• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2013

DREJTORI I RI I FBI-së URDHËRON AGJENTËT TË VIZITOJNË MONUMENTIN E MARTIN LUTHER KINGU-ut

October 30, 2013 by dgreca

Ne Foto: Monumenti i Martin Luther King-ut në Uashington/

Nga Frank Shkreli/

Këtë javë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama instaloi drejtorin e ri dhe të 7-të të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Zotin Xhejms Komi (James Comey), duke e paraqitur atë në kryeqendrën e FBI-së si një njeri dhe profesionist që e dallon mirë të drejtën nga e padrejta dhe si i tillë gjithmonë vepron në mbështetje të së drejtës.  Drejtori  i ri i FBI-së më parë ka shëbyer si Zevëndës Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në adminstratën e ish-Presidentit Xhorxh Bush.   Presidenti Obama iu drejtua agjentëve dhe nëpunësve të FBI-së  duke thënë se “Ju, çdo ditë punoni pa u lodhur duke përballuar kërcënimet më të rrezikshme me të cilat përballet kombi ynë.”  Ju, tha Presidenti Obama, e kryeni këtë detyrë me guxim dhe me integritet, duke mbrojtur amerikanët mbrenda dhe jashtë vendit, duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore dhe duke respektuar ligjin.  Presidenti Obama duke u kujtuar atyre se motoja e FBI-së është, “Besnikëria, Guximi dhe Integriteti”, paraqiti drejtorin e ri të këtij institucioni, Zotin Xhejms Komi, i cili sipas Z. Obama “çdo ditë jeton dhe vepron bazuar në këto parime”.  Presidenti Obama shtoi se, drejtori i ri i FBI-së ia ka dedikuar jetën e tij mbrojtjes së ligjeve, duke siguruar në këtë mënyrë që “të gjithë amerikanët të mund të besojnë në sistemin tonë ligjor dhe të drejtësisë, në mbështetje të të drejtave dhe mirëqenjes së tyre”.

Edhe Drejtori i ri i FBI-së, Xhejms Komi iu drejtua të pranishmëve duke theksuar zbatimin e fjalëve të motos së entit që ai do të kryesojë për dhjetë vitet e ardhëshme, dmth.,  “Besnikërinë, Guximin dhe Integritetin”.   Gjatë fjalimit të tij, drejtori i ri i FBI-së tha se do t’u kërkojë agjentëve të ri të FBI-së që të vizitojnë monumentin e posa ndërtuar të ish-udhëheqsit të të drejtave civile, Martin Luther King në Uashington, me qëllim për tu sjellur në mendë dhe për tu kujtuar atyre kufizimet e detyrës si edhe përgjegjësitë që kanë ndaj mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim.  Këjo për arsye se marrëdhënjet e FBI-së me ish-udhëheqsin e të drejtave civile në Amerikë gjatë 1960-ve dhe 1970-ave, mbetet  gjithnjë një pikë e zezë në historinë e këtij enti qeveritar.  Ish-drejtori i atëhershëm i FBI-së, J. Edgard Huver, kishte urdhëruar jo vetëm përgjimin e aktiviteteve të Martin Luther Kingut, por kishte dhënë urdhër për minimin e veprimtarive dhe lëvizjes së tij në mbështetje të të drejtave civile të barabarta për të gjithë, përfshirë zezakët.  Para-ardhësi i drejtorit Komi, gjatë 1990-ave, drejtori Luis Fri kishte urdhëruar agjentët e ri të FBI-së, që si pjesë e trajnimit të tyre të vizitonin Muzeumin e Holokaustit në Uashington, sipas tij, për të parë se ç’ndodhë kur abuzohet pushteti i qeverisë dhe shtetit.   Drejtori i ri i FBI-së njoftoi se po e mbështetë këtë traditë duke detyruar agjentët e ri dhe analistët që edhe këta si pjesë e trajnimit të tyre,  të vizitojnë monumentin e Martin Luther Kingut, në një kohë kur po shprehen shqetësime serioze nga Kongresi, media dhe nga populli amerikan,  mbi përgjimet nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar, e të cilat u zbuluan kohë më parë nga Eduard Snouden, një ish-kontraktor i këtij enti qeveritar.  Zoti Komi tha gjatë fjalimit të tij se do të urdhëroj agjentët e rij të vizitojnë monumentin e Martin Luther Kingut, ashtuqë që ata të reflektojnë mbi “abuzimet dhe masat e tepëruara” nga FBI-ja në të kaluarën, duke cituar paradhësin e tij Luis Fri, që kishte urdhëruar agjentët e rij të vizitonin Muzeumin e Holokaustit, “me qëllim që ata të shohin, të dëgjojnë dhe të ndjejnë në një mënyrë të prekshme pasojat që rrjedhin nga  abuzimi i pushtetit në një shkallë masive dhe pothuaj të pa-imagjinueshme.”

Drejtori i ri i FBI-së tha se vitet e para të agjensisë që ai do kryesojë tani, ishin një periudhë “progresi dhe arritjesh të mëdha”, por më vonë reputacioni dhe historia e FBI-së u mjegullua nga “abuzimet dhe masat e tepruara të agjentëve të saj, sidomos përsa i përket Martin Luther Kingut dhe të tjerëve që në atë kohë konsideroheshin si kërcënues ndaj sigurimit të mbrendëshëm të këtij vendi.”

Qëllimi i këtij urdhëri, që agjentët e FBI-së dhe analistët e rijë të këtij enti qeveritar të vizitojnë monumentin ish-udhëheqsit amerikan të të drejtave civile,  Martin Luther King dhe Muzeumin e  Hollokaustit në fillim të trajnimit, është sipas fjalëve të ish drejtorit të FBI-së Lui Fri, që tu “kujtojmë atyre tmerret dhe të keqën që rezulton kur, jo vetëm, qeveria por edhe  agjensi që me ligj duhet të jenë mbrojtëse të zbatimit të ligjit si FBI-ja, heqin dorë nga misioni i tyre kryesor, që është  mbrojtja e të drejtave të barabarta të qytetarëve – dhe përkundrazi bëhen mjete të shtypjes”.

Shtetet e Bashkuara si shtet dhe si shoqëri nuk kanë dhe as nuk pretendojnë  të kenë një histori pa probleme në fushën e të drejtave civile dhe të barabarta për të gjithë. Në të vërtetë,  janë vet udhëheqsit e këtij vendi  që kanë pranuar dhe pranojnë se Amerika nuk është një vend i perfeksionuar.   Ka të meta dhe probleme sa të duash, historikisht dhe tani.   Por ajo që e dallon Amerikën nga shumica e vendeve të kësaj bote — siç ka thënë edhe Presidenti i tanishëm amerikan, Barak Obama në një fjalim në Moskë më 2009 — “Është angazhimi dhe mbështeja e këtij vendi ndaj disa vlerave universale që na e bëjnë të mundur të korrektojmë të metat dhe mangësitë tona, duke u përmirësuar gjithnjë dhe si rrjedhim, duke u bërë më të fortë.   Liria e fjalës dhe e drejta për të demonstruar, ka bërë të mundur që femërat dhe pakicat të protestojnë në favor të të drejtave të plota dhe të barabarta, në një kohë kur ato iu mohoheshin atyre.  Zbatimi i ligjit dhe administrimi i drejtësisë ka rrëxuar monopolet dhe forcat politike të korruptuara dhe i ka dhënë fund abuzimit të pushtetit.  Media e lirë zbulon korrupsionin në të gjitha nivelet, përfshirë qeverinë.”  Zgjedhjet e lira, tha Presidenti Obama, “na mundësojnë që të ndryshojmë drejtimin dhe të mbajmë përgjegjës udhëheqsit tonë për punën e tyre.  Nëqoftse demokracia jonë nuk do të mbronte dhe të avanconte këto të drejta, atëherë unë si afrikano-amerikan nuk do të kisha mundësi që në këtë moment të historisë tu drejtohem ju si shtetas amerikan dhe aq më pak si President i Shteteve të Bashkuara.  Sepse në kohën e themelimit të Amerikës, personat si unë (me ngjyrë) nuk kishin të drejta … por falë këtij procesi, unë jam sot para jush si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Gjëja, pra që dallon Amerikën nga vendet e tjera, nuk është së Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë historisë së tyre, nuk kanë bërë gabime mbrenda dhe jashtë vendit. Por ajo që e dallon Amerikën nga shumë vende të tjera është fakti se ajo i pranon gabimet historike kundër të vetëve dhe kundër të tjerëve. Mëson nga këto mangësi e gabime dhe vazhdon të mbështesë parimet dhe vlerat universale të të drejtave të barabarta për të gjithë.   Urdhëri i drejtorit të ri të FBI-së që agjentët dhe analistët e rijë gjatë trajnimit të tyre, që të vizitojnë muzeume si ai i Holokaustit dhe monumentin e Martin Luther Kingut –është pikërisht në përputhje dhe pjesë e këtij reflektimi që Amerika bën gjithmonë në mbështetje të vlerave universale për të drejta të barabarta për të gjithë, mbrenda dhe jashtë vendit.

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: drejtori i ri, FBI, Frank shkreli, Martin Luter King, Monumenti

SHQIPTARJA NGA AMERIKA I JEP FITOREN KOMBETARES SE FEMRAVE PERBALLE GREQISE

October 30, 2013 by dgreca

Shqiptaro-Amerikania Furtuna Mehill Velaj, në minutën e 51-të,  përparon nga e majta e sulmit kuqezi dhe në pozicion të prirët me portën greke lëshon një goditje potente, duke e pushuar topin në këndin e majtë të kuadratit kundërshtar./

 Kombetarja jone eshe ne nje grup me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Shqipëri-Greqi  1-0
Goli: Velaj 51′
SHQIPERIA: Gjyli, Proto, Rrahmani, Govori, Gjini, Serenaj, Morina, Luta, Velaj, Robeli, Berisha (Jashari 77′).
Trajner: Altin Rraklli
GREQIA: Apostolaki, Kakambouki, Adamaki (Kollia 88′), Sidira, Chatzigiannidou, A.Papadopoulou (Lymperakaki 79′), Michalakidi (Vlasiadou 59′), V.Kydonaki, Mitkou, Kongouli, Panteliadou. Trajner: Vangelis Koutsakis
Kartonë të verdhë: Berisha 45′, Morina 45+1′, Govori 90+2′ / A.Papadopoulou 45+1′, Sidira 63′, Vlasiadou 83′, Adamaki 85

   ***Kombëtarja jonë e femrave ka shënuarin golin e parë dhe ka arritur po fitoren e parë në eliminatoret e Grupit 5 për “Botërorin 2015″. Goli i Velajt, shënuar në minutën e 51-të, ka vendosur fatin e këtij derbi ballkanik mes fqinjësh, të luajtur në “Niko Dovana”. Aty është zhvilluar një lojë përgjithësisht emocionuese, me sulme e kundërsulme, edhe pse rrjedhshmëria e qartësia taktike i ka penguar vajzat e të dyja skuadrave të kompletojnë një performancë vërtet pozitive. Ajo që ka më tepër rëndësi ka të bëjë me faktin se femrat tona kuqezi kanë marrë tri pikët e para në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjeve të pësuara më parë me Norvegjinë dhe Holandën. Kujtojmë se femrat tona kuqezi janë në një grup eliminator me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Ndeshja ka nisur me dëshirë e aksione në të dyja portat. Loja është e përqendruar më së shumti në mesfushë, me një rast të pastër të Berishës në minutën e 38-të. Futbollistja jonë, e vetme me portën helene godet në mënyrë të gabuar, mbi tra. Greket krijojnë më shumë volum loje, janë më të qarta taktikisht, ndërsa fitojnë disa goditje dënimi dhe nga këndi, por pa rrezik për kuadratin kuqezi. Pjesa e parë mbyllet me tre kartonë të verdhë dhe me rrjeta të paprekura, ku rastin më të mirë për shënim e pati Shqipëria me Berishën. 
Pjesa e dytë ka nisur me një zëvendësim te kombëtarjajonë: Baro futet në vend të Robelit. Ndeshja vijon të zhvillohet një ballafaqim konfuz në veprime, me paqartësi në organizimin e aksioneve sulmuese dhe mungesë shënjestre në finalizim. Sidoqoftë, minuta e 50-të sjell zhbllokimin e rezultatit në minutën e 51-të. Furtuna Velaj përparon nga e majta e sulmit kuqezi dhe në pozicion të prirët me portën greke lëshon një goditje potente, duke e pushuar topin në këndin e majtë të kuadratit kundërshtar. Kundërpërgjigjen helenet me goditje nga distanca, por portierja Gjyli nuk vihet në vështirësi. Trajneri Rraklli e tërheq disi skuadrën në prapavijë, ndërsa kjo shoqërohet me rritjen e presionit nga helenët, që kërkojnë medoemos golin e barazimit. Rastet në portën tonë nuk mungojnë, por fatmirësisht gjuajtjet më së shumti janë jashtë kuadratit. Rraklli aktivizon edhe Jasharin, duke përforcuar mesfushën, aty ku mundohet të ngrejë “postbllokun” e parë të grekeve, të cilat mundohen me të gjitha forcat të barazojnë, por e kanë të pamundur. Kësisoji, triumfon Shqipëria në këtë derbi fqinjësh, që u vendos nga ai gol i bukur i Veljat.(Kronike nga Shtypi)

Filed Under: Sport Tagged With: Furtuna Velaj, gol ne minuten e 51, Shqiperi-Greqi

Histori: Çfarë ka ndodhur më 30 tetor?

October 30, 2013 by dgreca

1961 – “për shkak të shkeljeve të porosive të Leninit, trupi i Stalinit vendoset në një varr të thjeshtë”/

Nga Astrit LULUSHI*/

1885 – Lindi Ezra Weston Loomis Pound – poet amerikan, kritik i lëvizjes moderniste; kërkonte kthim në vlerat klasike në saktësi, qartësi, ekonomi të gjuhës. Punimet më të njohura të tij përfshijnë “Ripostes” dhe “Cantos” të pa përfunduara. Ezra Pound ishte amerikan i mërguar; në Londër e Paris në fillim të shekullit të 20-të, ku punoi si redaktor i disa revistave letrare amerikane dhe ndihmoi për të zbuluar e popullarizuart shkrimtarë si TS Eliot, James Joyce, Robert Frost, Ernest Hemingway; “Ezra mbron miqtë kur sulmohen; rri zgjuar gjithë natën me ta kur pretendojnë se janë duke vdekur; heq nga kokat e tyre idenë për të vrarë veten; merr përsipër shpenzimet spitalore; nxit botuesit për të marrë librat e tyre”, ka shkruar Hemingway për Ezrën. I revoltuar nga vrasjet e shumta në Luftën e Parë Boterore, midis dy luftrave Ezra Pound, hebre, përqafon fashizmin e Benito Musolinit dhe shpreh mbështetje për Adolf Hitlerin; ai bëhet folës radioje me pagesë nga qeveria fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore për qindra transmetime kundër Shteteve të Bashkuara. Më 1945, Ezra arrestohet për tradhti nga forcat amerikane në Itali; u mbajt në paraburgim në një fushim ushtarak amerikan në Pisa, ku 25 ditë i kaloi jashtë në natyrë në një kafaz të ngushtë, me shufra hekuri. Kjo i shkaktoi një krizë nervore; mjeku e shpall të paaftë mendërisht për të dalë në gjyq dhe dërgohet në spitalin psikiatrik St Elizabeths në Uashington, DC, ku mbahet për 13 vjet si pacient dhe i burgosur. Në paraburgim në Pisa, Ezra shkroi pjesën e Cantos, e njohur si “Pisan Cantos”, për të cilat, më 1949, Biblioteka e Kongresit e nderoi me Çmimin Bollingen, duke shkaktuar polemika të shumta. Ezra doli nga spitali në vitin 1958 dhe u kthye në Itali, ku jetoi deri sa vdiq më 1972. Pikëpamjet politike bënë që puna e Ezras të mbetej në hije. Ernest Hemingway,  megjithatë shkroi se “vepra më e mirë e tij – Cantos – do të qëndrojë për aq kohë sa ekziston letërsia”.
Nga Ezra Pound
– “Imoralitet”
(shqipërim)

“Këndo për dashuri e plogështi,
Çdo gjë tjetër është pa vlerë
Në shumë vende kam qenë
Mes njerëzve s’pashë gjë tjetër.
Do t’ pranoja më mirë ëmbëlsi
Lulesh zije të vyshkura.
Sesa të bëj punë të mëdha
që njerëzit të më dallonin.”

1938 – Orson Welles transmeton në radio pjesën e dramatizuar Lufta e Botëve, nga libri H. G. Wellsit, duke shkaktuar një valë paniku mes audiencës, e cila mendoi se pjesa që luhej ishte emision lajmesh ku spikeri thoshte se planeti po sulmohet nga jashtëtokësorët.

1953 – Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower miraton zyrtarisht dokumentin tepër sekret të Këshillit të Sigurisë Kombëtare , ku urdhërohet që arsenali amerikan i armëve bërthamore duhet të ruhet dhe të zgjerohet për t’iu kundërvënë kërcënimit komunist .

1961 – Sovjeti suprem i Bashkimit Sovjetik vendosi se për shkak të “shkeljeve të porosive të Leninit”, trupi i Joseph Stalinit të hiqet nga vendi i  nderit brenda mauzoleut të Leninit dhe të vendoset në një varr të thjeshtë pranë murit të Kremlinit.

1993 -Vdiq në Londër Peter Kemp – ushtar, shkrimtar dhe gazetar. Kemp u arsimua në Cambridge. Si konservator e monarkist i alarmuar nga përhapja e komunizmit dhe në vitet 1930 ndërpret studimet e shkon në Spanjë, ku u bashkua me forcat nacionaliste spanjolle. Gjate luftës se dytë botërore, Kemp merr pjesë në operacionet speciale britanike ne Shqiperi e Kosovë. Më 1956, ai u ndodh në Hungari dhe raportoi si gazetar mbi revolucionin hungarez dhe shtypjen që i bënë tanket sovjetike; Kemp ndihmoi shumë studentë hungarezë për të ikur në Austri, duke i shpëtuar ata nga vdekja e sigurt. Peter Kemp ishte i pranishëm në Kongon Belge gjatë trazirave që çuan në pavarësinë e Zairese; ai mbuloi revolucionet në Amerikën Qendrore dhe Jugore si korrespondent i jashtëm për revista a gazeta britanike. Libri i tij i parë ‘Mine was Trouble’ përshkruan përvojat në Luftën Civile të Spanjës. Libri tjetër, ‘No Colours or Crest’ tregon përvojat gjatë kohës së luftës së dytë botërore kryesisht në Shqipëri, Më 1990, 3 vjet para se të vdiste, Peter Kemp Kemp përfundoi edhe autobiografinë me titull  ‘The Thorns of Memory’.

Mendim i ditës
“Letërsia është lajm që mbetet lajm”.
Ezra Pound

(Kortezi:VOA)

Filed Under: Histori Tagged With: 30 shtator, Astrit Lulushi, cfaree ka ndodhe, Histori

KUR FAIK KONICA, I NERVOZUAR, I SHKRUANTE ISMAIL BEJ VLORËS

October 30, 2013 by dgreca

Ekselenca e Tij/

Ismail Qemal Beu/

Kryetar i Guvernës Provizore të Vlonës,/

VLONË/

Sado Ju luta Zotërisë s’Uaj të mirni në sy të mirën e Kombit edhe të zeni një udhë tjatër, nukë vutë aspak veshin. Shqipëria u plackit prej kapitalistëve të huaj, ushtarët serbë dhe grekë janë në tokë t’onë, guvernë nuk kemi, populli i hidhëruar bërtet dhe po ndizet përditë më tepër, të gjitha këto jua kam thënë. Edhe dy ditë më parë jua përmenda. Po Zotëria Juaj prapë mbani udhën që nistë. Prita miaft, prita shumë. Është rrezik për vendin të pres më tepër. I shplava duart dhe’ Ju dërgoj demisionin për të mos marrë asnjë hise në fajet t’uaja. Ju bëj të njohur se Shqipëria e Mesme, e mbledhur sot në Kuvend në Durrës, formojë Shkumbinin(më… përtej…) Koha e fjalëve shkoj. (Te plote mund ta lexoni ne Diellin special me shume faqe te 28 nentorit 2013)

Filed Under: Histori Tagged With: Faik Konica, i nervozuar, i shkruan, ismail Bej Vlores

Aktori i njohur Artan Telqiu flet për jetën dhe filmat e tij

October 30, 2013 by dgreca

Nga Ermira BABAMUSTA/

Aktori i talentuar, produenti dhe skenaristi Artan Telqiu ka patur sukses në teatër dhe film gjatë karrierës së tij artistike në New York. Artan Telqiu me origjinë nga Dibra e Madhe, Maqedoni, u shpërngul në New York pas luftës së Kosovës në 1999.

Njihet për rolet e tij në “Cross Roads”, “Best of Friends” dhe “The Belgrade Trilogy”, që i dhanë më shumë sukses si aktor për publikun amerikan.

“Pavarësisht nga projekti që punoj, përvoja ndryshon nga njëra tjetra. Kjo është një ndër sendet që më pëlqen më shumë në këtë fushë. Në çdo projekt takon njerëz që kan ambicje dhe inspirata të njëjta për të bashkëpunuar dhe krijuar një art të veçantë. Kështu ndodhi edhe në këtë film, Made in Amerika ku luaj rolin kryesor,” tha aktori i talentuar Artan Telqiu.Artani ka luajtur në disa filma në rolin kryesor. Gjithashtu u shfaq në “Anti-Bullying” PSA në 2011 një fushatë kundra dhunës dhe ngacmimit organizuar nga Daniel Azarian, me përkrahje të Perez Hilton. Si dhe u shfaq në serinë mjaft të sukseshme “Monsters Inside Me” (2011) që u shfaq në kanalin e njohur televiziv Animal Planet.

Në filmin e regjizorit Orges Bakallit “Made in Amerika”, aktori Artan Telqiu luan rolin kryesor si “Ilir Bushati” bashkë me protagonisten Emira Berisha.

“Ilir Bushati është personazhi që unë luaj në film. Vjen nga një vend me tradita dhe kulturë  të njohura nga unë, gjë që e bën më të lehtë adaptimin e këtij personazhi. Quan vehten “burr i shtëpisë”, i vetmi që do të sjellë ushqimin në familje. Ai është burrë i mirë në një vend të huaj, që fati e sjell në situata të këqija,” shpjegon Artani.

Tani Artan Telqiu po bashkëpunon me Teodor Petelov në një skenar për një shfaqje me temë ballkanike si dhe punon me kompaninë teatrale në New York “The Whitelisted Theatre Company” si producent dhe drejtor i zhvillimit. (http://artantelqiu.com)

Intervistë : Suksesi i aktorit Artan Telqiu

Bisedoi: Ermira Babamusta, New York

Në çfarë moshe keni filluar karrierën tuaj të aktrimit?

Artan Teqiu: Isha shumë i ri kur mësuesja më dha mundësinë të luaj në dramat e shkollës. Përvoja e parë në teatër ka qënë në moshën 8 vjeçare.

Na tregoni për projeketet e tua më interesante deri tani në teatër ose në film.

Artan Teqiu: Me që është e vështirë të zgjedh një projekt të vetëm, detyrohem të përmend më shumë. Po filloj me shfaqjen e fundit, “Belgrade Trilogy” nga The Whitelisted Theatre Company, të cilën nuk do ta haroj kurrë. Ishim dhe jemi një grup artistësh të pavarur. Të gjitha sendet I realizuam vet. Provat  në netët e ftohta dimërore, promovimin e shfaqjes, ndërtimin e binës,  lëvizjen e skenës ndrëmjet akteve e shum të tjera. Mbi të gjitha treguam një performancë të përsosur.

Gjithmonë mbas shfaqjes pranonim komplimente nga publiku. Nuk ka shpërblim më të mire nga ajo. Duhet përmendur se suksesi I takon edhe regjisorit , pa drejtimin e tij drama nuk do të kishte aq reagim pozitiv. Faleminderit Z. Diego Villada!!!

Një projekt tjetër është edhe filmi MINE. Kaluam netë të gjata me ekipin në shtëpinë e regjisorit duke bërë prova të shumta para filmimit. Regjisori Nick Martino, dëshironte që gjithcka të jetë origjinale prandaj edhe shumica e skenave u filmuan nëpër këneta e lumenj. U ngjitëm nëper pemë te rëzuara, veshëm uniforma origjinale të vietnamit, luftuam me mushkonjat dhe përballuam reshjet e shpeshta.

Nuk duhet lën anash regjisorin e shkëlqyer, Logan Fulton, i cilli më besoi rolin kryesor në filmin e tij për luftën civile të Amerikës “A Walk With Death”. Ky projekt gjithashtu është filmuar në ambijent original në ditet e ftohta të New York-ut. Dua te cek se armët dhe uniformat ishin origjinale. Me regjisorin Logan jemi përsëri së bashku në një serial me zombi të bazuar në lojën e njohur nga PlayStation, “The Last of Us”.

Mos e haroj edhe “Hotel Pennsylvania”, e cila ishte një ndër përvojat e mija më të mira! Të shikosh një grup profesionalësh duke punuar me aq dedikim dhe duke trajtuar të gjithë njëlloj është diçka që gjithmonë do të mbetën në memorjen time. Përvojat e tilla të bëjnë njeri më të mirë pa vetëdijen tënde. Regjisori Marc Wilkins është thjesht i përsosur!!!

Gjithashtu filmi nga regjisori i shkëlqyer Malik Isasis, “The Elegant Clockwork of the Universe”, ku unë luaj rolin e të dashurit të personazhit kryesor. Jam i sigurtë që nuk do të jem i vetmi që e them se të punosh me Malikun është përvojë e paharueshme. Një njeri me shum talente dhe me shpirt të shenjtë, i cili edhe në ditet më të vështira qëndroi i qetë dhe pozitiv.

Në projektin e fundit  për National Geographic me titull “Inside the American Mob”, unë kam rolin e një mafiozi në Wall Street. Ishte një përvojë e veçantë me një ekip tepër të përsosur. Pres me padurim transmetimin e pjesës sime. Kisha pas dëshirë të cek të gjitha projektet pasi secili I ka karakteristikat e veta , por do ta perfundoj me kaq për të lëne kohë për pyetjet e tjera.

Si ka ndikuar aktrimi në jetën tuaj?

Artan Teqiu: Mund të them që më ka drejtuar në një rrugë për të shijuar jetën më tepër. Besoj në thënien e Confucius “Zgjidhe punën që e do, dhe nuk do të punosh asnjë dite në jetë.”

A ndjeni emocione në audicione?

Artan Teqiu: Sigurisht që po. Sidomos në fillim pasi kisha bërë një pauzë shumë të gjatë drejt aktrimit. Sa herë që shkoja në audicion më dridhej gjith trupi. Ishte një përvojë e tmershme. Megjithatë unë mësova të largoj frikën sepse nuk kishte asgjë për tu trëmbur. Ekipi i filmit të kërkon dhe ka nevojë për ty. Duke pasur parasysh këtë dhe faktin se nuk duhet të bësh asgjë pos asaj se të tregosh vehten ashtu sikur je, menjëherë fiton vetëbesimin, dhe kjo është e tëra që nevojitet. Shko në audicion, prezento vehten, dhe haroi të gjitha mbasi të ket mbaruar.

Kur lexoni skenari dhe bëni përgaditjet për rolin tuaj, cili është procesi juaj kreativ për të zhvilluar një personazh?

Artan Teqiu: Së pari lexoj skenarin duke mos pasur asnjë personazh në mëndje.    Dua që në fillim të kuptoj kush, ku dhe kur para se të ndaj dhe analizoj personazhin tim. Pastaj e lexoj për së dyti por tani me personazhin tim në mëndje. Ngadal filloj të  kuptoj atë dhe të krijoj një vizjon të tij. Mbasi e kryej këtë, formoj një të kaluar të tij që nuk është në skenar. Kur koha vjen për të filmuar mundohem të aktroj me personazhin në mendime dhe zemër. Në këto momente mundohem të haroj vehten.

Cilin zhanër të fimlit prefroni më shumë?

Artan Teqiu: E dua shumë komedinë, por kohës së fundit filmat noir dhe sci-fi më tërheqin vëmëndjen.  Sikur dhe shumica e aktorëve preferoj të kem rol negativ në film.

Cilat janë kriteret kryesore për të qenë një aktor i mirë?

Artan Teqiu: Kisha thënë që asnjëhere të mos dorëzohesh dhe të luftosh për gjëra të mëdhaja. Beso në vehten edhe kur të tjeret nuk besojnë në ty. Mos ndrysho kurrë! Ushtro të drejtën e refuzimit të projekteve. Reziko kur instikti të thotë se është momenti i duhur. Mbi të gjitha çdoherë puno në mënyrë profesionale, bëju korekt, mos refuzo projetin të cilin ke pranuar ta bësh për ndonjë projekt më të mirë. Shoqërohu dhe bashkëpuno me njerëz të kesaj fushe.

A keni qenë prezent në ndojë shfaqje special ose premiera filmash?

Artan Teqiu: Besoj që ftesa të tilla pranohen mbasi të kesh kaluar vite dhe të kesh njohur njerëz që punojne në këtë fushë. Nuk ka shumë kohë që isha në premierën e “Dreaming American” nga i famshmi Lee Percy dhe Praq Rado që u shfaq në kinemanë e Akademisë të Oskarit. Poashtu edhe në premierën e “The Elegant Clockwork of the Universe” nga Malik Isasis. Muajin e kaluar më ftuan në premieren e sezonës së dytë të “The Girl’s Guide to Depravity” nga Cinemax, ku shoqja e ime Rebecca Blumhagen luan rolin kryesor. Kam qenë i ftuar edhe në shumë premiera të tjera ku fatkeqësisht nuk kam pasur mundësi të shkoj.

Një ndër gjërat që  dëshironi të realizoni këtë vit.

Artan Teqiu: Të prezantohem nga një agjent me famë.

Na tregoni për personazhin “Ilir Bushati” që luani në filmin Made in America.

Artan Teqiu: Ilir Bushati është një emigrant me personalitet të mirë që bashkë me bashkëshorten e tij ka emigruar në Amerikë për të filluar një jetë të re. Fatkeqësisht, sendet në jetë nuk shkojnë gjithmonë ashtu si i planifikojmë.

Si jeni pregaditur për këtë rol?

Artan Teqiu: Nuk kisha nevojë të hulumtoj shumë për këtë rol sepse njoh kulturën dhe prapavijën e personazhit. Megjithatë, përsëri duhesha ta kuptoj se nga vjen Iliri, dhe çfarë mundohet të arin në NY. Duke njohur kulturën dhe preardhjen e tij, u mundova të krijoj një lidhje më personale me personazhin dhe të reagoj në situatat e skenarit me Ilirin në mëndje.

Si ishte eksperienca juaj me regjisorin dhe aktorët e tjerë në film?

Artan Teqiu: Ishte një pervojë e shkëlqyer. Regjisori Orges Bakalli dinte punën dhe çka dëshironte nga ne. Edhe pse zotonte dijeni ai përsëri kërkonte mendimin tonë për xhdo skenë që filmonim. Kinematografi i shkëlqyer Albert Elmazovski gjithmonë më befasonte me gjërat që arinte ti bën. Ishte një kënaqësi e madhe të punosh me të. Edhe pse ky ishte filimi I parë, Ermira Berisha tregoi një nivel profesionalizmi që aktorët me përvoje nuk e tregojnë. Personi që na bashkoi të gjithëve, talenti Roland Uruçi, ishte shumë origjinal gjatë filmimit. Kjo lehtësoi punën time dhe të tjerëve. Njerëz si ai rrallë gjinden në këtë fushë. Të mos haroj edhe antagonistin e filmit Alex Richard, i cili  ma bëri shumë të lehtë ta urej në film. Gjithashtu desha të shpreh faleminderim ndaj producerit Joseph Di Mattia i cili qëndroi pranë nesh gjatë gjith filmimit me keshillat e tija të vlevshme. Shpresoj të mos kem haruar dikë, por edhe nëse kam haruar, që të gjithë ishin të mrekullueshëm! Të gjithë!

Projekti i juaj i fundit mbi luftën civile “ A Walk With Death” është përhapur shumë në internet. Na flitni për këtë projekt dhe rolin tuaj në të.

Artan Teqiu: Ky film ishte një përvojë e shkëlqyer sepse vendi ku xhiruam dukej njëlloj si në luftën civile të Amerikes. Shumica e njerëzve kishin njohuri të madhe ndaj kësaj lufte. Gati të gjithë  e dinin se si dukej uniforma, si të mbahej pushka,se si mjekët kan bërë prerjen e gjymtyrëve në luftë e kështu me radhë. Më bëri përshtypje se këpucët kan qënë njëanësore, nuk ka pasur te majtë a apo të djathtë. Të gjitha këto informata u përçuan tek unë.Të pregaditur, u nisëm për në luftë. Pastaj vijoi vdekja! Figura e erët dhe e naltë e vdekjes ishte krijuar në mënyrë profesionale nga Alex Squiers. Me padurim prisja skenën ku vjen të më mer. Regjisori fenomenal, Logan Fulton, kishte gjith skenarin në mendjen e tij. Mbasi filluam xhirimin, ai dinte çfarë kërkonte të cilën e realizoi me sukses. Ishte një ditë e ftohtë dimërore e cila përfundoi me një luftë civile shumë emocionuese që pelëcjell një mesazh shumë të vlevshëm për të gjithë.

Çarë jeni duke punuar momentalisht?

Artan Teqiu: Për momentin jam i punësuar në “The Whitelisted Theatre Company” si producer dhe drejtor i zhvillimit. Jemi duke punuar drejt realizimit të një drame tjetër nga Ballkani këtu në NY. Bashkë me Teodor Petelov punoj në procesin e shkrimit të një drame. Gjithashtu punoj drejt një projekti të përbashkët me Christopher Piccione. Jam duke punuar edhe me regjisoren Yelena Sabel në filmin e saj “Sex, Blood, and Fairy Tales”. Poashtu bashkëpunoj me vellezërit Brennan në në një film me metrazh të shkurtër me titull “Selected”. Si dhe në një misjon pë të krijuar demo të punës sime si aktor, dhe kuptohet audicjonet e vazhdueshme.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Artan Telqiu, dhe filmat, Ermira Babamusta, flet per jeten

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT