• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2013

Frazat envereske të Thaçit!

September 3, 2013 by dgreca

Opinion nga Faik Krasniqi/

Jemi i vetmi vend në botë, ku shkojmë nga keq e te më keq. Jemi i vetmi vend në botë, vetëm për keq. Kreu i qeverisë, thotë, herë pas here, se ia kalojmë vendeve të rajonit, madje së shpejti edhe Gjermanisë! Çudi si i shikuaka vetëm ai dhe nuk i shohim ne të tjerët? Kështu thoshte edhe monstra Enver në epokën e tij.

”Jemi i vetmi vend në Ballkan, në Evropë, në botë ku ndriçojmë, ku lulëzojmë, ku kemi vetëm rritje ekonomike; jemi i vetmi fanar ndriçues etj.”.

Vini re sa të ngjashme janë frazat e Thaçit me ato të Enverit, sikur kanë bërë të njëjtën shkollë, sikur kanë qenë në të njëjtën klasë e bankë, sikur kanë ndenjur në të njëjtën shtëpi e kanë ngrënë në të njëjtën tavolinë. Siç duket, në të vërtetë kështu ka ndodhur.

Me shumë gjasa të njëjtën shkollë (në periudha të ndryshme) kanë bërë, në të njëjtën shtëpi kanë ndenjur e pirë kafe, në të njëjtën tavolinë kanë ngrënë, pavarësisht se në tavolinën ku ka ngrënë Enveri, Thaçi dekada (gjatë viteve 90′) më pas ka qenë i detyruar të hante nga ato që kanë ngelë vite më parë nga sahani i tij.

Ndaj kanë të njëjtën ideologji, ndaj e shikojnë Diellin njësoj, ku ndriçon vetëm në Kosovë, si dikur në kohën e Enverit që ndriçonte vetëm në Shqipëri! Ndaj, për ata, ”ne jemi vendi i parë në rajon”, ku me gjasë së shpejti mund të konkurrojmë edhe me Gjermaninë apo SHBA-në.

Në të vërtet po të ishte kështu nuk do të ishte gjysma e rinisë dhe krejt Kosovës në emigracion; nuk do të shkonim më jashtë as ato dhjetëra-mijëra që po ikin me lotari në Amerikë, e po aq të tjerë janë gati të nisën menjëherë larg vendit. Pse nuk vjen bota te ne, por shkojmë ne tek ajo?

Çuditërisht, si ndodh kështu, kur lidershipi thotë të kundërtën!? Vetëm ai sheh ndryshe e ne të tjerët shohim ndryshe.

Ka plot gjashtë vite që na mbush me rrena e gënjeshtra. Ja dhe rasti i fundit nga Raporti i Progresit, apo më mirë Raporti i Regresit, ku flitet zi e më zi për pushtetin në Kosovë. Miliona euro të hedhura poshtë për papërgjegjshmërinë e politikanëve. Këto të gjitha ne i vuajmë; mbi kurrizin tonë bien.

Po si shpjegohet kur për Thaçin ”ne jemi vendi i parë në rajon” e ne ndjehemi të fundit. Gjithë bota na ka për të fundit. Si arritëm në këtë ”mrekulli” me mjeshtërinë e Thaçit e të Ministrisë së Integrimit. Për çfarë e ka këtë Ministri, apo për kukull, siç mbante Gadafi amazonat për ta ruajtur majtas-djathtas!

Në përfundim kemi kaq nxënës të këqij në krye të Kosovës, sa në të gjitha provimet morën “katra”. Dinë të bëjnë jo keq, por shumë keq detyrat e shtëpisë. Të gjithë ne vuajmë e heqim të zezat e ullirit për të nxjerrë ditën e për të ushqyer fëmijët, kurse ata thonë ”jemi fanar ndriçues në Evropë e në botë”!

Sa të pafytyrë, sa të shpëlarë…!

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Frazat enverske, te Hashim Thacit

KUR ERICKSON HAPI SHKOLLËN BUJQËSORE TË KAVAJËS

September 2, 2013 by dgreca

*Shkolla e Vajzave u hap në Kavajë më 20 shtator 1926, dhe Shkolla Bujqësore për Djem me 10 Tetor. Pagesa ishte 50 Franga ari në muaj./

* Ja cfarë lëndësh mësoheshin në secilën shkollë./

* Mësimet vazhdonin për 3 vite. Më të dalluarit vazhdonin edhe dy vjet më shumë se të tjerët./

Në numrin e vet të 12 nëntorit 1926 “Dielli”, gazetë e Federatës Vatra, njoftonte dhe cmonte hapjen e shkollës bujqësore në Kavajë nga Erickson. Në njoftimin që zinte 1/3 e faqes 4, informohej: Z. Telford Erickson, Amerikani i njohur në mes të shqiptarëve të Amerikës, lajmëron në shtyp të  Shqipërisë se kët’ mot hap shkollën e Bujqësisë , ndihmat për të cilën i mblodhi në mes të një grupi amerikanësh mirëbërës.

Dielli njoftonte se përvec Shkollës së Bujqësisë, që natyrisht do të ishte për djemtë, do të kishte edhe një shkollë për vajza.

Më pas Dielli përcillte njoftimin e 12 tetorit të atij viti që kisht publikuar gazeta korcare “Zëri i Korcës”- Kemi nderin t’i njoftojmë popullit shqiptar se me ndihmën e një grupi amerikan filantrope, po hapet sivjet në Kavajë, nji shkollë praktike të Bujqësisë për djem dhe një shkollë tjetër për goca. Qëllimi i shkollës për djem ashtë të nxjerrunit e ekspertave agronomë dhe bujqë të mbaruar e të stërvitur me dituni teknike moderne.

Qëllimi i shkollës për goca ashtë të rritunit e vajzave me ditunira dhe zanate krejt shtëpiake. Që të dyja shkollat kanë edhe internata të vecanta.

Mësimet vazhdojnë rregullisht tre vjet.Ata djem dhe ato vajza që kanë zanë dituri të pëlyshme mund ët vazhdojnë dhe dy vjet të tjerë. Mësimet jepen në gjuhën shqipe dhe inglishte.

Më pas njoftohej edhe programi për secilën shkollë, vec për djem e vec për vajza.

(Lexojeni të plotë në Diellin e printuar)

Filed Under: Histori Tagged With: Erickson, Kavaje, shkolla bujqesore

McCain: Nëse Kongresi voton kundër ndërhyrjes në Siri, pasoja katastrofike

September 2, 2013 by dgreca

Dy senatorë me ndikim në Kongresin amerikan thanë të hënën mbrëma se Presidenti Obama po harton një plan serioz për të fuqizuar opozitën siriane dhe për të ndihmuar në rrëzimin e Bashar al-Assadit nga pushteti.
Senatorët John McCain dhe Lindsey Graham i bënë komentet për gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura mbi Sirinë me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Senatori McCain tha se nëse Kongresi voton kundër propozimit të Presidentit Barack Obama për përdorimin e forcës ushtarake në Siri, kjo do të ishte me pasoja katastrofike.
“Nëse Kongresi e hedh poshtë  një rezolutë të tillë, në një kohë kur Presidenti Obama ka shprehur angazhimin për të ndërmarrë veprime, pasojat do të ishin shkatërrimtare,” tha senatori.
Senatori McCain, tha se ishte i inkurajuar nga takimi, por shtoi
se administratës i mbetet ende shumë për të bërë për të siguruar miratimin e rezolutës.

LIGJVËNËSIT, TË NDARË LIDHUR ME SIRINË

Ligjvënësit amerikanë thonë se janë larg arritjes së një qëndrimi unik lidhur me përgjigjen amerikane kundër qeverisë siriane. Dje ata bënë komente pasi u informuan nga zyrtarë të administratës Obama mbi situatën në Siri:
Kongresi nuk rifillon punimet deri më 9 shtator, kur mbaron sezoni i pushimeve. Por disa dhjetëra ligjvënës erdhën në Uashington për të marrë pjesë në sesionin e informimit në Kapitol, ku zyrtarë të administratës paraqitën argumentat e tyre për sulm ushtarak kundër Sirisë.
Më pas, disa ligjvënës thanë se ishin të bindur se regjimi sirian kishte përdorur armë kimike. Por ligjvënës si demokratja Janice Hahn u shprehën se ende ka pikëpyetje të shumta:
“A është kjo aryse për të hapur luftë? Cilat janë objektivat e luftës? Çfarë autoriteti po i japim Presidentit në këtë rast?”
Zonja Hahn thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë të vetme:
“Ku është komuniteti ndërkombëtar nëse sulmi me armë kimike është një akt aq revoltues, nëse ky është një akt i urryer për të gjithë?”
Ligjvënësi republikan Scott Rigell vlerësoi vendimin e Presidentit për të kërkuar miratimin e Kongresit, por tha se për momentin ai do të votojë kundër autorizimit:
“Përgjigja ime do të jetë “Jo” sepse ende e kam të paqartë se cili është synimi përfundimtar, çfarë misioni synojmë të përmbushim”.
Kishte edhe të tjerë, si ligjvënësi demokrat Sandy Levin, i cili mbështet ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë:
“Kam besim se anëtarët e Kongresit do të japin miratimin për veprim. Nëse nuk veprojmë, dërgojmë mesazhin e gabuar”, tha zoti Levin.
Të shtunën, Presidenti Barak Obama tha se nuk ka nevojë për leje nga Kongresi për të dhënë urdhër për sulm, por e mendon të vlefshëm mbështetjen e përfaqësuesve legjislativë në Kongres.
Para sesionit informues dje, Sekretari i Shtetit John Kerry dha intervista për rrjete të ndryshme televizive për të prezantuar të dhënat që kishte zbuluar administrata lidhur me sulmet kundër civilëve pranë Damaskut.
“Mostra flokësh dhe gjaku nga individë të ekipeve të ndihmës së shpejtë që shkuan të parët në skenën e ngjarjes në lindje të Damaskut, rezultuan pozitive për gjurmë gazi sarin”.
Në komentet për emisionin Fox News Sekretari i Shtetit i doli në mbrojtje vendimit të Presidentit Obama për të kërkuar miratimin e Kongresit për veprim.
“Nuk humbim gjë, vetëm fitojmë. Ajo që fitojmë është legjitimiteti i një përgjigjeje të njëzëshme të Kongresit; Presidenti dhe Kongresi me një përgjigje të përbashkët pasi procesi ynë demokratik ka funksionuar si duhet”.
Zoti Kerry tha se pasiviteti amerikan do të interpretohej sikur po lejohej të kalonte pa ndëshkuar një diktator i paskrupullt, i cili mund të vazhdojë të vrasë popullin e tij me gaz helmues.(VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: McCain, Obamen ne Siri, per te mbeshtet, thirrje kongresit

Presidenti Nishani në stërvitjen e përbashkët Shqiptaro-britanike “Luani Shqiptar 2013”

September 2, 2013 by dgreca

Sic njoftohet ne faqen elektronike te presidences shqiptare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani udhëtoi te henen me 2 shtator drejt Gjirit të Vlorës, ku mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes duke ndjekur nga afër stërvitjen e përbashkët “Luani Shqiptar 2013” në det të hapur në Adriatik.

Gjatë kësaj vizite, Komandanti i Task Grupit të Stërvitjes Commodore McAlpine u prezantoi të pranishmëve programin e stërvitjes dhe aftësitë luftarake të komandës britanike që përmbledh operacionet e Evakuimit jo-Luftarak, veprime të përbashkëta me Forcat e Armatosura shqiptare në ushtrime të sulmit detar, operacione kërkim – shpëtimi, stërvitje e qitje luftarake me armë të lehta. Presidenti ndoqi nga afër edhe një demonstrim të veprimeve amfibe në kuadër të kësaj stërvitje.

Presidenti Nishani në përshëndetjen e tij drejtuar komandove pjesëmarrës në stërvitjen “Luani Shqiptar 2013”, dhe gjithë të pranishmëve, përgëzoi fillimisht organizatorët dhe pjesëmarrësit në stërvitje për suksesin e saj. Ai u shpreh se veprimet e përbashkëta “farkëtojnë standarde më të larta profesionale, aq të dëshiruara për ushtarakët tanë, sidomos sot që jemi pjesë e pandarë e Aleancës së NATO-s.”

Duke iu adresuar situatës së trazuar në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjes së Mesme, e më gjerë, nga kriza Siriane, Ai theksoi se këto “janë sfida e radhës që duhet të përballojmë së bashku. Megjithëse jetojmë në një kohë të turbullt, ne kemi ide të qarta dhe vullnet të përbashkët”. “Jemi bashkë, përkrah njëri-tjetrit në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta.” – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Nishani u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar, që ndodhej në bordin e anijes “HMS Illustrious” si pjesë e stërvitjes së përbashkët.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Luani shqiptar 2013, ne sterviutjen, presidenti Nishani, shqiptaro-britanike

Ismail Kadare: Duan të na shkëpusin nga Evropa

September 2, 2013 by dgreca

Ismail Kadare nuk pajtohet që kombi ynë është me fat të munguar dhe të hidhur. Ai e quan kombin shqiptar si fitimtar që sot zë rrënjë të vjetra në Evropë, e nuk është radhitur në mesin e maratonës së popujve e kombeve që u dorëzuan e u zhdukën nga faqja e dheut.

Ismail Kadare, autori më i madh i letrave shqipe thotë se të gjitha kombet kanë humbje dhe nuk është e vërtetë që nuk janë të pavdekshme. Kombet vdesin, por të gjallë si shqiptarët duhet të ndihen krenarë, thotë Kadare.

Fituesi i dy çmimeve prestigjioze letrare “Man Booker Prize” dhe “Prince of Astoria” të hënën në mbrëmje ka marrë çmimin ndërkombëtar “Ali Podrimja”, çmim ky i ndarë nga Universiteti AAB në nder të figurave që i dhanë kontribut madhor letrave dhe kulturës shqiptare.

“Që kombi shqiptar është gjeografikisht në Evropë, ky është fakt. Kjo nuk ka të bëjë me mburrje apo me luks. Ne i ngjajmë Evropës ndoshta si pikënisje me ashpërsi, e ndoshta do të përfundojë me butësi”, thotë Kadare, kur merr çmimin e kujton bisedat e vjetra me dy miqtë e tij që sot nuk janë dhe kanë braktisur atë, Ali Podrimën e Azem Shkrelin.

Vetë Kadare do të donte që këtë çmim mos ta pranonte kurrë në jetën e tij. “Jam i prekur thellësisht, sepse ikja e parakohshme e Ali Podrimës ma jep mua këtë çmim. Kjo festë nuk do të ndodhte po të ishte ai gjallë, dhe unë nuk do ta merrja çmimin. Ky titull ka burim një hidhërim, humbjen e një miku tim të shtrenjtë”, shton Kadare./ZERI

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: duan t'na, Evropa, Ismail Kadare, shkepusin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT