drame e vërtetë. Një trup i gjymtuar keqazi nga makina shfarosese Serbe.  Ishte nje moment kritik per gjithkend që e quante veten patriot. Në bashkepunim me mikun tim z. Q. Selimi (punonte ne atë kohë në M.Mbrojtjes), shkrova një artikull me kete rast: “Me Isët ideal, marshimi ynë kurrë s’ka me u ndalë…” Pas ketij shkrimi njerëz që as nuk i njihja, mjaft nga emir, më uronin per ndihmesen qe u kisha dhënë. Ky ishte një sadisfaksion i madh per mua  që me aq sa kisha mundesi dhashë një ndihmesë për atë popull trim, ëe po gjakosej në menyrë të pabarabarte trup me trup me “Shkaun”. Më vonë, një ndër dhjetra e dhjetra episodeve tragjike të atij populli martir, e materializova në tregimin te titulluar “Rrënjët e Jetës”.

R. Moisiu: Ju jeni antar i shoqates së Shkrimtareve shqiptaro- amerikanë. Si ju duken këto shoqata dhe misioni i tyre?

F. Pajo: Po jam anetar që nga viti 2006. Të jesh i anetaresuar në një shoqatë të tillë, në radhë të parë është një nder që i bëhet personit, në rastin konkret mua si krijues. Por dua të shtoj se kur  në gjirin e kësaj shoqate  ka shkrimtarë nga më të degjuarit në Diasporë, me obligon  te hedh me kujdes hapat në kete rrugë të vështirë, por dhe shume fisnike per vete misionin qe kjo shoqate ka në prioritet. Kur ne pasqyrojme me anë të penës sonë realitetin aktual, kemi parasysh mbi të gjitha se jemi shqiptarë  dhe duhet t’i paraprijmë së ardhmes së vendit tonë. Ky është misioni fisnik e primar  që ne mundohemi të paraqesim  në komunitetin shqiptar kudo ku punon e jeton.

R. Moisiu: Ju jeni anetar i shumë forumeve dhe listave shqiptare ne internet. Ç’mendim keni për forumet Tefta Tashko Koço dhe atë Devolli ?

F. Pajo: Ngritja e shume forumeve  virtuale i kanë sherbyer me se shumti njohjes se njeri-tjetrit. Sjellja ne menyre teper te kulturuar artistikisht të problematikave që shqetesojnë Vendin e Diasporen nepermjet diskutimeve me vlere per to. Përsa i përket dy klubeve në fjalë mendoj se janë dy tryeza të rrumbullakta ku takohen miqte patriotët. Janë vendi ku shkembejmë miqësishtë hallet tona, krijimtarinë tonë. Është vendi ku i bëjmë “vërejtje” njeri-tjetrit. Pra, është gjëja më e mirë, e për këtë keni edhe Ju meritë si moderatore.

R. Moisiu: Profesioni Juaj Ushtarak. Nje pyetje delikate: Si i shikoni përpjekjet e Diplomacisë Nderkombetare, asaj shqiptare dhe kosovare per çështjen shqiptare, e në veçanti për Pavarësinë e Kosovës?  

F. Pajo: Politikanët shqiptarë, e sidomos ata kosovarë  duhej të vepronin më energjikisht ngaj çështjes shqiptare në përgjithesi e asaj kosovare në veçanti. Ata i dinë mirë qellimet e fqinjeve, ndaj lypset për të luftuar edhe më me forcë diplomatikisht se deri tani. Pavarësinë kosovarët nuk mund ta fitojnë duke pritur çdo të sjelle ky takim apo ai tjetri nëpër kanceleritë e huaja. Jo, ata dhe bashke me ta edhe politika shqiptare, duhet të bëhen një trup i vetëm e te ngrihen për ta thënë si duhet fjalën e tyre. …..

Filed Under: Kulture Tagged With: boton romanin, Fation Pajo, Pas asaj mesnate, Raimonda Moisiu

Historitë amerikane në skulpturë

August 2, 2013 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Gjithmonë më ka pëlqyer udhëtimi me anije drejt Manhatanit.  Eshtë një lidhje gati romantike midis dy ishujve brenda Nju Jorkut: qytetit ku unë jetoj Staten Island dhe Manhattanit.  Është vetëm 25 minuta larg. Është e çuditshme që edhe pse kam vite të tëra që e bëj këtë rrugë, përsëri ndjej të njejtat emocione, ndoshta, ndoshta dhe më të fuqishme.   qe udhetoj me kete anije, perseri perjetoj te njejtat emocione ndoshta dhe me shume… Udhetimet me shtojne nje faqe leximi me shume ne memorjen time. Perpara se te ndalosh ne Manhattan do te pershendetesh me Statujen e Ilirise (Lirine qe e enderron gjithe bota)… Ne Manhattan kishja lene takim me dy miq z.Eduard Dilo dhe znj.Maria Prapesku, te cilet e adhurojne pamase letersine, historine, artin, gazetarine… Se bashku vizituam Battery Park, qe me skulpturat, monumentet dhe mesazhet qe percjellin jane histori dhe magji me vehte. Ecem pergjate rruges Broadway, ndalonim dhe lexonim se cfare ishte shkruar ne trotuar, emra presidentesh, princash, gjeneralesh, aviator te famshem, gazetare europiane…, se bashku me Marien u munduam te gjenim dicka nga shtetet tona te ndryshme te origjines, por e kote… Befasohesh se sa me fanatizem dhe kulture e ruan Amerika historine. Ishe nje udhetim I bukur, frymezues per te shkruajtur dicka me shume…Duke marrë anijen ose “Ferry” sic i thonë këtu dhe duke ecur në një ditë plot diell jo vetëm që ndjen flladin dhe jodin e Oqeanit Atllantik, stërkalat e ujit që përzihen lehtas me ajrin e ngrohtë, por dhe merr një përqafim të lehtë dhe përshëndetesh nga mbretëresha me kurorë e pagëzuar “Statuja e Lirisë”, Lirinë që e ëndërron gjithë bota.  Ajo qëndron kryelartë dhe duket sikur ju thotë të gjithë udhëtarëve veçanërisht turistëve që janë me aparatë në dorë për ta fotografuar ose filmuar: Mirë se erdhët në Amerikë, në vendin më demokratik në botë.  Është një udhëtim që të fut në magjinë e arkitekturës së larmishme, urave të shumta që nëpërmjet anijes “Ferry” e cila transporton 75 mijë veta në ditë dhe 19 milion në vit ke shansin të shikosh urën e Verazanos, e cila është e vetmja në botë që mbahet në bazë të forcës së tërheqjes, urën e Brooklinit si një nga mrekullitë moderne të botës.

Në Manhattan kishja lënë takim me dy miq shkrimtaren dhe gazetaren e mirënjohur rumune znj. Maria Petresku dhe z.Eduard Dilo, pinjolli i familjes së persekutuar dhe të shquar Dilejve të Sheperit, të cilët e adhurojnë pamasë letërsinë, historinë, artin, gazetarinë… Së bashku vizituam Battery Park, që me skulpturat, monumentet dhe mesazhet që përcjellin janë histori dhe kuriozitet më vehte.

Batery Park ndodhet në Jug të Manhattanit dhe emri i tij të vë në mendime.  Emrin e ka marrë në nderim të Artilerisë Ushtarake të Baterisë në vitet e hershme që protektonte qytetarët e tij.  Qindra turistë, vendas, Njujorkez ishin brenda parkut dhe nën muziken e bandave me artistë të ndryshëm që pothuajse janë të pranishëm në çdo ditë e bënin dhe më tërheqëse atë.  Skulpturat dhe monumentet e shumta janë një magjepsje për mua dhe bukuri për t’i parë.  Bluja e qiellit që refelktonte si mëndafsh nuseje mbi oqeain Atllantik e bënte Parkun të dukej si një pikturë gjigande Rembrandti.

Në bri të oqeanit ndodhet një skulpturë mjaft impresionuese, që siç tha dhe shkrimtarja rumune se: “kjo skulpturë të bën të rrish gjatë dhe të meditosh”.  Është fjala për skulpturën në bronz që ka një imazh tepër tronditës, e cila është në nderim të gjithë atyre që drejtuan anijet, mijëra marinsa tregëtarë të cilët janë mbytur në det gjatë mbrojtjes së Kombit amerikan që nga lufta civile dhe deri tek lufta e dytë botërore ku në këtë të fundit thuhet se kanë qenë humbur 700 anije së bashku me 6600 marinsa.  Skulptori Marisol Escobar  e realizoi veprën e tij në bazë të një ngjarje reale bazuar te disa fotografi të marra nga një fotograf nazist, i cili goditi anijen dhe ndërkohë që ata po mbyteshin po fotografonte viktimat e tij.  Skulptura është realizuar në vitin 1991.

Skulptura është në det të hapur pranë Pier A, është një skulpture që me krenari flet se u bën ballë rrebesheve, dallgëve të çmendura oqeqanike, vampirëve nazistë dhe nderon viktimat që dhanë jetën e tyre në lule të rinisë.

Përballë saj është skulptura me emigrantë të ndryshëm që kanë zbritur në tokën amerikane dhe po presin në radhë ndoshta për inspektim dhe gjithçka, ndërkohë më kujtohet gjyshi i cili kishte ardhur në Amerikë në fillimin e shekullit të kaluar dhe kishte treguar se na kontrollonin për gjithçka, për sëmundje dhe deri dhe për parazitë.  është një skulpturë që flet shumë, më shumë se faqe të tëra libri, janë emigrantë nga vende të ndryshme dhe me dhimbje e dashuri i venë njeri-tjetrit dorën në sup dhe shpresojnë në tokën e premtuar.  Skulptura është pranë kështjelles Clinton ku nga porta e asaj shtëpie kaluan rreth 7 milion emigrantë dhe u pritën me dashamirësi nga Amerika.  Emrin e mori Clinton nga ish kryetari i Bashkise së Nju Jorkut 1803-1807 dhe që kreu dhe detyrën si guvernator 1825-1828, Dewitt Clinton.

Në një vend të dukshëm, ishte edhe statuja “Sfera”,  afër saj dukeshin flakët si të qiririt, por edhe pse ishte një kohe me diell e ngrohtë, vapën nuk e ndjeje shume ngaqë përqindja e lagështirës ishte shumë e ulët.  Flaka e përjetshme ishte në përkujtim të viktimave të tragjedisë botërore më 11 shtator, 2001 nga sulmet terroriste.  Sfera dikur qëndronte në shesh të Qendres botërore të tregëtisë në kullat binjake, por çuditërisht u dëmtua pak, për fat nuk u shkatërrua, më vonë u vendos në park për shkak të punimeve që po bëhen atje.

Në çdo hap që të hidhje dukej sikur lexoje historinë amerikane në format dhe idetë më të përsosura nga artistë të mëdhenj.  Edhe një zog që mund të qëndronte mbi një gjethe peme në park, më dukej sikur në damarët e gjethes kishte histori.  Mikelangelo thotë se “Unë pashë engjellin në mermer dhe e gdhenda atë për ta lenë të lire”.  Mjeshterisht artistët  dinë ta shkruajnë dhe ta ruajnë me aq fanatizëm historinë.  Obelisku i ngritur për veteranët e luftës koreanë 1950-1953 është nderim për të gjithe të rënët e saj.  Çelësi ka formën e një ushtari universal dhe qëndron mbi platformë me flamujt e ndryshëm të shteteve që morën pjesë nga Kombet e Bashkuara.  Nga silueta e ushtarit duket qartë Statuja e Lirise në Ellis Island.  Çdo 27 korrik në orën 10 paradite përkujtohet përvjetori i marrëveshjes së pushimit të luftës, dielli, drita shkëlqen përmes kokës së ushtarit dhe ndriçon pllakën përkujtimore që është instaluar në tokë në këmbët e statujës.

Përreth statujës në tokë ishin pllakat me shënimet përkatëse duke vendosur shtetet që morën pjesë dhe numrin përkatës të të vdekurve, zhdukurve dhe të plagosurve.  Nga amerika janë 54.246 te vdekur, 103 mijë e 248 te plagosur, 8177 të zhdukur, kurse nga Koreja janë: 58 mijë e 127 të vdekur, 175 mijë e 743 të plagosur dhe 174 mijë e 244 të plagosur.

Edhe Memoriali i bregut të Lindjes është ngritur në nderim të të gjithë marinsave që dhanë jetën për të mbrojtur Atdheun e tyre gjatë luftës së dytë botërore dhe administrohet nga komisioni i monumenteve të luftës amerikane, ku deri tani janë tre, një në Nju Jork, një në San Francisko dhe në Honolulu.

Memoriali është në nderim të të gjithë atyre që shërbyen në bregun oqeanor gjatë luftës së dytë botërore ku numri i dëshmorëve ishte 4609 të cilët janë shkruar në muret përkatëse.  Në muret ku janë shkruar emrat është dhe shqiponja e cila është përballë me Statujën e Lirisë e cila është realizuar nga italiani Albino Manca.  Ndërsa memoriali nga kompania Gehron dhe Seltzer.  Memoriali u është dedikuar nga Presideneti John F.Kennedy në Maj, 1963.

Është e pamundur të përshkruash gjithçka në Batery Park, do të duheshin faqe e faqe të tëra për historinë dhe përmbajtjen që ka brenda, por skulpturat, obelisket shprehen me gjuhën e poezisë koncentrat, gjatë leximit dhe qëndrimit pranë tyre të duket sikur shkronjat e arta flasin me zë duke intepretuar aq mjeshtërisht madhështinë dhe historinë e lavdishme Amerikane.

Përgjatë rrugës së famshme Broadway

Pasi u ndamë nga Parku ecëm përgjatë rrugës së famshme Broadway e cila mbart brenda saj ndërtesa, muzeume, kisha, art, piktura, varre, mauzoleume, mrekulli botërore, skulpturën e demit të Wall Stritit etj…  Broadwaw është zemra e industrisë botërore të teatrit.  Broadwaw vjen nga emri holandez Breede weg.  Duke ecur në çdo hap lexonim emra presidentësh, artistësh të famshëm, gjeneralësh, aviatorësh, kryeministra që kanë vizituar vendin.  Si pakuptuar po kërkonim të njejtën gjë për momentin me Marien, gazetaren rumune të gjenim të dyja emra secila nga vendet tona, por ishte nje mundim i kotë, sepse nuk kishte asgjë nga Rumania dhe Shqipëria.  Ushtarët, kapitenët e anijeve, mbretërit kanë parakaluar në paradë, e cila për herë të parë u mbajt në vitin 1886.  Janë bërë gjithsej 204 marshime deri në City Hall.  Aleanca e pjesës Jugore të Manhattanit përkujton me shirit graniti të gjithë ata që kanë udhëhequr paradat me numrin simbol 204 nënshkrime përgjatë rrugës Broadway.  E para fillonte me inagurimin e Statujës së Lirisë që daton me 28 tetor, 1886 dhe pasonte me inagurimin e ceremonisë së Presidentit të parë George Washington, më 29 prill 1889.  Ajo që do të na bënte përshtypje më shumë të dyjave ishte një frazë e shkruar në rrugë në përkujtim të 48 gazetarëve europianë që në 16 shtator 1949, kishin festuar Lirinë e ditës së shtypit gjatë udhëtimit të tyre për në USA,  ndoshta pse vinim nga vende komuniste ku më shumë se cdo gjë ishte dhunuar Liria e fjalës.

Ndalojmë një moment pranë Demit që ndodhet në Bowling Green, afër me Wall Stritin.  Skulptori Arturo Di Modica e krijoi skulpturën për të frymëzuar Wall Stritin kur stoku market u kolaps në 1987.  Ai e vendosi atë përballë Wall Stritit pa autorizim në vitin 1989 si simbol të optimizmit dhe forcës.  Policia e hoqi, por falë publikut të shumtë u detyruan ta instalojnë dhe ta vendosin atje ku ndodhet dhe sot në Bowling Green.

Perballë demit ose tek bishti i tij hedhur lart në mënyrë spektakolare nuk rreshtin njerëzit për fotografi veçanërisht turistët, duhet të rish në radhë dhe për më tepër të kesh kohë për ta bërë një foto me “Demin”.  Është një nga skulpturat më tërheqëse të Broadwait.

Duke vazhduar ecjen është e pamundur të mos shikosh ndërmjet gradacielave kishën anglikane Trinity me një arkitekturë të përsosur ku sapo hyn tek dera lexon në prag të saj këtë mbishkrim: “Në këtë vend shkeli shkëlqesia e saj mbretëresha Elizabetë e dytë gjatë vizitës ë saj në vitin 1976, ndërsa në krah të saj ndodhej princi Filip”.  Kisha “Trinity” është themeluar para kombit amerikan qysh në vitin 1697, e cila që nga ajo ditë ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën fetare dhe në sherbim veçanërisht të të varfërve dhe emigrantët e ardhur nga shtete të ndryshme të gjithë botës.  Presidenti i parë i shteteve të Bashkuara të Amerikës pas betimit të tij shkoi dhe u fal në kishën “Trinity”.  Në oborr të kishës janë varre dhe mauzoleume ku prehen të qetë personalitete, priftërinj, deri dhe Aleksander Hamilton, ish Sekretari i thesarit në shtëpinë e bardhë gjatë kohës që vendin e udhëhiqte George Washingtoni.  Në 11 shtator kur u rënuan dy kullat binjake nga terroristët kisha shërbeu si vend strehimi për punëtorët e shërbimit, 14 mijë vullnetarë afruan ndihma për dëmtimet që pati, për shkak të afërsisë me terrenin zero.  Në hyrje të kishës çdo vizitor është e pamundur mos të shtanget përballë skulpturës “Rrënjët” ndërtuar nga Steve Tobin.  Çdo njeri nga çfarëdo tradite fetare që vjen përballë saj, duket sikur tërhiqet nga një fushë magnetike dhe futesh brenda saj.  Ai u frymëzua nga një trung i mbetur gjatë tragjedisë në 11 shtator dhe me rrënjët solli dritën e padukshme, por që njerëzit duhet të shohin dhe nën tokë, duke dhënë shpresën, paqen dhe jetën e përjetshme për të gjithë.   Me të drejtë artisti thotë se njerëzit shikojnë vetëm pemën, por nuk mendojnë se çfarë ka brenda saj, damarëve që rrjedh drita.  Bëjmë foto duke u futur midis rrënjëve dhe ndërmend më vjen Mikelangelo i cili thotë se: “Çdo blok me gurë ka një statujë brenda, por është detyra e skulptorit ta zbulojë atë”. 

Sa histori të tilla ka vendi im për t’i përjetësuar në skulpturë dhe art!

Megjithatë, ne kaluam një ditë të bukur nën shoqërimin e skulpturave që tregonin historinë amerikane pa ciceron, ato flisnin me artin e inteligjencës siç shprehet piktori botëror Picasso.  Duke udhëtuar dhe prekur skulpturat na u shtuan faqe leximi dhe historie më shumë në memorjen tonë, sepse ato mbartnin mbi “supe” histori të ndryshme amerikane.

2 Gusht, 2013

Manhattan, New York

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Historite amerikane, Keze Zylo, ne skulpture

100-VJETORI I COPËTIMIT TË SHQIPËRISË

August 2, 2013 by dgreca

Ne Foto: Përballë dallgëve të historisë, të bashkuar rreth një ideali, të një mendimi dhe të një qëllimi.  (Isa Boletini, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi)/

Nga Frank Shkreli/

29 Korriku, 2013 shënoi 100-vjetorin e Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha evropiane të kohës mbajtur në Londër më 29 Korrik, 1913.  Disa historianë mund e shikojnë këtë datë si një datë e miratimit përfundimtar të pavarësisë së Shqipërisë, por në të vërtetë, është 100-vjetori i vendimeve të copëtimit të trojeve shqiptare, i cungimit  të Shqipërisë natyrale,  ashtu sikur shqiptarët me mija vjetë në trojet e tyre autoktone,  të ishin plaçkë tregu në duartë e fqinjve të mbështetur nga fuqitë e mëdha të kohës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.  U vendosën kufijtë krejtsisht artificial duke hedhur poshtë dhe duke mos marrë në konsideratë faktet historike, etnike, linguistike dhe gjeografike të shqiptarëve.  Konferenca e ambasadorëve në Londër, këputi për gjysëm kombin shqiptar, i fali Greqisë Çamërinë me kryeqytetin e saj historik Janinën.  Kosova dhe trojet shqiptare në Maqedoni i jepen Serbisë, dhe Mali i Zi merr Ulqinin, Tivarin, Plavë e Guci dhe ndanë Malësinë e Madhe për gjysëm duke i falë  Knjazit pjesë të mëdha të Malësisë megjithëse nuk kishte asnjë sllav malazias në ato anë. Por megjithëse duke jetuar në trojet e veta me shekuj, shqiptarët autoktonë të  Kosovës  dhe Shqipërisë veriore, përveç përpjekjeve të suksesshme diplomatike të fqinjve për të asgjësuar kombin shqiptar duke e copëtuar dhe duke e ndarë midis tyre, ata njëkohsisht me diplomacinë e ndyrë të tyre, filluan spastrimin dhe ndërmorën një gjenocid kundër shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre.   Ishte këjo edhe periudha e progaganadës serbe e greke në gazetat e asaj periudhe që përpiqej ti tregonte botës për “egersinë” e shqiptarëve  dhe  si të tillë, sipas tyre,  ata duheshin ”kulturuar” nga “kultura” serbe dhe greke, ose të zhdukeshin fare si popull.  Këtë ata e bënë me efikasitetin më të madh, duke djegur dhe  shfarosur fshatra të tëra shqiptarësh, siç vihej në dukje në një raport të entitetit humanitar amerikan, Carnegie të vitit 1913.

Siç ndodhi fund shekullin e kaluar me tragjedinë e Kosovës,  ashtu edhe 100-vjetë më pare, ishte Amerika ajo që me këtë raport i hoqi maskën dhe zgjoi ndërgjegjen e botës së atëhersheme, mbi krimet dhe gjenocidin e bërë kundër fisit më të lashtë të Ballkanit, Shqiptarëve.    Raportin i vitit 1913 I përgatitur dhe botuar nga Instituti Carnegie, i cili kishte dërguar  një delegacion në Kosovë dhe në Shqipërinë e  Veriut për të parë gjëndjen për së afërmi se ç’po ndodhte atje,     dërguar Lidhjes së Kombeve, ndër të tjera,   përshkruan atë që kishin parë anëtarët e komisionit:  “Djegie shtëpishë e fshatrash, vrasje me grumbuj mbi popullsinë e çarmatosur e të pafajshme shqiptare, përdhunime që nuk janë parë kurrë më parë, rrëmbime dhe brutalizime të të gjitha lllojeve.   Këto janë mjetet që përdorin trupat serbe dhe malazeze — dhe po përdorin gjithnjë — me qëllim për ta ndryshuar fizioniminë ethnike krahinave që banohen prej Shqiptarësh.”

Edhe sjelljet e  grekëve në jug të Shqipërisë dhe në Çamëri, sipas Edith Durham që kishte vizituar ato zona,  nuk ndryshonin për nga brutaliteti kundër popullsisë shqiptare të këtyre trojeve, duke vrarë e prerë pa mëshirë dhe duke përdorur barbarizmat, vrasjet dhe djegëjet e shtëpive dhe fshtarave shqiptare, ashtu siç bënin sllavët në  anë e mbanë trojeve shqiptare në veri.

Historia e kombit shqiptar ka pësuar tragjedi të papërshkuara, por rrënjët e tij, megjith tundjet e rënda shekullore, kanë qëndruar të patundura. Këjo, falë patriotëve të mëdhej të kombit të cilët megjithë vështirsitë nuk humbën kurrë drejtimin dhe të cilët me largpamje u kanë qëndruar besnikë vlerave dhe bashkimit të kombit.

Ndonëse vetëm 100-vjetë më parë u krijua shteti gjysmak shqiptar, sipas Naim Frashërit, ”Bota që kur është zënë, Shqipërija gjallë ka qenë.”   Në këtë përvjetor, u takon autoriteteve të sotëme kombëtare të jenë të ndërgjegjëshëm dhe njëkohsisht mbi ta bie përgjegjësia  politike dhe morale për të kultivuar një besim të patundur për një të ardhme më të mirë për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ashtu që të bashkuar, të tejkalohen problemet kombëtare të së kaluarës dhe me guxim e vëndosmëri të  shkohet kah e ardhmja përballë rreziqeve dhe furtunave që mund të dalin përpara.  Për liri e pavarësi, Shqiptarët kanë luftuar gjatë gjtihë historisë. Por a kanë qenë të bashkuar.  Kurrë si në kohën e Gjergj Kastriotit-Skenderbe.  Andaj, duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën, të shkohet me besim të patundur përpara, por pa tradhëtuar të kaluarën, pa nepërkëmbur kultin e shqiptarizmit.  Megjithë hallet e tyre, Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të lirë se sot dhe më vetvendosës për fatin e tyre se sot.   Prandaj, ky realitet i ri, le të shërbej si premtim për të ardhmen, për tu renditur me nder në radhën e kombeve të përparuara.   Këjo është përgjegjëgjësia e vet shqiptarëve dhe e udhëheqsve të tyre, dhe jo  e konferencave anti-shqiptare  ose e vendimeve të autoriteteve të ndryshme ndërkombëtare. Por Shqiptarët nuk do të  jenë të vetdijshëm për një të ardhme më të miër për veten, nëqoftse nuk e kuptojnë me të vërtetë historinë  si dhe natyrën dhe origjinën e tyre kombëtare.

Përpjekjet the thirrjet nga jashtë për të rishqyrtuar me qëllim për ta bërë ndryshime në historinë e kombit shqipatr  dhe flirtimet në vet radhët e shqiptarëve, nga njëherë edhe në nivele të larta poltike si në nivel parlamenti, që kanë përfunduar   me deklarata të papërgjegjëshme kohët e fundit, duke mohuar historinë dhe heronjtë kombëtarë të Shqiptarëve si Gjergj Kastrioti – Skenderbe.    Këto përpjekje dhe tendenca, sidomos në radhë të vet shqiptarëve, janë aq të rrezikshme për ekzistencën e kombit shqiptar dhe për ndryshimin e fizionomisë së tij,  sa ishte edhe Konferenca e Londrës 100-vjetë më parë, qëllimi i së cilës ishte që më në fund, nepërmjet coptimit të trojeve shqiptare, të zhdukej kombi shqiptar si entitet dhe si fisi më i vjetër i Ballkanit.   Siç duket, ky është gjithnjë objektivi i disa elementëve të jashtëm dhe i fqinjve të Shqiptarëve, të cilët nga ana e tyre, 100-vjetë e këndej, nuk kanë pushuar kurrë përpjekjet e tyre për të zhdukur racën shqiptare nga faqja e dheut dhe për të ndryshuar fizionominë e Shqiptarve, në çfardo qoftë, ashtuqë ajo të mos mbetet ajo që është: Shqiptare. Vet shqiptarët nuk duhet të bien pre e këtyre armiqve të kombit dhe infleuncave të huaja, të cilët gjatë gjithë historisë i kanë paraqitur Shqiptarët si një grumbullim organizimesh primitive.

Është kritike që forcat e shëndosha të kombit, sidomos ato me përgjegjësi politike, kulturore dhe fetare të jenë të vetdijshëm mbi përçarjet serioze që ekzistojnë dhe të njohin natyrën e këtyre forcave që kanë çuar kokë kohët e fundit dhe të cilat siç duket kanë për qëllim për të gërryer dal ngadalë nga vlerat, nga mirëkuptimi dhe nga bashkimi shpirtëror dhe aktual kombëtar i Shqiptarëve.  Këjo është me rëndësi për vet Shqiptarët, por edhe para syve të botës.  Është detyrë dhe përgjegjësi personale e çdo shqiptari, por sidomos e atyre që sot kanë në dorë fatin e kombit – që me energji morale dhe guxim civil — të promovojnë NJË dhe të vetmin identitet kombëtar të të gjithë Shqiptarëve, besimin e plotë në të, nepërmjet unitetit kombëtar dhe të promovojnë politika kombëtare, si dhe vetitë etnike të kombit dhe herojtë e tij, që do të forcojnë identitetin e kombit dhe do të nderojnë gjakun shqiptar, anë e mbanë trojeve tona.

At Gjergj Fishta i cili në veprat e tija u këndon gjithmonë hidhërimeve dhe gëzimeve të historisë së Shqiptarëve, këngën e fundit të Lahutës së Malësisë ia kushton “Konferencës së Londonit”, duke hyrë në temën e konferencës dhe megjith pasojat e rënda të vendimeve të saja, At Fishta gjënë arsye të këndojë me optimizëm duke thënë se 100-vjetë më parë, mbi kalatë e Shqipërisë valvitë Flamuri Kombëtar, “Porsi fleta e Engjllit të Zotit”.  Brohorisin, thotë poeti kombëtar, fusha e male, sepse,

“Për inat të Shkjeve të Ballkanit

Për gazep të atij Sulltanit,

Si premtue kish Perendija

Prapë zojë m’vedi duel Shqipnia”.

Në këtë 100-vjetor të copëtimit të trojeve shqiptare dhe cungimit të tokave të Arbërit, dëshira e të gjithë Shqiptarëve është që Shqipëria të jetë gjithmonë Zojë më vete, dhe që Shqiptarët të jenë të bashkuar me një ide, të një mendjeje dhe një qëllimi. Ashtu qoftë mot pas moti.

Filed Under: Analiza, Histori Tagged With: 100 vjetori, Frank shkreli, i copetimit te shqiperise

Serbia të mos i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë!

August 2, 2013 by dgreca

Intervistë e posaçme me Dr. Besnik Bardhin, mjek (otorinolaringolog), veprimtar, politikan dhe shkrimtar (publicist) shqiptar./

NEW YORK – GJAKOVE : Lufta për liri, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, një nga ngjarjet më historike të kombit shqiptarë, nxorri në pah shqiptarët, që luftuan, punuan dhe ndihmuan në këtë fitore historike. Njëri prej tyre me një kontribut të paçmuar në Gjakovë është edhe Dr. Besnik Bardhi, i cili është mjek (otorinolaringolog), veprimtar, politikan dhe shkrimtar (publicist) shqiptar.

Njëherit, dhe autorë i Librit “Agoni e Shpresa” një libër ky me kontribut të madh në deshmitë për ndriçimin e helmimeve masive në Kosovë. “Aty, mes tjerash, ka shumë  materiale  të  cilat  dëshmojnë me forcën e argumentit  vërtetësinë  e  helmimeve  të  rinisë  shqiptare  në  Kosovë, në pranverën e vitit 1990 të kryer nga sigurimi shtetëror serb!” thotë në këtë intervistë të posaçme me gazetën kombëtare Bota Sot, Dr. Besnik Bardhi

Në këtë libër, thotë në intervistën e tij Dr.Bardhi, me gazetarin tonë në New York, Beqir Sina, se ai ka publikuar artikuj të ndryshëm nëpër gazetat e ndryshme të huaja dhe shqiptare, për të sensabilizuar këtë çështje me qëllim që çështja e shqiptarëve të Kosovës, të internacionalizohej sa më shpejt.

Dr. Besnik Bardhi, është martuar në vitin 1991 me Shqipe Dolin. Çifti gjakovar kanë dy vajza dhe një djalë.  Fëmijët e tyre ata i konsiderojnë si dhuratë nga Zoti, sepse ata lindën pas shumë peripecive dhe dështimeve të njëpasnjëshme gjatë tetë viteve me radhë. Ata krenohen me Medlinën, Betimin dhe Poemën. Bardhi pagëzoj vajzën e parë të tij me emrin e Sekretares së Shtetit Amerikan Medelinë Ollbright, në shenjë mirënjohje, respekti dhe dashurie për ndihmen e pakursyer amerikane për Kosovën dhe popullin e saj në luftën e vitit 1999. Takimi i parë i familjes Bardhi dhe Sekretares Ollbright u realizua me 4 korrik 2005 në Prishtinë.

Ai njihet si një Filantrop, teksa më 12 mars, 2005, Bardhi nga buxheti familjar, ndau publikisht ndihmë në të holla për 33 familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe skamnorë tjerë të komunës së Gjakovës. Me 10 mars, 2009, Bardhi i dhuroj të gjitha pagat si këshilltar komunal, për shërimin dhe operimin e një fëmije të verbër dy vjeçar.

Dr.Bardhi është njohës i gjuhës angleze, kroate dhe polake. Pasioni i tij është fotografia dhe kamera filmike, njihet si një ndër foto–kino amatorët më të vjetër në Kosovë dhe përdorë internetin që nga viti 1996.

Më 2 shtator 2011, në BKUK në Prishtinë, Dr. Bardhi bëri promovimin e librit të tij të parë “Agoni e Shpresa” libër ky i cili u promovua në Shkodër, në bibliotekën e qytetit Marin Barleti, më 29 tetor 2011.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me Dr Besnik Bardhin

Dr. Bardhi, Kosova pesë muaj më parë shënoi 5 vjetorin e Pavarësisë së saj, dhe me 12 qershor 14 vjetorin e çlirimit. Si e ndjetë veten Ju që ishit në Gjakovë pjesë  e përpjekjeve të para për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës?

 

Në  këtë përvjetor  të 14  të  çlirimit  të Kosovës, patjetër  kujtesa  fluturon në atë  periudhë  78  ditëshe  kur  ishim të rrethuar  nga  forcat  serbe, ose  më mirë  të themi  nga kasapët serbë, të cilët  bënin  orgji, nga më të ndryshmet, me shqiptarët e paarmatosur në Kosovë.

Tash pas  këtyre viteve në  liri dhe 5 vitesh në shtet të pavarur, emocionet janë të  përziera, them  kështu  nga se  nuk jam i kënaqur  me  të arriturat që  janë bërë për këto  14 vite lirie në Kosovë. Nuk është çdo  gjë e zezë, ka të arritura pozitive në një masë, ndoshta  këto  arritje janë më shumë meritë e  iniciativës  private për realizimin e disa  projekteve!

Mendoj  se  me një organizim më të mirë  dhe  më  punën  që  do ta bënte  inteligjenca e mirëfilltë  shqiptare  në Kosovë, sikur të ishte  e inkuadruar  në përmasa reale në organet e pushtetit,  rezultatet  do të ishin  shumëherë më të mëdha!

Mendoj se gjatë kësaj kohe, shumë shpesh  janë bërë gabime të mëdha nga ana e partive   politike në përzgjedhjen e kuadrove, ata më shumë  kanë  favorizuar dhe prefëruar militantë partiakë  në poste për të cilat ata nuk e kanë përvojën dhe dijen adekuate që të ballafaqohen dhe të zgjidhin çështje delikate dhe me rëndësi të madhe shtetërore!

Potenciali i ulët  intelektual dhe arsimor i një pjese të atyre  që  ndodhen  aktualisht në institucionet e ekzekutivit dhe politikbërjes shtetërore,  patjetër  që  do të reflektojë me rezultate të ulëta, shpesh edhe nën mesatare! Individet e aftë dhe të  ndershëm, të cilët  nuk pranuan imponim dhe servilizëm, në një mënyrë  u harruan qëllimisht, pak nga koha e më  shumë nga  pushtetarët aktualë! Unë mendoj  se  paslufta nuk e gjeti  Kosovën pa resurse intelektuale, përkundrazi kishte intelektualë të rangut të lartë; ata ishin shtylla  të Kosovës  edhe në kohën e okupimit të egër serb. Ata burra të shkolluar me sakrifica të mëdha e trasuan  rrugën për shtetësinë e Kosovës! Ajo  shtresë intelektuale, pas lufte “avulloi”, humbëm njerëz me pervojë shumë të madhe dhe pasojat tash rëndojnë  mbi shoqërinë tonë!  Ky fenomen interesant p.sh. nuk ndodhi me ish republiken jugosllave të Sllovenisë, profesionistët slloven u mobilizuan dhe i dolen në ndihmë atdheut!  Është dallim i madh  të fillosh nga shkalla 100, se sa nga nje 0 e madhe! Resurset njerëzore janë pasuria më e madhe  e një shteti!

Jemi dëshmitarë të  ngritjes  marramendëse në karrierë të disa individëve, plotësisht  injorantë dhe të pashkolluar, të cilët arritën deri në shkallën e doktoranturës  në një interval  kohor rekord. Kjo është situatë  tragjiko-komike!!!  Ky hipërproduksion i intelektualëve të rremë do t’i kushtojë  Kosovës  dhe ardhmerisë  së saj  shumë shtrenjtë! Çka të presim në të ardhmen  nga këto kuadro gjysmë analfabete?! Promovohen doktorë shkencash  që  nuk  njohin  drejtshkrimin e gjuhës  së tyre amtare! Sot po pate të holla, kushëri “të fortë” në pozitë… shumë  shpejt arrinë teë  bëhesh “intelektual” i rangut të lartë, poashtu me punësim të garantuar!

Kosova nuk e  meriton të nëpërkëmbet  në këtë  mënyrë, sepse gjatë historisë sfidoi  dhe luftoi  për  ardhmeri më të mirë!

Kosova në këte situatë të  krijuar  kohëve të fundit, mund  “të rreshqasë” në  binarë  të gabueshëm, bile shumë  të rrezikshëm!  Nuk  guxojmë  asesi  të  shkelim mbi gjakun e atyre  që  gjatë  një shekulli u flijuan  për  këto  troje! Kosova u  shndërrua në shtet jo funksional dhe jo serioz, pikërisht nga njerëz jo profesionistë dhe jo seriozë! Kosova  është atdheu i të gjithëve, nuk është  ende de jure  e ndarë  në principata!!!

Si në  çdo  shoqëri  të  emancipuar  edhe  te ne  duhet  trajtuar  veteranët   që  kontribuan për lirinë e vendit në  mënyrë instutucionale dhe adekuate; ata duhet  të ndihmohen në  kuadër të institucionit të shtetit të Kosovës!

Te  gjithë  nuk e kanë aftësinë e menaxhimit  politik, nuk është e thënë që  domosdo  disa njerëz  që  nuk kanë aftësi  dhe  njohuri menaxhimi  politik  të  futën në poste  të larta  politike! Dikush është i pushkës, dikush i  fjalës dhe i penës, secili duhet ta ketë vendin e vet dhe  meritat e veta në shoqërinë tonë! Në këtë  formë të organizimit të  shtetit,  Kosova ec përpara!  Dhuna nuk ka vend  në shoqëritë  demokratike! Janë interesat madhore kombëtare dhe shtetërore, të cilat  duhet  të jenë mbi interesat personale! Disa njerëz  aq  shumë kanë fituar vetëbesim sa  iu  mungon  vetëm  kurora mbretërore! Ne shqiptarët e kemi si trashigim një ves shumë të dëmshëm, bëjmë dhe shpallim heronjë  individë  të  ndryshëm  para kohe! Ky veprim yni është treguar i dëmshëm!

Ideologë dhe idealistë të kombit shqiptar, me mund, djerse dhe gjak, i trasuan  rrugët e lirisë dhe të demokracisë, e pastaj  në ato rrugë ecen shumëshpesh  hajdutë, brrylaxhinjë, kopukë bile edhe  kolaboracionistë që  arrijnë të infiltrohen edhe në strukturat më të larta shtetërore! Kush e lejoi të ndodhë kjo?! Pse  nuk u bë  kontrollim më i kujdesshem  i të dhënave për këta njerëz! Kali i Trojës  gjithnjë  do të jetë  aktual për  njerëzimin!

Pas 5 vjet pavarësie të Kosovës, të arriturat  nuk janë ato që janë pritur! Ithtarët e partive  që  vijnë e shkojnë në pushtet  deklarohen dhe trumpetojnë për sukseset e tyre imagjinare! Pjesa  neutrale e publikut, nuk i sheh  ato  suksese, bile as në horizont!

Askush nuk e ka mandatin  që  të  vendosë  për  fatin e këtij vendi, sidomos vendimet që janë në dëm të shtetësisë  së Kosovës  dhe popullit të saj!

Enklavat metastazike serbe  të shpërndara, jo vetëm në  veriun e Kosovës,  por  në tërë  territorin e Kosovës janë një problem  tjetër  shumë  serioz  i cili  shtetësinë e Kosovës,  edhe ashtu  të brishtë, e rrezikon tejmase! Këto sajesa nuk u krijuan dhe nuk u lansuan rastësisht  edhe në projektin e Ahtisarit; ato janë masë tumori kanceroz  në trungun e shtetit të ri të Kosovës! Nga e kaluara e okupimit serb, e kujtojmë kohën e Agrarit të famshëm  dhe   kolonët serbë të cilët u injektuan në  çdo  cep të Kosovës! Në vitet e ’90 një grusht serbë, në krye me njëfar Shulloviqin, bllokonin  me ditë të tëra rrugët e Kosovës! Maltretonin pandërpre institucionet legale te  Kosovës!

Mendoj se shpallja e pavarësisë  së  Kosovës  është  vonuar  për qëllime  politike; në fakt  Serbia  tërë  kohën  kishte  aktivizuar  mekanizma  që  vepronin në këtë drejtim, pra  për shtyerjen  sa  më tepër  të datës  së  shpalljes  së  pavarësisë. Kjo ishte  blerje e kohës  për Serbinë dhe njëherit sukses i  diplomacisë  serbe ! Ne kemi  qëndruar  shumë inert dhe komod  kundrejt  realitetit dhe asaj që pala serbe ndërmirrte në rrafshin ndërkomb-ëtar,  për minimin dhe sabotimin e çdo  gjëje që kishte të bënte me shtetin e ri të Kosovës!

Çfarë mendoni se ka ndryshuar në këtë 14 vjetor të çlirimit dhe natyrisht 5 vjetorin e pavarësisë së  Kosovës?

Ka  ndryshuar shumëçka, por  asesi nuk  po  ndryshon mënyra e të menduarit dhe e të të vepruarit në kokat  tona. Unë mendoj se  në këto  14  vite te pas luftes ne shqiptarët  e Kosovës dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë,  kanë pritur shumë më tepër  efikasitet nga lidershipi i tyre  në realizimin e çështjeve  shumë të rëndësishme  për  ardhmerinë e Kosovës. Frymën optimiste dhe vizionare në Kosovë  e reflektonte,  padyshim i vetmi me sinqeritet të plotë, tashmë i  ndjeri,  presidenti Rugova. Humbja e tij  ishte  një grusht  i rëndë  për  popullin e Kosovës dhe ardhmerinë e saj! Ai  mbante raporte  shumëdimenzi-onale,  siç shifet tash, sidomos  në korrelacione me  aleatet tanë!

Në këto  vite,  pas  vdekjes  së  Presidentit Rugova,  ndjehet shumë mungesa e  institucionit të  liderit. Ai arriti në momentet me kritike, t’i ribashkojë shqiptarët e Kosovës, bile jo vetëm shqiptarët por edhe  disa  etni tjera të cilat e  nderuan me plot arsye!

Kam përshtypjen se  shqiptarët  e kanë shumë të shkurtër memorien historike, shpejt harrojmë të shkuaren tragjike,  historike, dhe punën shëmbullore  që  bënë edhe aleatet tanë  të perëndimit në krye me NATO-n! Ne kemi ende  shumë për të bërë punë në forcimin e stabilitetit të shtetësisë  së  Kosovës! Shumë energji  harxhojmë duke u marrë me çështje  të dorës  së dytë  apo  tretë! Shteti ynë dhe puna  rreth tij duhet të jetë  priori-tet  yni i vazhdueshëm!

Armiqët tanë  nuk i japin ate luks  vetes, që çështjet madhore t’i anashkalojnë!

Shumë nga  zyrtarët tanë të lartë sillen si  injorantë dhe të pa edukuar në raport me  obligimet që ata kanë  ndaj shtetit dhe popullit që  ua besoi votën! Ata mendojnë  se  populli përjetësisht  do t’i ledhatojë! Çdo gjë  rrjedh, fillon, por dhe përfundon; është ligj i dialektikës!

Çfarë kontributi kanë dhënë deri tani deshmitë Tua – vepra “Agoni e Shpresa”, për ndriçimin e helmimeve masive në Kosovë ?

Libri  im  është  një përmbledhje  e  punimeve  publicistike, të cilat  u  riredaktuan dhe  u  mblodhen në  një  tërësi  të re  në këtë libër. Aty, mes tjerash, ka shumë  materiale  të  cilat  dëshmojnë me forcën e argumentit  vërtetësinë  e  helmimeve  të  rinisë  shqiptare  në  Kosovë, në pranverën e vitit 1990 të kryer nga sigurimi shtetëror serb!

Ne  librin tim “Agoni e Shpresa” publikohen  edhe  shumë  argumente shtesë  të  cilat  për herë të parë  i sheh  opinioni publik shqiptar dhe më gjërë, si p.sh faksimilet  e Shoqatës  se  Mjekëve të Serbisë , të cilët me 30 mars  1990, në një mbledhje  të mbajtur ne Prokupje, kërkojnë  mbylljen e Fakultetit të Mjekësisë  në Prishtinë, në fakt shkatërrimin e shendetësisë së  Kosovës, si uvërtyrë  për  luftën e cila  më vonë pasoi në vitet 1998/99!  Në kohën  kur  ndodhen  helmimet e rinisë  shqiptare në Kosovë, në pranverën e vitit  1990, isha  në  ngritje  profesionale  në  shtetin e Kroacisë, pra  në një klinike te ORL-së dhe Kirurgjisë  së qafës, në Zagreb! Atëherë isha  i afert dhe mik i mirë me shumë   intelektualë kroatë. Me njërin  nga  ata, ministrin e shendetësisë  së  qytetit të Zagrebit, doc. Dr. Slobodan Lang,  u dakorduam që  ta orgnizojmë  bashkarisht  një simpozium shkencor për fenomenin  e  helmimeve në Kosovë! Pas  shumë  kercënimeve qe na u bënë nga sigurimi shtetëror  jugosllav edhe me likudim fizik përmes  thirrjeve telefonike dhe  një kampanje të paparë të shtypit të Beogradit kundër  organizimit dhe mbajtjes  së  këtij simposiumi! Mirëpo përkundër të gjithave, me 9 qershor 1990, simposiumi u  mbajt dhe i perfundoi  me sukses punimet!

Aty  dolen në shesh, të argumentuara shkencërisht, shumë fakte dhe  dëshmi mbi krimin makaber  që e kryen  serbët  mbi  rininë  shqiptare të Kosovës! Në  atë Simposium  shkencor me karakter ndërkombëtar,  të emërtuar “Kosova Sprovë e Ndërgjegjës  Mjekësore”, hyri  në  histori si një tubim shkencor ku u hedh dritë dhe  u arritën  rezultate  të shkëlqyera në demaskimin e politikës  fashiste serbe në Kosovë!

Në këtë  tubim ishte dhe një përfaqësuese  ndërkombëtare  nga  Franca. Ajo ishte z. Lanternje, e cila  tha se ishte deleguar  nga Qeveria Franceze si dhe personalisht nga Kryetari i Francës z. Miteran. Ajo  tha  se nuk kishte  ardhur në Jugosllavi të  hulumtonte   të  drejtat e njeriut, por për nevojën emergjente  që  ka Kosova për medikamente. Në këtë simpozium ishte dhe delegacioni serb në krye me prof. dr. Ljubomir Eriç, koleg i profesionit i prof. dr. Radovanoviç. Ky ishte delegacion i përzgjedhur nga vetë kreu udhëheqës i Serbisë! Padyshim se këta njerëz  kishin ardhur në  Zagreb me direktiva  politike. Në këtë tubim ai e prezantoi punimin e tij lidhur me  INDUKSIONIN PSIKIK KOLEKTIV, kinse të ndodhur me rininë kosovare në mars te vitit 1990. Mes tjerash ai theksoi se këtij induksioni psikik i nënshtrohet vetëm mosha mbi 11 vjeç.

Kryesia e punës në simpoziumin  “Kosova – Sprovë e Ndërgjegjes Mjekësore”, mbajtur më 9 Qershor 1990, në Zagreb. Nga e majta në të djathtë: Prof. dr. Anton Dolenc, dr. Besnik Bardhi, doc. dr. Slobodan Lang dhe prof. dr. Zenel Kelmendi.

Në pyetjen e anëtarit të Kryesisë së punës, prof. dr. Anton Dolenc, nga Fakulteti i Mjekësisë në Lubjanë, që ia drejtoi prof. Eriqit, se cili është komenti i juaj për rastet  e foshnjave të helmuara në institucionet parashkollore në Gjakovë, pra nën moshën 11 vjeçare, prof. Eriç, u mendua për pak sekonda dhe tha: Më duhet të sajoj diçka! Uli kokën dhe asnjëherë  më nuk e mori fjalën.

Pra,  prof. dr. Lubomir  Eriç e demanton pa dashje tezën e histerisë kolektive  të kolegut të tij prof. dr. Radovanoviç. E vërteta shkencore është vetëm një. Në Kosovë, në mars të vitit 1990, nuk  pat induksion psikik kolektiv. 

Argumenti tjetër, që u publikua për herë të parë në Simpoziumin e mbajtur në  Zagreb, është edhe gjetja e agjentit toksik DIMETIL-PHOSPHO-DITIONAT (DM-PP), në 7-të epruvetat e mostrës së urinës nga fëmijët e helmuar në Kosovë. Ky insekticid u zbulua nga prof. dr. Franjo Pllavshiç, ekspert i Biokimisë në Zagreb. Një dëshmitar shumë  autoritativ dhe ish kryetar i Jugosllavisë dhe së fundi  ish kryetar i Kroacisë, z. Stjepan Mesiq, gjatë një vizite në SHBA, e prezantoi raportin e tij “The participation of Yugoslavia in chemical armament” (Pjesëmarrja e ish Jugosllavisë në armatimin kimik). Sipas gazetës “Borba” të datës 26. 09. 1991 ai ka deklaruar: “Gazra të rrezikshme luftarake u përdoren kundër popullatës shqiptare në Kosovë”.  Fakti që Kosova në dokumentacionin e dëshmive në GJND nuk e bashkëngjiti edhe akuzën ndaj Sërbisë për helmimin e popullatës së saj, në mars të vitit 1990, tregon qartë për një lëshim të pafalshëm. Kam shkruar shumë shpesh për helmimet dhe i kam bërë apel lidershipit kosovar që të punojë në këtë drejtim, mirëpo kurrë nuk kam marrë përgjigje pozitive. Një letër të hapur ia kam shkruar edhe vitin e kaluar, kryetarit Sejdiu, kryeministrit Thaçi dhe kryeparlamentarit Krasniqi, ku sugjeroj që kjo temë  të riaktualizohet dhe të ngrisim padi ndaj shtetit serb për krimin e bërë, si dhe të futet në dokumentacionin e Kosovës për GJND në Hagë. Edhe kësaj radhe nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Të gjithë dokumentacionin  faktografik (video xhirime, dokumente…) lidhur më këto ngjarje i kam ruajtur me kujdes të madh gjatë djegieve dhe  luftës së përgjakshme të vitit 1999 në Gjakovë.

“Shqiptarët i helmoi  frika”, një  shkrim  cinik  në “Borba”, në maj të  vitit 1990, ku Kuvendi Federativ  i RSFJ-së mohon helmimet në Kosovë !

Nga ajo ditë  shtypi më  nuk i përdori  thonjëzat  kur  shkruhej fjala helmim në Kosovë! Peveç librit tim që  flet  gjerësisht për këtë tëmë, nuk duhet harruar  edhe  librin e mikut tim, suedezit Goran Wassenius, i  cili poashtu me këtë temë  e shkroi  librin “Sëmundja Mistike”, ku me mjaft sukses  i prezantoi faktet për krimin serb të helmimeve në Kosovë!

Dr. Bardhi, keni thënë se librin “Agoni e Shpresa” jua keni kushtuar shqiptarëve dhe aleatëve ndërkombëtarë që punuan dhe u sakrifikuan për më shumë se një shekull për Kosovën e lirë dhe të pavarur.Pse?

Për  një shekull lufte me  okupatorin serb, u flijuan me mijëra shqiptarë! Kjo ishte  luftë  në vazhdimsi dhe  kurrë  nuk u ndal. Eshtë gabim shumë i rëndë nëse  ne  themi që  lufta ishte  vetëm ne vitin 1998/99, në fakt  kjo ishte përmbyllja  e  luftës  njëqindvjeçare me  armikun tradicional serbosllav! Kësaj  rradhe  faktori  dhe aleatet  ndërkombetarë  ishin  në anën tonë, në fakt ishte  forca  kolosale  ushtarake NATO, aleati ynë numër  një. Me këtë forcë,  ushtarët tanë ishin në çdo aspekt  më të  gatshëm ta shporrin definitivisht robërinë dhe krimet  serbe nga këto  troje! Shqiptarët e Kosovës kurrë  nuk guxojnë ta harrojnë  rolin e SHBA-ve, Britanisë  së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë… dhe shumë shteteve tjera,  të  cilat  nuk kursyen asgjë  që  ta shpëtojneë nga shfarosja  popullin  shqiptar  jo  vetm në Kosovë!

Kjo  është arsyeja pse  këtë librin “Agoni e Shpresa”  jua kushtova shqiptarëve dhe aleatëve ndërkombëtarë, që punuan dhe u sakrifikuan për më shumë se një shekull për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Helimet masive, varret masive, të zhdukurit, besoj që janë pyetjet që brejnë ndërgjegjen e çdo shqiptari, sot mbas 14 vjet çlirim dhe 5 vjet pavarësi. Si duhet të bindim Europën me të vërtetën e këtyre ngjarjeve tragjike?

Te gjitha këto  krime  monstruoze të bëra  ndaj  shqiptarëve të Kosovës kanë  pasur gjatë  gjithe  historisë  njëshekullore të  okupimit serb, ombrellë  institucionale te shtetit serb! Çdo gjë  është bërë  në përpikmeri dhe përputhje të asaj çka ndodhet brenda kornizës së  dokumentit  famkeq  antishqiptar, ”Nacertanje”! Perpiluesit  e parë të saj ishin Garashanin, Pashiq, Andric, Qubrillovic, se fundi akademikët e SANU-s i përgaditën  kasapit Milloshevic platformën për  shfarosjen e qenjës  shqiptare nga Kosova! Europa është  në dijeni për të gjitha këto fakte, por reagimi dhe qëndrimi  antishqiptar i  Nënës Rusi, pastaj Greqisë dhe disa shteteve që  udhëheqin politikë  jo parimore  ndaj Kosovës  dhe  në përgjithësi  ndaj shqiptarëve, ka bërë  që  gjërat  mos të shkojnë  në  drejtimin e duhur!

Merreni me publicistikë përveç profesionit Tuaj të mjekut, dhe me sa kuptoj u “pëleqen” shumë politika, por duket se jeni shumë pak i angazhuara me politikë ë Pse?

Në  ditët më kritike për  atdheun dhe popullin shqiptar kam  qenë i involvuar  në struktura  shumë delikate, ku së bashku  me  disa  atdhetarë, patriotë dhe intelektualë të verifikuarë në fillim të vitit 1991, krijuam një berthamë, të cilën e quanim  si  një  Shtab lufte për qytetin e Gjakovës, prej nga  dizejnohej  dhe realizohej jeta  paralele në qytetin e Gjakovës , kundrejt pushtetit  okupator serb. Pasojat  nga dekonspirimi potencial  i kësaj  bërthame do të  ishin shumë tragjike!

Edhe para luftës  dhe pas  luftës  jam marrë me shkrime të ndryshme  publicistike në trajtë  analizash, kryesisht të natyrës  politike! Të gjitha këto  shkrime  u janë plasuar  mediave të shkruara dhe elektronike, në  trojet shqiptare dhe  më gjërë. Shumë shpesh edhe  në mediat elektronike  kam shpreh  qëndrimet e mia!

Si shtetas shqiptar i Kosovës, asnjëherë nuk kam pushuar  së vepruari, një  kohë  si  ju thash me lartë, në kohën e okupimit serb, më shumë kam vepruar ilegalisht në grup, dhe  pastaj  pas luftës gjithnjë kam qenë transparent, sidomos  në  shenjëstrimin e dukurive negative për  shtetin tonë!

Eshte një  dukuri jo e mirë, e cila  jo   veç   mua,  por  pothuaja  të gjithë bashkëvepri-mtareët  i ka përcjellë  vazhdimisht gjatë  kohes  së okupimit serb! Anatemimet dhe shpifjet  që  bëheshin asokohe, të lansuara  nga  bazat e armiqve tanë, e të  përhapura  nga  individë të caktuar posaqrisht për  këto  punë, shumë shpesh  bënin  dëme  me të mëdha,  se ndoshta veprimi dhe ndërhyrja direkte e  vet sigurimit shtetëror serb! Harxhohej energji pa asnjë nevojë edhe  në  një front tjetër – ky ishte fronti i luftës psikologjike!

Ato theshetheme  shkonin në progresion gjeometrik  duke  u rritur n qarshi dhe  na pengonin  në punën tonë shumë delikate dhe  konspirative!

Edhe  pse  ne vitin 1990 isha  një nder themeluesit  e PSHDK-së  dhe  njëherit Kryetar i parë i kësaj dege  në  Gjakovë, poashtu në vitin 2006/07 themelues dhe kryetar i parë  i deges së AKR-së në Gjakovë, mendoj se kam pasur  fatin e përcaktuar  të jem tërë jetën në opozitë!

 

Unë  do të ndjehem mirë  dhe i relaksuar  vetëm  atëherë   kur Kosova  te shëndrrohet në një  oazë të mirëqenjes,  prosperitetit  dhe lirive  njerzore. Kosova meriton të bëhet  një  shtet  demokratik i nderuar edhe nga fqinjet!

 

 

Paraqitia e juaj për herë të parë, me një libër, a do të thotë se jeni “gati” të shkruani ndonjë libër tjetër !

 

 

 

Ne fakt  unë  librin  e dytë  kam filluar qe  para dy vitesh ta punoj. Është libër  në trajtë romani autobiografik për të gjitha  ndodhitë  dramatike sa isha  në Zagreb,  qe  nga  shtatori  i vitit 1989 deri ne prill 1991, kur së bashku  me shumë veprimtarë  tjerë  shqiptarë dhe kroatë në atë kohë iu kundërvuem makinerisë  propagandistike  serbe, e cila  ishte  shumë  agresive  sepse përgaditej  hapësira  për  fillimin e luftërave  të përgjakshme në  ish republikat Jugosllave!

Shpresoj  një ditë  do ta perfundoj edhe këtë libër! Ajo që niset duhet mbaruar!

 

 

 

Dr. Bardhi, një propozim i Juaj kur ishit  këshilltar i  komunës së Gjakovës, kërkuat që të shpallen qytetarë nderi të Gjakovës Dejvid Cheter dhe Del Vekio. Këtë propozim, ju e mbështet në kontributin që këta dy persona e kanë dhënë më 13 qershor 1999 për të shpëtuar Gjakovën nga forcat e armatosura serbe. Propozimi Juaj është shpallë me 28 Tetor 2008.

 

 

 

Qe  nga  28 tetori, pra tani u bënë me  5 vite që unë  dërgoj të njëjtën kërkesë  në  adresë te Z. Pal Lekaj, Kryetar i Komunës në Gjakovë, Asamblesë Komunale në Gjakovë, Komitetit për Politikë dhe Financa, KK Gjakovë, Bordit të drejtorëve, KK Gjakovë, Kryetarëve të grupeve parlamentare si dhe të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë dhe jashtë!

Unë bëj (ri)Kërkesë për shpallje Qytetar Nderi të Gjakovës të: z. David Chater dhe z. Mauro del Vechio, për meritat e tyre të jashtëzakonshme në mbrojtjen e qytetit dhe parandalimin e masakrës serbe ndaj qytetarëve të ngujuar dhe të pambrojtur, me dt. 13. 06. 1999 në Gjakovë.
Kam dhënë  dhe arsyetimin me sa vijon: Më dt. 13. 06. 1999, pas 78 ditë bombardimesh të caqeve serbe nga Aleanca Veriatlantike, si dhe të masakrave të papara të forcave serbe ndaj popullatës së pafajshme të komunës sonë, në qytetin e Gjakovës në orën 15.15 minuta nga drejtimi i Prizrenit, hyri me automjetin e tij, gazetari i SKY NEWS-it, reporter  special i shumë luftërave, David Chater. Edhe pse ishte rrezik i madh, sepse në afërsi kishte forca të mëdha serbe, një grup qytetarësh, ia preu rrugën  automjetit të këtij gazetari, pikërisht te trekëndëshi i Tranzitit, në afërsi të stacionit policor. Në mesin e atyre qytetarëve kam qenë dhe unë personalisht, si pjesëmarrës dhe dëshmitar i gjallë i ngjarjes.
Në ato momente, Gjakova digjej nga të katër anët dhe dëgjoheshin detonime e rafale të pandërprera automatikësh.  Ky grup i qytetarëve, shumë të shqetësuar dhe të dërmuar, i shpjeguan gazetarit anglez se çfarë po ndodhte aktualisht në qytetin e Gjakovës. Ai shfaqi habi nga ajo çfarë pau dhe dëgjoi në ato  momente.

Ai i njoftoi qytetarët për faktin se forcat e KFOR-it Italian, ishin stacionuar në fshatin Rogovë!Ai e pyeti këtë grup njerëzish të frikësuar se çfarë  mund të bënte për ta?!

Kërkesa e këtyre qytetarëve ishte e qartë: Të  intervenohet sa më parë dhe të mos u lejohet edhe një natë  kriminelëve serbë që t’i bëjnë orgjitë e veta piromane dhe vrastare ndaj popullatës së ngujuar dhe të pambrojtur shqiptare në qytetin e Gjakovës.

Në ato momente, David Chater e kthei xhipin në drejtim të Prizrenit dhe premtoi se do të flasë drejtpërdrejt me komandantin e KFOR-it italian, gjeneralin Del Vechio, dhe se do t’ia  përcjellë kërkesat e qytetarëve të Gjakovës.Gazetarit anglez Chater, në rrugë për Rogovë, iu bashkëngjit dhe një vajzë nga ai grup, Kaltrina Cana (16-vjeçare), e cila e fliste mirë gjuhën angleze.
David Chater e kreu me shumë  sukses misionin e tij human. Për veprën e tij madhore, ai hyri në historinë e re të qytetit të Gjakovës, si figurë me shumë vlerë dhe njeri i respektuar.
Programi satelitor i SKY NEWS-it, në orën 15.45 min. transmetoi direkt lajmin ekslusiv të bisedës së David Chater me komandantin e KFOR-it italian, gjeneral Del Vechio, i cili e aprovoi kërkesën e qytetarëve gjakovarë dhe mori vendim  për hyrjen e menjëhershme të forcave të KFOR-it italian në qytetin e Gjakovës.

David Chater dhe  gjeneral Mauro del Vecchio,  padyshim janë dy figura me rëndësi të veçantë  në  historinë  e re  të qytetit të Gjakovës.

Gjenerali Del Vechio, i thei rregullat e NATO-s, për situata të këtilla dhe vendosi të hyjë me forcat e tij në qytetin e Gjakovës, që ta parandalonte masakrën e mundshme dhe të planifikuar të forcave serbe ndaj popullatës së mbetur dhe të pambrojtur shqiptare në brendi të qytetit. Në orën 16.45 min. të dt. 13.06.1999, qindra qytetarë gjakovarë, duke brohoritur NATO, UÇK, USA… patën rastin, pikërisht te trekëndëshi i Tranzitit, të jenë pjesë e historisë së re të këtij qyteti, duke u dëshiruar mirëseardhje të sinqertë  forcave të KFORI-it italian. Pas dy ditësh, gazeta ditore  e Kosovës, “Bota Sot“,  shkruan në faqen e dytë për këtë ngjarje historike me titull: “Gazetarët e shpëtuan qytetin e Gjakovës”.
Në prag të shënimit të 11-të vjetorit të çlirimit të Gjakovës dhe të përfundimit të luftës në Kosovë, i propozoj z. Pal Lekaj, Kryetar i Komunës, Asamblesë Komunale, si dhe strukturave tjera komunale të theksuara më lartë, që ta shqyrtojnë, debatojnë si dhe, mundësisht, ta aprovojnë propozimin  që vijon:

 

Duke u nisur nga faktet  e prezantuara në këtë tekst, për misionin shumë human që kreu, gazetari anglez DAVID CHATER si dhe komandanti i parë  i KFORI-it italian,  z. DEL VECHIO, për shpëtimin e qytetit të Gjakovës dhe të banorëve të saj, më 13. 06. 1999 propozoj që:

1. Gazetari i SKY NEWS, z. David Chater dhe komandanti i parë i  KFOR-it italian z. Del Vechio, të shpallen qytetarë nderi të qytetit të Gjakovës, për merita të jashtëzakonshme në shpëtimin e qytetit të Gjakovës dhe parandalimin e masakrës me përmasa të mëdha ndaj qytetarëve të rrethuar dhe të pambrojtur.

2. Vendtakimi  i parë i qytetarëve gjakovarë me gazetarin anglez Chater si dhe me forcat e KFOR-it, trekëndëshi i Tranzitit, të emërtohet: Sheshi i Chateri-it apo i NATO-s.

3. Tek trekëndëshi i Tranzitit të ndërtohet një obelisk madhështor në shenjë mirënjohjeje të përjetshme  ndaj NATO-s si dhe për aleatët tonë historikë.

Mendoj se realizimi i këtyre propozimeve, së pari tregon falënderimin, dashurinë  dhe respektin e pafund ndaj  aleatëve tonë,  si dhe shkallën e lartë të kulturës dhe të qytetërimit të njerëzve liridashës të qytetit tonë.Me këtë akt aprovimi, ne e lajmë një pjesë të borxhit moral ndaj protagonistëve të kësaj ngjarjeje historike për qytetin tonë  dhe meritat që kanë në parandalimin e Srebrenicës së dytë.

Aprovimi dhe realizimi i kësaj ideje, e nderon shumë qytetin tonë, i reflekton përjetësisht orientimet tona demokratike dhe liridashëse, si dhe  ndjenjat tona miqësore sidomos ndaj aleatëve tanë ndërkombëtarë, që ishin të përfshirë në luftën e vitit 1998-1999 në Kosovë.

 

Edhe  pse  radhazi qe 5  vite  nuk më është  kthyer  asnjëherë  përgjigje, për  apo  kundër  kësaj kërkese, unë  me këmbëngulje  serish  do të kërkoj që  kjo  çështje  të  çohet deri  në fund, mos  nga kryetari aktual z. Pal Lekaj,  atëherë  gjithesesi  nga pasardhësit!

 

Kosova gjithmonë tek Shqipëria e sheh shtetin Amë. A mendoni se Shqipëria zyrtare e ka luajtur siç duhet rolin e saj në këtë drejtim : çlirimin e saj, pavarësinë dhe tash duke lobuar në rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën ?

Asnjëherë, aq sa  duhet  nuk  është  punuar  nga shteti  amë për Kosovën; pra në këtë rrafsh gjithnjë ka pasur  mundësi edhe  më të mëdha! Shqiperia  amë, ka traditë  një shekullore në shtetësi dhe disponon kuadro dhe   kanale  diplomatike me anë të të cilave  do  të   mund  të  lansoheshin shumë më me efikasitet  kërkesat e popullit të shtypur  si  në Kosovë (gjatë kohës së okupimit serb)  ashtu  dhe  në trojet tjera  shqiptare,  po ashtu  aktualisht  të  okupuara. Edhe tani, në epokën e demokracisë, sikur  Shqipëria  heziton dhe ka rezerva në    kërkesat e saj legjitime, për të  mbrojtur  të drejtat  e  popullit të vet në  trojet e saja të okupuara. Intensiteti i këtij aktiviteti  ka qenë më i shtuar  viteve të fundit  kur ishte  çështja e lobimit  për  njohjen  e  Kosovës  si shtet i  pavarur!

Me ndërrimin e pushtetit  në Shqipëri, pas  zgjedhjeve të 23  qershorit, jam shumë kurreshtar se si do të reagojë  e majta shqiptare në  rrafshin mbarëkombëtar!

Shqipëria asgjë më tepër  mos  të  bëjë,  veç atë  sa bën “Nëna” Rusi për Serbinë!

Dr. Bardhi, Cili është mesazhi Juaj për qytetarët e Kosovës ?

Populli shqiptar falë  sinqeritetit që  disponon, gjatë  historisë  ka paguar  shumë shpesh  haraqe  dhe ka paguar me gjak  faktin se fqinjët e saj  janë të pangopur instinktivisht për ekspansion ndaj tokave shqiptare!

Janë  zhvilluar luftëra  të parreshtura me fqinjët sllavë, të cilët  kishin  vazhdimisht synimin dhe orekset e pashuara për pushtimin e tokave shqiptare dhe dëbimin e popullatës  autoktone!

Fakti që tokat shqiptare  u  coptuan e së bashku me toka  u dobësua edhe  qenja shqiptare, duhet  të na mobilizojë që të jemi syçelë gjithnjë!

Populli shqiptar në Kosovë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duhet  të  jetë shumë racional se  kujt  do t‘ia falë  besimin  për të  qeverisë  Kosovën  në  4  vitet e ardhëshme! Ata  të cilët  nuk  bënë asgjë  për  prosperitetin e  atdheut tonë  duhet të dënohen  me  mosdhënje të votës! Deputetët kukulla, që  nuk janë as për dekor në parlamentin e Kosovës, asesi nuk guxojnë që serish t’i  zënë  ulëset në zgjedhjet  që  pasojnë!

Vetëm  një  Qeveri e ditur, stabile dhe atdhedashëse mund t’i kundërvihet politikës  hegjemoniste serbe!

Projektet  djallëzore  serbe, janë komplote pansllaviste që kanë për qëllim  asgjësimin dhe dëbimin e  popullit autokton  shqiptar  nga  trojet e lashta stërgjyshore!

Këto projekte monstruoze qubrilloviçiane janë ende gjallë!

Intervistoi: Beqir SINA, New York

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, me dr. Besnik Bardhi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT