• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2013

VITAMINA B NDIHMON TRURIN

November 10, 2013 by dgreca

Vitamina B luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit.Studiuesit e Universitetit të Oksfordit morën në analizë 158 persona që vuanin nga sëmundja Alzheimer. Këta pacientë kishin nivel të larta të homocIsteine, e cila çon në përkeqësim të aftësive të tyre njohëse.

Në këtë studim, grupi i parë mori një shtesë me vitaminë B dhe grupi i dytë një qetësues të padëmshëm. Këto teste treguan se grupi që mori vitaminë B kishte dy herë më pak gjasa për t’u prekur nga ulja e aftësisë njohëse.
Sipas këtij studimi, ata që kanë marrë 0.8 miligramë acid folik çdo ditë, 20 miligramë vitaminë B6 dhe 0.5 miligramë vitaminë B12 ngadalësojnë shenjat e rënies së aftësisë njohëse.o.k/noa(Lajmi shqip)

Filed Under: Sociale Tagged With: ndihmon trurin, Vitamina B

Konsullata e Kosovës, nisi shpërndarjen e teksteve në Shkollën Shqipe në New York

November 10, 2013 by dgreca

BRONX NY : Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, njoftoi dje se ka vazhduar furnizimin me tekste mësimore të shkollave me mësim plotsuëse në gjuhën shqipe. Në këtë kuadër, dje Konsullata ka dorëzuar një kontigjent librash për shkollën Alba Life në Brooklyn dhe Staten Island. Ndërkohë, që të shtunën (9 nentor 2013), Konsulli i Përgjithshëm, ambasadori Bekim Sejdiu vizitoi Shkollën Shqip në Bronks – New York, me ç’rast dorëzoi kontigjentin e teksteve mësimore për këtë shkollë.

Konsulli Sejdiu qëndroi disa orë në Shkollën Shqip ë Bronksit, ku me ç’rast vizitoi disa klasa të kësaj shkolle, si dhe bisedoi me drejtuesit e shkollës, arsimtarët dhe prindërit, lidhur me procesin mësimor në këtë Shkollë shqip me mësim plotësues. Konsulli Sejdiu kishte edhe një arsye më tëpër për të qëndruar disa orë  në Shkollën Shqip të Bronkist, mbasi ai me këtë rast dhe një shembull teksa regjistroi vetë dy vajzat e tij në këtë Shkollë shqip (Melisa 11 vjeçare dhe Samira 8 vjeçare).

Gjatë një prononcimi për medien shqiptare këtu në Amerikë, Konsulli i Përgjithshëm, Ambasadori Bekim Sejdiu informoi se me angazhimin e Republikës së Kosovës dhe sidomos Ministrisë së Diasporës dhe Konsullatës në Nju Jork, për të mbështetur shkollat shqipe në SHBA dhe Kanada do të bëhet furnizimi me materialet e nevojshme për shkollat me mësim plotësues në diasporë. Me këtë rast ai u shpreh me admirim për edhe punën e shkollave shqipe në ShBA dhe i bëri thirrje diasporës që të vazhdojnë të mbështesin këto shkolla, si institucione jetike për ruajtjen e identitetit dhe kulturës kombëtare në SHBA.
Në dekleratën e kësaj konsullate theksohet se kontigjenti i teksteve mësimore që ka filluar të shpërndahet nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës është dërguar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës. Ky është kontigjenti i dytë i teksteve mesimore që dërgohen që nga viti i kaluar dhe shpërndahen në SHBA dhe Kanada nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork. Tekset mesimore janë hartuar nga ekspert të lëmisë dhe janë të përgatitura enkas për shkollat shqipe në diasporë.
Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës do bëjë shpërndarjen e teksteve mësimore edhe për shkollat tjera me mësim në gjuhën shqipe në SHBA dhe Kanada. Në fund të dekelratës së saj  Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës bënë thirrje komunitetit shqiptar në Amerikë dhe Kanada që shkollat e hapur rishtazi, për të cilat Konsullata nuk ka informacion, t’i drejtohen Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në numërin e telefonit 212 949 1400 ose në postën elektronike në adresën: consulategeneral.ny@rks-gov.net /Beqir Sina/

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Konsullata e Kosoves, shperndan, tekstet shkollore

Kur do të dënohen krimet e komunizmit?

November 9, 2013 by dgreca

Komunistët midis nesh: Bota shqiptare, për arsye të robërisë komuniste, në të dy anët e kufirit, duke marrë parasysh krimet e tmerrshme që janë bërë, ka nevojë më se të domosdoshme që ta hapë çështjen e krimeve të bëra për dekada me radhë ndaj popullit dhe përfaqësuesve të tij liridashës e patriotë, antikomunistë, e sidomos intelektualë të shquar. Viktimat janë me mijëra, që nga ditët e para të marrjes së pushtetit nga komunistët. Këtu po japim dy dokumente të cilat pak a shumë e japin atmosferën e tmerreve të ditëve të para të qeverisjes së komunistëve. Këto krime arrijnë deri në ditët e vona dhe fajtorët janë të shumtë. Prandaj, pushtetet shqiptare, me anë të ligjeve, duhet të jenë të mbrojtura nga kategoria e tillë e dhunuesve të lirisë./

 Nga Skënder Blakaj/

 Sipas një statistike të organeve të pushtetit, gjatë vitit 1945, u eliminuan 1.416 të arratisur, prej të cilëve 292 u vranë, 148 u zunë, ndërsa 195 u dorëzuan. Për ata muaj të burgosjeve dënimeve dhe ekzekutimeve shifrat, natyrisht, janë të ndryshme dhe është e vështirë të saktësohen.

Halim Spahia, për shembull, u kap nga regjimi i Enver Hoxhës dhe iu dorëzua Jugosllavisë. Bashkë me të, nga fundi i qershorit, 1945, u arrestuan edhe anëtarët e KQ të ONDSH dhe komiteteve qarkore të Prizrenit, Rahovecit, Therandës etj. H. Spahiu u akuzua si organizator kryesor i KQ dhe strumbullar i gjithë organizatës.

Gjyqi… në Prizren, me vendimin e shpallur më 27 shtator 1945 e dënoi Halim Spahinë dhe 5 të tjerë me vdekje-pushkatim.

Gazeta “Rilindja” e dt. 14 shkurt 1946, ndër të tjera shkruante: “U pushkatuan Halim Spahija, Tahir Deda, Rifat Krasniqi, Kajtaz Ramadani dhe Rexhep Kabashi – organizatorë të organizatës pro-fashiste “Komiteti nacional – demokratik” e cila pregaditte kryengritje t’armatosun kundra pushtetit popullor”.

PROCESVERBAL

I KRYERJES SË EKZEKUTIMIT ME VDEKJE TË TË DËNUAR­VE MARIE SHLLAKU, BERNARD LLU­­PI, KOLË PARUBI dhe GJERGJ MARTINI, më 24. XI. 1946, në vendin e ngjarjes.

Dënimin me vdekje e kryen Sektori i punëve të brendshme i mbrojtjes popullore (M.P) të rrethit, përmes organeve të Milicisë Popullore.

Në ekzekutim marrin pjesë:

1. Shefi i sektorit të punëve të brendshme pranë MP-së së rrethit të Prizrenit, Nijazi Maloku.

2. Zyrtari i Degës së punëve të brendshme të pranë MP-së së Qarkut të Kosmetit, si delegat i caktuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të R. P. të Serbisë, shoku Gligorije Sharanoviç.

3. Ndihmësi i Prokurorit Publik për Kosmet, shoku Sadri Doçi.

4. Mjeku i qarkut, shoku Matroni Luciano.

Para ekzekutimit të dënimit me vde­kje u konstatua:

1. Që janë sjellë nga burgu i qarkut të dënuarit: Marie Shllaku, Kolë Parubi, Bernard Llupi dhe Gjergj Martini. Të lartpërmendurit janë sjellë në vendin e ekzekutimit, me duar të lidhura. Në momentin e fundit, të dënuarit e përmendur, kanë kërkuar të falen, e më së shumti është ankuar Marie Shllaku.

2. U konstatua që këta persona, të dënuar me vdekje me pushkatim, nga Gjyqi i qarkut në Prizren, me aktvendimin nr. K. 21/46 15 korrik 1946 dhe që ky gjykim u konfirmua nga Gjyqi Suprem i Republikës Popullore të Serbisë me aktvendimin Kz. 1276/46 të datës së 19 shtatorit 1946 sa u përket të dënuarve të lartpërmendur;

3. Konstatohet se të dënuarit kanë kërkuar falje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RFPJ dhe se Presidiumi i ka refuzuar lutjet e tyre-me vendimin e vet nr. 16698/46, të datës 8 nëntor 1946;

4. Konstatohet se dje, më 23 nëntor 1946, të dënuarve u është komunikuar që lutja e tyre për falje nuk është marrë në konsiderim dhe se dënimi me vdekje ndaj tyre do të ekzekutohet me pushkatim, siç e parashohin këtë vendimet gjyqësore, sot më 24 nëntor 1946, prandaj duhet të përgatiten për vdekje;

5. Konstatohet edhe se të gjithë të dënuarit janë të shëndoshë, kështu që në këtë drejtim, por dhe në asnjë tjetër, nuk ka kurrfarë pengesash për ekzekutimin e dënimit me vdekje.

Mbas kësaj, në vendin ku është caktuar të bëhet dënimi me vdekje-me pushkatim ka filluar edhe vetë ekzekutimi, ndërsa këtë e ka zbatuar një njësi e milicisë popullore nën komandën e njërit nga eprorët e vet më të ulët, me batare pushkësh, njëkohësisht mbi të gjithë të dënuarit, mbasi paraprakisht ishin vendosur buzë gropës së përbashkët tashmë të hapur.

Mjeku, në praninë e të përmendurve më lart, konstatoi se të gjithë të pushkatuarit vdiqën dhe menjëherë u varrosen në vend të ngjarjes.

Pushkatimi u krye saktësisht në orën 6.30 të mëngjesit pa praninë e publikut

Për ekzekutimin e  dënimit t’i raportohet kujt të duhet, në kuptimin e urdhrit të veçantë të kryerjes së dënimit.

VËRTETOJNË

SHEFI I SEKTORIT TË PUNËVE
TË BRENDSHME

Nënshkrimi: Nijazi Maloku

Nënshkrimet:

1.      Sadri Doçi

2.      G. Sharanoviç

3.      L. Matroni

 

Gjykata e Qarkut në Shkup (janar/shkurt 1947) dënoi:

 

1) Azem Idriz Morana, pushkatim,

2) Hysni Muharrem Rudi, pushkatim,

3) Mehmet Nezir Bushi, pushkatim,

4) Qemal Ali Skënderi, pushkatim, i shndërrohet në 20 vjet burg të rëndë,

5) Hasan Bilalli, 20 vjet,

6) Dr. Qeram Zllatku, 20 vjet,

7) Mitat Tërshana, 18 vjet,

8) Gjemail Fazli Kasemi, 15 vjet,

9) Mexhid Haki Zyberi, 10 vjet

10) Jonuz Balla, 8 vjet,

11) Mahmut Dumani, 4 vjet,

12) Spiro Harilla, 3 vjet.

 

 

…Pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor publik në ditët 22, (Prokurori pub­lik për Kosovë Ali Shukrija lexon Aktakuzën) 23, 24, 25, 26 dhe 27 prill 1947, aktakuza kërkoi që të gjithë të akuzuarit të shpallën fajtorë dhe të gjykohen me dënime të merituara…

…

1. Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 30 prill 1947 dënoi:

 

1) Ukë Sadikun, me vdekje-pushkatim,

2)  Ajet Gërgurin, me vdekje-pushkatim,

3)  Gjon Serreqin, me vdekje-pushkatim,

4) Osman Bunjakun, me vdekje-pushkatim,

5)  Hilmi Zariqi, me vdekje-pushkatim, por dënimi i shndërrohet në 20 vjet burg të rëndë,

6)  Zhukë Haxhia (1885), me 20 vjet burg,

7) Din Hoxha, me 15 vjet burg,

8) Abdullah Musliu, me 10 vjet burg,

9) Ali Riza, me 10 vjet burg,

10) Hamit Emini, me 7 vjet burg.

 

2. Të gjithë të dënuarit  t’i paguajnë shpenzimet sipas llogarisë që do të paraqitet ndërsa Ukë Sadiku dhe Osman Bunjaku t’i paguajnë shpenzimet për dëshmitarët: Nezir Baliu nga Gjurgjeviku, Mateja Simiq nga Rahoveci, Dimitrije Gërkoviq nga Rahoveci, Jevta Jeriq nga Opterusha, Stevan Bllagojeviq nga Ognjishta, Nedi Dizdareviq nga Dërniku, Hajrush Dragusha nga Rahoveci, Nezir Aliu nga Samadrexha, Bajram Rexhepi nga Smrekovnica, Fejzullah Shabani nga Gumnishta, Sahit Hamdiu nga Bradashi, Nebih Smajli nga Bradashi, Marko Sllavkoviq nga Samadrexha, të gjithëve nga 200 (dyqind) dinarë.

 

T’i paguajnë shpenzimet e ek­ze­kutimit sipas kostos së tyre.

 

… Gazeta “Rilindja” që botohej në Prishtinë, më 30 mars 1947 paralajmëronte: “Në vigjilje të dënimeve të organizatorëve të bandave ba­llis­te…” paralajmëronte gjykimin prej 22-27 të grupit të Ajet Gërgurit etj. Ndërkaq, “Ri­lindja” e dt. 1 maj 1947 me autor Asllan Fazliu, boton shkrimin “Mbështetjen kryesore për krimet e veta e kanë pasur tek çetnikët, monarko-fashistët grekë dhe reaksioni i jashtëm”. (Cituar nga Sabile Keçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare…, f. 164-165).

…

 

PROCESVERBALI

 

I EKZEKUTIMIT TË DËNIMIT ME VDEKJE NDAJ TË TË DËNUARVE: UKË SADIKU, AJET GËRGURI, GJON SERREQI DHE OSMAN BUNJAKU, i përpiluar më 31 gusht 1947, në vend të ngjarjes.

 

Dënimin me vdekje e ka ekzekutuar Seksioni i Punëve të Brendshme pranë K. P. Rr. përmes organeve të Policisë popullore.

 

Në ekzekutim janë të pranishëm:

 

1) Shefi i Seksionit të Punëve të Bre­ndshme pranë K. P. Q., Hashim Mustafa,

2) Nëpunësi i Seksionit të Punëve të Brendshme pranë KAKM, Gllisho Sharanoviq, major, në cilësinë e të deleguarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të R. P.  të Serbisë.

3) Zëvendës prokurori publik për Kosmet, Sadri Doçi,

4) Mjeku i Rrethit, Dr. Vaso Jovanoviq.

4 a. Para ekzekutimit të dënimit me vdekje është konstatuar:

 

1) Se nga Burgu i Qarkut janë sjellë këta të  dënuar: Ukë Sadiku,  babai Sadik dhe nëna Fadile, i lindur më 1903 në fshatin Gjurgjevik i Madh, rrethi i Podrimes, shqiptar, i  besimit islam, shtetas i RP të Shqipërisë; 2) AJET GëRGURI, babai Fazli dhe nëna Mihanja e lindur Selimi, i lindur më 1905 në fshatin Dubofc (Gjytet) KPV Prekaz i rrethit të Drenicës, i martuar, shqiptar, i fesë islame, shtetas i RFPJ-së; 3) GJON SERREQI, babai Gjergj dhe nëna Anica, e lindur Kurti, i lindur më 11 shkurt 1920 në Ferizaj, shqiptar, i  besimit katolik, shtetas i RFPJ-së, dhe 4) OSMAN BUNJAKU,  babai Mustafë dhe nëna Gjylije, i lindur më 1909 në fshatin Samadrexhë, rrethi i Vushtrrisë, i martuar, shqiptar, i besimit islam, shtetas i RP të Shqipërisë.

2) U konstatua se të gjithë personat e lartpërmendur, të cilët janë dënuar me vdekje, pushkatim, nga ana e Gjyqit Popullor të Qarkut, në Prishtinë, me aktgjykimin  P. Nr. 66/47 dt. 30 prill 1947 dhe aktgjykimin e vërtetuar nga ana e Gjykatës Supreme të Republikës Popullore të Serbisë Nr. AP – 989 dt. 3 korrik 1947, sa u përket të lartpërmendurve.

3) Është konstatuar se të gjithë të dënuarit kanë kërkuar nga Presidiumi i Kuvendit  Popullor të RFPJ-së që t’u falët dënimi dhe se Presidiumi i ka refuzuar lutjet e tyre – nuk i ka miratuar – me vendimin e vet Sekret Nr. 3207 dt. 13 gusht 1947.

4) Konstatohet se dje, më 30 gusht 1947, të dënuarve u është kumtuar se nuk janë miratuar lutjet e tyre për t’iu falur dënimi dhe se dënimi me vdekje do të ekzekutohet me pushkatimin e tyre, sikurse parashihet me aktgjykimet gjyqësore, të nesërmen më 31 gusht 1947, prandaj duhet të përgatitën për vdekje.

5) Konstatohet se të gjithë të dënuarit janë të shëndoshë, pran­daj për këtë ose ndonjë aspekt tjetër, nuk ekzistojnë kurrfarë pengesash për të ekzekutuar dënimin me vdekje.

 

Pas kësaj, në vendin e caktuar për ekzekutimin e dënimit me vdekje – pushkatim ka filluar ekzekutimi dhe  këtë e ka kryer një njësi e Policisë popullore, e  komanduar nga një prej eprorëve të ulët, me të shtënë nga pushkët, njëkohësisht kundër të gjithë të dënuarve, pasi që më parë i kishin  rreshtuar skaj një varri të përbashkët të gropuar më herët.

 

Mjeku, në praninë e të lartpërmendurve, ka konstatuar se të gjithë të pushkatuarit kanë vdekur menjëherë dhe janë varrosur menjëherë aty.

Pushkatimi është ekzekutuar saktësisht në orën 3, pa praninë e publikut.

 

Për ekzekutimin e dënimit të njoftohen ata që duhet, në pajtim me Udhëzimin e përkohshëm për ekzekutimin e dënimeve.

 

VËRTETOJNË:

 

Shefi i Seksionit të Punëve të Brendshme

 

Hashim Mustafa (Nënshkrimi në shqip)

Nënshkrimet:

1. Glligorije Sharanoviq

2. Sadri Doçi

3. Dr. Vaso Jovanoviq

 

Krimet e komunizmit:

Konkluzionet kryesore të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare  të Këshillit të Evropës:

 

1) Asambleja Parlamentare konkludon se të gjitha regjimet komuniste totalitare të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore në vendet e Evropës Lindore e Qendrore, dhe qe ekzistojnë aktualisht edhe në disa vende të ndryshme të botës, janë karakterizuar pa përjashtim nga dhunime masive të të drejtave të njeriut.

2) Nga raporti rezulton se nuk ka asnjë dyshim se të gjitha krimet e kryera prej regjimeve komuniste janë justifikuar në emër të teorisë së luftës së klasave dhe parimeve të diktaturës së proletariatit.

3) Asambleja Parlamentare ka bërë kujdes për të evidentuar dallimin e qartë mes partive komuniste lindore me partitë komuniste të Evropës Perëndimore, duke pranuar për këto të fundit të kenë dhënë kontribut në ndërtimin e demokracisë në vendet e tyre.

4) Asambleja Parlamentare sugjeron që synimi kryesor i këtij debati të lidhet me ndërgjegjësimin në nivel ndërkombëtar të publikut për krimet e kryera nga regjimet totalitare në të kaluarën me qellim që të evitohet çdo tentativë për përsëritjen qoftë edhe të elementeve të tyre në të ardhmen, në kuptimin që një pozicion i qartë i bashkësisë ndërkombëtare për të kaluarën mund të shërbejë si një referencë për të ardhmen.

5) Asambleja Parlamen­tare gjithashtu shpreh mirë­njohje të thellë dhe respekt për vuajtjet, sakrificat e të gjitha viktimave të regjimeve komuniste, si dhe të familjeve të tyre, duke bërë homazhe në funksion të riparimit të tyre moral.

6) Asambleja Parlamentare po ashtu bën thirrje për kujdes, duke qartësuar se bëhet fjalë për dënimin e krimeve të kryera në emër të ideologjisë komuniste dhe nuk bëhet fjalë aspak për të dënuar një vend konkret, ndërkohë që në të gjitha vendet ish-komuniste, në nivele e intensitete të ndryshme janë kryer krime masive.

7) Me besimin e plotë për rëndësinë e këtij debati, Asambleja shpreh besimin dhe njëkohësisht bën sugjerimin se zhvillimi i një debati racional në nivel nacional, jo vetëm politikisht nga parlamentet, do të shërbente për arritjen e një pajtimi dhe mirëkuptimi solid të bazuar mbi të vërtetat historike, i cili po ashtu do të ndihmonte në kuptimin dhe shkrimin e historisë së vërtetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: komunistet midis nesh, krimet e komunizmit, kur do te denohen, Skender Blakaj

DANIEL GAZULLI – NJERIU I VLERAVE…

November 9, 2013 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: Daniel Gazulli: (1943 – 2012)/

V D E K J A/

S’ asht e vërtetë/

që vdekja vjen vetëm një herë./

Sa herë ka trokitë ajo në derën time,/

sa herë./

Dhe gjithnjë diçka merr,/

aq sa,/

kur të vijë për herë të fundit,/

bosh do të jenë muret./

(Nga D. Gazulli, 1994)/

***

Vdekjet e paprituna gjithmonë krijojnë një boshllek…jo vetem, nder familjarë, po edhe nder miqë e dashamirë! Daniel Gazulli këte e ka lanë nder të gjithë!

Porsa, kishe perfundue një artikull per të madhin Lukë Kaçaj, dhe sapo e nisa në adresen e Danielit në internet…erdhi një mesazh: “Njoftojnë nga Italia se sot ka vdekë nga një infarkt Daniel Gazulli…”! Ishte ora 12.20’ e mesnatës, pra, me oren e Melbourne, kishe hy tek data 13 Nandor 2012… Tue mos dashtë me e besue, e mbylla internetin!

Heret në mengjes, u donte me u besue disa njoftimeve…Edhe pse, të pasigurta!

Ishte mengjes i dates 12 Nandor 2012, kur gjeta një “artikull” (per një person që e dijshe se Danieli e njeh…) dhe, i bana një mesazh: “Daniel, kam frikë se do të kenë dalë nga mendja…këto ditë. Po të dergoj këte artikull…” dhe i dergova artikullin…

Në mesazh që Danieli më pergjegji po me datën 12 Nandor 2012, më shkruente: “Mos na hap barkun me té, se na u ba si Esat pasha! …(ata) idiota!” Ishte disi i veçantë, dhe pikrisht, humori i atij mesazhi nuk “më lejonte” me pranue vdekjen e Tij…mbas mesnatës së asaj ditë. Biseda e fundit telefonike me Té, vazhdon me kenë pa u “fshijë”!

Edhe sot mbas një viti, vazhdoj me e kujtue e mendoj; “mos jam i gabuem”!..

Korispondenca me Danielin, bisedat telefonike dhe shkëmbimet e mendimeve me Té, ndoshta, më bane me mendue se jemi afer, jo vetem me moshë, po edhe me shumë e shumë pikpamje të perbashkëta që na bashkonin në piken e mirëkuptimit.

Shpeshë, më shkruente: “Edhe pse e dij se nuk  do të jesh plotësisht dakort me mue, si edhe herë të tjera, unë do të shpreh mendimin tim..!” Gjithmonë këte thanje e kam kuptue si hapje zemret dhe sinqeritet të Tij! Këta dy veti në një komunikim të vazhdueshem në mardhanjet tona, unë i vlersoj si një nga visaret ma të çmueshme ndermjet shokësh dhe miqësh. Ishte Ai i pari që mi tha këto fjalë, të cilat hapën perden që mund të na ndante si pasojë e distancës së largët, ose edhe e ndonjë keqkuptimi që lëshon metastaza nder të tilla raste. Në shkembimet e para të mesazheve mërrijta me kuptue mikun e vertetë dhe dashamirësin e persosun, me virtyte të brumosuna nga edukata e Tij familjare dhe kultura e trashigueme nder Troje të Fisit.

Virtyti i tolerancës tek Danieli, shpesh i shkapërcente caqet e durimit, aqsa i thojshe: “E dij se nga kjo veti, tek Ti Daniel, perfitojnë…po, unë, nuk mund ta pranoj…”

Jo, ma larg se të nesermen, më pergëzonte per qendresen time, dhe shtonte me humor: “T’ a kam lakmi, po nuk mund të imitoj në këte kambngulje…” Gjithshka mbyllej me lëshime dhe dëshirë mirkuptime me të gjithë! Sigurisht, kjo nuk ishte nga mungesa e guximit të Tij, po nga një rrugë që e kerkonte nder rrethanat e krijueme nder Shqiptarë.

Po të analizojmë krijmtarinë e Tij letrare, aty gjejmë shperthimin e Shpirtit të një Shqiptari të plagosun nga plagët e pasherueshme të shoqnisë sonë të bastardhueme, që prej sa kohe, nuk po gjenë as rrugdaleje dhe as sherim. Këshillon si Prind i mirë, dhe kritikon si Mësues dashamirës, që sheh një shoqni të molisun nder vese e lakmi…

Thesari kulturor i Tij në fushen e Gjuhës Shqipe, dhe perkushtimi i Tij në një nga labirintet e rrezikshme ku asht ngujue “Gjuha Letrare Shqipe”, tue mos tolerue asnjë diskutim per zhvillim dhe perparim të saj, ishte “kështjella” ku ishte Flamurtarë dhe një nga studjuesit ma të perkushtuem per atë çeshtje, perderisa me një kryeultësi modeste dhe pa asnjë zhurmë provokuese më tregoi, se kishte perfundue “Kodifikimin e Gjuhës Gegënishte” dhe, se materialin e kishte të gatëshem per diskutim dhe botim…

Dashje e padashje u detyrova me i hjellë një veshtrim rrugës së vështirë dhe plot me gremina të Gazullorëve, që nder shekuj punuen dhe gjithë kapitalin e vet kulturorë ua lanë Shqiptarëve, të cilët, vetem i mbyten dhe i zhduken nder prroska bashkë me të gjitha Ata vepra madhshtore e kulturore që u munduen me i dhurue Atdheut të vet.

Danieli ishte i fundit që njoha unë, por jo rranja e fundit e Gazullorëve, prej kah me dashuni e padurim pres bulimin e një Pinjolli të Rinj, ashtu si ishte edhe Danieli,… aso kohe kur e njoha unë, siç thohej dikur… në Shkoder: “Pa i ra brisk fëtyrës”..!

Daniel Gazulli ishte njeriu i vityteve dhe i letrave, ku edhe do të fitojë njëditë!

Shpirti i Tij gjithshka e vishte me dashuninë vllaznore dhe të pakufishme, që rritej e rritej në kenjen e Tij… deri në Pafundësi!..

E sot, edhe unë, thërras derisa zani im të shkojë pranë Tij…

Po, po, në Pafundësi,.. ku jam i sigurtë… se prehet i qetë!

Melbourne, Nandor 2013.

Filed Under: Kulture Tagged With: Daniel Gazulli, Fritz radovani, njeriu i vlerave

QINDRA SHQIPTARE NE TEATRIN SVA NE MANHATTAN

November 9, 2013 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Duke shkuar drejt teatrit SVA që ndodhet ne Manhattan në hyrje të tij shfaqej reklama e shkruar me gërma të arta “Java e filmit shqiptar në New York”.  Nuk kishte shqiptar që të mos ndihej i emocionuar kur lexonte reklamen për javën e festivalit të filmit shqiptar.

Brenda teatrit të uronin mirëseardhjen drejtuesit dhe organizatorët e festivalit të filmit shqiptar z.Ariot Myrtaj dhe Mrika Krasniqi si dhe regjisori i filmit “Agon” z.Robert Budina.

Qindra shqiptarë erdhën në ceremoninë e hapjes së festivalit të filmit shqiptar ku dalloheshin midis tyre artistë, aktorë, regjisorë, kritikë, përfaqsues organizatash të ndryshme, media të cilët kishin ardhur për të mbështetur dhe parë filmin shqiptar.  Javën që kaloi u dha premiera e parë e filmit komik shqiptar “MikeyBoy” në teatrin e famshëm të Manhattanit AMC me aktorin e Hollivudit Mike Dusi, i cili së bashku me prindërit Maria dhe Zef kishin ardhur posaçërisht për Javën e Festivalit të filmit shqiptar.  Aktori i Hollivudit midis të tjerash tha se e kishte parë filmin dhe e vlerësonte punën e regjisorit Budina, si dhe lojën aktoreske të artistëve në film.

Ndërsa regjisori Budina tha se ndihej krenar për filmin “Agon” dhe komentoi se titulli aq simbolik i filmit është në shërbim të subjektit të zgjedhur.  Tranzicioni 20 vjeçar solli emigrimin e mijëra njerëzve në vende të ndryshme të botës dhe veçanërisht në Greqi.  Problemet e shumta gjatë tranzicionit i kam sjellë në film nëpërmjet dy vëllezërve ‘Saimir’ qe rolin e tij e luan aktori Marvin Tafaj, dhe vellai i tij Vini që luhet nga Guljem Kotori, dhe të tjerëve që ecin si në një tunel të errët dhe në fund të tunelit gjejnë një dritë që zbardh, “Agon”.   Në këtë pjesëmarrje binte në sy ardhja e shumë të rinjve çka të jep shpresë për një shtytje më të fuqishme kulturore në botën e artit ku bota ka shume nevojë për ta njohur sa më shumë Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur.  Gjatë intervistave të shumta për TV Alba Life mjaft aktorë u shprehën se ishin të kënaqur për bashkëpunimin me njeri-tjetrin dhe shpresonin se do të sillnin dhe më shumë filma me tematikë nga bota shqiptare.  Z.Arton Myrtaj një djalë i talentuar si dhe znj.Mrika Krasniqi një vajzë plot sharm, bashkëorganizatore të Festivalit thanë para kamerave se ishte viti i dytë që e organizonin festivalin e filmit shqiptar dhe falënderoi gjithë bashkëpunetorët e tij që ishin ndodhur në çdo moment për ta realizuar sa më bukur edicionin e dytë të Festivalit.  Zonjusha Ermira Babamusta aktiviste e dalluar dhe promotore e kulturës tha se ishte e lumtur që zhvillohej edicioni i dytë i festivalit të filmit shqiptar dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë pambarim.   Aktori dhe regjisori i talentuar Ergys Bakalli si dhe aktori kryesor në filmin e tij “Made in America” Artan Telqiu thanë se ishin të nderuar që merrnin pjesë  në këtë film dhe falënderoi bashkëpunëtorët e shumtë.   Emira Berisha aktore që ka luajtur në teatrin “Invitation to a marriage” foli me plot dashuri për festivalet që organizohen dhe është kënaqësi që ne të marrim pjesë në to.  Edhe znj.Theodhora Rexhepi drejtore e marketingut tha se po punonte vazhdimisht për ta paraqitur festivalin sa më dinjitoz dhe më tërheqës.

Të veshur me kostume kombëtare aktorët që lujane role nga më patriotiket Shaban Lajci dhe Tom Gjergji thanë se organizime të tilla festivalesh sjellin gjithmonë atmosferë festive dhe njëkohësisht njohje të Shqipërisë pranë botës.  Aktori plot përvojë i disa roleve me origjinë nga Maqedonia z.Luan Bexheti ndihej shumë krenar për festivalin e filmit shqiptar dhe falënderoi gjithë aktorët, organizatorët që në këto aktivitete sjellin mjaft shqiptarë.  Të marrësh pjesë në këto aktivitete kaq të rëndësishme medoemos që ngarkohesh me emocione të fuqishme dhe ndihesh krenare për atë çka bëjnë shqiptarët e kulturuar.

Aty takohesh me plot dashamirës të artit, të kulturës, të edukimit ku prej tyre do të veçoja dhe tri zonjat profesore dhe studjuese, të cilat kishin menduar që më parë për t’i dhuruan shkollës shqipe Alba Life dy bluza me Flamurin tonë Kombëtar.  Gjesti fisnik i tyre do të më ngelet gjatë në kujtesë.

Festivali u hap me filmin “Agon” të regjisorit të mirënjohur Robert Budina.  Filmi “Agon” është përzgjedhur midis 76 filmave të huaj për çmimin Oskar në vitin 2014.  Shpresojmë që të zgjidhet në pesçen finale për të shkuar direkt në konkurrimin për Oskar. Para filmit kanë përshëndetur organizatorët e tij si znj.Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj.  Znj. Krasniqi e çeli ceremoninë e hapjes me falënderimin e gjithë artdashësve që merrnin pjesë në këtë festival si dhe kineastët për punën e shkëlqyer dhe bashkëpunimin me ta.  Ndersa Z.Myrtaj tha se ne sot jemi dy vjeçarë dhe shpresoj që kjo traditë të vazhdojë sa më gjatë.  Ai tha se unë u frymëzova për të organizuar festivale që t’i tregojmë botës kulturën tonë, historitë e shumta, ngase bota vetëm nëpërmjet kulturës, artit do të na njohë më shumë.  Z.Myrtaj falënderoi sponsorizuesit e shumte si Liberty Blue group, Familia pizeria, Elvis Murriqi, Bekim Bardhi, Bejtulla Krasniqi etj…

Ambasadori i Kosovës në New York z.Bekim Sejdiu me thjeshtësinë që e karakterizon iu uroi dy organizatorëve punë të mbarë dhe tha se kemi dhënë një kontribut modest si konsullatë në organizimin e këtij festivali dhe shpresoj që ky festival të kthehet në një traditë të bukur ngase promovohen vlerat kombëtare.   Me humor vazhdoi ai se jam i sigurtë se ju nuk keni ardhur këtu të dëgjoni fjalimin e një dipllomati, por keni ardhur për të pare filmin.

Pas fjalës së tij në skenë është ngjitur regjisori i filmit “Agon” z.Robert Budina.  Z.Budina midis të tjerash tha se jam shumë i prekur nga puna e jashtëzakonshme e dy të rinjve Krasniqi dhe Myrtaj.  Festivalet e mëdhaja nuk i bëjnë sipërfaqet, por energjia e njerëzve dhe shpresoj që në të ardhmen festivali të ketë sa më shumë kineastë.

Në fund të filmit “Agon” i cili  u ndërpre disa herë nga duartrokitjet z.Myrtaj dhe Krasniqi organizuan bashkëbisedimin me pjesëmarrësit në sallë.  Artdashësit  i drejtuan pyetje të ndryshme regjisorit Budina i cili u përgjigj plot kulturë dhe profesionalizëm.

8 Nëntor, 2013

Manhattan, New York

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Festivali i filmit, Keze Zylo, Shqiptar ne Nju jork

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT