• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2013

A ËSHTË KY BREZI I NDRYSHIMEVE?

November 17, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Në një  prej shkrimeve të mia  nja një javë më parë  duke shprehur  mendimin  tim ndaj planeve ndërkombëtare për të shkatërruar armët kimike të Sirisë në Shqipëri, u shpreha se  është për tu admiruar fakti se grupe të rinisë, organizatash civile dhe jo qeveritare kishin filluar të protestonin kundër këtij propozimi,  dhe njëkohësisht  kërkuan diskutim të hapur dhe transparencë te plotë në lidhje me kapacitetet që ka Shqipëria për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, si dhe për një debat të hapur mbi pasojat e rënda që mund të rrjedhnin nga një operacion i tillë.  Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama, pas një heshtjeje të gjatë dhe hesitimesh —  nën presionin e protestave të mbrendshme nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë të grupeve të ndryshme të shoqërisë civile, kryesisht të rinjë e të reja universitarë, i tha më në fund Jo propozimit të ndërkombëtarëve, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, për shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin shqiptar.   Analistë, komentues dhe politikanë të të gjitha ngjyrave po shkruajnë dhe komentojnë se kush “fitoi” dhe kush “humbi” nga ngjarjet e javës së kaluar.   Është e qartë se duke gjykuar për nga mënyra se si u morën me këtë çështje autoritetet shqiptare, ”humbëse”  ishte  kryesisht politika shqiptare, si pozita ashtu edhe opozita, por dhe institucionet shtetërore në përgjithësi, pasi nuk kishte asnjë koordinim midis tyre për miratimin e një qendrimi të përbashkët, pro ose kundër —  për një çështje kaq të rëndësishme — siç ishte tranferimi i armëve kimike siriane për tu shkatërruar në Shqipëri.  Por, aty ku dështoi politika shqiptare, fatbardhësisht, besoj se doli fituese Shqipëria dhe shqiptarët.  Doli fituese e ardhmja e Shqipërisë dhe veçanërisht shoqëria civile shqiptare, e cila deri me ketë rast ndoshta ekzistonte vetëm në emër.  Në mungesë të një bashkrendimi politik zyrtar dhe në një boshllëk të plotë transparence nga zyrtarët shqiptarë, organizimi i protestave dhe i demonstratave paqësore  kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, ishte roli më i mirë që mund të luanin këto organizata civile në këtë rast. Ndonëse si të tilla, javën që kaloi, ato ndoshta fillimisht pa ditur, ushtruan një rol tepër të rëndësishëm për zhvillimin dhe përforcimin e mëtejshëm të demokracisë së vërtetë në Shqipëri.

Gjithashtu, ditët e fundit është folur e përfolur aq shumë edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë mes dhe për ndikimin që vendimi i Kryeministrit shqiptar Z. Edi Rama, për të mos lejuar dërgimin e armëve kimike siriane në Shqipëri, mund të ketë në marrëdhënjet shqiptaro-amerikane, tani dhe në të ardhmen.  Duhet theksuar se Departmenti Amerikan i Shtetit, nepërmjet zëdhënses së tij, u prononcua të premtën se JO-ja e Kryeministrit Rama nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëdhënjet e shkëlqyeshme midis dy vendeve.  Nuk mund të ishte ndryshe!  Për më tepër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kishin se si të jenë as të zhgënjyera nga vendimi i vonuar  kundër që mori Kryeministri Rama nën presionin e protestave paqësore dhe spontane të mijëra shqiptarëve kundër transportimit dhe shkatërrimit të armëve kimike siriane në tokën shqiptare.   Sepse dihet botërisht se Amerika është  ”nëna” e të gjitha demonstratave dhe protestave civile për kauza të llojlojshme, të mbrendshme dhe të jashtëme.  Për më tepër, janë Shtetet e Bashkuara ato që me dekada tani kanë financuar me fondet e taksa-paguesve amerikanë shoqëri civile anë e mbanë botës, e sidomos  kanë mbështetur krijimin e organizatave jo-qeveritare në vendet ish-komuniste gjatë 20-vjetëve të fundit, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën, me besimin se në asnjë vend, e sidomos në vendet e pas diktaturës komuniste, nuk mund të ketë demokraci  vërtetë funksionale, pa një shoqëri civile  efektive.   Si të tilla, bëhet fjalë për organizata vërtetë të shoqërisë civile, që veprojnë një demokraci funksionale, ku ato respektojnë ligjin dhe të drejtat e të tjerëve, tolerantë ndaj pikpamjeve të kundërta dhe të cilat punojnë në mbrojtje të interesave të përbashkëta të shoqërisë civile dhe të shtetit.  Si të tilla, dhe për nga natyra, ato duhet pa tjetër të jenë të pavarura nga politika dhe nga qeveria.  Ka ndodhur që në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, grupe që e kanë quajtur veten të shoqërisë civile kanë vepruar për llogari të njërës ose tjetrës palë politike.  Grupe të tilla nuk mund të konsiderohen organizata të shoqërisë civile, të pakën në kuptimin e fjalës siç kuptohet këtu në Amerikë, por vegla të partive.    Roli kryesor i organizatave të vërteta të shoqërisë civile, është që nepërmjet veprimtarisë së tyre, të kufizojnë dhe të kontrollojnë  pushtetin qeveritar, të udhëheqsve dhe  të zyrtarëve politikë, dhe njëkohësisht të kërkojnë informacion dhe transparencë nga organet qeveritare për çështje madhore të interesit publik, ashtuqë këto ente jo-qeveritare të jenë të afta të kryejnë misionin e tyre të caktuar, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, dhe njëkohësisht për të inkurajuar  dhe për të lehtësuar debatin publik mbi çështjet jetike të vendit duke shprehur mendimin e tyre lirisht dhe pa frikë ndëshkimi.  Gjatë karjerës time kam marrë pjesë në  disa trajnime  të anëtarve të shoqërive civile nga Europa lindore dhe më kujtohet se ekspertët flisnin për organizatat e shoqërisë civile edhe si ente për trajnimin e udhëheqësve të ardhëshëm politikë, pasi ata si anëtarë të shoqërive civile nën rrethana normale veprimtarie dhe të pavarur nga influencat politike, merren me zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme  në interes të publikut, në një atmosferë tolerance e mirëkuptimi, ndryshe nga politikanët e karjerës.

Protestat paqësore të grupeve jo-qeveritare të shoqërisë civile dhe të rinisë që u zhvilluan javën e kaluar anë e mbanë Shqipërisë, e që filluan si rrjedhim i mungesës së informacionit zyrtar, ndihmuan në informimin e publikut shqiptar dhe botëror mbi një çështje tepër me rëndësi për shoqërinë shqiptare, por edhe për botën, dmth., të transportimit dhe të shkatërrimit të mundshëm të armëve kimike siriane në territorin shqiptar.   Ky brez i ri i shqiptarëve, kryesisht të lindur pas rënjes së komunizmit pak më shumë se 20-vjetë më parë, me protestat e javës që kaloi, tregoi se është i gatëshëm të luaj rolin e tij efektiv dhe legjitim si një katalist udhëheqës për ndryshim, ndoshta epokal, si dhe për zhvillimin e marrëdhënjeve më të mira midis shtetit dhe qytetarëve, për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.

Protestat paqësore të organizatave jo-qeveritare të javës së kaluar anë e mbanë Shqipërisë, ka mundësi nëqoftse me të vërtetë mbeten të pavarura nga politika,  të kenë shënuar një këthesë historike për vendin, që do të mbahet mend si mbarimi i diçkaje të vjetër dhe fillimi i diçkaje të re.  Ishte ky një triumf i papritur por i mirëseardhur.  Siç ka thënë edhe ish-Presidenti  amerikan Xhon Kenedi, “Në historinë e gjatë të botës, vetëm disa gjeneratave u është dhënë mundësia të luajnë rolin e tyre në mbrojtje të  lirisë, në momentin e kanosjes së rrezikut më të madh ndaj saj.”  A është ky brezi i ri i shqiptarëve ai që do të luaj këtë rol historik për kombin e vet?

Ky brez i ri shqiptarësh, përsëri sipas fjalëve të arta të Xhon Kenedi, me protestat e organizuara javën e kaluar, tregoi se kur e lypi nevoja, ata nuk kërkuan se çfarë mund të bëjë vendi i tyre për ta, por çfarë mund të bëjnë ata për Atdheun e vet dhe për të ardhmen e kombit  shqiptar, në një moment kur vendi kishte nevojën e intervenimit të këtij brezi për mbrojtjen e interesave të përbashkëta.  Le të shpresojmë se kësaj gjenerate të re shqiptare, siç ka thënë Xhon Kenedi, i është dorëzuar stafeta e lirisë dhe e demokracisë së vërtetë — këtij brezi të rinjsh dhe të rejash shqiptare, të lindur pas rënjës së komunizmit, krenarë të prejardhjes së tyre ilire, të gatshëm për të mbrojtur interesat e Atdheut dhe të kombit, mbështetës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për veten dhe për bashkombasit e vet — të drejta këto që historikisht u janë mohuar të parëve të tyre ndër shekuj.  Qartë,  ndihet  nevoja e një përtërirjeje rrënjësore, pas shumë  zhgënjimesh  dhe mjerimesh.   Ndihet nevoja edhe për një xhveshje njëherë e mirë nga tradita dhe kultura politike e një ideologjie të huaj e cila ka lënë aq shumë plagë në trup të kombit gjatë 50-viteve të fundit.  A është këjo kryengritja e të rinjve ndaj kësaj kulture politike?  A është ky brezi i ri i lindur pas rrëximit të komunizmit, ai i cili do të shpërvjelë mëngët dhe i cili do të ndërtojë shtetin e ri modern, duke i dëshmuar botës dinjitetin e pashoqtë kombëtar të shqiptarëve?

Filed Under: Analiza Tagged With: a eshte, Frank shkreli, ky brezi i dnryshimeve

NE KUJTIM TE POETIT MARTIR NAMIK MEHQEMEJA

November 16, 2013 by dgreca

Nga  Agim Xh. Dëshnica/Boston/ MA/
Pak fjalë për jetën e veprën./

Më 1944 intelektuali e patrioti demokrat Izedin Mehqemeja, humbi jetën në kampin nazist të shfarosjes Majdanek-Poloni, ndërsa në dhjetor 1945, diktatura komuniste pushkatoi në Berat të birin 22 vjeçar Namik Mehqemeja, poetin e lirisë e luftëtarin e ri të bashkimit kombëtar, i njohur me anonimin letrar Nako. Vrasja e një poeti është jo vetëm krim, por dhe një akt barbar. Nuk do të mjaftonin këto dy tragjedi, por në vazhdim do të vuanin në  punë të rënda e në mjerim nëna dhe tri motrat më të vogla që u larguan nga jeta para kohe me dhimbje, pa mundur  të dinin se ku dergjeshin njerëzit e tyre të dashur.

Nako, u lind më 1923 në Berat. Gjatë e pas mbarimit të  mësimeve  në shkollën tregtare të Vlorës ai krijoi e botoi poezi e prozë, në gazetat e revistat e kohës. Në krijimtarinë e tij plot frymëzim, vihej  re ndikimi i letërsisë së viteve 30-të, sidomos i poezisë së  Migjenit. Sipas atyre që e kanë njohur nga afër, ai qe një djalosh me sy të kaltër e flokët biond që ia merrte era, i pakët në fjalë, i thellë në mendime, shpesh ëndërronjës e  me shpirt të  ndijshëm.

Nako qysh në hapat e para të krijimtarisë kishte tiparet e një poeti  të mirëfilltë i cili me talentin  e tij do të shquhej midis poetëve të kohës e do të mbetej i paharruar deri në ditë e sotme.  Poezitë e tij ishin fryt i një fantazie  e gjuhe të pasur gjatë  orëve të krijimit nën dritën e kandilit apo soditjes së natyrës së bukur shqiptare, veçanërisht të qytetit të lindjes, Beratit romantik. Burime frymëzimi për të ishin njeriu i dashur, nëna, babai, motrat, shokët atdheu, deti, mali, dëbora, vjeshta, muzgu, mbrëmja pranverore etj. Mundësinë e tij për një nivel më të lartë artistik i kishte zbuluar prej kohësh poeti e dijetari i shquar Vexhi Buharaja, por fati i mbrapsht i poetit ndërpreu gjithçka, jetën, rininë, shkollën e lartë për në Vienë dhe krijimtarinë e tij të bukur.  Autorët e tij të preferuar ishin Sami e Naim Frashëri, Konica, Fishta, Noli. Dostojevski, Turgnievi, Petëfi, Tagora, Gorki, Niçe, Frojdi, Hegeli etj.

Poezitë që mundën të shpëtonin nga shfarosja në hetusi,  apo në biblioteka, dorëshkrimet e fshehura dhe ato të botuara para vitit 1944, panë dritën  e botimit pas vitiit 1990 në gazeta të ndryshme dhe në vëllimin “Shpirti është lot”.- 1994. Së fundi, u përmblodhën edhe shkrime të tjera në vëllimin “Dy jetë, një poezi”-Berat 2003 dhe në librin “Poetë berates në shekuj”-Berat-2011, përgatitur e botuar nga shkrimtari e publicisti i njohur Agim Mehqemeja.  Nga këto krijime përmendim disa. Në poezi: “Kënga e pakënduar”, “Kënga e re,” “Deti”, “Shpirti është lot”, “Muzg vjeshte” “Jeta”, “Mbrëmje pranverake” (në burg),”Ja.Nata bie”, “Kalorësi i Ri”, “Vallja e hijeve”, “Dëshirë”, “Do të vijë një ditë”, “Poetit”, etj. Në prozë: “Atit tim”, “Motrës sime”.  “Kënga e detit”, “Dëbora”. “Loti im”,” Një vajze”.” Ylli karvanit veton në të feksur”etj. Vijojnë: fragmente drame, përkthime, ndër to nga Tagora, shkrime e fjalime të ndryshme dhe letra nga burgu.  Kanë humbur  ose janë zhdukur  poezitë “Trimi”, “I kujtoj të gjitha”, “Shqiponjat fluturojnë lart”; novelat “Mbas malit”; romanet “Çerdhja u prish”, “Hije e dritë”, “Ditari i burgut dhe eseja “Në vendin e zambakëve të bardhë”.Nga letrat e burgut veçojmë, kujtimin e fundit, shkruar pas një fotografie të burgut: “Nënës sime të dashur që i shkaktova kaq dhembje e dëshpërim.” dhe letrën :“Të dashura motra”: “E vetmja porosi që ju lë prej birucës është kjo:  Ruani vetëm nderin. Ruani nderin, në qoftë se doni të jini të denja për kujtimin e vëllait tuaj.

Ruani nderin në qoftë se nuk doni të lëndoni eshtrat e mia.

Shoqëria që ju rrethon është e korruptuar.

Prandaj ju them edhe njëherë:

Ruani nderin!

Kjo është porosia ime e fundit. 15 nëntor 1945 “

Në mbarim të fjalës së fundit në sallën e gjyqit pas vendimit me vdekje për fajin se  atdheun  e donte të lire e të bashkuar me të gjitha trojet e veta, ai u shpreh: “Nuk kërkoj mëshirë, mëshira është arma e të dobëtit.”

Në mbyllje të këtij shkrimi të shkurtër  japim strofën e parë  nga poezia e tij “ Kënga e pakënduar”:

“Ndiej një këngë në zemrën time

Kam një këng’ të pakënduar

Kam një këngë thellë të harruar

Mu në fund të zemrës sime.”

 

 

Poezi kushtuar poetit martir,

nga përgatitësi i këtij shkrimi përkujtimor.,

 

POETIT  TE  KENGES  SE PAKENDUAR

 

Me rrezet e fundme

gjerdan i ndritur e i artë,

u ndeh e u shtri,

mbi kreshtë në  Shpirag.

Befas  u fik.

 

 

Afër lumit nën ulli

mjegull, krisma, dhimbje e gjak.

A fle lumi?

A ndien lumi,a sheh lumi?

 

Hesht në shkëmb qyteti i bardhë

me dritare rradhë mbi rradhë ,

me përralla e legjenda

brenda mureve të rënda.

 

Afër lumit nën ulli

u vra poeti,

ra  e u shtri,

u vra kënga e pakënduar

në zemër e harruar

për fllad e det

për lule e fletë,

vjeshtën e borën dimërore

për mbrëmjen pranverore,

në kohë zgjimi

e çast frymëzimi

nën flakën  e kandilit

me trillet e bylbylit.

 

Hesht qyteti, ëndërron nën yje,

në orët e krimit  fshehur nëpër hije.

Pakëkush di  për krismat nën ulli,

Por ah! Bri rrape fërfërimash

me jehona suferimash

qajnë valët nën urë flijimesh

qajnë zanat me lot mallkimesh,

pa myezinë e  pa kambanë,

qajnë poetin e  lirisë

poetin e hijshëm të dashurisë.

 

Hëna sipër në Kala

shndrin dritare e baxha,

në gjumë trondit qytetin,

nën ulli e zgjoi poetin.

 

Nako! Nako! Emri i tij rinor

jehon tutje  lumit në Tomor.

jeton me kumtin e besimit

për ditën e ngadhnimit.

 

E ndjek në çaste muzg vjeshte

shpirtin lot, tek ngrihet  lart në heshtje

e shuhet tej malesh e pyjesh,

por befas ndrin si yll mes yjesh.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Namik Mehqemeja, Ne kujtim te poetit

Çfarë fitoi dhe humbi Edi Rama? Po SHBA -ja?

November 16, 2013 by dgreca

*Fituam, një Shqipëri të pastër dhe me shumë dinjitet/

*A është një leksion sigurie për RSH qëndrimi i Edi Ramës  për armët kimike të Sirisë?

Nga ZAIM KUCI/

E shprehur me entuziazëm, Po; madje një leksion i shumëmunguar në historinë shqiptare. Në respekt të asaj që dëshiroj të shpreh për këtë çështje, pergjithësisht qëndroj larg qëndrimeve të ngjyrimeve politike të vendit tim. Formimi ushtarak i fituar më detyron që të mbetem një analist në fushën e sigurisë dhe profesionalisht do mundohem të jap opinionin tim për këtë operacion luftarak të menduar për t’u zhvilluar në teatrin e veprimeve luftarake shqiptare.

Si përmbledhje të asaj që u shvillua para dhe mbas “Jo_së” së Kryeministrit, të mendimeve “pro” dhe “kundër kësaj fushate të drejtë dhe padrejtë do të shprehem për ata që nuk do të kenë durimin për të lexuar deri në fund këtë opinion: fituam të gjithë, më shumë ka fituar personalisht Edi Rama.

Po përse? Që të gjykojmë qëndrimin e duhur ose jo të Kryeministrit shqiptar do të pranojmë që, sasia prej 1300 ton armë kimike të Sirisë, për nga gjerësia e problemeve që mbart kjo situate e krijuar, nuk është një operacion demontimi për RSH por një operacion luftarak me forca e mjete të shumta, me/pa të njohura, për më tepër me kundërshtar të padukshëm, ky është rreziku edhe për shtete me potenciale të mëdha.

Në këtë fazë zhvillimi operacioni, vlerësim situate, strategët ushtarakë e vlerësojnë këtë “situatë konfideciale “, leksion që zhvillohet si në akdemitë perëndimore dhe ato lindore.

Krizat dhe konfliktet kalojnë disa faza zhvillimi. Janë strategët (specialistët) që zbulojnë, paraqesin dhe luajnë me fakte dhe shifra për forcat dhe mjetet mbi një situatë të caktuar, në rastin tonë “armët kimike”. Ata bëjnë raport forcash dhe përcaktojnë perspektivën e rrezikut të pritshëm. Sipas meje, në mungesë informacioni, me dilemat e shumta të këtij operacioni, që as dhe sot specialistët e vendeve elitë nuk janë të vendosur për të vepruar, por dhe një hezitim dhe padije nga kolegët e mi ushtarakë, nuk u mundësua në kohë informacioni i duhur për vendimmarrësit shqiptarë.

Propozimi (në se përgjigjia ka qënë e nxituar) për një demontim të mundshëm në RSH ishte shumë i parakohshëm nga aleatët, por sigurisht nuk ishte aspak një detyrim force, apo dhe detyrim moral për palën shqiptare. Në operacion merren dhe rrizqe, por futesh për të fituar, aq më keq në kohë paqe, ushtarakët e dinë mirë “ligjin” për të fituar betejën.

Në çdo operacion fillimisht futet në lojë “diplomacia” e cila është arma e negociatës që progreson ose ndalon përshkallëzimin e krizës dhe konfliktit. Edi Rama duket se u fut në lojë në fazën e dytë të këtij operacioni “diplomacia”. Në këtë fazë formula e është disi e përgatitur, rënie dakord por do ta “vlerësoj” që kupton vijimin e ashtuquajturës periudhë “heshtje”, marrje kohe për të vendosur, që për mua si ushtarak ishte optimale dhe aspak e vonuar. Pa dyshim kjo ndodhi me kryeministrin tonë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Çfarë ndodhi? Si nga herë në vendin tim fillon gjuetia e shtrigave. Por, a duhet që kryeministri i RSH si një nga garantët kryesorë për sigurinë e vendit dhe të jetës së popullit të vet, përballë këtij operacioni të rrezikshëm duhej të dilte nga konfidecialiteti? Sipas meje strategjikisht do të ishte gabim, madje me pasojë. Në të tilla raste pavendosmërie, aq më tepër për një situate të pritshme diplomacie, për çështjet e sigurisë së kombit, kërkohen sjellje të tjera, të matura që fatkeqësisht u komentuan me ngjyrime politike por dhe me analiza dilitantësh, më së shumti ishin dhe konfuze.

Diplomacia është arma e fjalës, e cila bëhet më e fuqishme se avionët, raketat, anijet luftarake dhe tanket, kur ajo është pronë e të diturve. Sipas meje Edi Rama tregoi maturi diplomatike përballë një propozimi në fazë negociate (situate e nxituar nga aleatët), ushtarakisht përkthehet Fuqi Kombëtare.

Pas kaq vite demokracie, jam i lumtur që në vendin tim pash elementë dhe nerf demokratik, kjo është shumë për të majtët e të djathtët, kjo duhet të na gëzojë. U ndjeva mirë që studentët dhe  nxënësit, këta të rinj reaguan ndjeshëm për këtë çështjë e të gjithëve. Uroj që kjo frymë të vazhdojë në emër të dinjitetit dhe jetëve njerëzore. Edi Rama, sipas meje shumë i kujdesshëm, dhe këta të rinj bënë që Shqipëria të shpëtojë nga lista e zezë si vend i kontaminuar.

Në këtë ndjenjë lirie të rinjësh, gjithnjë dhe në rritje në të gjithë vendin, mu duk se edhe “Edi Rama” ishte në mes tyre. Kjo duhet të gëzojë të gjithëve.

Çfarë fitoi dhe humbi Edi Rama? Po SHBA -ja?

Pa dashur të listoj një sërë fitore do nt’i vlerësoja të shumta të Edi Ramës në këtë operacion luftarak të pa zhvilluar them se: më duket se, në RSH erdhi koha për të pyetur interesat e Shqipërisë, opinionin  publik që vështirësisht ka funksionuar. Jetojmë në një epokë dhe në një kohë kur kryeministri, presidenti dhe ministri nuk duhet ta konsiderojnë vehten si agallarë, por shërbëtorë, ashtu siç e gëzojnë prej shumë vitesh amerikanët  dhe francezët, që të gjithë ne endërrojmë të shkojmë drejt tyre.

Çfarë humbi Edi Rama? Të kaluarën “demokratike” shqiptare, prepotencën, interesat personale, individualitetin politik etj.

Po SHBA ? fitoi një popull më dashamirës, më të burrëruar, më edërrues drejt saj me më shumë dinjitet. Shqiptarët janë të dashuruar me SHBA, miqësia është afagjatë dhe jo “mujore”, ata kanë qënë, janë dhe do të jenë aleat strategjik për RSH.

Edi Rama mundi t’u japë mesazhin aleatëve tanë strategjik se RSH ka vullnetin e mirë por nuk plotëson standardin e kërkuar për pritjen, demontimin dhe ruajtjen e këtyre armëve, nuk ka zona të lira për hapësirën e kërkuar, për më tepër kemi tejngopje të ambientit me atë çfarë kemi bërë deri tani. Në këtë rast RSH e ka fituar tashmë sinqeritetin dhe respektin e tyre. RSH, në mënyrën më rigoroze i ka plotësuar kontributet në kuadër të Nato_s duke shtuar dhe ato në BE.

 Shqipëria duhet të punojë për një plan veprimi për të marrë një pozicion të ri dominues, të favorshëm gjeostrategjik në rajon, me çmimin “Nobel” që tashmë e kemi marrë pikërisht për natyrën e bukur, kushtet klimaterike, me diversitetin e terrenit, me detet, liqenet, lumenjtë, kështjellat e bukura, duke i shtuar mikpritjes shqiptare që do të thithin turrizmin si lëndën e parë strategjike për zhvillimin ekonomik të RSH, të cilat kanë marrë kohët e fundit rrugën e shpresuar. Shtypi elitar botëror ka bërë komente dhe vlerësime të shumta për këto armë, gjë që memoria e njerëzve nuk do të humbasë lehtë opinionin se ky vend është i kontaminuar; edhe ky do të ishte një rrezik që duhet vlerësuar.

RSH i duhet e ardhmja e pastër, territori i së cilës ka filluar të pastrohet dhe të ecë.

 

********************************************

 

Filed Under: Featured Tagged With: apo humbem, Fituam, per armet kimike, Zaim Kuci

ANXHELA R. PEZA, POETJA DHE PSIKOLOGIA

November 16, 2013 by dgreca

Anxhela  R.Peza është poete, shkrimtare dhe psikologe, me buzëqeshjen sekrete ndër buzë dhe përvetë karrierën e saj që ajo po ndërton,  është bërë tashmë një nga më të njohurat  në udhën e bukur  të përpjekjeve, të cilat burojnë prej mendimit artistik, letrar, psikik e filozofik,  për të fuqizuar dhe identifikuar talentet e reja të artit e letërsisë  bashkëkohore  në botën shqiptare.Sot për sot shkrimtaren e re dhe psikologen Anxela R.Peza  e shohim me një  ritëm mbresëlënës, që  të  jep ndjesinë e një  procesi poetik , në prozë dhe publicistikë, por edhe në rolin e këshillueses mediatike në psikollogji. Është  autore e librave me poezi ” Verbëri Kotësie” 2009 dhe ” Zemër me Kock” 2013. Në process botimi  ka  romanin “Monolog Neuroze”. Prej 2 vite e gjysëm njihet në media si psikologe këshillimi dhe si shkrimtare. Me detyrimin  ndaj audiencës së lexuesve, Anxhela, nuk i shet librat e saj, ajo vetëm jau  dhuron institucioneve sociale dhe pikërisht  më  1 qershor të këtij viti i ka dhuruar fëmijëve të ngujuar dhe jetimë, 100 libra. Së  shpejti ajo do të jetë pjesëmarrëse në  dy konkurse për poezinë,  një në Trieste dhe një në Sarajevë.Në këtë intervistë Anxhela shpalos ëndrrën dhe pasionin e saj për letërsinë, për poezinë e prozën, dhe lidhjen mes psikikes, artistikes e filozofikes.

 NGA RAIMONDA MOISIU/

 -Kam lexuar mbresa, mendime, komente të shumta për krijimtarinë tuaj, veçmas për librin tuaj të parë me poezi, me titull “Verbëri kotësie”. Si jeni ndjerë rreth këtyre vlerësimeve? Cfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull?

Librin e parë e kam shkruar për t’ja bërë dhuratë familjes time, pasi ata investonin për arsimimin tim. Asaj kohe si 18 vjeçare mendova që talentin e spikatur nga 8-vjeçarja dhe gjimnazi ta shfrytëzoja në formë dhurate për ata. Komentet kanë qënë të shumta pasi ai libër u pasua nga tjetri pas 5 viteve. Madje disa komente i ruaj ende, janë të shkrimtarëve, të poetëve, kritikëve letrarë, pedagogëve, të afërmve të mi, njerëzve të thjeshtë, librarive, mediave të ndryshme etj. Kuptova në një mënyrë më serioze se talenti im ishte i dukshëm. Por duke studiuar psikologji më vuri në dyzim fakti se  ishte vërtetë talent apo frymëzim i moshës siç ndodh zakonisht. Për të diferencuar këtë gjë, e lashë veten të rrija disa kohë, të cilën e pëcolla duke shkruar gjithmonë pafund kudo dhe ngado. Jam fanatike për titujt, më të bukur dua të jenë ata sesa vetë poezia. “Verbëri Kotësie” është mesazh për njeriun i cili përpiqet aq shumë në jetën e tij, por e gjithë magjia qëndron tek liria që ka. Duke paur lirinë s’ka as pse të fustrohet, të ndrydhet, të ndjeki norma, tabu, zakone pa dashur, është i lirë, lumturia aty ndodhet.

 -Cilat kanë qënë përfytyrimet më të herëshme se një ditë do të bëheshit shkrimtare? Kush ka qënë dashuria tuaj e parë,?                                                                                                                          

  Mbase e kam ditur gjithmonë që do bëhem shkrimtare qysh në vegjëli. Ma kanë induktuar zyshat gjithmonë, “do bëhesh shkrimtare, se shkruan shumë bukur” krijoja vazhdimisht vjersha, shkruaja ese paksa filozofike në përputhje më moshën. Vendimin e prerë e kam marrë pasi krijova poezinë “Injoranti”. Dashuria imë e parë është dhe do mbetët poezia, nuk do isha unë nëse nuk do e shkruaja atë gjithkund.

 -Kush ka ndikuar në mënyrë të vecantë që ju ka frymëzuar apo inkurajuar për të shkruar një poezi?

Askush s’më ka inkurajuar, ajo është diçka e cila buron nga një vend që as unë nuk e di. Shkrimtarët shpesh thonë nga shpirti, por jo çdo shpirt prodhon. Qëndron përtej të panjohshmes burimi i saj. Kthjellohem pasi e kam shkruar poezinë aty e kutpoj se çfarë kam bërë.

-Cilat janë shprehitë tuaja kur  shkruani një poezi, tregim apo  meditim… . Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi?

Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje. Qetësi, verë të kuqe, muzikë smooth jazz, Ëaldack,Yann Tieresen, Yiruma, të gjitha meloditë e pianos, i adhuroj më akomodojnë për të shkruar.             Këto janë kushte që i krijoj unë vetes kur e marrë me të mira. Realisht unë shkruaj ku të jetë, ku të vijë. Zgjohem në mes të natës e hedh diçka mbi letren që qëndron në talovilnë, në faturën e kafesë, duke pritur në takim, madje edhe kur bisedoj me ndonjë person e lë pauz 3 -4 minuta.

-Cfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?

Gjithsecili nga ne nuk i shpëton dot gjenetikës se tij. Por mjedisi luan një rol mëse të rëndësishëm në jetën e njeriut. Pa pasur ngacmim nga shqisat e mia s’do mundja dot.               Çdo fjalë që më prek qënien, çdo fije bari e deri tek zogu lart në qiell shëndronhet në muzë. Shkrimtari e njeh dashurinë e zemrës dhe falë kësaj ai ka muza plot.

-Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia apo  njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj?

Për ti dhenë dhe një përgjigje më të detajuar pyetjes më lartë, mamaja ime dhe dashuria parë kanë luajtur një rol të madh në frymëzimin tim. Pastaj gjithshka tjetër më ka ndihmuar në frumëzim, romanet, fshati, kështjellat, deti, mali, gjyshërisht në përgjithësi, pikturat e femrave nudo, skulpturat e 1700, qoftë dhe milingona me thërrime buke sipër më jep frymëzim. Edhe një bisedë me një të panjohur lë mbresa më shumë se të veçanta.

-Ju jeni poete. Dhjetra vargje  poetike dhe poezi të përmbledhura në vëllimin  poetik botuar këtë vit “Zemër me Kock”. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional, nivel e cilësi artistike- letrare?

Nëpër shkrime të poezisë e kam quajtur atë të “dashurin tim të parë”. Të them se unë përkushtohem shumë në poezi s’mund ta them këtë gjë, pasi ajo qëndron brenda meje, kur do të dalë jashtë meje vjen në formë shkrimi në letër. Nuk e kam imponuar ndonjherë veten që të ulem e të shkruaj poezi. Ajo kur qëndron brenda teje, nuk e  zgjedh momentin se kur do të dalë. Libri me poezi “Zemër me Kockë” erdhi bashkë me vendoshmërinë se un s’do ndahem më prej shkrimeve. Do vazhdoj ta bëj publike poezine time apo romane qofshin. Kam zgjedhur pikërisht këtë titull duke e njohur më mirë qënien njerzore nëpërmjet profesionit që ushtroj, jo gjithkush ka një zemër me tul, ku mbart vlera njerzore, norma, mirësi, dashuri, e drejtësi mbi të gjitha, e pra ka dhe nga ata që e kanë me kock ku e rëndësishme është qëllimi s’ka shumë rëndësi mënyra.

-Kur shkruani  cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio,  në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Gjithkund ashtu siç u shpreva dhe më lart, në çdo vend nëse ndjej se duhet të hedh diçka në letër, e bëj. Çantës sime nuk i mungon ndonjëherë letra dhe lapsi, e po nuk pati gjej mjete rrethanore për të shkruar dicka.

 -Ju ndjek vazhdimisht  në krijimtarinë tuaj, duke qënë kështu një lexuese e rregullt.                   Kam lexuar disa fragmente nga romani juaj në botim “ Monolog neuroze”. Në prozën tuaj ka mall, protestë, revoltë, dhimbje, psikikja me shpirtin artistik, dashuri, mesazh tolerance e paqe, ton qytetar e intelektual … A keni ndonjë ndjesi të vecantë që ju e shfaqni nëpërmjet artit të të shkruarit..?

I gjithë romani flet për psikologjinë e një femre adulte ku shpeshherë e vë në paralel ish- dashurinë e saj me dashurinë e një vajze adoleshente. Një cop dashurie e ndjerë ndryshe vjen në formë neuroze, tek shpreh se dashuria është e pafund e ndjesia e njeriut ndryshon nga gjithkush tjetër. Edhe pse historitë tona ngjajnë me tregimet e të tjerëve. Tregon se dashuritë kanë fytyra të ndryshme, dhe ti gjatë jetës mund të shikosh dhe provosh mbase disa prej tyre dhe mund të arrij faza që shikon se kush të ka pëlqyer më shumë e kush ka qënë më me rëndësi për ty. Shekuj më parë dashuria e madhe e fortë e kanë quajtur dhe sëmundje sa e vertëtë është ende kjo nëpërmjet fjalëve urbane të njerzve, kjo ende s’dihet duhet provuar dashuria dhe të flasësh për të. Unë mbetëm ende partizane e fjalës që të dashurosh është një luks që jo gjithkush mund ta ketë.

-Ju jeni psikologe këshillimi në media. A ka lidhje psikologjia me letërsinë? Si ja dilni ta shfaqni atë nëpërmjet artit të të shkruarit? Cila është lidhja mes gazetarisë e letërsisë?

Vërtetë kam më shumë se dy vjet tashmë që jam pjesë e pandashmë e medias si psikologe dhe shkrimtare. Të dyja kanë lidhje, çdo shkrimtar është pak psikolog, për të mund të përcjellë personazhin e tij më së miri. Mendoj se e kam të pashmangëshme të shkruaj mbi piskologjinë e njeriut. Gazetaria me letërsinë kanë lidhje të tjera, në rolin gazetaresk unë nuk hyj shumë pasi figura ime publike televizive vjen si specialiste e psikologut më së shumti, e më pas si shkrimtare.

 – Pra,  sfida për të shkruar një roman qëndron në   përballjen me ndërtimin e strukturës së tij,   duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. E paraqisni personazhin nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën apo anasjelltas?

Romanin tim të parë e kam shkruar gjatë periudhës që kam qënë në Firenze të Italisë.                   Por nuk kam vendosur ende ta botoj. Monolog Neuroze është i treti në numër. E dua më fort           se dy të parët ndaj dhe dua ta sjell tek lexuesit. Kjo mund të vijë dhe si një shtysë e madhe nga pasja e shumë klienteve adoleshente që mbartin probleme emocionale mbi dashurinë. Libri ka vetëm një personazh. Dedikimi vjen për të gjitha ato femra që një herë në jetë janë ndjerë të tilla.

 -Kush apo cfarë ka qënë ndikimi  juaj më i madh si poete, romanciere apo psikologe? Cilat janë sfidat më të mëdha për ju në lëvizjen feministe si autore?

Ndikimi si poete ka qënë vet vetja ime. Ajo më shtyn vazhdimisht të shkoj drejt letrave të prodhoj është më e fortë se unë. Një poezi është një roman i tërë. Për të qënë psikologe e kam dëshiruar që 16 vjeç shumë herët e çdo herë e më shumë e kultivoja veten për të qënë e tillë në të ardhmën. Pa këto të dyja s’do isha unë. Lëvizjen fëmisniste e shikoj brenda të dy profesioneve. Si shkrimtare përcillet gjithshka emancipim, revolt, sfidohet nepërmjet risisë që ajo sjell krijimi yt, emri i madh të qëndrojë mbi një femër jo gjithnjë në meshkuj. Por botës i duhen dhe disa dekada të lindi një Shekspir femër. Si psikologe çdo femër që ulet përball meje rimëkëmbien e indentitetit të saj, të buzëqeshjes, të guximit.

 -Keni qënë e sukseshme vitet e fundit si shkrimtare dhe psikologe në media duke gëzuar kështu edhe admirimin nga lexuesit e shumtë? A jeni habitur  kur ju kanë vlerësuar? Si ju bën të ndiheni kjo gjë si autore femër?

Normalisht shumë mirë. Vlersimi është domethënës se tregon për mënyrën se si përcillesh në publik, tek lexuesi, modeli që përcjell gjithshka ka rëndësinë e saj. Rrethimi me dashuri dhe pozitivitet të jep kurajo që mos të zhgenjesh asnjë më pas. Megjithatë unë jam një natyrë kritike e pandreqshme.

 -A do ta keni të vështirë të shkruani një romancë dashurie rreth jetës intime të një vajze?

Jo aspak, përkundrazi do më pëlqente, do vazhdoj të shkruaj për të. Sa me shumë kalojnë vite tek unë aq më shumë bindem se nuk dua të heq dorë nga vetja. Të qënit unë. Pa tërhequr zvarrë paragjykimet, e fisit, lagjes, komunitetit, vendit që jetoj. S’dua ta llogaris këto kur shkruaj. Shkrimet janë bota ime virgjër, e pastër e sinqertë. Nëpërmjet empatisë unë mund të jem çdo lloj personazhi dhe të kem çdo profesion të kësaj bote. Një njeri nëse nuk ka një mëndje të lirë, një jetë me veprime të lira, edhe shkrimi dhëmb.

 -Kur ktheni kokën pas si e shikoni krijimtrainë tuaj gjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivat interesante për të ardhmen?

Krijimet gjatë viteve tregojnë shumë gjëra. Nëpërmjet tyre njoh akoma më mirë veten, zbuloj gjëra që mbase se dija që i mbartja. Në momentin që krijimet pubikohen ato nuk janë më të miat, janë të lexuesit. Objektivat janë të shumta, shkollimi i mëtejshëm, krijime jashtë vendit, do vazhdoj të bëj karrierë, do e rris më shumë emrin tim.

Cfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve që janë duke e lexuar këtë intervistë?

Lexuesve, ti largohen teknologjive e ti rikthehen librave. Ndërsa kolegëve i them se puna dhe dashuria ndahen me milimetra nga njera – tjetra, por për punën do thoja që është një sfidë në vazhdim, e që të frymosh sipër ujit duhet vullnet.

-Dhjetra e dhjetra vargje poetike dhe fragmente për femrën e dashurinë…Cfarë është dashuria për ju? Kur një vajzë e re  e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?

Dashuri do të thotë të duash tjetrin më shumë se veten. Të qëndrojë tjeri përpara gjithshkaje, mohimi i vetes. Një vajzë e re e ndjen kur është e dashuruar kur figura e tij pulson si pulsi i dorës në zemrën e saj. Dashurinë në krijmatrinë time do e reflektoj në format e pafundme të saj. Pa krusyer asgjë. Nëse jeta s’do kishte dashuri, do kishte robotë.

 – Pse shkruan Anxhela  dhe cfarë simbolizon emri tuaj? Kush ia u ka vënë këtë emër?

O sa pyetje e bukur kjo. (qesh) Asaj kohe nuk shiheshe ende gjinia e foshnjeve. Dhe kur ime më ishte 4 muajshe shtatzanë, im atë shikon një ënderr ku i thonë që ti do lindësh një vajzë me emrin Anxhela. Që do të thotë ëngjell, unë isha ëngjëlli parë për prindërit e mi. Kjo mistika e vënies së emrit nga një ëndërr mbase rezervon gjëra të mira për mua.

 -Si jeni ndier përballë botës së frikëshme  të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit maskilist? Cfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale”?

Në fillim e dobët besoj, sepse është ndryshe ta dëgjosh e ndryshe ta provosh, jam frikësuar, jam rrëzuar, jam ngritur. Ende kam frikë kam të gjitha këto. Qëndroj në mesin e tyre për t’ju bërë ballë asgjë nuk është e pasfidueshme përveç vdekjes. Me fjalët vetgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale kuptoj atë që më dhemb më shumë nga vendi im. Më gjymton mentaliteti, pargjykimi, çdo gjë e cila nuk mbart gjërat e mia. Injoranca është një kategori që mua më nervozon më irriton së brendëshmi, arroganca, nëna që edukojnë djem maskilist, vajza materialiste, është për të ardhur keq realisht. Ne shpesherë rrim dhe përshtatemi me disa gjëra që na lëndojnë, na ndrydhin për të mos qënë më ne.

 -Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë? Cfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?

Aktualisht do marrë pjesë në dy konkurse një në Triestë të Italisë dhe një në Sarajevë të Bosnjes. Nuk do flas shumë për në një tjëtër moment do ishte më mirë.

-Autorët tuaj më të preferuar…

Uuu sa shumë ka, Migjeni,Ismail Kadare, Dritero Agolli, Vicotor Consinaj, Entela Safeti Kasi, Mimoza Ahmeti, Honore de Balzak, Albet Kamy, Kafka, Leon Tolstoi, Dostojevski, Aleksander Dymas, MIhal Lermontov, Dino Buxati, Gustav Folber, Frederiko Grazia Lorka, Paolo Cohelo, Remark, Xhon Gollsuorth………e shumë e shumë. Çdo gjë që lexoj më pëlqen, se hedh dot poshtë.

 -Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë?

Nuk më hasin shpesh sytë e veshët për kritikën letrare. E cunguar shumë, ka nevojë dhe vetë publiku televiziv apo lexues të dijë të diferencojë e të zgjedhe se kush duhet të lexohet.

 Mesazhi tuaj për talentet e reja, por edhe  për shkrimtaret femra në përgjithësi.

Intervistoi:Raimonda Moisiu

Çdo talenti të ri i uroj suksese në rrugëtimin e krijimeve. Uroj një tjetër Kadare, një tjetër Agoll, një tjetër emër që shëtit botën e bëhet krenaria vendit.

Filed Under: Interviste Tagged With: Anxhela Peza, poetja dhe psikologia, Ramionda Moisiu

PETRO MARKO; SHKRIMTARI MODERN NË DIKTATURËN KOMUNISTE…

November 16, 2013 by dgreca

(Në kuadër të 100 vjetorit të lindjes: 25 nëntor 1913 – 25 nëntor 2013)/

Shkruan:ZYBA HYSEN HYSA/

Po të lexoje dikur librat e Petro Markos pa kapakë, pra, të mos e dije se janë të tij, do mendoje se ishte një shkrimtar i huaj, kjo jo për faktin se nuk trajtonte tema shqiptare, por ai kishte një stil jashtëzakonisht të ndryshëm nga të gjithë shkrimtarët e kohës, një stil që unë e admiroja pafundësisht. Për mua, si vajzë e re për atë kohë që zhytesha në lexime pafund, i vetmi dhe i vetmi shkrimtar shqiptar që lexoja me ëndje dhe që e kërkoja me ngulm, ka qenë Petro Marko.

Nëse Lasgush Poradecin mund ta quajmë përfaqësues të poezisë moderne, Petro Markos i shtohet edhe të qenit përfaqësues i denjë i prozës moderne shqiptare.

Të kesh frymë moderniste në poezi, prozë, pikturë, muzikë… do të thotë që në radhë të parë të jesh me pikëpamje moderne, shkurt duhet të jesh modern, edhe më shkurt: të jesh krejtësisht natyral, të jesh vetvetja e kush ishte  kështu, mbeti kështu, sepse nuk mund të ishte ndryshe.

Krijuesit i dallon jo thjesht emiri, se emrin ia vendosin pasi lind, por shpirti i tyre, i cili pulson që në embrion,  në mitrën e nënës,  se një njeri me prejardhje fisnike, kurrë nuk mund ta shesë shpirtin, se të shkruash me direktiva, do të thotë të shkruash me logjikë të ftohtë, pa e distiluar në shpirt, do të thotë të shkruash për të lartësuar emrin duke shitur shpirtin.

Nuk më kujtohet se në cilën gazetë ishte një thënie për komente (në internet), ku afërsisht shtrohej pyetja, se a mund të krijojnë letërsi moderne, shkrimtarët e letërsisë së realizmit socialist dhe unë kam dhënë një përgjigje, afërsisht kështu (nuk më kujtohet fjalë për fjalë), se ata që shkruan letërsinë e realizmit socialist, ishin të tillë që e shkruan, pra nuk kishin pikëpamje moderne, nuk kishin prejardhje fisnike e për pasojë ata u kthyen në një farë mënyre diktatorët e shpirtit tyre dhe fshirësit të emrave të krijuesve që nuk mundeshin të ishin ndryshe e nuk mund të shkruanin ndryshe, që nuk mund të shkelnin mbi shpirtin e tyre fisnik. Nuk po më kujtohet, se ku e kam shkruar këtë: “Emrat e krijuesve të realizmit socialist u lartësuan duke ngrënë shpirtin e vet dhe “mishin” e shokëve.”

Petro Marko, më shumë i ndaluar, se i lejuar, është një emër që u lartësua duke u përplasur me portën e hekurt të diktaturës komuniste e pse ai ka qenë një luftëtar i lirisë…. Ai u lartësua duke u ngjitur drejt majës me këmbë e duar, i sfilitur, i përgjakur, por i papërlyer, i pastër si uji i detit në Dhërmiun e vendlindjes së tij. Oh, që pena ime nuk mund ta shprehë atë që unë kam në shpirt për Petro Markon, për një autor që kurrë nuk e kam njohur personalisht, por sigurisht unë kam qenë me të e ai ka qenë me mua, ne kemi qenë të dy në vallëzimin e muzës së pastër ashtu siç na e dërgonte Zoti, ne kemi qenë të dy mes gurëve të mullirit të diktaturës komuniste që u bluam për shumë kohë, por na bëri mirë, se ruajtëm shpirtin të pastër, se nuk është krijuar deri më sot ndonjë instrument që të vrasë shpirtin po nuk e dorëzove vetë atë, apo, po nuk e mori vetë Zoti që na e ka dhënë e krijuesit e realizmit socialist duhen mëshiruar, se dorëzuan gjënë më të shtrenjtë që ka njeriu, shpirtin, dhe, duke mbetur pa shpirt, u shndërruan në makineri “moderne” në shërbim të diktaturës. Oh, që edhe për këta nuk ka forcë pena ime të përshkruajë errësirën që pushtoi zemrën e tyre dhe egërsinë egoiste, saqë ishin gati të firmosnin vdekjen e poetëve, burgosjen, persekutimin, internimin… e krijuesve fisnikë dhe natyralë po u them, se as ata nuk e dinin se ishin modernë, ata ishin vetvetja, por përsëri them që pena ime nuk ka forcë të përshkruajë dhimbjen dhe keqardhjen për ta që u detyruan me dhunë të ndryshonin, të shërbenin, se të shërbeje diktaturës, do të thoshte, të vrisje pa mëshirë shpirtrat e lirë të krijuesve. Zoti i ndihmoftë për t’u falur mëkatet, se edhe oqeani të kthehet ujë i bekuar, nuk ua lanë dot krimet në diktaturë. “Njeriu që përulet përpara radhës së fetisheve pompozë arrin të bëjë karrierë në botën konvencionale, së cilës i sakrifikon personalitetin e tij, gjen atë që meriton… Duke u tallur me ta, njeriu i lirë është një zotni natyror i të gjithë shërbëtorëve që e adhurojnë. Duke respektuar virtytin dhe meritën më parë, se radhën dhe influencën, të rinjtë do të mësojnë të shpëtojnë nga robëria morale, duke u emancipuar drejt forcimit për të qëndruar në këmbë mbi këmbët e tyre….” (Isuf Luzaj)

Shkrimtari, poeti, piktori, muzikanti… në kohën e muzës nuk mendon sa i madh do të bëhet, sa vlera do të ketë krijimi i tij, ai nxiton me vrapin e erës për të nxjerrë atë çka shpirti s’mund ta mbajë më brenda vetes, ai shpëton nga ngarkesa që i ve Zoti për ta shkarkuar në fletë, mbi telajo, në pentagrame… që njerëzia të ketë mundësi të fitojë sa më shumë kënaqësi hyjnore…  për t’u bërë sa më shumë njerëz…

Ja… i madhi Petro Marko, biri i Dhërmiut hyjnor, ku zoti duhet të ketë qenë në muzë kur e krijoi… Fatlumë janë ata që kanë pasur fatin të lindin aty, të rriten nën muzikalitetin e puthjeve të valëve mbi breg, apo me atë Shshshshshsh… si një fishkëllimë gjarpër shullëri të ujëdetit në ranishtën rruzare si dhe në bubullimat e stuhive të dallgëve mbi shkëmbinj… e, një ndër këta fatlumë, ishte Petro Marko, modeli i Dhërmiut për bukuri trupore dhe shpirtërore, ku valët ledhatuese të muzës e përkëdhelën gjithë jetën e dallgët e stuhive diktatoriale e përplasën pa mëshirë, por ai ishte shkëmb Dhërmiu, ku shekujt e kanë goditur me dallgët antishqiptare, ai mbetet lapidar mbi breg për të treguar vitalitetin shqiptar dhe forcën e një shpirti fisnik.

Këto fjalë shpirti që hedh në letër për një martir, siç ka qenë Petro Marko, e kanë marrë udhën që në vitet e hershme, kur s’isha e zonja të përcaktoj e të vlerësoj krijimtarinë e autorëve, atëherë kur unë isha një vajzë e thjeshtë që nuk njoha lodra femërie si gjithë tjerët, por dilja poshtë shtëpisë lexoja e lexoja pafundësisht “Lulja dhe Shega”, “Kozeta” “Ariu gjeti një llullë”… dhe më pas në rininë e hershme të parin roman, kam lexuar “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit, mund të kem lexuar edhe tjerë, por ky më ka mbetur në mend dhe ai që më nguli në vend për ta lexuar me një frymë, ishte “Hasta la Vista”, ku personazhet kryesorë, Anita me Gorin, u skalitën në zemrën time si Romeo dhe Zhuljeta në tragjedinë me të njëjtën titull të Villiam Shekspir, këtë e ka bërë dora e Petro Markos, me një krijimtari krejtësisht natyrale e pa futur në turbinat e shtetit.

Duke qenë vetvetja, edhe pse kërkojnë të jenë pak të përshtatshëm, sidomos atëherë kur të kërcënohet jeta, përsëri ai nuk mund të dalë nga vetja. Kështu pas një kritike dhe ndalimi ai mendon “të ndryshojë” dhe dërgoi për botim romanin “Çuka e shtegtarit” por përsëri u ndalua e për herë të parë ai nuk u hidhërua, se e kuptoi që askush nuk mund t’i ndryshonte shpirtin.

Poeti dhe shkrimtari gjithë jetën bën intervistë me veten dhe po të kishte ndonjë “cip” të vendosur në trurin e tij, do kuptonim se sa të shqetësuar janë dhe është e çuditshme, se asnjëherë nuk shqetësohet për vete. “O njerëz, u vjen ndopak keq për poetin/ Që gjumin vret për hallet e tua…?/ Shqetësohuni  për të/ Për hallet e tij/ Askush s’u zgjua…!”

Kjo është e vërteta e krijuesve, e poetëve… të cilët janë vërtet poetë e vërtet njerëz me shpirt të madh, me një shpirt që nxë gjithë hallet e popullit, me një shpirt aq sa të brishtë dhe naiv, po aq i hekurt dhe “rebel” ndaj padrejtësive. “Përse më përzgjodhi zoti poete?/ Të përballoj dhembjen që ndjej në shpirt/ Gjithë dhembjet e njerëzve i thith me etje/ Në vargje poezie  ua kthej në dritë…”

Dhe Petro Marko, jo vetëm e imagjinonte intervistën me veten, ai i hidhte në letër që brezat të merrnin në dorë librin nga më të arrirët e kohëve “Intervistë me Vetveten” , intervistë që njeriu e bën për të shkarkuar peshën e rëndë të dhembjeve të popullit të tij, të krahinës së tij, ku dhe gurët e drurët kanë folur shqip, dhe valët e detit këndojnë labçe, dhe plisat po ti shtrydhësh kullojnë gjakun e të parëve për liri…

Vrasja më e dhimbshme për një krijues është ta ndalosh të shkruajë, të derdhë atë që i vlon në shpirt, se atëherë ai kthehet në një vullkan që ndizet nga brenda dhe llava përplaset në muret e shpirtit e kthehet përsëri në shkulin e pandalshëm të muzës, por a ka më të tmerrshme se t’i fikësh gazin e librit, gaz që ngjason me kënaqësinë e nënë pas lindjes që merr foshnjën në prehër? Unë që jam nënë dhe shkrimtare që i kam përjetuar edhe ndalimin, edhe lindjen, edhe gazin e librit, nuk jam në gjendje ta përshkruaj lumturinë e krijuesit kur merr në dorë librin e tij pasi del nga botimi e kush mund ta mendojë helmin e rrëmbimit të këtij gazi prej ndalimit pa mëshirë nga ata që kishin rritur shtatin e karrierës së tyre me frymën e “shenjtë” të Partisë, ashtu siç e rrëmben vdekja foshnjën nënës lehone. Këto ka përjetuar Petro Marko pas botimit të librit “Një emër në katër rrugë”, ku e lejuan të botohej dhe në mes të gazit familjar, u ndalua me urdhër nga… bile u vendos që të paguheshin dhe shpenzimet e Shtëpisë Botuese, për të cilën iu desh të shiste sendet e çmuara të familjes. Më pas u përjashtua dhe nga Lidhja e Shkrimtarëve.

Me Petro Markon është lozur si macja me miun, ku e lejonin të botonte, ku e bllokonin e kjo u bë e zakonshme për krijimtarinë e tij dhe jeta e tij u përfshi nga një klimë e paqëndrueshme, ku sapo nxirrte kokën dielli, fillonin vetëtimat dhe bubullimat me rrebesh dhe stuhi, të cilat e mësuan me durimin e së keqes, por kurrë nuk i vranë shpirtin e pushtuar me dëshirë për të shkruar.

Petro Marko, mbetet shkrimtari modern i kohës diktatoriale, vepra e tij do jetë vepër për gjithë brezat që do vijnë, se kurrë nuk u bë shërbëtore e politikave, por misionare e popullit për ta parë jetën ashtu siç na vjen, krejt natyrale, siç edhe vinte gjithë krijimtaria e tij në natyralizmin e vet.

Petro Marko, autor i rreth 20 veprave dhe me tituj mirënjohje si: “Mjeshtër i Madh i Punës”, “Penda e Artë”, “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe urdhri “Nder i Kombit”, mbetet një luftëtar i paepur i lirisë dhe një figurë e rëndësishme për letërsinë shqiptare dhe një shëmbëlltyrë e qëndresës përballë diktaturës komuniste, ai ishte modern, se s’mund të ishte ndryshe, se ishte vetvetja.

E paharruar qoftë jeta dhe vepra e tij!

 

Filed Under: Featured Tagged With: Petro Marko, Zyba Hysa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT