• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2013

Shenime nga Panairi i 16-te i Librit”Tirana -2013”

November 14, 2013 by dgreca

Nga Prof. Murat Gecaj/

                                         1

Siç është bërë e ditur, në Pallatin e Kongreseve të kryeqytetit Tiranë, dje u çel Panairi i 16-të i Librit, “Tirana-2013”. Në ceremomninë e rastit morën pjersë mjaft shtëpi botuese dhe autorë, shkrimtarë, poetë, studiues, përkthyes e publicistë etj., si dhe personalitete zyrtare e përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë. Në  fjalët e mbajtura, nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë e të tjerë, u nënvizua fakti se ka një ulje të botimeve të reja, në krahasim me një vit më parë. Pra, ndërsa vjet u paraqitën 2.866 tituj librash të rinj, sivjet ky numër ka rënë në 1.086?! U tha se, shkak kryesor për këtë gjë, është ulja e nivelit ekonomik të autorëve të ndryshëm. Po kështu, u tërhoq vëmendja edhe për çështjen e piraterisë dhe të mbrojtjes së pronësisë intelektuale etj.

Në këtë Panair, sivjet marrin pjesë rreth 95 ekspozues, nga të cilët 30 nga jashtë vendit, pra nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Parashikohet që këto ditë të organizohen afër 100 veprimtari dhe 60 përurime librash të rinj etj.

                                                2.

Sot paradite, kur ishte dita e dytë e këtij Panairi, bashkë me autorin e njohur të disa librave e të fjalorëve dygjuhësh dhe veprimtarin e dalluar për çështjen kombëtare shqiptare, i cili jeton prej afër 50 vjetësh në Suedi, Sadulla Zendelin-Daja, u nisëm për ta parë atë dhe për të marrë pjesë në përurimin e disa librave të rinj. Ndërkaq, ne u përfshimë me masën e madhe të demonstruesve të kryeqytetit, shumica prej të cilëve ishin studentë e nxënës, të cilët protestuan me vendosmëri kundër ardhjes për shkatërrim, në Shqipëri, të armëve kimike, nga Siria. Me parulla të shumta ndër duar, ata u ndalën, duke thirrur njëzëri “Jo, jo, jo!”, si para Kuvendit të Shqipërisë, ndërtesës së Kryeministrisë dhe përballë selisë së Presidentit të Republikës. Ky i fundit, priti në një takim të veçantë disa prej tyre dhe premtoi se ai, si kryetar i Shtetit Shqiptar, do të jetë kurdoherë në mbrojtje vetëm të interesave më të larta të rinisë dhe  tërë popullit shqiptar.

Ndërsa atmosfera e këtyre protestave ishte e pandërprerë, në Bulevardin qendror të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit’, ne hymë në mjediset e Panairit të 16-të Librit, ku gjithashtu kishte një gjallëri të veçantë dhe pjesëmarrje të lexuesve të moshave të ndryshme, sidomos nga moshat e reja.

                                    3.

Pasi pamë stendat e disa shtëpive botuese, si nga Shqipëria, por dhe Kosova e Maqedonia, bashkë me Dajën, kolegët Kujtim Dashi e Hatixhe Lushi etj., morëm pjesë në përurimet e planifikuara nga Shtëpia e njohur Botuese “Toena”, e cila drejtohet nga znj.Irena Toçi. Aty ishin pjesëmarrës e u takuam edhe me kritikun e njohur Ali Aliu, studiuesin e pasionuar arbëresh, prof. Matteo Mandala e të tjerë.

Përurimi i parë ishte ai për librin e  Durim Taçes, “Shtatë rrëfime, një vaki”, rreth të cilit u dhanë mendime nga disa veta dhe në fund foli autori. Më tej, shkrimtari i njohur dhe i suksesshëm, Fatos Kongoli  përuroi librin e tij të ri, “Njeriu me fat”. Me inters u ndoqën edhe përurimet e librave tjerë, nga Silvana Berki, “Më jep vetëm 15 ditë” dhe, pasdite, nga Besnik Mustafaj, “Autoportret me teleskop”.Në vazhdimësi, pritet që nesër, vetëm nga kjo shtëpi botuese, të organizohet përurimi i dy librave të përkthyera: “Ushtarë të Salaminës”(autor  Javier Cercas) e “Antenat e epokës sime” (autor Anteos Hristostamidhis) dhe “Pendimi i Mihal Zolait” (autore Griselda Qosja). Ndërsa Sadulla Zendeli-Daja do të përurojë një libër me poezi, kur është në pritje që t’i dalë nga shtypi fjalori i tij voluminoz, me 1.600 faqe, shqip-suedisht.  Gjithashtu, libër të ri do të përurojë autorja Rina Cakrani (Rrufepritësi”).

Ditën e shtunë, në sallën ovale të Panairit të 16-të të Librit, “Tirana-2013”, do të organizohet shpërndarja e çmimeve për autorët fitues. Ndërsa ditën e diel në mbrëmje, pra më 17 nëntor 2013, do të jepet konferencë shtypi e organizatorëve për arritjet dhe çështjet, që dolën gjatë këtyre ditëve të kësaj feste së librit shqiptar.

Tiranë, 14 nëntor 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Murat Gecaj, Panairi 16, Tirana 2013

“A Thirst For Freedom “

November 14, 2013 by dgreca

By L. Zherka/ Yonkers/ NEw York

“A Thirst For Freedom ”

It was with a sense of pride that I was straddling my bike down East McLean Avenue last November 28th in 2012.  For I was seeing Albanian flags practically on every corner.  It wasn’t a coincidence either that I was also on my way to my parent’s home in Yonkers to celebrate the 100th Albanian Independence Day, or “Flag Day” as we call it.  When I informed my mom about what I had seen down this traditionally Irish neighborhood, poignantly she said that somehow felt the same way about President Obama winning the election.  Meaning, that there’s a fist time for everything.

Though year later I still remember how surprised I had been at the time. However, there is some prescedence.  Long ago Central European Balkanites helped settle the Green Isles, along with other migrating peoples. Which is probably why we share the tradition of the bag pipes, flute, frame drum, and even those “funny looking” kilts.  A lot of people also wonder what is the image that sits in the center of the Albanian flag.  In fact, the two headed eagle was a christian standard that was used over 500 years ago, and so it was used again in 1912 after the country again regained it’s independence.  Beaneath one Albanian flag blowing in the cold wind I remember seeing a man having a conversation in the familiar Irish baroque.  This too was heartening to me, since I grew up in New York City with so many Irish friends.  But also because through my blood coursed the knowledge that we are not so different.  Born in America I too have a thirst for freedom, and for a “cold one” every now and then.

Seriously though, I owe my thanks to the McLean Avenue Merchants Association and to Henry Dgonbalaj, the key member who is also of Albanian American descent and spirited the week long tribute to the thousands of Albanians who live in the area and call Yonkers “home”.  Also to Yonkers Mayor Mike Spano, who in the final hours provided the logistical support that was so crucially needed.  Henry is also responsible for helping to bring the new 911 Memorial to The City Of Yonkers.  The Memorial touchingly stands in Conner Park, located at the corner of McLean and Central Avenues; and directly across from Dgonbalaj’s real estate office which has been in the same location for over a decade.  Mr. Dgonbalaj joins an illustrious cadre of immigrant businessmen who have found success in this country.  Hereby proving for so many of us that this is still the land of opportunity. Which is why the American and Albanian flags were flown together.

Albanian Flag Day on McLean Avenue.  Photos taken by the author.

November 12, 2013,  Yonkers, New York/

Filed Under: Featured Tagged With: A Thirst, for Feedom, L Zherka

A ishte ky rasti i vetëm… në Kuvend!?

November 14, 2013 by dgreca

Nga Gani Qarri /

Ka kohë që përpjekja e një përfaqësueseje të “popullit” për mashtrim në Kuvend, është vënë në qendër të vëmendjes dhe diskutimit shoqëror.

Nga rastet e panumërta të njohura dhe të panjohura për opinionin për të cilat, thuaja se përditë flitet dhe shkruhet në media, shqiptari nuk di më se në ç’vend në mes të heroizmit dhe tradhtisë qëndrojnë aktet e tilla.

Shprehja e njohur se qëllimi justifikon mjetin, për akte si këto, vërtet është absurd në vete nëse edhe një deputete bie në pozita të tilla sa ta mashtrojë institucionin kryesor të vendit, për të vjedhë shtetin dhe dëmtuar buxhetin e vogël të tij.

Shembull më të keq nuk mund të jap një përfaqësuese e popullit, në asnjë mënyrë! Kurse, pamjet si këto janë një proces i dhimbshëm për të gjithë varfanjakët e shumtë të Kosovës të cilët bukur gjatë presin që në vend të hajnisë dhe mashtrimit, deputetët e këtij vendi më në fund të paraqiten me një ofertë më të ndershme për ta dhe fëmijët e tyre.

Korrupsioni, kjo sëmundje infektive, ka kohë që është bërë modë në Kosovë, kurse deputetët e saj thellojnë edhe më tepër klimën e frikës dhe mosbesimit tek të gjithë ata të cilët të paktën një herë në vit mendojnë se në duar të kujt kanë mbetur ligjet dhe institucionet e vendit.

Mjerisht, me gjeste si këto, ata nuk vjedhin vetëm mëditjet e pafituara, por edhe të ardhmen e shqiptarëve, duke shuar edhe atë pak fije shprese në sytë e tyre, të cilët të rënë në siklet, për vite të tëra, përfaqësuesit e tillë i shohin si mishërimi më i madh i së keqes në vend…

Kleptomania dhe mashtrimi në Parlament nuk janë akte revolucionare e as heroizma patriotikë, në të cilat përkundër të gjithave, ata përditë e më tepër, më kot përbetohen.

Sjellja si kjo, qoftë edhe vetëm e një personi, tradhton rëndë “përfaqësimin” zyrtar si deputete të cilin shihet qartë se pa të drejtë e mban. Ky akt nuk i përshtatet aspak institucionit ku keni zgjedhur të vidhni, kurse akti juaj është i dënueshëm dhe ofendim i rëndë për popullin dhe Kuvendin e Kosovës.

Para sa kohësh tregoi se di të ftojë me dëshirë kolegët serbë në Parlament, për të goditur deputetët e Vetëvendosjes duke hequr edhe këpucën për gjuajtje drejt tyre, kurse me provën për mashtrim dëshmoi se deputetët tanë janë të gatshme t’i mbushin grushtet dhe xhepat, sa herë u jepet mundësia për ta vjedhur këtë vend. A do koment një gjest i tillë i pamoralshëm?!

Ndaj, përpjekjet si kjo është e pamundur të kalohen pa ndëshkim nga ana e Kuvendit dhe moralisht është e palejueshme që të “zgjedhura” të tilla edhe në të ardhmen të mbeten deputete të këtij Parlamenti.

Për aq më keq, para këtyre provave, zëdhënësi i popullit nuk mund të flas më për ligj dhe ndershmëri. Ai ka rënë keq nga provimi dhe duhet të shkojë e tu lirojë rrugën të tjerëve, atyre burrave dhe grave të cilët prioritet kanë interesat e vendit dhe jo mirëqenien e tyre personale, mashtrimin dhe hajnin edhe në vendin i cili do duhej të konsiderohej tempull i shenjt për bërjen dhe respektimin e ligjit.

Shembuj si ky i kanë hequr këtij populli të pafat, tërë entuziazmin dhe patriotizmin, të cilit i vije sëmundja, varfëria dhe vdekja nga sy të tillë që shohin vetëm për vete, deputetë që shfrytëzojnë pozitën për mbushjen e pangopësisë së tyre duke vjedhë e mashtruar.

Siç është e njohur për të gjithë, për vite të tëra, qëllimi i bashkëkombësve, kudo, ishte çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb dhe krijimi i shtetit të tyre të lirë.

Por, të zhgënjyer nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe varfëria e skajshme,shkaktuar nga akte si këto e tjera edhe më të këqija, shqiptarët vërtetë nuk mund t’i bësh më fajtorë për asgje,madje as pse ata edhe sot e kësaj dite kërkojnë shpëtim nën çadra e ura të Evropës,duke marrë rrugë të vështira për të ikur sa më larg Atdheut të traumatizuar,dhe arratisur në një botë krejt tjetër, paksa më humane dhe njerëzore, atje ku  përfundimisht “të zgjedhur ” të tillë nuk kanë pushtet.

Gani Qarri    Cyrih, nëntor 2013

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Deputetja, Gani Qarri, Kuvendi i kosoves, mashtrim

Qytetarët Shqipëtarë Vendosin Kundër Armëve Kimike në Shqipëri, Paqësisht

November 14, 2013 by dgreca

Nga ALFONS RAKAJ/

Ditët e fundit opinioni publik në Shqipëri po zien. Mundësia e transferimit të armëve kimike të regjimit vrastar të Asadit në Shqipëri ka bërë që Shqipëtarët të ndjehen të ndikuar dhe ndijuar që të flasin. Pas prononcimit të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Kryeministrit Edi Rama që Shqipërisë i është këkruar ndihmë qytetarët kane dalur në shesh për ta bërë të qartë se ata janë kundër.

Në vitet e fundit kemi parë që sheshet e kryeqytetit të përjetojnë protesta të ndryshme. Herë për fushata elektorale, her për të kundërshtuar një vendim të caktuar siç ishte ndergjegjesimi kundër importit  të plehrave, kundër marrëveshjës së detit me Greqinë apo edhe manifestimeve për 100 vjetorin e themelimit të shtetit Shqipëtar. Por të gjitha këto kane një element të përbashkët që kjo protestë nuk e ka.

Ky ndryshim ka të bëjë me përfshirjen e politikës.Partial Socialiste që tani është në pushtet e ka qenë në zemër të organizimit të protestave të ndryshme vitet e fundit. Tani ajo është në pushtet dhe mbart përgjegjësinë për vendimin që do të merret, pavarsisht sesi do të jetë ai. Ky realitet e bën të pamundur që ajo të përfshihet në protesta. Në të vërtetë, Partia Socialiste ka qenë ajo që ka kërkuar të qetësojë protestuesit. Gjatë konferencës për shtyp me Komisionerin Për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule, Kryeministri Rama u shpreh se asnjë vendim nuk është marrur dhe s’ka vend për panik. Qytetarët Shqipëtar menduan ndryshe, dhe vazhduan protestën me një organizim edhe më të madh të nesërmen. Të tilla prononcime nuk kanë munguar edhe nga Ministria e Jashtme ndërsa Kryeministria ka ripërseritur që s’ka vend për alarm dhe  “që Shqipëria do të dalë jo vetëm më kokën lart, por e fituar dhe edhe më e pastër seç është sot.” Por Shqipëtarët, të zhgënjyer më pare nga politika vendosen të dalin në shesh sërish.

Partia Demokratike, si zëri kryesor i opozitës ka bërë edhe ajo prononcimet e saj kundër Vendimit. vendimit. Në korrnizen politike si fuqi opozitare, ajo ka akuzuar Kryeministrin Rama për mungesë transparence ndaj qytetarëve. Kjo u bë më e qartë në seancën plenare të ditës së Ejnte kur deputetet femra të kësaj force politike ndërzunë foltorën e Kuvendit. Ish-Kryeministri Berisha, tani si deputet dhe si zëri më ndikues i kësaj force politike, në Kuvend kërkoj interpelancë me Kryeministrin Rama i cili ndodhet jashtë vendit në vizitë zyrtare. Por sërish, edhe psë në qendër të një vendimi politik, qytetarët vendosën të mos e lejojnë aktivizimin e tyre të marrë ngjyrime politike. Kjo u bë plotësisht e qartë ndërsa ato nuk lejuan që kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha I shoqëruar edhe nga ish-Kryeministri Berisha të merrte mikrofonin dhe të mbante fjalim përpara protestuesve. Kori i qytetarëve njëherazi fishkëllej dhe u ngrit kundër sapo Basha mori mikrofonin. Kjo ndodhi pak pasi kryetari I Kuvendit, Ilir Meta shkoj të mbante fjalim përpara tyre (në një kohë tjeter me Bashën dhe Berishn) dhe kërkoj të bind qytetarët se të dhënat e publikuara gjër tani janë të pavërteta. Qytetarët, sic tregohet qartë në vidjot e publikuara nga Top-Channel, ngrihen dhe thërrasin në kor njëherazi “Jo Armëve Në këtë mes janë dy zhvillime krejtësisht të pëlqyeshme dhe në shërbim të vendit. Këto dy të mira kanë të bëjnë me nivelin e demokracisë në Shqipëri si dhe me aftësinë e popullit Shqipëtar të shohë përtej politikës së ditës.

Shqipëtarët po protestojnë me vullnetin e tyre. Po vetëorganizohen dhe po shprehin qartë bindjet e tyre, mu përpara politikanëve aty përballë Kuvendit, Kryeministrisë madje edhe përpara Ambasadës Amerikane, vendi që kë bërë kërkesën që Shqipëria të pranoj armët kimike Siriane. Të tilla imazhe janë mbreslënëse kur të gjitha këto protesta kanë në përbërje të tyre një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve femra dhe zhvillohen në një mjedis krejtësisht paqësor.

Aftësia e organizatorëve të protestave, si dhe vetë qytetarëve pjesmarrës të mos lejojnë që kjo protestë të Shqipëtarët po protestojnë me vullnetin e tyre. Po vetëorganizohen dhe po shprehin qartë bindjet e tyre, mu përpara politikanëve aty përballë Kuvendit, Kryeministrisë madje edhe përpara Ambasadës Amerikane, vendi që kë bërë kërkesën që Shqipëria të pranoj armët kimike Siriane. Të tilla imazhe janë mbreslënëse kur të gjitha këto protesta kanë në përbërje të tyre një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve femra dhe zhvillohen në një mjedis krejtësisht paqësor.

Aftësia e organizatorëve të protestave, si dhe vetë qytetarëve pjesmarrës të mos lejojnë që kjo

protestë të kthehet në një tubim politik është vërtetë për tu përshëndetur. Kjo tregon një maturi dhe ndërgjegjësim që kapërcen edhe ambjentin e politizuar, edhe ndikimet politike dhe mbi të gjitha pasqyron dashurinë e madhë të Shqiptarëve për vendin e tyre. Shqipëtarët nuk po ngrihën kundër ndonjë partie politike të caktuar, madje as kundër ndonjë vendimi, pasi një vendim mbi këtë çështjë nuk është marruar akoma, por kundër kësaj mundësie. Madje, ato nuk po ngrihen kundër Amerikës, por kundër kësaj kërkese sepse drejtësisht e shohin Shqipërinë si të paaftë ti ç’montojë ato në kushtet e duhura të sigurisë. Imazhet e shpërthimit në Gërdec janë akoma të freskëta në mendjen e Shqiptarëve.

Prandaj ato thonë hapurazi se pranimi i tyre do të ishte një barrë e pamundur për vendin tone.

Shqipëtarët kanë vendosur kundër por do të duhët të shohim në ditët në vijim nëse Tirana zyrtare

do të bëjë të njëjtën gjë. Sikurse u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, “qeveria të dëgjojë popullin.” Më në fund, nuk duhet harruar që populli gjithnjë ka të drejtë dhe qeveria e tanishme e di këtë më së miri pas zgjedhjeve të 23 Qërshorit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Alfons Rakaj, armet kimike, protestat, qytetaret shqiptare

Thoti apo Morsi?

November 14, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Kush është Morsi dhe kush ishte Thoti në tokën e faraonëve? sa janë të vlerëshme për ne këto figura që të krahasohen? Përplasje epokash e kisha quajtur ballafaqimin e këtyre dy personazheve të shkrimit tim. Në të njejtën ditë u shkrua edhe për Thotin e edhe për Morsin. Me të cilin protogonist të shkrimeve humbasim kohë , i shlyejmë gjurmët tona dhe e neverisim botën e qytetëruar ? dhe me të cilin e rrisim krenarinë kombëtare ?

Thoti ishte shpikësi i alfabetit hieroglifik fonetik egjiptian, mbi bazën e gjuhës pellazge-shqipe dhe i përkiste kombit arbër .Vetë emri i tij, shpjegohet vetëm në shqip, dmth: ai që na thotë… Do të ndalem në këtë aspekt të veçantë të doktrinës së Thotit, pasi e gjykoj si të rëndësishëm, themelor në formimin e njeriut të fortë (e përdor këtë cilësor në kuptimin i plotë, jo i mangët), si të domosdoshëm për ta inicuar, (mësuar-.) që fëmijë, gradualisht, jo vetëm në gjimnastikën fizike – për t i dhënë forcë dhe harmoni trupit, por edhe në atë të intelektit dhe të vullnetit (të këtij mbi të gjitha) – për ta bërë njeri të vetëdijshëm, me moral dhe të pushtetshëm: të përgatitur, të kalitur, të gatshëm për tu përfshirë në shoqëri si element i vlefshëm (pra i domosdoshëm dhe i dobishëm F.D); të aftë, sepse të paisur me energjinë e nevojshme për të prodhuar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë, të mira dhe pasuri, në kuptimin më të gjerë dhe tepër fisnik të fjalës. Ky shtjellim i Xh.Katapanos, zbërthen rrugën e hyjnizimit të njerëzve, sipas moralit të besimit pellazg që mësohej në shkollën e mistereve të Thotit. (F.D) …. apo …. Për herë të parë, pas shumë muajsh pritje e vuajtje, publiku pati rastin ta shohë Presidentin e izoluar, Dr. Muhamed Mursi. Edhe pse i burgosur, ai megjithatë u shfaq krenar dhe madhështor si gjithmonë. Doli para gjykatësve për të dëshmuar madhështinë e personalitetit të njeriut të formësuar, të matur, e besimtar. Me krenari vazhdimisht përsëriste se është vullneti i popullit të tij që e bëri dhe kërkon që ai të jetë President. Ai është i zgjedhuri. Ai nuk duhet të gjykohet. Atij duhet t i lirohet rruga që të vazhdojë të ecë tutje me vullnetin e popullit. Puçi është imponim. Është dhunë ndaj vullnetit të popullit dhe shtypje e së vërtetës. Puçi është pretendim i rrejshëm se kinse situata, aktuale, po e do kështu. (Sh.K)

Cili na jep nderë , Thoti apo Morsi ?… të vazhdojmë …

Vaje te shqiptarëve(disa) dhe lotë të kotë që të përvëlojnë” nga dhëmbshuria për diçka e për dikend që aspak nuk na përket e as nuk na gërget: . Është interesant se Egjipti ka pasur shumë faraonë por edhe zullumqarë, përfshirë të atillë që eliminonin kundërshtarët e tyre politik si Muhamed Ali Pasha, me origjinë shqiptare, Naseri e Mubaraku. Ndërsa krejt në fund na shfaqet edhe faraoni i kohës moderne, Abdulfetah Sisi, i cili vret dhe masakron popullin paqësor e duarthatë, duke ekzekutuar në mënyrë brutale mbi një mijë protestues, shumica e të cilëve gra e fëmijë, dhe atë para syve të botës demokratike .(Sh.K

Kush është Morsi? Sa është për shqiptarët dhe mbarë shqiptarët i rëndësishëm ky njeri?

Së këndejmi, gjatë periudhës së tij bashkëkohore padyshim se Egjipti njohu vetëm një sundimtar të butë, të qetë e të urtë, pra Muhamed Mursin. Por si duket shumë kë e paska penguar një pushtetar i butë e i dashur për popullin në Egjipt, ndaj dora ogurzezë nuk arriti dot ta përballonte që Egjipti të ecë përpara. Andaj edhe e hoqën, madje edhe e burgosen nën akuzat e rrejshme ndër më të rëndat. Ah sa e padrejtë dhe e verbër është bota, atë që i kishte duart e zhytura me gjakun e të pafajshmëve mbi tridhjetë vite,

Husni Mubarakun, e liruan ndërsa atë që e zgjodhi populli, me votën e lirë, që jetonte thjeshtë në mesin e popullit duke mos pranuar në asnjë mënyrë të dallohej prej tij, e rrëzuan bile edhe po e akuzojnë rëndë. Ec e pritë ditë të mira në këtë lloje bote. Apo ndoshta këtë afërsi të madhe, mes tij dhe qytetarëve, nuk mund ta përballonin dot të tjerët për rreth, vëllezër, shokë, miq e komshi , të cilët ishin mësuar që në Egjipt të dëgjohet zëri i një njeriu, assesi zëri i popullit.

Ku qëndron e vërteta e ngjarjeve në Egjipt ? T´ishim shqiptarët ndonjë fuqi e madhe botërore ekonomike , ushtarake apo turistike , atherë kishim thënë so ndoshta atyre të politikës sonë shtetërore do do të duhej t i qasen sa më me ngulm ndërrimeve atje ( në Egjypt). Por kështu si jemi , pse ta mundojmë xhematin tonë me përralla bashkëkohore? Aty ku buajt shkrryhën, bretkocat e vogla është mirë që të skajohen .

Kultivimi i kultit të Thotit apo i atij të Mursit (Morsit) i ndihmon ardhmërisë sonë në Europë ? ….. E ndërkohë një lajm i mirë , një lajm që jep shpresë :

Manojlovski dëshmon në Kongresin Amerikan për njohjen e identitetit të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni. Duke folur për këtë temë tabu tash e 72 vjet të regjimeve komuniste e totalitare, ai ka theksuar se në krahinën shqiptare të Rekës së Epërme me 17 katunde kryesisht shqiptare ortodokse, jetojnë më shumë se 250 mijë shqiptarë autokton me traditën shekullore të gjuhës, të kulturës dhe traditës shqiptare të besimit ortodoks. Shqiptarët ortodoks, ka thënë Branko Manojlovski, jemi populli i ndaluar dhe përmes skenarëve të njohur sllavomqedonas dhe të kohës komuniste në ish-Jugosllavi, bënë që bashkëkombësit e mi shqiptar ortodoks mbetën në orët e harresës historike

Të gjithë neve pa ndasi fetare duhet t i japim jetë kësaj dëshmije per shqiptaret ortodoks te Maqedonise

( Për shkrimin e këtij artikulli i huazova: Si u hyjnëzua «Besa» e Arbërve në tempujt e Faraonëve (Fatbardha Demi) dhe NGADHËNJIMI I SË VËRTETËS NË TOKËN E FARAONËVE (Shefqet Krasniqi) )

Fahri Xharra, Gjakove

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xhara, Toti apo Morsi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT